Showing posts with label Albanian Poetry. Show all posts
Showing posts with label Albanian Poetry. Show all posts

Poezi nga Fansat/Lexuesit - Marina


Me kerkoi t'i flisja,

doja te ikja dhe ta braktisja...

pse moj zemer s'me lejove..

pse ate nuk e  debove...

pse i thua shpesh "te dua"

ai ka vdekur tashme per mua.

Vitet ikin dalengadale

me tretet emri ne dete, ne vale...

E jeta fillon kuptimin ta humbase,

liroje moj zemer, mos e ler te me vrase

Prezenca e tij ne venat e mia me shkaterron...

a mundesh te me thuash kush gabon



Regards,
marina

MY Language Center - Qender Kursi

My Language Center-Qender Kursesh

[Kurse te gjuheve te huaja] | [Kurse individuale & ne Grup] | [Mesim Online]
My Language Center – Eshte nje qender kursesh e specializuar ne gjuhet e huaja duke ofruar kurse ne:
  • Gjuhe e Huaj [ Anglisht, Frengjisht, Italisht ]
  • Pergatitje per TOEFL, IELTS, MET etc
  • Pergatitje per Provime [Matura Shteterore, Mini-Matura, Provimet ne Universitet ]
  • Kurse individuale & ne grup [ 4-6 studente maksimumi ]
Stafi i qendres sone eshte i specializuar brenda edhe jashte vendit duke sjell eksperiencen me te mire ne fushen e mesimdhenies. Pas nje eksperience te gjate dhe te suksesshme ne mesimdhenien e gjuheve te huaja, “My Language Center” SJELL PER HERE TE PARE NE SHQIPERI: “Mesimin Online”.
Per me shume informacion mund te kontaktoni ne: kurse@mylangcenter.info

Mesimi Online
Krahas eksperiences qe kemi ne fushen e mesimdhenies se gjuhes se huaj, me zhvillimet e teknologjise ne kemi pershtatur mesimdhenien me hapat e sotem te teknologjise duke u pershtatur edhe kohes por edhe nevojave te idivideve. Teknologjia na sjelle shume avantazhe: kursimin ne kohe, shpejtesi e infomacionit, lehtesime ne komunikim etj. Ne keto avantazhe i kemi pershtatur ne mesimdhenie, per ta bere mesimin e nje gjuhe  te huaj me te lehte.
Mesimi i gjuhes te huaj tani eshte thjeshte edhe shpejt. Thjeshte me ane te nje klikimi.
Gjithcka cfare ju duhet jane :
  • Nje laptop / kompjuter
  • Nje llogari ne skype
  • Kufjet
Qender Kursesh - Perdorimi i Teknologjise
My Language Center  Qender Kursesh – Perdorimi i Teknologjise ne Mesimdhenie
Po eshte kaq thjeshte. Te mesoni vetem me nje klikim nga laptopi juaj.
Funksionimi eshte i thjeshte. Ju zgjidhni se kur edhe sa doni te mesoni. Nuk keni me nevoje te dilni nga shtepia apo te udhetoni per te shkuar ne qendren me te afert te kursit. Tani me ane te teknologjise ne jemi prane jush.
Duke shijuar komoditetin qe ju gjeni tek shtepia juaj tani njekohesisht mund edhe te mesoni nje gjuhe te huaj.
Duke zgjedhur qe ju te keni trajnuesin tuaj personal per tu pergatitur per testimin e rradhes, per te rritur aftesite tuaj ne komunikim, apo per te pervetesuar nje gjuhe te huaj per te punuar ne nje treg te huaj. Kete gje mund ta arrini tani thjeshte edhe shpejt.
Trajnues personal, komoditet edhe shpejtesi
Trajnues personal, komoditet edhe shpejtesi
Nese nuk jeni i sigurte apo ndjeni frike, ne ju ofrojme mundesine qe te provoni sherbimet qe ne ofrojme pa asnje lloj detyrimi. Ju mund te beni nje ore mesimore pa qene te detyruar te beni pagese, pastaj jeni ju qe vendosni nese doni te vashdoni te avanconi me tej.


Per informacion te metejshem ndiqni linkun : http://mylangcenter.info/
Ja vlen te perkulesh per dike qe ka shume vlera.Per dike qe e do dhe te do! Per dike qe te larteson para tjerve,e jo qe te bene te ulesh koken,me prezencen e saj...

Dashuria e Nenes

I kerkoj falje nenes sime sepse...
Ajo ka ndjere dhimbje gjat lindjes sime.
ka ndenjur pa gjume per te me rritur dhe edukuar.
Ka qare kur une kam qare.
Eshte gezuar kur ka degjuar te qeshurat e mia te para.
Eshte semure kur (une) kam qene semure.
Eshte sheruar kur une jam sheruar.
Ka duruar zhurmat dhe shushurimat e mia.
mi ka falur gabimet e mia qe i kam bere ndaj saj, mi ka permendur te mirat e mia.
NENA, eshte gjeja me e shenjte ne bote qe deri ne frymen e fundit nuk te braktis

ME DHIMBJE


Te rrosh eshte dhembje,
Eshte dhembje vertet!
Ngrysesh, gdhihesh i zgjuar a ne enderr
S’e di se c’te ndodh, a c’te prêt.
Dhembje te ecesh i vetem ne rruge,
Kepucet e tua te ndjesh,
Dhembje te hash pak supe e pak buke,
Te presesh me dhembe nje presh.
Dhembje te ndjesh nje sharje pas shpine
Nga nje udhetar qe s’e njeh,
Dhembje kur miqte s’ta shkelin shtepine
Dhe s’duan te dine si je.
DRITERO AGOLLI

JETA JONË ËSHTË NJË JEHONË

Nje djale bashke me babain e tij po ecnin se bashku neper male.
Papritmas,djali i tij rrezohet dhe nga dhimbjet bertet:''Ah!
I befasuar degjon zerin qe perseritet diku neper male:''Ah!''
Kurioz sic ishte,therret:''Kush je ti ?''.
Menjehere merr pergjigjen:''Kush je ti ?''Pastaj i bertet maleve:''Te urrej!
''Zeri pergjigjet:''Te urrej !''.I zemeruar nga pergjigja therret:''Frikacak!''.
Pergjigja qe merr ishte :''Frikacak!''.
Kthehet nga i ati dhe e pyet:''Cfare po ndodh ?''I ati buzeqesh dhe i thote:
''Biri im,ki mendjen tani.''Burri therret fort:''Ti je nje kampion!''
Zeri pergjigjet.""Ti je nje kampion!''Djali u cudit por nuk arriti te kuptonte.
Atehere i ati i shpjegoi:"Kjo quhet JEHONE,por ne fakt kjo eshte JETA.
Te kthen gjithcka qe ti thua ose ben.Jeta jone eshte thjesht nje reflektim
i veprimeve tona.Nese do me shume dashuri ne bote,krijo me shume dashuri ne zemren tende.Nese do me shume siguri,permireso sigurine tende.
Kjo mardhenie zbatohet ne cdo gje ne jete;
Jeta do te ktheje gjithcka qe i ke dhene...

Destinacioni juaj ...

''Kurrë nuk do të arrish
në destinacionin tënd
nëse do të ndalosh
për të gjuajtur me gurë
ndaj çdo qeni që të leh''

Winston Churchill

Sot Eshte Nje Dite E Bukur - Lexoje dhe Shperndaje


Autobusi me të cilin kthehesha nga puna, si zakonisht, ishte i stërmbushur me njerëz, të cilët më shtynin andej këndej, e kjo ma shtonte më tepër nervozizmin që e kisha.
Papritmas dëgjova një zë të thellë nga pjesa e përparme e autobusit:
"Sot është një ditë e bukur!"
Kush mund të jetë ky njeri që kjo ditë e vranët e me shi, dhe në këtë autobus me plot njerëz t’i duket e bukur. U mundova ta shoh, por turma e madhe ma pamundësonte këtë.
Mezi prisja të mbërrija në stacionin tim, të zbres nga autobusi dhe të ikja nga kjo rrëmujë e krijuar.
Ja arrita në stacionin tim. Fillova të “përpihem” përmes turmës dhe të arrij deri te dalja. Dola nga autobusi..., dhe në vend se të eci, u ndala. Kureshtja më shtynte ta shoh njeriun të cilit kjo ditë i dukej e bukur. Ktheva kokën dhe pash një njeri me mjekër të zezë, me syze të zeza dhe me një shkop të bardhë në dorë.
Ishte i verbër!
Në atë moment ndjeva një keqardhje ..., jo për njeriun, por për veten time.
Krijuesi më takoi me njeriun e verbër që unë të shoh. Të shoh, se ndonjëherë edhe pse gjërat shkojnë keq... edhe pse unë mendoj se çdo gjë është e zezë dhe e mjerueshme, bota vazhdon të jetë e bukur.
Me hapa të shpejtë vazhdova rrugën për në shtëpi, dhe mezi prisja t’i takoj të dashurit e mi e t’ju them se “sot është një ditë e bukur!"

Endrrat...

Endrat nuk jane kurre te kota ..Ne momentet e tua me te veshtira eshte gjithmon nje enderr qe te jep force te jetosh..

Eshte cudi kur je femer

Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c’udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer…
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit…
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c’udhetim te mahnitshem kane marre…

Mimoza Ahmeti

Historia e nje cifti [ shume interesante ]


Si nuse e re dhe ashtu sic eshte e udhes, ajo u shperngul ne shtepine e saj te re. Siper dollapit te rrobave, vendosi nje kuti kepucesh dhe e porositi burrin qe te mos e prekte...pune grash. Dhe ai nuk tregoi asnjehere interes per ate kuti. Madje kaluan plot 50 vjet dhe nuk e preku nje here me dore. Kur e shoqja u semur rende, e shtyu kureshtja ta pyeste per kutine. Pasi e mori ne dore, u ul dhe e hapi ne prani te se shoqes. Brenda gjeti dy çentro dhe nje tufe me para.
"C'jane keto ?"-iu drejtua asaj.
"Kete kuti ma dha nena diten qe u martuam,tha ajo-dhe me porositi:"Bija ime! Sa here qe te merzitesh me burrin, merr dhe bej nje çentro,derisa te qetesohet situata. Me pas sqaroji gjerat ashtu si eshte e udhes"
Atij iu mbushen syte me lot, sepse gjate gjithe jetes, vetem dy here e kishte merzitur gruan e tij te dashur.
"Po gjithe keto leke,ç'jane?"-pyeti i habitur.
"Jane leket qe kam fituar nga çentrot qe kam shitur"-u pergjigj ajo

p.s. mos e mbushni kutine me leke 

Poezi Dashurie per Sms

Perse sonte edhe yjet nuk shkelqejn?
A thua edhe ato mungesen tende e ndjejn.
Te lutem mendo pak ne mua, dhe ne zemren
tende ruaje nje vend per mua. TE DUA


 
Të dua, për ty vuaj!
Të dua, për ty shkruaj!
Të dua, për ty ëndëroj!
Deri në vdekje ty s’të harroj!


***
Një ditë Zoti po mendonte,
diqka zemrës time ti dhuronte..
te gjith engjujt rreth vetës mblodhi
dhe për zemrën time vetëm ty të zgjodhi.


***
Në mes të natës po kërkoj dritë..?
Në mes të borës po kërkoj ngrohtësi..?
Në mes të dimrit po kërkoj veren..?
Në mes të zemrës tënde s’mund ta gjej vetën..?


***
Te puth buzen qe te flejsh embel,
Te puth syrin qe te shofish enderr,
Te puth faqen qe te ndjehesh mir,
Me 1000 puthje te them naten e mir.


Vashdo te lexosh me shume me poshte ne kete postim =>

***
Si ndihesh sonte kur afer sme ke?
Si te kalon nata kur mua sme sheh?
Si te rin qeta buzet e tua?
Si te shkon kjo jetti zemer pa mua?


***

O bilbil I bukur shko ku te them un,
Nese e gjen ne gjum puthe nje her nga un,
Nese e gjen te zgjuar thuj,
Se ende nuk e kom harruar……?


***

Qme duhen syt
kur nuk shihemi?
Qme duhen kembet
kur nuk takohemi?
Qme duhen krahet
kur nuk perqafohemi?
Qme duhet zemra kur
nuk dashurohemi ???


***

Pash nje lule dhe mendova: erdhi pranvera…
Pash shiun dhe mendova: Dikush atje lart po qan…
Pash trishtimin ne syte e nje femije dhe mendova: Ndoshta ka nevoje per ngrohtesi…
Dhe me vone te pash ty dhe ne fund e kuptova se kam akoma nje arsye per te jetuar.

 

Në zemer me ke hyre, me çels te kam mbillur , çelsi eshet tretur , ne zemër me ke mbetur.

* * *

I ëmbël dhe i but në goj kur e fut ,,,

i bardh apo i zi,ngjyra ska rëndësi,,,

kur ti fort e shtrëngon me gjuh e rrotullon,,,

aromën e shijon ,,,

Sakëzin kur e kafshon !!!!!!!!!

* * *

O shpirt o shpirt sa te dua se ke dit , ne vendin e takimit përher i pari të kam prit mos mbaj inat pse tash nuk vi , se tash ëshet ndryshe me mua dhe ty .

* * *

Të deshta ma shum se vetvetën ti sme kuptove , tani qe u largova , a u gëzove .

* * *

Mos u largo nga Zemra nëse të largoem nga sytë , mos thuaj jeto nëse nuk jam fati yt ! vazhdo jeto vetëm , mos harro sikur un që te deshta as kund mos kërko.

* * *

Vetmin

I vetmuar pskam mbetur ty te kerkoj per çdo nate sa edhe hëna qenka tretur nga mungsa jote e gjall

* * *

Xhelozia thot

Me duaj mua ose vdis kur nuk e mar me ty snje tjeter te te mos mar , per mua me mi te te shoh te vdekur se sa te marr nje tjeter

* * *

I shkruaj këto kujtime me lot ne sy se dashurin e par e fitova tradheti.


Bishti i maces plot me lesh , lexoje mesazhin e mos u qesh

* * *

Me prit sonte se ne erderr do te vij , por mos u humb

* * *

Te kam then mos rri shum ne kujtime se ty te kam fal zemrën time , te kam then mos derdh lot se tu te dua me së shumti .

* * *

Fshima lotin mos prito te lutem mos me mundo , ta fali zemren jap jeten pasha besen nuk dua tjeter

* * *

Me harro

Mjaft me me ato veshtrime me lar te qet mos me ngacmo me ndez zjarr ne zemren time me mi fare me harro .

* * *

Syt e tu te zi jan shekuj per mua mos mendo e dashur se ste kam hharrua

* * *

Toka eshet e zez muri eshet i bardh me ty fillova dashurin e parë.

* * *

Me ta dhuru nje lule ti lule je vet , me ta dhuru nje putje ti tranoesh krejt

* * *

E kam nje mednim e sa eshet i thjesht buzët me ti puth tjeter skisha desht .

* * *

Ruaju nga zjarri ruaju nga bleta ruaju nga ato qe i bejn te verteta

* * *

Zemren ty ta dhurova gjith naten pa ty e kalova per ty un mendova dhe krejt u tranova dashuro mos ja nxerr fundin se per ty e kalli krejt katundin

* * *

Ne damen tende un do te vi anesh do te rri mos ma bjer goten me raki se ta mbushi me lotet e mi

* * *

Dshuria te gëzon dashuria te shkaterron si dashuria smundje nuk egziston

* * *

Mos me puth ashtu pa prituar , ndalu pak ti them dy fjal po e puthi buzën tende me mall zemren tende vajz

* * *

Jam i ftofet si dimri ne male se ti zemres time veç dhimje i falle plaga ime mbeti e thell sa nje det ti nuk je ajo qe harroesh leht

* * *

Çdo gjë qe mendoj ,mendoj vetem per ty se ti me je e vetmja Dashuri

* * *

Mendoj ne të shetitemi naten neper hën ,diten nuk guxoj naten nuk na lajn .

* * *

Besa e vajzes si era e nates ne fillim te don me ne fund te tradhëton .

* * *

Para se te flej lutem me lot ne sy , zoti të të ktheft se smundem pa ty

* * *

Dashuria dam , puthja komedi , vdekja tradheti .

Toka u tha mali u shua dashurin qe kisha kurr per ty nuk u harrua

* * *

Muaji i 8 ëshet muaji ëshet muaji i 8 mos u dashurini me vajzat e qytetit

* * *

Do të dashuroj dikur do te dashuroj dikend por askend si tash për tash dikend

* * *

Pas nje kohe të shkurt ne prap u takuam po por dashurin e vertet sun e quam

* * *

Sa e gjat eshet nata kur syri loton sidomos kur vuan per ate qe e don

* * *

Dashuri dashuri mos rri kot e kot kët e lejoi i madhi ” zot ”

* * *

Shijoje jeten se njeher jetohet perjetoje dashurin se vetem nje her dashuroet

 
Sa mi eshet te jesh i lir, pa brenga e ta marrish ate qe ta don zemra

* * *

Dashuria eshet e embel , rinia eshet e mi , por me mir eshet te jesh djal i lirë

* * *

Shtri duart e dashur eja deri te une mos me le te vuaj se te dua shum

* * *

Isha me shok duke u shetitur kur të pash ty krejt isha “habitur”

* * *

Mos luaj me fat se jeta nuk eshet e gajt , por gjeje te dashurin e vertet te jesh i lumtur per jetë

* * *

Vajzen qe nuk e dua sdua të më flet por atë qe e dua i paraqitem vetë

* * *

Ska me e bukur se jeta ska me e veshtir se vdekja , ska me e ëmbel se dashuria , ska më e veshtir se tradhetija

* * *

Nese nuk e din se çështe Jeta lexoe romanin ” Romeu e Xhulieta ”

* * *

Druri digjet e shkrumoet por e dashura nuk harroet

* * *

Me goj ha me goj pi do te vdes vetem per ty

* * *

Nese je dakort dalim ne piknik , ta dhuroj nje puthje me theks fantastik

* * *

Eja mori dashuri nga majet e larta se po të presin dy buzët e ” Arta ”

* * *

Lumi rrjedh bie shi te dua vetem ty

* * *

Kosova e Shqipria ngjyra kuq e zi ata dashuroen sikur une e ti

* * *

Te jesh besnik eshet mirë por ndaj shoqes tradhëtare mos kerko mëshir

* * *

Si të pranoj e te dal me ty kur nëna te thot ende fëmi

* * *

Nëterrin e erret ne terrin e zi ora 12 - gëzuar ” vitin e ri ”

* * *

Rinia pa dashuri si nëna pa fëmi

* * *

Të dua me zemer e jo me hajgare se jam i lindur nga nëna shqiptare

* * *

1,2,3, te dua pernime

* * *

Edhe nese vdes hyn në dhe te zi , ket e-mail ruaje ti

* * *

Frizur moj frizur zemrën ta kenaq qikave te reja zemrën po ja plas

* * *

Në maje te malit frynte stuhia roloin kriesor e luante ” dashuria ”

* * *

E preva gishtin te pragu i shtepis dul gjaku i kuq simbol i dashuris

* * *

Vajzes per hije kurr moss i beso bëhu trim fol e ” kundërshto ”

* * *

Femrat jan si fluskat e bores qe shkrien ne shuplak te dores

* * *

Bora e par zbret nga majet e malit fjala ste dua del nga fjla e tradhëtarit

* * *

Buka piqet ne shporet , Puthja behet ne krevet .

* * *

Mos i beso vajzes se vajza te rren si ta shoh tjetrin shpinen ta kthen

* * *

1000- i njof , 100- i shof, 10- i mendoj , 1- e dashuroj

* * *

Dashuri dashuri shum zemra i shlatrrove ato qe u deshten kurr si bashkove

* * *

Dashuri moj dashuri kush ta vuri emrin ty per kët emer te vertet shum te rinj kan dhen jetë

* * *

Çështe me e ëmbël ne ket bote per çka derdha me shum lotë pa cilen nuk munda te jetoj zemren e saj qe te dashuroj ?…

* * *

Tani shkon rrugës qetë , edhe ben sikur smë sheh por nje gje eshet e vertet ti harrove kush isha dje

* * *

Nje dit shtatori na tha profesori dashuri po çoni msimin po e lëshoni

* * *

Mallkoj vetën se besova jeten mua ma helmove kot në ty u dashurova po meshir u largove
 

Larg meje

Ike diku larg me tënden deshir me harrove mua , e nuk me the lamtumir .
Më kujtoet ajo dit kur e dham besen te betuar ne te dy , zbashku ta kalojmë jeten .


Rreshti i shkruar aspak smë trazon , sepse zemra ime pergjithmon te don , shih si shkon rinia kot vetëm në vaj e lot vetëm nje gje e mendoj te vdes apo te jetoj .

* * *

Dashuria ne podrum

Në vitet shkollore në nje dhom te erresuar ëmbel bisedonim dy te dashuruar , i bëj pyetje vetes pergjigje me fjal ska , vall ajo qe i bashkon dy zemra emrin si e ka . Si i thojn kesaj gjeje vall a ka emer kur lëshoet buza mbi buzë e zemra mbi zemër .
Dy te dashuruarit pëgjigje kërkojnë e zmerat e tyre kthehen e thojn : Me buzë mbi buzë ndjej nje embelsi e zemër mbi zmër i thojn” Dashuri ”


* * *

Vaji i bilbilit

Një bilbil i bukur shum netë po këndon , dashurin e humbur me lot po e vajton , ai bilbil i bukur me ze qe po qanë ndarjen e te dashures me lot po e lan , at bilbil të gjor ska më kush qe e ngroh ,plaget e tij ne zemer ska kush ja shëron , ai bilbil nga dal po dëpsoet zemra e tij edhe nga dal po dopsoet , vajto bilbil vajto për fatin tend te zi se edhe mua më ngjau e njejta ” Tradhëti ”

* * *

A e dini

Sum jam i merzitur malli po me mbyt , syt me jan verbuar , qe ku ti ke shkuar , që sa koh u ben qe më ste kam pare , lotet po me pikojne mali me ka marrë, ate dit ti kur shkove ti më nuk u ktheve , nje plag ma bere dhe diçka më rrëmbeve , shkove dhe u trete humbe diku larg e la nje një djal në vuajtje ne ket jet pa fat , ti tani jeton , mendon per ardhmeri , se te don nje djal kët ” a e din ”

* * *

Pranoe ket leter

Nje her gabova se te dashurva , ne duart e tua krejt sishte u leshova ,
Por tani eshet vone kaloi çdo gje vuajtjet dhe gzimet nuk kthehen me !
Shum kam vuajtur dhe shum do te vuaj prej kur me the se ker e kam merituar ,
Ne zemren time ësht vulosur nje emer , vetem ty e dashur te mbaj ne zemer ,
Të kam lypur shum , ndër uje e hënë por nuk te gjeta se ishe e nxenë,
Nuk e di pse , smë thua mirdita apo lamtumir të pengon dikush apo ske dëshir ,
Tani ti nuk mundesh te ecësh krenar , sepse shumica e din se ti je tradhëtare ,
Mirpo këto per mua nuk jan azgje teper ne qoft se je mësuar mos tradheto dikend tjeter,


* * *

Vdekja

Pse oj vdekje askush nuk te don pse gjithkush ty te debon , eja te unë me mall te pres , mos shko te ajo e cila sdon te vdes , nuk don te vdes leje te jetoj eja te unëse fort te kërkoj merrem ne gjum mos ke mëshir eja se jam në momentin e vështir , Në ate moment oj vdekje asgje ste adhuroj vetem ty oj vdekje ty të kërkoj .

* * *

Kthehu

Lumturin qe patem ende e kujtoj kthehu po te lutem se smund te harroj , isha i lumtur ne përqafimet tua nuk mund te harroj por te dua i kujtoj çastet e jetes son kthehu po te lutem kthehu sa sështe vonë.

* * *

Perse ne vetmi

Kur te vdes ju lutem mos me vajtoni lule mbi varrin mos ma çoni se do te vdes ne nostalgji duke kënduar keng per vetmi , perse mbeta ne vetmi asgje per mua nuk eshet kënaqesi pse ti shkon e me le ne vetmi , ne ket moment te qet hëna ne qiell ndriçon mua nje breng e madhe zemren ma copton .

* * *

Pse me pyet e dashur , se athuat të dua

Pse nuk me beson se je thell me mua , pse nuk i shiqon keto syt e mi qe per ty lotojnsi ndonje femi , pse ti nuk i pyet keto buzet e mia qe jan shkrumuar nga dashuria , pse ti nuk e dgjon zerin tim te gjor qe rrahjet e saja te shejta tingullojn si ora , pse ti nuk e pyet trupin tim qee eshet terthar qe nga ai filim i takimit , pa ty me nuk gjej shpetim mbi tok perveç te jem me ty .

Nuk di a me beson, dhe a me don por me thuaj te verteten pse po me harron , thuaj te verteten sa te duash , sepse jam ne gjendje per kete te ma thuash , mos vuaj per nje djal te mjere qe ne jeten e tij nuk pati pranëver , por krenar vdiq dhe krenar jetoi vajzen qe e deshti gjer ne vdekje se harroi .

* * *

Para ndarjes

Po shkoj elira ne mergim se vendi nuk me mban dhe fatin tend dhe fatin tim i ndan nje oqean , e rend ndarja sa nje mal nje mal qe nuk ka shok por sna ndahen zemrat mbushur kur jan shkrir ne tokë , ne vendin tim i lumtur metesh thesari im thesar me vjen nje ze nga larg ne vesh te kthehesh o qyqan , shtrengimi i dores vjen me mua ne udhetim trokitja e zemres sime ngal me ty ne vendin tim .

* * *

Zjarri i dashuris

Erdh pranvera me plot gjelbrime seç mi ngjall disa kujtime i kujtoj ditet e rinis ku e ndezem zjarrin e dashuris ate kujtoet kur u ndame snje fjal nuk e tham tani rri dhe mednoj ndarjen ton po e mallkoj , pyes veten vall ku je si e harrove ate dashuri jetan ty ma permbyse paskam pasur fat te zi .

* * *

Emrin e ke tradheti

Te quajta dashuri por ishte e kot , te endrrova si princesh e endrrave te mia por ajo shpejt mbaroj , te fala jeten se te quajta dashuri me thojn se emrin e ke tradheti , por me nuk i besoj askujt me than se gaboj nese te dashuroj , e une me besnikrin tende tani veten e mallkoj , besn nuk e mbajte e me tradhetove mendon se do te jesh e lumtur me avanturen tende , tani ndoshta je por deri ne fund jo emrin e ke tradheti e me von do ta kuptosh edhe ti .

* * *

Fati

Pran varrit rri , per varr pregaditem çka me duhet jeta kur me ty nuk shiemi ah sa te dua ti nuk e din se nga duart e tua helmin e kisha pirë, dy rreshta shkrimi dy rreshta kujtimi kur te merr malli per mua shiqo dhe lexo se çte kam shkrua , ndoshta ishe e re ate dit qe pranova pasi me ate dashurin tende aq leht u mashtrova .
 
***
Nese prej meje mendja s’te hiqet,
Nese per mua zemra te digjet,
Ateher afrohu dhe me prit pak mua,
Se do te vij ngadal qe te them TE DUA

***
T’kam dasht me zemet t’kam dashut me shpirt
Qe ti prej meje do me ik kurr nuk e kam dit
Nje zemer e pata dhe ate ta fala
Ma more ma theve dhe per jet ma ktheve
Me fjal me the te dua
Me zemer me the sje per mua


Dua te shkoj
Dua te harroj
Por dije nje gje
Qe gjith te perkujtoj

****
Ne thellsine e zemres time
eshte vendos nje emer
Pergjithmone kete emer
do ta mbaj ne zemer

****
Lumturine kerkova por une nuk e gjeta,
Idealen ma dhurove ti vet por kurre nuk u zbeha,
Dashurine per ty e ruajta ne fshehtesi,
Por i kam treguar dikujt dhe ti mire e di,


Sa here ti me vjen prane meje,
Une bie ne mendime sepse ti je ilaqi i zemres sime

****
Dashuria u jep mend
Ayre që s’kanë
Ndërsa u merr mend
Atyre që kanë

****
Nenaten e qete
ne gjumin e lete
kur me kujtohesh
ti nuke mundem me fjet

****
Pse mkriove perendi qe te vuj per dashuri
Pse me lindi nena ime qe te jam me shum kujtime,
Oh kjo jete sa e shkret un pa ty vetun me ndejt.

****
Rruget jan te gjata
Netet jane pa fund
Qendroj larg teje e ste gjej askund,
Eja ti pran meje mos me le ne vetmi
Lejoma te puthi njeher dhe t’a largoj ket merzi.


****
Njeriu pa dashuri si nena pa femije
Buza e pa puthur si lulja e keputur
Zemra ne vetmi si bora u shkri…

****
E pranoj se jam fajtor qe ty zemren ta kam thy
E pranoj se kam gabuar qe ty shpinen ta kam kthy
E pranoj se zemra jote dhimbjet nuk i meriton
E pranoj se n’jeten time me mungon me mungon
Jo s’te harroj kurre s’mundem ty t’mos dashuroj


****

E mallkoj diten qe te pash.
E mallkoj shiqimin qe ta dhash.
E mallkoj buzqeshjen qe ta dhurova.
E mallkoj veten qe ne ty u dashurova.


****

do te behem zog
e ti se do te me njohesh
do te vi ne dasem
kur ti te martohesh
do ti bi daulles
per lamtumiren tuaj
kurse une i mjeri vetem,
vuaj dhe vuaj


te deshiroj
fat ne jet
nje trup me shendet
ne shtepi harmoni
dhe dashuri pa kufi

****
Ore djal ore djal
po ti tham nja dy tri fjale
sie ke nis hiq mire s eki
po veq vazhdo se vete e di


kur te lodhesh nga kjo loj
mos mendo t’kthehesh perser
s edhe une do di te jetoj
ta bej jeten sikur ti….!!


****
zemra zemres
i bon lutje
dashuria e par
fillon me Puthje
zemra e femres
esht hotel
kush don hin
e kush don del
po zemra e mashllit
esht si gur kush hin
brenda nuk del kurr


****
Nuk jam poet,
të shkruaj poezi
Por fjalën të dua,
E shkruaj vetëm për ty
Bilbili në degë
Sa bukur këndon
Ti puthsha buzët
Ti që e lexon


*****

Sikur lulja pa arome
sikur perla pa shkelqim
ashtu do ngelem une
n,q,s ti nuk je shpirti im


****

Dashuria fillon me nje shikim,
vazhdon me nje buzeqeshje,
zmadhohet me nje puthje,
dhe perfundon me dy pika lot.


****
Zemra lengon
vajtimi shpejton
dashurinë e parë
do ta kujtoj edhe në varrë.
Do te bëhem shkrumb e hi
do te tretem nga një dashuri
zemra me thot të dua
pse me ben kaq shumë të vuaj?


Gjithmone kan thënë
nga urrejtja e tepert
shfaqet ndjenja e dashurise
dhe shfaqet ne horizont.


****

Eh ta dish sa shume te dua
do te rrije veq me mua,
dua ti ndjej buzet e tua,
dhe fjalet qe vetem ti mi thua.


****
Une dhe ti
ti dhe une
me nje fjal te
DUA SHUM


****
Kujt i thua lule
kujt i thua hen
kujt i thu princeshë
si mu ke then
A te duket njejte
kur e perqafon
athu nje qast ndalohesh
mbyll syte e më kujton..!
Athu te rren mendja
me kerkon ne shpi
po vendi im eshte bosh
une mungoj te ti..!!

Te dua

Te dua si askush ne kete bote
Te dua por nuk ta them dot
Te dua dhe ti nuk e din
E di qe kurre nuk do jesh me mua
Por un gjithmon do te te dua,
Te deshiroj si askend tjeter
Sa keq qe ti je me nje tjeter…

HARTIMI I NJË NXËNËSI

Mësues shërbeja dikur në një fshat.
Temë hartimi "NËNA"kishja një ditë.
Nxënësit shkruanin në fletën e bardhë,
Me vizore në dorë unë mbaja qetësi.



E çfarë nuk shkruanin ata për Nënën!
Dhe partinë e kishin ngatërruar me të.
Ca ngjanin si det i thellë,i trazuar,
Ca ngjanin si qiell pa fund,pa re.

Dikush nuk shkruante në fletore
Dhe penën mendueshëm mbante në dorë.
-Pse nuk shkruan?-i fola me zë të ashpër-
Hartimi nuk është më shumë se një orë

Fletoret rrëmbeva në fund të mësimit.
Me çantën në sqetull shkova në shtëpi.
Qortimet fillova në dritën e kandilit.
U shtanga përpara hartimit të tij.

Thjesht kish shkruar fëmija i brishtë:
Ah,Sikur ta kishja,ta puthja një herë!
Jetimi katrën më kish vënë në shpirt,
Kurse unë në fletore,dhjetën pa vlerë.

Atë natë lotët më rrodhën gjer në mëngjes.
Dhe zemra copë-copë nga dhimbja qe çarë.
Duke puthur hartimin i kërkova ndjesë.
Unë veten dhe jetimin prapë kisha vrarë....

Për mua ai nuk ishte një hartim.
E çfarë të shkruante vogëlushi më tepër?!
Sa shumë kish thënë fëmija jetim!
Hartimi i tij ishte një kryevepër

Lufta - poezi shqip

E dashur ne jemi në luftë
Që nga takimi jonë i parë dashurie
Lufta jonë s’ ka të ndalur
Në arenë të dashurisë ne përleshemi ashpër
Si gladiatorët për jetë a vdekje
E në mes nesh nuk derdhet gjak...
S’ ka viktimë që më s' mund të ngjallet
Fushat dhe malet mbesin të shtangura
Nga puthjet dhe shtrëngime zemrash
Të armatosur jemi nga dhëmbë dashurie
Me lulet që ngrihen si ushtarët në roje
Me drunj, gjelbrim e përronjët për rreth
Që për luftën tonë - pambarimisht luten
Në duel t’ mos humbim njëri -tjetrin
Nga një shikim i tepërt, apo një fjalë e mangët
Mbi supet e tua rëndon frikëshëm dashuria
E mbi mua dridhja mos të të lendojë
Në arenë të luftës ne takohemi të ndrojtur
E nga beteja ndahemi pa humbje jetash
Mbesim vetëm të plagosurit e betejës
Të plagosur nga sytë, buzët dhe duart tona
Që me padurim presin për beteja të reja
Në luftën tonë e dashur asnjëherë të mbaruar.



Cdo te thote dashuri? cdo te thote te duash? Dashuria ?

Dashuria eshte gezimi per tu bere dy.
Dashuria eshte frika per tu bere tre.
Dashuria eshte tmerri per te ngelur nje.
Dashuria eshte dobesia fizike e shpirtit
Dashuria eshte poezia e ndjenjave

Dashuria eshte nje Keshtjelle me mure te larta, qe ka vetem nje porte.Kur futesh ne te kjo dere mbyllet per te mos u hapur me kurre, dhe per te te lene ne gjelberimin e pafund te kopshteve te keshtjelles
Dashuri ashte qe te ben te dashurosh
Dashuria eshte qe te ben te gezosh,
Dashuria eshte qe te ben te vajtosh
Dashuria eshte lumturi kur e ke prane
Dashuria eshte sherim kur ke doktorrin ose doktorreshen afer.
Dashuria eshte semundje dhe iluzion kur je larg.
Dashuria eshte vuajtje kur je i sinqerte."
Dashuria ta djeg zemren si zjarri drute.
Dashuria eshte verbim kur vendoset para arsyes."
Dashuria eshte shurdhim kur te largon nga njerzit e tjere.
Dashuria eshte memece kur nuk ke fantazi."
Dashuria eshte e shkurter kur dashurohesh mbas te bukures.
Dashuria eshte roberi kur dashurohesh ndaj pasurise.
Dashuria eshte liri dhe lumturi kur dashurohesh me njeriun e mire.
Dashuria qendron ne zemer prandaj sduhet te zgjedhi vetem me sy.
Sakrifica ,sinqeriteti ,fantazia, arsyeja ,xhelozia dhe besimi ..... jane velat e dashurise pa to ajo humbet ne detin e trazuar te jetes komplekse
Dashuria eshte celsi prej floriri qe hap dyerte e lumturise.
Shoqeria perfundon ne dashuri ndonjehere, dashuria ne shoqeri ? Kurre

Histori dashurie ... Pa titull........Me e prekura qe kam lexuar

Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte
dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka
dhe djali e donte por vajzes kurre nuk ja tha.
Po djali ne zemer mbante nje sekret
qe nuk ja tha as te dashures se vet.
Vajza ia falte gjithe dashurine
por djali tek droga gjente qetesine.
sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar
qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje
dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me.
por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar
vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,mos i beso syve,besome mua qe
te
dua dhe do te dua perjete"
vajza me lot ne sy nga djali u largua
ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar.

"-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
lerme te qete te lutem,ne verte me do.
-Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
Pritme e dashurte te them vec nje fjale."

vajza djalin nuk e degjonte
me lot ne sy ajo vetem vraponte.

"-Kujdes-bertiti djali-kujdes,nje makine!"
Por vjaza ......

por vajza se degjoi,nuk e ndaloi shpejtesine.
Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi.
te gjithe u mblodhen mbi vajzen e shkrete
te gjithe po ulerinin per ate jete,
ate jete qe vdiq nga e shkreta dashuri.

'Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jete
ta dish sa te kam dashur....,te kam dashur vertete.
Duhet te mesosh problemet pa droge ti kalosh
kam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj
te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se pa
nje lot qe i pikonte ngadale,ne faqe iu tha.

"-Jooooo-thirri djali i mbytur me lot,-
-mos me er se pa ty s'jetoj dot.
Falme te lutem,falme ne te kam genjyer
falme qe ste kam treguar,
ti se meritoje vdekjen,e as ajo ste meritonte
pse te mori ty ,valle mua pse s'me donte?
Une gjysem njeri isha dhe kur isha me ty
po tani ,c'jam valle?Nje cope mishi me dy sy.
Por une s'te le vetem,do vdes per dashurine,
se ty te dua tmerresisht,
dhe ne boten tjeter them te gjej qetesine.
Kujtova se tek droga do te gjeja qetesine,
kujtova se me droge s'do te lendoja dashurine.
Kujtova se droga ishte gjthcka,
por ishte ajo q epa dashurine mua me la.
ti ishe e dashur,viktime e dashurise time,
ti ishe e dashur ajo q eme hoqi nje dhimbje.
por une s'te le vetem,tek ty do te vij,
te jemi te dy bashke dhe atje te gjej qetesi."

te dy i varrosen ,i varrosen prane qe te mos ndaheshin kurre,
e tani asgje me nuk i ndan.
Dhe mbi varret e tyre u shkruajten keto fjale:
"te vdesesh per dashurine eshte dicka e rralle"
-ja -thoshte dikush-ja cmund te bej nje njeri,
mund te japi dhe jeten
te vdesi per dashuri!!!

MIREMENGJEZI SHPIRT


 Mengjezin fillova me emrin tend
kafen duke pir embelsisht,Pas nates...
te bujshme perplot ofsham trupi im
ishte molisur,
Isha ne krahet e tu
dhe u theva si lule trendafili e qindisur
mu ne gjoksin tend nje buri,Puthjet
tua ishin flake zjari,eh nmengjez se
qme mur malli,Kur u zgjova afer ste
kisha ne anen e majte jastekut tim,
por ngrohsin e trupit tend ende ndjej,
Aroma jote mbules mu kishte ber,
Kush esht aji se smund ta ndjesh
dashurin nga larg, Kush esht aji
qe thot dy shpirta nuk perpiqen dot,
Por ti vertet ishe mbrem me mua
ishe iluzioni im si vizion mu paraqite
E un ate qast sa shum e prita,Ishe
princi endrave te mija,Ishe tregimi
nje historije,Ti,ti dashurija ime,Ishe
vargu im,ishe poezija ime,Ishe simfonija
ime,Ishe balade dashurije cila me
perkundi ne valet shqetsuar shpirtit
tim.E un isha nje flet trendafili ne
ato vall duke luftuar mos te permbytem
ne ate knaqesi te qmendurise,Ne orret
e mengjezit u gjumosa e qet se dija
mbrem ishe me mua ti,o dashurija ime
e shejt...
 

Kontesha Drena

Besoni tek partneri? ( Nje histori e shkurter domethenese)

Nje djale dhe nje vajze e vogel duke lozur me njeri tjetrin. Djali kishte disa lodra me vete ndersa goca kishte disa embelsira. Djali I vogel I kerkoi vajzes te shekembenin embelsirat me lodrat. Dhe vajza pranoi.

Djali mbajti lodren me te bukur edhe me te madhe per vete ndersa vajza e vogel I dha te gjitha embelsirat qe kishte premtuar.


Ate nate vajza fleti ne paqe. Djali nuk mundi te flinte gjithe naten duke u shqetesuar nese vajza kishte fshehur embelsirat sikurse ai kishte bere

Morali I histories : " Nese nuk jepni gjithcka ne nje lidhje gjithmone do te dyshoni nese edhe partneri juaj ka dhene gjithcka apo ka fshehur dicka. Kjo eshte e vlefshme gjithandej: ne lidhje, punesim, shoqeri etj. Jepni gjithcka per dicka qe ju doni edhe flini te qete

Cfare lloj mardhenie do te doje?

Do te doja te kisha nje mardhenie ku te bisedonim si dy shoke te ngushte, te loznim si femije, te diskutonim si burre edhe grua dhe te mbronim njeri-tjetrin si motra me vellane.