“Spanjë: Mijëra njerëz në tubimet për unitet” plus 15 more Radio Evropa e Lirë |
- Spanjë: Mijëra njerëz në tubimet për unitet
- Londër: Një automobil i ka goditur këmbësorët afër një muzeu
- Mbështetësit e Navalnyt tubohen për protesta në gjithë Rusinë
- Erdogan e ka shpallur një “operacion serioz” në Siri
- SHBA: Rusia t’i gjej ideologët e vrasjes së gazetares Politkovskaya
- Serbët e veriut mbajnë shpresat te Rusia dhe Putini
- Rusia: Kërcënim për kufizim të medieve amerikane, përfshirë REL-in
- Instrumentet e “harruara” në duar të mjeshtrit
- Kirgizi: Në aksidentin me veturë ka vdekur zëvendëskryeministri
- Qytetarët duan ofertë në shkëmbim të votës
- Pakistan: Nga sulmi vetëvrarës – 24 persona të vrarë
- Serbi: Protestuesit kërkuan zgjedhje lokale korrekte
- SHBA: Tre vetë janë akuzuar për sulme terroriste për IS-in
- Futboll: Kosova dhe Shqipëria pësuan disfata
- Ta mposhtësh kancerin...
- Dorëheqje e presidentit të AP të KE-së për shkak të vizitës në Siri me rusët
| Spanjë: Mijëra njerëz në tubimet për unitet Posted: 07 Oct 2017 09:14 AM PDT Mijëra njerëz janë mbledhur sot në Madrid dhe Barcelonë, për të paraqitur mbështetje për Spanjën unike dhe për ftesë për bisedime, në periudhën e krizës politike të shkaktuar nga referendumi i Katalonjës për ndarje nga Spanja. Dhjetëra mijëra njerëz janë tubuar në protestën në Madrid, derisa demonstrata të tjera janë mbajtur në Barcelonë të Katalonjës, duke bërë thirrje për dialog politik. Organizuesit e tubimeve, nën sloganin "A duhet të bisedojmë", thanë se ky është mesazh dërguar politikanëve të Spanjës. Protestuesit kanë bartur parulla ku shkruante "Spanja është më e mirë se liderët" dhe "Le të bisedojmë". Këto tubime u bënë gjashtë ditë pas referendumit në Katalonjë për ndarje nga Spanja, të cilin qeveria e Spanjës e ka shpallur ilegal, ndërsa Gjykata Kushtetuese e pat suspenduar. Autoritetet e Katalonjës thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që kanë marrë pjesë në referendumin për pavarësi, kanë votuar në favor të ndarjes nga Spanja. Zyrtarët thanë se dalja në referendum ishte 42%, e 5.34 milionë votuesve të regjistruar në këtë rajon. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Londër: Një automobil i ka goditur këmbësorët afër një muzeu Posted: 07 Oct 2017 08:41 AM PDT Shërbimet e emergjencës në Londër me të shpejtë kanë arritur në Muzeun Natyror Historik në Londër, pasi një automobil i ka goditur sot pasdite këmbësorët afër ndërtesës. Policia tha se një numër i njerëzve ishin lënduar, ndërsa një person ishte arrestuar në vendin e ngjarjes. Në fotografitë e publikuara është parë një makinë me ngjyrë të argjendtë dhe një person i rrëzuar në tokë, raporton agjencia AP nga Londra. Përplasja ka ndodhur në orën 14:20 sipas kohës së Londrës, periudhë e ditës kur muzeu në qendër të Londrës zakonisht është i mbushur me njerëz dhe turistë. Nuk ka pasur deklaratë të menjëhershme të autoriteteve për numrin e të lënduarve. Pronarëve të bizneseve në këtë hapësirë u është thënë që të evakuohen, ndërsa policia e ka krijuar një shirit të sigurisë rreth hapësirës disa minuta pas incidentit, duke i mbyllur disa rrugë. Mbi vendin e ngjarjes kanë fluturuar helikopterët e policisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbështetësit e Navalnyt tubohen për protesta në gjithë Rusinë Posted: 07 Oct 2017 07:45 AM PDT Mbështetësit e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, sot kanë dalur në gjithë Rusinë për protesta, që konsiderohet se mund të shkaktojnë reagim të ashpër të policisë. Tashmë tubimet janë mbajtur në disa qytete ruse, përfshirë Moskën, Vlladivosktokun, Khabarovskin, Ulan-Ude, Çita, e të tjerë. Në Shën Petersburg, vendlindja e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, policia ka vendosur pengesa në sheshin qendror të këtij qyteti. Protestat e sotme mbahen në ditën kur presidenti Putin e feston ditëlindjen e tij të 65-të. Ka raporte se së paku 7 vetë janë arrestuar në qytetin Samara. Sipas raporteve, arrestime ka pasur edhe në tubimet në Izhevsk dhe Jakutsk. Kryetari i qytetit të Jekaterinburgut, Yevgeny Roizman, është paraqitur në tubimin në qytetin e tij, ku raportohet se janë arrestuar 10 vetë. Në Shën Petersburg, janë arrestuar Mikhail Sosin, koordinator i fushatës së Navalnyt, dhe avokati i ekipit të fushatës, Denis Mikhailov. Janë arrestuar edhe koordinatorët e fushatës së Navanyt në Perm, Tver dhe Stvropol. Janë arrestuar edhe një numër i aktivistëve të fushatës në gjithë Rusinë. Mbështetësit kërkojnë që Navalnyt t'i lejohet pjesëmarrrja në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria në Moskë, ka raportuar se disa qindra njerëz ndodhen në Sheshin Pushkin në qendër të qytetit. Protestuesit kanë planifikuar të marshojnë kah Kremlini, por rruga e tyre ishte bllokuar nga policia, kështu që protestuesit janë detyruar të kthehen në shesh. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Erdogan e ka shpallur një “operacion serioz” në Siri Posted: 07 Oct 2017 05:47 AM PDT Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka shpallur sot një operacion për ta rimarrë kontrollin në provincën Idlib në pjesën veriore të Sirisë, që është nën kontroll të kryengritësve. Turqia e ka shtuaar praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit me Sirinë, pasi ishte pajtuar me Rusinë dhe Iranin, për të punuar për armëpushim në rajon. "Ne po ndërmarrim hapa të rinj për të pasur siguri në Idlib", tha Erdogan në fjalimin në televizion, dhe ka shtuar se "sot, një operacion shumë serioz po vazhdon në Idlib dhe kjo do të vazhdoj". Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas fjalimit televiziv në qytetin Afion, Erdogan tha se ushtarët e Turqisë nuk janë ende në Idlib dhe se ushtria po i mbështet forcat e Armatës së Lirë të Sirisë, nga brendësia e kufirit të Turqisë. Pjesa më e madhe e Idlibit është nën konroll të militantëve të linjës së fortë, përfshirë grupet e ndërlidhura me al-Kaidën, që aktualisht është fraksioni më i fuqishëm në këtë provincë. Ky franskion më parë ishte i njohur me emrin, Fronti Al-Nusra. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA: Rusia t’i gjej ideologët e vrasjes së gazetares Politkovskaya Posted: 07 Oct 2017 05:24 AM PDT Departamenti amerikan i shtetit i ka bërë thirrje Rusisë që t'i gjej dhe dënojë ata që e kanë urdhëruar vrasjen e gazetares së njohur investigative ruse, Anna Politkovskaya, në vitin 2006. Në kumtesën e mbrëmshme, një ditë para 11 vjetorit të vrasjes së gazetares Politkovskaya, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se raportimet e kësaj gazetareje "kanë vënë dritë në shkeljen e të drejtave të njeriut në Rusi dhe për vuajtjet e viktimave të luftës në rajonin e Kaukazit Verior". "Ne vazhdojmë të kërkojmë nga autoritetet e Rusisë që ta identifikojnë dhe dënojnë personin apo personat që urdhëruan, planifikuan dhe e financuan këtë krim të tmerrshëm", tha Nauert. Anna Politkovskaya, kritike e ashpër e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raportimet e së cilës e kanë zbuluar korrupsionin e nivelit të lartë në Rusi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në rajonin Çeçeni në Rusi, është vrarë më 7 tetor të vitit 2006, në ndërtesën ku banonte në Moskë. Në vitin 2014, dy persona janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe dy të tjerë me burgim, për përfshirjen e tyre në këtë vrasje. Por, të afërmit dhe kolegët e gazetares së vrarë thonë se drejtësia nuk do ta kryejë detyrën e saj, derisa ata që e urdhëruan vrasjen e saj të identifikohen dhe dënohen. Meqë Politkovskaya ishte vrarë në ditën kur Putin e shënon ditëlindjen e tij, janë përhapur spekulime se vrasja e saj mund të ishte "dhuratë" për presidentin rus. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Serbët e veriut mbajnë shpresat te Rusia dhe Putini Posted: 07 Oct 2017 04:55 AM PDT Mitrovica e veriut, një prej katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, me nxitjen e liderëve politikë lokalë, sot është një bastion pro-rus, ku simpatia për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por edhe për shtetin rus, konfirmohet nga shumica e qytetarëve serbë të kësaj komune. Nëpër rrugët e qytetit, valojnë flamujt rus dhe serbë, ndërkaq portreti i Putinit në ndërtesa ose i paraqitur edhe përmes mbishkrimeve, transmetojnë mesazhe të glorifikimit të aleancës serbo-ruse. Disa qytetarë serbë të Mitrovicës së veriut e shohin Rusinë si aleatin e vetëm të Serbisë. Miroslav Laketiq nga Mitrovica e veriut, shpreh mendimin se aleanca serbo-ruse, është krejtësisht e natyrshme. "Kjo është një gjë që dihet në përgjithësi. Serbia gjithmonë ka qenë në udhëkryqin e interesave të perëndimit dhe të lindjes dhe kjo do të vazhdojë të jetë kështu edhe më tutje. Për dallim nga perëndimi, Rusia kurrë nuk na ka nxjerrë probleme, nuk na e ka rrezikuar sigurinë dhe mëvetësinë tonë". "Ata janë miqtë tanë tradicional. Shpresojmë që edhe kësaj here, Rusia do të mbetet në këtë rrugë. Rusia e fortë nënkupton edhe një Serbi të fortë. Kur Rusia është e dobët, atëherë nuk do ta ndihmojë Serbinë, ashtu siç ka ndodhur me Jelcinin e çmendur", thotë Laketiq. Mendim të ngjashëm ka edhe Bosanka Prodanoviq, serbe nga Mitrovica e veriut. Ajo thotë se populli në Mitrovicë të veriut, kryesisht, shpreson në mbështetjen e Rusisë: "Na mjafton ndjenja që Rusia dhe Putini ekzistojnë. Kjo mjafton. Pres gjithçka pozitive nga ata. Populli këtu, kryesisht, beson në Rusinë, sepse ne nuk e dimë se çfarë po bisedohet në Bruksel". Me këtë gatishmëri të opinionit të qytetarëve në Mitrovicë të veriut, nuk duhet befasuar se pse lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka vendosur që para zgjedhjeve lokale në Kosovë, që do të mbahen me 22 tetor, ka shkuar në Moskë për të marrë këshilla. Por, njohësi i çështjeve të sigurisë nga Mitrovica e veriut, Veroljub Petroniq, nga organizata joqeveritare "Qendra humane në Mitrovicë", shpreh mendimin se rrëfimi për ndihmën e Rusisë për serbët në Kosovë, të cilit iu dha hov, është imagjinar dhe bëhet më tepër për propagandë. Sipas tij, një ndihmë e tillë nuk ekziston. Petroniq thotë se kohë më parë ka marrë pjesë në një konferencë për sigurinë ndërkombëtare në Soçi të Kinës. Bisedat që kishte bërë atje me përfaqësues rus, siç thotë ai, e kanë sjellë deri te përfundimet interesante. "Kam pasur rastin të bisedoj me një deputet rus, i cili thjesht më ka bërë t'i hap sytë dhe të zbres në tokë. Ai më tha që në listën e tyre të interesave është në vendin e 17. Ai me tha se shteti i tij është vend që kufizohet me 19 shtete dhe ka dalje në 12 dete. Siç më tha, Armenia, Gruzia, Azerbaixhani, Kazakistani dhe të tjera, janë një grumbull i problemeve të tyre. Prandaj, ne jemi në vendin e 17 për ta". "Madje, më ka thënë se Mali i Zi, para se të hynte në NATO, ka qenë një sferë apo zonë më e madhe e interesit për ta, se sa Serbia. Kjo, siç më tha ai, për arsyen e thjeshtë se do të ishte e mjaftueshme që e gjithë flota e Detit të Zi të shkojë dy herë në vit në Tivar, që të marr ujë për anijet dhe nëndetëset, të parakalojë nëpër Adriatik dhe ta tregojë forcën", thotë Petroniq. Por, rezerva të tilla ndaj Rusisë, sikurse ato të Petroniqit, vështirë se mund t'i gjesh në Mitrovicën e veriut. Jova Jovanoviq nga kjo komunë, thotë se Rusinë nuk mund ta shohë ndryshe, përveç si një vend mik të serbëve. "Rusët i përjetoj si miq. Ata janë miqtë tanë më të mirë për qindra vjet, e jo vetëm tash. Atij që i pengon Rusia, ai është armiku më i madh i popullit serb. Ata na ndihmojnë gjithmonë, pa ndonjë kërkesë për kompensim. Ata në perëndim, kërkojnë t'iu ndihmojmë vetëm kur kanë interes", shprehet Jovanoviq. Por, a ka ardhur mbështetja ruse për Listën Serbe në momentin e duhur, kur me lejen e Beogradit, kjo listë ka vendosur ta mbështesë Qeverinë e Kosovës, në krye të së cilës është Ramush Haradinaj, të cilin Serbia po e akuzon për krime lufte? Megjithatë, serbët e veriut, e arsyetojnë këtë veprim të Listës Serbe. Një arsyetim të tillë e jep edhe Bosanka Prodanoviq: "Ne kemi qenë kundër asaj që Lista Serbe të hyj në qeverinë e Haradinajt. Por, nëse këtë e ka thënë Putini dhe në qoftë se qeveria e jonë e thotë një gjë të tillë hapur, atëherë diçka do të dalë nga kjo". Besimi në gatishmërinë e Rusisë për të sakrifikuar për të mirën e Serbisë, në Mitrovicë të veriut nuk është mit e as temë historike. Një gjë të tillë e beson edhe Smiljana Jovanoviq, serbe nga Mitrovica e Veriut. "E shihni si ndihmojnë për ushtrinë, për pajisje dhe për shumëçka tjetër", thotë Jovanoviq. Bashkëpunimi ushtarak serbo-rus, ka marrë hov, përkundër politikës së balancimit, të cilën e proklamon qeveria në Serbi. Megjithatë, për shumë serbë të Mitrovicës së veriut, një gjë e tillë i thellon shpresat se Rusia do të vazhdojë mbështetjen për arritjen e qëllimit, që Kosova të jetë pjesë e Serbisë. Përgatiti: Bekim Bislimi This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusia: Kërcënim për kufizim të medieve amerikane, përfshirë REL-in Posted: 07 Oct 2017 04:42 AM PDT Kremlini përsëri u ka tërhequr vërejtjen operacioneve të medieve të Shteteve të Bashkuara në Rusi, se mund të kufizohen në përgjigje të presionit të raportuar kundër kompanive mediale të financuara nga qeveria ruse në Shtetet e Bashkuara. "Qartazi, në rast të vazhdimit të presionit, vazhdimit të shkeljes të së drejtave të medieve tona për të punuar të papenguara, unë nuk e përjashtoj se do të ndërmerren aksione në harmoni me parimin e reciprocitetit", tha mbrëmë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Këto janë komentet e fundit në serinë e kërcënimeve dhe ankesave nga zyrtarët rusë. Agjencitë e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara i kanë analizuar operacionet e së paku dy kompanive mediale ruse, kanalin satelitor televiziv RT dhe faqen e lajmeve në Internet, Sputnik. Kompania RT, që është e financuar nga qeveria ruse, ishte akuzuar në raportin e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, se ishte njëra nga mënyrat kryesore me të cilat Kremlini synonte të ndikonte në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar. Prej atëherë, janë shtuar thirrjet në Uashington, që RT dhe Sputnik të detyrohen të regjistrohen sipas legjislacionit të vjetër 79 vjeçar, me të cilin fillimisht synohej kufizimi i propagandës naziste. Gjatë periudhës sovjetike, disa media në gjuhën ruse, përfshirë gazetën Pravda, dhe agjencinë e lajmeve TASS, ishin regjistruar si agjentë të jashtëm. Gjatë javëve të fundit, hetuesit amerikanë i kanë intervistuar ish-punëtorët e dy kompanive mediale ruse dhe disa kontraktorë të tyre biznesor, në kuadër të hetimeve për vendimmarrjen editoriale dhe menaxhmentin në RT dhe Sputnik. Muajin e kaluar, kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, tha se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë urdhëruar që ky kanal televiziv të regjistrohet sipas ligjit për agjentë të jashtëm, i njohur si FARA. Departamenti amerikan i drejtësisë, që e mbikëqyrë legjislacionin FARA, disa herë ka refuzuar ta konfirmoj apo përgënjeshtroj se e ka paraqitur një urdhër të tillë. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se legjislacioni rus lejon që rregullatorët mund të imponojnë kufizime sikur në operacionet e medieve private ashtu edhe në ato shtetërore. Pas Zakharovës, edhe Peskov ka bërë komente para gazetarëve në Moskë. "Ne konsiderojmë se kjo është brengosëse në parimin se mediet tona masive nuk lejohen të punojnë normalisht", tha Peskov, dhe shtoi se "kjo është e papranueshme dhe paraqet shkelje të lirisë së të shprehurit". Simonyan, po ashtu, i ka thënë Komitetit legjslativ rus se punëtorët po largohen nga operacionet në Shtetet e Bashkuara për shkak të frikës nga presioni zyrtar. Andrei Klimov, anëtar i Dhomës së Epërme të Parlamentit të Rusisë, tha se ai dhe ligjvënësit e tjerë kanë kërkuar nga agjencitë qeveritare, që nuk i kanë treguar me emër, që të ndërmarrin "përgjigje simetrike" për presionin e raportuar kundër RT-së. "Në Rusi, ekzistojnë afro 40 operacione të medieve masive amerikane. Sipas mendimit tim, si ekspert, duhet të ketë diskutim, në rend të parë, për strukturat e tilla, siç është Radio Svoboda, që transmeton në Rusi", është cituar Klimov se ka thënë për faqen e lajmeve në Internet, Fontanka.ru. Radio Svoboda është Shërbimi në gjuhën ruse i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria. Në një dëgjim në Komisionin e Helsinkit të Shteteve të Bashkuara, agjenci e qeverisë amerikane e ngarkuar me monitorimin e të drejtave të njeriut jashtë Amerikës, presidenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Thomas Kent, tha se kjo kompani po ballafaqohet me "kufizime të rënda" gjatë transmetimit radioteleviziv në Rusi. "Kjo po ndodhë përkundër faktit se mediat ruse transmetojnë lirisht në Shtetet e Bashkuara. Ende, miliona rusë e ndjekin përmbajtjen tonë. Qartazi, autoritetet e pranojnë ndikimin tonë, pasi ata po krijojnë pengesa për punën tonë". "Megjithatë, përkundër presionit, ne vazhdojmë të operojmë...me byronë tonë në Moskë dhe me korrespondentët në gjithë Rusinë. Edhe më parë kemi kaluar nëpër kohë të vështira. Ne besojmë se do të qëndrojmë edhe në problemet e fundit në raportet amerikano-ruse", tha presidenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Thomas Kent. Javën e kaluar, rregullatori i medieve në Rusi, Roskomnadzor, e ka akuzuar rrjetin amerikan CNN, për shkelje të ligjit për media në Rusi dhe i ka ftuar zyrtarët e këtij rrjeti për bisedime. Në kumtesën e tij, Roskomnadzor nuk ka shpjeguar se çfarë shkeljeje të dyshuar i ka bërë rrjeti CNN ligjit rus, por vetëm ka theksuar se do ta vazhdojë "monitorimin sistematik" të medieve të jashtme të regjistruara në Rusi. Roskomnadzor tha se i ka dhënë rrjetit CNN afat, që deri më 11 të këtij muaji t'i përmirësojë shkeljet. Përgatiti: Fatmir Bujupi This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Instrumentet e “harruara” në duar të mjeshtrit Posted: 07 Oct 2017 04:18 AM PDT Instrumentet frymore tradicionale në Kosovë, po shkojnë drejt harresës. Shaqir Hoti, flautisti i parë profesionist në Kosovë, tash e më shumë se 1 dekadë e gjysmë, është i vetmi mjeshtër që i punon të gjitha instrumentet tradicionale me frymë, si dhe luan në të gjitha ato. Ai ka punuar dhe vazhdon të punojë nga argjila, instrumentin më të vjetër autokton, Okarinën, ekzemplarin origjinal të së cilës, të vjetër rreth 5 mijë vjet, e kanë marrë forcat serbe nga Muzeu i Kosovës.(Video: B. Tërstena) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kirgizi: Në aksidentin me veturë ka vdekur zëvendëskryeministri Posted: 07 Oct 2017 03:44 AM PDT Zëvendëskryeministri i Kirgizisë, Temir Jumakadyrov, 38 vjeçar, ka vdekur pasi automobili i tij u ndesh me një kamion në një autostradë, në perëndim të kryeqytetit, Bishkek, kanë konfirmuar zyrtarët. Nga kjo ndeshje e sotme u vranë edhe shoferi dhe një ndihmës i tij. I ndjeri Jumakadyrov ishte i ngarkuar me detyrën e dhënë nga kryeministri, Sapar Isakov, për mbikëqyrjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale më 15 tetor, me ç'rast do të zgjedhet presidenti i ri. President aktual në Kirgizi është Almazbek Atambaev. Sipas Kushtetutës së Kirgizisë, presidenti Atambaev, që ishte zgjedhur në vitin 2007, nuk ka të drejtë të garoj për mandat të dytë. Dy presidentët e mëparshëm janë detyruar të tërhiqen nga zyra nga protestat popullore. Raportohet se Kirgizia e ka njërën prej shkallëve më të larta të aksidenteve me fatalitete në Evropë dhe në shtetet që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Qytetarët duan ofertë në shkëmbim të votës Posted: 07 Oct 2017 02:50 AM PDT Komuna e Çairit të Shkupit, me më shumë se 65 mijë banorë, në një sipërfaqe prej 3.5 kilometrash katrorë, e bën atë komunën me popullsinë më të dendur në Maqedoni. Rrjedhimisht, qytetarët si më problematike fokusojnë çështjet që ndërlidhen me planifikimin urbanistik. Arifi Arifi, rreth 70 vjeç thotë se dy dekadat e fundit në lagjen e Saravës ku edhe jeton, rrugët janë dëmtuar tej mase dhe ndërtimet e fundit të ndërtesave shumëkatëshe kanë stërngarkuar qarkullimin duke e bllokuar madje edhe hyrjet në shtëpi. "Më së shumti pengojnë makinat në këtë rrugë, të cilat parkohen, sepse s`ka vende për parkim. Nuk mundet njeriu të hyjë në shtëpinë e vet, as drutë nuk mund t'i afroj afër shtëpisë, as miellin nuk mund ta zbarkoj afër derës së oborrit, as xhenazen e njerëzve s`mund ta nxjerrim nëpër këto rrugë të ngushta", thotë Arifi. Mirsad Kurtishi, rreth të tridhjetave, konsideron se të gjitha ndërtimet e egra duhet të rrënohen, sepse ato janë ndërtuar pa standarde, madje e kanë bërë jofunksional rrjetin edhe ashtu të vjetër të kanalizimit. "Kryetari i ri i komunës, kryesisht duhet t'i rrënojë të gjitha ndërtimet e egra. Kjo gjë duhet parë si diçka normale, diçka që është ndërtuar pa leje duhet të prishet. Pastaj pres që edhe në komunën e Çairit të ketë investime të njëjta sikurse në anën tjetër të lumit Vardar ku me shumicë janë maqedonasit", shprehet Kurtishi. Me shtimin e numrit të banorëve në Çair, është rritur edhe numri i nxënësve ndërkohë që në një klasë, në disa prej shkollave në këtë komunë edhe kundër rregullave ligjore, mësojnë më shumë se 40 nxënës. Banorët thonë se kushdo që të marrë mandatin për ta drejtuar komunën, duhet të angazhohet për ndërtimin e shkollave dhe hapësirave të gjelbra për fëmijët "Me prioritet duhet të jenë hapësirat e gjelbëruara. Presim investime në arsim dhe infrastrukturë", thotë Erdoan Jashari. Ndërsa, Shyqyriu nga Çairi, si më problematike thekson rrjetin e kanalizimit, i cili sanohet në mënyrë parciale. "Në këtë komunë të gjitha investimet janë të mangëta. Në rrugën ku banoj, filloi ndërtimi i kanalizimit para dy vjetësh, punonjësit e hapën kanalin dhe e kanë futur gypin dhe tashmë janë bërë dy vjet që ecim nëpër baltë, sepse nuk kanë përfunduar tërësisht punimet. Do të thotë fillohet një punë dhe lihet pa përfunduar", thotë Shyqyriu. Ai nga drejtuesi i ri i komunës, pret që të paktën në parkun e njohur si "Parku i Çairit", vendi i vetëm ku mblidhen më të moshuarit, të ketë tualete dhe ndoshta hapësira të veçanta ku do të mblidheshin të moshuarit. Problem më vete, thonë banorët e Çairit, mbetet dhe mungesa e pastërtisë në këtë komunë. Banorët thonë se kryetari i ri i komunës së Çairit duhet të angazhohet që kjo komunë, e cila kufizohet me komunën Qendër, ku janë bërë investime qindra milionëshe, të mos mbetet pjesa e errët e kryeqendrës së Maqedonisë, por financat dhe investimet në projektet kapitale të ndahen në formë të barabartë. Për komunën e Çairit garojnë katër kandidat që vijnë nga partitë politike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim- Visar Ganiu; Aleanca për Shqiptarët - Faruk Neziri; Lëvizja Besa - Zeqiria Ibrahimi dhe Partia Demokratik Shqiptare - Idriz Oana. Në këtë komunë garon dhe Nermin Teofilovska si kandidate e VMRO DPMNE-së. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pakistan: Nga sulmi vetëvrarës – 24 persona të vrarë Posted: 07 Oct 2017 01:56 AM PDT Policia në Pakistan thotë se numri i të vrarëve nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një tempulli Sufi në pjesën jugperëndimore të këtij vendi, ka arritur në 24 vetë, pasi gjatë natës në spital vdiqën katër të plagosur. Ky sulm ndodhi pardje në në rajonin Jhal Magsi të provincës Baloçistan. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Zyrtari i lartë policor pakistanez, Mohammad Iqbal, tha sot se më se 20 persona të plagosur, disa prej tyre seriozisht, po trajtohen në spital. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Serbi: Protestuesit kërkuan zgjedhje lokale korrekte Posted: 07 Oct 2017 01:38 AM PDT Disa qindra protestues janë tubuar në Beograd dhe kanë kërkuar zgjedhje lokale korrekte, të parapara për vitin e ardhshëm. Protesta e mbrëmshme është organizuar nga lëvizja Shtetasit e Lirë, e themeluar nga ish-avokati i popullit dhe personalitet politik opozitar, Sasha Jankoviq. Protestuesit kërkuan trajtim të barabartë nga mediat dhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë në votimet në Beograd, në muajin prill të vitit të ardhshëm. Liderët opozitarë kanë shprehur dyshime se partitë qeveritare po planifikojnë mashtrime në votime. Këto zgjedhje gjërësisht shihen si test për presidencën e Aleksandar Vuçiqit. Më herët këtë vit, zoti Vuçiq triumfoi në zgjdhjet presidenciale dhe koalicioni i tij konservator e udhëheq qeverinë e Serbisë. Por, partitë opozitare shpresojnë që partia e tij të mos fitoj në zgjdhjet lokale në Beograd, derisa liderët opozitarë e kanë akuzuar Vuçiqin për shtypje të lirive demokratike dhe për goditje kundër mediave. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA: Tre vetë janë akuzuar për sulme terroriste për IS-in Posted: 07 Oct 2017 01:17 AM PDT Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar se tre vetë janë arrestuar për akuza se kanë planifikuar sulme terroriste në Qytetin Nju Jork për grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS). Prokurorët federalë në Nju Jork thanë mbrëmë se në komplotin e planifikuar, që u zbulua nga autoritetet e zbatimit të ligjit, përfshiheshin sulme me bomba në sheshin, Times Square, dhe në sistemin e metros në Nju Jork, dhe të shtëna kundër njerëzve në koncerte të ndryshme. Në kumtesën e prokurorëve theksohet se sulmet ishin planifikuar të kryheshin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në verë të vitit të kaluar. Të dyshuarit janë një shtetas kanadez 19 vjeçar, një shtetas amerikan, po ashtu, 19 vjeçar, me seli në Pakistan dhe një shtetas i Filipineve, 37 vjeçar. Prokurorët thanë se të tre personat janë arrestuar, ndërsa kanadezi, Abdulrahman El Bahnasawy, e ka pranuar fajësinë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Futboll: Kosova dhe Shqipëria pësuan disfata Posted: 07 Oct 2017 01:02 AM PDT Kombëtarja e Kosovës në futboll mbrëmë ka pësuar disfatë në ndeshjen me Ukrainën me rezultat 0:2, në takimin e Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi. Ndeshja u zhvillua në Shkodër të Shqipërisë pasi Kosova ende nuk e ka asnjë stadium që i plotëson kushtet për takimet kualifikuese të nivelit të këtillë. Në këtë grup aktuliasht kryeson Islanda, e cila të hënën takohet me Kosovën dhe konsiderohet se është favorite për ta fituar ndeshjen dhe për tu kualifikuar për pjesën përfundimtare të Kampionatit Botëror. Kosova është e 6-ta, e fundit, në Grupin I, me vetëm një pikë të fituar prej 9 dueleve. Në takimin e Grupit G kualifikues, Spanja mbrëmë triumfoi kundër Shqipërisë me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në Alikante. Me këtë fitore, Spanja u kualifikua për pjesën finale të Kampionatit Botëror që zhvilloht në Rusi, në vitin 2018. Shqipëria aktualisht është e treta në këtë grup. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 07 Oct 2017 12:35 AM PDT Në rubrikën e përjavshme "Fokus" të Radios Evropa e Lirë, flet Fatmire Ismaili, e cila e ka tejkaluar sëmundjen e kancerit në gji. Ajo flet për sfidat që ka kaluar, ndërsa ka një mesazh për të gjitha gratë - nuk duhet dorëzohen pasi është sëmundje që shërohet. Ndryshe, muaji tetor është edhe muaj i vetëdijesimit të grave për sëmundjen e kancerit. (Video:B.Tërstena) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dorëheqje e presidentit të AP të KE-së për shkak të vizitës në Siri me rusët Posted: 06 Oct 2017 10:18 AM PDT Politikani spanjoll, Pedro Agramunt, sot ka paraqitur dorëheqje në postin e presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, vetëm tri ditë para votimit për shkarkimin e tij. Kërkesa për shkarkimin e tij ishte bërë pasi Agramunt u ishte bashkuar ligjvënësve rusë gjatë vizitës së tyre në Siri dhe takimit me presidentin, Bashar al-Assad, më herët këtë vit. "Sot, për shkaqe personale kam vendosur që të mos jem kryesues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës", ka shkruar Agramunt në rrjetin Twitter. Ai ka pretenduar se në Siri kishte udhëtuar privatisht si senator spanjoll dhe tha se së pari kishte shkuar me aeroplan në Moskë, para se të fluturonte nga Moska për në Damask të Sirisë. Agramunt, që gjërësisht konsiderohet si prorus, është angazhuar për kthimin e së drejtës së votimit të delegacionit rus në asamble, pasi atij i ishte marrë e drejta e votimit në vitin 2014. Prej atëherë Rusia i ka bojkotuar mbledhjet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe nuk e ka regjistruar delegacionin për seancën e ardhshme që fillon në janar të vitit të ardhshëm. Pedro Agramunt mbetet anëtar i delegacionit të Spanjës në këtë asamble, ndërsa rolin e tij e merr zëvendëspresidenti aktual, Roger Gale, nga Britania. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





