Zbulohet çmimi i Samsung Galaxy J2 (2018)



Çmimi i Samsung Galaxy J2 (2018) është më në fund në dritë. Zbulimi u bë nëpërmjet një dyqani me pakicë me qendër në Rusi.

Duket se modeli i ri Korean do të shitet për 115 euro (konvertuar në normën e sotme), duke konfirmuar zyrtarisht informacionin që kishte rrjedhur në ditët e fundit.

Aktualisht nuk ka informata zyrtare nga Samsung, por duket se koha e zbulimit zyrtar nuk do të vonohet veçanërisht.