Ora News: “Keyshia nuk i lë vend imagjinatës” plus 9 more

Ora News: “Keyshia nuk i lë vend imagjinatës” plus 9 more


Keyshia nuk i lë vend imagjinatës

Posted: 07 Oct 2017 11:46 PM PDT

BET Hip Hop Awards po zhvillohet në Majami këtë vit dhe disa nga yjet më të mëdhenj të botës muzikore janë mbedhur aty.

Dhe padyshim ajo që ra më shumë në sy ishte Keyshia Ka’oir. Ndërsa u shfaq event e fejuara e reperit Gucci Mane  siguroi që sytë e njerëzve ishin drejt saj.

Modelja, njëkohësisht biznesmenja e fitness, ishte veshur me  një kostum ngjitur pas trupit me shkëlqim që i linte pak vend imagjinatës.

Ajo dukej shumë provokuese dhe seksi me kostumin që i tregonte format e saj trupore bombastike.

 

/Oranews.tv./

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kryeqyteti i Ganas tronditet nga shpërthimi në një stacion gazi

Posted: 07 Oct 2017 11:37 PM PDT

Shpërthime të mëdha kanë tronditur një stacion të gazit natyror në Gana, në kryeqytetin Accra, duke vrarë të paktën një person.

Si pasojë e shpërthimit flakë gjigande u përhapën në qiell dhe banorët të frikësuar u detyruan të iknin nga zona e kryqëzimit atomik, në veri-lindje të qytetit, thonë zyrtarët.

Incidenti ndodhi rreth 19:30 të së shtunës. Raportet sugjerojnë se një cisternë që dërgon gazin natyror mund të ketë hapur zjarr.

Një person u konfirmua i vrarë, por ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

Zjarri në periferi të Legonit më vonë u vu nën kontroll, thonë raportet.

Në qershor 2015, rreth 150 vdiqën në një zjarr në një stacion benzine në qytet.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bleona nxjerr prindërit në ‘ankand’

Posted: 07 Oct 2017 11:28 PM PDT

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale. Përpos fotove provokuese ku shfaqet pothuasje e zhveshur, gjithmonë befason me deklaratat e saj. Së fundmi këngëtarja ka nxjerrë në ‘ankand’ prindërit e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar fotografi të dy prindërve të saj Nazmiut dhe Olit duke thënë me shaka se ata jepen me 'qira'.

 "Jepen me qira. Këtë fundjavë janë me ofertë, blej 1 merr 2."

Ndërsa në një foto vetëm me nënën e saj ajo shkruan: "Këtë e mbajta për vete. Nazmiun e keni akoma në ankand."

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Vetëm një gjë do të funksionojë” me Korenë e Veriut, thotë Trump

Posted: 07 Oct 2017 11:26 PM PDT

“Vetëm një gjë do të funksionojë” në lidhje me Korenë e Veriut pas bisedimeve për vite me rradhë me Phenianin që nuk sollën asnjë rezultat, ka deklaruar Presidenti i SHBA, Donald Trump.

“Presidentët dhe administratat e tyre kanë biseduar me Korenë e Veriut për 25 vjet”, tha ai, duke shtuar se kjo “nuk ka funksionuar”.

Trump nuk specifikoi më tej se çfarë nënkupton konkretisht me deklaratën.

Të dy vendet janë përfshirë në një retorikë të nxehtë për aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut, me SHBA që insiston në ndalimin e testimit të  raketave.

Pheniani thotë se kohët e fundit ka testuar me sukses një bombë miniaturë me hidrogjen që mund të ngarkohet në një raketë me rreze të gjatë.

Presidenti Trump ka paralajmëruar më parë se SHBA mund të shkatërrojë Korenë e Veriut nëse është e nevojshme për të mbrojtur interesat kombëtare të Amerikës dhe për të mbrojtur aleatët e saj në rajon.

Javën e kaluar, u tha se Sekretari i Shtetit i SHBA, Rex Tillerson, kishte ngritur një linjë të drejtpërdrejtë të komunikimit me Phenianin në përpjekje për të zgjidhur tensionet shkallëzuese.

Trump pastaj shkroi: “Ruaj energjinë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet të bëhet!”

Të shtunën, Presidenti amerikan këmbënguli që ai kishte një marrëdhënie të mirë me sekretarin e tij të shtetit, por shtoi se Z. Tillerson mund të ishte më i ashpër.

Më parë gjatë javës, Tillerson kishte mohuar thashethemet për një krisje të marrëdhënieve me Trump, pas raportimeve të mediave se ai e kishte quajtur Presidentin “idiot”.

Komenti më i fundit i Trump mbi Korenë e Veriut mund të jetë vetëm një shpërthim, por frika është se Pheniani do ta interpretojë atë si një kërcënim.

Në shtator, Koreja e Veriut kreu testin e gjashtë bërthamor, pavarësisht dënimit ndërkombëtar dhe ka premtuar të kryejë një test tjetër në Oqeanin Paqësor.

Gjatë një fjalimit në OKB, Trump kërcënoi të asgjësojë Korenë e Veriut, duke thënë se udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un, “është futur në një mision vetëvrasës”.

Në kundërpërgjigje, Kim në një deklaratë të rrallë, u zotua të “zbusë me zjarr matufin e çmendur të SHBA".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kryeministri spanjoll: Deklarata e pavarësisë katalane “nuk do ketë efekt”

Posted: 07 Oct 2017 11:11 PM PDT

Asnjë deklaratë e pavarësisë nga Katalonia nuk do të ketë efekt, paralajmëron kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, duke shtuar se ai nuk përjashton pezullimin e autonomisë së rajonit.

Në një intervistë me gazetën "El Pais", Rajoy gjithashtu hodhi poshtë çdo ndërmjetësim për të zgjidhur krizën.

Më parë, mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë vendin për unitetin spanjoll.

Demonstratat ishin në përgjigje të referendumit të diskutueshëm të së dielës së kaluar mbi pavarësinë katalanase.

Rezultatet përfundimtare nga rajoni i pasur verilindor treguan se 90% të 2.3 milionë njerëzve votuan për pavarësinë. Pjesëmarrja në votim ishte 43%.

Ka pasur disa pretendime për parregullsi, dhe shumë kuti votimi u konfiskuan nga policia spanjolle.

Gati 900 njerëz u plagosën pasi policia në përpjekje për të zbatuar vendimin e gjykatës spanjolle për ndalimin e votimit tentoi të shpërndajë votuesit.

Tridhjetë e tre policë u lënduan gjithashtu.

Në intervistën për "El Pais", Rajoy tha: “Qeveria do të sigurojë që çdo deklaratë e pavarësisë do të çojë në asgjë.”

I pyetur nëse ai ishte i gatshëm të zbatojë nenin 155 të Kushtetutës spanjolle, e cila lejon parlamentin kombëtar të ndërhyjë në drejtimin e një rajoni autonom, Rajoy tha: “Unë nuk përjashtoj absolutisht asgjë që është brenda ligjit”.

Kryeministri tha gjithashtu se ai planifikonte të mbante policinë ekstra të vendosur në Kataloni përpara referendumit deri në përfundimin e krizës.

Dhe ai shtoi se nuk do të thërrasë zgjedhje të parakohshme kombëtare për shkak të krizës politike në rritje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Uragani Nate zbret në Luiziana, evakuohen banorët

Posted: 07 Oct 2017 11:01 PM PDT

Uragani Nate ka goditur shtetin e Luizianës me erëra që arrijnë një shpejtësi 137 km/h. Autoritetet kanë kërkuar që banorët në disa shtete amerikane përgjatë bregut jugor të evakuohen pasi stuhia i mori jetën të paktën 25 personave në Amerikën Qendrore. Sidoqoftë, sipas parashikimeve, kjo stuhi nuk pritet të ketë forcën e uraganëve të mëparshëm Irma e Maria.

Uragani Nate ka zbarkuar pranë Lumit të Misisipit në Luiziana, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve.

Stuhia që ka sjellë erëra me shpejtësi 137 km/h po lëviz në veri dhe më vonë pritet një zbritje e dytë e saj në bregun e Misisipit.

Autoritetet lëshuan paralajmërime dhe urdhra për evakuim në Luiziana, Alabama, Misisipi dhe pjesë të Floridas.

Nate vrau të paktën 25 persona në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras. Stuhia tropikale është forcuar dhe tashmë është një uragan i kategorisë së parë, që edhe pse nuk ka fuqinë shkatërruese të uraganëve Irma dhe Maria, sërish pritet të sjellë erëra të forta dhe stuhi.

Presidenti Donald Trump më herët lëshoi një deklaratë emergjence për Luizianën, duke i lejuar shtetit të kërkojë ndihmë ferderale në përgatitje dhe me gjasa në përpjekjet e shpëtimit.

Ndërkaq, guvernatori i Alabamas ka nxitur banorët në zonat që po përballen me stuhi të fuqishme të marrin masat e duhura.

Pesë porte përgjatë Bregut të Gjirit janë mbyllur si masë paraprake, ndërkohë që shumica e platformave të gazit dhe naftës në Gjirin e Meksikës kanë evakuuar stafin e tyre dhe kanë ndalur prodhimin përpara stuhisë.


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Itali, 34-vjeçari shqiptar me skuter aksidentohet për vdekje

Posted: 07 Oct 2017 01:54 PM PDT

Një 34-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Fondi përgjatë rrugës "Diversivo Acquachiara".

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një skuter dhe është përplasur me një kamion.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë pavarësisht ndihmës së shpejtë që i është dhënë.

Policia e Fondi është duke rindërtuar ngjarjen për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit, që i mori jetën 34 vjecarit shqiptar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Alarm për bombë në 14 ndërtesa, evakuohen 3 mijë persona

Posted: 07 Oct 2017 01:33 PM PDT

Më shumë se 3 mijë persona u evakuuan në Moskë, pas raportimeve anonime se janë vendosur bomba në 14 ndërtesa në kryeqytetin rus, shkruan Rusia Today.

Siç raportojnë mediat mes objekeve ku u njoftua se ishin vendosur bombat ishin tre qendra tregtare dhe katër hotele.

Shërbimet inteligjente në Rusi u vunë në lëvizje pas këtij alarami, por pas kontrolleve në nuk u gjet asnjë objekt i rrezikshëm.

Kohët e fundit Rusia është kërcënuar me alarme të rreme bombash.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Besa Shahini: Arritjet e arsimit në Shqipëri, ndikim edhe në Kosovë

Posted: 07 Oct 2017 01:17 PM PDT

Besa Shahini, zv/ministrja e Arsimit shprehet e nderuar që është emëruar nga kryeministri Rama në dikasterin e këtij institucioni.

Në një status në FB, pasi u prezantua në Asamblenë e PS, Shahini  shpresonte se kontributi i saj në fushën e arsimit të çonte tek përmirësimi i mëtejshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri.

Ajo thotë se arritjet e arsimit në Tiranë do të ndikojnë edhe në përmirësimin e arsimit në Kosovë.

Reagimi i Besa Shahinit

Kryeministri Rama sot më emëroi zëvendësministre të Arsimit në qeverinë shqiptare. Ndihem e nderuar që puna ime e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon. Punën time në Shqipëri e shoh si thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim të kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Uragani “Nate” i afrohet Shteteve të Bashkuara

Posted: 07 Oct 2017 12:46 PM PDT

Uragani Nate u fuqizua sot në pjesën qendrore të Gjirit të Meksikës, ndërsa drejtohej nga bregu i Gjirit në Shtetet e Bashkuara, ku pritet që sot natën të prekë tokën, tha Qendra Kombëtare e Uraganëve.

Erërat e stuhisë kanë kapur shpejtësinë 150 kilometra në orë dhe Nate pritet të shndërrohet në një uragan të kategorisë 2, para se të zbresë në zonën e Gjirit.

Paralajmërime për uragan dhe fryrje ujrash nga stuhia janë në fuqi nga Luiziana në kufirin mes Alabamës dhe Floridës. Kjo zone përfshin edhe Nju Orlinsin në Luiziana që u godit rëndë nga uragani Katrina në vitin 2005. Banorë nga disa zona në Luiziana janë urdhëruar të evakuohen.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur për 29 qarqe të Floridës, gjashtë qarqe jugore të Misisipit dhe Nju Orlinsit.

Presidenti Donald Trump ka lëshuar një deklaratë emergjence duke lejuar që ndihma federale të vihet në dispozicion për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të stuhisë.

Para se të kthehej nga Stuhi Tropikale në uragan, Nate shkaktoi vdekjen e 25 vetëve ndërsa kalonte përmes Amerikës Qendrore në fillim të kësaj jave.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter