“Xhaçka pret homologun polak: 400 mln lekë shtesë për mbrojtjen” plus 9 more 24 ore lajme

“Xhaçka pret homologun polak: 400 mln lekë shtesë për mbrojtjen” plus 9 more 24 ore lajme


Xhaçka pret homologun polak: 400 mln lekë shtesë për mbrojtjen

Posted: 03 Oct 2017 03:55 AM PDT

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti këtë të martë në një takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Antoni Macierewiç.  Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, ministrja Xhaçka shprehu vlerësimet dhe mbështetjen për Poloninë në rrugën drejt anëtarësimit NATO. "Biseduam gjithashtu për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve ...

Pranga në Tiranë ushtarit të kokainës. Kapet me drogë dhe armë

Posted: 03 Oct 2017 03:49 AM PDT

Një ushtar në Komandon e Forcave Tokësore u arrestua nga policia e Tiranës si shpërndarës i drogërave të forta.  Efektivi Xhuliano Kasa, 22 vjeç, u arrestua së bashku me shtetasin Denis Kanani, 21. Në banesën e ushtarit profesionist policia gjeti 79 gramë kokainë dhe më shumë se gjysmë kile kanabis. Ndërsa në banesën e shokut ...

Gjyqi ndaj Shullazit, seancën e ardhshme Tahiri dhe Çako

Posted: 03 Oct 2017 03:45 AM PDT

Në seancën e ardhshme gjyqësore të procesit ndaj Emiliano Shullazit, e parashikuar për javën e ardhshme, pritet të dëshmojnë emrat VIP. Kështu, në listën e personave të thirrur nga organi i akuzës rezultojnë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ndërkohë, lista vazhdon me emra të njohur ...

Shtatë shkrimtarët favoritë për të fituar Nobelin për Letërsi

Posted: 03 Oct 2017 12:22 AM PDT

Derisa Çmimi Nobel për Letërsi di të befasojë vit për vit, tanimë kanë nisur të përfliten emrat e favoritëve për të fituar çmimin. Sa prestigjioz është çmimi, kjo mbetet për tu diskutuar, por gjithsesi që fituesi dhe procesi përcillet me interesim të madh nga lexuesit në mbarë botën. Këtë vit, favoritët duket se janë ata ...

Rrëfimi i albanologut Robert Elsie për shqiptarët: Kosova ishte më perëndimore se Shqipëria

Posted: 03 Oct 2017 12:16 AM PDT

Është ndarë nga jeta, në moshën 67 vjeçare, albanologu i shquar, Robert Elsie, një ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në ditën e ndarjes së studiuesit nga jeta, publikojmë intervistën e vetme që albanologu i mirënjohur dha ndonjëherë në televizion. Kjo ishte një ndër emisionet më të ndjekura dhe është realizuar ...

Serbia po armatoset rëndë, sapo arritën dy avionë ushtarakë rusë

Posted: 03 Oct 2017 12:10 AM PDT

Një aeroplan transportues nga Rusia, Antonov – 124, ka dërguar dy avionë luftarakë MiG-29 në Serbi, një marrëveshje kjo që përfshin dërgimin e gjashtë avionëve, e që mund të rrisë tensionet Lindje – Perëndim në Ballkan. Avionët u shkarkuan në aeroportin ushtarak në periferi të Batajnicës, në Beograd. Avionët MiG, ofrohen nga Moska pa pagesë, ...

Autori i masakrës në Las Vegas një multimilioner, detaje nga jeta e ti

Posted: 03 Oct 2017 12:07 AM PDT

Autori i masakrës së Las Vegasit, i cili vrau 59 njerëz dhe plagosi 527 të tjerë në Las Vegas mbrëmjen e së dielës, ishte një multimilioner. Mediat raportojnë se ai kishte mbledhur një arsenal armësh, 23 të tilla në dhomën e tij në hotel Mandalay Bay, të cilën më pas e kishte shndërruar në një ...

Heldt: Aq sa do të vonohet Demarkacioni, aq do të vonohen dhe vizat

Posted: 03 Oct 2017 12:05 AM PDT

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën "Zëri", ka porositur drejtuesit e institucioneve kosovare që sa më shpejt ta përmbyllin Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, si dhe ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo pasi që, sipas tij, sa më shumë vonohet ratifikimi i ...

Koncesionet shqetësojnë FMN: Mund të rrisin borxhin me 7 përqind

Posted: 03 Oct 2017 12:02 AM PDT

Fondi Monetar Ndërkombëtar rriti parashikimin për ekonominë shqiptare gjatë vitit 2017, por ka paralajmeruar qeverinë për rreziqe të shtuara për financat e shtetit. "Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet 3.9 përqind nga 3.7 përqind që vlerësohej më parë, e mbështetur nga zgjerimi i shpejtë i turizmit dhe ndërtimit duke amortizuar pasojat negative të thatësirës në ...

Brahimaj në Top Story: Rihetim dosjeve të bujshme

Posted: 02 Oct 2017 11:58 PM PDT

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit deklaroi në Top Story këtë të hënë se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga Ambasadori Donald Lu në deklaratën e fortë që bëri po këtë të hënë. "Policia ka dosje ku dyshohet se ...