“Vuçiq për rastin Kosovë-Kataluni: E lexova raportin 10 herë, të gjithë po flasin për padrejtësi” plus 3 more Gazeta Tribuna |
- Vuçiq për rastin Kosovë-Kataluni: E lexova raportin 10 herë, të gjithë po flasin për padrejtësi
- Kjo është marrëveshja 71 milionëshe IPA, të cilën LDK thotë se nuk do ta votojë
- Mustafa: Askush më mirë se LDK-ja nuk di ta zhvillojë ekonominë
- Ekspertët serbë: Kosova dhe Katalonia nuk janë raste të ngjashme!
Vuçiq për rastin Kosovë-Kataluni: E lexova raportin 10 herë, të gjithë po flasin për padrejtësi Posted: 03 Oct 2017 11:54 AM PDT Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha se mjerimi serb u trefishua për borxhet e dyfishta të atyre që dëshirojnë të bëhet vendi ynë. Ai këtë e tha pas një takimi me përfaqësuesit e Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë në Varna të Bullgarisë, duke shuar se këto tre vende janë shumë të rëndësishme ku edhe folën në lidhje me "padrejtësisë që po i bëhen Serbisë". "Si president i Serbisë, ndjehem shumë vështirë pas raportit të komisioni Evropian. E kam lexuar dhjetë herë për të mos pasur konfuzion", tha Vuçiq, duke iu referuar raportit të KE ku ka thënë se Kosova dhe Katalunija nuk mund të krahasohen, transmeton Indeksonline. "Pashë reagimin e kolegëve të mi dhe të gjithë folën për Serbinë. Të gjithë mendojnë se kjo është një padrejtësi e madhe", ka deklaruar presidenti serb, pas takimit me përfaqësuesit e shteteve të Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Ai shtori se BE nuk mund të flasë për rastin "sui genersis" dhe se letra duhet të dërgohet në Bruksel. Ai ka komentuar edhe deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se shqiptarëve në jug të Serbisë duhet t’ju jepen shtetësia dhe pasaportat shqiptare. "Ne e dimë se sa ka shqiptarë në Serbinë qendrore, ka më shumë serbë në Kosovën qendrore. Ata mund të flasin të gjitha për aq kohë sa kanë mbrojtës jashtë shtetit. Ne jemi të detyruar të vuajmë", tha Vuçiq. The post Vuçiq për rastin Kosovë-Kataluni: E lexova raportin 10 herë, të gjithë po flasin për padrejtësi appeared first on Gazeta Tribuna. |
Kjo është marrëveshja 71 milionëshe IPA, të cilën LDK thotë se nuk do ta votojë Posted: 03 Oct 2017 08:18 AM PDT Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është shprehur kundër votimit të një marrëveshjeje disa milionëshe financiare që njihet si IPA. Në seancën e së hënës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në ratifikimin e marrëveshjes së IPA-s, nëse kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk jep llogari lidhur me atë se si është formuar Qeveria e Kosovës. Marrëveshja financiare IPA që është hiq më pak se 71.15 milionë euro nuk do ta ketë përkrahjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti u shpreh i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhte derisa Haradinaj të tregojë për formimin e Qeverisë së tij. "Nëse ju nuk qëndroni për të dhënë llogari si është formuar qeveria, për pazaret politike, ne nuk do të qëndrojmë për votimin e marrëveshjes IPA që kërkon 2/3 votat e opozitës", tha Hoti. Ndërkaq, këto deklarata të Hoti i ka quajtur të dëmshme deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi. "Kur është dashur që të mendohet për çështjet që ndërlidhen me të mirën e përbashkët, këta thanë që do të votojnë kundër program të IPA-s të Bashkimit Evropian", tha Krasniqi, duke shtuar se mosvotimi i kësaj Marrëveshjeje është i dëmshëm për Kosovën. Kjo marrëveshje financiare rregullon zbatimin e programit IPA 2016, pjesa e parë që përfshin 6 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e komuniteteve, rritjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet kosovare, si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale. Ditë më parë edhe ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha theksoi rëndësinë e asistencës së IPA-s dhe përfitimet që ka Kosova dhe qytetarët e saj nga kjo asistencë, duke kërkuar përkushtim nga të gjitha institucionet për të zbatuar këtë Marrëveshje Financiare. Rreth dy javë më parë Hoti kishte takuar Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian të cilën kishte thënë se e kishte siguruar "se LDK-ja do të luajë rol kyç në proceset e integrimit evropian të Kosovës". "Si parti opozitare, LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese e Kosovës" kishte shkruar Hoti pas takimit. Këtë çështje Hoti e ka ngritur edhe gjatë debatit të sotëm në Kuvend, ku ka thënë se tashmë e ka paralajmëruar Haradinajn. Sot ndërkaq komisioni për Integrime Europiane e ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe i ka rekomanduar Kuvendit miratimin e tij. Por çka është realisht IPA ( Instrumenti për asistencë të Para -Anëtarësimit) Projektet që i mbështetë janë të përgatitur në atë mënyrë që vendet kandidate dhe ato kandidate potenciale t'i afrojë në linjë me standardet e BE-së. IPA është dizajnuar për të maksimizuar fokusin, precizitetin dhe ndikimin në përmbushjen e nevojave të para anëtarësimit nëpërmes një kornize të vetme të thjeshtëzuar. IPA sjellë një shkallë të pajtueshmërisë dhe konsistencës në veprimin e Bashkim- it, duke arritur rezultate edhe më të mira me burimet në dispozicion. IPA zëvendëson pesë instrumentet e mëhershme të para-anëtarësimit të BE- së – Phare, ISPA, SAPARD, programin e Turqisë, dhe CARDS. IPA do t'i ndihmojë vendeve kandidate që të implementojnë në tërësi legjislacionin e BE-së ("Community acquis") në kohën që ata bëhen Shtete Anëtare. Vendet kandidate potenciale ndihmohen që të përafrojnë legjislacionin e tyre në mënyrë progresive me legjislacionin e BE-së. Instrumenti i ri është po ashtu i përcaktuar që në mënyrë progresive t'iu besojë administratave të vendeve përfituese menaxhimin e fondeve të BE-së. Përveç rritjes së ndenjes së pronësisë në projektet e para-anëtarësimit, kjo po ashtu do u ndihmojë vendeve që të përgatiten për metodat e menaxhimit që ata do t'i përdorin pasi që të vijnë në pozitë që të përfitojnë nga fondet si Shtete Anëtare të BE-së. IPA ofron asistencë në forma të ndryshme për vendet që ndërmarrin reforma politike dhe ekonomike në rrugën e tyre drejt anë-tarësimit në BE: investime, kontrata prokurimi apo subvencione; Ekspertë të Shteteve Anëtare për të ndërtuar bashkëpunim administrativ; veprime në mbështetje të vendit përfitues; ndihmë në implementimin dhe menaxhimin e programeve; në raste të jashtëzakonshme, mbështetje buxhetore. Asistenca lidhet me përmirësimin e kushteve në vendet përfituese dhe afrimi i tyre dhe qytetarëve të tyre me BE-në.
The post Kjo është marrëveshja 71 milionëshe IPA, të cilën LDK thotë se nuk do ta votojë appeared first on Gazeta Tribuna. |
Mustafa: Askush më mirë se LDK-ja nuk di ta zhvillojë ekonominë Posted: 03 Oct 2017 08:14 AM PDT Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një takimi me strukturat e LDK-së në Fushë Kosovë, ka thënë të martën se askush më mirë se LDK-ja dhe kuadrot e saj nuk kanë njohuri, përvojë dhe program për ta zhvilluar ekonominë. "Ne jemi të interesuar që të punojmë më tepër në fushën e zhvillimit ekonomik. Fokus e kemi zhvillimin ekonomik në Fushë Kosovë dhe të gjitha komunat tjera. Ne synojmë të krijojmë më shumë hapësira për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, hapësira për punësim të të rinjve dhe perspektivës së jetesës. Jam i bindur se askush më mirë se LDK-ja nuk i njeh punët e aspektit zhvillimor, kemi kuadro profesional, program të detajizuar dhe Strategjinë e Zhvillimit Lokal e cila do të zbatohet në Fushë Kosovë", ka thënë Mustafa. Ai pohoi se kemi ardhur që të bisedojmë me strukturat e LDK-së në Fushë Kosovë, Kryesinë, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë dhe kandidatët për Kuvend Komunal, për Strategjinë e Zhvillimit Lokal e cila do të zbatohet në këtë komunë. Ai potencoi se Fushë Kosova është një komunë që LDK-ja gjithmonë ka fituar sepse i ka dhënë një vlerë të shtuar. Avdullah Prebreza, kryetar i Degës së LDK-së në Fushë Kosovë, ka thënë se nga 29 kandidatët për Asamble Komunale, 21 janë kandidatë të rinj dhe kjo dëshmon për hapësirat që ne ju japin kuadrove të reja. "Puna jonë flet vet. Jemi shumë përpara në të gjitha fushat në raport me konkurrentët tanë. Jam i bindur në fitoren e LDK-së në Fushë Kosovë, pasi që të gjitha premtimet që i kemi dhënë në mandatin e kaluar i kemi përmbushur. Ne kemi qenë dhe mbetemi bastion i LDK-së", ka thënë Prebreza. The post Mustafa: Askush më mirë se LDK-ja nuk di ta zhvillojë ekonominë appeared first on Gazeta Tribuna. |
Ekspertët serbë: Kosova dhe Katalonia nuk janë raste të ngjashme! Posted: 03 Oct 2017 08:12 AM PDT Mediat serbe si zakonisht tentojnë që shumë gjëra të lidhin me Kosovën dhe të tentojnë të "zbulojnë" se pavarësia e Kosovës është e njëanshme, mirëpo edhe tani nuk doli të jetë ashtu. Se rasti i Kosovës dhe Katalonisë nuk janë të ngjashme e tha edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas, i cili tha se janë raste të ndryshme dhe si të tilla nuk mund të krahasohen Tani edhe Beogradi del dhe deklarohet se janë 'dy probleme' me pikëpamje të ndryshme, transmeton lajmi.net. Sipas B92, Milovan Drecun nga komisioni parlamentar për Kosovës, ka thënë se këto dy raste nuk janë për krahasim pasi edhe shumica e vendeve të BE-së e njohin pavarësinë e Kosovës. Edhe për Partinë Liberale Demokratike, këta dy shembuj nuk janë për krahasim. "Serbia në vitin 1999 humbi kontrollin në Kosovë. Serbia nuk ka ndikim pothuajse për asgjë në Kosovë, që nuk është si në rastin e Spanjës dhe Katalonisë…", ka thënë John Nejdenov. Katalonia nuk është rasti i vetëm në botë që kërkon të jetë e pavarur, edhe shumë vende në rajon kanë kërkuar prej kohesh të jenë të pavarur nga vendet e tyre të origjinës. Lidhja Veriore kërkon ndarjen e Padanisë nga Italia, për arsye ekonomike. Ekziston edhe rasti i Flanders në Belgjikë- partia më e fortë pas zgjedhjebe në Belgjikë, beson se shteti belg para shpërbërjes beson se duhet të ndërtojë Flanders të pavarur. Kujtojmë, se Evropa pritet të sjellë një përgjigje racionale në rastin e Katalonjës, por në të njëjën kohe duhet të respektojnë vullnetin demokratik. The post Ekspertët serbë: Kosova dhe Katalonia nuk janë raste të ngjashme! appeared first on Gazeta Tribuna. |
You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |