“Kush janë pornostaret e vdekura në 3 muaj (FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP |
- Kush janë pornostaret e vdekura në 3 muaj (FOTO)
- Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Gjiknuri: Statusin e keni gati
- Florian Binaj në “San Siro”, imiton Shakohoxhën (Video)
- Bie në humnerë, humb jetën 50-vjeçari
- Nis fushata për pagesat e prapambetura dhe kontratat e reja të ujit
- Tregu i ushqimeve organike për fëmijët
- Puigdemont në Danimarkë, përkundër kërcënimit nga Spanja
- Spanjë, Shakira akuzohet për evazion fiskal prej miliona eurosh
- Rikthehet dielli, por temperaturat mbeten të ulëta
- Digjet në banesë 70-vjeçari, rëndë në spital
Kush janë pornostaret e vdekura në 3 muaj (FOTO) Posted: 22 Jan 2018 02:17 AM PST Vdekja e Olivia Lua-s është e pesta në vetëm tre muaj në SHBA dhe Kanada në industrinë e pornografisë. Katër gra të tjera kanë vdekur nga vetëvrasja apo mbidoza aksidentale. Më 9 nëntor, Shyla Stylez, 35 vjeç, vdiq në gjumin e saj në shtëpinë e nënës së saj në Calgary. August Ames, 23 vjeç, vari veten më 5 dhjetor, në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin e saj. Ndërsa Yurizan Beltran, 31 vjeç, vdiq nga një mbidozë dhjetorin e kaluar. 22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com) |
Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Gjiknuri: Statusin e keni gati Posted: 22 Jan 2018 02:07 AM PST
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri përsëriti se ministria që ai drejton është e gatshme për një zgjidhje përfundimtare, duke iu referuar këtu çështjes së statusit, që sipas tij është gati për naftëtarët. "Çështja e statusit merr zgjidhje. Vetëm ngarkoni disa persona. Kompania ARMO ka falimentuar, nuk ekziston si kompani. Eshtë e zhytur në borxhe. Ne kemi nisur procedurat tona ligjore për të rikuperuar çdo lloj aseti që është rikuperuar. Kam autorizuar që të sekuestrohen asetet për borxhet ARMO iku bashkë me Rezart Taçin. Ju e dini mirë. Po gjejmë zgjidhje brenda hapësirave shtetërore, sepse ajo nuk është ndërmarrje shtetërore. Do përpiqemi që të gjejmë investitor që të marrë përsipër brenda kuadrit ligjor", tha Gjiknuri. 22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com) |
Florian Binaj në “San Siro”, imiton Shakohoxhën (Video) Posted: 22 Jan 2018 02:07 AM PST
Por edhe pse në shkallët e stadiumit, Binaj ka ditur të bëhet protagonist në Instagramin e tij, ku nëpërmjet një videoje live, ka komentuar sfidën, duke imituar komentatorin e Supersport, Dritan Shakohoxha. Komenti i aktorit është mjaft interesant dhe i mbushur me nota humori. 22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com) |
Bie në humnerë, humb jetën 50-vjeçari Posted: 22 Jan 2018 01:42 AM PST
Policia e Elbasanit bën të ditur se në aksin rrugor Elbasan-Tunel, në vendin e quajtur Ura në hyrje të tunelit E. R, shofer kamioni, ka zbritur nga mjeti i tij me targë AA 886 MP, dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugë. Nga pakujdesia ka rënë poshtë nga një lartësi 30-40 metra dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. 22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com) |
Nis fushata për pagesat e prapambetura dhe kontratat e reja të ujit Posted: 22 Jan 2018 01:30 AM PST
Riparimi i shpejtë i defektit në rrjetin e ujit të pijshëm në rrugën "Ibrahim Rugova" nga Bashkia e Tiranës, i dha fund problematikës së sinjalizuar nga banorët e kësaj zone në rrjetin e shpërndarjes së ujit. Linja brenda pak orëve rifilloi furnizimin normal. Krahas investimeve për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve në kryeqytet, Bashkia po merr masa për mbledhjen e pagesave nga konsumatorët debitorë. Ndërkohë, nga sot ka nisur fushata e ndërgjegjësimit për qytetarët mbi pagesën e faturave të prapambetura të ujit të pijshëm si dhe lidhjen e kontratave të reja. Në përfundim të fushatës së ndërgjegjësimit dhe lidhjeve vullnetare, do të nisë identifikimi i abuzuesve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Gjithashtu, nga data 1 shkurt, bashkitë do të fillojnë verifikimin e pagesave për punonjësit e tyre, të cilët do të nënshkruajnë një deklaratë dhe do të paraqesin edhe librezën e pagesave të ujit. 22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com) |
Tregu i ushqimeve organike për fëmijët Posted: 22 Jan 2018 01:23 AM PST
Sipas një studimit të organizatës Pew, gati gjysma e të gjithë çifteve të martuara në Shtetet e Bashkuara punojnë me orar të plotë. Kjo e bën të vështirë rritjen e fëmijëve, dhe koha është një luks që shumë prindër nuk e kanë. Për këtë arsye, kompanitë si Yumi, ofrojnë shërbimin e dërgimit të ushqimeve për fëmijët në shtëpi. “Nganjëherë është e vështirë për mua të shkoj në dyqan të blej ushqime dhe të gatuaj. Prandaj, them se shërbimi i dërgimit të ushqimeve në shtëpi është një gjetje shumë e mirë. Kjo më jep më shumë kohë për të kaluar me fëmijët e mi, nuk shqetësohem se po u jap fëmijëve ushqime jo të shëndetshme", – thotë Lisa Lee, nënë që punon me orar të plotë. Por nuk janë tërheqëse vetëm lehtësirat dhe ushqimi i mirë për shëndetin që këto biznese ofrojnë. Kuzhinat e tyre duken si tregje fermerësh. Produktet e tyre janë tërësisht organike dhe krijuesit e tyre argumentojnë se ato janë një alternativë unike në ushqyerjen e foshnjave. “Një nga risitë e mëdha që ka sjellë teknologjia është shfrytëzimi i hapësirave që në të kaluarën ka qenë e pamundur të shfrytëzoheshin. Në industrinë e ushqimit për fëmijë nuk ka pasur ndryshime thelbësore në disa dekada. Ne vendosëm të hynim në këtë industri për ta ndryshuar atë. Pra, ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si ofrohet ushqimi i fëmijëve dhe si e shohin njerëzit ushqyerjen e foshnjave “, – thotë Angela Sutherland nga kompania “Yumi”. Kompania "Yumi" mbështetet tek ideja se njerëzit paguajnë më shumë për ushqime për foshnjat që janë tërësisht organike dhe të krijuara nga dietologët. Disa studime sugjerojnë se ushqimet organike mund të jetë më e mirë për foshnjat. “Studimet që kanë krahasuar fëmijët që konsumojnë ushqime organike me ata që hanë ushqime tradicionale tregojnë se ka një prani shumë më të lartë pesticidesh në urinën e atyre që konsumojnë ushqime konvencionale”, thotë dietologia Lauren Cornell. Çdo kavanoz me ushqime për fëmijët që prodhon kompania Yumi kushton mes gjashtë dhe tetë dollarë, përfshirë pagesën për transportin në shtëpi; ushqimet e tjera organike për fëmijë kushtojnë rreth një dollar për kavanoz. Kjo është një alternativë me kosto të lartë, por themeluesit e kompanisë Yumi shpresojnë t’i bindin prindërit se kostoja është e justifikueshme. 22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com) / VOA |
Puigdemont në Danimarkë, përkundër kërcënimit nga Spanja Posted: 22 Jan 2018 01:15 AM PST
Aeroplani i Puigdemontit sot ka ateruar në aeroportin e Kopenhagës, ku parashihet të jetë pjesëmarrës në debat në një universitet, më vonë gjatë ditës. Ky është udhëtimi i parë i ish-liderit të Katalonjës jashtë Brukselit, ku ai arriti për t'i shpëtuar paraqitjes në gjykatë në Spanjë, për shkak të rolit të tij në pavarësinë e dështuar të rajonit të Katalonjës, në muajin tetor të vitit të kaluar. Prokurori shtetëror i Spanjës ka deklaruar dje se nëse Puigdemont hynë në Danimarkë, siç ishte planifikuar, atëherë "menjëherë do të kërkojë" që Gjykata Supreme e Spanjës të lëshojë fletarrest evropian kundë tij. Spanja pat lëshuar fletarrest evropian për zënien e Puigdemontit në muajin nëntor të vitit të kaluar, por e tërhoqi atë pas një muaji. Në goditjen madhore ndaj qeverisë së Madridit, partitë për pavarësi fituan shumicë absolute në zgjedhjet e parakohshme rajonale në Katalonjë, të mbajtura më 21 dhjetor. Carles Puigdemont po përpiqet të rizgjedhet si president i Katalonjës, duke thënë se dëshiron të qeverisë nga ekzili, me qëllim që ta evitojë arrestimin nëse kthehet në Spanjë. Madridi thotë se qeverisja e Katalonjës nga jashtë do të jetë "ilegale". 22 janar 2018 (gazeta-shqip.com) |
Spanjë, Shakira akuzohet për evazion fiskal prej miliona eurosh Posted: 22 Jan 2018 01:00 AM PST
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta "La Vanguardia" dhe ka të bëjë me vitet ku këngëtarja jetonte në Spanjë, ku nuk kishte akoma një banesë zyrtare. Sipas inspektorëve të Fisco-s, edhe në atë periudhë Shakira kishte qëndruar në Barcelonë më shumë se 183 ditë në vit, ku sipas ligjit është d detyruar të paguajë taksat në vend. Kush punon me Shakirën flet për "një indiferencë kriteresh të vlerësimit dhe jo për mashtrim fiskal: është përdorur vetëm një teknikë ndryshe". Fitimet e këngëtares, vijnë praktikisht nga koncerte jashtë, por tatimet spanjolle theksojnë se taksat për atë periudhë, Shakira duhet t'i paguajë në Madrid. Të dhënat e revistës "Forbes", thonë se mes 2010 dhe 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj muzikorë jashtë. Shumë fansa të këngëtares janë të bindur se bëhet fjalë për një hakmarrje "transversale" të sistemit tatimor spanjoll: bashkëshorti i saj, Pique, kishte mbështetur hapur kauzën e separatistëve katalanas, duke shkuar të votonte në referendumin të deklaruar si të paligjshëm nga qeveria. Tani fjala i kalon Prokurorisë. Akuza mund t'i kushtojë shumë shtrenjtë yllit muzikor kolumbian, e cila rrezikon, përveç se një gjobë të kripur, edhe dy vjet burg. Me 40-vjeçaren amerikano-latine, zgjerohet lista e "Vip"-ave që kanë përfunduar në shënjestër të Tatimeve spanjolle: në të shkuarën kanë qenë Leo Mesi, Kristiano Ronaldo, Hoze Mourinjo. 22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com) |
Rikthehet dielli, por temperaturat mbeten të ulëta Posted: 22 Jan 2018 12:51 AM PST
Sa i takon parashikimit për këtë javë, Meteoalb thotë se do të jetë kryesisht e kthjellët, por me rënie të ndjeshme të temperaturave. Madje, në zonat malore temperaturat e mëngjesit do të zbresin në -7°c, por shumë pranë vlerës zero, në ultësirën perëndimore. Temperatura të tilla të ulëta do shtojnë rrezikun që vjen nga akulli në rrugë, prandaj kërkohet kujdes. 22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com) |
Digjet në banesë 70-vjeçari, rëndë në spital Posted: 22 Jan 2018 12:46 AM PST Një 70-vjeçar është plagosur rëndë pasi banesa ku ai jetonte ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në Shijak gjatë orëve të vona të natës dhe shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një qiri i lënë ndezur. Si pasojë e flakëve 70-vjeçari ka marrë plagë të shumta në të gjithe trupin dhe është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. 22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com) |
You are subscribed to email updates from Gazeta SHQIP Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |