“PDK: Gënjejnë publikisht dy kandidatët për Kryetar të Ferizajt” plus 4 more Ferizaj Press |
- PDK: Gënjejnë publikisht dy kandidatët për Kryetar të Ferizajt
- Asfaltohet rruga Balaj-Parku i Lirisë
- Fillojnë punimet në rrugën e “Shabi Lipovica” në Ferizaj
- Shpella misterioze ndal punimet e autostradës Prishtinë – Shkup
- Nisma për Kosovën shpalos programin para qytetarëve ferizajas
| PDK: Gënjejnë publikisht dy kandidatët për Kryetar të Ferizajt Posted: 04 Oct 2017 08:06 AM PDT Frizaj. 04.10.2017. PDK dega ë Ferizaj përmes një komunikate për medie ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatëve për kryetar të Ferizajt nga LDK dhe LVV. Në reagimin e këtij subjekti politik thuhet se akuza ndaj asamblistëve të PDK-së në lidhje me aprovimin e Planit Zhvillimore Komunal (PZHK) nuk qëndrojnë , janë të pavërtera dhe tendencioze. Ky është reagimi i plotë i PDK-dega në Ferizaj.
|
| Asfaltohet rruga Balaj-Parku i Lirisë Posted: 04 Oct 2017 07:22 AM PDT Ferizaj.04.10.2017. Asfaltohet rruga dhe shtegu për biçiklistë nga Parku i Lirisë deri tek shkolla e fshatit Balaj Gjatë ditë së sotme është bërë asfaltimi i segmentit të parë të rrugës nga fshati Balaj në drejtim të Parkut Liria. Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka përcjellë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi Faruk Guri, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe mbikëqyrësja e këtij projekti Leonora Zeqiri. Kryetari Svarqa, tha se kjo rrugë po ndërtohet më të gjitha standardet evropiane, ndërsa në këtë rrugë ka edhe shtigje për çiklistet, por edhe për këmbësore. "Jemi në fshatin Balaj njëri ndër fshatrat periferike të komunës së Ferizajt, ku po marrim pjesë në vëzhgimin e punimeve në asfaltimin e rrugës që lidh qytetin e Ferizajt me këtë fshat, përgjatë segmentit rreth Parkut të Lirisë, në drejtim të grykës së Nerodimës, njëra nga projektet më të rëndësishme për Komunën e Ferizajt, i shoqëruar me shtigje për biçikleta 2 metra të gjëra, dhe shtigje për këmbësore 2 metra. Ky projekt do të vazhdojë deri tek bashkimi i dy lumejve në Nerodime, ku është Gryka e Neredimës dhe është një projekt i cili komunës së Ferizajt i ka kushtuar rreth 400 mijë euro në një gjatësi mbi 2 kilometra në segmentin e parë", ka thënë kryetari Svarqa. Ai tutje është shprehur se kjo rrugë është mjaft atraktive sidomos për çiklistet ferizajas. "Këtë rrugë e kemi ndërtuar enkas për ta sepse çiklizmi është shumë i zhvilluar në komunën e Ferizajt dhe jo rastësisht Ferizaj, ka pasur pjesëmarrës edhe në lojërat olimpike në Rio de Zhaniero të Brazilit dhe ne po krijojmë kushte edhe për çiklistët të tjerë të cilët shpesh here përmes klubit të tyre vizitojnë madje edhe Shkodrën me biçikletat e tyre", është shprehur kryetar Svarqa. I pari i Ferizajt Muharrem Svarqa, ka thënë se po punon me përkushtim ne realizmin e këtij projekti i cili është njëri nga me ekstravagantet për komunën e Ferizajt, i cili është i shoqëruar edhe me ndriçime vertikale dhe horizontale që nënkupton ndriçimet në tokë përgjatë tërë segmentit të kësaj rruge e cila duhet të jetë një shembull i mirë se si realizohen projektet edhe për komunat e tjera të Republikës së Kosovës. |
| Fillojnë punimet në rrugën e “Shabi Lipovica” në Ferizaj Posted: 04 Oct 2017 07:13 AM PDT Ferizaj.04.10.2017. Gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet në rrugën "Shabi Lipovica" në Ferizaj, rrugë kjo e cila është vazhdimësi e rrugës "Kadri Zeka" që lidh edhe fshatrat Talinovc i Muhaxherëve, Sazlinë dhe Pojatën e ulët. Nga afër punimet në këtë rrugë i ka ndjekur numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se realizmi i këtij projekti është tejet i rëndësishëm me vet faktin se ndihmon banorët e këtij lokaliteti. "Është një rrugë përgjatë secilës kanë lulëzuar bizneset dhe një rrugë e cila po asfaltohet me bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, një investim që ka një kosto prej 860 mijë euro dhe i cili investim do të prek edhe interesat e banorëve edhe të rrugës "Halit Sejda" "Mehmet Sadiku" dhe "Imer Petrovci" në Talinovc të Muhaxherëve, të cilat do të lidhen me këtë rrugë kryesore dhe me rrugën tjetër që shpije në drejtim të fshatrave Softaj, Papaz, Sazli deri në Pojatë e Rahovicë, për ti dhënë një kuptim dhe qasje drejtimeve që shpijen në qytet nga punë të ndryshme dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Është njëra ndër rrugët me atraktive dhe plotëson të gjitha standardet tashmë të njohura në komunën e Ferizajt dhe që po aplikohen në këto katër vitet e fundit", është shprehur kryetari Svarqa. E nga ana tjetër banoret thanë se investime të tilla është dashur të këtë qysh me parë. Sipas tyre këto investime kanë qenë mese të domosdoshme me vet faktin se lehtëson dukshëm jetën dhe qarkullimin e tyre. Rruga 'Shaban Lipovica" do të shoqërohet edhe me infrastrukture nëntokësore si ujësjellës, kanalizim fekal e atmosferik, trotuare dhe ndriçim publik. Gjatësia e saj është mbi 3 kilometra. U be ditur se punimet në këtë rrugë do ti kryejë operatori ekonomik ""ARLINDI " Sh.P.K dhe "PRO&CO-GROUP"Shpk", ndërsa vlera e këtij projekti kap shumën rreth 900 mijë euro, ndërsa ka një gjatësi prej mbi 3 kilometra. |
| Shpella misterioze ndal punimet e autostradës Prishtinë – Shkup Posted: 04 Oct 2017 03:45 AM PDT Punimet në afërsi të shpellës së zbuluar gjatë hapjes së trasesë së autostradës Prishtinë – Shkup, tashmë janë ndërprerë, pas kërkesës së institucioneve shtetërore.Pas hulumtimeve që do t'i bëhen kësaj gjetjeje, do të vendoset nëse do t'i jepet statusi si monument nën mbrojtje, shkruan sot "Koha Ditore". ![]() Institucionet që kujdesen për ambientin dhe zbulimet arkeologjike do të vlerësojnë për rëndësinë e gjetjes që ka dalë në pah javën e kaluar, gjatë punimeve që është duke zhvilluar konsorciumi "Bechtel & Enka" për ndërtimin e autostradës "Arbën Xhaferi". ![]() "Instituti i Natyrës bashkë me inspektoratin e kanë ndalur punën, dhe do të vlerësohet shumë shpejt se a ka vlera për t'u mbrojtur si monument natyre me vlera të veçanta. Nëse po, atëherë fillon procesi i shpalljes dhe ndalohet veprimtaria e çfarëdo aktiviteti", ka thënë Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
|
| Nisma për Kosovën shpalos programin para qytetarëve ferizajas Posted: 03 Oct 2017 02:16 PM PDT Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, gjata hapjes së fushatës zgjedhore në Ferizaj ju ka thënë banorëve të këtij qyteti, se nuk përdor pozitën e tij si zëvendëskryeministër i Kosovës për të trafikuar vota. "Ne nuk duam, nuk premtojmë dhe nuk do të angazhohemi që të marrim asnjë votë në emër të mashtrimit, ose sharjes dhe përbuzjes të taksapaguesve të Kosovës. E dëgjuat kandidatin tonë për kryetar, shpalosi programin e tij dhe nuk e dëgjuat asnjë fjalë duke u thirrur në emër të partisë së tij, që është në qeveri ose në emër timin. Nuk e dëgjuat asnjë fjalë nga Besniku, duke thënë e duke premtuar Ferizaj qitmani votën se unë këtu i kam ministrat, e kemi me bë këtë punë. Nuk do ta dëgjoni as nga unë si zëvendëskryeministër i vendit, sepse ne nuk e keqpërdorim pozitën tonë shtetërore për të trafikuar një votë më tepër", tha ai. Limaj, u shpreh i bindur se partia që ai drejton është duke ju ofruar qytetarëve të Ferizajt një mundësi ndryshe përmes ofertës dhe kandidatit të tyre. Kurse, kandidati i Nismës për kryetar të Ferizajt, Besnik Berisha tha se synojnë që qytetari i Ferizajt të jetë i dinjitetshëm, e sipas tij ai nuk mund të jetë i tillë pa pasur një vend pune, andaj kanë paraparë që në qeverisjen e tyre të ketë një anëtar të punësuar për çdo familje. Berisha premtoi se në fokus të planit të tij qeverisës do të ketë arsimin, ku ai tha se do të ndërtojnë çerdhe dhe do të pajisin shkollat me infrastrukturë moderne. "Programi i Nismës për arsim do të ketë fokus depolitizimin e arsimit, largimin e nepotizmit e klientelizmit në punësime, do të krijojmë infrastrukturë moderne, biblioteka. Pastaj, në planin tonë kemi edhe ndërtimin e dy çerdheve, si dhe plotësimin me kuadër profesional. Nisma për Kosovën do të përkujdeset për parandalimin e dukurive negative, do të ofrojë rininë në vendimmarrje komunale, do të stimulojmë organizatat rinore për punë vullnetare si dhe do të bëjmë subvencionimin e ndërmarrësve për të rinj. Planin për zhvillim ekonomik e kemi përpiluar me ndihmën e ekspertëve tanë, ku kemi paraparë krijimin e një fondi zhvillimor për të gjitha kompanitë që dëshirojnë të investojnë në Ferizaj", tha ai. Pretendenti për Kryetar të Ferizajt, tha se investitorëve nuk do të ju kërkojnë hise, por do t'i konsiderojnë patriot të ditëve të sotme dhe se do t'ju ofrojnë hapësira komunale, e do t'ju krijojnë lehtësira administrative. Ai tha se në planin e Nismës për Kosovën parashihet të krijohet një fond për sigurimin e prodhimeve bujqësore, ku ky fond do të përdorej në rast të katastrofave natyrore. Me këtë rast Nisma për Kosovën ka prezantuar edhe kandidatët e saj për Asamble komunale të Ferizajt. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |












