Mesazhi.com: “Shëndeti mendor i fëmijës suaj është më i rëndësishëm se shkollimi…” plus 9 more |
- Shëndeti mendor i fëmijës suaj është më i rëndësishëm se shkollimi…
- Shqipëria mposhtet nga Spanja
- Kosova pëson edhe një humbje
- Ja dieta Detoksifikuese??? Konsumoni sa më shumë ujë
- Pse na ndodhin fatkeqësitë?
- Masakra në Las Vegas, policia dyshon se Paddock është ndihmuar nga një person tjetër…
- Humanizmi tronditës i një boshnjaku: Shet dhe jep falas, për shërimin e bashkëshortes së sëmurë
- Pse është quajtur dita e xhuma me këtë emër?
- Injorojeni këtë mesazh mund t’ua boshatisë llogarinë tuaj
- Bulliqi: Gjetjet dëshmojnë se kishte parregullsi me Demarkacionin
| Shëndeti mendor i fëmijës suaj është më i rëndësishëm se shkollimi… Posted: 06 Oct 2017 02:00 PM PDT Po t'i kthehem pas viteve të shkollimit, kujtoj që (si shumë të tjerë) më interesonin vetëm rezultatet e mira në shkollë; ato ishin gjithçka! Kujtoj netët kur stërmundohesha vetëm që të arrija rezultatin maksimal në provim, të nesërmen! Atëherë dukej se kjo ishte gjëja e duhur për t'u bërë por sot, unë nuk dua që im bir të sforcohet aq shumë, në moshën e tij. Mund t'iu duket e çuditshme por lermëni ta shpjegoj mendimin tim… 1. Askush, në gjithë vitet që erdhën më pas, nuk më ka pyetur ndonjëherë për rezultatet që kam arritur në shkollë. As punëdhënësit nuk më kanë kërkuar rezultatet e universitetit. Gjithë çfarë vlente për t'u plotësuar ishte kutia e 'përvojës në punë'. 2. Kam harruar gjithçka që kam mësuar në shkollë. Përveç të tjerash pata edhe një dilemë të madhe meveten; nuk po dija ku t'i aplikoja gjithë gjërat që kisha mësuar. Siç u kuptua më vonë, vitet e studimit nuk më dhanë asnjë përparësi; nuk isha as më e mirë e as më e zonja se njerëzit më pak të shkolluar. 3. Përpjekja për rezultate maksimale më dëmtoi shëndetin Në kohën e provimeve studioja 12-15 orë në ditë. Ende më kujtohet se si më zinte gjumi gjatë leksioneve apo në mjetet e transportit public, prej lodhjes. Për shkak të lodhjes produktiviteti im ra. Tani që i mendoj këto gjëra habitem me veten dhe teknikat e mia të studimit! Jam e sigurtë që nëse do të kthehesha pas, nuk do të bëja më të njëjtën gjë! 4. Nuk kisha kohë për njerëzit Humba mundësinë më të mirë për të krijuar miqtë që nuk kam ku I gjej më! Sot, shumë vite më vonë, kam vënë re që të gjithë studentët e shkathët e të socializuar, jo aq të përkushtuar pas studimeve, janë sot njerëz të rëndësishëm e me ndikim në shoqëri. Këto janë këshillat që kam sot për fëmijët e mi, kur të nisin shkollën: -Janë aftësitë e tua ato që do të ndihmojnë për të paguar faturat dhe jo rezultatet e shkollës. -Një diplomë prestigjoze nuk do të të ndihmojë të kesh përparësi në jetë por miqtë me influencë, po! -Mos bëj gjëra për të cilat mendon se janë të pakuptimta! The post Shëndeti mendor i fëmijës suaj është më i rëndësishëm se shkollimi… appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 06 Oct 2017 01:47 PM PDT Spanja ka shënuar fitore të lehtë ndaj Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'. Kampionët e Botës të vitit 2010 në Alicante kanë mposhtur 3:0 Shqipërinë e Christian Panuccit.Të tre golat, skuadra e Spanjës i shënoi në pjesën e parë. Rodrigo ishte lojtari që hapi ndeshjen, duke shënuar në minutën e 16'. Tetë minuta më vonë, Isco dyfishoi epërsinë.Golin e tretë dhe të fundit për Spanjën, e shënoi Alcantara, në minutën e 27'.Me këtë fitore, Spanja siguron kualifikimin në botërorin e Rusisë, pasi Italia barazoi 1:1 me Maqedoninë. The post Shqipëria mposhtet nga Spanja appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 06 Oct 2017 01:42 PM PDT Kosova e ka përmbyllur në mënyrën më të keqe kampanjën e kualifikimeve në terrenin “vendas”. Ukraina ishte kundërshtari i radhës që Kosovën me lehtësi e ka mposhtur. 2-0 ishte rezultati final në një ndeshje ku Kosova nuk tregoi asgjë. Mysafirët të dy golat i shënuan në pjesën e dytë. Paqarada shënoi autogol në minutën e 60 ndërsa Yarmolenko i dha vulë fitores më golin e shënuar në minutën e 88. Kështu stadiumi “Loro Boriqi” në Shkodër ka qenë terren aspak i favorshëm për Kosovën pasi që mysafirët i kanë shënuar plot 15 gola ndërsa Kosova vetëm 2. The post Kosova pëson edhe një humbje appeared first on Mesazhi.com. |
| Ja dieta Detoksifikuese??? Konsumoni sa më shumë ujë Posted: 06 Oct 2017 01:00 PM PDT Sipas shkencëtarëve dietat detoksifikuese janë humbje parash dhe kohe dhe në vënd që të ulemi përpara një shumëllojshmërie frutash, përpara sheqerit dhe kafes ajo cfarë duhet të bëjmë është të konsumojmë ujë dhe të bëjmë gjumë të rehatshëm Trupi ynë është në gjëndje të mbrohet shumë mirë nga një sërë rreziqesh që na kanosen dhe kjo mbrojtje ndodh shumë shpejt. Por marrja e tabletave të ndryshmë, ndjekja e dietave, konsumimi I pijeve apo I cajrave me efekt detoksifikues mund të ngadalësoje këtë proçes. Shumë persona në New York duke përdorur dieta të tilla, duke ulur konsumin e sheqerit e të kafes dhe duke purifikuar sistemin e organizmit, mendojnë se do të humbasin peshë. Aktorja Gwyneth Paltrow vlerësoi të mirat që sjell ngrënia e çokollatës së zezë. Alan Boobis, toksikolog në kolegjin "Imperial" Londër, shprehet se vetë organizmi ynë ka një sistem shumë të sofistikuar detoksifikimi. Prandaj dhe mbajtja e dietave apo konsumimi i lëngjeve me efekt detoksifikimi që reklamohen, nuk këshillohet të konsumohen./Mesazhi/ The post Ja dieta Detoksifikuese??? Konsumoni sa më shumë ujë appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 06 Oct 2017 12:00 PM PDT Disa fakte të pandryshueshme
Përderisa kjo jetë është sprovë për njeriun, ai duhet të përballet me disa rrethana me të ndryshme, që kanë si qëllim të vërtetojnë vërtetësinë e deklaratës së tij, se ai beson Zotin dhe gjithashtu për ta pastruar atë nga karakteristikat imorale të padëshirueshme. Detajet e përpikta të kësaj sprove janë pa dyshim të paracaktuara për çdo njeri. Kjo duhet të na sigurojë ne, se sprova në fjalë do të bëhet në mënyrën më të përshtatshme. Me fjalë të tjera, përderisa skema e kësaj sprove është hartuar nga më i Zgjuari, nuk mund të jetë asnjëherë e padrejtë. Megjithatë, duke qenë i gllabëruar nga fatkeqësitë – një element thelbësor i kësaj sprove – njeriu është i prirur ta harrojë këtë realitet të padiskutueshëm, domethënë se sprova e jetës është e drejtë, pavarësisht sesa fatkeqësi na ndodhin. Ai ka nevojë të dijë, se kjo sprovë presupozon disa fakte të pandryshueshme, që përshtaten për të kuptuar arsyen dhe pajtohen me drejtësinë absolute. Të harrosh këto fakte, do të thotë të humbasësh fuqinë dhe kurajën për të luftuar rrethanat negative. Më poshtë vijojnë disa shënime, për të ndriçuar këto fakte, në mënyrë që të rifreskojmë dijen tonë në këtë anë dhe si rrjedhim të konsolidojmë besimin tonë, në mënyrë që të luftojmë në rrethanat e padëshirueshme. Gjëja kryesore që duhet të mbajmë në mendje është, se Allahu nuk ka armiqësi kundër nesh. Ai nuk krijon pengesa në rrugën tonë, Allahu më faltë, sepse Ai nuk mban mëri ndaj nesh dhe as nuk e përbuz ekzistencën tonë. Ai e ka prezantuar Veten si mik i njerëzimit; dhe ashtu siç bëjnë të gjithë miqtë, Ai na paralajmëron për armikun tonë të përbetuar, shejtanin, që të mos i shkojmë pas për shkak të premtimeve të tij boshe. Në mënyrë të ngjashme, është e qartë se Allahu nuk ndërmerr asgjë, pa ua zgjatur afatin robërve të Tij. Ai u jep kohë të gjithë mëkatarëve, që të pendohen për mëkatet e tyre. Nëse nuk do të ishte për këtë, ne do të dënoheshim sapo të bënim gabimin. Allahu na e do të mirën. Megjithatë nuk duhet ta konsiderojmë si një mik, që ruan miqësinë pa kushte dhe vazhdon t'i mbështesë miqtë e tij edhe kur ata shkaktojnë dëme. Përkundrazi, Ai është një mik i sinqertë, që na ndihmon t'i ruajmë kufijtë moralë, Ai është gjithmonë aty dhe na udhëzon në rrugën e drejtë. Përveçse na ka dërguar disa profetë dhe na ka dhënë librat e shenjtë, Ai ka krijuar një botë të mbushur me rehati dhe vështirësi, që të na ndihmojë të jemi të palëkundur në rrugën e Tij. Ne duhet ta dimë gjithashtu, se Allahu nuk është ashtu si janë munduar ta përshkruajnë hebrenjtë Atë. Ata vuanin nga iluzionet, se përderisa ishin pasardhësit e profetëve të drejtë të Allahut, ata kishin të drejtë të kalonin pragun e parajsës, sado në mënyrë të pamoralshme të jetonin dhe nëse do të shkonin në ferr, do të rrinin vetëm për pak kohë. I Plotfuqishmi e ka hedhur poshtë këtë keqkuptim dhe e ka emërtuar "El-Hād Fī El-sifāt" (të mohosh atributet thelbësore të Zotit), term ky që nënkupton, se ky është një krim i urryer, si t'i bësh shok atij. Allah nuk na ngarkon më shumë sesa kemi mundësi Fakti i dytë që duhet ta kemi gjithmonë parasysh është, se Allahu na ngarkon vetëm me ato përgjegjësi, të cilat mund t'i zgjidhim me lehtësi; ato nuk kanë asnjëherë aq forcë sa të na bëjnë të humbasim besimin. Zoti ka thënë në Kuran: "Ne nuk ngarkojmë asnjeri përtej mundësisë së tij". (7:152) Sigurisht që nëse ky parim sublim nuk do të ishte vënë re, gjithë skema e sprovës do të bëhej një akt tiranie dhe shtypjeje. Duke pasur parasysh këtë premtim për sheriatin, mund të arrijmë në përfundimin, se Allahu do ta përdorë këtë parim dhe në lidhje me sprovat e tjera të jetës. Atributet e tij e mohojnë nocionin, se Ai na mbingarkon, që të tronditë forcën tonë dhe të shkatërrojë shpresat tona. Prandaj qëllimi i fshehtë, që gjendet pas kësaj fatkeqësie në dukje, është sprovimi ynë; i Plotfuqishmi nuk ka asnjëherë si qëllim, të na hidhërojë nëpërmjet fatkeqësive. Fatkeqësitë nuk kanë si qëllim të na largojnë nga besimi Sprovat nuk kanë si qëllim të na largojnë nga besimi. Kurani i shenjtë ka hedhur dritë mbi këtë parim: ai u parashtrua para myslimanëve dhe hebrenjve, në kohën kur u dha urdhri në lidhje me Kiblën, se Allahu nuk donte që besimi i tyre të shkonte kot. "Allahu nuk është që t'ua humbë besimin tuaj. S'ka dyshim se Allahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve". (2:143) Mirësia është e fshehur nën velin e shqetësimeve Fakti i katërt, për të cilin duhet të jemi shumë të qartë, është se vështirësitë sjellin gjithashtu në jetën tonë dhe shumë mundësi premtuese. Ndonjëherë ne i hasim këto mundësi së bashku me vështirësitë dhe herë të tjera i hasim pas përfundimit të një periudhe të vështirë sprove. Allahu, në bazë të urtësisë dhe zgjuarsisë së Tij gjithëpërfshirëse, e ka krijuar këtë botë në çifte. Ne e vëmë re këtë fenomen në çdo gjë, me të cilën përballemi. Pa natën, ideja e dritës së ditës nuk është vetëm e papërfytyrueshme, por edhe e pakuptimtë. Në mënyrë të ngjashme shumë mundësi potenciale vijnë në rrugën tonë, vetëm pasi kemi kaluar shqetësime. Për shembull, gruaja duhet të durojë dhimbjet e lindjes, para se të bekohet me fëmijën e saj të mrekullueshëm; studenti e merr diplomën, pasi ka punuar shumë për një periudhë të gjatë kohe; një thirrës për në rrugën e drejtë e arrin suksesin, pasi investon dhe bën përpjekjet e tij më të mira në misionin e tij për një kohë të gjatë. Gjithashtu një njeri bëhet i pranueshëm për të hyrë në parajsë, pasi përballet me vështirësi dhe probleme. Zoti thotë në Kuran: "Po ju menduat se do të hyni në xhenet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e Allahut"?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e Allahut është afër"! (2:214) Shkurtimisht, është praktikë e vendosur e të Plotfuqishmit, që Ai para se ta bekojë një njeri me një mirësi tjetër, ose para se t'i japë një aftësi të re, e sprovon me vështirësi dhe fatkeqësi. Megjithatë objektiva nënkupton, që njeriu të jetë i pranueshëm për të marrë të mirat e tij. Allahu na ndihmon në vështirësi Fakti i pestë, që duhet të ngulitet në zemrën dhe shpirtin tonë është, se Allahu nuk i harron njerëzit e tij, kur ata janë në probleme. Përkundrazi Ai vazhdon t'i vëzhgojë dhe i ndihmon me të gjitha mënyrat, kur ata i luten Atij. Kur Zelihaja u mundua të joshte profetin Jusuf (a.s) me bukurinë e saj, Allahu e ndihmoi profetin e Tij. Në mënyrë të ngjashme, i Mëshirshmi i ndihmon njerëzit e Tij, kur janë në probleme. Megjithatë kjo ndihmë vjen, nëse besimtari bën të pamundurën dhe shpenzon dhe energjinë e tij të fundit kundër rrethanave të vështira. Kurani i shenjtë tregon emocionet e nënës së Profetit Musa (a.s), kur ajo e hodhi në lumë. Nëse nuk do ta kishte bërë këtë, Musai (a.s) do të ishte prej skllevërve të Izraelitëve dhe si rrjedhim do të dënohej me vdekje. Por Allahu e ndihmoi nënën e Tij, ta bënte këtë veprim. Ai e ngushëlloi, se ndihma e Tij kishte si qëllim të forconte zemrën e saj, që ajo të ishte prej besimtarëve. Allahu është i mëshirshëm Ne bëjmë shumë gabime, por Allahu na i fal. Ai na paralajmëron, se na vë në vështirësi, që të mos shkojmë në rrugë të gabuar. Ndonjëherë, Ai ua shfaq gabimet tona të tjerëve dhe me këtë ka si qëllim, që të na mësojë të rregullojmë rrugët tona. Ky ndëshkim vazhdon, derisa personi u kushton vëmendje thirrjeve të ndërgjegjes së tij, ndihet i penduar dhe i kërkon falje Allahut, falje e cila i jepet menjëherë. Por në rast se personi nuk ndien keqardhje dhe as nuk i kërkon falje Zotit, atëherë frerët e tij në mbretërinë e së keqes lihen të lirë. Atij i jepet dhe një periudhë tjetër për t'u penduar. Ky pendim i jep dy mundësi: ai mund të kthehet me vullnet të lirë tek Zoti i tij, ose mund të vazhdojë rrugën e keqe, që ka zgjedhur për veten e tij. Për sa i përket punës së keqe që bën njeriu, Allahu ka vendosur një vijë të caktuar. Nëse personi e shkel kufirin, atij i mohohet esenca e të dëgjuarit, e të parit dhe e të arsyetuarit. Kështu atij nuk i bën më përshtypje asnjë qortim. Kjo nuk ndodh për një ditë a dy. Allahu e vendos këtë çështje në bazë të tolerancës. Ky vendim është marrë në bazë të rrethanave të veçanta të kriminelit, të aftësive të tij, të kontributit të shoqërisë ndaj ndërtimit të karakterit të tij etj. Shkurtimisht, gjithçka që mund të bëhet sipas "drejtësisë", duhet të merret parasysh në mënyrë të saktë. Sprovat janë pjesë përbërëse e jetës sonë Allahu e ka krijuar këtë botë, që ne të fitojmë parajsën duke ndjekur rrugën e së vërtetës. Për këtë arsye jeta aktuale nuk mund të jetë pa sprova. Qëllimi i vetëm pas këtyre sprovave është, që ne të shkojmë në parajsë. Asnjë banor i kësaj bote nuk duhet të mendojë se nuk do të sprovohet, përderisa kjo është kundër qëllimit të krijimit të tij. Përpjekjet për t'iu larguar kësaj sprove mund të rezultojnë në dështim total. A janë mirësitë/fatkeqësitë kritere për të gjykuar njerëzit? Këto kritere kanë gjetur në njëfarë mënyre pranim të përgjithshëm ashtu si në ditët e injorancës. Mendohet se Zoti është i kënaqur me ata, që bëjnë një jetë të rehatshme dhe i pakënaqur me ata që jetojnë në varfëri. Sipas këtij koncepti, disa kriminelë që merren me kontrabandë dhe ryshfete zgjedhin që në fasadën e pallateve të tyre të shkruhet "Është bekim mbi mua nga Zoti im". Një perceptim i tillë është thjesht një gënjeshtër. Varfëria dhe pasuria janë dy aspekte të sprovës që ne kalojmë. Allahu i sprovon njerëzit, duke u dhënë shumë të mira dhe disa të tjerëve duke u dhënë më pak në këtë botë. Por Allahu nuk është i pakënaqur me asnjërin prej tyre, në lidhje me pasurinë e tyre. Ka shumë mundësi që Allahu të mos e pëlqejë një të pasur. Rehatia në këtë botë mund të jetë ajo që Allahu ka zgjedhur për të: gjithçka në këtë botë dhe asgjë në botën tjetër. Por në rastin e një të varfri, mund të ndodhë që Allahu në këtë mënyrë dëshiron që këtij personi t'i lahen të gjitha mëkatet dhe ai të shkojë në parajsë./Mesazhi/ The post Pse na ndodhin fatkeqësitë? appeared first on Mesazhi.com. |
| Masakra në Las Vegas, policia dyshon se Paddock është ndihmuar nga një person tjetër… Posted: 06 Oct 2017 11:49 AM PDT Policia në Las Vegas tha se ka gjetur makinën e autorit të masakrës së të hënës. Sipas autoriteteve, makina e tipit Hyundai Tucson ishte në shtëpinë që autori i sulmit Stephen Paddock, ndante me të dashurën e tij në qytetin Reno. Paddock hapi zjarr, mbi turmën e mbledhur në një koncert, nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay duke vrarë të paktën 58 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë. Qindra njerëz morën pjesë në një vigjilje me qirinj të ndezur mbrëmë në Las Vegas për një oficer policie që u vra në sulm. Në një llogari të çelur për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre deri më tani janë mbledhur mbi 10 milionë dollarë. Ndërkohë që zyrtarët po kërkojnë për motivet e sulmit, kreu i departamentit të policisë së Las Vegas tha se autoritetet duan të dinë në se Paddock u ndihmua nga dikush tjetër. "Duhet ta bëjmë këtë supozim. Duhet të ketë patur një farë ndihme në një moment dhe duam të sigurohemi për përgjigjen e kësaj hipoteze", tha sherifi Lombardo, duke shtuar se me rëndësi është të bisedohet me këdo, që e ka njohur sulmuesin në kërkim të ndihmësve të mundur. Avokati i të dashurës të autorit të sulmit Marilou Danley, tha se ajo nuk e kishte idenë që Paddock po planifikonte ndonjë akt dhune. Ajo ishte në Filipine në kohën e sulmit të dielën./Mesazhi/ The post Masakra në Las Vegas, policia dyshon se Paddock është ndihmuar nga një person tjetër… appeared first on Mesazhi.com. |
| Humanizmi tronditës i një boshnjaku: Shet dhe jep falas, për shërimin e bashkëshortes së sëmurë Posted: 06 Oct 2017 11:35 AM PDT Mustafa Alajmoviç është një minator nga Breza, të cilin fati e ka nxjerrë nga minierat në rrugët e qyteteve të Bosnje, ku me shitjen e prodhimeve vendore ai bën një luftë jetësore për të siguruar mbijetesën e familjes së tij pesë-anëtarëshe dhe merr pjesë rregullisht në aksione humanitare. Sot ai qëndroi në Mostar, ku edhe zgjoi kërshërinë dhe fisnikërinë e qytetarëve. Me shitjen e lëngjeve dhe reçeleve lokale në Urën e Mostarit, minatori ka treguar se çfarë do të thotë lufta e vërtetë për mbijetesën e familjes dhe fisnikëria e pakufijshme kur është fjala për njerëzit të cilët, si edhe vetë ai, janë në nevojë. Ai, nëpërmjet shitjes së produkteve shtëpiake, siguron mjete për ushqimin e tre fëmijëve dhe trajtimin e gruas së tij të sëmurë, por gjithashtu merr pjesë në aksione tjera humanitare. "Nga çdo produkt i shitur, ndaj nga 1 KM (valutë në BH) për qëllime humanitare, si dhe u jap gratis produkte të mia personave në nevojë", tha Alajmoviç, duke deklaruar se parimi i punës së tij është: "Kush nuk ka mundësi, le ta marrë, hallall e ka". Në Mostar, thotë ai, nuk është për herë të parë dhe sipas përvojave nga e kaluara dhe e tashmja, beson se ky qytet ka njerëz jashtëzakonisht fisnikë që bashkëndiejnë nevojat e të tjerëve dhe u ndihmojnë tjerëve me ëndje. "Kjo është vizita ime e tretë në Mostar dhe jam shumë i kënaqur me shitjet dhe vizitën e njerëzve të cilët shfaqin një ngrohtësi të veçantë. Në të vërtetë, ardhjen time e paralajmërojnë njerëzit që më njohin dhe i njohin produktet e mia dhe jam shumë i lumtur për këtë", pranoi Alajmoviq i cili flet hapur për nevojën që e shtyri atë që të dalë jashtë minierës në rrugët e qyteteve të Bosnjës. "Tre vjet më parë, gruaja e Zehra u sëmur, kështu që m'u desh të marr përsipër kujdesin për të dhe tre fëmijët tanë",thotë Alajmovic. Ndërsa punonte në minierë, ai nuk mund të kujdesej për familjen; prandaj, falë mirëkuptimit nga ana e kolëgëve dhe punëdhënësve, thotë ai, mori pushim mjekësor për t'u kujdesur për familje. Por, nga paga e minatorit me gjithë pushimet mjekësore, ai nuk mund të përmbushte as nevojat themelore për tre fëmijet e tij, e as të sigurojë mjetet e nevojshme për trajtimin e gruas së tij të sëmurë. Prandaj, në kërkim të një rrugëdaljeje nga situata në dukje të parë e pashpresë, ai filloi të vizitojë qytetet anembanë vendit për të shitur prodhimet vendase, punë kjo të cilën e kishte bërë edhe më parë me gruan e tij. "Këtë e kemi përgatitur personalisht unë me gruan time. Tani ajo është shumë e sëmurë, kështu që përpiqem ta mbaj punën time dhe të shes sa më shumë produkte shtëpiake në mënyrë që të mbledh sa më shumë të ardhura për mjekimin e saj", thotë Alajmoviç. Në punë, siç thekson ai, ka mirëkuptim nga ana e kolegëve dhe punëdhënësve, ashtu që aksionet i ndërmerr gjatë kohës sa nuk është në minierë, gjatë kohës së pushimeve vjetore, ditëve të lira dhe pa pagesë. Gjatë jetës së tij, ai u takua me shumë njerëz në situata të vështira, të cilat, siç thotë ai, i kanë mundësuar atij, që edhe ai të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur të tjerët në nevojë. "Unë shkoj nga një qytet në tjetrin dhe zakonisht banoj në Breza, dhe kam tezgën time në Sarajevë në tregun për automjete. Shitja shkon herë mirë herë dobët, varësisht nga moti dhe mundësitë financiare të qytetarëve", thotë Alajmoviç, i cili shpesh u jep falas produktet e tij atyre që janë në nevojë. Përndryshe, ai punon nën sloganin "Kush nuk ka mundësi, le t'a merr – hallall e ka", kështu që sot, në Mostar, përveç shitjeve të mira, ai gjithashtu kishte rastin që t'u dhurojë produktet e tij njerëzve të cilët nuk kishin mundësi të blinin produktet, siç thotë, me gjithë zemrën. Përveç Mostarit, produktet e saj shiten nëpër vende tjera të Bosnje, kështu që atë mund takoni edhe në rrugët e Sarajevës, Cazin, Kalesija, dhe, siç thotë ai, parimi i tregëtië së së tij gjithmonë do të mbetet: "Kush nuk ka mundësi, le t'a marrë, hallall e ka"./Mesazhi/ The post Humanizmi tronditës i një boshnjaku: Shet dhe jep falas, për shërimin e bashkëshortes së sëmurë appeared first on Mesazhi.com. |
| Pse është quajtur dita e xhuma me këtë emër? Posted: 06 Oct 2017 11:29 AM PDT Fjala "el-xhumu'a " ka kuptimin e bashkimit. Dijetarët përmendin mendime të ndryshme rreth arsyes së emërtimit të saj me këtë emër, por më i sakti prej tyre është se në këtë ditë ndodhi bashkimi i copëzave të baltës prej të cilës u krijua Ademit alejhi selam, pra në këtë ditë ndodhi bashkimi i tyre dhe u formua trupi i Ademit alejhi selam. Argumenti për këtë është hadithi që përcjell Selman el-Farisij – radijallahu anhu – se Profeti – alejhi selam – tre herë e pyeti duke i thënë: " O Selman, çfarë është dita e xhuma? Selmani – radijallahu anhu – iu përgjigj për çdo herë pyetjes së tij: " Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë." Profeti alejhi selam – i tha: " Në këtë ditë u bashkua krijimi i babait tënd (Ademit)." Ahmedi, Nesai, Ibn Huzejme dhe Taberaniu në "El-kebir". Hadithi është i saktë me anë të dëshmive për të./Mesazhi/ The post Pse është quajtur dita e xhuma me këtë emër? appeared first on Mesazhi.com. |
| Injorojeni këtë mesazh mund t’ua boshatisë llogarinë tuaj Posted: 06 Oct 2017 11:25 AM PDT Sarah është emri më i ri që po pushton celularët e shumë njerëzve për një arsye të veçantë, por serioze. Janë publikuar disa mesazhe nga një numër që shkruan: Jam Sarah, kam nevojë që të më bëni një nder nëse është e mundur. Kam bërë një aksident të vogël dhe kam thyer kërcin dhe bërrylin e krahut të majtë. A mund të më shkruani sapo të merrni këtë mesazh? Nëse një person t'i kthente, atëherë do kërkojnë një kod i cili mund të marrë të dhënat në numrin e telefonit. Këto informacione mund të kenë të bëjnë me llogarinë bankare dhe hakerat arrijnë që të vjedhin gjithçka ndodhet në të. Ky është një mashtrim të cilit nuk duhet ti besojë askush, edhe nëse një mesazh i tillë dërgohet në rrjete sociale./Mesazhi/ The post Injorojeni këtë mesazh mund t'ua boshatisë llogarinë tuaj appeared first on Mesazhi.com. |
| Bulliqi: Gjetjet dëshmojnë se kishte parregullsi me Demarkacionin Posted: 06 Oct 2017 11:21 AM PDT Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka marrë kompetenca shtesë dhe po i shqyrton dokumentet dhe faktet ekzistuese në lidhje me shënjimin e vijës së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Komisionit shtetëror, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se Komisioni ka nisur punën dhe do të bëjë një analizë të raportit të Komisionit paraprak. Ai tha se që në fillim janë vërejtur parregullsi që ka bërë ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. "Janë një sërë parregullsish dhe nga ajo që kemi arritur të shohim që në fillim, vërehet një tejkalim i kompetencave të atij Komisioni. Ai Komisioni nuk ka pasur të drejtë të bëjë delimitacion (caktim i kufirit) të ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, për faktin se ka ekzistuar një kufi i delimituar që nga viti 1946", tha Bulliqi. Sipas tij kompetenca e Komisionit ka qenë vetëm të gjejë pikat kufitar ku ka kaluar linja kufitare. Bulliqi tha se analizat do të bëhen edhe na aspektin e së drejtës ndërkombëtare, fakteve hartografike, natyrore dhe atyre në gjeodezi. "Kur të analizohen të gjitha këto gjëra, sigurisht që do të kemi nevojën që të bëjmë edhe disa vizita të drejtpërdrejta në terren", theksoi Bulliqi. Ndërkohë, Ali Lajçi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror pritet punë e drejtë, pasi që sipas tij, Demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që duhet zgjidhur. "Duhet të dalin në terren dhe t'i bëjnë të gjitha analizat. Duhet parë të gjithë faktorët që çojnë drejt një zgjidhjeje dhe në argumentet e gjithanshme e që janë të bollshme, por që duhet të merren ato që riradhisin pikat Çakorr, Kullë, Mokna", tha Lajçi. Ramiz Dreshaj, banorë nga Rugova e Pejës që ka tokë afër vijës kufitare tha për Radion Evropa e Lirë, se kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë mirë që ka emëruar një Komisioni të ri për çështjen e Demarkacionit. Dreshaj tha se do t'u besojë të gjeturave të Komisionit të ri në rast se ata do dalin në terren. "Shpresojmë se do të ketë sukses ky Komision. Duhet të dalë në terren Komisioni i ri, pasi që Komisioni i kaluar i ka bërë vlerësimet nga tavolina me tahmin (hamendje). Duhet të dilet në të gjitha anët, në bjeshkë, në këmbë, në fshatra dhe duhet të tregojë, pra edhe pse janë hartat, duhet të tregojë se ku kanë qenë mexhat (pikat kufitare)", tha Dreshaj. Ndërkohë, sipas kryesuesit të Komisionit të ri shtetëror, Shpejtim Bulliqit në gjithë këtë proces ri-vlerësimi janë ftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të gjithë ata që janë të interesuar që të ndihmojnë në zhbllokimin e gjendjes. Megjithatë, Bulliqi tha se Komisioni i jep llogari atyre të cilët e kanë formuar. "Ne nuk jemi Komision që jemi formuar nga faktori ndërkombëtar, por jemi Komision që na kanë krijuar institucionet dhe përgjegjësinë ua japim institucioneve tonë. Sigurisht që jemi të gatshme dhe të hapur me të gjithë faktorët relevant të ulemi dhe ta diskutojmë problemin hapur. Ta diskutojmë ku janë lëshimet, ku janë problemet e defektet e gjithë këtij procesi. Por, ne jemi Komision që jemi formuar në bazë të rregullativave ligjore që janë në fuqi", tha Bulliqi. Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, deri më tash ka mbajtur disa takime pune, në të cilat ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. Komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do të kërkohen me shkrim në disa institucioneve përkatëse. Deputete e opozitës nga legjislatura e kaluar kanë thënë se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj ka thënë se do të priten rezultatet e punës së Komisionit të ri dhe më pas do të dilet me ndonjë zgjidhje. "Tani ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën për Demarkacionin dhe vetëm pasi ta kemi një gjendje çfarë do të na ndihmojë që ta hapim temën, atëherë do t'i drejtohemi partnerëve politikë në Kosovë por edhe partnerëve ndërkombëtarë". Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohet se po e mbanë peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave./Mesazhi/ The post Bulliqi: Gjetjet dëshmojnë se kishte parregullsi me Demarkacionin appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





