“Horoskopi, 24 janar 2018” plus 9 more - Gazeta Dita

“Horoskopi, 24 janar 2018” plus 9 more - Gazeta Dita


Horoskopi, 24 janar 2018

Posted: 23 Jan 2018 03:41 PM PST

Dashi

Dashuria ju krijon disa probleme këtë periudhë,si pasojë e futjes së venusit në bricjap . Mos ekzagjeroni me dyshimet tuaja sepse nuk do tju çojnë gjëkundi. Ruani qetësinë,dhe lëreni harmoninë të hyjë spontanisht në  mardhënien në çift.

 

Demi

Prania e hënës te peshqit ju lejon të jetoni momente magjike dhe shumë romantike nën shoqërinë e partnerit tuaj . Kjo gjë do të reflektohet dhe në fytyrën tuaj dhe do tju bëjë të dukeni më bukur. Do të jeni të mirëpritur në festa të ndryshme.

 

Binjakët

Tensioni po shtohet në mënyrë të rrezikshme brenda jush. Ndikimet e futjes së hënës te peshqit dhe gjithashtu futjen e diellit dhe mërkurit në shigjetar,do tju bënjë të shpërtheni në nervozizëm. Ruani vetëkontrollin sepse të acaruarit nuk do tju sjellë asnjë të mirë.

 

Gaforrja

Momente të bukura dhe romantike janë të rezervuara për ju, falë prezencës së hënës në shenjën mike të peshqve. Lëreni veten tju marrë entuziazmi dhe ndiqni instinktet tuaja. Për një herë në jetën tuaj mos jeni dyshues por shijoni momentin.

 

Luani

Të gjithë duken sikur shohin detajet tek ju . Ndiheni nën shënjestër. Fajin për këtë e ka Neptuni që ndodhet në shenjën e Ujorit. Për pasojë do të jeni pak të shpërqëndruar. Fillloni jepini rëndësi detajeve të cilave në fillim do tju duken të pallogaritshme.

 

Virgjëresha

Prania e hënës te peshqit do tju bëjë të jeni të tensionuar. Megjithatë nuk duhet të shqetësoheni sepse gjërat  shkojnë relativisht mirë për ju. Duhet të pushoni pak dhe të jeni më të qetë sepse këtë tension mund tja transmetoni dhe personave të afërt.

 

Peshorja

Si pasojë e futjes së Afërditës dhe Plutonit në Akrep, do të ndiheni si në kurth dhe  nuk do të jeni në gjendje të shprehni aftësitë tuaja. Kjo nuk është një justifikim i mirë për të mos vazhduar së kultivuari talentet tuaja .

 

Akrepi

Keni një ndjeshmëri dhe telepati të rrallë . Nuk ka nevojë për shumë fjalë me ju, jeni të aftë ti njihni njerëzit nga detajet që për ju bëjnë diferencën.  Sot do ta keni shumë të thjeshtë për të bërë njohje të reja dhe të vendosni se cila prej tyre vlen .

 

Shigjetari

Hëna tek peshqit ju bën të jeni më të shpërqendruar dhe ti bëni bisht përgjegjësive. Gjithashtu duhet të bëni kujdes me paratë. Jeni në një periudhë ku duhet të minimalizoni shpenzimet tuaja, dhe të mendoni më shumë për kursimet tuaja .

 

Bricjapi

Nuk do shumë analiza për të kuptuar që keni një dëshirë të madhe për tu dashuruar. Pozicioni harmonik i hënës tek peshqit, ju bën që të kërkoni një raport të rendësishëm. Presoni që ju bën tju rrahë zemra fort, është fare pranë.

 

Ujori

Gjërat mund të nryshojnë shumë shpejt në dashuri, falë pranisë së uranit dhe hënës në shenjën mike të demit. Në vecanti mund tju vijë një valë pasionante në dashuri, e cila do tju lë të habitur por që dhe do tju kënaqë shumë .

 

Peshqit

Është një ditë me fat kjo për ju, falë prezencës së hënës në shenjën tuaj. Do të keni një  rritje të vetëvlerësimit dhe të sigurisë. Në aspektin e dashurisë do të jeni me shumë fat dhe nuk do të mungojnë njohjet e reja. Bëni zgjedhjen e duhur.

Jepte lajme topless, zbulon ofertën marramendëse që i është ofruar

Posted: 23 Jan 2018 01:39 PM PST

Spikerja e lajmeve që ka thyer tabu në ekranet shqiptare, Enki Braçajn ka folur rreth punës së saj në "Zjarr TV.

Në emisionin "Rudina" në TVKlan Enki ka folur rreth punës së saj si spikere lajmesh duke prezantuar me xhaketë të hapur, ndërsa nxirrte në pah gjoksin zbuluar.

Prezantuesja rrëfeu se se "PlayBoy" gjerman i kishte bërë një ofertë për të pozuar për revistën e tyre, por që nuk i kishte pranuar.

"Unë kam patur një ofertë nga "Play Boy" Gjerman, por nuk ramë dakort për pagesën sepse më ofruan 30 mijë euro dhe unë kërkoja 100 mijë euro, të paktën të blija një shtëpi dhe një makinë. Jam penduar për shumë oferta. Por, një problem shëndetësor të një prej familjarëve të mi, mi ka shtyrë gjërat", tha Braçaj.

VIDEO/ Rrëzimi i prezantueses së motit bëhet hit në internet

Posted: 23 Jan 2018 01:29 PM PST

Rrëzimi i kësaj prezantueseje të motit nuk mund të lërë pa reagim edhe njeriun më të "ftohtë".

Ajo duket teksa prezanton motin (që kohët e fundit ka si kryefjalë borën dhe akullin) bie me forcë në dysheme. Incidenti ka ndodhur në Zvicër.

Kauza e “Vjosës pa diga” krijon një aleancë të fortë

Posted: 23 Jan 2018 01:27 PM PST

Lufta për të mbajtur larg Vjosës hidrocentralet e planifikuar pritet të jetë e gjatë, por në krah të banorëve janë organizatat mjedisore dhe dashamirës nga e gjithë bota që shohin potencial turistik në lumin e fundit, të egër në Europë.

Fatjona Mejdini

Dylaver Murataj, banor i Kutës në Mallakastër, teksa është ulur të pijë kafen e mëngjesit në lokalin e fshatit, kujton se të vjetrit e kësaj zone i druheshin dy situatave që mund të ndodhnin pas vdekjes së tyre.

"Në anët tona dy janë mallkimet më të rënda: të të shuhet varri ose të të mbushet me ujë. Me sa duket, neve do të na ndodhin të dyja", – thotë ai.

Që prej një viti e gjysmë, kur morën lajmin se afër njësisë së tyre administrative do të ngrihej hidrocentrali i Poçemit me një digë 25 metra të lartë dhe 200 metra të gjatë, jetët e banorëve të Kutës u turbulluan përgjithmonë.

 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në prill të vitit 2016 ka pranuar një ofertë të konsorciumit turk "Kovlu Energji" për të ngritur në lumin Vjosë një HEC të dytë, pas atij të Kalivaçit, i cili qëndron i papërfunduar prej vitesh.

 Kontrata koncesionare është publikuar në buletinin e njoftimeve publike në Dhjetor të vitit 2016 dhe vlera e përgjithshme e investimit është llogaritur të jetë rreth 110 milionë euro.

 Nga ky projekt, jo vetëm varret e të parëve, por edhe toka bujqësore e rreth 3500 banorëve të Kutës, Çorushit, Anëbregut dhe Drizarit do të përmbyten përgjithmonë.

 Lavdosh Merkaj, një banor i Kutës, i cili ka dy hektarë tokë, ku mbjell jonxhë, grurë, ullinj dhe dru frutorë, e mban me to një familje me pesë persona, thekson se përmbytja e tokës do të thotë fundi i jetës së tyre.

 "Ne nuk na mbetet më asgjë për t`u ushqyer. Ndërtimi i HEC-it në Poçem është dhe fundi jonë", – thekson ai.

 Romina Mustafaraj, administratore e njësisë administrative të Kutës, thekson se 95% e banorëve të zonës jetojnë përmes bujqësisë dhe blegtorisë dhe e ardhmja e tyre vendoset në pikëpyetje të madhe nga ndërtimi i HEC-it.

 Por banorët e kësaj njësie nuk janë të vetmit, të cilët ndikohen nga ndërtimi i hidrocentralit. Ngritja e tij do të shkaktonte përmbytjen e tokave dhe fqinjëve të tyre në bashkinë e Selenicës.

 Kryetari i bashkisë Selenicë, Përparim Shametaj, thekson se më shumë se 70% e tokave bujqësore të pesë fshatrave të njësisë vendore Sevaster dhe dy të njësisë së Vllahinës përllogariten të përmbyten përgjithmonë.

 Mbi 3000 banorë në këtë bashki pritet të humbasin të vetmen mundësi që u krijon të ardhura për të jetuar.

 "Nuk e kuptoj se ku do të shkojnë dhe me çfarë do të jetojnë këta banorë. Askush nuk ka menduar për efektin ekonomik të kësaj vepre, lëre pastaj për atë kulturor dhe dramën që sjell shpërngulja", – thekson ai.

 Në total janë rreth 8,500 banorë, të cilët humbasin në mënyrë të përhershme mjetet për të siguruar jetesën dhe mbi 2500tokë bujqësore që zhyten në ujë nga ndërtimi i këtij HEC-i.

 Beteja për ndalimin e HEC-it vijon

 Më 2 Maj të vitit 2017, banorët e zonave të ndikuara morën lajmin e shumëpritur se Gjykata Administrative kishte vendosur ndalimin e punimeve për HEC-in në Poçem.

 Vendimi i gjykatës kishte gjithashtu një rëndësi të madhe edhe për shoqërinë civile në Shqipëri, pasi kjo ishte hera e parë që një çështje mjedisore shkonte në gjykatë.

 Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri, EcoAlbania, ishte në krye të përpjekjeve të informimit dhe sensibilizimit të komunitetit mbi pasojat e kësaj vepre, duke iniciuar dhe procesin e suksesshëm gjyqësor.

 Në tetor të vitit 2016 kjo organizatë u mbështet me një grant njëvjeçar nga LëvizAlbania, projekt i financuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe që zbatohet nga konsorciumi i tri organizatave, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-Plan.

 Si pasojë e ndihmës së marrë dhe angazhimit për çështjen, EcoAlbania u mbështet në këtë padi nga 38 banorë të zonave që preken dhe dy organizata ndërkombëtare, mjedisore, Riverwatch dhe EuroNatur.

 Argumenti kryesor i banorëve dhe shoqërisë civile, i pranuar nga gjykata, për të konsideruar të pavlefshme vendimet e agjencive dhe ministrive për HEC-in e Poçemit ishte mungesa e konsultimit me banorët e prekur. Në një kohë kur këta banorë nuk kishin asnjë informacion mbi ndërtimin e HEC-it, në vend të tyre ishin konsultuar banorë të qytetit të Fierit, të cilët nuk kanë asnjë ndikim nga ndërtimi i tij.

 Banorët e Kutës ende nuk e harrojnë tronditjen që patën, kur u njoftuan për vendimin e ministrisë për ngritjen e hidrocentralit, të marrë mbi dokumente të falsifikuara në lidhje me prezencën e tyre në takime konsultuese.

 Romina Mustafaraj thekson se ndihma e EcoAlbania-s ishte thelbësore, jo vetëm për sensibilizimin e banorëve mbi situatën, por edhe të njësive të qeverisjes vendore, të cilat gjithashtu ishin në terr të plotë në lidhje me planet e qeverisë.

 "Nuk ekziston asnjë shkresë e vetme lidhur me këtë vendim e dërguar nga shteti shqiptar në vitet e fundit që të na njoftonte ne si njësi vendore", – thekson ajo.

 Kryebashkiaku i Selenicës gjithashtu pohon të njëjtën gjë. "Është fyese se si ne, si përfaqësues vendorë të një zone të prekur, mos të njoftohemi asnjëherë të vetme në lidhje me një nismë kaq ndikuese për komunitetin që përfaqësojmë", – shtoi ai.

 Por vendimi i gjykatës konsiderohet nga banorët dhe organizatat vetëm një betejë e fituar në rrugën e gjatë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, me pretendimin se Gjykata e Shkallës së Parë e anuloi ndërtimin e veprës për arsye procedurale dhe jo thelbësore.

 Francesca de Chatel, drejtoreshë e "Revolve Water", një organizatë me qendër në Bruksel që ka në fokus komunikimin e vlerave të ujit, thekson se përpjekjet për të mos lejuar ngritjen e digave në Vjosë duhet të vijojnë.

 Sipas saj, Vjosa është një ekosistem i integruar dhe për pasojë ndërtimi i një dige të vetme në secilën prej pjesëve të rrjedhës së saj kishte potencialin të ndikonte në të gjithë florën dhe faunën e lumit.

 "Gjykata vendosi për një çështje të vetme, por jo për parimin e ngritjes së digave në Vjosë, që do të thotë se projekte të tjera në lumë duke përfshirë dhe Poçemin mund të vijojnë.

Është e rëndësishme që të rritet ndërgjegjësimi për vlerat e Vjosës si një lumë i egër te shqiptarët dhe në nivel ndërkombëtar", – theksoi ajo.

 Banorët e zonës janë të vendosur të mos e tolerojnë ndërtimin e HEC-it, duke paralajmëruar se protestat demokratike të çfarëdo forme do të vijojnë.

 Guri Islamaj, një banor 69-vjeçar i Kutës, thekson se lugina e Vjosës, jo vetëm është një nga më të bukurat në vend, por është dhe e begatë duke iu krijuar banorëve rreth saj të gjitha kushtet për një jetesë dinjitoze.

 "Fushat tona janë të begata dhe lumi është jeta jonë. Ne prej shekujsh kultivojmë ullinjtë, drithërat, drutë frutorë, peshkojmë dhe lahemi në lumë. Nuk do të lejojmë kurrë të na cenohet kjo pasuri e falur nga Zoti", – theksoi ai.

Olsi Nika, drejtuesi i EcoAlbania-s, thekson se organizata që ai drejton nuk do të heqë dorë asnjëherë nga ndihma për banorët e zonës.

"Do të mbështesim çdo aksion demokratik të banorëve dhe do të përdorim çdo formë ligjore për të shpëtuar lumin e fundit, të egër në Europë", – theksoi ai. Ndërkohë LevizAlbania, ka rikonfirmuar vijueshmërinë e nismës së organizatës "Eco Albania" përmes instrumentit të vazhdimësisë që u aplikua për herë të parë në thirrjen më të fundit të projektit që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim.

Turizëm në këmbim të HEC-eve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duket gjithashtu e vendosur për të vijuar projektet e saj për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Vjosë. Një përfaqësues i ministrisë tha për mediat se Shqipëria, duke qenë deficitare në plotësimin e kërkesës me energji elektrike në masën rreth 30-40% çdo vit, është e detyruar të vijojë planin për ngritjen e dy HEC-ve të Kalivaçit dhe Poçemit.

Sipas tij, projektet për marrjen e energjisë përmes erës apo diellit janë gjithashtu të kushtueshme dhe incentivat stimuluese për këto investime rrisin çmimin për konsumin e energjisë elektrike.

"Qeveria po stimulon energjinë alternative në sasi të limituar që të përballohet nga tarifat aktuale të energjisë, duke marrë për bazë edhe nivelin e jetesës së qytetarëve dhe faktin se rritjet e çmimit fundor kanë gjithmonë impakt social", – tha ai.

Drejtoresha e "Revolve Water", De Chatel, thekson se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga sigurimi i energjisë përmes diellit apo erës, në një kohë kur ndryshimet klimaterike nuk garantojnë më rreshje të rregullta.

"Me ndryshimet klimaterike, nivelin e ulët të shiut dhe niveleve të borës në rajonin e Mesdheut, furnizimi me ujë ka gjasa të mos jetë më i qëndrueshëm. Energjia përmes diellit dhe erës duket se është një alternativë më e qëndrueshme për të siguruar furnizimin me energji në Shqipëri", – theksoi ajo.

Sipas qeverisë, Vjosa gjithashtu mund të shfrytëzohet për turizëm dhe të shpallet Park Kombëtar nga Kalivaçi e sipër, e pandikuar nga fakti se në rrjedhën e saj të poshtme do të ndërtohen hidrocentrale.

Por mbajtja e Vjosës pa diga në të gjithë rrjedhën e saj tashmë është një kauzë, e cila ka frymëzuar qindra aktivistë mjedisorë, studiues, simpatizantë të sporteve ujore, shkencëtarë dhe intelektualë nga e gjithë bota.

Louis Seiller, korrespondent për Ballkanin i agjencisë franceze të lajmeve Courrier des Balkans, thekson se projektet energjetike në Vjosë janë përfituese vetëm në terma të shkurtër kohorë dhe nuk sigurojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve.

"Nëse digat ndërtohen, do të shkatërrohet dhe potenciali i fortë turistik që ka kjo zonë dhe për pasojë të ardhurat e mira që kjo krijon për banorët e luginës. Vjosa pa diga gjithashtu ka mundësinë që të përfshihet në trashëgiminë natyrore, europiane", – thotë Seiller.

Simon Battisti, një arkitekt dhe lektor amerikan i vendosur në Shqipëri, shpjegon se Vjosa është një mundësi e madhe për qeverinë për të riorientuar zhvillimin e vendit drejt turizmit.

Duke iu referuar një parashikimi të fundit të Bankës Botërore, turizmi në Shqipëri ka potencialin të krijojë 200,000 vende pune në vitin 2025 dhe ky, sipas Battistit, është një shans që nuk duhet humbur nga qeveria.

"Shqipëria ka potencialin të jetë një lider i natyrshëm në zhvillimin e turizmit rural brenda 10 viteve të ardhshme dhe kjo mund të nisë nga mbajtja e paprekur e luginës së Vjosës", – thekson ai.

Banorët që jetojnë rreth lumit gjithashtu kërkojnë të zhvillojnë turizmin dhe bujqësinë, sipas tyre kjo do t'iu sjellë një të ardhme të mirë dhe do të bëjë që bukurinë e Vjosës ta prekin të gjithë.

Gjirokastër, vetëplagoset me armën e shërbimit polici i kufirit

Posted: 23 Jan 2018 01:23 PM PST

Një polic kufiri është vetëplagosur në Gjirokastër gjatë orëve të mbrëmjes së sotme. Mësohet se polici i plagosur është Sotiraq Alikaj, 56 vjeç.
Alikaj ka qëlluar veten me armën e shërbimit, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Mësohet se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

Takimet në Bruksel, Ervin Bushati: Shqipëria progres në rrugën e saj të integrimit në BE

Posted: 23 Jan 2018 01:19 PM PST

Gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të KiE-së në Strasburg, deputeti Bushati zhvilloi takime të rëndësishme me europarlamentarë nga vende të ndryshme, si me Kryetaren e delegacionit Kroat në Asamble, znj. Sanja Putica, me Kryetarin Maqedonas, z. Betian Kitev, dhe Kryetarin Boshnjak z. Senad ŠEPIĆ.  Fokusi i takimeve ishte pasqyrimi i progresit të shënuar nga vendi ynë në plotësimin e angazhimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe pritshmëritë e Shqipërisë për avancimin e agjendës evropiane me marrjen e vendimit pozitiv të hapjes së negociatave për anëtarësim.

Në këto takime, Bushati kërkoi mbështetjen e delegacioneve të këtyre vendeve për afrimin e mëtejshëm të Kosovës me KiE-në, në funksion të qëllimit të anëtarësimit të plotë të saj. Bushati theksoi se anëtarësimi i saj ndikon jo vetëm në forcimin e standarteve demokratike, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pa asnjë përjashtim, por njëkohësisht kontribuon në krijimin e një klime më të sigurtë në rajon, si dhe rritjen e bashkëpunimit në nivel rajonal.

 

Krisja me Blushin, Hafizi: Fjalori i tij ka qenë i rëndë dhe u neverit nga disa zonja

Posted: 23 Jan 2018 01:11 PM PST

Bashkëthemeluesja e LIBRA-s e cila u përjashtua nga kjo forcë politike, pasi ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit, Mimoza Hafizi ishte e ftuar në emisionin "Studio e Hapur" në News24, ku ka sqaruar përjashtimin e saj.

Hafizi tha se kreu Ben Blushi ka përdorur fjalor të rëndë dhe disa zonja që ishin pjesë e LIBRA-s janë fyer nga mënyra e komunikimit të tij dhe kanë dhënë dorëheqjen. Hafizi u shpreh se Blushi ka bërë presione verbale tek anëtarët e bërthamës dhe i detyronte të tërhiqeshin.

"Gjatë kësaj kohe ka pasur probleme brenda partisë dhe mënyrës se si kryetari i partisë m'u drejtua me anë të një emaili. Njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj sjelljes së kryetarit. Fjalori i tij ka qenë i rëndë dhe u neverit nga disa zonja që nuk kanë ardhur tek LIBRA për t'u fyer dhe ato thanë se do largohen nga të gjitha funksionet nëse situata vijonte të ishte e tillë. Blushi filloi të bënte presione verbale tek anëtarët e bërthamës i detyronte të tërhiqeshin. Në ditën kur ne bëmë mbledhjen disa kishin dhënë dorëheqjen dhe ne nuk e dinim sa njerëz ishin. Ne thirrëm bërthamën, por kjo nuk u quhet mbledhje bërthame, por thjesht mbledhje"- tha Mimoza Hafizi.

Mimoza Hafizi, deputete e LIBRA-s, e përjashtuar nga kjo parti, ka treguar për herë të parë se ku nisi krisja me ish-kryetarin Ben Blushi.

Deputetja e LIBRA-s tha se çdo gjë nisi pas rishikimit të statusit të LIBRA-s, ku ajo mori një përgjigje të ashpër nga ish-kryetari Blushi, shkruan BalkanWeb

"Nuk shpjegoj asgjë personale se nuk  bëj analiza psikologjike, por do të jap fakte. Unë po them që sapo mbaruan zgjedhjet kemi bërë një analizë të parë, u mblodhën 100 vetë, më aktivistët, dhe morëm vendimin që LIBRA duhet të vazhdojë, kryetari i partisë është izoluar dhe ka heshtur, nuk ka pasur asnjë komunikim. Kam bërë dhe bisedë personale me të, ai më tha që i pëlqen ta vazhdojë. Dhe unë i kam thënë që do jemi bashkë në këtë mission.

Unë e dija që në fillim që nuk do isha deputete, sepse di të llogaris mundësitë e një force të re politike për të pasur vend në parlament në kushtet e një presioni të fortë elektoral. Rezultati nuk më ka shokuar, por sigurisht doja që LIBRA të kishte rezultat më të mirë. Por thashë që edhe 20 mijë njerëz që votuan për ne, janë bazë e mirë për ne. Pastaj pati një shkëputje disa mujore nga kryetari i partisë.

Ai nuk donte të ishte pjesë e reagimeve e iniciativave politike në korrik e gusht. Erdhi shtatori, unë isha e ngarkuar të rishikoja statutin e LIBRA-s, për të parë çfarë mund të rregullohej. Më pas pati një fushatë agresioni ndaj meje, me qëllim që unë të largohesha nga LIBRA. Nuk pati asnjë konflikt personal. Njerëzit që ndiqnin komunikimet tona, janë çuditur nga përgjigja e ashpër nga ana e tij," tha Hafizi.

Kryemadhi rrëfen fillimet në politikë: I lashë vendin Erjon Braçes

Posted: 23 Jan 2018 01:04 PM PST

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rrëfyer fillimet e saj në politikë. Kryemadhi ka treguar një moment nga zgjedhjet e vitit 1996 ku ajo u tërhoq nga kandidimi për deputete në Berat duke ja lënë vendin e saj Erion Braçes.

"Në zgjedhjet e vitit 1996 unë isha caktuar të kandidoja për deputete në Berat. Por i kam thënë Gramoz Ruçit që tërhiqem nga kandidimi vetëm nëse kandidon Erion Braçe në Berat.

I kam lënë vendin Erion Braçes për deputet  pasi nuk e kishte propozuar asnjë. Mendoja se e meritonte dhe nuk mendoj se kam bërë gabim", u shpreh Kryemadhi në Ora News.

Leksione për jetën/ 150 thënie brilante që duhen lexuar nga të gjithë

Posted: 23 Jan 2018 12:45 PM PST

Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër.

Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese dhe interesante, optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet.

Cilat janë batutat për të qeshur të kryeministrit britanik, Çurçill? Cilat prej thënieve të Platonit vlejnë edhe në ditët e sotme?

A vlejnë leksionet e Bonapartit për miqtë dhe armiqtë edhe në luftërat e ditëve të sotme?

 

Sokrati

– Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.

– Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.

– Mos u ngut të zësh miq, por, kur t'i zësh, mos i braktis

– Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.

– Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.

– Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.

– Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.

– Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.

– Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t'u penduar.

– Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.

 

Albert Ajnshtajn

-E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi.

-Për sa i përket përputhjes së ligjeve të matematikës me realitetin, ato nuk janë të sigurta; për sa i përket sigurisë së tyre, ato nuk përputhen me realitetin.

-Logjika praktike është mbledhja e paragjykimeve të përfituara në moshën 18-vjeçare.

-Çlirimi i energjisë atomike nuk ka krijuar një problem të ri. Ka bërë më urgjente nevojën për të zgjidhur një ekzistues.

-Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit.

-Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.

-Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.

-Sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet.

-Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet.

-Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet.

-Kushdo që s'ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re.

 

Fridih Niçe

– Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë.

– Nuk ka fakte, vetëm interpretime

-Ah gratë. Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.

-Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.

-Mënyra më e mirë për të korruptuar një të ri është ta udhëzosh të ketë mendim më të lartë për ata që mendojë si ai se sa ata që mendojnë ndryshe.

-Çfarë është djallëzi. Çfarëdo që del nga dobësia.

-Shumë janë kokëfortë në kërkim të rrugës që kanë zgjedhur, pak në kërkim të qëllimit.

-Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik.

-Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si për herën e parë.

-Nuk vritet me zemëratë, por me qeshje.

 

Mark Tuein

 

-Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi.

-Unë nuk mora pjesë në funeral, por dërgova një letër të këndshme kur thuhej se e miratova.

-Nuk e kam lejuar asnjëherë shkollimin të ndërhyjë me arsimimin.

-Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s'mund t'i lexojë.

-"Përse rrini heshtur me pamjen e një zarfi pa adresë sipër?"

-Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dini kaq shumë gjëra që s'qëndrojnë.

-Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë.

-Blini tokë. Askush s'e prodhon më.

-Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.

-Vera gjermane dallohet nga uthulla nga etiketa.

-Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush.

-Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s'i mërzit më shumë.

-Mund t'i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit.

 

Volteri

-Asnjë flokë bore në një ortek nuk ndjen se ka përgjegjësi.

-Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë.

-Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt.

-Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi.

-Çdo gjë shumë koti për t'u thënë këndohet.

-Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë.

-Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë.

-Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe.

-Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye.

-Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim.

-Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s'ka bërë.

Napoleon Bonaparti

-Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.

-S'duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t'jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.

-Kurrë mos e ndalni armikun kur po bën një gabim.

-Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.

-Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.

-Në politikë, absurditeti nuk është handikap.

-Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.

-Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.

-Një lider është një tregtar me shpresë.

-Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.

-Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifja.

 

Uinston Çurçill

 

-Është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë të tjerave që janë provuar.

-Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza.

-Një paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet

-Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.

-Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për dikë dikur në jetën tuaj.

-Argumenti më i mirë kundër demokracisë është një pesë-minutësh muhabet me një votues të zakonshëm.

-Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.

-Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.

-Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.

-Më pëlqejnë shumë derrat. Qentë na shohin me sy ngritur. Macet na shohin me sytë poshtë. Derrat na konsiderojnë si të barabartë.

-Kam marrë më shumë nga alkooli, nga sa ka marrë alkooli nga unë.

-Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, por në politikë shumë herë.

 

Xhorxh Karlin

 

-"Pa koment" është një koment.

-Nëse një person buzëqesh gjatë gjithë kohës, me siguri po shet diçka që s'punon.

-Arsyeja pse e quajnë "Ëndrra amerikane" është se duhet të jesh në gjumë ta besosh.

-Si ka mundësi që nuk e kuptojmë asnjëherë kur fillon dashuria, por gjithmonë e dimë kur mbaron

-Ah, ata francezët. Kanë një fjalë të ndryshme për gjithçka!

-Azia: Katër shkronja të vogla, tre miliardë njerëz të vegjël.

-Unë nuk i dalloj ngjyrat. Njerëzit më thonë se jam i bardhë dhe unë u besoj, sepse policët më thërrasin "zotëri".

-Gjithkush do të kishte besim tek vetja me një kokë plot me flokë. Por një qeros plot besim – ky është diamanti i dorës së parë.

-Nëse një grua ju thotë se është njëzet dhe duket gjashtëmbëdhjetë vjeç, është dymbëdhjetë. Nëse ju thotë se është njëzet e gjashtë dhe duket si njëzet e gjashtë, është afër të dyzetave.

-E gjithë bota çmendet kur reperi më i mirë është i bardhë, lojtari më i mirë i golfit është i zi, më i gjati në "NBA" është kinez, zviceranët fitojnë Kupën e Botës, Franca akuzon SHBA-në për arrogancë dhe Gjermania s'do të shkojë në luftë.

 

Benxhamin Franklin

-Nëse do të kuptosh të metat e një vajze, lavdëroje tek shoqet.

-Birra është prova se Perëndia na do dhe dëshiron që të jemi të lumtur.

-Ka vetëm tre miq besnikë, një grua e vjetër, një qen i vjetër dhe para në dorë.

-Eksperienca është një mësuese e dashur dhe vetëm budallenjtë mësojnë nga gjëra të tjera.

-Të zgjuarit nuk kanë nevojë për këshillat. Vetëm budallenjtë nuk duan t'i marrin.

-Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë.

-Miqtë, ashtu si peshku, fillojnë t'u vijë erë pas tri ditëve.

-Bëjini sytë katër para martese, dhe mbajini gjysmë mbyllur pas martese.

 

Xhorxh Bernard Shou

-Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më.

-Gazetat duket se e kanë të pamundur të diskriminojnë mes një aksidenti me biçikletë dhe kolapsit të një qytetërimi.

-Kërcimi: Shprehja vertikale e një dëshire horizontale të legalizuar nga muzika.

-Sikur të gjithë ekonomistët në botë të ishin vënë njëri pas tjetrit, nuk do të arrinin asnjë konkluzion.

-Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta.

-Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.

-Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj.

-Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët.

-Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi.

-Nëse s'e hiqni qafe një skelet të familjes, mund ta bëni të kërcejë.

 

Platoni

-Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.

-Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.

-Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.

-Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.

-Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.

-Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.

 

Leksionet e jetës sipas Bill Gates

Rregulli 1: Jeta nuk është e drejtë, duhet të mësoheni me të.

Rregulli 2: Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten.

Rregulli 3: Ju nuk do të fitoni sapo të mbaroni shkollën, menjëherë për punën që bëni, 60.000 dollarë në vit. Ju nuk do të bëheni as menjëherë, sa të mbaroni shkollën, zëvendëspresident i firmës me telefon në makinën tuaj. Ju do t'i fitoni me shumë mundim të dyja.

Rregulli 4: Nëse mendoni se mësuesi juaj apo prindi janë të ashpër, prisni deri sa të keni një shef në punë.

Rregulli 5: Të paguheni më pak sa ju takon, nuk është në dinjitetin tuaj, gjyshërit tuaj përdornin fjalën "mundësi" në vend të pagesës më pak se të takon.

Rregulli 6: Nëse gaboni apo futeni në telashe, nuk është faji i prindërve tuaj, kështu që mos u ankoni për gabimet, por mësoni prej tyre.

Rregulli 7: Para se të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u bënë të tillë nga pagesa e faturave tuaja, pastrimi i rrobave, si dhe duke ju dëgjuar kur thoni aq shpesh se sa "cool" dhe të zotët jeni.

Rregulli 8: Shkolla juaj mund t'ju ketë bërë fitues apo humbës në shumë gjëra, por jeta, akoma jo. Në disa shkolla i kanë hequr fare notat që sanksionojnë dështimin, duke ju dhënë shanset deri sa ju të merrni notën kaluese. Por mos harroni, kjo që ndodh në shkollë nuk ka as ngjashmërinë më të vogël me jetën reale, që do të thotë se shanset nuk të jepen shumë herë në jetë!

Rregulli 9: Jeta nuk është e ndarë në semestra. Ju nuk i ndalni dot stinët e vitit dhe vetëm shumë pak prej punëdhënësve tuaj janë të interesuar t'ju ndihmojnë për të gjetur vetveten. Prandaj gjejeni vetveten se kush jeni në kohën e duhur.

Rregulli 10: Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit nuk kanë kohë të rrinë gjatë nëpër kafene dhe restorante sepse duhet të shkojnë në punë.

Rregulli 11: Silluni mirë me "budallenjtë", sepse shanset janë që ju të punoni për njërin prej tyre.

 

Oscar Wilde

– Bëhu vetja, të gjithë të tjerët janë zënë

– Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.

– Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.

– Kur isha i ri mendoja që paraja ishte gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani që jam rritur jam bindur se ashtu është vërtet.

– Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.

– Këshilla më e mirë që mund t'u japësh të rinjve për karrierën është: Zbuloni çfarë ju pëlqen të bëni më shumë dhe pastaj gjeni dikë t'ju paguajë për këtë.

– S'ka asgjë më të rrezikshme sesa të jesh tepër modern. Rrezikon të dalësh jashtë mode nga një moment në tjetrin.

– Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë

– Miqtë e vërtetë nuk ta ngulin thikën pas shpine, por përballë.

– Dallimi i vetëm ndërmjet shenjtorit dhe mëkatarit është që çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar një të ardhme.

– Ai që s'di të mësojë, jep mend.

 

Aristoteli

– Është e vështirë që të ndodhë diçka pa një arsye apo pa një parim.

– Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.

– Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

– Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është aspak edukim.

-Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.

– Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë.

– Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë.

 

Makiaveli

– Politika nuk ka lidhje me moralin.

– Një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime për të thyer premtimin e tij.

-Një sundimtar i mençur nuk duhet ta mbajë besën kurrë nëse duke bërë kështu do të jetë kundër interesave të tij.

-Para së gjithash, armatosu.

-Përfitimet duhet të jepen gradualisht, dhe në këtë mënyrë ato do të shijohen më mirë.

-Sipërmarrësit janë thjesht ata që e kuptojnë se ka pak ndryshim mes pengesë dhe mundësisë. Dhe janë në gjendje t'i kthejnë të dyja në avantazhin e tyre.

-Urrejtja është fituar me anë të veprave të mira aq shumë sa me anë të veprave të këqija

-Ai që dëshiron të jetë i bindur duhet të dijë se si të komandojë.

-Kështu del se pothuaj që të gjithë Profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë, dhe të gjithë profetët e paarmatosur janë shkatërruar.

– Unë nuk jam i interesuar në ruajtjen e status quo-së, unë dua ta shkatërroj atë.

– Nëse duhet bërë një lëndim ndaj një njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i rëndë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.

-Është kënaqësi e dyfishtë të mashtrosh mashtruesin.

– Është shumë më e sigurt kur ta kanë frikën, sesa kur të duan.

– Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt.

-Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur për t'iu bindur nevojave të menjëhershme saqë një mashtruesi nuk do t'i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij.

 

 

Aktorja Tinka Kurti vizitohet nga ministrja Manastirliu: Të shkuara yllit të skenës

Posted: 23 Jan 2018 12:40 PM PST

Pak orë më parë mediat raportuan që aktorja e dashur e teatrit dhe filmit shqiptar Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Vetëm pak pasi ajo është shtruar në spital siç duket edhe në foto ajo është vizituar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.