Tirana Observer: “Komisioni Europian: Pse rasti i Katalonjës nuk ka krahasim me atë të Kosovës” plus 9 more |
- Komisioni Europian: Pse rasti i Katalonjës nuk ka krahasim me atë të Kosovës
- ISIS merr përgjegjësinë e masakrës në Las Vegas, por FBI i përgënjeshtron
- Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen me (zh)veshjen e saj (FOTO)
- Qytetet shqiptare që furnizoheshin me energji elektrike në vitet ’20 dhe kush ishin dy biznesmenët që zotëronin centralet
- Ligji për pakicat diskutohet në komision, ndërhyn ambasada bullgare
- Basha: PD do të mposhtë krimin e organizuar
- I bardhë. 64 vjeç. Kush është autori i masakrës më të përgjakshme së historisë amerikane
- Nga Greqia në Itali, ndalohet gomonia plot me drogë në Otranto, pranga 3 skafistëve
- Masakra e Las Vegasit: 50 viktima, 400 të plagosur (Video)
- ‘Sa bukur Mario’ feston ditëlindjen, Kim Kardashian i dedikon këto fjalë të ëmbla
| Komisioni Europian: Pse rasti i Katalonjës nuk ka krahasim me atë të Kosovës Posted: 02 Oct 2017 09:15 AM PDT Komisioni Evropian është në anën e autoriteteve spanjolle, që e konsideron referendumin e Katalonjës joligjor. Krahasimi me rastin e Kosovës nuk qëndron, sipas Komisionit Evropian. "Kur është në pyetje njohja e Kosovës, ky është kontekst shumë specifik. Ky ishte qëndrimi i pranuar nga ana e Deklarimit të KB dhe Rezolutave të ndryshme të KB dhe të komunitetit ndërkombëtar. Kontest shumë specifik, me arsyet specifike", ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Schinas, transmeton gazetametro.net. Komisioni Evropian në deklaratën e tij të sotëm pretendon se, duke marrë parasysh Kushtetutën spanjolle, votimi i djeshëm në Katalonjë nuk ishte legal. "Për KE kjo është çështje e brendshme e Spanjës, e cila duhet të zgjidhet në përputhje me ligjet kushtetuese të Spanjës. Ne e përsërisim qëndrimin të cilin e kanë pasur edhe ky edhe Komisioni Evropian i mëparshëm, e kjo është se, në rast se ky referendum organizohet në përputhje me Kushtetutën spanjolle kjo do thoshte se ky territor i cili po shkon do të gjendej jashtë BE-së", ka thënë Schinas duke tentuar ta arsyetojë qëndrimin e Komisionit Evropian. Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën, pikërisht për të mos i dhënë krahë qëndrimeve separatistëve të katalanasve.
|
| ISIS merr përgjegjësinë e masakrës në Las Vegas, por FBI i përgënjeshtron Posted: 02 Oct 2017 09:03 AM PDT Shteti Islamik (ISIS) mori përsipër përgjegjësinë për sulmin me armë që la të vdekur 50 persona në Las Vegas. Nëpërmjet një deklarate në median e tyre, "Amaq", ISIS lajmëroi se agresori ishte "luftëtar i Shtetit Islamik". Sipas kësaj agjencie, agresori 64-vjeçari, Stephen Paddock ishte konvertuar në fenë myslimane pak muaj më parë. Por shërbimet inteligjente amerikane e mohuan menjëherë këtë lajm. "Nuk ka asnjë të dhënë që lidh vrasësin e Las Vegasit me grupet terroriste ndërkombëtare", deklaroi FBI. Edhe policia e Las Vegasit e mohoi. "Sulmi me armë në koncertin country në Mandalay Bay është vepër e një 'ujku të vetmuar', që nënkupton një individ të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste. Në këtë pikë në përjashtojnë që t'a cilësojmë këtë sulm si akt terrorist edhe pse nuk dihet ende pse ky person ka hapur zjarri në koncert, duke vrarë 50 persona dhe plagosur mbi 200 të tjerë", ka thënë policia e Las Vegas-it. |
| Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen me (zh)veshjen e saj (FOTO) Posted: 02 Oct 2017 08:44 AM PDT Që kur u bë e famshme në videoklipin e Robin Thicke "Blurred Lines", Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen kudo ku shkon. Modelja 26-vjeçare ishte qendra e vëmendjes në festën e Vogue gjatë Javës së Modës në Paris. Emily kishte zgjedhur të mos vishte reçipeta për këtë event. |
| Posted: 02 Oct 2017 08:30 AM PDT Pak vite pas Luftës së parë Botërore pothuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë filluan të ngrenë centrale elektrike që furnizonin me energji qendrat e qyteteve dhe disa familje të rëndësishme të qyteteve përkatëse. Po ashtu, centralet me fuqi motorike prodhonin energji edhe për ndërmarrje të ndryshme të kohës. Që gjatë Luftës, ushtritë e huaja që ishin prezentë në Shqipëri (p.sh ushtria italiane në Vlorë) kishin sjellë motorë për prodhimin e energjisë elektrike. Në vitet '20-'30 në Shqipëri do të ishin disa shoqëri e individë që kishin në pronësi këto centrale elektrike: Shoqëria S.E.S.A me kapital 2 milion franga ari kishte instaluar centrale elektrike në këto qytete: -Shkodër, më fuqi motorike 675 kuaj fuqi -Vlorë, me fuqi motorike 360 kuaj -Gjirokastër, me fuqi motorike 175 kuaj -Berat, me fuqi motorike 85 kuaj -Fier, me fuqi motorike 75 kuaj -Tiranë, fuqi motorike prej 440 kuajsh Po ashtu, në Korçë ishte Shoqëria Generale e elektrikut me fuqi motorike prej 4900 kuaj dhe centrali hidraulik prej 500 kuaj fuqi. Kjo shoqëri, e financuar nga emigrantët, për herë të parë përdori fuqinë e ujit për të prodhuar energji elektrike. Në Tiranë central elektrik do të kishte Shoqëria SITA ndërsa në Durrës shoqëria "STAMLES" Ndërkohë, në Shqipërinë e viteve '30 ishin dy individë që kishin në pronësi centrale elektrike. Në Elbasan ishte Andon Beça ndërsa në Pogradec Novruz Pasho. Kush ishte Andon Beça
I lindur në 1881, ai do të kryente detyrën e inspektorit të arsimit në zonat e Elbasanit për të vijuar më pas në detyrën e deputetit e senator it në vitin 1920. Në 1924 ai do të bënte pjesë në grupin e atyre që do të arratiseshin si rrjedhojë e mënyrës së ardhjes në pushtet të qeverisë që u drejtua nga Fan Noli. Pas kthimit ai do të rizgjidhej si deputet e senator i Elbasanit. Gjatë periudhës së pushtimit italian e gjerman të vendit ai do të mbante detyra ministrore, si ministër i bujqësisë e ekonomisë dhe si ministër i Financave. Beça zotëronte pasuri në zona të ndryshme të vendit e në listën e pasurive të tij ishte edhe centrali për prodhimin e energjisë elektrike. Kush ishte Novruz Pasho Novruz Pasho ishte një nga biznesmenët më të njohur në Pogradec. Ai do të mbante funksione në pushtetin vendor dhe njëkohësisht do të kishte një serë fabrikash e pronash, mes të cilave edhe centralin elektrik që furnizonte Pogradecin./SCAN |
| Ligji për pakicat diskutohet në komision, ndërhyn ambasada bullgare Posted: 02 Oct 2017 08:13 AM PDT Edhe pse të gjitha forcat politike në vend e mbështesin projektligjin e ri për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe në komisione ajo deri më tani është miratuar nga të gjitha palët, duket se nuk ndodh e njëjta gjë me vendet e rajonit. Ky projektligj dhe mospërfshirja e minoritetit të saj ka vënë në lëvizje ambasadën bullgare në Tiranë. "Realisht ndjeshmëria është e lartë. Në vetëm pak ditë më parë, në email-et tona ka mbërritur një kërkesë në adresë të komisionit edhe nga Ambasada Bullgare, për t'u bërë e mundur që edha ata të dëgjohen në këtë komison. Dhe ndoshta zonja kreytare është momenti që t'i kthejmë një përgjigje që dhe ata të vijnë nesër dhe të kenë mundësi të diskutojnë për këtë ligj", deklaroi deputetja e LSI, Klajda Gjosha. Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati saktësoi se kjo letër ka mbërritur dhe në Komisionin e Ligjeve, por kërkoi nga deputetët që të jenë të unifikuar në qëndrimin e tyre. "Më gjithë respektin për letrat, duhet ta ndajmë shumë qartë edhe parimin ndërkombëtar edhe parimin kushtetues, se kush quhet grup interesi dhe grup që përfiton nga ky ligj dhe vetë ne Komisioni i Politikës së Jashtme për vetë specifikën duhet ta kemi mirë parasysh këtë gjë. Shpresoj të jemi të unifikuar në këtë qëndrim", deklaroi Bushati. Në projektligjin e paraqitur në Kuvend për diskutim janë të parashikuara 8 pakica kombëtare në Shqipëri, të cilat do të dëgjohen për qëndrimet e tyre mbi të ditën e martë, në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe atij të Punëve të Jashtme. |
| Basha: PD do të mposhtë krimin e organizuar Posted: 02 Oct 2017 08:01 AM PDT Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë për lidhje me krimin e organizuar. "Blerja, dhunimi dhe tjetërsimi i votës nga Rama dhe PS u bë falë parave të pista të krimit dhe ndihmës së bandave", ka deklaruar Basha. Ndonëse nuk ka cituar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, që kritikoi strukturat e shtetit për dështim në luftën ndaj kriminalitetit, Basha ka theksuar se shqiptarët e kanë të qartë që qeveria është e blerë. "Sepse kur përdoren lekët e kriminelëve për të ardhur në pushtet, shteti do të jetë krah kriminelëve dhe jo qytetarëve", ka thënë Basha. Në këto kushte, "kur vendi ndodhet pranë greminës", Basha ka njoftuar përgatitjen e një plani nga PD, për të nisur një luftë që sipas kreut të opozitës do të ketë një përfundim: "mposhtjen e krimit të organizuar". "T'i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t'i thuash të luftojë vetëveten. T'i japim vendit zgjidhjen e kësaj gjendjeje duke larguar kartelin krim-politikë", ka shtuar Basha. |
| I bardhë. 64 vjeç. Kush është autori i masakrës më të përgjakshme së historisë amerikane Posted: 02 Oct 2017 07:21 AM PDT Një "ujk i vetmuar". E ka organizuar sulmin ndoshta duke u përgatitur prej ditësh. Është mbyllur në një dhomë hoteli plot me një arsenal municionesh. Dhe bëri masakrën e tij. Pastaj, kur policia mbërriti, vrau veten. Kjo është historia e Stephen Paddock, 64 vjeç, atentatori më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe që në një koncert muzikës country në Las Vegas ka kryer masakrën më të përgjakshme të historisë amerikane. Sherifi Joseph Lombardo pohoi se autoritetet janë të bindura se autori i masakrës më të madhe të këtij lloji në historinë e Amerikës nuk ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë, duke përjashtuar kështu terrorizmin. "Deri tani besojmë se bëhet fjalë për një sulmues të vetëm, një ujk vetmitar ta quajmë kështu. Efektivët patën një shkëmbim zjarri me personin që ndodhej në katin e 32-të të ndërtesës, e tani ai ka vdekur", tha Joseph Lombardo. Stephen Paddock kishte me vete tetë armë të ndryshme. Ai ishte nga Mesquite, një qytezë e Nevadas ku banonte në kompleks për të moshuarit. "Nuk kemi shumë të dhëna për të – Quinn Averett, zëdhënësi i policisë së di Mesquite – Jetontë në qytetin tonë, por në të kaluarën nuk kemi pasur asnjë problem me ligjor me të". Dhe në fakt në arkivin e policisë ai nuk kishte asnjë precedent, as edhe një gjobë rrugore. Mesquite, tha zëdhënësi i policisë, është një qytezë e qetë më 20 mijë banorë "ku jetojnë një komunitet pensionistësh dhe golfistët" mes tre kazinove, ku shënohet e shumta një vrasje në vit. Nuk kishte bindje politike apo fetare dhe "nuk kishte asnjë të dhënë që mund të bënte diçka të tillë. Ishte njeri normal. Diccka duhet të ketë ndodhur që bëri këtë akt të çmendur, jemi të shokuar", ka thënë në një intervistë Eric Paddock, vëllai Step, autorit të masakrës. Dy vëllezërit flisnin rrallë me njëri-tjetrin. |
| Nga Greqia në Itali, ndalohet gomonia plot me drogë në Otranto, pranga 3 skafistëve Posted: 02 Oct 2017 07:15 AM PDT VLORË – Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Policisë Greke, Shqiptare e Italiane është finalizuar në afërsi të Otrantos ku është sekuestruar një gomone me 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Kapen në bord të gomones 3 skafistë. Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë e Shtetit për një gomone që dyshohej se po trafikonte lëndë narkotike nga Greqia për në Itali. Policia e Kufirit të D.P.V Vlorë ka shkëmbyer informacion menjëherë me kolegët e Policisë Italiane, Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë si dhe me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Itali në një komunikim të vazhdueshëm me Guardia di Finanza në Bari dhe Puglia. Ndërkohë Policia e Shtetit ka aktivizuar në det dhe në terren të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare, Delta Force, si dhe ka njoftuar QNOD dhe Rojen Bregdetare e cila ka nxjerrë menjëherë në det shërbime në ndihmë të Policisë së Shtetit. Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë mjetin lundrues tip gomone me tre shtetas shqiptarë në bord konkretisht: L.B, 38 vjec, H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç. Guardia di Finanza e Puglias ka gjetur e sekuestruar në bordin e gomones 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Po vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes tre policive për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Nga veprimet paraprake dyshohet se gomonen e ka çuar në Greqi një shtetas Italian me qëllim trafiku të lëndëve narkotike nga Greqia për Itali me skafistë nga Shqipëria. Detaje të tjera nuk mund të jepen për shkak të sekretit hetimor.
|
| Masakra e Las Vegasit: 50 viktima, 400 të plagosur (Video) Posted: 02 Oct 2017 07:00 AM PDT Një koncert i muzikës "Country" në Las Vegas është kthyer një nga masakrat më të mëdha në historinë e Amerikës. Autori i sulmit në Las Vegas, që shkaktoi 50 të vdekur e mbi 400 të plagosur, është identifikuar si Stephen Paddock, 64 vjeç dhe banor i zonës. Gruaja me të cilën ai bashkëjetonte, Marilou Danley është ndaluar e po merret në pyetje, ndërsa banesa që ndanin të dy është duke u kontrolluar nga efektivët në terren. Sulmi që tronditi qytetin e kazinove ndodhi në afërsi të hotelit "Mandalay Bay", dhe fotot e ngarkuara në internet tregojnë tmerrin e përjetuar nga njerëzit e mbledhur në koncertin e hapur të muzikës "Country", kur mbi turmën u hap zjarr. Të shtënat ishin ato të një arme automatike dhe kanë vazhduar gjatë. Paddock kishte marrë një dhomë në katet e sipërme të hotelit, nga ku ka shtënë mbi turmën poshtë pa dallim e pa u ndalur. Ishte pikërisht aty, kur policia e qëlloi për vdekje, ndërsa me vete i gjeti një arsenal të tërë armësh. "Pati shumë të shtëna, por ato të fillimit i ngjasonin zjarrit të mitralozit", tha Danny, një turist australian. 14 prej të plagosurve janë në spital në gjendje kritike për jetën. Sherifi Joseph Lombardo pohoi se autoritetet janë të bindura se autori i masakrës më të madhe të këtij lloji në historinë e Amerikës nuk ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë, duke përjashtuar kështu terrorizmin. "Deri tani besojmë se bëhet fjalë për një sulmues të vetëm, një ujk vetmitar ta quajmë kështu. Efektivët patën një shkëmbim zjarri me personin që ndodhej në katin e 32-të të ndërtesës, e tani ai ka vdekur", tha Joseph Lombardo. Mes të vdekurve ka edhe policë që ishin jashtë shërbimit. Shumë hotele të zonës janë mbyllur, së bashku me një pjesë të bulevardit të Las Vegasit, ndërsa njerëzit e ndodhur aty në kohën e incidentit kanë gjetur strehim nëpër restorantet rreth e rrotull dhe aeroportin "McCarran", ku për shkak të ngjarjes së rëndë disa fluturime janë devijuar. Presidenti Donald Trump përcolli në "Twitter" ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. Sulmin e dënuan me forcë një sërë udhëheqësish ndërkombëtarë, ndër të cilët kryeministrja britanike Theresa May, shefi i ekzekutivit australian Malcom Turnbull, ai suedez Stefan Löfven, si dhe homologu i tij danez Lars Lokke Rasmussen. |
| ‘Sa bukur Mario’ feston ditëlindjen, Kim Kardashian i dedikon këto fjalë të ëmbla Posted: 02 Oct 2017 06:59 AM PDT Nëse do t'i hidhnit një sy Instastory-t të Kim Kardashian sot i dedikohen totalisht vetëm një personi: Marios. Make up artisti më i famshëm shqiptar, i bërë i njohur nga videoja "Sa bukur Mario" feston sot ditëlindjen. Mes urimeve të panumërta që Mario ka marrë mund të veçohet padyshim ai i Kim Kardashian. Ylli i "Keeping Up With Kardashian" në një postim në profilin e saj në Instagram shkruan disa fjalë shumë të ëmbla. "Gëzuar ditëlindjen, gjithçka e imja", shkruan Kim. Pas të gjithë atyre daljeve perfekte të bukuroshes 36- vjeçare është dora e një shqiptari dhe ai është Mario Dedivanovic. Gjatë dekadës së fundit, Kim Kardashian dhe Mario kanë transformuar botën e kozmetikës me trended më të fundit, të përqafuara më pas menjeherë nga miliona vajza në të gjithë botë. Bashkëpunimi i tyre ka nisur shumë vite më parë, e ndërsa në Shqipëri ai u bë i njohur pas video ku po i mësonte shqip Kim Kardashian. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |



























