Hashim Thaçin e Kadri Veselin i solli Ali Ahmeti në vitin 1996 në UÇK në e Kosovës...

Muhamet Kelmendi si themeluesi kryesor i UÇK së Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), ka theksuar se Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ata u inkuadruan më vonë përmes Ali Ahmetit, i cili ka qenë shef i njësisë ndërlidhëse për brenda dhe jashtë në kuadër të LPK-së dhe UÇK-së.  Ai e shpjegoi në intervistën për “Rubikon” emision televiziv të KTV-së.

“Hashimi dhe Kadria nuk kanë qenë në themelimin e UÇK-së.  Por ai thot se personalisht i kam njohur që në vitin 1991 prej ilegales. Ata erdhën më vonë dhe janë sjellë nga Ali Ahmeti  në vitin 1996 dhe se ai garantonte për ta. Nuk e di që kanë qenë në themelim të UÇK-së” ka theksuar Kelmendi, në qershor të 1998 Kelmendi kishte braktisur LPK-në nga disa mospajtime rreth luftës frontale, grumbullimit të mjeteve dhe politikave të kësaj lëvizje.Sipas tij, Thaçi dhe Veseli nga periudha e inkuadrimit më të drejtpërdrejt kanë vepruar nën direktivat e Azem Sylës, Ali Ahmetit e Xhavit Halitit, tre themelues të tjerë të UÇK-së.

Kelmendi ka përmendur se qeveria Bukoshi kishte dhënë tri herë nga 30 mijë marka për UÇK-në, e kjo ishte bërë përmes Adem Demaçit.“Unë e kam takuar dhe i kam treguar për UÇK-në. Nuk e besonte. Por duke qenë se ai kishte lidhje të mira me Bujar Bukoshin e luta që të shkojë dhe të kërkojë para për UÇK-në. I thash që cilin do person që e do Bujar Bukoshi le te ngarkon me këtë punë. Bukoshi u pajtua me një kusht. 

Tha, i ndajmë çdo muaj nga 30 mijë euro me kushtin që çdo muaj të ketë aksione kundër forcave pushtuese”, ka thënë Kelmendi, teksa ka shtuar se janë ndarë mjete tri herë.

Njëri ndër themeluesit e UÇK-së dhe LPK-së Kelmendi ka folur edhe vrasjen e Zahir Pajazit, për të cilën ka kërkuar hetime. Këtë të fundit dhe Adem Jasharin ka thënë se i ka dërguar në Tiranë për ushtrime LDK-ja.