“Derisa po fliste për rrugët e mbuluara me akull e borë, prezantuesja e motit rrëshqet dhe rrëzohet gjatë transmetimit live (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Derisa po fliste për rrugët e mbuluara me akull e borë, prezantuesja e motit rrëshqet dhe rrëzohet gjatë transmetimit live (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Derisa po fliste për rrugët e mbuluara me akull e borë, prezantuesja e motit rrëshqet dhe rrëzohet gjatë transmetimit live (Video)

Posted: 23 Jan 2018 09:29 AM PST

Nëse rrëzoheni derisa jeni duke punuar në zyrë sigurisht se do të mbeteshit me fytyrë të skuqur, nga frika se mund t’ju ketë parë ndonjë kolegë.

Diçka e ngjashme i ka ndodhur një prezantueses së motit, e cila gjatë transmetimit live është rrëzuar në studio derisa po fliste për temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë këto ditë, transmeton Telegrafi.

Ironia më e madhe është se derisa po fliste për borën dhe rrugët e mbuluara nga akulli, ajo në një moment rrëshqet dhe rrëzohet në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në një televizion zviceran, vend ky që gjithashtu është prekur nga moti i ligë. Por, për fat të mirë ajo nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/

The post Derisa po fliste për rrugët e mbuluara me akull e borë, prezantuesja e motit rrëshqet dhe rrëzohet gjatë transmetimit live (Video) appeared first on Telegrafi.

Burri shfaqet me një krokodil të madh, por të gjithë u hutuan kur panë diçka të “jo të hijshme” (Foto)

Posted: 23 Jan 2018 05:26 AM PST

John Rutherford kishte rastin të bënte diçka që për disa prej nesh do të ishte një përvojë shumë e veçantë, edhe pse për dikë ndoshta paksa "terrorizuese".

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një përvojë që për shumicën prej nesh do të ofronte emocione shumë të veçanta – një përballje shumë afër me një krokodil të madh.

E gjithë kjo "dhuratë" thuhet se i kishte ardhur nga nipi i tij Cameron De Jong, i cili vendosi ta fuste atë në një zhytje, i "shoqëruar" nga krokodili.

Ai u vendos në ‘Kafazin e vdekjes’ prej xhami, në Crocosaurus Cove të Australisë.

Dhe John dukej sikur i pëlqente një gjë e tillë, dhe së shpejti shfaqet duke qeshur dhe duke bërë fotografi me krijesën e madhe.

Por nipi i tij pa diçka të tmerrshme.

I dhënë shumë pas krokodilit, John nuk kishte vënë re se pjesët e tij private kishin dalë nga pantallonat e tij të notit dhe ishin shfaqur për tu parë nga të gjithë të pranishmit. /Telegrafi/

The post Burri shfaqet me një krokodil të madh, por të gjithë u hutuan kur panë diçka të "jo të hijshme" (Foto) appeared first on Telegrafi.