Tirana Observer: “Armina flet për marrëdhënien me vjehrrën, Liri Berishën” plus 9 more |
- Armina flet për marrëdhënien me vjehrrën, Liri Berishën
- Basha, thirrje qytetarëve: Merrni në duar Parlamentin e Shqipërisë
- Bandat e Elbasanit/ Merret në pyetje dhëndri i Qazim Sejdinit
- “Pro Armenia”, 1901: Ismail Qemali, një burrështetas shumë popullor në Shqipëri që përndiqet nga osmanët
- Shqiptari i “Mother”, Gent Bejko në filmin e Aronovsky: Do flas anglisht edhe shqip
- Të huajt e mësojnë pas hekurave se në “parajsën e kanabisit”, pak gramë dënojnë sa disa kile
- Albin Kurti rrëfen përplasjen me Ramën: E keqinformojnë kanalet e porositura nga Thaçi
- Ambasada e SHBA: Rastet kur skualifikoheni nga Lotaria Amerikane
- LETRA / “Faleminderit, por nuk e dua!” Kur Zhan Pol Sartri refuzonte Çmimin Nobel
- Fotot e rralla të Marilyn Monroe në pishinë
Armina flet për marrëdhënien me vjehrrën, Liri Berishën Posted: 05 Oct 2017 09:41 AM PDT Lidhja e gjatë me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, prej kohësh është stabilizuar, edhe pse çifti akoma nuk kanë në plan një ceremoni zyrtare martese. Armina dhe Shkëlzeni janë të lumtur bashkë, respektojnë punët dhe hapësirat e njëri-tjetrit, bashkëjetojnë dhe ndihen me fat për dashurinë e tyre. Megjithëse është vënë shpesh në fokus të mediave rozë për raportin me familjen Berisha, Armina duket se tashmë është mësuar me reagimet, komentet dhe ndonjëherë edhe sulmet virtuale për raportin e saj me djalin e ish-Kryeministrit Berisha. Siç e ka deklaruar edhe vetë shpesh në media, marrëdhënia me familjen Berisha ka qenë gjithmonë mjaft korrekte. Ish-kryeministri, por edhe zonja e tij janë treguar përherë miqësorë me Arminën dhe kjo mjafton që edhe blogerja të gëzojë të njëjtin respekt për ta. Ndoshta nuk është gjithmonë e domosdoshme të jesh shoqe me vjehrrën, por në rastin e Arminës, kjo ka qenë kureshtja më e madhe e të gjithëve: a është (apo mund të jetë) shoqe me vjehrrën e saj, Liri Berisha? Ato të dyja mund të mos dalin për shopping, por Armina, në çdo dalje të saj publike, flet me shumë dashuri për këtë raport. Të njëjtën gjë që ka bërë edhe sot… E ftuar në "Rudina" në Tv Klan, për të rrëfyer më shumë për udhëtimin e fundit në Fashion Week, në Milano dhe Paris, Armina nuk u shpëtoi edhe pyetjeve nga jeta private. Pak kohë më parë, në portale qarkulloi me shpejtësi një foto selfie e Arminës me Liri Berishën. Nuse e vjehrrë i kanë buzëqeshur aparatit dhe kaq ka mjaftuar që titujt për një marrëdhënie të dashur mes tyre të bënin xhiron e rrjetit. Megjithatë, Armina gjithmonë është korrekte kur pyetet për këtë raport: "Unë e kam shumë, shumë për zemër. Ajo është një zonjë që më mirëkupton. Sepse jo të gjithë prindërit mund ta bëjnë këtë. Në fillimet e mia, edhe prindërit e mi mund të kishin rezerva për punën time, por ajo më mbështet gjithmonë, e vlerëson për punën që bëj", – thotë Armina për zonjën Berisha. Duke qenë se e ëma e Shkëlzenit e kupton dhe e mirëkupton punën që bën nusja e djalit, e ka më të thjeshtë edhe të vendosë një marrëdhënie të mirë me të, ndaj edhe për Arminën, ajo është kthyer në një mikeshë të mirë: "E ndjej edhe si mikeshë, është një gjë shumë speciale për mua", – thotë blogerja e njohur. Nëse nuk kemi parë shumë foto bashkë nuse vjehrrë, nuk ka shumë rëndësi. Ato më të bukurat dhe profesionalet, Armina i ka të lara dhe i mban në këndet e shtëpisë dhe të zyrës së saj. Është e lumtur që në çastet e ditëve të lodhshme të hedhë sytë mbi fotot më të bukura dhe të kujtohet sesa me fat është që ka aq shumë njerëz që e duan dhe i do. |
Basha, thirrje qytetarëve: Merrni në duar Parlamentin e Shqipërisë Posted: 05 Oct 2017 09:36 AM PDT Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se paqja sociale është e rrezikuar. Për këtë ai tha se opozitë si lind e drejta që ti bëjë thirrje qytetarëve që të marrin në dorë parlamentin. "Nëse këtë parlament vendoset të rikthehet regjimi diktatorial që për 50 vite ndaloi mendimin ndryshe, atëherë ka ardhur koha të them i të vërtetën paqja sociale është e rrezikuar, bashkekzistenca demokratike është e rrezikuar dhe opozitës i lind jo vetëm e drejta, por edhe detyrimi t'i bëj thirrje shqiptarëve të marrin parlamentin në duart e tyre", tha Basha, i cili shtoi se PD të shqyrtojë gjendjen dhe më pas do të marrë një vendim. Por ai tha se PD, aleatët dhe qytetarët nuk do lejojnë që Rama dhe Ruçi ta kthejnë Shqipërinë 30 vjet prapa. |
Bandat e Elbasanit/ Merret në pyetje dhëndri i Qazim Sejdinit Posted: 05 Oct 2017 09:30 AM PDT Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje ditën e sotme dhëndrin e kreut të Bashkisë së Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin. Sipas "ABCNews", dhëndri i kreut të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit, është marrë në pyetje nga prokurori, që po heton ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë më parë, ku makina e nëndrejtorit të Policisë së këtij qarku u godit nga 31-vjeçari Enea Bekteshi. Marrja në pyetje e Sanxhaktarit është bërë edhe në lidhje me ngjarjen e ndodhur me 6 gusht, nga ku u qëllua me antitank nga një automjet i vjedhur në Durrës mbi një makinë ne pronësi te familjes Çapja. Pas kësaj ngjarje, prokuroria kishte kërkuar me 11 deri më 26 gusht që të mbaheshin nën përgjim, ambiental, fotografik, filmik dhe me audio Enea Bekteshi, Sokol Sanxhaktari dhe Kelmend Xhaferri. Siç bëhet e ditur, Sanxhaktari nuk ka pranuar të flasë, pasi ka kërkuar më pare që i pranishëm të jetë edhe avokati i tij, Eno Bushi. Që prej 18 shtatorit, ku një auditi goditi një makinë policie, ka pasur reagime të forta, nga opozita, qeveria dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. Aktualisht pas hekurave për incidentin me policinë e Elbasanit, qëndrojnë Ledio Zabeli, Enea Bekteshi si dhe dhe roja i tregut, Valmir Dedja. Ndërkohë që Klemend Xhaferri ndodhet nën masën e sigurisë, arrest shtëpie./ABCNews/ |
Posted: 05 Oct 2017 08:00 AM PDT Nga Aurenc Bebja*, Francë Kryeredaktori i gazetës "Pro Armenia", Pierre Quillard, ka botuar, me 10 maj 1901, në faqen n°95, një shkrim për Ismail Qemalin, i cili, pas arratisjes të një viti më parë nga Turqia (maj 1900), nëpërmjet luftanijes angleze "Salamander", ndiqej tashmë penalisht nga regjimi i sulltan Abdul Hamidit. Z. Quillard ka shprehur asokohe mendimin e tij për patriotin shqiptar si dhe ka sjellë për lexuesit e "Pro Armenia" urdhër arrestin në fjalë të lëshuar kundër Ismail Qemalit. Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu "Dars (Klos), Mat – Albania": Deri tani, Abdul Hamidi kishte vendosur ta injoronte arratisjen e Ismail Qemal Beut në Evropë, i cili u largua nëpërmjet "Salamanderit", në vend se të shkonte në postin e tij të guvernatorit të përgjithshëm në Tripoli, ku pa dyshim atje do ta kishin vrarë. Ismail Qemal Beu ndiqet penalisht; por gazetat turke janë të kujdesshme që të mos japin detaje të hollësishme për të; ato shkruajnë qëllimisht me terma të paqarta: "Një urdhër arresti është lëshuar kundër Ismail Qemalit, me prejardhje nga Vlora. Ismail Qemali akuzohet për arratisjen jashtë vendit dhe për botimet subversive që ka bërë në Athinë, Egjipt, etj., kundra qeverisë perandorake. Mandati i arrestit në fjalë urdhëron autoritetet kompetente të arrestojnë Ismail Qemalin, në çdo vend që ai gjendet dhe ta dërgojnë atë para gjykatës kriminale." Kështu, një prej burrështetasve më të aftë për të shpëtuar vendin, po të ishte dëgjuar, është shtyrë nga vetë "Bisha" që të marrë një qëndrim jo të zakonshëm dhe të largohet prej gjykimeve të një sovrani që e trajton atë si një rebel. Mos vallë Hamidi ka harruar se Ismail Qemali është shumë popullor në Shqipëri? * Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania |
Shqiptari i “Mother”, Gent Bejko në filmin e Aronovsky: Do flas anglisht edhe shqip Posted: 05 Oct 2017 07:35 AM PDT Pjesëmarrja e aktorit Gent Bejko në radhën e tretë të aktorëve në produksionin e filmit "Mother" të Darren Arronovsky-it është dukshëm një sukses në karrierën e tij edhe për të ardhmen,që mbase do ta çojë atë shumë shpejt në radhën e parë ose të dytë në produksionet e Hollywoodit. "Ishte agjenti im që më krijoi mundësinë e audicionit. Aty flas edhe anglisht edhe shqip. Në një bisedë që patëm para filmit, fjala për shqipen, me krenarinë tipike që karakterizon i thashë se është një nga gjuhët më të vjetra në Ballkan. Aronovsky-n e bëri pak kurioz. Ishim një dyshe trafikantësh të qenieve njerëzore dhe kryesisht të vajzave të vogla, të mitura", tha për Top Channel aktori Gent Bejko. Darren Aronovsky duket se kërkon të torturojë audiencat me filmin e tij, Këtë e bëri që në premierën në Toronto Film Festival ku edhe kërkoi ndjesë paraprakisht audiencës. Por ky regjisor nuk krijon dot pa provokuar. "Ai ka edhe një specifikë të veçantë. Në gjithë krijimtarinë e tij ai është shoqëruar me vepra të cilat personazhet zhvillohen në mënyrë të tillë që ato shkojnë në limitet e tyre. Thuhet që filmi "Mother" futet tek xhevahirët e krijimtarisë kinematografike për këtë vit. Kasti është i një niveli të jashtëzakonshëm. Duke filluar me Jennifer Lawrence, Javier Bardem, Ed e Michelle Pfeiffer", shprehet producenti Genc Përmeti. Për shkak të agonisë apo ekstazës shumë njerëz janë çuar nga sallat e kinemasë, e kritika ka qenë e ashpër sidomos me skenën e kanibalizmit të përdorur në të. Por fakt ngelet që "Mother" pavarësisht se kontrovers është një film që nuk duhet humbur. Dhe që premiera e tij në Venecia, është një pararendëse shumë e mirë në rrugën drejt OSCARS. |
Të huajt e mësojnë pas hekurave se në “parajsën e kanabisit”, pak gramë dënojnë sa disa kile Posted: 05 Oct 2017 07:30 AM PDT Titujt mediatikë të një Shqipërie të mbushur me kanabis i kanë bërë shumë të huajt të besojnë se pak gramë mund të kalohen në kufi apo mbahen me vete, por mjaft prej tyre përfundojnë në qeli për muaj me rradhë, ndërsa rrezikojnë dënime deri në 5 vjet burg. Nga Raimond Kola / BIRN Miso V. u ndalua nga policia e Kakavijës në orën 6.30 të mëngjesit. Ai me 6 shokë po udhëtonin nga Podgorica në një festival tatuazhi në Greqi, por kur policia kufitare kontrolloi makinën në gomën rezervë u gjetën 34 gramë marijuanë. Duke menduar me gjasë që sasia nuk ishte e madhe dhe se as dënimi nuk do ishte i tillë, Miso pranoi siç rezulton edhe në vendimin e gjykatës së 12 shtatorit, para policisë dhe më pas në gjykatë se ishte ai që e kishte blerë kanabisin nga një shkodran për 20 euro dhe e kishte vendosur në gomën rezervë të makinës së marrë me qira. Por testet e tij të drogës dolën negative. Sipas të njëjtit vendim ai nuk ishte përdorues ose të paktën jo përdorues i rregullt dhe fati i tij ishte tërësisht në dorë të trupës gjykuese, e cila kishte hapësirë ligjore ta dënonte 30-vjeçarin minimalisht me pesë vjet burg. Për fatin e mirë, punonjësi i kompanisë së sigurimeve në Podgoricë, nuk iu duk i rrezikshëm trupit gjykues. Ata e dënuan sidoqoftë me 5 vjet burg, saç është edhe minimumi, që u ul në tre vjet e katër muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe vendosën ta pezullonin dënimin për 2 vjet për shkak të parrezikshmërisë, me kusht që Miso të paraqitet herë pas here në policinë lokale. Për ironi Miso dhe 6 të rinjtë u arrestuan në të njëjtën ditë kur sipas gazetës malazeze "Vijesti" dy shqiptarë u arrestuan në Ulqin me 1.5 ton kanabis. Me gjasë prania kaq e madhe e kanabisit në Shqipëri ka krijuar iluzionin se sasitë e vogla mund të mos jenë problem ligjor. Por ligji shqiptar nuk bën diferencë të madhe mes atyre që kapen me disa dhjetëra gramë dhe atyre që ndalohen me kilogramë apo edhe me sasi më të mëdha. Madje shpesh policia dhe drejtësia shqiptare akuzohen se dënojnë më fort ata që kapen me sasi të vogla. Vetëm tre ditë më parë ambasadori i SHBA Donald Lu përmendi gjatë një fjalimi të ashpër në shkollën e magjistraturës se ndonëse në 2016 u bënë 1349 arrestime për krime të trafikimit të drogës, vetëm 100 nga këto raste u pasuan me dënime në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe mes tyre nuk gjendej asnjë personazh i ashtuquajtur si "peshk i madh". Ndërkohë si Miso, të paktën 15 persona shumica e të cilëve të huaj janë arrestuar gjatë këtij viti në Kakavijë për posedim të sasive nga 1 deri në disa dhjetëra gramë. Një oficer i policisë i tha BIRN se në një rast një shtetas francez e kishte vetëdeklaruar 3.5 gramë kanabis, i painformuar me gjasë se përtej famës si vendi me kultivimin më të madh të narkotikut në Europë, Shqipëria ka dënime të ashpra penale edhe për poseduesit. Ndërkohë që sipas një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë edhe limiti i drogës me të cilin cilësohesh konsumator caktohet vetëm pasi ke qëndruar disa kohë në qeli në pritje të ekspertizës që të nxjerr ose jo përdorues dhe që përcakton edhe se sa e fortë është droga. Për Mison kjo zgjati 1 muaj, ndërsa derisa gjykata vendosi lirimin e tij të menjëhershëm në 12 shtator të këtij viti malazezi kishte bërë 5 muaj në qelitë e paraburgimit të burgut të sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës, bashkë me trafikantë të vërtetë të drogës. Zëdhënësja e Policisë së Gjirokastrës Oltiana Nano tha se edhe rreth 15 raste të tjera në nivel Qarku që janë evidentuar jo në kufi, por në grupe kryesisht të rinjsh në tre rrethet e Qarkut Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet. "Personat që janë kapur me 3 gramë apo 5 gramë marijuanë janë proceduar për mbajtje të lëndëve narkotike (posedim) ndërsa ka pasur raste kur persona me mbi 200 gramë janë proceduar për trafik narkotikësh", tha zonja Nano. Edhe në pikat e tjera kufitare shqiptare me vendet fqinje raportimet e policisë shqiptare flasin për raste të shumta të bllokimit të shtetasve, kryesisht të huaj, gjatë këtij viti me sasi të vogla narkotike. Sipas policisë së Korçës nga muaji maj deri në shtator janë arrestuar dhe proceduar 38 shtetas të huaj që kanë tentuar të nxjerrin jashtë Shqipërisë marijuanë, në sasi të ndryshme, nga të cilat 21 raste përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës, në kufi me Maqedoninë. Raportimet e Policisë së Korçës flasin se në 21 rastet e zbulimit në kufi në Qafë -Thanë, kanë qenë të përfshirë shtetas polakë, çekë, gjermanë dhe rumunë. Ndërkohë Kodi Penal aktual shqiptar parashikon dënime të ashpra pavarësisht sasive të vogla të narkotikëve. Nëse një person kapet me disa gramë marijuanë dënohet me pesë deri në dhjetë vjet burgim. Dhe kjo është si kur i gjenden disa gramë edhe kur kapet me 1 kg marijuanë apo me 1 ton marijuanë. "Ne kemi në Kodin penal vetëm një dispozitë, Nenin 283 që i përfshin këto vepra", thotë Piro Boboli, një avokat në Gjirokastër ndërkohë që sipas tij legjislacioni i vendeve të BE-së i ka të mirëspecifikuara dispozitat për drogën dhe vendi fqinj Greqia madje ka një ligj të posaçëm. Zoti Boboli thotë se Kodi Penal shqiptar nuk e përcakton sasinë për përdorim vetjak të marijuanës ndryshe nga shumë vende të tjera. "Problematika e caktimit të masës së dënimit për trafikimin e lëndëve narkotike në bazë të sasisë dhe llojit të lëndës së trafikuar është e njohur prej vitesh në Shqipëri", thotë zoti Boboli. Zoti Boboli thotë se "në mungesë të përcaktimit të ligjvënësit se çfarë konsiderohet dozë e vogël, Gjykata e Lartë me vendimin unifikues nr.1/2008 ka interpretuar këtë parashikim në kuptimin që në aspektin sasior lënda narkotike dhe psikotrope duhet të jetë në atë masë sa të konsiderohet realisht e vogël për përdorim vetjak nga ana e individit konkret. Po ashtu, Gjykata e Lartë ka theksuar se përcaktimi i dozës së vogël duhet të bëhet me ndihmën e specialistëve të fushës dhe rast pas rasti. "Ka pasur reagime të shumta për këtë, por ende nuk janë bërë përmirësime në ligj", thotë avokati. Fakti që përveç të huajve një numër i konsiderueshëm i atyre që ndalohen me sasi të vogla janë të mitur që marrin dënime të ngjashme me trafikantët, ka bërë që Ministria e Drejtësisë të përgatisë një draft për përmirësimin e ligjit duke sugjeruar që kjo vepër penale të dënohet sipas gramaturës me të cilën kapet personi. Loreta Mamani, Pedagoge në Universitetin e Gjirokastrës që ka asituar shumë të mitur në procese gjyqësore thotë se përfshirja e të miturve ishte mjaft e përhapur në këtë qark sidomos kur marijuana kultivohej masivisht në Lazarat. "Të mitur me sasi të vogla kapeshin nga policia apo denoncoheshin nga vetë prindërit e tyre duke rrezikuar nga pesë deri në 10 vite burgim", thotë Mamani. Sipas saj tani numri i çështjeve ka rënë dhe fillimin e vitit që vjen pritet të ndryshojnë edhe politikat penale ndaj të miturve. Kështu drafti i ri parashikon 23 masa dënimi, nga 7 që janë parashikuar në Kodin Penal në fuqi, duke diferencuar një sërë veprash nga prodhimi, shitja, mbajtja, ofrimin për shitje, dhënien ose marrjen në çdo formë, shpërndarjen, tregtimin, transportimin, dërgimin, dorëzimin e substancave narkotike, psikotrope, ose i farërave të bimëve narkotike. Drafti i ri po ashtu e zbut dënimin për posedimin e sasive deri në 100 gramë me deri 5 vjet burg për kanabisin. |
Albin Kurti rrëfen përplasjen me Ramën: E keqinformojnë kanalet e porositura nga Thaçi Posted: 05 Oct 2017 07:28 AM PDT Ish-kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar lidhur me përplasjen që pati me Edi Ramën, zhvillimet në Kosovë dhe idenë e vazhdueshme të tij, për bashkimin kombëtar. Në një intervistë për gazetën 'TemA', Kurti theksoi se deklaratat e Ramës për Kosovën dhe demarkacionin me Malin e Zi janë bërë nën mungesë informacioni. Para disa ditësh ju reaguat ndaj deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisë, z. Rama lidhur me qëndrimit e Kryeministrit të Kosovës për demarkacionin e kufirit Kosovë – Mali i Zi, çfarë ju shqetësoi aq shumë në atë deklaratë? Mendoj se deklarata e z. Rama ka ardhur si pasojë e mungesës së informacionit të plotë mbi çështjen, ose si pasojë e ndonjë keqinformimi të porositur nga kanale të kontrolluara prej z. Thaçi, i cili është shumë i interesuar që të zbatohet marrëveshja e padrejtë për demarkacionin. Por ajo marrëveshje nuk do të zbatohet, për shkak se argumentet e ekspertëve, por edhe dokumentet tregojnë se ajo linjë demarkacioni është gabim. Sigurisht që do të ketë një marrëveshje tjetër për demarkacion, dhe do të vendoset linja e drejtë kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Është për t'u vlerësuar se pala malazeze nuk po këmbëngul në vijën kufitare që pretendon Thaçi, dhe është e hapur për diskutim. Ne reaguam për të korrigjuar atë që neve na u duk qëndrim i gabueshëm. Por mendojmë se ky debat tashmë është i mbyllur, pasi vetë z. Rama e pranoi se ai është një person që nuk fal as det e as tokë, dhe kjo është pikërisht ajo çka ne presim prej tij e prej çdo politikani shqiptar. Deti e toka e shqiptarëve janë të dyja njësoj të rëndësishme, dhe janë çështje e sovranitetit të jashtëm kombëtar, dhe si të tilla, nuk i përkasin politikanëve, por popullit. Andaj mendoj se asnjë politikan nuk duhet të falë as det e as tokë. Nga reagimet e autoriteteve të Malit të Zi dhe SHBA-ve e BE-së duket se nuk është temë e pëlqyeshme rihapja e përmbajtjes së marrëveshjes së demarkacionit. A besoni se komisioni që emëroi Kryeministri Haradinaj me ekspertët që e kundërshtonin demarkacionin, do të ketë kurajën ta mbrojë qëndrimin para partnerëve ndërkombëtarë? Temë e pëlqyeshme për ta mund të mos jetë, sepse sigurisht që janë të interesuar ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje. Por këtu bëhet fjalë për territor të Kosovës, dhe ne nuk mund të lejojmë që shpejtësia të jetë në kurriz të drejtësisë. Po e përsëris që ne nuk jemi të interesuar në vonimin e marrëveshjes së demarkacionit, por veç në korrigjimin e saj. Kufiri duhet të jetë i drejtë, sipas dokumenteve e hartave historike. Kam shpresë se ekspertët dhe shkencëtarët që kanë integritetin profesional do ta mbajnë qëndrimin e njëjtë. Po ashtu, mendoj se z. Haradinaj nuk do të lëshojë pe në këtë drejtim. Ai e ka pohuar këtë edhe vetë, në një përgjigje që ia ka dhënë z. Rama. Si mendoni ju që do të zgjidhej drejtë dhe pa pasoja marrëveshja e paratifikuar nga Kuvendi i Kosovës për versionin Thaçi të demarkacionit? Marrëveshja duhet të rinegociohet. Por versioni mbi të cilin duhet të nisë rinegocimi, duhet të jetë një version i punuar prej akademikëve dhe ekspertëve të hartografisë e gjeografisë historike. Ky rinegocim nuk e pengon asnjë proces të rëndësishëm gjeopolitik. Tashmë Mali i Zi është në NATO, dhe Kosova është sigurisht aspirante për integrimet euroatlantike, pra parimisht ne jemi në të njëjtën anë gjeopolitike me Malin e Zi. Kjo situatë e favorizon mirëkuptimin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kosova nuk kërkon tokë të Malit të Zi, dhe Mali i Zi nuk besoj që kërkon tokë të Kosovës. Në fakt, ajo që quhet marrëveshje e demarkacionin nuk është as marrëveshje dhe as e demarkacionit, sepse nuk mund të jetë marrëveshje përderisa nuk ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe as e demarkacionit përderisa Komisioni paraprak ka bërë delimitim, përkatësisht ndryshim kufiri, e jo demarkacion. Ajo 'marrëveshje e demarkacionit' ngeli veçse një ujdi e ministrave të asokoshëm të jashtëm e të brendshëm, z. Hashim Thaçi dhe z. Skënder Hyseni, me homologët e tyre malazezë. Nëse sërish ju vjen në Kuvendin e Kosovës në mospërputhje për çfarë janë kërkesat tuaja a do t'i shohim sërish skenat e dy viteve më parë? Nuk besoj që do të vijë kjo marrëveshje në Kuvend. Qeveria aktuale është shumë e dobët dhe në çdo moment mund ta humbasë shumicën, ndaj nuk besoj se do të merren me çështje problematike si demarkacioni e "Zajednica". Ne presim nga kjo qeveri të merret me zhvillimin ekonomik, vendosjen e drejtësisë, luftimin e korrupsionit. Nëse kjo qeveri dëshiron t'i hapë probleme vetes, atëherë do të jetë më keq për të. Sa i përket protestave në Kuvend, nuk besoj se do të ketë nevojë më, për arsyet që përmenda më lart, por edhe për faktin se tashmë Lëvizja VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndërsa në koalicionin qeverisës ka deputetë që nuk do të pajtoheshin me atë demarkacion. Jemi në gjendje t'i ndalim pa patur nevojë për skena të tilla. Ju e keni vënë në diskutim plotfuqishmërinë dhe legjitimitetin e qeverisë Haradinaj, së fundi edhe në kontestimin e ministrit serb Nenad Rikallo, pse mendoni që Haradinaj është i papërshtatshëm për Kryeministër? Ministri Rikallo është akuzuar nga ish-fqinjët e vet për keqtrajtime e dhunime para e gjatë luftës. Një njeri i tillë është i papranueshëm, jo vetëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por edhe për mbarë shqiptarët e Kosovës. Ne nuk e kontestojmë atë për shkak se është serb, pasi ka shumë serbë të Kosovës, ndoshta shumica e tyre, që nuk janë përfshirë në krime e keqtrajtime ndaj shqiptarëve. Mirëpo, ne po kontestojmë personin, individin Rikallo, për të cilët shumë qytetarë të Kosovës kanë mbledhur dëshmi që e implikojnë në raste të tilla. Janë njëzet dëshmitarë që janë lajmëruar! Kryeministri Haradinaj nuk duhet të fshihet prej përgjegjësisë duke thënë se e ka pyetur Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Policinë apo Prokurorinë e Kosovës. Përballë ka dëshmitë e mbledhura prej qytetarëve të vendit të tij, ai duhet të shkarkojë ministrin Rikallo në mënyrë që të nisin hetimet e pavarura. Mirëpo, po duket se Haradinaj nuk guxon të sfidojë Listën Serbe e cila ia garantoi qeverisjen. Ju jeni politikani më i votuar në Kosovë, për disa muaj rresht, pas zgjedhjeve gjithkush priste që ju të formonit qeverinë, çfarë ndodhi? Çfarë nuk shkoi mirë me Isa Mustafën e Behgjet Pacollin? Ne kemi qenë të hapur, madje të interesuar për bashkëpunim, dhe kemi kontaktuar vazhdimisht me partitë e tjera, LDK e AKR. Mirëpo nga z. Mustafa nuk ka pasur shumë interesim. Prej mesit të korrikut e deri në shtator ai nuk ka kontaktuar fare me ne. Mungesa e interesit nga z. Mustafa kontribuoi në largimin e z. Pacolli, i cili më pas u bashkua me qeverisjen Haradinaj. Z.Mustafa nuk ka treguar seriozitetin e nevojshëm për ta dërguar PDK-në në opozitë, dhe kjo është hera e dytë. Hera e parë ka qenë në vitit 2014, kur nuk i rezistoi presionit dhe shkoi vetë në koalicion me PDK, hera e dytë është tani, kur u mënjanua, dhe e pamundësoi koalicionin mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe LDK. Megjithatë, Lëvizja VETËVENDOSJE! po rritet, dhe do të vazhdojë të rritet. Tashmë jemi subjekti i parë parlamentar në Kosovë, dhe së shpejti do të fitojmë disa komuna të mëdha anembanë Kosovës. Nuk është këtu çështja se Albin Kurti është deputeti më i votuar, por çështja është se disa komuna do të mund t'i fitojmë pa balotazh dhe mbi dhjetë sosh gjithsej pas balotazhit. Ju jeni të deklaruar si forcë e qendrës së majtë, si planifikoni ta ndërtoni koalicionin në zgjedhjet e ardhshme? Ne jemi e vetmja forcë e majtë parlamentare në Kosovë, prandaj jemi të detyruar që koalicionet t'i bëjmë me forca që vijnë nga qendra e djathtë. Parimi jonë është që politikanët e përfshirë në krime ndaj kombit, ndaj shtetit e ndaj individit nuk duhet të jenë në qeverisje, andaj jemi kundër bashkëpunimit me PDK. Kemi qenë dhe jemi të hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, por jo në baza të ndarjes së posteve, por në baza të dakordimit programor, mbi detyrat dhe hapat e qeverisë. Besojmë se edhe në partitë e tjera opozitare, sidomos tek LDK, duhet të marrë përgjegjësi një grup i ri politikanësh, të cilët do të jenë pak më aktivë dhe më këmbëngulës për largimin e PDK-së nga pushteti. Ju folët këto ditë për modelin gjerman të bashkimit duke rikujtuar kauzën e bashkimit të shqiptarëve. Gensher në 1989 i korrigjoi gazetarët ndërkombëtarë duke saktësuar se nuk bëhej fjalë për "ribashkimin e Gjermanisë" por për "bashkimin gjerman". A e kemi në Shqipëri një arkitekt, një Uilli Brand apo një Helmut Kol? Ka dy qëndrime për këtë çështje. Britania, Franca, Italia e Polonia, të cilat ishin kundër bashkimit të Gjermanive për arsye vetjake, e quajtën "ribashkim", pasi ishin të interesuar që kjo të tingëllonte si një ripërsëritje e historisë. Ndërsa gjermanët, edhe në rastin e Gensherit që përmendni ju, por edhe në shumë raste të tjera, edhe sot e kësaj dite, e quajnë "bashkim". Pasi është hera e parë që këto dy vende bashkohen, por edhe për shkak se nuk ka asnjë histori që do të përsëritet. Gjermania u bashkua demokratikisht, me një perspektive të progresit, të vlerave njerëzore, por edhe të evropianizmit. Këtë mund ta shohim edhe sot. Bashkimi i Gjermanive solli mirëqenie e zhvillim për gjermanët, por edhe një shtyllë të fortë për projektin evropian. A e kemi ne një Vili Brand apo një Helmut Kol, unë këtë nuk e di, pasi mendoj se rasti i Shqipërisë dhe i Kosovës ka dallime të mëdha me rastin e Gjermanive. Në fakt e vetmja ngjashmëri është se kemi të bëjmë me kombe që dëshirojnë të bashkohen. Por Shqipëria e Kosova kanë përparësi të mëdhaja, për shkak se në historinë e tyre nuk e kanë ndonjë moment që i bën fajtor, siç e pati Gjermania momentin e Luftës së Dytë Botërore. Ne si shqiptarë nuk ka nevojë të kemi komplekse. Bashkimi jonë nuk rrezikon asnjë fqinj, dhe ne nuk kemi në historinë tonë "njolla". Bashkimi jonë duhet të jetë dhe do të jetë demokratik, progresist, i fokusuar te zhvillimi ekonomik dhe institucional i shqiptarëve, në marrëdhënie korrekte me fqinjët, dhe evropianist. Sot u bënë 17 vjet që prej rrëzimit të Milosheviçit në Serbi? Çfarë mund të thuhet sot për ndryshimet atje? U rrëzua Milosheviqi, por jo edhe regjimi i tij. Rrjedhimisht, trashëgimia e tij politike dhe ideologjike gjallon. Meqë kanë ndryshuar rrethanat, kanë ndryshuar edhe mjetet e mënyrat, porse jo motivet e qëllimet, premisat e synimet. Mbase vrasja e ish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, më 12 mars 2003, e fundosi potencialin demokratizues e progresist në Serbi. Sot, grupi më i madh i miqësisë në Kuvendin e Serbisë është ai i miqësisë parlamentare Serbi-Rusi me 131 deputetë nga gjithsej 250 sa ka Kuvendi atje! Jo vetëm që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe mirëmban strukturat e saj paralele në çerekun e territorit të Kosovës të lëna aty nga Milosheviqi në vitin 1999, por ajo nuk ndjen kurrfarë pendese për krimet nga e kaluara. Për të qenë edhe më keq se kaq, me proces gjyqësor në Serbi është rehabilituar figura e kryeçetnikut Drazha Mihajloviq dhe kjo tash po bëhet edhe me kryeministrin e qeverisë pro-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, Milan Nediq. Së fundi, por jo për nga rëndësia, çfarë rezultati prisni për Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale të 22 tetorit? Kandidatët i kemi shumë të mirë, programin edhe më të mirë. Unë nuk jam i përfshirë në shtabet zgjedhore personalisht, shkoj vetëm në aktivitete ku jam i ftuar, por me sa po shoh ka entuziazëm të madh. Sondazhet na tregojnë se organizata jonë do të fitojë më shumë se gjysmën e komunave në Kosovë. Pasi që nga zgjedhjet e 11 qershorit u bëmë partia më e madhe në Kuvend, subjekti i parë në vend, pas zgjedhjeve të 22 tetorit, përkatësisht balotazhit të 19 nëntorit, në qeverisjen tonë lokale do të kemi shumë më tepër komuna se cilado parti tjetër. Fitorja jonë e 11 qershorit do të thellohet dhe zgjerohet. |
Ambasada e SHBA: Rastet kur skualifikoheni nga Lotaria Amerikane Posted: 05 Oct 2017 06:49 AM PDT Prej dy ditësh kanë nisur aplikimet për Lotarinë Amerikane, ndërsa rregullat që kërkohen janë shumë strikte. Përveç kritereve të specifikuara, ekziston edhe një penalizim tjetër. Në një postim në Facebook, Ambasada e SHBA thotë se që kanë aplikuar më shumë se një herë brenda një viti, skualifikoheni automatikisht nga Lotaria Amerikane. Ambasada fton të gjithë qytetarët që do të aplikojnë, të bëjnë pyetje për paqartësi në faqen në Facebook. |
LETRA / “Faleminderit, por nuk e dua!” Kur Zhan Pol Sartri refuzonte Çmimin Nobel Posted: 05 Oct 2017 06:47 AM PDT Në vitin 1964, Çmimin Nobel për Letërsi, Akademia Suedeze ia dha shkrimtarit francez Zhan Pol Sartër, për veprën e tij, e cila, e mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimin për të vërtetën, ka ushtruar një ndikim shumë të gjerë në kohën tonë. Në një njoftim publik, të botuar në "Le Figaro" të datës 23 tetor 1964, Sartri shprehu keqardhjen e tij, bashkë me arsyet e refuzimit të çmimit, dhe dëshironte që ato të bëheshin të ditura. Ai kishte dërguar një letër në adresë të Akademisë Suedeze, për të penguar zgjedhjen e tyre. Në këtë letër, ai specifikoi se refuzimi i tij nuk vinte për shkak të Akademisë Suedeze, por ishte i bazuar në arsye personale dhe objektive të tijat. Letra e Sartrit drejtuar Akademisë Suedeze: "Më vjen shumë keq, për faktin se incidenti është bërë pjesë e një skandali: Çmimi u dha, por unë nuk pranoj atë. Kjo ndodhi sepse unë nuk isha i informuar më herët, për atë që ishte në proces. Kur kam lexuar më 15 tetor në "Figaro littéraire", në kolonën Korrespondenti i Suedisë se zgjedhja e Akademise Suedeze ishte duke u vertitur perreth emrit tim, por se nuk ishte vendosur ende, kam menduar t'i shkruaj nje Ieter Akademise, dhe ua kam derguar nje dite me pas. Ne leter i kam here gjerat te qarta dhe se nuk do te kishte diskutime te metejshme. Une nuk ishta ne dijeni ne ate kohe se Cmimi Nobel jepej pa u konsultuar me mendimin e marresit, dhe kam besuar se ishte koha per te parandaluar qe te ndodhte kjo gje. Por une tani e kuptoj se Akademia Suedeze ka marre nje vendim, te cilin nuk munda ta anuloj me heret. Arsyet e mia per refuzimin e çmimint nuk kane te beje as me Akademine suedeze, as me Çmimin Nobel ne vetvete, siç kam shpjeguar ne letren time drejtuar Akademise. Ne te, une aludoj per dy lloje arsyesh: personale dhe objektive. Arsyet personale jane keto: refuzimi im nuk eshte nje gjest impulsiv, gjithmone i kam refuzuar medaljet zyrtare. Ne vitin 1945, pas luftes, kur me eshte ofruar "Legjioni i Nderit", e kam refuzuar edhe ate, edhe pse isha ne favor te qeverise. Ne menyre te ngjashme, une kurre nuk kam kerkuar qe te hyj ne College de France, si disa nga miqte e mi. Ky qendrim eshte i bazuar ne konceptin tim te sipermarrjes se shkrimtarit. Nje shkrimtar i cili miraton poste politike, sociale, ose letrare duhet te veproje vetem me mjete qe jane te tijat – domethene fjala e tij e shkruar. Te gjitha nderimet qe ai mund te marre, e ekspozojne lexuesin e tij ndaj nje presioni, qe une nuk e konsideroj te deshirueshme. Nese une firmos per veten time me "Zhan Pol Sartri", kjo nuk eshte e njejta gje, sikur te firmos me "Zhan Pol Sartri, fitues i çmimit Nobel". Shkrimtari pra nuk duhet te lere veten te shnderrohet ne nje institution, edhe ne qofte se kjo ndodh ne rrethanat me te nderuara, si ne rastin ne fjale. Ky qendrim eshte sigurisht teresisht i imi, dhe nuk permban kritika ndaj atyre qe e kane marre çmimin. Une kam shume respekt dhe admirim per disa nga laureatet, te cilet kam nderin t'i njoh. Arsyet e mia objektive jane si me poshte: Beteja e vetme e mundshme sot ne frontin kulturor, eshte beteja per bashkejetesen paqesore te te dy kulturave, asaj te Lindjes dhe te Perendimit. Une nuk po them qe ato duhet ta perqafojne njera-tjetren – une e di se konfrontimi i ketyre dy kulturave nuk duhet qe domosdoshmerisht te marre formen e nje konflikti – por ky konfrontim duhet te ndodhe mes njerezve dhe midis kulturave, pa nderhyrjen e institucioneve. Une vete jam thellesisht i prekur nga kontradikta mes dy kulturave: Une jam i perbere nga kontradikta te tilla. Simpatite e mia te pamohueshme shkojne drejt socializmit dhe atij qe quhet blloku Lindor, por une jam lindur dhe rritur ne nje familje borgjeze dhe ne nje kulture borgjeze. Kjo me lejon qe te bashkepunoj me te gjithe ata qe kerkojne te afrojne te dy kulturat. Une ende shpresoj, natyrisht, se "njeriu me i mire fiton." Ky eshte socializmi. Kjo eshte arsyeja pse une nuk mund te pranoj nje nder te dhene nga autoritetet kulturore, ato te Perendimit me shume se sa ato te Lindjes, edhe ne qofte se jam ne favor te ekzistences se tyre. Edhe pse te gjithe simpatite e mia jane ne anen socialiste, ne te njejten menyre, une duhet te jem po kaq refuzues per te pranuar, per shembull, Cmimin Lenin, ne qofte se dikush do te donte te ma jepte, gje qe nuk ndodh. Une e di se çmimi Nobel ne vetvete nuk eshte nje çmim letrar i bllokut perendimor, por kjo eshte bere prej tij, dhe ka ngjarje te cilat mund te ndodhin jane jashte krahines se anetareve te Akademise Suedeze. Kjo eshte arsyeja pse, ne gjendjen e tanishme, Cmimi Nobel qendron objektivisht, si nje vleresim i rezervuar per shkrimtaret e perendimit apo rebelet e Lindjes. Cmimi nuk i eshte dhene per shembull, Nerudes, i cili eshte nje prej poeteve me te medhenj te Amerikes se Jugut. Nuk ka qene kurre çështje serioze as per Louis Aragon, edhe pse ai me siguri e meriton ate. Eshte per te ardhur keq se cmimi i eshte dhene Pasternakut dhe jo Sholokhovit, dhe se e vetmja veper sovjetike e nderuar ne kete menyre duhet te jete ajo e botuar jashte dhe ndaluar ne vendin e vet. Nje ekuiliber mund te krijohej nga nje gjest i ngjashem ne drejtimin tjeter. Gjate luftes ne Algjeri, kur ne kishim firmosur "deklaraten e 121", une duhet te kisha pranuar nje mirenjohje apo çmim, sepse kjo do te kishte nderuar jo vetem mua, por edhe lirine per te cilen ne ishim duke luftuar. Por gjerat nuk shkuan ne kete menyre, dhe vetem pasi qe beteja perfundoi, mua mu dha medalja. Ne diskutimet e motiveve te permendura nga Akademia Suedeze per lirine, sugjerohen shume interpretime. Ne perendim nenkuptohet vetem nje liri e pergjithshme. Personalisht, une do te doja nje liri me konkrete, e cila perbehet nga e drejta per te pasur me shume se nje pale kepuce dhe per te ngrene me mire. Mua me duket me pak e rrezikshme qe ta refuzoj çmimin, se sa ta pranoj ate. Nese une e pranoj, une e ofroj veten time per ate qe une do e quaj "nje rehabilitim objektiv." Sipas artikullit te "Figaro litteraire", "nje e kaluar e diskutueshme politike nuk do te permendet si argument kunder meje". Une e di se ky artikull nuk shpreh mendimin e Akademise, por ne menyre te qarte tregon se pranimi im do te interpretohet nga qarqe te caktuara te djathta. Une e konsideroj kete "te kaluaren e diskutueshme politike" si ende te vlefshme, edhe ne qofte se une jam mjaft i pergatitur qe te pranoj gabimet e shokeve te mi ne te kaluaren. Rrjedhimisht nuk po them se çmimi Nobel eshte nje "çmim borgjez", por interpretimi eshte borgjez, pasi ne menyre te pashmangshme jepet nga qarqe te caktuara me te cilat une jam shume i njohur. Se fundi, kam ardhur tek çeshtja e parave; ajo eshte nje barre shume e rende qe Akademia imponon mbi laureatin, teksa e cili shoqeron medaljen e tij me nje shume te madhe, dhe ky problem me ka torturuar. Ose e pranon Cmimin dhe me parate e çmimit mund te mbeshtetesh organizata apo levizje qe i konsideron te rendesishme – mendimi im shkoi tek komiteti i Aparteidit ne Londer, ose nuk e pranon Cmimin mbi parimet bujare, dhe ne kete menyre privon nje levizje te tille nga mbeshtetja qe e ka kaq te nevojshme. Por, une besoj qe ky eshte nje problem i genjeshtert. Padyshim heq dore nga 250.000 korona, sepse une nuk dua qe te institucionalizohem, ne Lindje apo Perendim. Por, nga ana tjeter, nuk mund te kerkohet qe, per 250.000 korona, te heq dore nga parime te cilat jane jo vetem te miat, por edhe ndahen nga te gjithe miqte e mi. Kjo eshte ajo qe e ka bërë aq te dhimbshem per mua çmimin dhe refuzimin e tij, qe jam i detyruar ta bej. Une deshiroj qe ta perfundoj kete deklarate me nje mesazh te ndjere per publikun suedez. Zhan Pol Sartri Përgatiti: Bota.al |
Fotot e rralla të Marilyn Monroe në pishinë Posted: 05 Oct 2017 06:39 AM PDT
Në ankandin e kompanisë Heritage Auction veç saj pritet të shiten dhe ato të Beatles, Frank Sinatra me roje, Muhammad Ali në disa foto të tjera të rralla, të cilat të gjitha së bashku pritet të kapin shifrën e 120 mijë dollarëve. |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |