“Sherifi: Ishte opozita ajo që shtyu formimin e institucioneve” plus 9 more Gazeta Tribuna |
- Sherifi: Ishte opozita ajo që shtyu formimin e institucioneve
- Ministrja e Integrimit: Institucionet të promovojnë vlerat integruese
- Haradinaj me ministra largohet nga seanca
- Jo vetëm Katalonja, ja kërkesat për pavarësi në Europë
- Frashër Krasniqi qëndron 5 metra larg Milaim Zekës në Kuvend (Foto)
- Ka vdekur albanologu Robert Elsie
- Presion nga Bangladeshi për t’i kthyer refugjatët në Mianmar
- Nis viti i ri akademik
- Ende nuk dihet zyrtarisht sa është numri i viktimave të dhunës seksuale
- Faza finale e dialogut me kompromise të mëdha
| Sherifi: Ishte opozita ajo që shtyu formimin e institucioneve Posted: 02 Oct 2017 02:42 AM PDT Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës, Bilall Sherifi, gjatë seancës së sotme në Kuvend, ka apeluar të deputetët e opozitës që mos ndalen së foluri në Parlament, pasi që sipas tij, parlamenti është për të folur ndërsa Qeveria për te punuar. Unë po u them kolegëve të opozitës që mos te ndalen duke fol se Parlamenti këtë e ka, përderisa edhe neve na jepni të drejtën me fol. Qeveria është me punu e jo me fol.", ka thënë Sherifi. Sherifi ka folur edhe për fjalimin e Glauk Konjufcës. "Përshkrimi i Glaukut për themelimin e qeverisë sigurisht e ka prej pikëvështrimit të tij. E që ndryshon nga këndvështrimi im. Glauku nuk e ka përmend 3 mujshinë e këtyre që na e dha sovrani. Bllokimin e Kosovës e bëri kryeministri e jo programi. Po është e vërtete e kemi prit listën serbe por juve ju kemi prit 3 muaj, e jo r tri orë ", ka thënë Sherifi, raporton EkonomiaOnline. Sherifi ka folur edhe për demakacioni, duke thënë se nuk ka zbrapsje. "Nuk do të ketë zbrapsje as për Demarkacion as për Asociacion. Nuk kemi se qka të diskutojmë rreth kësaj mirëpo për mënyrën dhe rrugën se si do të realizohen këto", ka thënë Sherifi. Sipas tij, ishte kjo opozitë që e shty formimin e institucioneve për tre muaj pasi nuk po mund të arrinte marrëveshje për pozitën e kryeministri, gjë që sipas tij, PAN e kishte bërë të ditur që moti. The post Sherifi: Ishte opozita ajo që shtyu formimin e institucioneve appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Ministrja e Integrimit: Institucionet të promovojnë vlerat integruese Posted: 02 Oct 2017 02:23 AM PDT Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar sot me Valeska Esch, nga Instituti Aspen, me të cilën diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe angazhimet institucionale për integrim. Hoxha theksoi rëndësinë e procesit euro integrues, duke ritheksuar se ky proces është prioritet madhor institucional, me synim realizimin e procesit dhe vlerave integruese. Ndërsa Valeska Esch, vlerësoi lart angazhimin e institucioneve në këtë proces. Ajo theksoi rëndësinë e vlerave të përbashkëta duke vënë në dukje rolin integrues të institucioneve, intencat për fqinjësi të mirë, thellimin e bashkëpunimin rajonal dhe procesin integrues si sfidë e vazhdueshme e rajonit, në veçanti e Kosovës. Ajo theksoi se duke promovuar vlerat integruese, Kosova bënë hapa të rëndësishëm në këtë proces, dhe ofroi përkrahje në këtë drejtim. Instituti Aspen është një institut ndërkombëtar i organizatave jofitimprurëse i themeluar në vitin 1950 si Institut i Studimeve Humanistike Aspen. The post Ministrja e Integrimit: Institucionet të promovojnë vlerat integruese appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Haradinaj me ministra largohet nga seanca Posted: 02 Oct 2017 02:09 AM PDT Kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e kabinetit të tij janë larguar nga seanca e Kuvendit. Haradinaj ashtu siç ka paralajmëruar është larguar nga salla pasi që sipas tij kthehen vetëm kur të debatohet për programin qeverisës dhe jo debat jashtë programit. ![]() ![]()
The post Haradinaj me ministra largohet nga seanca appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Jo vetëm Katalonja, ja kërkesat për pavarësi në Europë Posted: 02 Oct 2017 02:07 AM PDT Në gjysmën lindore të Europës shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e ish-Jugosllavisë kanë bërë që të krijohen shumë shtete të reja. Në Europën Perëndimore në të kundërt duket se shtetet e vjetra nacionale janë të konsoliduar prej kohësh. Por në këto themele gëlon dëshira për pavarësi e rajoneve në një sërë vendesh europiane, madje në disa prej tyre ka edhe përpjekje militante. Shanset për realizimin e një kërkese të tillë janë të ndryshme në vende të ndryshme. Katalonja Askund tjetër në Europë nuk është kaq e fortë tendenca për pavarësinë sa në Katalonjë. Ndërsa në kohën e diktaturës së Frankos shtypje ndjenja katalonjase, rajoni tashmë ka arritur një masë të gjerë autonomie politike dhe kulturore – ndër të tjera edhe duke pasur parlamentin evet rajonal. Por kjo nuk u mjafton shumciës së 7,5 milionë katalonjasve. Ata duan një shtet më vete, kryesisht për arsye ekonomike. Ata thonë, se Katalonja është rajoni më i pasur prej nga thith shteti spanjoll në tërësi. Rreth 20 përqind e produktit bruto spanjoll në vend realizohet në rajonin lindor përreth Barcelonës. Më 1 tetor qeveria rajonale ka shpallur referendumin për pavarësinë. Qeveria konservatore në Madrid e Mariano Rajoyt e refuzon referendumin dhe e konsideron atë antikushtetues e po pqërpiqet juridikisht e madje edhe me forcën e policisë që ta bllokojë atë duke sekusetruar fletët e votimit. Rajoni i baskëve Shumë katalonjas orientohen nga rajoni i baskëve. Në të gjithë Spanjën qeveria qendrore në Madrid mbledh taksat dhe i shpërndan ato në rajone të veçanta – por jo në rajonin e baskëve dhe në provincën që i përket atij Navarra me kryeqytet Pamplonan. Rajoni i baskëve i administron në mënyrë të mëvetsishme taksat dhe i paguan një shumë minimale Madridit. Rajoni i baskëve është ekonomikisht më i dobët se Katalonja. Ndonëse edhe nacionalizmi bask dhe gjuha baske janë shtypur nënd iktaturën e Frankos, një pakicë e vogël e nacionalistëve të sotëm baskë është militante. Organizata baske në ilegalitet, ETA, në rreth 50 vjet ka vrarë mbi 800 vetë, për trë arritur qëllimin e vet shkëputjen nga Madridi. Më 2011 ETA hoqi dorë nga dhuna. Por as sulmet dhe as bisedimet politike nuk e kanë mundësuar një referendum, pa folur më për pavarësinë. Një referendum në nëntor 2014 u kthye në një votë simbolike. Vetëm qeveria qendrore në spanjolle mund të mbajë një referendum të tillë, sipaskushtetutës spanjolle, por qeveria në Madrid e refuzon atë po ashtu si edhe referendumin në Katalonjë. Skocia Qysh prej 300 vjetësh ekziston unioni mes Skocisë dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Por skocezët ka kohë që kërkojnë një autonomi më të zgjeruar. Një parlametn më vete ata e kanë. Por partia nacionale skoceze kërkon mëvetësinë. Më 2014 Londra lejoi referendumin për pavarësinë. Ndonëse shumica e skocezëve votuan kundër ndarjes, më 2016 fryma e pavarësisë u ringjall për shkak të referendumit ndaj BE-së në Britaninë e Madhe dhe procesin e daljes së saj nga BE-ja. Pas vendimit të britanikëve për daljen nga BE-ja kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon u orientua nga nacionalistët: përderisa zgjedhësit në Skoci kanë votuar me shumicë për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE, është e papranueshme, që Skocia automatikishttë dalë bashkë me Britaninë e Madhe nga BE-ja. Kur të bëhen të njohura më shumë detaje për brexit, në vjeshtën e vitit 2018 ajo do të mbajë një rëeferendum për pavarësinë ngjashëms i në vitin 2014. Flandra Në zgjedhjete fundit parlamentare në Belgjikë më 2014 Aleanca e re flamande nën unter Bart De Wever doli forca më e madhe politike në Flandër. De Wever është i bindur, që shteti i tërë belg gjithsesi do të "shpërbëhet" dhe se Flandra pa Valoninë do të jetë më mirë ekonomkisht. Një Flandër të pavarur ai synon ta arrijë ëprmes bisedimeve. Separatizmi flamand është një rast i veçantë: Belgjika gjithsesi përbëhet nga flamandët që flasin holandisht dhe valonët që flasin frëngjisht duke përfshirë këtu edhe komunitetin gjermanofon dhe Brukselin që ka dy gjuhë zyrtare. Ndëse Flandra shkëputet, Belgjika do të humbiste më shumë se gyjsmën e popullsisë si dhe forcën ekonomike. Nga Belgjika do të mbejet shumë pak. Pika më e nxehtë e debatit është në këtë rast statusi i Brukselit, që është edhe selia e BE-së dhe e NATO-s. Se çfarë do të ndodhte me Valoninë, është edhe kjo e paqartë. Madje ideja e atashimit Francës, Luksemburgut apo madje Gjermanisë ka qarkulluar përkohësisht. Sidoqoftë debati tashmë është i tejkaluar e deri më sot belgët jkanë afruare dhe më shumë ndër vete. "Padania" Lëvizja separatiste në Veri të Italisë është e motivuar thjeshtë nga ekonomia. Veriu me rajonet e Lombardisë, Aostës, Piemontit, Ligurias, Venetos dhe Emilia-Romagnas realizojnë me ndërmarrjet e tyre industriale dhe bankat pjesën më të madhe të produktit social italian. Shumë italiano-veriorë besojnë, se Italia e Mesme dhe ajo e Jugut konsumojnë paranë e fituar me mund në Veri të vendit. Partia Lega Nord në vitet 1990 donte shkëputjen e plotë të veriut "Padanias", që rrjedh prej emërtimit italian "pianura padana" për luginën e Posë. Sot Lega Nord është bërë më e moderuar. Tani ajo synon vetëm, që veriu ta mbajë për vete pjesën më të madhe të parave të xhiruara dhe t'i administrojë vet ato, në vend që ato t'i kalojnë Romës. Tiroli i Jugut Në Tirolin e Jugut bashkohen faktorë ekonomikë, historikë dhe kulturorë. Tiroli i Jugut deri në fund të Luftës së Parë Botërore i përkiste Perandorisë Austrio-Hungareze, më pas ai iu caktua Italisë. Pas fazës së italianizimit në kohën e Musolinit Tiroli i Jugut pas Luftës së Dytë Botërore fitoi më shumë autonomi politike dhe gjuhësore. Madje në pjesën më të madhe të ardhurat shtetërore ky rajon lejohet t'i mbajë vet. Tirolezët jugorë dukeshin për një kohë të gajtë të kënaqur. Por kriza e burxheve shetëtërore i rindëzi përkohësisht ndejnjat e separatizmit. Italia është pas Greqisë vendi me më shumë borxhe në Eurozonë, e ekonomia nuk po rimëkëmbët. Shumë tirolezo-jugorë, të cilët janë mirë ekonomikisht, nuk duan të kenë të bëjnë me problemet e Italisë dhe prandaj kërkojnë "shkëputjen nga Roma". Korsika Shteti francez prej kohësh është përpjekur, që ta spostojë nga jeta publiek dhe në shkolla gjuhën krosikane në ishull. përpjekjet për autonomi janë luftuar. Grupet militante, kryesisht ai FLNC, për shumë vite janë përpjekur të shkëputen me dhunë nga Franca, duke kryer sulme kundër përfaqësuesve apos imboleve të shtetit të Francës apo edhe shtëpive të pushimit në kontinent. Më 2014 FLNC dekalroi se do të heqë dorë nga lufta në ilegalitet. Por potenciali i konfliktit mbetet: propozimet e rezervuara për autonomi të qeverisë socialiste franceze nën Lionel Jospin në vitin 2000 e nxorrën opozitën konservatore në barrikada. Ajo besonte, se edhe rajone të tjera si Bretanja apo Alzasa mund të kërkonin pavarësinë. Tradicionalisht në Paris merren fare pak parasysh gjuhët rajonale, sepse tek to shihet të rrezikohet uniteti i vendit. Bavaria Fare pak bavarezë mendojnë soriozisht për krijimin e një shteti më vete. Por sidoqoftë Bavaria gëzon zyrtarisht qysh sot termin "shteti ilirë". E me këtë Bavaria ka mundur të mbijetojë mirë. Ky është landi me sipërfaqen më të madhe ndër landet federale të Gjermanisë, me 13 milionë banorë ky rajon ka më shumë banorë se Suedia apo Portugalia dhe po ashtu ka rendimentin më të lartë ekonomik ndër landet federale. Nëse erkziston dëshira për më shumë mëvetësi të bavarezëve, atëherë kjo rrjedh kryesisht prej kompensimit financiar mes landeve, sistem ky përmes të cilit harmonizohen pjesërisht dallimet në mirëqenie mes landeve të pasura dhe të varfëra. Bavaria do të preferonte të paguante më pak në arkën e përbashkët. Por edhe këtu ka separatistë të mirfilltë. Politikani kristiansocial Wilfried Scharnagel në librin e botuar më 2012 bën thirrje, se "Bavaria mund t'ia dalë edhe vetëm" duke kërkuar kështu shkëputjen nga njësia e shtetit gjerman. Por deri më tani nuk ështëkrijuar ndonjë levizje më e madhe se kaq.
The post Jo vetëm Katalonja, ja kërkesat për pavarësi në Europë appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Frashër Krasniqi qëndron 5 metra larg Milaim Zekës në Kuvend (Foto) Posted: 02 Oct 2017 01:52 AM PDT Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës tashmë ka filluar. Në Kuvend tashmë përveç deputetëve tjerë, kanë arritur edhe Milaim Zeka e Frashër Krasniqi, të cilët para pak ditësh patën një përleshje mes vete në një emision televiziv, shkruan Indeksonline. Ndryshe, Policia e Kosovës ia ka ndaluar Krasniqit që t'i afrohet Zekës 5 metra brenda Kuvendit të Kosovës dhe 100 metra jashtë Kuvendit. ![]() ![]()
The post Frashër Krasniqi qëndron 5 metra larg Milaim Zekës në Kuvend (Foto) appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Ka vdekur albanologu Robert Elsie Posted: 02 Oct 2017 01:21 AM PDT Albanologu i shquar kanadez me origjinë gjermane, Robert Elsie, ka vdekur. Elsie, është mbase emri më i dëgjuar ndër albanologët e fundshekullit të njëzet dhe fillimshekullit njëzetenjë I lindur më 1950 në Vankuver të Kanadasë, Elsie ishte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ’70-të, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën. Ai do të bëhej vizitor i rregullt i Seminarit të Gjuhës Shqipe në Prishtinë ku dhe do të mësonte edhe të folmen në gegnisht të shqipes, përmes njohjeve me kosovarët. Biografia e Robert Elsies Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë më 29 qershor 1950. Ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978. Në atë kohë Instituti i Gjuhësisë i Universitetit të Bon-it kishte kontakte të rralla me studiues nga "Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë" dhe nëpërmjet këtyre kontakteve, ai dhe disa studentë dhe studiues të tjerë patën mundësi të vizitonin Shqipërinë disa herë në kuadër të ‘takimeve shkencore’ midis Institutit gjerman dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë për disa vite me radhë. Këto udhëtime në fund të viteve 70-të dhe në fillim të viteve 80-të i gjallën një interes të veçantë për Shqipërinë e mbyllur dhe për kulturën e saj të panjohur në botë. Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t'i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur. Elsie është tani autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave si dhe të artikujve të panumërt, kryesisht në fushën e albanologjisë. Në mes të viteve 80-të, Robert Elsie punoi si përkthyes dhe interpret për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon. Qysh nga vitet 90-të deri ne fillim të shekullit të 21-të ai ka punuar me profesion të lirë si interpret i shqipes dhe ka marrë pjesë në negociata të nivelit të lartë për qeverinë gjermane, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara, NATO-n, Këshillin e Evropës, etj. Që nga viti 2002, ai ka punuar kryesisht për Tribunalin e Hagës ku, ndër të tjera, ka qenë interpret simultan në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit. Robert Elsie është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Përmbledhje për veprat e tij shkencore Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Kjo vepër e fundit doli në shqip me titullin Histori e letërsisë shqiptare, Pejë 1997, dhe polonisht me titullin Zarys historii literatury albanskiej (Pasqyra e historisë së letërsisë shqiptare), Torunj 2004. Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991, dhe në gjermanisht në vëllimin Freie Verse (Vargjet e lira), Idshtajn (Idstein) 1987; një antologji gjermanisht e poezisë shqiptare në Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart (Si një shqiponjë: antologji e poezisë shqiptare nga shek. 16 deri me sot), Hildës'hajm (Hildesheim) 1988; dhe veprat e poetëve kosovarë Ali Podrimja (l. 1942) në Who Will Slay the Wolf: Selected Poetry (Kush do të vrasë ujkun: poezi të zgjedhur), Nju Jork 2000; Flora Brovina (l. 1949) në vëllimin Call Me by My Name: Poetry from Kosova (Verma emrin tim: poezi nga Kosova), Nju Jork 2001; dhe Eqrem Basha (l. 1948)në vëllimin Neither a Wound nor a Song: Poetry from Kosova (S'është plagë s'është as këngë: poezi nga Kosova), Nju Jork 2003. Këto përkthime janë bërë në bashkëpunim me shkrimtaren kanadeze, Janice Mathie-Heck (Kalgari). Kritika e tij e letërsisë shqiptare u mblodh dhe u botua në vëllimin Studies in Modern Albanian Literature and Culture (Studime për letërsinë dhe kulturën bashkëkohore shqiptare), Boulder, Colorado 1996, i cili doli në shqip me titullin Një fund dhe një fillim, Tiranë & Prishtinë 1995. Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Powder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997. Pas kësaj botoi edhe një përmbledhje tekstesh historike për Kosovën me titullin Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Early Twentieth-Century Documents (Stuhi në horizont: Rrënjët e spastrimit etnik në Kosovë dhe Maqedoni, dokumente të fillimit të shekullit të njëzetë), Pejë 2002.
The post Ka vdekur albanologu Robert Elsie appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Presion nga Bangladeshi për t’i kthyer refugjatët në Mianmar Posted: 02 Oct 2017 12:09 AM PDT Bangladeshi do të fillojë bisedimet me Mianmarin fqinj, për t'u siguruar se më shumë se gjysmë milion refugjatë Rohingya, do të kthehen në Mianmar, të cilët kanë arritur në Bangladesh në fund të gushtit. Kombet e Bashkuara kanë thënë se eksodi i 507 mijë myslimanëve Rohingya, është ndër krizat emergjente në botë që është zhvilluar shumë shpejtë dhe se shumica budiste në Mianmari, kishte bërë spastrim etnik ndaj pakicëns myslimane. Mianmari ka fajësuar kryengritësit për sulmet ndaj civilëve dhe për djegiet e më shumë se 400 fshatrave Rohingya. Në anën tjetër, edhe kryengritësit e kanë mohuar të kenë kryer këto veprime. The post Presion nga Bangladeshi për t'i kthyer refugjatët në Mianmar appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Posted: 02 Oct 2017 12:07 AM PDT Viti i ri akademik për studentët e Universitetit të Prishtinës 2017-2018 fillon sot me datë 02 tetor 2017. Me këtë rast studentët e rinj , të gjitha njësitë akademike do të organizojnë ceremoni të mirëseardhjes me rastin e këtij fillim viti. "Rektori i Universiteti te Prishtinës Hasan Prishtina, Marjan Dema, së bashku me menaxhmentin, mësimdhënësit dhe stafin administrativ ju dëshiron studentëve një vit të mbarë akademik", thuhet në njoftimin për media të UP-së. Rektori Dema gjithashtu do t'u urojë mirëseardhje studentëve të rinj në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, atyre të Fakultetit të Edkumit si dhe në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit. The post Nis viti i ri akademik appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Ende nuk dihet zyrtarisht sa është numri i viktimave të dhunës seksuale Posted: 02 Oct 2017 12:05 AM PDT Në Kosovë ende nuk ka numër të saktë për viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe se kjo mund të qartësohet shpejt pasi të fillojë punën Komisioni qeveritar që do të bëjë verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka thënë në emisionin "Përballje" me gazetar Muhamet Hajrullahu se viktimat e dhunës në Kosovë kanë qenë të stigmtizuara, të paragjykuara e etj. Sipas saj, viktima të dhunës seksuale në Kosovë, kanë qenë edhe gratë dhe burrat, ku është përmendur edhe numri 20 mijë viktima të dhunës seksuale në Kosovë. "Kjo shifër tash nuk mund të thuhet që është sepse disa viktima kanë vdekur… Një pjesë tjetër nuk dëshiron më të flasë apo të deklarohet për këtë sepse ka kaluar një kohë e gjatë që nga paslufta, ndërsa një pjesë nuk dëshiron fare të lajmërohet e ka edhe jashtë shtetit", ka thënë Rushiti në emisionin "Përballje" të transmetuar në RTV Dukagjini Sipas Rushitit, shoqëria e rrethi ka pasur shumë paragjykime për këto raste dhe kjo ka ndikuar te këto viktima. Por ka edhe raste të cilat kanë marrë guximin të flasin edhe të paraqesin dhunën që e kanë përjetuar. "Kemi një rast të një gruaje nga njëra komunë që pasi i ka martuar fëmijët edhe i ka vdekur burri, e cila pasi kishte pirë seditiv (barna) dhe ka ardhur dhe ka thënë se është e gatshme të paraqesë rastin sepse ka shumë stigma edhe paragjykime sa ka qenë më e re e tash është më e vjetër sepse pasojat janë më të mëdha", ka thënë Rushiti. Sipas saj në mesin e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë ka edhe burra. Emisioni "Përballje" gjatë kohës së zgjedhjeve lokale do të transmetohet të dielën në ora 19:10 në RTV Dukagjini.
The post Ende nuk dihet zyrtarisht sa është numri i viktimave të dhunës seksuale appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Faza finale e dialogut me kompromise të mëdha Posted: 02 Oct 2017 12:03 AM PDT Serbia do të nisë këtë muaj dialogun e brendshëm për çështjen e Kosovës, ku Qeveria dhe Presidenca serbe kanë paralajmëruar formimin e grupeve të përbashkëta për këtë qëllim, shkruan sot Koha Ditore. Ndërkaq, Qeveria e re dhe Presidenca e Kosovës, përveç synimeve për ta çuar dialogun në një fazë tjetër, ende nuk kanë prezantuar një platformë se si synojnë ta bëjnë këtë. Zyrtarë qeveritarë kanë paralajmëruar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare duke kërkuar që ndërmjetësues të bëhen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas Bashkimit Evropian. Në Zyrën e Presidencës së Kosovës kanë thënë se të hënën do të mundë të flasin përkitazi me platformën e tyre për dialogun. Dialogu me Serbinë është pjesë e programit qeverisës 2017-2021 të kryeministrit Ramush Haradinaj për të cilin sot (e hënë) do të zhvillohet debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
The post Faza finale e dialogut me kompromise të mëdha appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









