Tirana Observer: “Vajza e Cindy Crawford hap sfilatën e Chanel” plus 9 more |
- Vajza e Cindy Crawford hap sfilatën e Chanel
- Shannen Doherty,aktorja e njohur mund kancerin: Sëmundja më ka bërë një njeri më të mirë
- Armina Mevlani, gjithë elgancë dhe sharm në Paris
- Vajza e Blendi Fevziut feston 2-vjetorin e lindjes, ja detajet e festës
- Revoltohet Armela e BB9, poston foto nga adoleshenca: Ja si isha e pabërë!
- Ngjela: Donald Lu do të bëjë deklarata edhe më të rënda se këto…
- PR krijon grup parlamentar me Mediun dhe 6 deputetë të PD
- Italia, Spanja, De Biasi dhe Capello, Christian Panucci rrëfehet për FIFA-n
- Frika nga sekuestrimet, a po krijon “Vjeshta 2017” një vrull shitjesh të makinave luksoze?
- Qeveria po planifikon të rikthejë taksën e biznesit të vogël?
| Vajza e Cindy Crawford hap sfilatën e Chanel Posted: 03 Oct 2017 10:40 AM PDT E reflekton gëzimin nga të gjitha anët Kaia Gerber, vajza e Cindy Crawford, e cila është zgjedhur nga Karl Lagerfeld për të hapur sfilatën e Channel në Paris. Për të manifestuar kënaqësinë e saj të madhe bukuroshja që ka festuar 16 vjetorin në shtator, ka publikuar në rrjetin social Instagram një pamje nga sfilata me komentin: 'Kurrë s'do e kisha imagjinuar këtë në jetën time. Karl nuk kam fjalë për ta përshkruar kwtw emocion tw vecantë për mua. Jeni një legjendë'. Postimi ka marrë mijëra like dhe shumë komente. |
| Shannen Doherty,aktorja e njohur mund kancerin: Sëmundja më ka bërë një njeri më të mirë Posted: 03 Oct 2017 10:25 AM PDT U deshën dy vite luftë për të mundur tumorin në gjoks të cilin e ka treguar pa turp në rrjetet sociale. Shannen Doherty flet për luftën e saj në një intervistë për 'Life & Style magazine'. 46 vjeçarja artiste interpretuese në rolin e Branda Walsh në 'Beverly Hills 90210' dhe Prue Halliwell në 'Shtrigat' ka treguar: 'Sëmundja më bëri një njeri më të mirë dhe më mësoi një forcë tjetër. Ndjehem me fat që jam në një fazë shërimi edhe pse kam pasur kancer. Jam shumë e lumtur dhe kjo është një mundësi e dytë'. Artistja amerikane është kthyer edhe në xhirimet për serialin "Heathers". |
| Armina Mevlani, gjithë elgancë dhe sharm në Paris Posted: 03 Oct 2017 10:09 AM PDT Blogerja Armina Mevlani po merr pjesë në "Fashion week" që po mbahet në Paris. Mevlani si gjithnjë edhe kësaj radhe është paraqitur me shumë stil. |
| Vajza e Blendi Fevziut feston 2-vjetorin e lindjes, ja detajet e festës Posted: 03 Oct 2017 09:59 AM PDT Që kur Alis, vajza e dytë e Blendi Fevziut, erdhi në jetë 2 vjet më parë, për moderatorin e njohur jeta mori rrjedhë tjetër. Plot 13 vjet pas vajzës së parë, Mishel, Blendi gati-gati i kishte harruar vitet e para si baba. Por ndryshe nga koha me Mishelin, siç ka treguar shpesh moderatori i "Opinion", me Alis ai ka qenë edhe më pranë, aq sa është përpjekur të shijojë me të çdo moment të rritjes, pavarësisht angazhimeve. Sot, Alis feston 2-vjetorin e lindjes dhe për moderatorin e "Opinion" nuk ka gëzim më të madh. Kjo duket edhe nga fotot që Blendi ka postuar në profilin e tij në Instagram në një festë që flet vetëm emrin e saj. Pamja e re që ka marrë shtëpia e Blendit është vënë në shërbim të vogëlushes, e cila, si një vit më e madhe, e shijon edhe më shumë vëmendjen ndaj vetes. Edhe pse një festë private, siç duket nga këto foto, për Blendin gëzimi i kësaj ditëlindjeje nuk mund të mbahet vetëm për vete. Në foto, ai duket duke i bërë qejfin vogëlushes, e cila është argëtuar me lodrat, tullumbacet dhe të gjithë miqtë e ftuar në gëzimin e saj. |
| Revoltohet Armela e BB9, poston foto nga adoleshenca: Ja si isha e pabërë! Posted: 03 Oct 2017 09:54 AM PDT Një prej konkurrenteve më të përfolura edhe pas daljes nga shtëpia e Big Brother 9, Armela Hyseni, kohët e fundit është bërë kryefjalë mediatike jo vetëm për raportin e saj me kokurrentin tjetër të Big Brother, Damiano, por edhe për ndërhyrjet e saj estetike. Pak kohë më parë, Armela e ndau live pothuaj të gjithë procesin e ndërhyrjes në hundë, por nuk ka mjaftuar për të shuar zërat se modelja bukuroshe i është nënshtruar edhe ndërhyrjeve të tjera. Pavarësisht se 22-vjeçarja e ka pranuar publikisht se ka fryrë buzët dhe po ashtu edhe operacionin në hundë, zërat nuk janë shuar dhe komentet nuk janë ndalur. Për këtë, Armela ka postuar nëj foto në Instastory kur ishte vetëm 16-17 vjeç dhe ku duket pothuaj njëlloj me Armelën sot. Dhe që ka qenë gjithmonë një vajzë bukuroshe e me bukuri natyrale, e tregon edhe kjo foto e hershme e Armelës. Pasi e ka postuar, ajo shkruan mbi të: "Ja pra edhe Armela e pabërë, 16 – 17 vjeç me make up të përshtatshëm." |
| Ngjela: Donald Lu do të bëjë deklarata edhe më të rënda se këto… Posted: 03 Oct 2017 09:40 AM PDT Spartak Ngjela paralajmëron deklarata akoma më të ashpra nga ambasadori amerikan dhe nga Uashingtoni për politikën shqiptare. Shkak për këtë, thotë Ngjela është Edi Rama dhe Sali Berisha që janë bërë bashkë kundër Vetingut. Përmendja e emrave të kriminelëve nga ambasadori amerikan, tregon që ata kanë mbështetje politike. "Fakti që i përmend ai dhe politika e lartë e perëndimit, atëherë kanë të dhëna që gjithsecili ka përkrahje politike". Politika të dorëzohet! Është e korruptuar!", – ka thënë Ngjela për "Klan Plus". Por pas këtij prononcimi, Avokat Ngjela, ka reaguar edhe në mprofilin e tij në Facebook, me një status apostafat për deklaratën e Ambasadorit Amerikan Lu. Ja statusi i plotë i Spartak Ngjelës në Facebook: "Dje, politika amerikane, me ambasadorin në Tiranë, iu përgjigj ashpër krimit shtetëror. Ai në fakt përmendi krimin e rrugës, por jo kot: secili nga ata që përmendi Donald Lu, ka lidhje me një pushtetar të fuqishëm. Ky ishte nënteksti i fjalimit të tij. Atëherë, si logjikë e këtij rasti; politika amerikane kuptohet se së shpejti do të tregojë lidhjet konkrete midis njerëzve të krimit dhe njerëzve të politikës së lartë të të dy krahëve të politikës shqiptare, nëse këta nuk do të tërhiqen nga planet për bllokimin e Reformës në Drejtësi. l. Po, pse pikërisht në këtë kohë politika amerikane foli kaq hapur? Sepse kuptohet që ajo tani e ka kapur bashkimin Rama-Berisha dhe prandaj nuk i dalloi fare nga njëri-tjetri, por i vendosi në të njëjtin rregjistër korruptiv. Që nga ky moment politik do shihni që Rama do të degradojë në politikën e tij naive, që mendon se mund të vijojë të jetojë mbi gënjeshtrën. E ka të pamundur. Sipas asaj që tregoi politika amerikanë dje; qënia e Ramës në krye të socialistëve më tej, do ta dëmtojë shumë partinë socialiste. Rama mendon tani të sakrifikojë partinë për të shpëtuar veten dhe Berishën. Bashkimi i tyre, në historinë e krimit shtetëror është quajtur "politika e krimit të njësuar", sepse kjo koinçidon edhe me bashkimin e krimit të rrugës. Duhet të kuptohemi: esencialisht, korrupsioni dhe krimi shtetëror në grabitjen e vlerave materiale shtetërore, është realisht drejtimi i shtetit nga krimi i organizuar. ll. Ishte Berisha i pari që mendoi të sakrifikonte partinë për të shpëtuar veten dhe familjen nga goditja penale për korrupsion. Por ai e asgjësoi politikisht Partinë Demokratike dhe nuk e shpëtoi dot as veten dhe as fëmijët nga goditja që do t'i japë antikorrupsioni. Tani po del Rama në skenë që, për të shpëtuar veten dhe Berishën nga ndëshkimi i antikorupsionit, kërkon të sakrifikojë Partinë Socialiste. Kjo do të vijë sepse, sipas asaj që tha ambasadori, nëse partia do t'i bindet Ramës në aventurën e tij me Berishën, atëherë socialistët do të dalin nga pozicioni perëndimor që kanë, dhe kjo parti sigurisht që do të fillojë të trajtohet si në vitin 1991. Socialistët duhet të kujtohen që shqiptarët janë sot 97 përqind proamerikanë dhe politika amerikane dhe gjermane është kundër korrupsionit shqiptar. lll. Shenjat duken se nuk do ta lejojë që, për fatin e Ramës dhe Berishës, të dalin të gjithë këta në rradhën e madhe të njerëzve që duhen ndëshkuar për korrupsion. Atëhetë, ç'duhet të bëjnë? Në të kundërt; me qeverinë teknike të të pakorruptuarëve që duhet të vijë paralel me goditjen antikorrupsion, Partia Socialiste do të katandiset siç është shapravitur sot lul-partia Demokratike. ll. Por politika amerikanë duket se tani ka bindjen që korrupsioni do të tentojë të bëhet bllok kundër politikës amerikane. Megjithatë, le të presim me dëshirë dhe besim vendosjen e moralitetit në qeverisjen shqiptare; sepse koha e korrupsionit ka filluar të bëjë dorëzimet". |
| PR krijon grup parlamentar me Mediun dhe 6 deputetë të PD Posted: 03 Oct 2017 09:28 AM PDT Partia Republikane ka krijuar grupin e saj parlamentar më deputetë të Partisë Demokratike. Siç thotë rregullorja e Parlamentit, grupi parlamentar duhet të ketë të paktën 7 deputetë. Në përbërja të grupit parlamentar të PR janë Fatmir Mediu, Fatbardha Kadia, Hekuran Hoxhalli, Lindita Metaliaj, Isuf Çelaj, Nadire Meçorapaj dhe Orjola Pampuri. Tashmë në Parlamentin e Shqipërisë do të jenë 4 grupe parlamentare, PS, PD, LSI dhe PR. |
| Italia, Spanja, De Biasi dhe Capello, Christian Panucci rrëfehet për FIFA-n Posted: 03 Oct 2017 09:24 AM PDT Shqipëria shkon në dy ndeshjet e fundit kualifikuese europiane për Kupën e Botës 2018 në Rusi me pothuajse asnjë shans për t'i bërë realitet finalet botërore. Të tretët në një grup shumë të vështirë, Grupin G, shqiptarët po përgatiten për t'u përballur me dy skuadrat mbi ta në renditje: Spanjën dhe Italinë. Dy të parët e grupit do të këshilloheshin mirë që të mos e merrnin lehtë Shqipërinë, siç shpjegoi trajneri i saj, Christian Panucci në një intervistë ekskluzive për "FIFA.com. "Janë dy ndeshje shumë të mëdha për lojtarët tanë dhe ne do të tentojmë një fitore. Kjo është ajo që gjithmonë duhet të provosh dhe të bësh në jetë e në sport. Ne do të përpiqemi ta bëjmë jetën e vështirë për ta. Ju kurrë nuk e dini në futboll. Janë ndeshje të veçanta, sigurisht. Spanja është shtëpia ime e dytë. Kam kaluar shumë kohë atje, kam miq dhe kam kaluar një pjesë shumë të rëndësishme të karrierës sime në atë vend, i cili është afër zemrës sime. Edhe Italia është vendi ku jetoj. Kam bërë shumë paraqitje edhe për ekipin kombëtar italian", tha trajneri i kombëtares shqiptare për "FIFA.com", Panucci foli për objektivat e tij me Shqipërinë, kritikat mbi Italinë e Giampiero Venturës dhe ndikimin e Capellos në karrierën e tij, ndër të tjera. Objektivat e reja – "Gianni de Biasi bëri një punë fantastike dhe, pas kualifikimit për "EURO 2016", Shqipëria ka fituar shumë respekt në Europë dhe në mbarë botën. Ka shumë pozitivitet përreth. Kemi një skuadër me lojtarë të mirë dhe jam shumë i lumtur. Qëllimi është të kualifikohemi për në "EURO 2020" dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë atë. Mendoj se mund të bëjmë një lëvizje të mirë dhe jam i sigurt se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara". Nuk luan për barazim – "Më pëlqen të jem trim në të dyja rastet; fitore dhe humbje. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë kundër Spanjës dhe Italisë. Unë nuk dua që lojtarët e mi të mendojnë se do të isha i lumtur me një barazim dhe do të ulemi të gjithë pas topit (qesh). Shmangia e humbjes do të ishte mirë, gjithsesi". Për Italinë dhe kritikat ndaj Venturas – "Spanja e mundi Italinë në atë ndeshje (3-0), por Italia ka fituar në shumë raste të tjera dhe unë nuk mendoj se ka shumë ndryshim mes këtyre të dyjave. Çdo lojë është e ndryshme. Nuk është e lehtë për Venturën. Kjo është një fazë tranzicioni për Italinë, ka kualifikimin për në Kupën e Botës në lojë dhe ai duhet të lejohet të vazhdojë punën. Ai është një trajner i lartë, me shumë përvojë dhe meriton respekt". A do ta shohim Italinë në "Rusia 2018"?- "Nuk e di. Italia po mundohet për ta bërë këtë dhe ekipi është ende në pozita për t'u kualifikuar. Unë shpresoj që ajo të shkojë në finale. Në të vërtetë, unë jam i sigurtë se kjo do të ndodhë". Duke marrë këshilla nga Capello – "Gjithmonë më ka pëlqyer ideja, por ai më tha se duhej të isha trajner. Ai më mori me vete në Rusi, e cila ishte një eksperiencë fantastike, dhe kjo ishte periudha kur fillova t'i jepja një mendim serioz. Duhet të punosh shumë, nëse dëshiron të fitosh si trajner. Është një punë e vështirë, por unë jam mjaft i fortë për ta bërë një hap. Le të shohim se çfarë ka e ardhmja. Kam mësuar shumë gjëra nga Capello, por ato janë të gjitha sekret (qesh). Të gjithë e dimë qasjen e Capellos ndaj punës dhe mendimit të tij, çka janë gjëra që qëndrojnë me mua, në karrierën time. Ai është një profesionist i lartë". |
| Frika nga sekuestrimet, a po krijon “Vjeshta 2017” një vrull shitjesh të makinave luksoze? Posted: 03 Oct 2017 08:43 AM PDT Aksioni i fundit i Policisë së Shtetit që ka vënë në shënjestër krimin ekonomiko-financiar, ka shkaktuar panik mes pronarëve të automjeteve luksoze, të cilët nuk mund të justifikojnë blerjen. Në një vëzhgim të tregut të shitblerjeve të automjeteve online, SCAN ka konstatuar se ka një rritje të pazakontë të njoftimeve për shitjen e makinave me vlera të mëdha. Bëhet fjalë për automjete që i kalojnë 10 mijë euro në vlerë: modele kryesisht të pas vitit 2010, të markave si Mercedes-Benz apo Audi. Modele të ngjashme në çmim dhe vit prodhimi me ato të sekuestruara nga Policia javët e fundit. Edhe pse është e ditur që në vendin tonë qarkullojnë shumë automjete të reja, flota në të gjithë vendin përfshin kryesisht vetura të cilat i kalojnë 12-13 vjet vjetërsi. Prandaj vihet re qartë që ka një disproporcion mes makinave në qarkullim dhe atyre në shitje. Të pyetur nga "SCAN", portali 'Ikub.al' tha se makinat luksoze qëndrojnë në një raport 40 për qind kundrejt llojeve të makinave të tjera, që 'kryesojnë' me 60 për qind. Përsa i përket faktit se a po dominojnë automjetet e shtrenjta tregun e shit-blerjeve, '100oferta.com', i vendos ato në raportin 30 për qind, përkundrejt makinave të tjera. Portali tregon se kjo ka ardhur edhe si kërkesë e tregut, pasi shqiptarët së fundmi po kërkojnë për të blerë makina çmimi i të cilave varion nga 6000-7000 euro. Po ashtu, ato preferojnë më së shumti automjete që janë prodhuar 7-8 vitet e fundit. Gjithashtu në një portal tjetër vumë re se mbi 50 makina me çmim nga 10 -32 mijë euro janë shtuar vetëm kohët e fundit në listën e njoftimeve. |
| Qeveria po planifikon të rikthejë taksën e biznesit të vogël? Posted: 03 Oct 2017 08:30 AM PDT Ministria e Financave, në paketën fiskale të vitit 2018 po merr në konsideratë që të rivendosë taksën për biznesin e vogël, në kufirin e xhiros nga 2 deri në 5 milionë lekë, që aktualisht është zero. Lëvizja, sipas burimeve në Ministrinë e Financave po studiohet pas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka qenë gjithnjë kundër përjashtimeve fiskale, pasi ato janë burim evazioni. FMN ka pohuan në deklaratën e fundit në përfundim të Artikullit IV se "struktura e TVSH-së dhe e tatimfitimit për bizneset e vogla duhet të marrë në konsideratë një regjim të thjeshtuar për ta minimizuar barrën për administratën tatimore". Në fund të vitit 2015, qeveria shqiptare vendosi që të heqë taksën e biznesit të vogël për xhiro deri në 5 milionë lekë (që ishte 25 milionë lekë në vit), ndërsa për fashën nga 5 në 8 milionë lekë tatimi u ul në 5%, ndërsa për bizneset që kanë një qarkullim vjetor më të lartë sesa 8 milionë lekë, tatim fitimi është 15%. Plani është të taksohen bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë, por deri tani nuk është vendosur se sa do të jetë niveli. Vendimi u mor pasi aksioni antiinformalitet që u zhvillua me agresivitet në shtator dhjetor 2015 dhe u përqendrua fillimisht tek biznesi i vogël, krijoi pakënaqësi të mëdha dhe uli popullaritetin e politikave të qeverisë. Por ky përjashtim u konstatua shumë shpejt që u bë burim evazioni. Heqja e taksave dhe vendosja e kufijve të xhiros bëri që prodhuesit të gjendeshin para refuzimit të tregtarëve për të marrë faturë. Kjo do të sillte rritje të xhiros së sipërmarrjeve të vogla, deri në kalimin e tyre në të mesme e të mëdha, pra duke i bërë një biznes objekt taksash. Të ardhurat nga biznesi i vogël zbritën në rreth 600 milionë lekë në vitin 2016, nga 2 miliardë lekë që ishin në vitin 2015, para se të hiqej taksa për subjektet me xhiro deri në 5 milionë lekë. Pesha që zënë të arhdurat nga tatimi mbi biznesin e vogël në buxhet është e papërfillshme, përkatësisht 0.5% dhe 0.1% e totalit në 2015 dhe 2016, por shqetësimi kryesor lidhet me shkëputjen e zinxhirit të deklarimit për shkak të mungesës së interesit të subjekteve të vogla për të marrë faturë. Ndërsa në buxhet pesha e të ardhurave të biznesit të vogël është e papërfillshme, ajo ishte e rëndësishme për pushtetin lokal (që përdorte të ardhurat nga kjo taksë), i cili u detyrua ta kompensonte përmes shtimit të taksave të tjera si ajo e pastrimit, hapësirës, pronës etj. Mësohet se ndërkohe, në kuadër të aksionit antiinformalitet që ka nisur nga 1 tetori, tatimet po kalojnë shumë subjekte të vogla në biznese me TVSH. FMN kundër përjashtimeve fiskale FMN paralajmëroi që në fillim se heqja e taksës për biznesin e vogël do të kishte efekt negativ në luftën ndaj informalitetit, pasi nxitja për evazion masiv do të jetë më e madhe dhe shumë biznese do të tentojnë të qëndrojnë në këtë nivel, ndërsa të tjera do tentojnë të ndahen që të zbresin në kufirin ku nuk paguhen taksa. Edhe në deklaratën e fundit, FMN thekson se "Autoritetet nuk duhet të japin më përjashtime të reja tatimore, trajtime preferenciale apo të ulin shkallët tatimore. Struktura e TVSH-së dhe e tatimfitimit për bizneset e vogla duhet të marrë në konsideratë një regjim të thjeshtuar për ta minimizuar barrën për administratën tatimore". Shkalla tatimore aktuale e biznesit të vogël Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është 5%. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë, është 0 (zero) lekë në vit./Monitor/
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





