Tirana Observer: “Çpo ndodh në kufi me Kosovën? Denoncimi i policit: Trafik masiv fëmijësh” plus 9 more |
- Çpo ndodh në kufi me Kosovën? Denoncimi i policit: Trafik masiv fëmijësh
- Roli i mafias: Ja pse në Itali nuk ka sulme terroriste
- Imazhi i parë që patë në këtë foto tregon diçka për personalitetit tuaj
- Mbesa e Grace Kelly-t po rritet për t’u bërë e ngjashme me gjyshen e saj ikonë bukurie
- Tragjedia në Lezhë/ Shkëmbi u ra mbi makinë, humbin jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre
- E akuzoi për tradhti, aktorja e ‘Dashuri e Pafund’ i përgjigjet ish-bashkëshortit: E vërteta do dalë në gjykatë
- Panucci: Ndaj Italisë ndeshje emocionuese, por…
- Elvana Gjata bën një deklaratë të pazakontë dashurie. Kujt ia dedikon?!
- Ultrasit mahniten nga gazetarja shqiptare në stadiumin e Alikantes në Spanjë
- Fotot e Metës me armë, ish-truproja i Nanos: Thurët plane për eliminimin e tij
| Çpo ndodh në kufi me Kosovën? Denoncimi i policit: Trafik masiv fëmijësh Posted: 07 Oct 2017 09:31 AM PDT Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në "Facebook" një mesazh tronditës të dërguar nga qytetari dixhital. Në mesazhin e dërguar nga qytetari, cili pretendon se është polic kufitar në Kukës pretendohet se po bëhet një trafikim masiv i fëmijëve në moshën nën 18-vjeç me qëllim marrjen dhe shitjen e organeve të tyre për transplant. Duke e cilësuar si një denoncim tronditës mesazhin e marrë nga qytetari, Berisha i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet, pasi sipas tij ekziston një rrjet i gjerë kriminal që trafikon organet e fëmijëve.
Statusi i plotë i Berishës Nje denoncim trondites! Polici dixhital denoncon ekzistencen e nje rrjeti, qe trafikon femije per qellim marrjen e organeve per transplant! I bej thirrje prokurorise te nise me perparesi hetimin! sb "Zoti Berisha jam nje polic ne kufirin e kukesit problemi qendron ketu Mund te pshtoni shume jete femijesh,ne doganen e shiperis dhe kosoves po bejne trafikin e femijeve nen mosh 18 vjeq e posht po i trafikojne ne kosove per ti qitur pre andej jasht ne nje vend tjeter per ti marur organet e trupit procedura qe po kryejne jane fallsfikimi i qartifikates duke i lejuar me kaluar me qartifikate duke futur nga 20 mije lek te vjetra neper qartifikate duke ja kaluar atyneve qe rrijne te gabinat aty ne kufi ato per 20 mij lek te vjetra po kalojne nje femije deri me sot eshte trafikuar 9 femije i marin neper fshatra te lanur nga fshatrat e varfer jane duke bere nje gje qe nuk duhet te lutem shperndaje dhe beje sa me te madhe". |
| Roli i mafias: Ja pse në Itali nuk ka sulme terroriste Posted: 07 Oct 2017 09:00 AM PDT Shumica e vendeve evropiane kanë qenë objekt i sulmeve terroriste. I vetmi vend, që nuk ka provuar makthe të tilla, është Italia, pavarësisht se kanë hyrë shumë emigrantë ilegalë. Vetëm në vitin 2017, kanë hyrë 82 për qind emigrantë, nga numri i përgjithshëm që kanë hyrë në Evropë. Sqarimi i dhënë deri tani, është se mafia italiane ka arritur t'i pengojë xhihadistët të grupohen dhe të organizojnë sulme. "Kemi vërejtur se mafiozët italianë tashmë e kontrollojnë pjesën jugore të vendit, dhe shumica e myslimanëve jetojnë në veri, e as atje nuk i kanë formuar getot e tyre", – ka thënë Arturo Varveli, nga Fakulteti Ndërkombëtar për Shkencat Politike, në Milano. Sipas një komandanti të policisë lokale, për shkak të eksperiencës, policia ka dhënë një kontribut të madh në parandalimin e terrorizmit. "Lufta kundër krimit të organizuar u ka dhënë shërbimeve tona eksperiencë të madhe, në mbikëqyrje të grupeve të vogla, por të lidhura ngushtë. Gjithashtu kemi eksperiencë nga procesi i mbikëqyrjes së celulave të majta dhe të djathta terroriste, të cilat kanë vepruar në gjithë Italinë, gjatë viteve '70- '80", – ka treguar ai për "Economist". |
| Imazhi i parë që patë në këtë foto tregon diçka për personalitetit tuaj Posted: 07 Oct 2017 08:45 AM PDT Perceptimi i botës përreth tregon shumë për personalitetin e një personi! Çfarë sheh syri juaj nuk sheh një tjetër dhe sikur përballë të keni të njëjtën pikturë për shembull. Shumë prej jush do të dallojnë kafkën, disa të tjerë vajzën e më të rrallë do të jenë njerëzit që do të shohin pyllin. Lexoni shpjegimin për gjënë që ju kapi të parin syri:
Kreativiteti është pika juaj e fortë ! Njerëzit mendojnë se jeni karizmatikë dhe ju dini si të tërhiqni vëmendjen. Shumë mund të jenë ziliqarë për shkak të popullaritetit tuaj. Nuk jeni natyrë e drejtpërdrejtë, por ju pëlqen të tregoni ç'ndjeni përmes lojërave.
Jeni njerëz paqësorë dhe shumë tolerant. Nuk e keni të vështirë të përqafoni ndryshimin dhe shpesh merrni rolin e gjykatësit të paanshëm, gjë që ju bën një njeri të drejtë. Mund t'i përshtateni lehtë situatave pasi jeni inteligjentë, të ndershëm dhe bujarë.
Të gjithë do të donin të ishin pranë jush. Jeni pasionantë dhe e jetoni jetën si t'ju vijë. Jeni optimistë dhe dini si t'i kaloni situatat me humor. |
| Mbesa e Grace Kelly-t po rritet për t’u bërë e ngjashme me gjyshen e saj ikonë bukurie Posted: 07 Oct 2017 08:42 AM PDT Mbesa e Grace Kelly-t, Camille Gottlieb është rritur dhe ka trashëguar bukurinë e Hollyëood-it të vjetër të gjyshes së saj. 19-vjeçarja është e bija e princeshës Stephanie të Monaco-s, vajza e vogël e Grace Kelly-t dhe princit Rainier III dhe ish-bodigardit Jean-Raymond Gottlieb. Veç faktit që është një pasardhëse personash të njohur dhe një familjeje mbretërore, Gottlieb ka tërhequr vëmendjen në Instagram, ku tiparet e ngjashme me gjyshen e famshme, nuk mund të mos vihen re nga rreth 26,000 ndjekësit e saj. Sytë bojëqielli dhe flokët e verdhë janë të parat që krijojnë ngjashmërinë… Camille është vajza e vogël e princeshësh Stephanie, e cila ka dy fëmijë më të mëdhenj, Pauline, 23, dhe Louis, 24 nga martesa e saj e mëparshme, me një tjetër bodigard, Daniel Ducruet. Çifti u nda në vitin 1996, dy vjet para se të lindte Gottlieb. Edhe pse është pjesë e familjes mbretërore, Gottlieb nuk është në linjën e fronit sepse prindërit e saj nuk u martuan kurrë. Jean-Raymond Gottlieb nuk është vendosur në certifikatën e saj të lindjes, por është e njohur nga të gjithë që është babai i Camille-s. Ajo e pranon këtë fakt edhe publikisht, ku ndan edhe foto të vjetra të së ëmës. Vajza 19-vjeçe ndan shumë selfie, si të gjitha moshataret e saj, snap-e me miqtë dhe foto pushimesh, por ka edhe një anë të ndjeshme. Camille është e dashuruar me kafshët, ka ndihmuar në rritjen e tigrave të vegjël në Azi dhe ka vizituar jetimoren e elefantëve Pinnaëala në Sri Lanka vitin e kaluar. |
| Posted: 07 Oct 2017 08:37 AM PDT LEZHË- Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur nga aksidenti i rëndë në Lezhë ku një masiv shkëmbor u shkëput në rrugën e Torovicës dhe ra mbi një fuoristradë "Range Rover". Sipas informacioneve të para janë tre persona që kanë humbur jetën, 2 vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ndërsa në makinën mbi të cilën ra masivi shkëmbor udhëtonin disa persona, të gjithë të një familjeje. Policia tha zyrtarisht se deri tani janë identifikuar tre prej viktimave pasi zjarrfikësit dhe policia po punojnë për largimin e shkëmbit që ka shtypur dhe ka mbuluar gjysmën e makinës. |
| Posted: 07 Oct 2017 08:32 AM PDT Aktorja turke Hazal Filiz Küçükköse, ose siç e njohim ne si "Zejnep" për shkak të rolit të saj tek seriali "Dashuri e pafund", është vendosur ditëve të fundit në qendër të vëmendjes së mediave. Shkak për këtë është bërë deklarata e ish- bashkëshortit të saj, Tuan Tunali i cili u shpreh se ata po i japin fund martesës së tyre pas tradhtisë nga ana e Hazal. Një deklaratë e tillë bëri shumë bujë në media, e megjithatë për ditë me radhë aktorja zgjodhi të heshtë, por kjo heshtje u thye mbrëmjen e djeshme. "Zejnep" gjatë një prononcimi për gazetarët ka treguar se i ka dëgjuar të gjitha akuzat që ka bërë ish-bashkëshorti i saj duke shtuar se e gjithë e vërteta do të zbulohet gjatë seancës gjyqësore. "Unë mbroj qëndrimin tim dhe edukatën që më ka dhënë familja. Kam dëgjuar gjithçka që është thënë për mua. Di të them se e vërteta do të zbulohet në gjykatë. Kush me njeh e di mirë që kjo nuk është e vërtetë", u shpreh ajo. Historia e tyre njohjes nisi në serialin "Ylli i Detit" në vitin 2009 duke kurorëzur lidhje ne tyre në martesë në 2014. Ata kishin shumë foto së bashku në profilet e tyre në Instagram, të cilat u "zhdukën" menjëherë. Ky ishte edhe një tregues i fortë që çifti nuk po përjetonte një periudhë dhe aq të mirë krah njëri- tjetrit derisa bën publike lajmin për ndarjen e tyre. |
| Panucci: Ndaj Italisë ndeshje emocionuese, por… Posted: 07 Oct 2017 08:30 AM PDT Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci do të ketë një ndeshje mjaft emocionuese të hënën, pasi me Shqipërinë do të luajë kundër vendit të tij, Italisë. Kombëtarja e drejtuar nga Ventura nuk po kalon një moment të mirë, megjithatë Panucci është i bindur se ajo do të shkojë në kampionatin botëror. "Do të jetë shumë emocionuese madje e pabesueshme që të jem kundër kombëtares së vendit tim, por si profesionist unë do të mbroj punën time deri në vdekje. Kam edhe unë një zemër…por futbollistët e mi do t'i motivoj që të japim më të mirën. Italia po vjen në këtë ndeshje si e dyta në grup, por ka shumë negativitet brenda. Megjithatë Ventura po bën një punë të mirë në një moment të vështirë për futbollin italian. Besoj se kjo skuadër do të jetë në Botëror, por të hënën nuk do të ketë sentimentalizma",tha Panucci për "Premium Sport". |
| Elvana Gjata bën një deklaratë të pazakontë dashurie. Kujt ia dedikon?! Posted: 07 Oct 2017 08:21 AM PDT Elvana Gjata ka postuar së fundmi në rrjetet sociale një foto portret, me një shikim sensual dhe nje diçiturë që i ka habitur të gjithë. "Dedicate my life… I'm stuck on you.." "Të kam kushtuar jetën. Ndërsa "I'm stuck on you" në kuptimin e parë do të thotë "e ngjitur pas teje", por kuptimi i figurshëm është. "E dashuruar me ty". Prej kohësh mediat por edhe fansat e saj po "gërmojnë'' për të zbuluar diçka më shumë nga jeta private e këngëtares, por ajo është tepër e rezervuar kur bëhet fjalë për dashurinë. Ndërkohë deklarata e saj fundit na bëri akoma më konfuz për sa i përket jetës së saj private. Sigurisht që këngëtarja bukuroshe mund të thotë që e ka këtë dedikim për muzikën, por ai shikim sensual dhe ato fjalë na bëjnë të mendojmë përtej saj. |
| Ultrasit mahniten nga gazetarja shqiptare në stadiumin e Alikantes në Spanjë Posted: 07 Oct 2017 08:15 AM PDT Një nga faqet më të mëdha e ultrasve në "Facebook" ka publikuar ditën e sotme një foto të moderatores sportive Viola Spiro në stadiumin e Alikantes gjatë ndeshjes së djeshme Spanjë-Shqipëri. Të shumtë kanë qenë komentuesit nga e gjithë bota, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga bukuria e moderatores, që ditën e djeshme kishte udhëtuar drejt Spanjës për të te mbështetur djemtë kuqezi nga shkallët e stadiumit. Pavarësisht shkëlqimit të Violës në tribunën VIP, kjo gjë nuk e ndihmoi Kombëtaren kuqezi për të dalë me një rezultat pozitiv nga Alikante. |
| Fotot e Metës me armë, ish-truproja i Nanos: Thurët plane për eliminimin e tij Posted: 07 Oct 2017 08:00 AM PDT Analisti Ilir Kulla publikoi në Facebook, fotot e presidentit Ilir Meta, i cili ndodhej në një poligon qitje. Me pistoletë në dorë, Meta mësonte se si duhej të qëllonte dhe sipas Kullës, rezultati i tij ishte shumë i mirë. Por, këto fotografi nuk i kanë pëlqyer shumë ish-badigardit të Fatos Nanos, Viktor Agollit, i cili ka komentuar në postimin e Ilir Kullës. Agolli shkruan se ata kanë bërë plane për eliminimin e Nanos. "O Ilir Kulla pa dashje dua të "ofendoj" po ku ishe ti o trim kur Nano të bëri kanditat për deputet te zona jote dhe ty ta futi komunisti Edi Spaho? Ti me atë "qir.. " thurnit plane për "eliminimin" e shqiptarit me intelektual të pas '90-ës, Fatos Nanos. Ilir Kulla boll shite dëngla. Ore se harrova, të ofroi Presidenti ndonjë detyrë, se për ato ti shet dhe fisin Kulla",- komenton Viktor Agolli në postimin e analistit Kulla. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Kullës, i cili në mënyrë ironike shkruan: "Lëre rakinë Tori". |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |










