Mesazhi.com: “Pse femrat flasin më shumë…” plus 9 more |
- Pse femrat flasin më shumë…
- Si të jetoni jetën pa stres?
- Tonik nga majdanozi për fytyrë të pastër
- Ilaçet rrisin rrezikun nga sulmi në tru
- Nuk marrin mësim nga terrori në Las Vegas, banorët blejnë armë me shumicë
- Mielli i thekrës – produkt ushqimor i së ardhmes
- Serbët e veriut mbajnë shpresat te Rusia dhe Putini
- Fluturat shkaktuan trazira në parashikimin e motit (Foto)
- Arrestohet në Durrës Sadri Ramabaja
- Automjeti godet këmbësorët në qendër të Londrës
| Posted: 07 Oct 2017 02:35 PM PDT Sepse, pjesët e trurit të ngarkuara për të folur janë më të zhvilluara së paku për 20 për qind më shumë tek femrat se te meshkujt. Për këtë arsye llafazania 'femërore' është thjesht çështje e anatomisë. Për femrat, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat. Neuropsikiatrja kaliforniane, Louann Brizedine, në librin "Truri femëror", pohon se truri i një femre dhe truri i një mashkulli ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal. Progesteroni dhe testosteroni janë elementët bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme, transmeton Telegrafi. Pra, le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka dhuruar femrës. Këtë e di mirë ish-rektori i Harwardit, Lawrence Summers, i cili rrezikoi vendin e punës sepse u shpreh që femrat janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses./Mesazhi/ The post Pse femrat flasin më shumë… appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 07 Oct 2017 12:00 PM PDT Kur ankohesh për shijen e ushqimit, gjithmonë kujto profetin, alejhi selam, i cili për disa ditë në mungesë të ushqimit vendoste gurë në stomakun e tij. Kur ankohesh për veshjen e paktë që e ke, gjithmonë kujto profetin, alejhi selam, veshja e të cilit ishte dy pjesë gjatë gjithë jetës së tij. Kur ankohesh se sa i parehatshëm është shtrati yt, kujto profetin, alejhi selam i cili flinte nën gjethet e palmës. Kur bëhesh koprrac në gjërat që duhet t'i ndash me të tjerët, kujto profetin, alejhi selam, i cili jepte gjithçka çfarë kishte dhe për vete nuk linte asgjë. Kur mendon se je shumë i varfër, kujto profetin, alejhi selam i cili i donte shumë të varfërit dhe thoshte se do të jetë me ta në Xhenet, kjo të heq mërzinë. Kur mërzitesh nga ata që të lëndojnë, kujto profetin, alejhi selam, i cili kishte mëshirë ndaj atyre që e lëndonin atë. Kur mendon për ata që të urrejnë, kujto profetin, alejhi selam, i cili gjithmonë lutej për ata që fyenin Zotin. Kur njerëzit nuk të falënderojnë për atë që iu bën, kujto profetin, alejhi selam, i cili na kujton se shpërblimi më i madh vjen nga Allahu. Kur askush nuk të do, kujto që profeti, alejhi selam të deshti para mijëra viteve, pa të parë! Kur mendon se sa e vështirë dhe e tmerrshme është jeta jote, kujto profetin, alejhi selam, i cili pati shumë beteja në jetën e tij dhe kjo të jep forcë. Paqja qoftë mbi ty, i dashuri im! Paqja qoftë mbi ty, modeli i jetës sime! Paqja qoftë mbi ty, o i dërguar i Allahut! Paqja qoftë mbi atë, i cili është shembulli më i mirë për ta ndjekur në jetën tonë!/Mesazhi/ The post Si të jetoni jetën pa stres? appeared first on Mesazhi.com. |
| Tonik nga majdanozi për fytyrë të pastër Posted: 07 Oct 2017 11:01 AM PDT Që të keni fytyrë të pastër dhe të freskët, kurse nuk keni kohë për tretman, mund të provoni disa zgjidhje alternative për kujdes shtëpiak. Receta për përgatitje të tonikut për pastrim të fytyrës në kushtet shtëpiake që po jua prezantojmë ju tërheq me thjeshtësinë e vet. Gjithçka që ju nevojitet për të përgatitur këtë është një përbërës me aromën që ju pëlqen dhe majdanoz i freskët. Në një litër ujë të zierë vini një tufë majdanoz të freskët dhe lëreni të përgatitet rreth 15 minuta. Më pas kullojeni dhe lëreni të ftohet. Mund ta mbani në një shishe të vogël në frigorifer një muaj të tërë. Nëse dëshironi të ketë aromë të këndshme mund t'i hidhni disa pika aromë që ju pëlqen. Nëse kini fytyrë të yndyrshme në vend të përbërësit të trëndafilit hidhni atë të nenexhikut, kurse nëse keni fytyrë të thatë hidhni disa pika përbërës me aromë trëndafili. Për fytyrë normale është mirë në tonik të hidhni disa pika të përbërësit me aromë portokalli. Toniku duhet të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje dhe do ta shihni se pas një kohe rezultatet s'do të mungojnë kur fytyra juaj do të jetë e pastër dhe e freskët./Mesazhi/
The post Tonik nga majdanozi për fytyrë të pastër appeared first on Mesazhi.com. |
| Ilaçet rrisin rrezikun nga sulmi në tru Posted: 07 Oct 2017 11:00 AM PDT Këto ilaçe, që përdoren nga miliona njerëz, janë lidhur me rrezik më të lartë nga puna e çrregulluar e zemrës, gjë që mund të sjellë deri te sulmi në tru. Rritja e rrezikut nga zhvillimi i dridhjes atriale mundet të arrijë edhe deri në 84 për qind, pohojnë shkencëtarët holandezë. Kjo gjendje, shkaktare udhëheqëse e sulmit të parë në tru, ndodh kur dhoma e epërme e zemrës e humb ritmin e duhur dhe rrahë më shpejtë se zakonisht, gjë që sjell deri te droçkat në gjak. Njerëzit që vuajnë nga artriti (dhimbja e kockave), janë përdoruesit më të zakontë të këtyre ilaçeve kundër dhimbjeve, duke përfshirë edhe ilaçet josteroide kundër inflamacioneve, siç janë Diklofeni dhe Ibuprofeni, si dhe ilaçe të reja me emrin Koksibs. Në studimin që ka zgjatur 13 vjet kanë marrë pjesë 8.423 njerëz. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ka qenë 68-vjeçar, ndërsa pak më shumë se gjysma kanë qenë femra. Mendohet që këto ilaçe mund të kontribuojnë në problemet me ritmin e zemrës, sepse e rrisin shtypjen e gjakut për shkak të mbajtjes së lëngjeve. "Rezultatet tona sugjerojnë që rreziku i rritur rritet shpejtë pas fillimit të trajtimit dhe se me kalimin e kohës mund të zhduket', ka thënë Bruno Stricker, nga qendra miekësore 'Erasmus' në Roterdam. Personat që e pinë ilaçet e tilla rrallë, për shembull si pasojë e dhimbjes së kokës, nuk kanë pse të të shqetësohen./Mesazhi/ The post Ilaçet rrisin rrezikun nga sulmi në tru appeared first on Mesazhi.com. |
| Nuk marrin mësim nga terrori në Las Vegas, banorët blejnë armë me shumicë Posted: 07 Oct 2017 10:02 AM PDT Jehona e ngjarjes së Las Vegasit nuk është zbehur ende, por kjo nuk i ndaloi entuziastët e armëve të viheshin në rresht ne Oaks të Pensilvanias për të siguruar hyrjen në panairin më të madh të armëve në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, Guntoberfest. Eventi i përvitshëm treditor, mbajtur në qendrën Greater Philadelphia Expo Center, nisi në mesin e thirrjeve për ndalimin e pajisjeve të jashtme që i mundësojnë armëve kthimin në automatike. Një të tillë përdori dhe Stephen Paddock kur qëlloi pa rreshtur nga dhoma e tij e hotelit, në katin e 32-të, mbi njerëzit e mbledhur në një koncert "crountry", duke vrarë 58 prej tyre e duke plagosur mbi 500 të tjerë. Shitës e vizitorë të panairit e mbështesnin nismën, por nuk janë të bindur se kjo lëvizje do ta zgjidhë situatën. "Nuk mendoj se ka ndonjë legjislacion që mund të miratohej tani e që do t'i ndalonte një njeriu të lig kryerjen e një akti të urryer. Asnjë i tillë nuk do ta bënte dot", u shpreh Dave Zeller, shitës armësh. "Unë e përkrah ndalimin e këtyre pajisjeve. Nuk shoh asnjë arsye përse dikush duhet të lejohet t'i mbajë ato, kur praktikisht janë armë lufte", tha Christine Fewkes, vizitore në panair. "Do të ketë gjithmonë njerëz që do t'i gjejnë edhe në mënyrë të paligjshme nëse do të duan. Problemi nuk është të nxirren ligje të reja, çështja është të forcohen sa më shumë ato ekzistueset", tha Paul Poretzky, një tjetër vizitor. Ndërkohë, në Uashington, liderë fetarë progresistë kërkuan fundin e dhunës së armëve dhe këtë nuk e bënë me fjalë, por me veshje. Ata vendosën 205 bluza me 205 emra në një rrugë të Feirfeksit, në periferi, bashkë me datën e vdekjes së secilit prej tyre. Vitin e kaluar, 205 persona vdiqën nga dhuna e armëve në këtë zonë. The post Nuk marrin mësim nga terrori në Las Vegas, banorët blejnë armë me shumicë appeared first on Mesazhi.com. |
| Mielli i thekrës – produkt ushqimor i së ardhmes Posted: 07 Oct 2017 10:00 AM PDT Njerëzit të cilët i kushtojnë kujdes ushqimit vetjak, përkatësisht kujdesen se çfarë fusin në organizëm, shfrytëzojnë kryesisht miellin e thekrës me rastin e gatimit të ushqimit. Po ju sjellim shpjegime të shkurtra për atë se çfarë është thekra, për vlerat nutritive dhe karakteristikat pozitive të miellit të thekrës dhe për kuptimin e tij për organizmin e njeriut. Pra, çfarë vërtet është thekra? Thekra (lat. Secale cereale) është specifike për atë që mund të përdoret pa kurrfarë përpunimi, duke pasur parasysh që nuk ka shtresë mbrojtëse të brendshme. Pos që është i mirë për tretje, rekomandohet për ushqim të personave të sëmurë nga diabeti për shkak të përqindjes së vogël të qullit.
Mielli i thekrës Në kulturën tonë mielli i thekrës më së shumti përdoret në përzierjet e miellit për bukë integrale. Gjithashtu e përdorim me rastin e gatimit të pjekurinave, simiteve dhe bukës, por mund të themi që i shtohet miellit të misrit dhe të grurit për përmirësimin e shijes. Pos që përmirëson shijen, mielli i thekrës shton vlerën ushqyese të produktit ushqimor dhe ndikon në ruajtjen më gjatë të freskisë së produktit. Mielli i thekrës përmban përqindje më të vogël të glutenit, gjë që në njëfarë mënyre e bën më fortë dhe që me rastin e përgatitjes i shtohet edhe përqindje e caktuar e miellit të bardhë të grurit. Vlera nutritive e miellit të thekrës Është burim i shkëlqyeshëm i mineraleve si p.sh. manganit, selenit, fosforit, magnezit, zinkut dhe kaliumit. Është i pasur me burime të albuminave dhe të kompleksit të vitaminave B, ndërkaq më shumë ka thartinë pantotenike dhe niacinë.
Rëndësia e miellit të thekrës për organizmin e njeriut Pos që është i përshtatshëm për personat me diabet, është ideal edhe për personat të cilët kanë probleme me sistemin e tretjes. Ndihmon në ruajtjen e nivelit të kolesterinës dhe sheqerit dhe rregullon punën e zorrëve të njeriut. Gjithashtu përdoret në dieta, duke pasur parasysh që është i pasur me fibra dietale, ndërkaq vetvetiu pengon edhe konstipacionin e padëshiruar. Në hulumtimet shkencore është treguar që ndikon pozitivisht te femrat të cilat janë në menopauzë dhe i mbrojnë nga kanceri potencial i gjirit. Për shkak të pjesëmarrjes së madhe të manganit ndikon në përmirësimin e punës së sistemit nervor dhe mbron nga ndikimi i dëmshëm i radikaleve në organizmin e njeriut. Duke pasur parasysh që edhe kalciumi është njëri ndër përbërësit, mund të themi që ndikon në punën e sistemit tonë të muskujve përkatësisht të tonusit të tyre./Mesazhi/
The post Mielli i thekrës – produkt ushqimor i së ardhmes appeared first on Mesazhi.com. |
| Serbët e veriut mbajnë shpresat te Rusia dhe Putini Posted: 07 Oct 2017 09:54 AM PDT Mitrovica e veriut, një prej katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, me nxitjen e liderëve politikë lokalë, sot është një bastion pro-rus, ku simpatia për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por edhe për shtetin rus, konfirmohet nga shumica e qytetarëve serbë të kësaj komune. Nëpër rrugët e qytetit, valojnë flamujt rus dhe serbë, ndërkaq portreti i Putinit në ndërtesa ose i paraqitur edhe përmes mbishkrimeve, transmetojnë mesazhe të glorifikimit të aleancës serbo-ruse. Disa qytetarë serbë të Mitrovicës së veriut e shohin Rusinë si aleatin e vetëm të Serbisë. Miroslav Laketiq nga Mitrovica e veriut, shpreh mendimin se aleanca serbo-ruse, është krejtësisht e natyrshme. "Kjo është një gjë që dihet në përgjithësi. Serbia gjithmonë ka qenë në udhëkryqin e interesave të perëndimit dhe të lindjes dhe kjo do të vazhdojë të jetë kështu edhe më tutje. Për dallim nga perëndimi, Rusia kurrë nuk na ka nxjerrë probleme, nuk na e ka rrezikuar sigurinë dhe mëvetësinë tonë". "Ata janë miqtë tanë tradicional. Shpresojmë që edhe kësaj here, Rusia do të mbetet në këtë rrugë. Rusia e fortë nënkupton edhe një Serbi të fortë. Kur Rusia është e dobët, atëherë nuk do ta ndihmojë Serbinë, ashtu siç ka ndodhur me Jelcinin e çmendur", thotë Laketiq. Mendim të ngjashëm ka edhe Bosanka Prodanoviq, serbe nga Mitrovica e veriut. Ajo thotë se populli në Mitrovicë të veriut, kryesisht, shpreson në mbështetjen e Rusisë: "Na mjafton ndjenja që Rusia dhe Putini ekzistojnë. Kjo mjafton. Pres gjithçka pozitive nga ata. Populli këtu, kryesisht, beson në Rusinë, sepse ne nuk e dimë se çfarë po bisedohet në Bruksel". Me këtë gatishmëri të opinionit të qytetarëve në Mitrovicë të veriut, nuk duhet befasuar se pse lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka vendosur që para zgjedhjeve lokale në Kosovë, që do të mbahen me 22 tetor, ka shkuar në Moskë për të marrë këshilla. Por, njohësi i çështjeve të sigurisë nga Mitrovica e veriut, Veroljub Petroniq, nga organizata joqeveritare "Qendra humane në Mitrovicë", shpreh mendimin se rrëfimi për ndihmën e Rusisë për serbët në Kosovë, të cilit iu dha hov, është imagjinar dhe bëhet më tepër për propagandë. Sipas tij, një ndihmë e tillë nuk ekziston. Petroniq thotë se kohë më parë ka marrë pjesë në një konferencë për sigurinë ndërkombëtare në Soçi. Bisedat që kishte bërë atje me përfaqësues rus, siç thotë ai, e kanë sjellë deri te përfundimet interesante. "Kam pasur rastin të bisedoj me një deputet rus, i cili thjesht më ka bërë t'i hap sytë dhe të zbres në tokë. Ai më tha që në listën e tyre të interesave është në vendin e 17. Ai me tha se shteti i tij është vend që kufizohet me 19 shtete dhe ka dalje në 12 dete. Siç më tha, Armenia, Gruzia, Azerbaixhani, Kazakistani dhe të tjera, janë një grumbull i problemeve të tyre. Prandaj, ne jemi në vendin e 17 për ta". "Madje, më ka thënë se Mali i Zi, para se të hynte në NATO, ka qenë një sferë apo zonë më e madhe e interesit për ta, se sa Serbia. Kjo, siç më tha ai, për arsyen e thjeshtë se do të ishte e mjaftueshme që e gjithë flota e Detit të Zi të shkojë dy herë në vit në Tivar, që të marr ujë për anijet dhe nëndetëset, të parakalojë nëpër Adriatik dhe ta tregojë forcën", thotë Petroniq. Por, rezerva të tilla ndaj Rusisë, sikurse ato të Petroniqit, vështirë se mund t'i gjesh në Mitrovicën e veriut. Jova Jovanoviq nga kjo komunë, thotë se Rusinë nuk mund ta shohë ndryshe, përveç si një vend mik të serbëve. "Rusët i përjetoj si miq. Ata janë miqtë tanë më të mirë për qindra vjet, e jo vetëm tash. Atij që i pengon Rusia, ai është armiku më i madh i popullit serb. Ata na ndihmojnë gjithmonë, pa ndonjë kërkesë për kompensim. Ata në perëndim, kërkojnë t'iu ndihmojmë vetëm kur kanë interes", shprehet Jovanoviq. Por, a ka ardhur mbështetja ruse për Listën Serbe në momentin e duhur, kur me lejen e Beogradit, kjo listë ka vendosur ta mbështesë Qeverinë e Kosovës, në krye të së cilës është Ramush Haradinaj, të cilin Serbia po e akuzon për krime lufte? Megjithatë, serbët e veriut, e arsyetojnë këtë veprim të Listës Serbe. Një arsyetim të tillë e jep edhe Bosanka Prodanoviq: "Ne kemi qenë kundër asaj që Lista Serbe të hyj në qeverinë e Haradinajt. Por, nëse këtë e ka thënë Putini dhe në qoftë se qeveria e jonë e thotë një gjë të tillë hapur, atëherë diçka do të dalë nga kjo". Besimi në gatishmërinë e Rusisë për të sakrifikuar për të mirën e Serbisë, në Mitrovicë të veriut nuk është mit e as temë historike. Një gjë të tillë e beson edhe Smiljana Jovanoviq, serbe nga Mitrovica e Veriut. "E shihni si ndihmojnë për ushtrinë, për pajisje dhe për shumëçka tjetër", thotë Jovanoviq. Bashkëpunimi ushtarak serbo-rus, ka marrë hov, përkundër politikës së balancimit, të cilën e proklamon qeveria në Serbi. Megjithatë, për shumë serbë të Mitrovicës së veriut, një gjë e tillë i thellon shpresat se Rusia do të vazhdojë mbështetjen për arritjen e qëllimit, që Kosova të jetë pjesë e Serbisë. The post Serbët e veriut mbajnë shpresat te Rusia dhe Putini appeared first on Mesazhi.com. |
| Fluturat shkaktuan trazira në parashikimin e motit (Foto) Posted: 07 Oct 2017 09:49 AM PDT Një spektakël shumëngjyrësh, mahnitës, i përcaktuar nga satelitët, mbi shtetin amerikan të Colorados, është identifikuar si një masë gjigante fluturash në emigrim. Shkëncëtarët në Shërbimin Kombëtar të Motit në SHBA, fillimisht e ngatërruan pamjen portokalli të radarit me tufa zogjsh dhe kërkuan ndihmën e publikut për identifikimin e specieve. Më vonë ata përcaktuan se, masa që shtrihej në plot 110 km, ishte një kaleidoskop fluturash shumëngjyrëshe. Parashikuesit thonë se është e pazakontë që insektet fluturuese të pikasën nga radarët. Ndryshe ndodh me zogjtë migrues, me fluturimet e tyre nga veriu në jug, që gjithnjë gjurmohen nga radarët. Por këtë radhë, drejtimi i udhëtimit dukej i pazakontë, e po ashtu edhe koha e tij. Ndaj, shkencëtarët vendosën të pyesnin në "Tëitter" dhe të kërkonin ndihmë për të përcaktuar speciet e zogjve. Por të gjitha përgjigjet që morën ishin të njëjta: flutura! Këto të fundit dihet se ndjekin drejtimin e erës dhe mund të përshkojnë me qindra kilometra, çdo ditë. The post Fluturat shkaktuan trazira në parashikimin e motit (Foto) appeared first on Mesazhi.com. |
| Arrestohet në Durrës Sadri Ramabaja Posted: 07 Oct 2017 09:41 AM PDT Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar ish-kandidatin për deputet nga Vetëvendosje, Sadri Ramabaja mbrëmë në territorin e Shqipërisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se Ramabaja është ndaluar nga autoritetet e Shqipërisë mbrëmë në Durrës. Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipëris në pikën kufitare dalëse të Durrësit.Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritet e Shqipëris, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtutjeshme lidhur me rastin", ka thënë Kelan. Kujtojmë se Ramabaja është i dyshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë. Ai ka pasur të paraqitet në Prokurorinë Speciale ditën e hënë. The post Arrestohet në Durrës Sadri Ramabaja appeared first on Mesazhi.com. |
| Automjeti godet këmbësorët në qendër të Londrës Posted: 07 Oct 2017 09:38 AM PDT Policia britanike thotë se një numër i konsiderueshëm i këmbësorëve janë lënduar pranë Muzeut Historik Natyror të Londrës dhe se një burrë i cili ka shktaktuar lëndimin e tyre është arrestuar në vendngjarje. Mediat britanike njoftuan se një makinë kishte “vërshuar” në trotuar në zonën popullore turistike Sourh Kensigton të kryeqytetit të Britanisë. Policia e përshkroi incidentin si një përplasje dhe tha se motivi për incidentin ishte nën hetim. “Hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin janë në proces e sipër,” tha policia. Deklarata e policisë sqaroi se oficerët ishin në vendngjarje dhe se Shërbimi i Ambulancës në Londër ishte i pranishëm. Britania është në nivelin më të lartë të sigurisë, pasi vetëm sivjet është goditur nga pesë sulme terroriste. /MESAZHI/ The post Automjeti godet këmbësorët në qendër të Londrës appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







