Ora News: “Stuhia Nate, të paktën 22 të vdekur në Amerikën Qendrore” plus 9 more

Ora News: “Stuhia Nate, të paktën 22 të vdekur në Amerikën Qendrore” plus 9 more


Stuhia Nate, të paktën 22 të vdekur në Amerikën Qendrore

Posted: 05 Oct 2017 11:58 PM PDT

Të paktën 22 persona në Amerikën Qendrore kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë tropikale Nate. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në Kosta Rika, Nikaragua dhe Honduras, pas dëmeve të mëdha materiale të shkaktuara. Stuhia po i drejtohet tashmë bregut jugor të Shteteve të Bashkuara, që vijon të rimëkëmbet nga furia e uraganëve Harvey dhe Irma.

Stuhia tropikale Nate ka vrarë të paktën 22 persona në Kosta Rika, Nikaragua dhe Honduras ndërkohë që tanimë po lëviz në veri drejt Shteteve të Bashkuara.

Për vendet e Amerikës Qendrore, është shpallur gjendja e emergjencës, teksa 20 persona janë shpallur të humbur.

Stuhia ka sjellë reshje të dendura, rrëshqitje të tokës dhe përmbytje që kanë bllokuar rrugët, kanë shkatërruar urat dhe kanë dëmtuar shtëpitë.

Në Kosta Rika, rreth 400.000 persona kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe mijëra të tjerë i janë drejtuar strehave.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu edhe mbylljen e linjave hekurudhore dhe pezullimin e fluturimeve, ndërkohë që shumë parqe popullore për turistët janë mbyllur si masa paraprake.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu dëme madhore në infrastrukturë edhe në Nikaragua.

Meteorologët parashikojnë se stuhia do të fitojë fuqi dhe do të kthehet në një uragan të kategorisë së parë përpara se të zbarkojë në bregun jugor të Shteteve të Bashkuara të dielën.

Banorëve nga Florida në Teksas i është kërkuar të përgatiten për stuhinë, që do të jetë e treta që godet bregun jugor për këtë vit.

Si Teksasi ashtu edhe Florida janë ende duke u rimëkëmbur pas dëmeve të shkaktuara nga Uraganët Harvey dhe Irma që goditën shtetet respektivisht në gusht dhe shtator.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

TVSH për biznesin e vogël, Rama: Opozita front në mbrojtje të informalitetit

Posted: 05 Oct 2017 11:51 PM PDT

Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se po i bëhet mburojë informalitetit. Në një postim në tëitter, Rama shkruan:
“Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT.Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm.Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit".

Nga 1 janari 2018 edhe biznesi i vogël do të futet në skemën e TVSH-së.

Kjo është hera e parë që biznesi i vogël detyrohet të paguajë TVSH-në.

Në këtë skemë deri më tani ishin bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mendonin se po i propozonte të dashurës për martesë, por e papritura ndodhi

Posted: 05 Oct 2017 11:38 PM PDT

Çdo femër ka ëndërruar gjithmonë momentin kur i dashuri ti propozojë për martesë. Dhe ky duhet të ishte një moment i mbushur plot me emocione, që duhet të përfundonte në fund me përgjigje klasike "Po".

Por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç ne dëshirojmë. Dhe këtë nuk e kupton ashkush më mirë se protagonistja e kësaj video.

Djali u ngrit në këmbë dhe nisi ti shprehë dashurinë vajzës më të cilën kishte ëndërruar të martohej dhe të gjithë ishin sy e veshë drejt tij, por e papritura ndodhi.

"Të doja shumë, madje të prezantova dhe me djalin tim, por ti më kë tradhëtuar."

Shumë i zhgënjyer nga e dashura e tij, a ii hodhi në fytyrë unazën e martesës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy ish-drejtorët e policisë: Vettingun në polici nuk e bën dot Xhafaj

Posted: 05 Oct 2017 11:36 PM PDT

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Fadil Canaj dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Krimit Ekonomik Ismail Elezi deklarojnë se vettingun në polici nuk mund ta bëjë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa por vetë policia.

Të ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, dy ish-drejtuesit e lartë thanë se policia pastrohet vetëm kur politika të heqë dorë ndaj saj.

 "Nuk e kuptoj që atë që ne dikur e quanim pastërtia e figurës së policit dhe që ju sot e quani vetting do ta bëjë Ministri. Policia është e ndarë nga Ministria sipas ligjit dhe nuk kanë punë politikanët që të merren me policinë dhe pastrimin e saj. Politikanët Ministra ikin e vijnë, ndërsa policia mbetet", tha Fadil Canaj, një figurë shumë e njohur në strukturat e dikurshme të policisë.

Një tjetër drejtues i dikurshëm në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi, mbështeti kolegun Canaj në këtë diskutim, duke deklaruar se letra që Fatmir Xhafaj u dërgoi pak ditë më parë punonjësve të policisë ishte gabim i rëndë.

"Nuk ka detyrë Ministria e Brendshme të bëjë vetting. Oficeri i policisë nuk është strukturë e Ministrit të Brendshëm, si rrjedhojë këtë proces nuk mund ta realizojë Ministri, pra politika".

Elezi tha se ka një rregull në polici: "Një oficer policie ka dy rrugë, ose ngritjen në karrierë ose në burg. Ndërsa në Shqipëri me një të rënë të lapsit në 2013 u larguan nga puna 1300 policë, ndërsa sapo erdhi Xhafaj Ministër largoi 9-të Drejtorë të polcisë" .

Një tjetër diskutim gjatë emisionit ishte edhe çështja e kanabisit dhe ajo e bandave, klaneve dhe familjeve mafioze për të cilat foli me emra Ambasadori amerikan Donald Lu.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Fadil Canaj, ishte shumë i ashpër me Policinë Evropiane EUROPOL pas informacionit që dha gjatë emisionit Besfort Lamallari, këshilltari i Ministrit Xhafaj, sipas të cilit pas operacionit të policisë në Lazarat grupet kriminale të Holandës erdhën në Shqipëri dhe studiuan terrenin, vendosën lidhje me elementë të inkriminuar duke sjellë deri farat dhe fidanë për mbjelljen e e kanabisit.

Sipas Fadil Canajt, kjo është e papranueshme për Europolin që tani bën statistika ndërsa në atë moment ka bërë sehir.

"Përse Europol nuk arrestoi këta grupe kriminale të Holandës që u paskan mësuar zanatin organizatave shqiptare dhe tani bëjnë raporte"?

Sipas Canajt, përveç policisë shqiptare, përgjegjësi në situatën e drogës në Shqipëri kanë edhe institucionet e huaja si EUROPOL.

Për Fadil Canajn, policia shqiptare është në kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe të huajt duhet ta ndihmojnë duke prandaluar dhe goditur organizatat ndërkombëtare që vendosin bashkëpunim dhe jo duke bërë statistika.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet fieraku me dy djemtë, iu gjetën 67.7 kg kanabis në banesë

Posted: 05 Oct 2017 11:26 PM PDT

Tre anëtarë të një familje, babai dhe dy djemtë e tij, kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni antidrogë në Fier.

Blutë vunë në pranga shtetasit Mitat Stani 58 vjeç, Përparim Stani 30 vjeç dhe Arti Stani 28 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 67.7 kg kanabis.

"Pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientet e banesës së tyre shtetasit Mitat, Përparim dhe Arti Stani posedonin sasi lënde narkotike dhe po pregatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë. Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.U sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike me peshë 67.7 kg" informon policia.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, po pregatiteshin që ta trafikonin jashtë vendit me destinacion Italinë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A bën sens t’i kërkojmë një kleriku mysliman të bëhet feminist?

Posted: 05 Oct 2017 11:11 PM PDT

A bën sens t'i kërkojmë një kleriku mysliman të bëhet feminist? Madje edhe të predikojë në xhami ide feministe për emancipimin e gruas?

Këto pyetje më lindën, kur po ndiqja një debat televiziv. Shumica e panelit i bënte gjyq një imami se u kishte thënë grave besimtare që, për të patur një marrëdhënie të qëndrueshme me bashkëshortët, duhet të kujdesen për trupin e për pamjen. Ndryshe, kishte shtuar kleriku, burrit i vete mendja për gra të tjera.

Unë jam me atë pjesë të panelit që thoshte se gruaja mirëmban trupin e stoliset që, në radhë të parë, të ndihet mirë vetë, se është njeri e jo kukull për të kënaqur burrin.

Por dyshoj se kam të drejtë t'i kërkoj klerikut të mendojë si unë. Aq më pak kam të drejtë t'i bërtas si të isha prokuror në gjyqet e 1945-ës.

Imami në fjalë, Elvis Naçi është nga më të moderuarit mes klerikëve myslimanë të hapësirës shqiptare. Kur sheh dhe dëgjon ç'thonë ca imamë provincash për gruan, të ngrihen qimet përpjetë dhe të vijnë zorrët në grykë.

Duke patur parasysh këtë situatë e këto kontraste, na del më mirë, si shoqëri, që të përkrahim dhe të inkurajojmë zërat e moderuar brenda komunitetit mysliman, paçka se mund të mos biem në një mëndje me ta për shumë gjëra.

Duke përkrahur ata, ndihmojmë sado-kudo kthimin e islamit shqiptar në traditën e moderuar e tolerante. Për më tepër, se kjo traditë vazhdon të jetë e rrezikuar nga klerikë wahabistë, që predikojnë qëndrimet e tyre fondamentaliste jo vetëm në provinca, por edhe në mes të Tiranës.

Problemin mund ta kundrosh edhe në një kënd tjetër. Maskilistët, që e shohin gruan si pronë të tyre, i kemi me shumicë. Madje s'i kemi të paktë dhe ata që e therin për një fjalë goje, si të ishte kec.

Idetë e përparuara feministe, mund të hyjnë në kokën e maskilistëve, aq sa hyn gamilja në vrimën e gjilpërës. Por predikimet e imamit për vlerat e gruas në shoqëri e në familje, ashtu si janë, mund të hyjnë më lehtë në kokat e këtyre deli burrave. Dhe t'i molasin e zbusin sadopak. Qar e kemi.

Diskutimi që po bëhet në rrjetet sociale, në gazeta dhe televizione për predikimet e imam Elvisit tërheq vëmendjen edhe për një tjetër problem të mprehtë: debatin publik dhe tolerancën.

Qahemi se disa klerikë me prirje ekstremiste, po mbjellin farën e intolerancës. Nuk më ka rastisur deri më sot që, në ndonjë debat televiziv të ndesh një person publik, qoftë edhe një të vetëm, që artikulon qëndrimin e tij por, pasi dëgjon argumentet e kolegëve, reflekton dhe tërhiqet. I thotë bashkëbiseduesit atje, në emision, përballë publikut: ke të drejtë, e paskisha unë gabim.

Siç e vinte re edhe Ardian Vehbiu, në kësi rastesh, mbisundon mentaliteti: muri luan, burri s'luan. Dhe kjo ndodh jo vetëm kur diskutohet për politikë, se këtu jemi militantë e të patundur nga istikami, por edhe kur diskutohet për modë, moral, sport etj. Dhe janë persona publikë, që kthehen në shembull e model për masën e telespektatorëve.

Ka edhe diçka tjetër, që lidhet me ata që organizojnë dhe moderojnë diskutime të tilla. Të mbledhësh një grup të përzier njerëzish, besimtarë dhe jo besimtarë, dhe t'i nxisësh të diskutojnë: ka apo s'ka të drejtë imami, është apo s'është i vërtetë predikimi tij, do të thotë të gjenerosh në publik skena me llafe e grindje pafund.

Problemet e fesë mund të diskutohen edhe në grupe të përziera, besimtarë dhe jo besimtarë. Por vështirë se grupe të tilla mund të arrijnë gjë e të bëhen konstruktivë duke diskutuar mbi kriterin 'e vërtetë – e rreme', as 'e drejtë – e padrejtë'.

Shumë më konstruktive do të ishte të diskutoheshin mbi kriterin 'e dobishme – e padobishme'. I shërben shoqërisë, apo më saktë, një pjese të saj, apo nuk ndreq gjë, përkundrazi prish e çorodit.

Po të vendoste kriteri 'e vërtetë – e rreme', shkenca do ta kishte vënë poshtë fenë me kohë dhe numri i besimtarëve do vinte në ulje. Por nuk ka ndodhur kështu. Madje dekadat e fundit fondamentalizmat janë bërë më të hasura e më vepruese. Gjallojnë edhe në hapësirën mbarë shqiptare. Ndaj kur diskutohen në publik punë të fesë, ekstremizmi ateist prish punë, si të gjitha ekstremizmat.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bushati dhe Kotzias për problemet dypalëshe: Zgjidhja, me kompromis

Posted: 05 Oct 2017 11:07 PM PDT

Katër vende fqinje të rajonit kanë deklaruar se kanë bërë një tjetër hap në drejtim të forcimit të bashkëpunimit dhe miqësisë, pas ministeralit të Selanikut.

Ministrat e Jashtëm e të Brendshëm të Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, kanë diskutuar për rrugët dhe format e bashkëpunimit në çështje të sigurisë, luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Gjatë konferencës për shtyp në përfundim të këtij takimi, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi se diskutimet treguan që ekziston vullneti i mirë për t'u gjetur zgjidhje edhe në problemet dypalëshe që vendet fqinje mbartin nga e kaluara.

"Këto probleme i diskutojmë dhe besoj se do të kemi rezultate pozitive, jo vetëm sot, por edhe në muajt e ardhshëm", deklaroi Kotzias.

Të njëjtës problematikë iu referua edhe Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, gjatë një interviste në televizionin publik grek, ERT 3.

 Ministri Bushati: Është një takim i dytë katër palësh mes vendeve në Ballkan të cilat ndajnë interesa të përbashkëta përveç përkatësisë europiane. Kanë administruar së bashku momente të vështira në fushën e sigurisë, krizën e refugjatëve, luftën kundër trafiqeve të ndryshme dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë moment të dytë jemi duke skicuar disa fusha ku mund të shtrihet më tej bashkëpunimi ynë, një bashkëpunim i cili shpresojmë do të ndihmojë dhe proceset e integrimit evropian dhe sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Kësaj radhe krahas sfidave të sigurisë, jemi duke diskutuar për bashkëpunimin policor, bashkëpunimin në fushën energjetike, kur dihet se ka projekte të rëndësisë strategjike për sa i përket rrugëve të energjisë dhe kur dihet gjithashtu impakti që ka energjia në fushën e sigurisë në reduktimin e influencës së aktorëve të tretë në rajonin tonë, por edhe në krijimin e një perspektive dhe horizonti të qartë ekonomik për gjitha vendet tona. 

Fjalën kompromis e përdori edhe shefi i diplomacisë greke:

Kotzias: Dua të them se problemet duhet të zgjidhen. Kjo do të thotë që duhet të bëjmë kompromise të mira. Nuk duhet të kemi frikë nga fjala "kompromis", nuk duhet të kemi frikë nga fjala "konsensus". Duhet të bëjmë kujdes që të jenë kompromise të mira, kreativë dhe në dobi të të dy palëve, mos të jenë kompromise të këqija.  

Kotzias shtoi se "se këto kompromise duhet të bëhen gjithmonë mbi bazën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, të vlerave europiane dhe të kushteve që shtron BE për anëtarët e rinj të saj, të besimit reciprok dhe të ndërtimit të miqësisë".

Ministri i Jashtëm grek u pyet në konferencën për shtyp edhe çështjen e teksteve shkollore shqiptare të historisë e të gjeografisë, që përmbajnë referime ndaj "zonave shqiptare në Greqi".

Kjo çështje u diskutua ditën e djeshme edhe në parlamentin grek, ku zëvendësministri i Jashtëm ishte thirrur për interpelancë.

Shefi i diplomacisë greke tha ai e ka parashtruar më herët këtë çështje, para homologëve të tij europianë.

Kotzias: Ato harta unë i kam treguar që para një viti në këshillin e çështjeve të përgjithshme të BE, ua tregova homologëve të mi, çka do të thotë se unë jam pozicionuar për këtë çështje që para një viti, duke thënë se ato harta janë të papranueshme për standardet europiane. Mirëpo kemi bërë hapa qysh atëherë. Po diskutojmë me palën shqiptare për këtë çështje, është krijuar një grup i përbashkët ku është shënuar progres i madh dhe shpresoj që mot të kemi përfunduar gjithë tekstet shkollore. Kanë mbetur librat e klasës së tretë dhe të katërt të shkollës së mesme, gjithë të tjerat i kemi parë. 

Takimi katërpalësh i radhës do të mbahet sërish në Selanik, pas gjashtë muajsh.

Ndërkohë, takimi tjetër, u propozua të mbahet në Tiranë dhe mbetet vetëm formalizimi i vendimit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Polici i infiltruar arreston tregtarin e kokainës në Shkodër

Posted: 05 Oct 2017 10:58 PM PDT

Një 26 vjeçar u vu në prangat e policisë së Shkodrës e cila finalizoi në qendër të qytetit një operacion anti-drogë.

Blerim Harusha u arrestua në momentin që po tentonte të shiste lëndën narkotike të llojit kokainë.

Operacioni policor u zhvillua në zonën e quajtur “Truma e dugajve të reja” pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore.

I riu do t’ia shiste drogën një klienti që në fakt ishte një prej punonjëve të policisë i infiltruar si blerës.

Pasi kishte marrë informacione në rrugë operative, policia lokale e kishte organizuar në këtë formë aksionin për arrestimin e të riut, duke lënë takim në një mjedis të hapur për blerjen e kokainës.

Sapo ai është paraqitur në vend-takim, blutë ndërhynë duke e arrestuar dhe si provë materiale i kapën 4 doza kokainë

Në momentin e arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë, ndërsa pas kontrollit në banesë policia i gjeti edhe 114 doza të tjera të gatshme për shitje.

Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, por paralelisht policia ka nisur hetimet mbi bashkëpunëtorët e të riut në këtë rrjet. 

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Shefi i antidrogës, Dedin Gjetja, tha se po vijon operacioni për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim".

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kryemadhi: LSI-së i morën minimumi 10 mandate

Posted: 05 Oct 2017 02:01 PM PDT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë" nga Artur Zheji në Ora News, thotë se kreu i LSI-së Ilir Meta u tregua emocional me Ramën duke e mbajtur në qeveri.

Kryemadhi: Deformimi i parave të krimit minimumi i ka marrë LSI-së 10 mandate. Pa llogaritur strategjitë.

Vetëm në Elbasan, Taulant Balla ka denoncuar 300 veta për blerje votash. Ka denoncuar të moshuarin 80 vjeçar për blerje votash vetëm pse i biri punon për LSI-në. I kanë terrorizuar njerëzit.

Fermerit në Lushnje i kanë thënë se do të djegin serën ose merr paratë dhe voto për PS-në. Kush e mbronte këtë fermerin? Këtu është e kapur çdo gjë. Çdo gjë ka marrë fund. Mos u çudit kur të marrin nesër të trafikojnë fëmijën dhe të thotë mbylle gojën. Opozita është organizim.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthen Kryemadhi ndaj Metës: I kishte votat të rrëzonte Ramën

Posted: 05 Oct 2017 01:58 PM PDT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë" nga Artur Zheji në Ora News, thotë se kreu i LSI-së Ilir Meta u tregua emocional me Ramën duke e mbajtur në qeveri.

Monika Kryemadhi: Problemi i tij është se Ilir Meta u tregua shumë emocional me të.

Arjan Çani: Të duket e vogël kjo. 

Monika Kryemadhi: Fatkeqesi mbi shpatullat e shqiptarëve. 

Ilir Meta është luajal dhe i qëndroi marrëveshjes.

Ishte emocional i marrëveshjes ai. Unë nuk mund të pranoja që Edi Rama të kriminalizonte policinë sepse t’i kishte votat për ta rrëzuar Edi Ramën.

Por, jo se ne i kemi dhënë fjalën, Jo se ne i japim shansin për ta bërë detyrën.

Arjan Çani: I bie realisht Kryemadhi Ilir Metes.

Monika Kryemadhi: Ilir Meta firmosi dekretet e qeverisë pa u tharë boja e firmës së Anastas Angjelit në procesverbal.

Çfarë është kjo dashuri e madhe?! Dhe firmos qeverinë që doli me paratë e krimit dhe të drogës. Që intimidoi shqiptarët, i kërcënoi dhe fundosi shqiptarët. 

Këtu nuk po flasim për të ardhmen e Edi Ramës. Cfare të ardhme do të ketë Edi Rama?! Po flasim për të ardhmen e Zahos e fëmijës tënd.

Arjan Çani: Jeni ndarë me Ilir Metën?

Monika Kryemadhi: Ilir Meta është babai i fëmijëve të mijë, është dashuria e jetës sime. Politikisht jemi të ndarë.

Arjan Çani: Nga mënyra si fole mu duk se jeni ndarë.

Monika Kryemadhi: E kuptove pse partia më zgjodhi mua.

Arjan Çani: Dhe ju e dënuat mirë Metën e çuat në Presidencë se boll më tani. 

Artur Zheji: Nuk besoj se e çuan e mori vetë.

 

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter