Ora News: “I hyn me forcë në banesë dhe përdhunon 20 vjeçaren, arrestohet i riu” plus 9 more |
- I hyn me forcë në banesë dhe përdhunon 20 vjeçaren, arrestohet i riu
- I gjendet “Zastava” pa leje me 3 fishekë në banesë, arrestohet 54 vjeçari
- Njihuni me qenin me gjuhën më të gjatë në botë
- Mjetit në parkim i thyejnë xhamin dhe hedhin lëndë djegëse brenda
- Antimafia, sekuestrohen 11 mln euro pasuri të “Cosa Nostras”
- Franca miraton ligj të ri kundër terrorizmit
- Kujton 25-vjetorin e martesës, ja dedikimi i Michelle Obama për bashkëshortin
- Premtimi i parë global për t’i dhënë fund kolerës deri në vitin 2030
- Reforma në drejtësi rrezikon degradimin
- Referendumi, Presidenti i Katalonjës: Pavarësia e rajonit ‘çështje ditësh’
| I hyn me forcë në banesë dhe përdhunon 20 vjeçaren, arrestohet i riu Posted: 04 Oct 2017 12:00 AM PDT Policia e Korçës ka rrestuar një të ri me akuzën e përdhunimit. Në pranga ka rënë shtetasi David P, 24 vjeç, banues në Korçë. Policia thotë se "arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë". Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura". /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| I gjendet “Zastava” pa leje me 3 fishekë në banesë, arrestohet 54 vjeçari Posted: 03 Oct 2017 11:55 PM PDT Një 54-vjeçar në Tropojë është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Martin Vukaj, në fshatin Shengjergj, Njësia administrative Lekbibaj. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me 3 fishekë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Njihuni me qenin me gjuhën më të gjatë në botë Posted: 03 Oct 2017 11:55 PM PDT Një qen nga Shën Bernard SHBA, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak se është shumë i veçantë. Mochi, 8-vjeç, është shpallur fitues si qeni me gjuhën më të gjatë. Gjuha e tij është 18.58 cm dhe ai është futur në librin e Rekordeve Guinness: Amazing Animal. Rekordin e mëparshëm e mbante një qen me emrin Puggy gjuha e të cilit ishte 11.43 cm.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Mjetit në parkim i thyejnë xhamin dhe hedhin lëndë djegëse brenda Posted: 03 Oct 2017 11:49 PM PDT I vihet zjarri një automjeti në Lezhë gjatë mesnatës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në lagjen “Besëlidhja” të qytetit. Persona akoma të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip Volkswagen me targa AA 096 O S, në pronësi të shtetases L.P., i cili i ka qenë i parkuar duke i hedhur një shishe me lëndë djegëse brenda në automjet. Si pasojë e zjarrit janë djegur pjesërisht sedilet dhe tapiceria. Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Antimafia, sekuestrohen 11 mln euro pasuri të “Cosa Nostras” Posted: 03 Oct 2017 11:40 PM PDT Në orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet italiane kanë ekzekutuar një mega operacion për shkatërrimin e një klani të mafias siçiliane “Cosa Nostra”. Operacioni është shtrirë në Itali e Gjermani. 600 trupa policorë të Policisë Financiare të Romës, Katanisettas e Policisë kriminale të Kolonias në Gjermani, me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme Antimafia e Anti-terrorizmit italian, kanë ekzektuar arrestimin e 37 personave anëtarë të familjes mafioze Gela, e njohur si klani Rinzivillo. Kjo familje mafioze kishte shtrirë aktivitetin e saj kriminale në territoret e rajonit të Siçilisë, Lacios, Lombardisë, Piemontes, Emilia Romagna si dhe në Gjermani. Përgjatë këtij mega operacioni, klanit mafioz të “Cosa Nostras” i janë sekuestruar të mira materiale e pasuri në vlerë 11 milionë euro. Gjatë mesditës Franco Roberti, Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit italian do të mbaj një konferencë shtypi ku do të zbardhë detajet e këtij operacioni. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Franca miraton ligj të ri kundër terrorizmit Posted: 03 Oct 2017 11:34 PM PDT Dhoma e ulët e parlamentit në Francë ka miratuar një ligj të ri kundër terrorizmit që synon t’i japë fund një gjendje emergjence gati dy vjeçare. Ligji do të përfshijë disa masa të para të autorizuara sipas marrëveshjes emergjente. Shumica e njerëzve në Francë e miratojnë masën, por janë kritikuar nga grupet e të drejtave. Një situatë emergjente u prezantua për herë të parë pas sulmeve të 13 nëntorit 2015, kur militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik vranë 130 persona në sulme të organizuara me armë dhe bomba në Paris. Që nga ajo kohë është zgjeruar gjashtë herë, por ka pasur një konsensus se vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme për një kohë të pacaktuar do të ishte jodemokratike. Projektligji u miratua nga 415 vota pro, 127 kundër dhe 19 abstenime dhe pritet të hyjë në fuqi para skadimit të gjendjes së emergjencës më 1 nëntor. Ministri i Brendshëm Gérard Collomb i tha parlamentit të martën se niveli i kërcënimit ishte ende “shumë serioz” duke thënë: “Ne jemi ende në një gjendje lufte”. Ligji i ri do të lejojë anëtarët e qeverisë, në vend të gjyqtarëve, të miratojnë mbylljen e individëve në qytetet e tyre, duke kërkuar që ata të raportojnë në polici një herë në ditë. Autoritetet do të lejohen të ngrenë rrethimet e sigurisë rreth vendeve që konsiderohen të rrezikuara, të tilla si stacionet hekurudhore dhe aeroportet, brenda të cilave njerëzit dhe automjetet mund të kontrollohen. Xhamitë apo vende të tjera të adhurimit mund të mbyllen nëse predikuesit kapen duke promovuar ideologjinë radikale. Një sondazh i kohëve të fundit nga gazeta konservatore Le Figaro gjeti se 57% e popullsisë franceze ishin në favor të sanksionimit të masave në ligj. Por Bénédicte Jeannerod, drejtorja franceze për Human Rights Watch, tha se Franca në mënyrë progresive është “duke dobësuar” mbikëqyrjen gjyqësore në përpjekjet e saj kundër terrorizmit dhe “normalizimi i kompetencave emergjente kalon një vijë të re”. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kujton 25-vjetorin e martesës, ja dedikimi i Michelle Obama për bashkëshortin Posted: 03 Oct 2017 11:31 PM PDT Michele dhe Barack Obama janë një nga çiftet më të përfoluara për dashurinë e tyre dhe që kanë fituar zemrat e njerëzve në mbarë botën. Dhe në 25-vjetorin e martesës ish-Zonja e parë e Amerikës ka bërë një dedikim prekës për bashkëshortin e saj. Ajo ka postur një fotografi të martesës të realizuar 25-vite më parë në rrjetin e saj social Instagram me mbishkrimin: "Gëzuar 25-vjetorin! Pas një çerek shekulli, ti je akoma shoku im më i mirë dhe njeri më i jashtëzakonshëm që unë njoh. Të dua!" Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Premtimi i parë global për t’i dhënë fund kolerës deri në vitin 2030 Posted: 03 Oct 2017 11:18 PM PDT Zyrtarët e shëndetësisë nga e gjithë bota po takohen në Francë për t’u angazhuar në parandalimin e 90% të rasteve të vdekjeve të kolerës deri në vitin 2030. Sëmundja, e cila përhapet përmes ujit të ndotur, vret çdo vit rreth 100,000 njerëz. Është hera e parë që qeveritë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, agjencitë e ndihmës dhe donatorët kanë bërë një zotim të tillë. Takimi vjen në një kohë kur Jemeni vazhdon të luftojë një nga rekordet më të këqia të shpërthimit të kolerës. Kolera është përhapur në vendin e shkatërruar nga lufta për shkak të përkeqësimit të kushteve të higjienës, kanalizimeve dhe ndërprerjeve të furnizimit me ujë. Më shumë se 770.000 njerëz janë infektuar me sëmundjen, e cila është lehtësisht e shërueshme me pajisjet e duhura mjekësore dhe 2.000 persona kanë vdekur. Shumë nga viktimat janë fëmijë. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Reforma në drejtësi rrezikon degradimin Posted: 03 Oct 2017 11:04 PM PDT Opozita ka kundërshtuar ashpër ndërhyrjet më të fundit të qeverisë dhe maxhorancës parlamentare në proçesin e reformës në drejtësi. Përmes një letre të saj drejtuar autoriteteve ndërkombëtare që janë përfshirë në këtë proçes është denoncuar mosmiratimi i strukturave të nevojshme për proçesin si dhe përzierjen e strukturave të supozuara të pavarura me strukturat e qeverisë (Ministria e Jashtme dhe e Drejtësisë). Ky akt i fundit i maxhorancës socialiste dhe qeverisë së saj vjen fill pas asaj ku Shkolla e Magjistraturës dhe drejtuesit e institucioneve te tjera arsimore të parashikuara nga ligji kanë zgjedhur si kandidatë të tyre për në institucionet e reformës së drejtësisë Ilir Pandën dhe Genti Ibrahimin. I pari, ish Ministër i Drejtësisë në qeverisjen socialiste dhe më pas N/kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (2003-2007) një nga periudhat e politizimit ekstrem të gjyqësorit shqiptar. I dyti, kryeautori i hartimit dhe mbrojtjes publike të projektit skandaloz të ndërtimit të institucioneve të vetingut dhe emërimeve në sistemin e drejtësisë që u denoncua si politik dhe u hodh poshtë në 70% të tij nga Komisioni i Venecias. Kjo sjellje militanteske e Shkollës së Magjistraturës dhe atyre drejtuesve të institucioneve që mazhoranca parlamentare caktoj si vendimarrës për këtë proçes delikat ishte në rrjedhën e logjikës që ndoqi vetë tentativa për kapjen politike të sistemit. Maxhoranca e majtë ndryshoj në mënyrë të njëanëshme, pa konsultë dhe model ndërkombëtar ligjin për Shkollën e Magjistraturës duke e vënë praktikisht Këshillin e saj Drejtues nën varësinë “de facto” të qeverisë. Fakti i të qënit ministër socialist i të parit apo hartues i një projekti të mbrapshtë për ti shërbyer partisë nga i dyti nuk i bën ata njerëz të këqinj. Aspak. Por krejtësisht të pabesueshëm për të menaxhuar një proçes të pandikuar nga politika. Fakti që prej kohësh nga opozita ishte paralajmëruar emërimi i tyre në këto institucione nuk do ti privonte ata nga karriera politike por institucionet që duhet të funksionojnë jashtë frymës partiake do ti kthente në fushbeteja partizane. Fakti që ata kanë qenë bashkëpuntor të vjetër të kryetarit të hartimit të ligjeve të reformës dje dhe ministër i policisë sot, nuk mund të gjykohet. Ajo do të ishte një paragjykim i një kohe të kaluar. Por konvergimi i vullneteve politike individuale në trekëndëshin polici-prokurori-gjykatë do të ishte një minim i sistemit të së drejtës. Fakti që disponimi i tyre politik ka qenë evident në krah të Partisë Socialiste nuk do të thotë që si kompesim të lëshohet që 20% e institucioneve të zihen nga evident politik të Partisë Demokratike. Shqiptarët kanë kërkuar dhe ju është premtuar një reformë e thellë, e vërtetë dhe e pakapur nga politika për sistemin e drejtësisë. Taksapaguesit evropian dhe amerikan kanë dhënë shumë para për të ndihmuar këtë reformim. Nëse me forcēn e faktit të kryer të gurit dhe arrës në të njëjtën dorë do lejohet finalizimi i këtij synimi të kahershëm politik, do thyhej për të mos u ngjitur dot më fija e kristaltë e shpresës së mbetur tek shqiptarët. Taksapaguesit miq e bujar evropian e amerikan do duhej të jepnin përsëri e përsëri para pasi proçeset e vetingut dhe rivlerësimit do përsëriteshin çdo pesë vjet në vijimësi. Ata politikanë që mendojnë se proçesin e reformës do ta përdorin si vathë për të mbledhur prokuror e gjyqtarë të korruptuar e të kapur për ti përdorur në interesin politik në dhunim të së drejtës dhe ligjishmërisë, kanë bërë një kalkulim fatal. Në komunitetin e gjerë të juristëve ka me dhjetra djem e vajza të aftë, profesionistë dhe krejt të ftohtë ndaj shantazhit politik. Midis tyre do ishte zgjedhja e duhur, të paktën për ti dhënë legjitimitetin e moral këtij proçesit. Kalkulimet dhe ndërhyrja kokëfortë e pushtetit për të kapur mekanizmin e reformës nuk është gjë tjetër veçse garanci për të korruptuarit dhe të pa aftët se shërbimi i tyre ndaj të pushtetëshmëve është kriteti i vetëm për të vijuar karrierën abuzive. Ata prokuror dhe gjyqtar të paaftë që mendojnë se do shkelin mbi të drejtën e gjithkujt që nuk është në oborrin e pushtetit për ti shpëtuar gjykimit të vërtetë gënjejnë vehten përkohësisht. Beteja për të hedhur një shtrat të vërtetë dhe të sigurt për një reformim të plotë, të shëndetshëm dhe afatgjatë të sistemit të drejtësisë ështe ende e mundëshme për tu fituar. Aula e Parlamenti ku do të merren dhe vendimet përfundimtare ofron plot mundësi. Për fat numrat e forcave opozitare në Kuvend janë më të mëdha se në legjislaturën e kaluar ku shumë ligje kaluan në injorim total të opozitës. Bashkërendimi opozitar dhe komunikimi praktik me opinionin publik do të ishte mekanizmi më efikas i garantimit të drejtësisë në reformën e drejtësisë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Referendumi, Presidenti i Katalonjës: Pavarësia e rajonit ‘çështje ditësh’ Posted: 03 Oct 2017 11:01 PM PDT Katalonia do të deklarojë pavarësinë nga Spanja brenda pak ditësh. Kështu ka deklaruar për BBC, lideri i rajonit autonom në intervistën e tij të parë që prej referendumit të së dielës. Carles Puigdemont tha se qeveria e tij do të “vepronte në fund të kësaj jave apo fillimin e javës së ardhshme”. Ndërkohë, mbreti Felipe VI i Spanjës tha se organizatorët e votave e vendosën veten “jashtë ligjit”. Ai tha se situata në Spanjë ishte “jashtëzakonisht serioze”, duke bërë thirrje për unitet. Qindra mijëra njerëz në të gjithë Katalonjën kanë protestuar kundër dhunës së policisë spanjolle gjatë votimit për referendumin, ku mbetën të lënduar rreth 900 njerëz. Gjatë votimit, u plagosën gjithashtu 33 policë, thanë zyrtarët lokalë të mjekësisë. Në intervistën për BBC, Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont tha se qeveria e tij do të “vepronte në fund të kësaj jave apo fillimin e ardhshëm”. Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse qeveria spanjolle do të ndërhynte dhe do të merrte kontrollin e qeverisë së Katalonjës, Puigdemont tha se do të ishte “një gabim që ndryshon gjithçka”. Puigdemont tha se aktualisht nuk kishte kontakt midis qeverisë në Madrid dhe administratës së tij të transferuar. Ai nuk u pajtua me deklaratën e Komisionit Europian të hënën se ngjarjet në Katalonja ishin një çështje e brendshme për Spanjën. Ai po fliste pak para fjalimit të mbretit. Në fjalimin e tij televiziv drejtuar kombit, Mbreti tha se udhëheqësit katalanas që organizuan referendumin treguan “mosrespektimin e pushteteve të shtetit”. “Ata kanë thyer parimet demokratike të sundimit të ligjit. Sot, shoqëria katalanase është thyer”, tha Mbreti, duke paralajmëruar se sondazhi mund të rrezikonte ekonominë e rajonit të pasur verilindor dhe të gjithë Spanjës. Por ai theksoi se Spanja “do të kapërcejë këto kohë të vështira”. Sakaq, Qeveria qendrore e ka cilësuar referendumin si të paligjshëm. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







