Ora News: “Rozana Radi dedikim prekës për dashurinë e parë: “I vetmi që i besoja dhe nuk më zhgënjeu”” plus 9 more |
- Rozana Radi dedikim prekës për dashurinë e parë: “I vetmi që i besoja dhe nuk më zhgënjeu”
- Çfarë nuk di Ambasadori Lu!
- Shpërthen Spaho: E papranueshme ndërprerja e fjalës së Berishës
- Autori i masakrës në Las Vegas një multimilioner i pasurive të patundshme
- Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset 24 vjeçarja
- FBI: Ende i paqartë motivi i sulmit në Las Vegas
- “Robert Elsie, biri shpirtëror i Shqipërisë..”
- Maskat e armatosura u zënë pritë të rinjve, i dhunojnë me mjete të forta
- Sot nisin aplikimet për lotarinë amerikane
- Rikthehet Elhaida Dani, sjell baladën e vjeshtës
| Rozana Radi dedikim prekës për dashurinë e parë: “I vetmi që i besoja dhe nuk më zhgënjeu” Posted: 03 Oct 2017 12:20 AM PDT Moderatorja e emisionit investigativ BOOM në Ora News, Rozana Radi nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram ka prekur të gjithë ndjekësit e saj. Mesa duket një foto e shumë viteve më parë i ka risjellë kujtime të bukura Rozana Radit. Ajo i ka dedikuar disa fjalë prekëse njeriut më të veçantë të saj, dashurisë së saj të parë. “Me dashurinë e parë të jetës sime, i vetmi që i besoja, i vetmi që nuk më zhgënjeu. I vetmi që do më mungojë deri sa të mbyll sytë. Të dua babi. 18 vite më parë.”-shkroi Rozana në foton ku ajo shihet e lumtur duke kërcyer në krahët e të atit. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Posted: 03 Oct 2017 12:14 AM PDT Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe ashpër për një problem që po mban pezull vëmendjen publike për më shumë se dy javë. Ai i është referuar krimit të organizuar dhe fuqizimit që ky i fundit ka marrë këto vite për shumë arsye, por ajo më kryesorja, tolerimi prej politikës ose lidhjet e saj me të! Lu ka deklaruar se në vend veprojnë më shumë se 20 grupe kriminale dhe katër klane kryesore. Ai ka shtuar se trafiku i drogës drejtohet edhe nga burgjet dhe ka bërë edhe një herë përgjegjëse drejtësinë për shumë nga problemet që ndodhin në këtë vend. Lu ka të drejtë. Por Lu nuk e di që revanshi i krimit në vend nuk është i ngjashëm me atë të krimit në shumë vende të botës. Lu, p.sh, nuk e di që shumë prej mediave të rëndësishme në vend nuk dhanë asnjë sekuencë nga videoja e Elbasanit; asnjë lajm alternativ për të, por u mjaftuan me deklaratën e policisë. Nuk e di që shumë prej emisioneve të rëndësishme as nuk e kanë zënë me gojë krimin dhe kërcënimin që vjen prej tij. Lu nuk e di që për më shumë se dy javë të gjeje gazetarë që vijnë në studio për të folur për krimin e organizuar, në Tiranë apo Vlorë, Shkodër apo Elbasan, ishtë një ndërmarrje shumë e vështirë. Përgjigja ishte e thjeshtë: kemi frikë! Lu nuk e di se ka media të tëra që ushqehen me paratë që vijnë nga trafiku i kanabisit dhe gjithë paratë e paligjshme në këtë vend. Lu e di, se nuk di që paratë kriminale po bashkohen në shumë sipërmarrje me paratë e biznesmenëve legalë dhe korrektë si pasojë e ndikimit të politikës! Lu nuk e di, që krimi në Shqipëri nuk është i fshehur si në çdo vend të botës, por është në vitrinë. Mjafton të shkosh në ndonjë nga klubet e natës dhe lokalet e luksit për të parë paradën e bandave që harxhojnë milionat e paligjshme legalisht dhe me arrogancë ndaj atyre që jetojnë me punën e ndërshme. Mjafton të dalësh në rrugët e Bllokut për të parë sfilatën e makinave prej 250 mijë eurosh apo makinave të blinduara për ta kuptuar se ku jeton! Lu nuk e di, p.sh, që thuajse një vit e gjysmë më parë, kur nën presionin e mediave policia ndërmori një aksion anti drogë në lokalet e natës në Tiranë dhe bllokoi disa prej tyre, thuajse 1/4 e deputetëve të parlamentit i dërguan mesazhe pakënaqësie Ministrit të Brendshëm dhe shefave të policisë. Lu nuk ka si ta di. Por Lu, foli, sepse për gjithë këtë që po ndodhte nuk po fliste askush. Asnjë reagim. Nuk po fliste as qeveria e thuajse nuk foli as opozita (Hiq postimet e Berishës në FB). Nuk po fliste as Ministri i Brendshëm, që për hir të së vërtetës gjithë këto kohë kam besuar se do të sillte një ndryshim në situatën e krimit në vend. Por qenkam gabuar! Ka dy shpjegime për këtë heshtje: Ose politika është e lidhur me krimin dhe nuk e lufton dot atë! Ose Qeveria ka frikë prej tij! Shpjegim tjetër s'ka! Lu foli dhe kam shumë shpresë se e folura e tij do lëvizë diçka. 13 vjet e gjysmë më parë, kur Shqipëria ishte në të njëjtën situatë kritike, një tjetër Ambasador Amerikan, Xhejms Xhefri mbajti një fjalim tejet të ashpër në Tiranë. Ai ju drejtua kriminelëve me thirrjen: Baronë të drogës, ju njohim, e dimë ku jeni dhe do t'ju luftojmë! Deklarata e Xhefrit ndryshoi thellësisht situatën në vend. Sot, shpresoj që deklarata e Lu – së të ketë një efekt edhe më të thellë. Sepse nëse politika shqiptare duket se ka kapitulluar, SHBA dhe partnerët tanë ende mund të ngjallin shpresë… /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shpërthen Spaho: E papranueshme ndërprerja e fjalës së Berishës Posted: 03 Oct 2017 12:10 AM PDT "Gramoz Ruçi po e drejton shumë keq Kuvendin. Për të njëjtën çështje dhe mënyrë funksionimi penalizon deputetët e opozitës dhe favorizon deputetët e mazhorancës. Bën lëshime për PS dhe penalizon deputetët tanë". Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, akuzoi dje kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, lidhur me mënyrën sesi ai po funksionon në krye të këtij Kuvendi. I ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, Spaho tha se kulmin ai e arriti duke i ndëprerë fjalën Berishës. "Unë nuk po diskutoj fare minutazhin për zotin Berisha, por që të ndëpresin fjalën kur ai tha me lejoni të mbaroj vetëm mendimin, kjo është e papranueshme" tha Spaho. Spaho shtoi se nëse është për zbatimin e rregullores, Ruçi duhet të kishte kurajon ti ndërpriste fjalën edhe kryeministrit Rama që në shumë raste ndërron temën e diskutimit. "Rasti më i fundit ishte seancën që kaloi kur po diskutohej për tjetër çështje dhe Kryeministri paraqiste strukturën e institucioneve të qeverisë. Atëhere përse zoti Ruçi nuk ia ndërpreu fjalën?" pyeti Spaho. Numri një i grupit parlamentar të opozitë dha edhe një rast tjetër të shkeljes së rregullores nga ana e Ruçit dhe funksioniomit sipas të tij me dy standarte. Sipas Spahos kjo ka ndodhur edhe në rastin kur kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, mungonte në sallë dhe në vend që të vijonin fjalimet sipas radhës me deputetë të PD, Ruçi ua dha fjalën deputetëve të PS. "Pra nëse Ruçi premtoi dhe justifikon zbatimin e rregullores ai duhet ta bëjë si për opozitën dhe si për pozitën", tha Spaho. Nisur nga kjo, Spaho deklaroi se shumë shpejt grupi do të hartojë një stradegji lidhur me këtë mënyrë se si Ruçi po e drejton Kuvendin. "Nuk është çudi që ne të ndërmarrim të gjitha nismat që na mundëson rregullorja e Kuvendit që shkojnë deri në bojkot të Kuvendit" tha ai. Spaho bëri një analizë të situatës politike në të cilën i mëshoi shumë strategjisë së PD për të bërë një opozitë të fortë në parlament në katër vite. Sipas Spahos, dy janë shtyllat kryesore të veprimtarisë së PD në këto momente: Analiza për humbjen e zgjedheve dhe reforma zgjedhore që do ti japë fund shitblerjes së votës dhe abuzimeve. Spaho bëri publikë idenë e tij të hedhur që në zgejdhjet e vitit 2021 parlamenti të bëhet me 100 deputetë, zgjedhjet të zhvillohen sipas sistemit mazhoritar proporcional, votimi dhe numërimi të jetë elektronik dhe votimi të bëhet i detyrueshëm. Por gjithësesi këto do të diskutohen për të shkuar më pas në një ligj të veçantë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Autori i masakrës në Las Vegas një multimilioner i pasurive të patundshme Posted: 02 Oct 2017 11:57 PM PDT Autori i masakrës së Las Vegasit, i cili vrau 59 njerëz dhe plagosi 527 të tjerë në Las Vegas mbrëmjen e së dielës, ishte një multimilioner. Mediat raportojnë se ai kishte mbledhur një arsenal armësh, 23 të tilla në dhomën e tij në hotel Mandalay Bay, të cilën më pas e kishte shndërruar në një fole snajperi përpara se të hapte zjarr mbi turmën e mbledhur në koncertin muzikor. Stephen Paddock, 64 vjeç, kishte bërë miliona nga marrëveshjet e pasurive të paluajtshme, sipas vëllait të tij. Ai gjithashtu zotëronte dy aeroplanë dhe disa prona në të gjithë SHBA dhe dukej normale larg pasioni i tij për lojërat e fatit. Por ai gjithashtu do të grumbullonte fshehurazi një arsenal masiv prej 42 armë zjarri. Të paktën një prej tyre ishte automatik, ndërsa dy të tjerë ishin modifikuar me pajisje ligjore që lejon armët gjysmë automatike të hapin zjarr të plotë, duke nxjerrë 400-800 fishekë në minutë. Disa kishin objektivë dhe të mbushura me municion ushtarak. Ai mori 23 prej këtyre armëve në suitën e tij Mandalay Bay përgjatë disa ditëve dhe ngriti dy pushkë në stol me tri dritare me pamje nga rruga 91 Harvest, ku po mbahej festivali i muzikës. Mijëra fishekë u gjetën gjithashtu në suitë, të cilët do ti mundësonin të qëllonte pa pushim gjatë 72 minutave. Makina e tij u gjetën disa materiale të përdorura për krijimin e një bombe. Paddock kishte jetuar në 27 rezidenca në Nevada, Florida dhe Teksas. Mediat raportojnë se bënte një jetë të qetë dhe arsyeja e sulmit mbetet mister. Gjatë bastisjes së një prej banesave të tij të hënën, shtëpisë në Mesquite të cilin ai e bleu për vetëm 369 mijë dollarë në vitin 2015 sipas të dhënave publike, policia gjeti një arsenal i dytë armësh edhe më i madh se ai në dhomën e Mandalay Bay. Rreth 19 armë ishin në shtëpi së bashku me eksplozivin Tannerite që përdoret për krijimin e bombave, si dhe municione. Policia shtoi se gjeti edhe pajisje elektronike që ende po shqyrtohen për të përcaktuar qëllimin e tyre. Vëllai i tij e përshkruan Paddock si njeri të qetë, të shoqërueshëm, që nuk i kishte me qejf armët dhe që nuk kishte shfaqur shenja çrregullimi mendor, apo depresioni në të shkuarën. Kontabilisti në pension kishte punuar si auditor i brendshëm në Lockheed Martin për tre vjet në fund të viteve 1980, dhe ishte një menaxher dhe investitor në komplekset e apartamenteve që ndodheshin në Mesquite, Teksas dhe Kaliforni, përmes të cilave bëri milionat, tregon më tej vëllai i tij. Paddock kishte licenca të gjuetisë dhe të peshkimit sipas të dhënave publike, si dhe licencën e pilotit, por nuk kishte të dhëna kriminale në shtetin e Nevadës. Vetëm pasioni për lojërat e fatit mund të shihet si diçka e pazakontë tek ai. "Stephen luajti 100 dollarë në videopoker dhe ‘më dërgoi një fotografi që fitoi 40 mijë dollarë në një automat “thotë i vëllai. Ndërkohë, autoritetet amerikane konfirmuan se Stephen kishte lëvizur shuma të konsiderueshme parashë në llogaritë që kishte në disa sallone lojërash fati në Las Vegas dhe thonë se po punohet për të gjetur nëse bëhej fjalë për para të fituara nga bixhozi, apo borxhe për të shlyer. E ndërsa ISIS nxitoi të merrte përsipër sulmin, duke deklaruar se 64 vjeçari ishte konvertuar në mysliman, vetë i vëllai i tij e mohon një gjë të tillë. "Ai nuk kishte asnjë lidhje fetare apo politike", tha Eric. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset 24 vjeçarja Posted: 02 Oct 2017 11:45 PM PDT Një 24 vjeçare mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç, ku bombola e gazit e cila ishte vendosur në ballokonin e apartamentit ka shpërthyer. Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut per jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| FBI: Ende i paqartë motivi i sulmit në Las Vegas Posted: 02 Oct 2017 11:14 PM PDT Policia e Las Vegasit njoftoi se një 64 vjeçar qëlloi me armë mbi turmën në një koncert të muzikës country të dielën në mbrëmje. Sipas njoftimeve, janë vrarë të paktën 59 persona dhe mbi 527 të tjerë janë plagosur. Personi që shtiu vrau veten, sipas burimeve të policisë. FBI-ja është angazhuar në hetime, në mbështetje të forcave lokale të rendit. Sipas FBI-së, autori i sulmit nuk ka patur lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Edhe CIA këshilloi të kihet kujdes dhe të mos nxirren përfundime të nxituara, pas një deklarate të bërë prej grupit Shteti Islamik i cili mori përgjegjësinë për tragjedinë në Las Vegas. Zëdhënësi i CIA-s Jonathan Liu tha se agjencitë amerikane të zbulimit janë në dieni të pretendimit të ISIS-it. Por ai shtoi se njerëzit nuk duhet të nxitojnë për të gjykuar “para se të gjenden faktet”. Shteti Islamik ka thënë se personi që shtiu, Stephen Paddock e kreu sulmin në emër të këtij rrjeti sepse kishte përqafuar fenë islame dhe kishte shprehur besnikëri ndaj kësaj organizate disa ditë më parë, por policia thotë se nuk ka asnjë sinjal, asnjë dëshmi që ai kishte kontakte me rrjete ndërkombëtare terroriste. Forcat e rendit thonë se ende nuk kanë një shpjegim për këtë akt. Në fakt, personi në fjalë Stephen Paddock, nuk kishte pasur asnjë kontakt me forcat e rendit më parë. Sherifi i Las Vegasit Joseph Lombardo tha se janë kontrolluar të gjitha sistemet kompjuterike dhe se emri i tij nuk ka dalë asnjëherë në skenë. Ai as nuk ka qenë ndëshkuar ndonjëherë qoftë edhe ndonjë me gjobë trafiku rrugor. Polia ka zbuluar se ai ishte i dhënë pas kumarit, por motivi mbetet mister. Forcat e policisë arritën të futen në banesën e tij sot dhe reagimi i tyre ishte habia që nuk gjetën asnjë të veçantë, asgjë të pazakontë që lidhej me këtë akt tronditës. Sipas sherifit të Las Vegasit, policia kishte gjetur pak municion, por asgjë të përmasave dhe natyrës makabre të sulmit. Personi hapi zjarr nga kati 32 i Hotelit Mandalay Bay në Las Vegas, pasi theu xhamin e dritares së dhomës së Hotelit. Ai shtiu mbi turmën prej rreth 22 mijë njerëzish që kishte ardhur për të ndjekur koncertin. Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes në pjesën jugore të qytetit, e njohur si Las Vegas Strip, ku ndodhen hotelet dhe kazinotë më të famshme të qytetit, tregonin njerëzit që fshiheshin për t'u mbrojtur dhe vraponin duke bërtitur, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh. "Të shtënat vazhdonin pa pushim. Kishte vetëm pauza të shkurtra. Por, dukej se vazhduan për rreth 20 minuta. Sapo krijohej një pauzë, vraponim dhe vetëm vraponim. Nuk isha e sigurtë nëse ishin realisht plumba, por njëri prej miqve tanë na tha se u godit dikush pranë nesh", tregon Vanessa, vizitore nga Kalifornia. Sherifi i policisë së Las Vegasit, Joseph Lombardo, u tha gazetarëve se sulmuesi ndodhej në katin e 32-të të kazinosë Mandala Bay, përballë vendit të ngjarjes. "Mendojmë se ai është vendas. Nuk mundem t'jua them ende vendbanimin e tij, pasi po zhvillohet hetimi. Nuk dimë se në çfarë besonte", tha sherifi Lombardo. Autoritetet ishin gjithashtu në kërkim të një gruaje që mendohej se ishte shoqëruese e të dyshuarit 64-vjeçar, Stephen Paddock. Ndër të vrarët janë edhe disa oficerë policie që po ndiqnin koncertin. Ndërsa ngjarjet zhvilloheshin, njerëzit kërkuan strehim në hotelet e shumtë përgjatë distriktit turistik. Në zonë ndodhet edhe aeroporti ndërkombëtar i Las Vegasit, ku fluturimet u pezulluan. Ylli i muzikës country, Jason Aldean, ishte duke kënduar në skenë kur filluan të shtënat. Disa orë më vonë, ai shkruajti në Instagram, duke e përshkruar momentin "të llahtarshëm"./VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “Robert Elsie, biri shpirtëror i Shqipërisë..” Posted: 02 Oct 2017 11:06 PM PDT Shuarja e albanalogut më të madh në botë sot, Robert Elsie, është një humbje e madhe për kulturën shqiptare, për historinë dhe për vlerat shekullore te saj, per antropologjinë, gjuhën e përkthimin, per studimet letrare e letersine, per kritikën letrare , për fotografinë historike, etj, etj. Robert Elsie është poliedrik, i shumëplanshëm, hulumtues pasionant, zbulues i rëndësishëm, me një Shqiperi ideale që e deshi shumë e i kushtoi jetën. Robert Elsie guxonte si një intelektual i lartë, Ai e mbrojti Shqipërinë në botë, “Çështjen Shqiptare” dhe e bashkoi në veprën e Tij me Kosovën dhe Çamërinë, pa u terhequr nga kërcënimet ballkanike e mosmirenjohja dhe i dha zë Shqipërisë, të flasë anglishten e Tij. Ai dukej sikur e deshi çdo shqiptar dhe bëri për ta, i mbeshteti kudo, deri dhe në Tribunalin e Hages, botoi antologji shqiptare, folklor, poetë nga të gjitha trevat, tregime, romane, nga letërsia jonë e ndaluar e shkrimtarët e burgosur, studime, albume, guida, etj, etj, deri dhe te botimi i “Lahutës së Malcisë” së Fishtës në anglisht, një kryepunë duke arritur kështu, siç thotë dhe vetë, të përplotësonte eposin europian. Kështu bëri dhe me Kanunin e lashtë të shqiptarëve, të Lek Dukagjinit. Pelegrin i tempujve të Shqiperisë, shtegtar i maleve tona, adhurues i bregdetit, qytetar i Tiranës, mik i mrekullueshëm me ne. Mungesën e Tij të dhimbëshme e mbush vepra e Tij e madhe, sa enciklopedike, po aq dhe akademi e shkollë, rilindase dhe moderne, e qendrueshme dhe frymëzuese per vazhdimësi. Është nder që Shqiperia ta shpallë bir të vetin dhe ta mbajë si të tillë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Maskat e armatosura u zënë pritë të rinjve, i dhunojnë me mjete të forta Posted: 02 Oct 2017 10:47 PM PDT Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjete të forta mbrëmjen e së hënës në Tropojë teksa persona të armatosur dhe me maska u kanë zënë pritë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzes”. Shtetasit F.M 29 vjeç dhe E.R 27 vjeç, të dy banues në Lekbibaj kanë qenë duke u kthyer në banesë me mjetin tip kamioncinë, kur janë ndaluar nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Më pas ata i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M dhe E.R të cilët ndodhen në spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën. Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme zjarri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sot nisin aplikimet për lotarinë amerikane Posted: 02 Oct 2017 10:00 PM PDT Sot nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se edhe për këtë vit do të mund të aplikohet për lotarinë amerikane. Janë 50 mijë viza do të shpërndahen mes gjashtë rajoneve gjeografikë dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave. Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur se procesi i aplikimit do të nisë këtë të mërkurë, datë 3 tetor 2017, dhe do të përfundojë në datën 7 të muajin nëntor. Ashtu si edhe vitet e kaluara, pritet që fituesit të shpallen në muajin maj të vitit 2018. Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu regjistruar. Para aplikimit këshillohet që të ndiqen me kujdes udhëzimet e Departamentit Amerikan të Shtetit apo Ambasadës së SHBA-së. Çdo vit mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj aplikojnë për lotarinë amerikane. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rikthehet Elhaida Dani, sjell baladën e vjeshtës Posted: 02 Oct 2017 03:09 PM PDT Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani kishte disa kohë që i kishte munguar botës së muzikës. Ajo u rikthye me një baladë të titulluar ‘Më mbaj’. Për tekstin u kujdes vetë këngëtarja duke sjellë një baladë romantike që i përshtatet më së miri stinës së vjeshtës. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





