Esad Mekuli(1916-1993) - Biografia
Poeti Esad Mekuli lindi më 17.12.1916 në Plavë, ndërsa vdiq më 6 gusht 1993 në Prishtinë.
Kreu gjimnazin më 1936 në Pejë, fakultetin e veterinarisë në Beograd, ku doktoroi më 1959.
Si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja
Gjatë studimeve është burgosur tri herë, sidomos kur kundërshtoi traktin për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.
Në vitin 1940 qëndroi në burgun famëkeq të Glavinjaqës në Beograd, nga u lirua në prag të kapitullimit
të Jugosllavisë mbretërore.
Më 1942 burgoset në Kullën e Sheremetit, për shkak të bashkëpunimit me Lëvizjen antifashiste.
Në fund të vitit 1943 u bashkohet aradheve partizane, si redaktor i gazetës ilegale Lirija.
Pas luftës Esad Mekuli ishte kryeredaktor i revistës letrare Jeta e re 1949-1972, e cila kultivoi penat e reja letrare; kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës; kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës 1975-1970, anëtar me korrespondencë i disa akademive republikane në ish–Jugosllavi; kryeredaktor për Kosovën në Redaksinë e Eciklopedisë së Jugosllavsë, dy vëllimet e së cilës janë botuar edhe shqip.
Ka përkthyer vepra letrare nga serbokroatishtja në shqip dhe anasjelltas disa vepra letrare e antologji të poezisë shqipe .
Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhët serbe, kroate, sllovene, maqedonase, hungareze, italiane etj.
Janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në ato botërore.
Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha.
Veprat letrare të Esad Mekulit janë :
Për ty, Prishtinë, 1955, 1963, 1967
Dita e re, Prishtinë, poezi për të rinj, 1966
Avsha Ada, Prishtinë, 1971
Vjersha, Prishtinë, 1973
Brigjet, Prishtinë, 1981
Rini e kuqe, Prishtinë, 1984
Në mes të dashurisë dhe urrejtjes, Tiranë, 1986
Dita që nuk shuhet, Prishtinë, 1989
Qëndresë urtësie, ASHAK, Prishtinë, 1996