Ora News: “Vrasja e vëllait të Kim Jong-un, dy gratë mohojnë akuzat në gjykatë” plus 9 more |
- Vrasja e vëllait të Kim Jong-un, dy gratë mohojnë akuzat në gjykatë
- Las Vegas, sulm me armë gjatë një Festivali muzikor
- Kalimtari gjen një person të varur në pemë tek Liqeni Artificial
- Rama takim me Ministrat, Ruçin dhe Kryesinë e grupit parlamentar
- Edmonton, azilkërkuesi somalez i dyshuar për incidentin ‘terrorist’
- Puigdemont: Katalonja ka ‘fituar të drejtën e shtetësisë’
- ‘Rama harxhoi 1.4 mln dollarë për 132 fluturime jashtë me charter privat’
- Rajoy: Referendumi i pavlefshëm. 761 të plagosur në Katalonjë
- Demiraj: Bandat janë trimëruar përballë shtetit të topitur, duhet reagim
- ‘Negociatat në 2018? Sinjale pozitive nga Brukseli.Opozita konstruktive’
Vrasja e vëllait të Kim Jong-un, dy gratë mohojnë akuzat në gjykatë Posted: 02 Oct 2017 12:14 AM PDT Dy gratë e akuzuara për vrasjen e Kim Jong-nam, gjysmë vëllai i udhëheqësit të Koresë së Veriut, kanë deklaruar se janë të pafajshme në sallën e gjyqit, proces i cili nisi në Malajzi. Vrasja e tij duke përdorur agjentët nervor shumë toksikë VX ndërsa priste një fluturim në aeroportin e Kuala Lumpurit në shkurt të këtij viti, tronditi botën. Vietnamezja Doan Thi Huong 29 vjeç dhe indonezianja Siti Aisyah 25 vjeç, akuzohen për hedhjen e kimikatit në fytyrën e tij. Dyshja thotë janë mashtruar nga agjentët e Koresë së Veriut dhe se mendonin se ishte një shaka televizive. Pyongyang ka mohuar çdo përfshirje në vrasje, por autoritetet malajziane pohojnë se katër burra të Koresë së Veriut, që besohet të jenë spiunë të përfshirë në vrasje, u larguan nga Malajzia po të njëjtën ditë. Incidenti çoi në përplasje të ashpër diplomatike dhe tensionoi lidhjet e përzemërta midis Koresë së Veriut dhe Malajzisë, të cilat dëbuan Ambasadorët e njëri-tjetrit. Procesi i gjykimit nisi 8 muaj pas ngjarjes të dy gratë janë të vetmet të dyshuara për vrasjen e Kim Jong-nam. Me kokat e tyre të përkulura, pranga në duar dhe jelekë antiplumbë, dy të akuzuarat dolën përpara një turme gazetarësh të mbledhur jashtë gjykatës në Shah Alam, jashtë Kuala Lumpurit. Pasi akuzat u lexuan në gjykatë në indonezisht dhe vietnamisht, të dy grate deklaruan pafajësinë e tyre përmes përkthyesve. Nëse shpallen fajtore, gratë përballen me dënimin me vdekje. Avokatët e tyre mbrojtës ka të ngjarë të argumentojnë se fajtorët e vërtetë janë agjentë të Koresë së Veriut, të cilët u larguan nga Malajzia. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Las Vegas, sulm me armë gjatë një Festivali muzikor Posted: 01 Oct 2017 11:55 PM PDT Të paktën dy persona raportohen të jenë vrarë dhe 24 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me armë në një koncert në Las Vegas. Një person i armatosur hapi zjarr gjatë një festivali të muzikës country në një vend të hapur në Hotel Mandalay Bay. Qindra njerëz u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që zhurma e breshërive të automatikut dëgjohet lehtësisht në videot e postuara në mediat sociale. Policia tha se një i dyshuar “ishte poshtë”. Ka njoftime për të paktën një incident tjetër në rripin e Las Vegasit. Pjesë të zonës u mbyllën pasi policia e armatosur arriti në vendin e ngjarjes në rrugën Route 91 Harvest.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kalimtari gjen një person të varur në pemë tek Liqeni Artificial Posted: 01 Oct 2017 11:42 PM PDT Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e liqenit Artificial. Policia e kryeqytetit thotë se "rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial". Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik. Policia thotë se nga këqyrja paraprake, viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe “dyshohet të jetë vetëvarur”. Nga ana e bluve po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Rama takim me Ministrat, Ruçin dhe Kryesinë e grupit parlamentar Posted: 01 Oct 2017 11:33 PM PDT Kryeministri, Edi Rama, ka mbledhur në një takim mëngjesin e sotëm Ministrat, kreun e Kuvendit Ruçi dhe Kryesinë e grupit parlamentar. Mbledhja po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit. Ky format takimi i cili drejtohet nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla do të jetë i përjavshëm dhe do t'i shërbejë koordinimit parlamentar duke zëvendësuar kështu takimet e të mërkurës Rama-Meta. Në takim do të koordinohet axhenda e qeverisë me atë të komisioneve parlamentare. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Edmonton, azilkërkuesi somalez i dyshuar për incidentin ‘terrorist’ Posted: 01 Oct 2017 11:23 PM PDT Një refugjat i lindur në Somali është arrestuar në lidhje me sulmet në Edmonton të Albertas në Kanada, ku mbetën të plagosur pesë persona, thonë zyrtarët. I riu 30-vjeçar i paidentifikuar dyshohet për plagosjen me thikë të një polici dhe katër këmbësorëve të shtunën. Zyrtari po kontrollonte trafikun gjatë një ndeshje të Ligës Kanadeze të Futbollit, kur u godit nga një makinë me shpejtësi të lartë dhe më pas u sulmua me thikë. Kryeministri Justin Trudeau e quajti atë një “sulm terrorist”. Zyrtarët e Edmontonit thonë se i dyshuari mund të përballet me akuza të terrorizmit dhe akuza për vrasje. Ata shtojnë se ai ishte i njohur për policinë për besimin në ideologjinë ekstremiste. Sipas transmetuesve CBC dhe CTV, brenda automjetit që goditi policin u gjet një flamur që i përket shtetit të ashtuquajtur Islamik. Zyrtari dhe automjeti i tij u sulmuan nga një makinë jashtë stadiumit Commonëealth të Albertas të shtunën mbrëma. Shoferi më pas e theri policin me uniformë disa herë, para se të ikë në këmbë.Pak para mesnatës, një burrë që ngiste një furgon me qira u hodh në një pikë kontrolli. Emri i tij në dokumente thuhej të ishte “shumë i ngjashëm” me atë që policia po kërkonte. Kamioni pastaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe u ndoq nga oficerët. Katër këmbësorë u goditën gjatë ndjekjes në atë që policia tha se ishte një veprim i qëllimshëm. Dy këmbësorë të lënduar kanë lënë spitalin pa mjekimit ndërsa oficeri i policisë është ende në trajtim mjekësor. Kryeministri Trudeau tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar dhe i zemëruar” nga “ky akt i pakuptimtë i dhunës”. Kryetari i Bashkisë së Edmontonit, Don Iveson, apeloi për ruajtjen e qetësisë. “Terrorizmi ka për qëllim krijimin e panikut dhe mbjelljen e ndarjes për ndërprerjen e jetës së njerëzve. Ne mund të dorëzohemi por duhet të ngrihemi mbi të". /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Puigdemont: Katalonja ka ‘fituar të drejtën e shtetësisë’ Posted: 01 Oct 2017 11:02 PM PDT Presidenti katalanas Carles Puigdemont deklaron se rajoni spanjoll ka fituar të drejtën e shtetësisë pas një referendumi të diskutueshëm që u prish nga dhuna. Ai tha se dera ishte hapur për një deklaratë të njëanshme të pavarësisë. Zyrtarët katalanas thanë më vonë se 90 për qind e atyre që votuan mbështesin pavarësinë në votimin e së dielës. Pjesëmarrja ishte 42.3%. Gjykata kushtetuese e Spanjës kishte shpallur sondazhin e paligjshëm dhe qindra njerëz u plagosën ndërsa policia përdori forcën për të bllokuar votimin. Zyrtarët sekuestuan fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit. ‘Dita e shpresës’ Më shumë se 2.2 milion njerëz janë raportuar të kenë votuar sipas autoriteteve katalane, nga 5.3 milion votues të regjistruar. Një zëdhënës katalanas tha se më shumë se 750,000 vota nuk mund të numëroheshin sepse qendrat e votimit u mbyllën dhe kutitë u konfiskuan. “Me këtë ditë shprese dhe vuajtjeje, qytetarët e Katalonjës kanë fituar të drejtën për një shtet të pavarur në formën e një republike”, tha Puigdemont në një fjalim televiziv të rrethuar nga udhëheqës të tjerë të lartë katalanas. “Qeveria ime në ditët e ardhshme do të dërgojë rezultatet e votimit të sotëm në parlamentin katalanas, ku qëndron sovraniteti i popullit tonë, në mënyrë që të veprojë në përputhje me ligjin e referendumit”. Në një zhvillim tjetër, më shumë se 40 sindikata dhe shoqata katalanase paralajmëruan për të martën një grevë në mbarë rajonin për shkak të “shkeljes së rëndë të të drejtave dhe lirive”. Në mbyllje të votimit të së dielës, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se katalanasit u mashtruan për të marrë pjesë në një votim të paligjshëm. Ai e quajti atë “tallje” me demokracinë. “Në këtë orë unë mund të ju them në terma më të forta atë që tashmë e dini dhe atë që kemi parë gjatë gjithë kësaj dite. Nuk ka pasur referendum mbi vetëvendosjen në Katalonjë”, tha ai. Turma e madhe e mbështetësve të pavarësisë u mblodhën në qendër të kryeqytetit të Barcelonës mbrëmjen e së dielës, duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar himnin katalanas. Protestuesit anti-pavarësi kanë zhvilluar gjithashtu takime në Barcelonë dhe në qytetet e tjera spanjolle. Qeveria katalane tha se 888 persona u plagosën në përleshjet në të gjithë rajonin. Shifrat përfshijnë njerëz që kishin pësuar ankesa relativisht të vogla, të tilla si sulme ankthi. Tom Burridge i BBC-së në Barcelonë dëshmoi se policia u ndoq nga një kabinë votimi pasi e kishin bastisur atë. Pamjet televizive treguan policinë duke përdorur shkopinj për të rrahur një grup zjarrfikësish që po mbronin turmat në Girona. Katalonja, një rajon i pasur me 7.5 milionë persona në Spanjën veri-lindore ka gjuhën dhe kulturën e veçantë. Rajoni ka gjithashtu një shkallë të lartë autonomie, por nuk njihet si komb i ndarë nën Kushtetutën spanjolle.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
‘Rama harxhoi 1.4 mln dollarë për 132 fluturime jashtë me charter privat’ Posted: 01 Oct 2017 01:30 PM PDT Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama për shpenzimeve marramendëse në fluturimet jashtë vendit. Në një postim në fb, ai thotë se Rama ka shpenzuar 1.4 milionë dollarë në 132 fluturime me charter privat gjatë mandatit të parë si Kryeministër. Berisha risjell në vëmendje shkarkimin e Sekretarit të Shtetit për Shëndetësinë Tom Price nga Presidenti Trump, pasi kishte shpenzuar 400 mije dollare per udhetime ne detyre me charter privat ne vendin e tij.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Rajoy: Referendumi i pavlefshëm. 761 të plagosur në Katalonjë Posted: 01 Oct 2017 01:00 PM PDT Zyrtarët katalanas të emergjencës thonë se 761 persona janë plagosur pasi policia ka përdorur forcën për të bllokuar votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonjës. Qeveria spanjolle kishte premtuar të ndalonte një sondazh që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit. Oficerët e policisë penguan disa njerëz që të votonin, dhe sekuestruan fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit. Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumba gome gjatë protestave pro-referendum. Duke folur pas sondazheve të mbyllura në orën 20:00 sipas orës lokale, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se katalanasit ishin mashtruar për të marrë pjesë në një votim të paligjshëm. Kryebashkiaku i Barcelonës Ada Colau dënoi veprimet e policisë kundër asaj që e cilësoi popullsia “e pambrojtur” e rajonit. Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Spanjës tha se 12 policë u plagosën dhe tre persona u arrestuan. Ajo shtoi se 92 vendvotime ishin mbyllur. Policia kombëtare dhe Garda Civile, një forcë paraushtarake e ngarkuar me detyrat e policisë, u dërguan në Katalonjë në numër të madh për të parandaluar votimin. Kreu katalunas Carles Puigdemont tha se: “Përdorimi i pajustifikuar i dhunës nga shteti spanjoll nuk do të ndalojë vullnetin e popullit katalanas”. Zëvendës / Kryeministri i Spanjës Soraya Saenz de Santamaria tha se policia kishte “vepruar me profesionalizëm dhe në mënyrë proporcionale” Ministri i Brendshëm spanjoll Juan Ignacio Zoido fajësoi Puigdemont për atë që ai i quajti ngjarje të pakuptimta të ditës. Guarda Civile tha se ishte “duke u rezistuar ngacmimeve dhe provokimeve” gjatë kryerjes së detyrave “në mbrojtje të ligjit”. Një votuese, Julia Graell, i tha BBC se “policia nisi të godiste njerëzit, të rinj dhe të moshuar “, duke shtuar: “Sot kam parë veprimet më të këqija që një qeveri mund të bëjë ndaj njerëzve të vet.”
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Demiraj: Bandat janë trimëruar përballë shtetit të topitur, duhet reagim Posted: 01 Oct 2017 12:33 PM PDT Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke u shprehur se ndihet shumë i shqetësuar. Sipas Demiraj, bandat janë trimëruar përballë shtetit të lodhur nga flirtimi i segmenteve te agjencive te zbatimit te ligjit me grupet kriminale. Ai thotë se duhet një reagim i shpejtë sa nuk është vonë.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
‘Negociatat në 2018? Sinjale pozitive nga Brukseli.Opozita konstruktive’ Posted: 01 Oct 2017 12:25 PM PDT Sekretari i grupit parlamentar të PS-së, Ervin Bushati, është optimist se Shqipëria do të marrë ftesën për hapjen e negociatave me BE vitin e ardhshëm. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se sinjalet nga Brukseli janë shumë pozitive, duke iu referuar kështu takimit të fundit me reporterin e PE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. Bushati: Jo vetëm mbështetja politike dhe demokratike me vota por edhe sinjalet si në ekonomi janë pozitive ashtu edhe të partnerëve ndërkombëtarë janë shumë pozitive. Javën e kaluar kishim një takim me reporterin e PE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, isha bashkë me kreun e grupit Balla dhe ishte shumë i qartë në mesazhin që na tha: Shqipëria ka ndërmarrë një reformë shumë pozitive sa i përket sundimit të ligjit dhe reformës kushtetuese për të pasur më në fund ligj në Shqipëri dhe zgjedhjet kanë qenë transparemte, të lira dhe të ndershme, kuptohet me problemet që kanë kjo anë e botës por që gjithmonë janë drejt përmirësimit. Jo vetëm nga ana politike por edhe në pikëpamjen ekonomike kemi investime dhe Shqipëria shumë shpejt me pak fat ndoshta dhe mes marrëdhënieve politike që ka BE, të marrë vitin e ardhshëm, kështu na u tha, të paktën ftesën për BE. Të jemi më të integruar. E ndërsa dy forcat politike kryesore opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e shohin me skepticizëm kërkesën e mazhorancës për një tryeze me pjesëmarrjen e kryetarëve të partive për procesin e integrimit, Bushati thotë se komunikimi nuk i bën dëm askujt. Përkundër deklaratave që i sheh më shumë rrjedhojë e problemeve të brendshme tek të dy partitë, Bushati deklaron se opozita ka pasur një qasje konstruktive në raport me mazhorancën. Bushati: Opozita për mendimin tim është konstruktive, pavarësisht se çfarë thotë duhet të shohim se çfarë bën. Kanë qenë shumë konstruktivë, kanë ardhur në parlament kanë folur për programin, nuk e kanë pushtuar foltoren, nuk kanë bojkotuar.Të dyja forcat politike vinë nga sfida të mëdha jo vetëm elektorale por edhe brenda partive të tyre. Ftesa jonë është e sinqertë. Mnedoj që jo vetëm duhet të ketë një tryezë për integrimin, por duhet të ketë një tryezë për ekonominë, duhet të ketë një pakt për ekonominë, shtetin ligjor, për gjithçka. Sa më shumë të ulemi të flasemi aq më mirë është. Opozita po sillet e drejtë dhe transparente në këtë pikë dhe pavarësisht momenteve kur shprehen ndryshe ka vepruar në mënyrë shumë konstruktive. Që nga qershori ka qenë shumë konstruktive në marrëdhënie me ne.Opozita ka më shumë probleme me veten se me ne. Edhe të enjten votuan shumë ligje që janë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, marrëveshje të rëndësishme për investime. E gjitha kjo është një frymë bashkëpunimi që vetëm mirë i bën ekonomisë shqiptare dhe gjithë shoqsërisë shqiptare. Si ekonomist, ai ndau edhe opinionin e tij mbi fondin 1 miliard euro për koncesionet, duke hedhur poshtë pretendime e opozitës se fondi është një borxh i fshehur. Bushati: Nuk duhet ti shohim me kaq dyshim investimet.Të ftosh bizneset të investojnë në Shqipëri qoftë ato të huaja apo shqiptare në çdo lloj formati bashkëpunimi nuk më duket aspak e fshehtë apo jo transparente.Formati si do zgjidhet apo si do të negociohet nëpërmjet të gjithë aktorëve në treg për mua nuk është problem përsakohë ka rregulla të qarta loje, ka një sistem dhe një shtet ligjor që është mbi politikën dhe stabiliteti politik që gjithmonë e më shumë po kthehet në një faktor pozitiv. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |