“Përfaqësues të Erasmus+ për Kosovë vizituan Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press |
- Përfaqësues të Erasmus+ për Kosovë vizituan Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
- Asfaltohen disa rrugica përgjatë rrugës “Astrit Bytyqi”
- Vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë ditëve në vijim
- Elvana Gjata sapo ju paralajmëroi, diçka po vjen
- Komunat ruajnë milionat për fushatë
- Xhaka ka prekur të gjithë botën me këtë foto, ja kuptimi i saj
- Rrokulliset vetura në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
- Ministria e Tregtisë dhe Ambasada amerikane zotohen për thellim të bashkëpunimeve
- Murtezaj pranon nderin nga Franca: Mbetem i përkushtuar për të mirën e njerëzimit
- Ministri i Drejtësisë nënshkruan udhëzimin për shitjen e pasurive të konfiskuara
| Përfaqësues të Erasmus+ për Kosovë vizituan Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Posted: 06 Oct 2017 09:29 AM PDT Ferizaj.06.10.2017. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti në takim përfaqësuesen e Zyrës së Erasmus+ për Kosovë (ZEK), znj. Remzije Istrefi – Koordinatore e Zyrës dhe znj. Mihone Kerolli – Koordinatore e projektit "Krijimi i qendrave për inovacion dhe punësueshmëri, aplikimi i teorisë në praktikë" të Erasmus +, ku UShAF është partner i këtij Projekti. Gjatë takimit u bisedua për funksionin e Projektit, mënyrën e implementimit, përmbajtjen e tij, modalitetet dhe procedurat, të cilave do t'u qasemi në realizimin e aftësimit të gjeneratave të reja, përmirësimin e kurrikulave, organizimin e punëtorive, mobilitetit për staf akademik, administrativ dhe studentë, etj. Rektori Bajraktari, falënderoi përfaqësueset e këtij Programi dhe e siguroi përfaqësuesen e projektit në fjalë se bashkëpunimi është i mirëpritur nga ne dhe se do angazhohemi që në çdo aspekt, tu përmbahemi kritereve që të arrijmë deri tek sukseset e përbashkëta, meqenëse Projekti ka shumë gjëra të përbashkëta me programet e shkencave aplikative që zhvillohen në UShAF. Po ashtu përfaqësueset e programit Erasmus+, falënderuan Rektorin Bajraktari për bashkëpunimin, si dhe u zotuan që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. |
| Asfaltohen disa rrugica përgjatë rrugës “Astrit Bytyqi” Posted: 06 Oct 2017 09:04 AM PDT Ferizaj.06.10.2017. Në vazhdim të punimeve për rregullimin e rrugës "Astrit Bytyqi" me standardet më moderne, sot janë asfaltuar edhe 5 rrugica të cilat janë arterie mjaft të rëndësishme të kësaj pjese.
|
| Vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë ditëve në vijim Posted: 06 Oct 2017 08:23 AM PDT Këtu mund t'i shihni lokacionet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditëve në vijim: Prishtinë Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit -Nuk ka Mirëmbajte të planifikuar 1. Më 10.10.2017 në NS 35/10 kV Drenas do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Gllobari (Kodi 16021008) prej orës 11:00 deri në orën 15:30 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Vërboci, Tërsteniku, Çikatova, Gllanasella dhe Dobrosheci. Arsyeja e ndërprerjes: Revizioni i LP 10 kV. 2. Më 10.10.2017 në TS 110/10 kV Prishtina 2 do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Nr 36 Hidrofori (Kodi 11000015) prej orës 11:00 deri në orën 12:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagja e Xhambazëve, një pjese e Bregut të Diellit, rr. Ilmi Rakovica dhe rr.Lordi Bajron. Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele. 3. Më 10.10.2017 në TS 110/10 kV Prishtina 2 do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Nr 37 Stabilimentet shpërndarse (Kodi 11000016) prej orës 12:00 deri në orën 13:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Një pjesë lagjes spitalit, Hendikos, Rr. Qazim Asllani , Fakulteti Teknik, Farmedi- Eulexi. Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele. 4. Më 10.10.2017 në TS 110/10 kV Prishtina 2 do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Nr 38 Bregu i Diellit (Kodi 11000017) prej orës 13:00 deri në orën 14:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e lagjes së Spitalit, një pjesë e Bregut të Diellit. Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele. 5. Më 10.10.2017 në NS 35/10 kV Prishtina ll do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Spitali (Kodi 10010001) prej orës 11:00 deri në orën 12:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Spitalit. Arsyeja e ndërprerjes: Revizion. 6. Më 10.10.2017 në NS 35/10 kV Prishtina ll do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Furra-Zona Industriale (Kodi 10010002) prej orës 12:00 deri në orën 13:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Objekti i Zjarrfikësve dhe Mekanika. Arsyeja e ndërprerjes: Revizion. 7. Më 10.10.2017 në NS 35/10 kV Prishtina ll do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Don Bosko (Kodi 10010003) prej orës 13:00 deri në orën 14:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ministria e punës dhe mirëqenies sociale, Don Bosko. Arsyeja e ndërprerjes: Revizion. 8. Më 10.10.2017 në NS 35/10 kV Prishtina ll do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Policia (Kodi 10010004) prej orës 14:00 deri në orën 15:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Balistika, SH.P.K Depo. Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta 1. Më 09,10,11,12,13,14.10.2017 në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: · Dalja 10/0.4 kV Fshatrat 1 (Kodi 14000009067) prej orës 10:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 14:00 deri në ora 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e fshatit Llapashticë. Arsyeja e ndërprerjes: Punime në rrjet. 2. Më 09.10.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet: · Dalja 10/0.4 kV J7 Baci Petrol (Kodi 13000003016) prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në ora 18:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Aziz Zhilivoda, rr. Tutini dhe Shkolla Ilmi Rakovica. Arsyeja e ndërprerjes: Punime në rrjet. 3. Më 09.10.2017 në NS 35/10 kV Drenasi do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Drenasi 1 (Kodi 16021001) prej orës 12:00 deri në orën 15:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Te Soliterat, Posta, Te shtëpia e shëndetit, Muratori 2000, Kullla com, Shtëpiza 2 (Rukolli). Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllës së betonit. Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it 1. Më 08,10.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 2 do të ndërprerje totale prej orës 10:00 deri në orën 13:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Ibrahim Banushi, Elena Gjika, Shtëpia e Pleqëve, Ilaz Agushi, Blloku i parë i banesave, Gjimnazi, Shkolla Teknike, Kasollat, rr.Haxhi Zeka, rr.Çamëria, rr.Nazim Gafurri, rr.Antigona Fazliu, Enti Statistikor, Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr.Bajram Curri, rr.1 Tetori, rr.Shaip Kamberi, rr.Robert Gajdiku, rr. 4 Llullat, pjesa afër Ilirisë, rr. Gustav Majer, Hotel Ilira, Diletacioni, rr. Sylejman Vokshi, Tuak Bashçja, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, Xh.Ibishi, Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe rr.Vushtrrisë, rr.Laberia, rr.Ilirida, Bota Sot, gjimnazi |
| Elvana Gjata sapo ju paralajmëroi, diçka po vjen Posted: 06 Oct 2017 06:01 AM PDT Pasi publikoi hitin që e bëri të njohur në mbarë botëqn “Forever is Over”, këngëtarja Elvana Gjata po përgatit surprizën e rradhës.Ajo ka publikuar në Instagramin e saj disa foto ku tregon se është duke punuar për një projekt të ri muzikor. Elvana nuk ka treguar më tepër detaje. Nuk dihet nëse ajo sërish do të vijë në një dashkëpunim me ndonëj emër të njohur të muzikës botërore. Apo ka përgatitur diçka gjatë kohës që ishte në Shqipëri. /Gazeta Express/ ![]() ![]() Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/elvan-443836/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright |
| Komunat ruajnë milionat për fushatë Posted: 06 Oct 2017 05:52 AM PDT Projektet milionëshe kapitale shumica e komunave të Kosovës i kanë ruajtur për t'i realizuar në prag të fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit. Kjo për faktin se në gjashtë muajt e parë të vitit ato kanë shpenzuar një pjesë shumë të vogël të buxhetit. Për investime kapitale në gjysmën e parë të vitit Dragashi nuk ka shpenzuar asnjë cent, derisa Prishtina ka shpenzuar vetëm 17 për qind të buxhetit të planifikuar. Komunat e ndryshme të Kosovës i kanë ruajtur projektet milionëshe kapitale në prag të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duke synuar që në këtë mënyrë t'i "blejnë" votat e qytetarëve. Madje është interesant fakti se disa prej komunave të vendit deri në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë raportuar zero shpenzime për investime kapitale. Gazeta "Zëri" ka analizuar shpenzimet kapitale të nivelit lokal deri në fund të qershorit 2017, ku sipas raportimeve të tyre në Ministrinë e Financave Komuna e Dragashit kishte raportuar zero shpenzime kapitale, Juniku kishte shpenzuar vetëm 11 për qind të buxhetit për këtë kategori të shpenzimeve, Drenasi 16 për qind, ndërsa komuna më e madhe në vend, Prishtina, deri më 30 qershor ka raportuar vetëm 17 për qind të buxhetit të shpenzuar për investime kapitale. Kampione në realizimin e shpenzimeve kapitale gjatë kësaj periudhe del të jetë Komuna e Skenderajt me 66 për qind të mjeteve të planifikuara dhe Prizreni me 51 për qind, etj. |
| Xhaka ka prekur të gjithë botën me këtë foto, ja kuptimi i saj Posted: 06 Oct 2017 05:40 AM PDT Granit Xhaka ka postuar një foto në instagram që ka prekur të gjithë, e cila i dedikohet familjeve të prekura nga kanceri i gjirit së bashku. Ai kishte në dorë një parë atletet sportive ngjyrë rozë që ai do të veshë për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen, transmeton ORAinfo. Në mesazhin e tij të përzemërt Xhaka shkroi: "Kanceri i gjirit është një sëmundje e tmerrshme që prek familjet e tëra, jo vetëm gratë, por fëmijët, burrat, nënat dhe baballarët në shtëpi. "Duhet një forcë dhe guxim i madh për të shkuar në luftë me një armik të tillë çdo ditë të jetës sate, pa humbur shpresën."Për këtë arsye, me krenari do të veshin shpirtin e tyre luftarak në atletet e mia", ka thënë Xhaka. Tetori është muaji i njohjes së kancerit të gjirit dhe atletet rozë do të jenë në këmbët e emrave të mëdhenj, përfshirë Memphis Depay, Trent Alexander Arnold, Fraser Forster, Eniola Aluko Jonathan Tah./ORAinfo/ |
| Rrokulliset vetura në magjistralen Ferizaj-Prishtinë Posted: 05 Oct 2017 11:27 AM PDT Ferizaj.05.10.2017.Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, konkretisht në fshatin Prelez. Vetura është rrokullisur dhe policia ka dalur në vendin e ngjarjes- njofton një lexues i Gazetës Express. Nuk dihet nëse ka të lënduar, pamjet e këtij aksidenti mund t'i shihni në videon më poshtë. Ndërkohë që policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetën 95 persona në komunikacion.
|
| Ministria e Tregtisë dhe Ambasada amerikane zotohen për thellim të bashkëpunimeve Posted: 05 Oct 2017 11:26 AM PDT Ky ka qenë zotimi i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani në takimin njoftues që ka pasur sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie dhe James Hope – drejtor i USAID për Kosovë. Ministri Hasani e ka njoftuar ambasadorin amerikan me objektivat e MTI-së si dhe e ka siguruar atë se do të vazhdojë të gjitha projektet e mira që janë nisur në këtë ministri, bën të ditur MTI. Ministri Hasani gjithashtu ka falënderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen e SHBA-së që ka dhënë në shtet ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fuqizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës ligjore. Ambasadori Delawie duke i uruar marrjen e detyrës si ministër i MTI-së, ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit në mes te ambasadës Amerikane dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ministri Hasani gjithashtu e ka falënderuar edhe drejtorin e USAID, James Hope për ndihëm që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti MTI-së përmes projekteve të shumta. |
| Murtezaj pranon nderin nga Franca: Mbetem i përkushtuar për të mirën e njerëzimit Posted: 05 Oct 2017 11:26 AM PDT Titullin e lartë, Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës, ia ka ndarë në një ceremoni të veçantë, ambasadori i Francës në Kosovës, Didier Chabert. Derisa e ka pranuar këtë medalje, Murtezaj ka thënë se për disa vite, në punën e tij akademike në Paris, ka takuar studentë dhe profesorë nga të gjitha kontinentet, njerëz që vijnë nga të gjitha kulturat e botës. "Kam mësuar shumë mësime jetësore. Po ashtu gjatë punës time në Qeverinë e Kosovës kamë mësuar shumë gjëra. Por më e rëndësishmja është që në kohën që po jetojmë të gjithë duhet të bëhemi bashkë të punojmë për të mirën e njerëzimit dhe forcimin e paqes", ka thënë Murtezaj, raporton Koha.net. Murtezaj ka thënë se edhe në të ardhmen, kudo që të jetë, e çfarëdo që të bëjë, do të mbetet gjithmonë i përkushtuar për të mirën e përbashkët të njerëzimit dhe do t'i qëndrojë besnik i vlerave humaniste dhe i civilizimit perëndimor. "Faleminderit pafund Francës dhe popullit të madh mik francez", ka thënë ai. Valon Murtezaj, profesor universitar në Paris dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, për merita të shquara, me dekret të Presidentit të Republikës franceze është dekoruar me Urdhrin Kombëtar të Meritës, ditë më parë. Kjo dekoratë, u akordohet personaliteteve më eminente botërore, për merita dhe të arritura të shquara jetësore në fusha të ndryshme. Urdhri Kombëtar i Meritës është krijuar në vitin 1963 nga Presidenti Charles de Gaulle, dhe bashkë me Urdhrin e Legjionit të Nderit janë dy urdhrat më të lartë të Francës. |
| Ministri i Drejtësisë nënshkruan udhëzimin për shitjen e pasurive të konfiskuara Posted: 05 Oct 2017 11:26 AM PDT "Sot, nënshkrova Udhëzimin Administrativ për mënyrën dhe procedurën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara. Jam i vendosur për zbatimin Ligjit në fuqi për Administrimin e pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Nënshkrimi i këtij Udhëzimi është një hap konkret në përcaktimin e procedurave të qarta, për mënyrën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara, si dhe në ofrimin e mundësisë për blerjen e tyre nga ana e subjekteve të interesuara, në pajtim me kushtet dhe kriteret ligjore", ka shkruar Tahiri. Tahiri tutje ka shtuar se ngritja e efektivitetit në administrimin profesional të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, është e domosdoshme për të avancuar sundimin e ligjit si dhe përbën element të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |










