“Shoferja e ngathtë bllokoi trafikun për 10 minuta, derisa e parkoi veturën (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Shoferja e ngathtë bllokoi trafikun për 10 minuta, derisa e parkoi veturën (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Shoferja e ngathtë bllokoi trafikun për 10 minuta, derisa e parkoi veturën (Video)

Posted: 21 Jan 2018 02:00 PM PST

Louis Boyd e ka filmuar një shofere, e cila për dhjetë minuta e bllokoi trafikun pasi nuk po mund të fuste veturën në një parking në Birmingahm të Shteteve të Bashkuara.

Pas shumë manovrave të dështuara dhe ndihmës nga një mbrojtësi i rendit, më në fund Ford Fiesta ishte në rrugë të duhur dhe rruga u hap për qarkullim, transmeton Telegrafi.

Por, nuk përfundon gjithçka këtu për shoferen, pasi videoja është duke bërë xhiro në internet.

Në anën tjetër, po kërkohet që autoshkollat të bëjnë kujdes të shtuar dhe t'i mësojnë sa më shumë se si duhet të kryhet parkimi. /Telegrafi/

The post Shoferja e ngathtë bllokoi trafikun për 10 minuta, derisa e parkoi veturën (Video) appeared first on Telegrafi.

Të ndaluarit shfaqin tatuazhet e shëmtuara, apo lëkurën e djegur (Foto)

Posted: 21 Jan 2018 11:19 AM PST

Qendrat e ndalimit në Shtete e Bashkuara kanë shpërndarë imazhet e çuditshme të disa të ndaluarve, që nuk kanë veshjen e sipërme dhe shfaqen tatuazhet e shëmtuara apo lëkurën e djegur nga dielli.

Shumica prej tyre janë të ndrojtur, por ka edhe të tillë që nuk hezitojnë të qeshin apo të marrin poza sikur janë model, transmeton Telegrafi.

Kohë më parë i arrestuari Jeremy Meeks, falë pamjes së mirë, është popullarizuar shumë dhe po punon si model.

Mirëpo, për dallim prej tij, këta që mund t'i shihni më poshtë, vështirë se mund të kenë karrierë në botën e modës. /Telegrafi/

The post Të ndaluarit shfaqin tatuazhet e shëmtuara, apo lëkurën e djegur (Foto) appeared first on Telegrafi.

Related Posts: