Showing posts with label Mjekesia Interne. Show all posts
Showing posts with label Mjekesia Interne. Show all posts

Mjekimi i shokut



Për ata që se dinë çka është shoku shiko Çka është shoku në mjekësi?

Së pari ipet terapi për sëmundjen e cila ka sjell deri te shoku.

Hemorragjia duhet të mjekohet me dhënien e transfuzionit ose plazmën e gjakut.

Infeksioni duhet të mjekohet me antibiotikë dhe të menjanohet vatra e infeksionit.

Te shoku kardiogjen duhet që së pari të përtrihet funksioni i zemrës së dëmtuar( kardiotonik, antiaritmik, dilatator koronar).

Te të gjitha llojet e shokut duhet të ipet glukozë 5% ose tretje fiziologjike me qëllim që të rritet rrjedha e gjakut në zemër si dhe vëllimi minutor i zemrës.

Sasia e tretjes varet nga shtypja qëndrore e venave,nëse ajo është e vogël duhet vazhduar me dhënien e tretjes,kurse nëse lajmërohet diurezë e mirë,shtypje arteriale në rregull,atëherë efekti i dhënies së tretjes fiziologjike është pozitiv.

Me dhënien e tretjes shpesh rekomandohet dhënia e aminave vazoaktive (noradrenalinë, dopaminë etj) që kanë për qëllim të provokojnë vazokonstriksion periferik dhe rritjen e shtypjes arteriale.Këto amina kanë veprim inotrop pozitiv në zemër(rritje e aftësisë së kontraktilitetit).

Që të zvogëlohet rezistenca periferike,të rritet vëllimi minutor duhet të përdoret nganjëherë edhe vazodilator si: izoprel, pastaj bllokatorë të alfa-receptorëve adrenergjik:fenoksibenzaminë dhe fentolaminë.

Aplikohen kortikosteroide si:Urbason(metilprednizolon).

Para se të ipet tretje e Na bikarbonatit duhet të kontrollohet pH,hematokriti dhe elektrolitët.
si trajtohet shoku,shoku mjekimi i tij,si mjekohet shoku,shoku dhe mjekimi i tij,mjekimet e shokut,shoku dhe mjekimet,mjekimet e shokut,shoku mjekimi i tij,shoku dhe mjekimet e tij,terapia e shokut,barnat e shokut,kardiogjen,hipovolemik,toksik

Cilat janë llojet e shokut ?

Cilat janë llojet e shokut ?

Llojet e shokut janë:shoku kardiogjen,shoku hipovolemik,shoku obstruktiv,shoku distributiv etj.

shoku dhe llojet e tij,cilat jane llojet e shokut,shoku shqip,shoku dhe llojet

Cilat janë tri simptomat më të shpeshta të feokromocitomës ?

Cilat janë tri simptomat më të shpeshta të feokromocitomës ?

Tri simptomat më të shpeshta të feokromocitomës janë: kokëdhembja, palpitacioni dhe djersitja.

Pasyra klinike, klinika, shenjat, simptomat,karakteristikat, manifestimet,feokromocitoma, feokromocitome, cilat jane, cilet jane simptomat e feokromocitomes,

Çka është tromboza ?


Tromboza është sëmundje e enëve të gjakut dhe manifestohet me dëmtimin e sipërfaqeve të brendshme të enëve të gjakut.

Shpeshhere këto mbyllen nga droçkat e gjakut dhe mund të shkaktojnë edhe vdekjen e njeriut.


Cka eshte tromboza,qka eshte tromboza ,ceshte tromboza,cfare eshte tromboza ,qeshte tromboza,çka eshte tromboza,çfarë eshte tromboza,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,tromboza,tromboze,trombozat

Tensioni i ulët i gjakut


Tensioni i ulët i gjakut është një dukuri joshqetësuese dhe zakonisht është normale dhe kalimtare. 

Shkaku kryesor për uljen e tensionit te gjakut është zakonisht marrja e disa medikamenteve siç janë ato për uljen e tensionit te larte, ushqimi i keq që çon në varfërimin e gjakut (anemi), prekja nga disa lloj sëmundjesh të tjera si diarrea, hemoragjitë , etj.


Lexo edhe:Tensioni i lartë i gjakut


Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i larte i gjakut është një semundje shumë e përhapur dhe në shumicen e rasteve përbën rrezik veçanerisht tek te vegjelit. 

Prej shkaqeve te kesaj semundje jane problemet e zemres, semundjet e gjendrave dhe tumoreve, gjendja shpirterore dhe nervore, marrja e disa ilaçeve siç jane ilaçet per parandalimin e shtatzanise tek femrat, arterioskleroza, e cila konsiderohet si shkaku me i madh i ngritjes se tensionit te gjakut, dhe kjo ne shumicen e rasteve ndodh per shkak te rritjes se sasise se yndyrave nen intimen e arterieve, dhe ketu, arteria e prekur nga skleroza eshte shume e ndieshme dhe preket nga tensioni nervor sa here qe rrjeti nervor perballet me ndonje reagim shpirteror, gje e cila shkakton rritjen e tensionit te gjakut. 

Nese arteriet e veshkave preken nga skleroza, kjo çon ne atrofi dhe dobesim te funksioneve te veshkave dhe si rrjedhoje, ne ngritjen dukshem e tensionit te gjakut.


Postime të ngjashme:
  
Tensioni i ulët i gjakut



tensioni i larte i gjakut,shtypja e larte e gjakut,gjaku tensioni i larte,presioni i larte i gjakut,gjaku presioni i larte