Ora News: “Ben Andoni analizon: Pse Katalonja nuk është si Kosova” plus 9 more

Ora News: “Ben Andoni analizon: Pse Katalonja nuk është si Kosova” plus 9 more


Ben Andoni analizon: Pse Katalonja nuk është si Kosova

Posted: 07 Oct 2017 12:07 AM PDT

 Për analistin Ben Andoni rasti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është i ndryshëm në pëpjekjet e Katalonjës për të dalë si shtet më vete.

Prishtina, thotë Andoni, ka pasur mbështetjen ndërkombëtare, para, gjatë dhe pas procesit.

Në studion e Ora News ndryshe nga Kosova Katalonja ka ndjekur një tjetër strategji.

Ben Andoni:  Në ndryshim me Katalonjën, Kosova ka qenë e mbikqyrur nga organizmat e Organizatës së Kombeve  të Bashkuara,  ndërsa Katalonja ka ecur me hapa krejt të tjerë.  Kjo e bën qasjen të mos jetë e barabartë.

Kosova në çdo moment ka qenë nën vëzhgimin, monitorimin, asistencën e strukturave ndërkombëtare.

Sa i takon krahasimeve të bëra nga Beogradi dhe ankesës së presidentit Vuçiç për BE-në, Andoni tha se kreu i shtetit serb po e shfrytëzon për politikë të brendshme.

Zoti Vuçiç ka gjetur një moment për të shkarkuar presionin e madh që ka mbi vete. Sepse shumë struktura ën Beograd kanë filluar  të mendojnë për këtë dialog, madje thonë se dialogu është i vonuar dhe është gati i panevojshëm.

Në mbyllje Andoni tha se pret një qëndrim të moderuar nga Madridi zyrtar në kushtet kur Parlamenti i Katalonjës është parashikuar të mblidhet të mrtën për shpalljen e pavarësisë

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kim Kardashian topless për ‘Vogue’

Posted: 06 Oct 2017 11:31 PM PDT

Kim Kardashian njihet për format e saj bombastike dhe nuk heziton që ti ekspozojë.

Këtë herë ylli i televizioneve ka pozuar topless për revistën prestigjoze ‘Vogue’. 36-vjeçarja ka publikuar fotografinë në Instagram dhe shfaqet mjaft tërheqëse.

Kim ka mbuluar gjoksin me duar për të ruajtur modestinë

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Spanja kërkon falje për dhunën e policisë në Katalonjë

Posted: 06 Oct 2017 11:04 PM PDT

Më “vjen keq” për plagosjet dhe në emër të policisë lutem për ndjesë, deklaroi përfaqësuesi i qeverisë qendrore spanjolle për Katalonjësn, Enric Millo. Gjatë përplasjeve mes policinë spanjolle të dielën (01.10)u plagosën qindra vetë. “Unë e di që njerëzit janë goditur dhe përplasur”, tha Millo në televizionin katalonjas TV3. Një ndër viktimat ndodhet ende në spital.

Qeveria qendrore të dielën e kaluar me forca të shumta të rendiit u përpoq ta ndalojë referendumin për pavarësinë e rajonit të Katalonjës. Policët i mbyllën qendrat e votimit, sekuestruan dokumentacionin elektoral dhe i penguan njerëzit që të votonin duke përdorur shkopinjtë e gomës. Pavarësisht qendrimit brutal të shtetit dhe ndalimit nga Gjykata Kushtetuese në Madrir, 40% e katalonjasve morën pjesë në referendum dhe rreth 90% votuan për shkëputjen nga Spanja.

Shefi i Mossos mund ta ketë “mbështetur kryengritjen”

Ndërsa përfaqësueist e qeverisë qendrore ppublikisht kërkojnë falje për sulmet e policisë, në Madrid shefi i policisë rajonale katalonjase (Mossos d´Esquadra) akuzohet, se e ka mbështetur rezistencën e bashkëatdhetarëve. Gjykata shtetërore e akuzon Josep Lluís Trapero, se ka lënë vetëm policinë kombëtare dhe gaardën civile, Guardia Civil, gjatë ndërhyrjes kundër demonstruesve.

Bëhet fjalë për ngjarjet më 20 dhe 21 shtator. Garda civile e dërguar nga Madridi dhjetë ditë para referendumit të diskutueshëm i pati konfiskuar fletët e votimit si dhe pati arrestuar 14 politikanë dhe nëpuëns rajonal. Qindra demonstrues e patën penguar policinë pas një kontrolli që të largohej nga objekti. Në rast të dënimit për mbështetje të një “kryengritjeje” kundër shtetit Traperon e kërcënon një dënim me derin në 15 vjet burgim.

Proklamimi i pavarësisë të martën?

Për zgjidhjen e konfliktit tani nga Madridi vjen thirrja për zgjedhje të reja në rajonin e Katalonjës. Do të ishte mirë të fillohej me zgjedhjet rajonale, “për ta mbyllur këtë plagë”, tha zëdhënësi qeveritar Íñigo Méndez de Vigo pas një mbledhjeje të qeverisë. Në Barcelonë nacionalistët katalonjas sërish kanë bërë të qartë, se nuk duan t’i përulen presionit nga Madridi.

Kreu i qeverisë rajonale, Carles Puigdemont, dekalroi se do të mbajë një fjalim në parlamentin rajonal të martën. Aty ai mund të shpallë shkëputjen nga Spanja, gjë që në fakt Puigdemont e la të hapur. Një mbledhje e deputetëve e parashikuar për të hënën u ndalua nga Gjykata Kushtetuese spanjolle. Gjyqtarët edhe referendumin për pavarësinë e patën shpallur si ilegal.

Zvicra si ndërmjetësuese 

Komisioni i BE-së sërish ka insistuar që Spanja dhe Katalonjua të nisin shpejt bisedimet me styre. “Ne duam që kjo të ndodhë shpejt”, tha një zëdhënës në Bruksel. Por Komisioni i përmbahet qendrimit të vet, për të mos ndërhyrë si ndërmjetësues. Autoriteti në Bruksel konfliktin për një shkëputje të mundshme të rajonit verior spanjoll e konsideron si çështje të brendëshme të Spanjës, si anëtare e BE-së.

Ndërkohë televizioni zviceran RTS njoftoi, se Ministria e Jashtme e Zvicrës është ofruar si ndërmjetësuese. Po mendohet një platformë për një dialog mes palëve në konflikt, bëhet e ditur më tej./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Presidenti Trump pritet të mos çertifikojë marrëveshjen me Iranin

Posted: 06 Oct 2017 01:49 PM PDT

Më 12 tetor Presidenti amerikan Donald Trump pritet të njoftojë nëse administrata e tij ende e gjen Iranin në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Por çfarë mund të ndodhë nëse presidenti vendos të mos çertifikojë zbatimin e marrëveshjes nga ana e Iranit? Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Margaret Besheer analizon këtë çështje.

Çfarë është saktësisht marrëveshja bërthamore me Iranin?

Në korrik të vitit 2015, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara), përfshirë dhe Gjermaninë me Iranin, ranë dakord për një marrëveshje për të parandaluar Iranin që të ndërtonte një bombë bërthamore, në këmbim të heqjes të sanksioneve të caktuara ndërkombëtare kundër Teheranit që qëndronin në fuqi prej vitesh me rradhë. Heqje e sanksioneve bëri që Irani të merrte miliarda dollarë në fonde dhe të hapte tregjet për shumë investitorë të huaj.

Inspektorët e mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara (IAEA), janë përgjegjës të monitorojnë nëse Irani po i përmbahet marrëveshjes.

Palët gjithashtu krijuan një Komision të Përbashkët për të monitoruar zbatimin dhe trajtimin e mosmarrëveshjeve. Ai kryesohet nga shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Arkitektët e marrëveshjes e kanë përshëndetur atë si një histori suksesi të diplomacisë shumëpalëshe, ndërsa Presidenti Trump e ka hedhur poshtë duke e cilësuar si “turp” dhe një nga marrëveshjet më të këqija në të cilat ka hyrë ndonjëherë Uashingtoni sipas tij. Gjatë fushatës elektorale zotiTrump tha se do të dëshironte "ta griste" atë.

Por a mundet presidenti Trump të tërhiqet nga marrëveshja?

Marrëveshja bërthamore e Iranit u arrit gjatë mandatit të Presidentit Barak Obama dhe pasi u miratua republikanët e Kongresit u përpoqën të shkaktojnë dështimin e saj.

Por sipas legjislacionit amerikan të miratuar që shtroi rrugën deri në finalizimin e marrëveshjes, Kongresi i dha vetes privilegjin e shqyrtimit dhe mbikëqyrjes për çdo marrëveshje bërthamore të arritur me Teheranin.

Sipas Aktit të Rishikimit të Marrëveshjes Bërthamore të Iranit të vitit 2015 (INARA), Presidenti amerikan duhet të çertifikojë në Kongres çdo 90 ditë se Teherani po i përmbahet dispozitave të marrëveshjes.

Janë katër kritere që duhet të plotësohen, se:

1. Irani në mënyrë transparente dhe të verifikueshme është duke zbatuar plotësisht të gjitha pjesët e marrëveshjes.

2. Irani nuk ka kryer një shkelje materiale të marrëveshjes.

3. Irani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, përfshirë aktivitete të fshehta që mund të rrisin ndjeshëm programin e armëve bërthamore.

4. Pezullimi i sanksioneve të lidhura me Iranin janë të përshtatshme dhe në proporcion me masat e marra nga Irani për të ndërprerë programin e tij bërthamor dhe janë jetike për interesat e sigurisë kombëtare të SHBA.

Nëse presidenti nuk do ta çertifikonte pajtimin e Iranit me marrëveshjen këtë muaj, kjo do të bënte që Kongresi brenda 60 ditëve të miratonte ligjin për të rivendosur disa ose të gjitha sanksionet e vjetra të vendosura nga Shtetet e Bashkuara (por jo ato të Kombeve të Bashkuara).

Nëse ndodh, kjo mund të shkaktojë probleme me vendet që kanë rifilluar marrëdhëniet tregtare dhe bankare me Iranin, duke e detyruar Uashingtonin të imponojë sanksione dytësore mbi ta, për shkak të bashkëpunimit me Teheranin. Irani gjithashtu mund të përpiqet të akuzojë Shtetet e Bashkuara se ka qenë e para që e shkeli marrëveshjen duke çuar në kolapsin e saj.

Kongresi gjithashtu mund të vendosë të mos imponojë sanksione dhe asgjë nuk do të ndryshojë.

Do ta bëjë apo jo?

Deri më tani, Presidenti Trump e ka çertifikuar marrëveshjen dy herë që nga marrja e detyrës. Afati i ardhshëm është 15 tetori. Zoti Trump ka treguar vazhdimisht se ai nuk është i prirur të gjejë Iranin në përputhje me marrëveshjen dhe së fundmi e tregoi të enjten.

Regjimi iranian mbështet terrorizmin dhe eksporton dhunë, gjakderdhje dhe kaos në të gjithë Lindjen e Mesme“, tha Presidenti në një takim me udhëheqësit e tij të lartë ushtarakë. “Kjo është arsyeja pse duhet t’i japim fund agresionit të vazhdueshëm të Iranit dhe ambicieve të tij bërthamoreAta nuk i janë përmbajtur frymës së marrëveshjes dhe ne do të diskutojmë mbi këtë sonte“, tha aso kohe Presidenti.

Por “fryma e marrëveshjesi” është ndryshe nga detyrimet dhe IAEA-ja ka vërtetuar në mënyrë të përsëritur se Irani po i përmbahet detyrimeve të tij, më së fundi më 31 gushtin e vitit 2017.

A do të thotë mosçertifikimi se Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja?

Nëse presidenti zgjedh që të mos e çertifikojë marrëveshjen, kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga ajo” tha ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley për një grup ekspertësh në Uashington muajin e kaluar.

Disa e shohin si një strategji politike nga ana e Presidentit për tu treguar përkrahësve të tij se po u përmbahet premtimeve për të qenë i ashpër ndaj marrëveshjes së arritur gjatë administratës Obamë, por pa e shkelur atë.

Por kjo ka rreziqe. Mos çertifikimi dhe dërgimi i marrëveshjes në Kongres e rrezikon të ardhmen e saj.

Nëse marrëveshja bie, Irani mund të vendosë të rifillojë prodhimin dhe pasurimin e uraniumit.

Palët e tjera në këtë marrëveshje thonë se do të vazhdojnë ta mbështesin atë.

Përfaqësuesje e BE-së Mogherini ishte mjaft e qartë duke thënë pas takimit të saj në shtator me palët e tjera pjesëmarrës në marrëveshje se: “mund tu them se si evropianë, ne do të sigurohemi që marrëveshja të mbetet”.

Aleatët e SHBA-së janë gjithashtu të shqetësuar se mos çertifikimi ose tërheqja mund të pengojnë përpjekjet diplomatike për të tërhequr në një tryezë bisedimesh koreanoveriorët me qëllimin për të hequr dorë nga programi i tyre bërthamor.

Si përfundim:

Nëse Presidenti Trump vendos ta kalojë topin tek Kongresi lidhur me Iranin, ai mund të injektojë një shkallë të lartë pasigurie në këtë proces. Ndërsa mbetet e paqartë se cili është synimi i Kongresit tani, çdo veprim që mund të perceptohej si një shkelje e marrëveshjes nga Shtetet e Bashkuara, mund të kishte pasoja të pakëndshme që mund të izolonin Uashingtonin në arenën globale./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hetuesit amerikanë janë takuar me ish-spiunin britanik

Posted: 06 Oct 2017 01:43 PM PDT

Mediat amerikane kanë raportuar se hetuesit e Shteteve të Bashkuara kanë pasur intervistë me ish-spiunin britanik, i cili e kishte përpiluar një dosje kundërthënëse për akuzat lidhur me kontaktet e dyshuara ndërmjet ekipit të fushatës së presidentit, Donald Trump, dhe zyrtarëve të Rusisë.

Hetuesit që punojnë nën mbikëqyrjen e këshilltarit special amerikan, Robert Mueller, i cili e udhëheq hetimin për përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar dhe për ndonjë marrëveshje eventuale të fshehtë ndërmjet fushatës Trump dhe Moskës, janë takuar me ish-spiunin, Christopher Steele, më herët këtë vit, ka raportuar rrjeti CNN.

Agjencitë, AP dhe Reuters, duke cituar burime të paidentifikuara me njohuri për këtë çështje, kanë raportuar se një takim i tillë ishte konfirmuar.

Zoti Steele, ish operativist i lartë i agjencisë së inteligjensëc së jashtme britanike, e njohur me emrin, MI6, e ka përpiluar dosjen fillimisht për rivalët republikanë të Trumpit. Financimin e raportit më vonë e kanë marrë kundërshtarët e demokratëve.

Ky dokument përmbante informacion të pambështetur për dyshimet se Rusia posedonte materiale kompromituese për Trumpin. Zoti Trump i ka hedhur poshtë këto pohime, duke i vlerësuar si "lajme të rrejshme"./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Financat zbardhin skemën si do të kontrollohet biznesi i vogël me TVSH

Posted: 06 Oct 2017 01:30 PM PDT

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera sqaroi në “Ekopolitike” skemën sesi do të kontrollohet bizinesi i vogël me TVSH. Ai tha se kontrolli do të bëhet në bazë të analizës së riskut. 

Niko Lera: Ndërmarrja e këtij hapi nuk ka për qëllim të kontrolloje bizneset e vogla. Bizneset e vogla do të kontrollohen vetëm në bazë të riskut. Ne edhe të duam nuk kemi burime njerëzore të merremi me kontrollin e bizneseve të vogla. Do të kontrollohen vetëm ato biznese të vogla që nga analiza e riskut rezultojnë problematike.

Sulçe: Si do e bëni?

Niko Lera: Analiza e riskut ka disa algoritma, ka një program të caktuar i cili selekton psh 20 mijë biznese të vogla, i liston nga numri 1 deri në 20 mijë dhe kush është më me risk. Ne do të marrim ato që janë me riskun më të madh. Nëse ne kemi X fuqi punëtore që punon X ditë në muaj, X orë në ditë do llogarisim sa orë pune kemi për të kontrolluar biznesin e vogël dhe në bazë të analizës së riskut do kontrollojë 1,2,3,4 5 apo deri ku të shkojë. Por kurrë biznesi i vogël nuk do të jetë nën presion. Ajo që do të bëjmë masivisht është asisenca që do të thotë tek tatimpaguesit e biznesit të vogël do të shkohet dhe do të mësohen, si të regjistrojnë xhiron, si të hedhin në libër xhiron ditore, pra do ketë asistencë që qytetarët të pajtohen me ligjin. Do të hapen sportele, që ai tatim pagues që nuk paguan deklaratën të shkojë tja bëjë administrata tatimore. 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Askujt nuk ia merrte mendja se ky këngëtar do zhvillonte turne në Amerikë

Posted: 06 Oct 2017 01:25 PM PDT

Reperi nga Kosova, Capital T ka treguar se është gati për të nisur karrierën e tij në një kontinent si Amerika. Ai kishte njoftuar se muaji tetor do ishte plot surpriza, por askujt nuk ia merrte mendja se ky këngëtar do të zhvillonte një turne muzikor në disa shtete të njohura.

Në një postim në Instagram, Capital T ka treguar se për 5 ditë do të jetë në Shtetet e Bashkuara për të performuar për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje në turneun e quajtur ‘The World  Is Mine’.

Pasi solli bashkëpunimin 'Pa Cenzurë' me Vig Poppa dhe Lyrical Son, ai surprizoi të gjithë ndjekësit e tij. Gjithashtu ka njoftuar se po këtë muaj do sjellë një album të ri muzikor që do jetë 'Mixtape'. Nuk dihet nëse do ketë surpriza të tjera nga reperi për këtë periudhë, por mbetet për tu parë.

Ja ku mund ta gjeni Capital-in:

07 Tetor – Chicago 
08 Tetor – New York 
13 Tetor – Tampa/Florida 
14 Tetor – Boston 
15 Tetor – Detroit

/oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Financat: Nga TVSH e biznesit të vogel do mblidhen 750 mln leke në vit

Posted: 06 Oct 2017 01:15 PM PDT


Niko Lera, drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave tha në emisionin Ekopolitikë se nga tvsh e biznesit të vogël do të mblidhen 750 mln lekë në vit.

Ai tha gjithashtu se nga TVSH e biznesit nuk priten te ardhura në buxhet.

Niko Lera: Të ardhurat nga ky grup të vlerësuara janë të nivelit 750 milionë në vit. Subjektet e biznesit të vogël në transhin e 5-8 e konvertuar në numrin e bizneseve që janë në transhin 0-5 dhe del.  Nuk flitet  që buxheti i shtetit të presë te ardhura nga biznesi i vogël. Vetëm do të ndihmohen dhe do suportohen me asistencë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Albano Bogdo i jep zemër kombëtares: Do ia kthejmë Spanjës 3-5 ose 3-6 fare

Posted: 06 Oct 2017 01:10 PM PDT

Aktori i njohur, Albano Bogdo po ndjek ndeshjen e kombëtares me Spanjën, të cilët kanë arritur të shënojnë tre gola në portën e Shqipërisë.

Në një postim në Instagram, ai i ka dhënë zemër lojtarëve për të vazhduar përballjen me spanjollët. Edhe pse rezultati është tronditës, arrin të shkaktojë të qeshura te ndjekësit e tij.

"Unë kam besim që Shqipëria do e kthejë rezultatin sepse shqipet fluturojnë në ajër, sepse shqiptari të zbret nga ajri. Sepse kemi Granit Xhakën që është tmerr shkëmbi dhe kemi Christian Panuccin trajner dhe do t'ia kthejmë Spanjës 3-5 ose 3-6 fare. Shqiptari zbret nga ajri, Shqipëri etnike!", dëgjohet duke thënë humoristi.

Për të ndjekur detajet rreth ndeshjes, klikoni këtu.

 

A post shared by albano2xlbogdo (@albanobogdo) on

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lu tjetër apel të fortë: Peshqit e mëdhenj e gangstera duhen në burg

Posted: 06 Oct 2017 12:59 PM PDT

Ambasadori amerikan Donald Lu ka bërë një tjetër apel për të luftuar krimin e organizuar në Shqipëri. Në një koment të bërë në analizën e Skënder Minxhozit, Lu është shprehur se duhen veprime konkrete për kapjen e peshqëve të mëdhenj të krimit.

Lu tha gjithashtu se "Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët, këta gangster të futen në burg"

"Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës." – Ambasadori Donald Lu”

Pak ditë më parë diplomati amerikan tha se në vend ka 4 klane kriminale në përbërje të të cilave janë 20 familje. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter