“Peci: Qytetaret jane larguar nga Mitrovica” plus 5 more Gazeta Tribuna

“Peci: Qytetaret jane larguar nga Mitrovica” plus 5 more Gazeta Tribuna


Peci: Qytetaret jane larguar nga Mitrovica

Posted: 30 Sep 2017 01:27 PM PDT

Kandidati i AAK-se per kryetar te Mitrovices, Esat Peci, ne emisionin "Tribuna Zgjedhore" ne Tribuna Channel deklaroi se asnjehere qytetaret nuk kane pasur mundesi te zhvillohen ne Mitrovice me ç’rast shume mitrovicas jane larguar nga ky qytet.

The post Peci: Qytetaret jane larguar nga Mitrovica appeared first on Gazeta Tribuna.

Peci: Do ta kthejme fuqine kulturore te Mitrovices

Posted: 30 Sep 2017 12:55 PM PDT

Kandidati i AAK-se per kryetar te Mitrovices, Esat Peci, ne emisionin "Tribuna Zgjedhore" ne Tribuna Channel deklaroi se ne Mitrovice ka pasur gjithmone kulture dhe sot nuk ndodhe asnje aktivitet ne kete aspekt. Do te mundohemi qe ta kthejme fuqinen kuturore te Mitrovices.

The post Peci: Do ta kthejme fuqine kulturore te Mitrovices appeared first on Gazeta Tribuna.

Thaçi gjatë vizitës në SHBA takoi edhe Joe Biden

Posted: 30 Sep 2017 08:30 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi javën a kaluar ka zhvilluar një vizitë disa ditëshë në Amerikë. Në vazhdën e takimeve ka takuar edhe ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Këtë takim e ka përmendur sot në FB presidenti.

"Në ditët tona më të vështira, Biden ishte zëri ynë. I tillë do të mbetet përgjithmonë."- ka shkruar Thaç, transmeton Express.

" Përjetësisht do t’i jemi mirënjohës zotit Biden dhe familjes së tij, me të cilën Kosova ka lidhje të veçantë, ashtu siç është e veçantë dhe e përjetshme miqësia e jonë me SHBA-në"- përfundon postimi.

 

The post Thaçi gjatë vizitës në SHBA takoi edhe Joe Biden appeared first on Gazeta Tribuna.

Profesorët e UP-së s’do të marrin më asnjë cent për provime

Posted: 30 Sep 2017 07:44 AM PDT

Profesorët e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", më nuk do të marrin as edhe një cent për mbajtjen e provimeve për lëndët që i ligjërojnë. Të gjithë profesorëve u është ndaluar shuma prej 0.60 centëve që e merrnin për secilin provim të paraqitur nga studentet e nivelit bachelor. Ndërsa paguheshin më shumë për mbajtjen e provimeve në nivelin master (2.5 euro për secilin provim) dhe doktoraturë (5 euro për secilin provim).

Këto pagesa nuk janë të përfshira në rregulloren e re të UP-së e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Mos përfshirja e kësaj pagese i ka prekur më së shumti të ardhurat e profesorëve që ligjërojnë nëpër fakultete që kanë numër të madh të studentëve, si në Ekonomik dhe Juridik.

Rregullorja e re e miratuar nga Këshilli Drejtues përcakton pagesat shtesë për secilin që merr pozitën e Rektorit, Prorektorit, Dekanit, Shefit të Degës etj.

Për herë të parë janë paraparë edhe dënime për gjithë profesorët që nuk mbajnë orët e ligjëratave. Një mungesë e tillë do t'i kushtojë me 50 euro profesorëve dhe me 25 euro asistentëve.

Neni shtatë i kësaj rregulloreje sqaron se personeli akademik nuk do të pranojë më pagesa për orët mësimore të cilat nuk i kanë mbajtur fare. Në nenin shtatë thuhet se personeli akademik i cili pa arsye mungon nga procesi mësimor si mbajtja e provimeve dhe kujdestarisë do të sanksionohet me heqje proporcionale të pagës për profesorë një orë mësimi me 50 euro ndërsa për asistentë një orë mësimi me 25 euro.

Universiteti i Prishtinës paguan me paga të majme personelin e saj akademik. Rroga e një profesori të rregullt në UP pa pagesa shtesë është 1429.54 euro. Përveç pagës mujore këta profesorë marrin para shtesë në rast se avancohen në pozitën e prorektorit, rektorit, shefit të degës etj, po ashtu paguhen edhe për diplomimin e studentëve, orët e mbajtura mbi normë, orët si bashkëpunëtorë të jashtëm si dhe pjesëmarrjen në komisionet e përhershme të senatit.

Të ardhurat mujore për profesorë dhe asistentë janë si më poshtë: 

Rregullorja e re përcakton edhe numrin e temave të diplomës për secilin mentor dhe anëtar të komisionit. Mentorimi i temave të diplomës për bachelor, master dhe doktoraturë është i përcaktuar për profesorët dhe anëtarët e komisionit në bazë të fakultetit që punojnë.

Profesori dhe anëtarët e komisionit paguhen për çdo punim diplome, për bachelor, master dhe doktoratë si më poshtë:

Ndërsa pagesa shtesë sipas posteve udheheqëse paguhet si më poshtë: 

Paguhen edhe për orët e mbajtura mbi normë:

Orët si bashkëpunëtorë të jashtëm:

Si dhe pjesëmarrjen në komisionet e përhershme të senatit:

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi që nga një tetori, pra me fillimi i vitit të ri akademik.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, përmes një njoftimi për media ua ka rikujtuar të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" se viti i ri akademik 2017-2018 fillon më datë 02 tetor 2017 ( e hënë).

 

The post Profesorët e UP-së s'do të marrin më asnjë cent për provime appeared first on Gazeta Tribuna.

KE: Në 2017 gjysma e azilkërkuesve të Ballkanit janë shqiptarë

Posted: 30 Sep 2017 07:41 AM PDT

Komisioni Europian deklaron se nga 26 mijë kërkesa azili nga gjithë vendet e Ballkanit perëndimor gjatë këtij viti, gjysma janë shqiptarë.

Zëdhënësen e Komisionit Europian, Tove Ernst tha per  ABC News se nga Shtetet anëtare nuk ka mbërritur asnjë kërkesë në Bruksel.

Sipas saj unioni do që të të mbajë liberalizimin e vizave, por është i domosdoshëm reagimi i vazhdueshëm i autoriteteve shqiptare që askush të mos e përdorë pa abuzim.

Burime të ndryshme kanë bërë të ditur, se Franca dhe Holanda nuk përjashtojnë rivendosjen e përkohshme të regjimit së vizave për shtetasit shqiptarë për shkak të rritjes së numrit të atyre që abuzojnë me lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Ne e dimë që shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar më 27 shkurt rishikimin e mekanizmit të monitorimit të heqjes së vizave, që e bën më të thjeshtë rivendosjen e përkohshme të vizave. A kanë njoftuar autoritetet franceze dhe holandeze Komisionn Europian për një shqetësim në rritje dhe a ekziston rreziku që Komisioni të aktivizojë këtë mekanizëm?

Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së: « Së pari, duam të nënvizojmë, se lëvizja e lirë është një element shumë i rëndësishëm i integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.Falë lëvizjes së lirë intesifikohet konktakti midis qytetarëve të Ballkanit me qytetarët e Bashkimit Europian. Liberalizimi i vizave nxit gjithashtu edhe mundësitë për të bërë biznes pêr qytetarët e Ballkanit. Pra, është një parim të cilit ne i kushtojmë shumë rëndësi. Por, kjo e drejtë e fituar nga vendet e Ballkanit shoqërohet me detyrime dhe përgjegjësi. Qytetarët e vendeve të Ballkanit kanë të drejtë të rrijnë për një periudhë të caktuar në territorin e BE-së, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë për të kërkuar azil. Deri tani, nuk kemi marrë njoftim nga asnjë shtet anëtar, por vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën. Siç ju referuat dhe ju, kemi mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë dhe raporti i  rradhës do të prezantohet në fund të këtij viti".

Cilat janë shifrat aktuale që posedoni për azikërkuesit nga Ballkani ? Duket se ka një rënie të kërkesave nga azili për 2017, por sërish qytetarët shqiptarë renditen midis atyre problematikë për abuzimin e zonës Shengen ? Cili është mesazhi juaj për autoritetet shqiptare për të trajtuar këtë çështje?

Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së: "Sipas shifrave që disponojmë deri në verë, rezultojnë se për 2017 ka 26 mijë kërkesa azili nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe gjysma e tyre janë bërë nga qytetarë shqiptarë. Ne jemi në kontakt direkt me autoritetet shqiptare dhe e vlerësojmë që kjo çështje shihet me vëmendje. Nga njëra anë, kjo duhet trajtuar në nivelin kombëtar përmes fushatave të sensibilizimit për të informuar të gjithë qytetarët për të drejtat dhe detyrimet, por nga ana tjetër duhet punuar për të luftuar rrjetet e trafikantëve, që ndihmojnë qytetarët për të lëvizur brenda Bashkimit Europian. Duhet të trajtohet çështja e trafiku ilegal, kërkesave të azilit, si dhe bashkëpunim për personat në situatë të paligjshme që kthehen në vendin e origjinës. Këto janë çështje për të cilat autoritetet mund të punojnë. Ne duam që të mbajmë liberalizimin e vizave, por nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë abuzim".

Gjatë prezantimit të masave të reja për forcimin e montoritmit në zonën Shengen, komisioneri Avramopoulos vuri theksin te përshpejtimi i rikthimit të atyre migrantëve që qëndrojnë ilegalisht në territorin e Bashkimit Europian. A përfshihen këtu edhe qytetarët e vendeve të Ballkanit?

Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së: "Kthimi i personave që qëndrojnë ilegalisht në territorin e BE-së është një element shumë i rëndësishëm i politikës sonë aktuale të migracionit. Ata që kërkojnë azil dhe s'kanë të drejtë për këtë dhe ata që qëndrojnë ilegalisht duhet të kthehen. Ne duam që procesi i kthimit të jetë më efikas në bashkëpunim me vendet që kanë nënshkruar marrëveshjen e riatdhesimit. Dhe kjo përfshin sigurisht edhe vendet e Ballkanit, por në këtë kontekst ne kemi bashkëpunim më pozitiv me këto vende".

 

The post KE: Në 2017 gjysma e azilkërkuesve të Ballkanit janë shqiptarë appeared first on Gazeta Tribuna.

Ministri i Financave paralajmëron rritjen e pagave për 4 për qind

Posted: 30 Sep 2017 07:37 AM PDT

Ministri i ri i Financave, Bedri Hamza, ka paralajmëruar rritjen e pagave për sektorin publik. Ka thënë se do të ketë rritje të pagave aq sa do të ketë rritje ekonomike. Ka thënë se rritja ekonomike për këtë vit parashihet të jetë rreth katër për qind.

Pagat e punëtorëve të sektorit publik do të rriten që nga viti i ardhshëm, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hamza, kur pritet të përfundojë procesi i rishikimit të buxhetit për këtë vit dhe kur mund alokohen obligimet financiare ndaj ndërmarrjeve dhe kompanive të ndryshme, por edhe për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor?
Bedri Hamza: Rishikimin e buxhetit e kemi proceduar në kabinetin qeveritar. I njëjti është në Kuvendin e Kosovës dhe ne presim që brenda procedurave sa më të shkurta të mundshme që lejojnë rregulloret e Kuvendit, ky projektligj të vendoset në rend dite dhe të përfundohet.

Në kabinetin qeveritar e kemi përfunduar rishikimin e buxhetit në atë mënyrë që ne e kemi kthyer buxhetin në një buxhet real, të qëndrueshëm, bazuar në të hyra të qëndrueshme dhe jo mbi bazën e disa situatave hipotetike dhe disa supozimeve, por i kemi adresuar problemet kryesore që janë shpërfaqur gjatë kësaj kohe.
Është adresuar çështja e pagesës së pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, është një shumë jashtëzakonisht e madhe për këtë kohë, rreth 26 milionë euro është dashur të mobilizohen. Është adresuar çështja e zgjedhjeve lokale, vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe janë siguruar 50 milionë euro për autostradën Prishtinë – Shkup.
Dhe, ne besojmë se në fund të vitit do të mobilizojmë edhe mjete shtesë që të jemi korrekt me ekzekutuesin e punimeve dhe mos të fillojmë vitin e ri, me obligime nga ky vit. Do të thotë të ruajmë edhe reputacionin e vendit që jemi korrekt në pagesa për punët e kryera. Ka edhe disa rregullime tjera të brendshme, është ruajtur deficiti buxhetor brenda rregullës fiskale dhe është ruajtur bilanci bankar sipas legjislacionit në fuqi. Pavarësisht që ne nuk jemi në program me Fondin Monetar Ndërkombëtar e kemi diskutuar dhe harmonizuar në mënyrë të detajuar këtë projektbuxhet. Ne edhe në të ardhmen do të jemi bashkëpunues me FMN-në dhe besoj se do të dakordohen me politikat tona.

Radio Evropa e Lirë: Por, sa do të jetë shuma e buxhetit të Kosovës për vitin 2018?Bedri Hamza: Vlera e buxhetit do të jetë mbi 2 miliardë euro, bazuar në burime të qëndrueshme. Sa u përket projeksioneve ne do të jemi të kujdesshëm që të jenë në përputhje me nivelin e rritjes ekonomike dhe normalisht për ndonjë pikë të përqindjes do të jetë më i lartë. Për shkak se ne e dimë se ekziston informaliteti dhe kërkojmë performancë prej agjencive që merren me administrimin e tyre, në këtë rast Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Por, do të jetë buxhet i qëndrueshëm me të hyra reale, deficiti buxhetor do të ruhet më pak se 2 për qind dhe do të ruhet bilanci bankar që mundëson garantimin e likuiditetit të shtetit dhe mos të vjen në rrezik likuiditeti i shtetit.
Sigurisht, që në strukturë të buxhetit duhet të bëhen disa korrektime, sepse në të kaluarën kanë ndodhur disa keq-klasifikime brenda kategorive ekonomike. Këto do t'i diskutojmë edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Radio Evropa e Lirë: Me shumën e këtij buxheti, zoti Hamza a mundësohet rritja e pagave për punëtorët e sektorit publik?
Bedri Hamza:
 Po, do të ketë rritje të pagave. Rritja e pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, me mundësitë reale buxhetore dhe gjithmonë duke e respektuar edhe legjislacionin në fuqi. Mirëpo, do të ketë rritje të pagave.

Radio Evropa e Lirë: Përafërsisht ndonjë përqindje?
Bedri Hamza: 
Ne jemi duke shikuar të gjitha mundësitë, jemi duke parë cila është rritja ekonomike nominale, sepse është meritore ajo çka thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës, cilat janë mundësitë reale buxhetore, gjithë infrastrukturën ligjore. Por, do të ketë rritje të pagave, por rritje të pranueshme dhe rritje reale që të mos e rrezikojmë stabilitetin makrofiskal.

Radio Evropa e Lirë: Sa parashihet që të jetë rritja ekonomike në vend vitin e ardhshëm?
Bedri Hamza: 
Rritja ekonomike viteve të fundit ka shkuar në mesatare rreth 3.5 për qind. Ne kemi parashikimet dhe kemi skenarin bazë, që është skenari i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që vitet e ardhshme, diku sipas parashikimeve (për rritjen ekonomike) sillet rreth 4 për qind.

Mirëpo, ne kemi një plan ekonomik që është goxha ambicioz, që është i bazuar dhe presim që, në supozime të qëndrueshme, nëse ndodhin ngjarje të caktuara, rritja ekonomike në Kosovë kalon 5 për qindëshin dhe kah fundi i mandatit të kësaj Qeverie ndoshta të arrijë më shumë se 6 për qind.

E them këtë, sepse përveç të hyrave, pra skenarit bazë, përmes të hyrave të rregullta në buxhetin e Kosovës, ne kemi një numër të caktuar të marrëveshjeve financiare, që janë të ratifikuara. Unë pres që ato të ekzekutohen dhe ta prodhojnë efektin e vet.
Jemi të interesuar që të marrim masa që ta përmirësojmë ambientin e biznesit dhe rritjen ekonomike ta bartim te sektorin privat, dhe sektori privat të jetë bartës i rritjes ekonomike dhe gjenerues i vendeve të reja të punës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hamza t'iu kthehemi raporteve të Qeverisë së Kosovës me institucionet financiare ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës ka humbur një kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. A mund të riaktivizohet kjo marrëveshje dhe a pritet ndonjë marrëveshje me Bankën Botërore, dhe për cilat projekte?
Bedri Hamza:
 Unë jam në favor që të rritet borxhi publik, mirëpo të rritet shumë kujdesshëm me qëllim që gjeneratat e ardhshme të mos paguajnë për luksin e tanishëm. Nëse ka projekte, të cilat kanë kthim, kanë fizibilitet, kanë arsyeshmëri të lartë, unë jam që të rritet borxhi publik dhe jam që të negociojmë me institucionet, të cilat i kanë kushtet më të mira, edhe me Bankën Botërore edhe me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me institucione të tjera financiare ndërkombëtare.
Mirëpo, jo vetëm të merret borxh publik dhe të rritet borxhi publik dhe të mos prodhohet efekti në ekonomi. Prandaj, për borxhin publik do të jemi të kujdesshëm, do të negociojmë për projekte, të cilat kanë fizibilitet dhe për projekte, të cilat japin impakt për ndryshimin e gjendjes në ekonomi. Por, megjithatë gjithmonë jam ithtar i asaj që borxhi publik të shpërndahet nëpër gjenerata dhe jo një gjeneratë të huazojë më shumë dhe pastaj gjeneratat e tjera të paguajnë më shumë.

Radio Evropa e Lirë: Po për marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar?
Bedri Hamza: 
Sa i përket marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në të kaluarën ne kemi pasur diku katër marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Disa janë realizuar qind për qind suksesshëm, disa më pak suksesshëm. Ne jemi shumë të hapur për bashkëpunim shumë të ngushtë, pavarësisht a jemi në program apo s'jemi në program. Bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar më shumë ka dhënë efekt në Kosovë si rezultat në draftimin e ligjeve të mira dhe me standarde, në zhvillimin e reformave strukturore dhe në ngritjen e kapaciteteve humane.
Ne jemi të hapur që të bisedojmë dhe do të shohim se cila do të jetë forma e bashkëpunimit, mirëpo sa i përket nevojave që ne të financojmë nuk jemi të detyruar dhe gjendja aktuale ne nuk na detyron që të jemi në ndonjë marrëveshje financiare me asnjë institucion sa i përket ruajtjes së likuiditetit makro-fiskal. Ndërkaq, sa i përket zhvillimit të projekteve, ne jemi që të shohim se cilat janë ato projekte të identifikuara nga ministritë e linjës, nga komunat dhe jemi këtu t'i përkrahim.

 

The post Ministri i Financave paralajmëron rritjen e pagave për 4 për qind appeared first on Gazeta Tribuna.