Ora News: “E dashura e Paddock thotë se nuk kishte dijeni për sulmin” plus 9 more |
- E dashura e Paddock thotë se nuk kishte dijeni për sulmin
- Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike
- BE nuk tërhiqet nga kriteret për liberalizim të vizave
- Kanosi me thikë punonjësit e policisë bashkiake, arrestohet i riu
- Arrestohet 36 vjeçari shqiptar me 133 kg drogë në automjet
- Trump në Las Vegas: Jemi 100 për qind me ju!
- Pacolli: Qytetarët që duan lëvizjen e lirë s’kanë lidhje me Demarkacionin
- Tillerson quajti Trumpin “budalla”?!
- Krim në familje, babai qëllon me thikë djalin 20-vjeçar
- Rikthehen degët e mësuesisë në preferencat e studentëve
| E dashura e Paddock thotë se nuk kishte dijeni për sulmin Posted: 04 Oct 2017 11:40 PM PDT Partnerja e Stephen Paddock ka deklaruar për policinë se ajo nuk ishte në dijeni të planeve të partnerit të saj. Të dielën, 64-vjeçari Paddock hapi zjarr në Las Vegas, duke vrarë 58 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë. Për policinë është ende mister motivi për këtë akt, ndërkohë që oficerët dyshojnë se Paddock kishte një jetë sekrete. Partnerja e agresorit të Las Vegasit i cili vrau 58 persona fundjavën e kaluar, është shprehur se ajo nuk e dinte se çfarë po planifikonte Stephen Paddock. Marilou Danley foli për FBI-në një ditë më parë dhe ajo rrëfeu për oficerët tronditjen mbi aktin e rëndë të dhunës që Paddock kishte kryer. Komentet e saj erdhën disa orë përpara se policia të dilte me pistën se 64-vjeçari Stephen Paddock kishte jetuar një jetë sekrete. Policia u shpreh se agresori me gjasa kishte planifikuar të arratisej nga vendngjarja në vend që të vriste veten. Në makinën e tij u gjetën eksplozivë së bashku me rreth 1.600 fishekë, ndërkohë që vetëm pak orë përpara të shtënave, Paddock kishte qenë duke luajtur kumar. Një javë më parë, ai kishte marrë me qira një apartament në qendër të Las Vegasit, ku u organizua një tjetër festival i hapur. Vijon të mbetet i paqartë edhe motivi që shtyu Paddock të hapte zjarr gjatë një koncerti të hapur, duke kryer kështu edhe aktin më të rëndë të këtij lloji në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu mbetet mister edhe fakti nëse Paddock ka vepruar krejt i vetëm ose ka patur një bashkëpunëtor. FBI ka deklaruar se deri më tani nuk është gjetur asnjë pistë që e lidh këtë akt me terrorizmin. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike Posted: 04 Oct 2017 11:39 PM PDT Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga është bërë nostalgjike ndërsa ka kujtuar kohën kur ishte shtatzënë me djalin e saj Fernando. Ajo ka postuar një fotografi ku tregohet fare qartë barku i saj i rrumbullakosur me mbishkrimin: "Dikur ishte tek barku im…sot është shoku im më i mirë."
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| BE nuk tërhiqet nga kriteret për liberalizim të vizave Posted: 04 Oct 2017 11:25 PM PDT Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, mbeten dy kushtet e fundit, pa plotësimin e të cilave, Kosova nuk mund të sigurojë liberalizimin e vizave. Këtë e ka bërë të qartë Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë. Danielsson, i cili është takuar të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë nisur zyrtarisht Programin për Reforma Ekonomike, ka thënë se një nga sfidat në përpjekjet për t'i realizuar reformat, është adresimi i çështjes së krimit të organizuar, si dhe korrupsionit. "Është e rëndësishme për disa arsye. Është e rëndësishme për vet Kosovën. Është e rëndësishme për klimën e biznesit. Nëse flasim me operatorët ekonomik dhe i pyesim se cilat janë çështjet e rëndësishme për ta dhe që do të mundësonte krijimin e vendeve të punës, ata e përmendin korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Danielsson. “Prandaj, është me rëndësi që të adresohen këto çështje. Gjithashtu, kjo është një nga kriteret, sa i përket udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave", theksoi ai. Ai tha po ashtu se për të marrë liberalizimin e vizave, kriter tjetër mbetet ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. "Kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen këto kritere. Kjo i takon Qeverisë së Kosovës. Nga ana jonë, zotimi është i qartë. Një hap është kryer. Komisioni (Evropian) është i gatshëm që të bëj rekomandimin për liberalizim të vizave, sapo të kryhen këto çështje", tha Danielsson. Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati deklaruar se përgjigja nga Brukseli rreth liberalizimit të vizave, mund t'i vinte Kosovës brenda tre muajve. Kurse ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli javën e kaluar qëndroi në Bruksel ku kërkoi që Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, të anashkalohet si kusht për liberalizimin e vizave, të paktën për një periudhë të caktuar. Por, kjo kërkesë, deri më tani, nuk është mbështetur me ndonjë deklaratë publike nga zyrtarët e BE-së, të cilët kanë ritheksuar se ratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi mbetet kushti që Kosova të ecë përpara në procesin e heqjes së vizave. Kryeministri Haradinaj, njihet si një prej kundërshtarëve më të rreptë të versionit aktual të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai ka mandatuar tashmë Komisionin e ri shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe i ka dhënë kompetenca për të korrigjuar Marrëveshjen tashmë të nënshkruar nga Qeveria e kaluar e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi. Kjo marrëveshje, megjithatë është ratifikuar në Kuvendin e Malit të Zi, por jo edhe në atë të Kosovës. Ndërkaq pas takimit me zyrtarin e lartë të BE-së, Haradinaj tha se zbatimi i reformave të nevojshme është me rëndësi për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Sipas tij reformat në rend, ligj dhe gjyqësor, në të cilat janë shënuar ngecje, janë me interes të drejtpërdrejtë për Kosovën. Megjithatë, sipas tij, fokusi i takimit të sotëm me zotin Danielsson, ka qenë Programi për reforma ekonomike dhe nisja e këtij programit për vitin që vjen. "Ishte një mundësi e mirë që të marrim, drejtpërdrejtë nga zoti Danielsson, sugjerimet për aspektet më me rëndësi të këtij programi. Kjo e vërteton përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane për Kosovën dhe për rajonin tonë", ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se në rast se Kosova nuk i përmbushë reformat dhe nuk e dëshmon seriozitetin e saj në këtë çështje, "do ta dënoj vetën, për shkak se proceset ngadalësohen dhe ndihmat pakësohen ose ndalen". Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka theksuar se Programi për Reforma Ekonomike nuk është përgjegjësi vetëm e Qeverisë, por edhe e shoqërisë civile, e partive politike dhe e të gjitha bashkësive dhe komuniteteve në Kosovë./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kanosi me thikë punonjësit e policisë bashkiake, arrestohet i riu Posted: 04 Oct 2017 11:18 PM PDT Një 34 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ka kundështuar dhe kanosur me thikë punonjësit e policisë bashkiake. Në pranga ka rënë Arben Lleshi, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale. Blutë sqarojnë se ky shtetas në rrugën "Komuna e Parisit", për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë, punonjësit e policisë bashkiake. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë bashkiake” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Arrestohet 36 vjeçari shqiptar me 133 kg drogë në automjet Posted: 04 Oct 2017 11:07 PM PDT Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme nga policia greke, teksa në automjetin e tij u kapën 133 kg drogë.Droga u gjet e paketuar në 79 pako. Arrestimi i tij u bë në Neraida, Thepratia. Shqiptari akuzohet për trafik droge, vjedhje, falsifikim dhe hyrje ilegale. Sipas policisë greke, edhe mjeti me të cilin lëvizte shqiptari ishte shpallur e vjedhur më 17.01.2017. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Trump në Las Vegas: Jemi 100 për qind me ju! Posted: 04 Oct 2017 10:55 PM PDT Presidenti Donald Trump të mërkurën shkoi për një vizitë në Las Vegas, ndërkohë që hetuesit e atjeshëm vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar motivin se përse një person i armatosur hapi zjarr mbi turmën që po ndiqte një festival muzikor. Stephen Paddock shtiu nga kati i 32 i një hoteli, duke vrarë të paktën 58 vetë dhe pastaj veten. Trump, së bashku me Zonjën e Parë Melania Trump, fillimisht vizituan viktimat e sulmit dhe familjet e tyre, në njërin nga spitalet e Las Vegasit. Ai tha se kishte parë një profesionizëm të rrallë në radhët e mjekëve dhe infermjerëve të spitalit, që po u shërbejnë të plagosurve. "Profesionalzimëm i jashtëzakonshëm", tha ai për mjekët që po kujdesen për shërimin e viktimave. "Ju faleminderit shumë". Presidenti Trump përgëzoi policinë dhe njerëzit që u përpoqën të ndihmonin viktimat. "Ne jemi 100 për qind me ju", – tha Presidenti. Ai tha se personi që kreu sulmin ishte "një njeri i sëmurë, me të meta mendore, por hetimet vazhdojnë dhe do të mësojmë më tepër për këtë ngjarje," – tha ai. Presidenti më pas u takua me oficerët e policisë dhe disa civilë që ndihmuan në shpëtimin e jetës së njerëzve, për t'i përshëndetur dhe falenderuar ata për profesionalzimin dhe dedikimin e treguar në kryerjen e detyrës. Autoritetet shpresojnë se e dashura e personit në fjalë do të mund të ndihmojë në hetimin e tyre. Marilou Danley ishte në Filipine në kohën e sulmit dhe u kthye në Shtetet e Bashkuara të martën vonë. Ajo u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit nga agjentët e FBI-së. Sheriffi i zonës së Las Vegasit, Joseph Lombardo, tha se Marilou Danley duket se është person me interes për hetimet. Sheriffi nuk komentoi mbi njoftimet se Paddock kishte dërguar në mënyrë elektronike në Filipine rreth 100 mijë dollarë pak para masakrës, por është e paqartë se për kë ishin dërguar paratë. Hetuesit nuk kanë arritur të kuptojnë se përse Paddock, person në gjendje të mirë financiare dhe pa të dhëna kriminale apo lidhje politike ose fetare, qëlloi mbi turmën duke shkaktuar masakrën. Sherifi dha disa hollësi rreth asaj që hetuesit kanë mundur të gjejnë deri tani./VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Pacolli: Qytetarët që duan lëvizjen e lirë s’kanë lidhje me Demarkacionin Posted: 04 Oct 2017 01:52 PM PDT Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të veçantë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson. Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, respektivisht reformat e kërkuara në nivel nacional, si dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Hapësirës Rajonale Ekonomike. Në lidhje me përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka theksuar se "Qytetarët e Republikës së Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin", duke shprehur përkushtimin se "do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet". Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Tillerson quajti Trumpin “budalla”?! Posted: 04 Oct 2017 01:49 PM PDT Pavarësisht se refuzoi të përgjigjej nëse e ka quajtur ose jo Presidentin Donald Trump një budalla, Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka konfirmuar se do të vijojë të qëndrojë në detyrën e tij. Kryediplomati amerikan tha se ka shumë përpjekje për të përcarë administratën aktuale dhe se ai nuk dëshiron të merret me cështje të tilla. Mediat kanë shkruar së fundmi se ka një ftohje në raportet mes Trump dhe Tillerson. Pas një sërë raportimesh mediatike, Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, nuk ka pranuar të përgjigjet nëse e ka quajtur ose jo Presidnetin Trump një budalla, e megjithatë konfirmoi se do të vijojë të ushtrojë detyrën e kryediplomatit të Shteteve të Bashkuara. Në një konferencë për mediat, Tillerson theksoi se nuk e ka shqyrtuar për asnjë moment mundësinë e largimit nga posti që mban aktualisht. “Zv Presidenti nukështë përpjekur të më bindë që të mbaj detyrën e Sekretarit të Shtetit, pasi nuk e kam konsideruar asnjëherë idenë e largimit nga detyra. Jam i ri në Uashington por e kam mësuar se ka persona që mundohen në një farë mënyre të avancojnë axhendën e tyre duke ngadalësuar axhendën e të tjerëve. Kjo është një përpjekje për të minuar linjën e Presidentit Trump dhe nuk ka për të qënë e suksesshme. Do t’a ushtroj detyrën time, deri në momentin që Presidenti e konsideron të arsyeshme.” Por, i pyetur nga mediat nëse e quajti Presidentin një budalla, përgjigjia e Tillerson ishte kjo: “Unë thjesht nuk do të përballem me gjëra të vogla si kjo. Dua të them, kjo është ajo që nuk kuptoj nga Uashingtoni. Sic e thashë, nuk do të bëhem pjesë e kësaj përpjekjeje për të përcarë këtë administratë.” Pavarësisht qëndrimeve të Tillerson, mediat amerikane kanë shkruar se ka një ftohje në raportetet mes Presidentit Trump dhe Sekreatarit të Shtetit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Krim në familje, babai qëllon me thikë djalin 20-vjeçar Posted: 04 Oct 2017 01:43 PM PDT Krimi në familje goder sërish, ku babai ka goditur me thikë djalin e tij 20 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (4 tetor) rreth orës 20:35 në rrugën “Behlul Hatibi”. Policia sqaron se "Shtetasi O. Ç.,rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç." I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rikthehen degët e mësuesisë në preferencat e studentëve Posted: 04 Oct 2017 01:38 PM PDT Rikthehen degët e mësuesisë në preferencat e studentëve. Dekani i Histori Filologjisë Sabri Laçi konstaton në bazë të dhënave se 85% e kuotave të mësuesisë janë plotësuar me gjithë rritjen që pati numri i tyre për këtë viti të ri akademikë. Dekani thotë se degët e mësuesisë po i preferojnë studentet femra duke i lidhur këtë me lehtësirat e orareve, dhe pushimeve. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





