Mesazhi.com: “Pse djersiteni gjatë natës…” plus 9 more

Mesazhi.com: “Pse djersiteni gjatë natës…” plus 9 more


Pse djersiteni gjatë natës…

Posted: 04 Oct 2017 02:34 PM PDT

Djersitja gjatë natës mund të jetë një nga shenjat që tregojnë se vuani nga një çekuilibër hormonal, por nëse djersitja gjatë natës ndodh më shpesh se sa duhet, mund të tregojë një sëmundje serioze.

Ka mbi 130 lloje të kancerit të gjakut, kështu që simptomat ndryshojnë nga personi që bart simptomat.

Një grup studiuesish zbuloi se një nga simptomat për kancerin e gjakut është djersitja e tepërt gjatë gjumit.

Përveç djersitjes, kjo sëmundje shoqërohet gjithashtu me humbje të shpejtë të peshës, ndjenjë të vazhdueshme të lodhjes, dhimbje të kockave, infeksione, gjakderdhje ose mavijosje.

Të gjitha këto simptoma mund të jenë të padëmshme, por nëse keni ndonjë nga këto, kontrolloni mjekun tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur./Mesazhi/

The post Pse djersiteni gjatë natës… appeared first on Mesazhi.com.

Metoda e re për të luftuar kancerin, Imunoterapia

Posted: 04 Oct 2017 02:00 PM PDT

Imunoterapia është një nga mënyrat më të reja me të cilën mjekësia po përpiqet të luftojë kancerin.

Imunoterapia është një metodë që e ndihmon pacientin të luftojë kancerin përmes sistemit të mbrojtjes natyrore të trupit. Kjo metodë është shpresë-dhënëse dhe ka dhënë rezultate, por nuk është funksionale për të gjithë.

Kur Dennis Lyon shkoi në Qendrën për Kancerin në Universitetin e San Diegos të Kalifornisë, kanceri i tij i lëkurës kishte ndryshuar formë me dhjetra herë.

"Erdha këtu, pasi kisha shkuar në disa qendra kryesore të kancerit në vend. Kisha një lloj shumë të rrallë të kancerit të lëkurës që quhet karcinoma e qelizave bazë dhe shumica e tyre nuk më ofruan shumë përsa i përket mënyrës së trajtimit."

Dy muaj më vonë, ai ishte në një gjendje krejt tjetër.

"Nuk kam patur tumore të reja për disa muaj dhe çdo tumor që kam patur më është zvogëluar ose është zhdukur në disa raste."

Lyon është një nga pak pacientët e paktë me fat që e kanë luftuar kancerin duke marrë një mjekim që aktivizon sistemin imunitar për të luftuar sëmundjen.

"Ideja bazë që kanë të gjitha këto qasje të ndryshme në imunoterapi është riaktivizimi i sistemit imunitar të pacientit për të luftuar kancerin", thotë mjekja Razelle Kurzrock.

Ilaçi zbulon qelizat kanceroze që mund t'u fshihen antitrupave që njihen si qelizat T, të cilat luftojnë sëmundjen./VOA/

"Tumori gjen një mënyrë për ta çaktivizuar sistemin imunitar dhe ilaçi nuk e lejon këtë," thotë mjekja.

Kur qelizat T shohin një qelizë kanceroze, ato e sulmojnë. Por kjo nuk funksionon për të gjithë.

"Gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit, kemi ndjekur prezantimin e këtyre ilaçeve në klinika mjekësore dhe kemi vërejtur ndryshim në jetët e disa pacientëve.

Do ta theksoja të 'disa pacientë' pasi ende nuk janë shumica e tyre. Fatkeqësisht vetëm një pjesë e vogël e pacientëve reagon ndaj imunoterapisë", thotë mjeku Len Lichtenfeld me Shoqatën Amerikane të Kancerit.

Ilaçet janë të shtrenjta dhe shkaktojnë disa efekte anësore. Në disa raste, ato mund të bëjnë që kanceri të rritet jashtë kontrollit, ose mund t'i nxisin qelizat T të sulmojnë pa dallim edhe qelizat e shëndetshme.

"Kur heqim frenat që ka vendosur kanceri, sistemi imunitar hidhet në sulm kundër kancerit, por ndoshta edhe kundër diçkaje tjetër në të njëjtën kohë."

Mjekët në spitalin e Universitetit të San Diegos po krijojnë harta gjenetike të kancereve të ndryshëm për të parë sesi ato reagojnë ndaj ilaçeve të imunoterapisë. Kjo mund të çojë në krijimin e ilaçeve që do të venë në shënjestër kancere specifikë. /Mesazhi/

The post Metoda e re për të luftuar kancerin, Imunoterapia appeared first on Mesazhi.com.

Kryebashkiakut të Elbasanit i dërgojnë arkivol në shtëpi

Posted: 04 Oct 2017 01:43 PM PDT

Në qytetin e Elbasanit thuhet se veprojnë dy klane mafioze, e këto janë mes dy fiseve që vetë ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka përmendur nga Parlamenti, fisi Çela dhe Çapja.

Po ashtu, mbetur vetëm në "thashethemet" mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Sokol Sanxhaktari është i përfshirë në grupin kriminal të bandës së Çelës.

Ky i fundit ka qenë një ndër emrat që këtë verë Prokuroria i kërkoi policisë ta vinte në përgjim, por që nuk u realizua kurrë pasi policia tha se nuk ka kapacitete me efektivë për shkak se ishin me leje.

Kryebashkiaku është akuzuar vazhdimisht nga opozita, e madje së fundi në Parlament, lideri demokrat Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama që të bënte shkarkimin e Sejdinit nga detyra.

Ashtu sikundër ambasadori amerikan Donald Lu foli për funksionim të 4 klaneve në Shqipëri, në qytetin e Elbasanit fiset mafioze kanë nisur të vënë në jetë edhe praktikat kërcënuese mes tyre.

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar me një mesazh anonim pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, se Qazim Sejdinit i kanë dërguar arkivol në shtëpi, e kjo në shenjë hakmarrjeje.

Gjatë natës së sotme në Durrës u vu në pranga Enea Bekteshi, i cili dyshohet se ka qenë në makinën Audi që përplasi automjetin e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit më shumë se dy javë më parë.

E po kështu dyshohet si i përfshirë në goditjen me antitank të një prej bizneseve të fisit Çapja muaj më parë. E në shenjë hakmarrjeje për këto që kanë ndodhur, në shtëpinë e kryebashkiakut të Elbasanit, qarkullon si lajm se i kanë çuar arkivol, dhe kjo në gjuhën e mafies nënkupton që do të vritet.

"Në Elbasan klanet në thikë e në pikë! Qyteti gumëzhinë se Don Lalës klani tjetër mafioz i ka dërguar arkivol në shtëpi?!?!, – shkruan Sali Berisha në profilin e tij në Facebook duke e shoqëruar këtë informacion me pikëpyetje e pikëçuditëse të shumta për vetë peshën që ka si informacion dhe se sa e rëndë është situata nëse kjo rezulton e vërtetë.

Në mesazh thuhet se kryebashkiaku ka shtuar sigurinë duke marrë më shumë roje private./Mesazhi/

 

The post Kryebashkiakut të Elbasanit i dërgojnë arkivol në shtëpi appeared first on Mesazhi.com.

Mos i shtyni punët e vështira për më vonë

Posted: 04 Oct 2017 01:00 PM PDT

Sipas hulumtimeve psikologjike, ajo që na duhet të gjithëve është një sistem për të mbaruar sa më shumë punë.

Shumë njerëz i shmangen sistemeve dhe rregullave sepse ata janë të frikësuar nga jeta monotone dhe duan të kenë liri.

Por kjo nuk është aq e frikshme sa mund të duket, këto janë disa nga mënyrat më të mira për të përmirësuar efektivitetin tuaj personal.

Procesi efektiv i  punës:

1 Motivimi i brendshëm

2. Afate të vetë-imponuara.

3. Sistemi i llogaridhënies (angazhim me miqtë ose një trajner)

4. Duke punuar/ studiuar me intervale

5. Fokusi (Eliminimi i çështjeve që ju tërheqin vëmendjen nga puna në të cilën jeni fokusuar)

6. Një dietë e shëndetshme

7. Aktivitet fizik të paktën 30 minuta në ditë

Gjëja më e rëndësishme këtu është motivimi. Detyrat e bezdisshme janë shpesh ato që ju ndihmojnë të zhvilloni forcën tuaj të brendshme.

Kështu që çdo herë që të filloni të bëni një detyrë të re, ju duhet t'i bëni  vetes një pyetje të thjeshtë: "Pse po e bëj këtë".

Kjo strategji do t'ju ndihmojë për të mbajtur veten të motivuar./Mesazhi/

The post Mos i shtyni punët e vështira për më vonë appeared first on Mesazhi.com.

Ekspertët vijnë në një përfundim të ri për vrasësin e 3 shqiptarëve në Mynchen

Posted: 04 Oct 2017 12:50 PM PDT

Ekspertët vijnë në një përfundim të ri për vrasësin e 3 shqiptarëve në Mynih

David S. Me origjinë iraniane vrau nëntë vetë, përfshirë 3 shqiptarë, në një qendër tregtare në Mynih vitin e kaluar, përpara se të vriste veten.

Autoritetet nuk besonin se sulmi kishte motive ideologjike, por të dhëna të reja e kundërshtojnë këtë.

Vitin e kaluar, më 25 korrik të rinjtë nga Kosova Armela Segashi, Dijamant Zabërgja dhe Sabinë Sulaj, kishin mbetur të vrarë në një qendër tregtare të Munihut, ku banojnë shumë imigrantë.

Gjithsej në këtë sulm kishin mbetur të vrarë 9 persona dhe mbi 25 të plagosur.

Në mesin e të plagosurve ishin edhe dy kosovarë tjerë, Lumnije Azemi dhe një 14 vjeçar me inicialet B.A., të dy me vendbanim në Gjermani.

Dëshmitarët thanë se autori i sulmit, një 18-vjeçar iraniano-gjerman, i lindur në Gjermani, qëlloi me armë, me sharje kundër imigrantëve.

Në dallim nga rezultatet e punës së policisë, një panel ekspertësh i angazhuar nga qyteti i Mynihut arriti në përfundimin se David S. ka qenë i motivuar nga ideologji ekstremiste e djathtë, kur hapi zjarr dhe vrau nëntë vetë në një qendër tregtare në Bavari, shkruan DW.

Autoritetet vitin e kaluar e kategorizuan incidentin më tepër si tërbim, se sa një sulm i qëllimshëm.

Zyra e prokurorit publik shkroi se "nuk mund të supozohet se krimi kishte motive politike", kurse Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, e përshkroi David S. si një "hakmarrës të sëmurë psiqik", por jo "luftëtar terrorist".

Por, një panel ekspertësh të shkencave sociale i tha gazetës Süddeutsche Zeitung të martën se hetuesit zyrtarë i patën nënvlerësuar motivet raciste, dhe veçanërisht kundër migrantëve, duke mos mbajtur parasysh as që dorasi e kishte planifikuar me imtësi sulmin.

Migrantët ishin objektivi

Të nëntë personat që u vranë në sulmin e tij qenë migrantë.

Në një kohë që David S. nuk i njihte personalisht viktimat, e dinte se do të ndeshej me persona me origjinë migranti në qendrën tregtare të Mynihut, thanë ekspertët.

Ekspertët gjetën edhe që David S. kishte shkruar një si manifest, në të cilin ai betohej se do të ekzekutonte "qënie inferiore të huaja" për të mbrojtur Gjermaninë nga "infiltrimi i huaj".

Koha e sulmit qe e rëndësishme për të krijuar lidhjen me ekstremin e djathtë. David S. i kreu vrasjet në përvjetorin e vrasjes në vitin 2011 të 77 vetëve, kryesisht fëmijë, nga ekstremisti i djathtë Anders Behring Breivik.

Paneli arriti në përfundimin se origjina iraniane e David S. nuk i kish ndaluar te ai ndjenjat raciste ndaj migrantëve. Në fakt, dukej se dorasi donte ta tregonte veten si "gjerman të vërtetë", duke degraduar dhe vrarë gjermanë jo etnikë. Të dhënat e panelit pritet të ekspozohen në bashkinë e Mynihut të premten./Mesazhi/

The post Ekspertët vijnë në një përfundim të ri për vrasësin e 3 shqiptarëve në Mynchen appeared first on Mesazhi.com.

Ambasada gjermane ka një lajm për ata që duan vizë pune në Gjermani

Posted: 04 Oct 2017 12:36 PM PDT

Ambasada gjermane ka marrë një vendim të ri lidhur me kohën e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen fizike për vizë.

Lajmin ka bërë të ditur vet ambasada, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare.

Në njoftim thuhet se personat të cilët janë të interesuar për të bërë termin në ambasadë për fillim të punësimit duhet të presin minimum gjashtë muaj.

Para këtij vendimi koha e pritjes ka qenë maksimum 4 muaj, teksa tash minimumi 6 muaj.

"Koha e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen faktike së kërkesës për vizë aktualisht është më shumë se gjashtë muaj.

I lusim parashtruesit e kërkesave për këtë kategori vizash që brenda planifikimeve të marrin parasysh këtë gjendje", thuhet në komunikatën e tyre.

Ndër të tjera aty përmendet edhe aplikimi i tarifave të reja nga muaji i kaluar, raporton Insajderi.

"Nga data 1 Shtator tarifa për një vizë nacionale do të jetë 75 Euro, ndërsa për personat nën moshën 18 vjeçare 38 Euro", thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në njoftim thuhet që janë detyruar ta mbyllin listën e pritjes për kategorinë e vizave për punësim sezonal për këtë vit.

Arsyeja ka të bëjë me numrin e të interesuarve për këtë kategori që është jashtëzakonisht i madh.

Ambasada ka shprehur keqardhje për gjithë të interesuarit për punësim sezonal në gjermani.

"Kërkesat për caktimin e një termini për viza për punësim sezonal tejkalojnë jashtë mase kontingjentin e terminëve.

Prandaj ambasada është e detyruar ta mbyllë listën e pritjes për këtë kategori të vizave për këtë vit.

Shprehim keqardhje që jo të gjithë të interesuarit për punësim sezonal në gjermani do të kenë mundësinë të parashtrojnë një kërkesë për vizë".

Ata bëjnë publik edhe orarin e ri të konsultimeve telefonike i cili fillon nga muaji prill.

Përmes të cilit të interesuarit mund të telefonojnë nga ora 13:00 deri në orën 16:00.

Sipas tyre pyetjet rreth statusit të procedurave për viza mund të bëhen nëpërmjet formularit kontaktues vetëm nëse të interesuarit kanë parashtruar një kërkese për vizë-Shengen dhe janë dukë pritur përgjigje prej 15, apo më shumë ditëve.

Ndërsa ata të cilët bëjnë kërkesë për vizë nacionale duhet pritur përgjigjen prej 3, apo më shumë muajve.

Pra, aplikuesit lutën të pritën deri sa të kalojnë afatet e lartcekura./Mesazhi/

The post Ambasada gjermane ka një lajm për ata që duan vizë pune në Gjermani appeared first on Mesazhi.com.

Ndalet rryma në stadiumin ku po stërvitej përfaqësuesja e Kosovës

Posted: 04 Oct 2017 12:20 PM PDT

Nënpresidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se është shqetësuese kur nuk ka pasur rrymë në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë.

"Është shqetësues fakti që dje në stadium në kohën kur ka qenë Kombëtarja e Kosovës duke zhvilluar stërvitjet nuk ka pasur rrymë dhe kjo është e papranueshme për ne. Kjo ka ndodhur për shkak të borxhit që ka stadiumi, por kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë. Besoj se qysh javën e ardhshme ministri i sportit do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e këtij problemi.Për ne si Federatë është primare që krahas funksionalizimit të dy stadiumeve në Prishtinë e Mitrovicë dhe Kampit Nacional në Obiliq, që po ashtu tashmë ka hyrë në fazën e konkretizimit, të kemi edhe Stadiumin Kombëtar në Bërnicë, me çka do ta përmirësonim dukshëm infrastrukturën sa i përket ekipeve kombëtare".

"Na gëzon fakti se për Stadiumin Kombëtar kanë konkurruar 9 kompani të njohura që kanë ndërtuar stadiume në tërë botën. Janë klasifikuar 6 prej tyre, të cilat do ta bëjnë projektin e fizibilitetit dhe në fund do të zgjidhet projekti më i mire", tha Agim Ademi.

The post Ndalet rryma në stadiumin ku po stërvitej përfaqësuesja e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Si ishte sjellja e profetit Muhamed me fëmijët…

Posted: 04 Oct 2017 12:00 PM PDT

Profeti Muhamed (a.s) përshkruhet në Kuran si "Mëshirë për botët". Kuptohet se ai, ashtu siç është një mjet mëshire për gjithë njerëzimin, ai është dërguar si mëshirë dhe për fushën e krijesave jonjerëzore.

Në fakt, ai është njëkohësisht dhe profeti i xhindeve, për ekzistencën e të cilëve ne kemi dijeni.

Ai është profeti i komandantëve, administratorëve, drejtuesve dhe kryefamiljarëve, si dhe profeti i ushtarëve në ushtri, i njerëzve të thjeshtë dhe i individëve në familje.

Ai është mëshirë për gjithë kafshët, që Allahu i ka krijuar që t'i shërbejnë njeriut, për të varfrit, të cilët përbëjnë shtresën e ulët të shoqërisë, për të vejat, jetimët dhe fëmijët.

Falë tij njerëzit nuk i torturuan më kafshët, nuk e përbuzën më të varfrin, nuk ia morën pasurinë jetimit dhe nuk vranë më fëmijë. Për këtë arsye, mund të themi se profeti Muhamed (a.s) ishte "profeti i mëshirës" për të gjithë fushën njerëzore.

Shembujt më të mirë të aspektit njerëzor, në lidhje me fëmijët, mund t'i gjejmë tek ai. Përveç të qenit një njeri i zakonshëm, ai ishte një individ i jashtëzakonshëm, i cili dinte si të sillej me fëmijët.

Nga ana tjetër ai ishte një mësues i madh, i cili në atë kohë nxori në pah shumë fakte, të cilat psikologët e fëmijëve i kanë parashtruar vetëm sot.

Me këto cilësi të veçanta ai ishte baba, gjysh, i cili u dha fëmijëve një vend të veçantë në jetën e tij dhe kjo duhet të shqyrtohet me kujdes dhe duhet marrë mësim prej tij. Ai ishte edukator i fëmijëve dhe fitoi dashurinë e tyre.

Takimi i parë me fëmijët në Medinë

Viti 622… dy burra të lodhur nga një udhëtim i gjatë, Muhamedi (a.s) dhe Ebu Bekri (r.a), i arrijnë përfundimisht disa ditë më vonë myslimanët nga Medine, të cilët kanë ardhur t'i takojnë ata në kodrat e "Senijetul-Veda".

Ata që po vinin nga Medina, ishin djem dhe vajza të veshur me rrobat më të mira, duke u rënë tambureve dhe duke kënduar një këngë të gëzueshme "Taleal Bedru Alejna".

Në atë çast profeti shkoi në anën e fëmijëve, për të treguar haptazi se ai i vlerësonte ata dhe u jepte rëndësi dhe t'i informonte ata për këtë. Ai i pyeti fëmijët: "A më doni?" Ata u përgjigjën njëzëri: "Po, të duam shumë o i dërguar!"

Pastaj duke u dhënë lajme të mira dhe duke i përgëzuar, profeti tha: "Betohem se dhe unë ju dua".

Këto përgëzime u bënë kaq të fuqishme dhe të gjera, saqë përfshinë gjithë Epokën e Lumturisë dhe përfshinte të gjithë fëmijët.

Të paktën fëmijët ishin të lumtur, sepse kishin një profet, i cili i vlerësonte, i donte, u jepte rëndësi dhe dëshironte që ata të duheshin, të viheshin re dhe të ishin nën kujdes.

Vlera që profeti u dha fëmijëve

Në një hadith profeti ka thënë: "Nëse nuk do të kishte qenë për kujdesin ndaj fëmijëve, për pleqtë dhe kafshët në kullota, do t'ju përfshinte katastrofa" (Heysemi, Mecmauz-Zevaid).

Kështu ai theksoi, se foshnjat janë faktori i parë që parandalojnë zemërimin hyjnor. Në të gjitha lidhjet që ai kishte me fëmijët, vihet re sa shumë i vlerësonte ata.

Vlera e vajzave

Në disa shoqëri djemtë trajtohen si superiorë ndaj vajzave. Megjithatë ky qëndrim mbizotëronte në mënyrë të dhunshme në shoqërinë arabe në kohën e injorancës.

Ata arritën deri në atë pikë, sa i varrosnin vajzat e porsalindura të gjalla dhe kjo filloi të shihej si e lejuar.

Profeti e ndaloi këtë diskriminim ndërmjet djemve dhe vajzave dhe u përpoq ta largonte këtë traditë "djemtë më superiorë se vajzat", që ishte përhapur shumë.

Shumë shpejt njerëzit e eliminuan këtë traditë dhe filluan t'i konsideronin fëmijët, djem apo vajza, si dhurata të Allahut.

Në shumë hadithe në lidhje më këtë temë, profeti ka thënë: "Kush ka tre (ose dy ose një) vajza ose motra, i trajton mirë dhe nuk preferon djemtë më shumë se ata dhe i edukon mirë, Allahu do t'i bëjë ato mburojë nga zjarri dhe do t'i dërgojë në parajsë" (Ibn Maxhe, Tirmidhiu, Ebu Davudi).

Kjo ngjarje u jep prindërve lajmin e mirë, se ata do të shpërblehen për dhembshurinë dhe mëshirën e tyre ndaj vajzave. Aishja transmeton: "Erdhi një grua tek unë.

Ajo kishte dy vajza dhe kërkonte ushqim. Unë kisha vetëm një hurmë dhe ia dhashë. Gruaja e ndau në dy pjesë dhe ua dha vajzave, ndërsa për vete nuk mbajti asgjë.

Ato u larguan. Më vonë erdhi profeti dhe unë i tregova se çfarë kishte ndodhur. Ai tha: "Kushdo që i ndihmon dhe i trajton vajzat në këtë mënyrë, vajzat do të jetë mburojë për të nga zjarri i xhehenemit".

Rëndësia që i jepet mbrojtjes së fëmijëve

Studimet për ndjenjën e "mbrojtjes së një pasardhësi" që është instinktive tek të gjitha krijesat e gjalla, bëjnë të ditur se kjo është një prej ndjenjave më të rëndësishme që ka personaliteti i njeriut.

Me këtë hadith, profeti parashtron shpjegimin më të kënaqshëm për rrënjët e kësaj ndjenje: "Allahu e ka ndarë mëshirën e Tij në 100 pjesë. 99 pjesë i ka mbajtur dhe në tokë ka zbritur një pjesë.

Për shkak të kësaj mëshirë të zbritur, kafshët ecin me kujdes që të mos vrasin të vegjlit e tyre". (Buhariu, Muslimi).

Duke shpjeguar se burimi i kësaj ndjenje, që ka çdo krijesë e gjallë, është hyjnore, profeti thotë në një hadith tjetër: "Ata që duhet të mbrojnë familjen dhe fëmijët e tyre dhe vriten për këtë arsye, janë dëshmorë".

(Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Nesai). Pra, ai thotë, se ndjenja e "mbrojtjes së fëmijës" që është instinkt që e kanë njerëzit, kur bëhet një mënyrë sjelljeje, do të ketë një shpërblim të madh si "të rënit dëshmor".

Dashuria dhe interesi i treguar për fëmijët

Ekspertët e psikologjisë së fëmijëve e quajnë dashurinë e treguar ndaj fëmijëve si "vitaminë të rritjes", sepse nga hulumtimet dhe studimet, ata kanë arritur në përfundimin, se asnjë mjedis fizik ose kujdes nuk mund ta zëvendësojë vendin e dashurisë.

Nga ana tjetër, dashuria luan një rol shumë në rëndësishëm në shoqërizimin e fëmijës. Kur këto fakte merren parasysh, është e qartë sesa e rëndësishme ka qenë dashuria dhe interesi i profetit për fëmijët. Më poshtë do të japim disa shembuj, që duhet të ndiqen.

Përqafimi: Kohët e fundit janë bërë disa studime për ndikimin e njerëzve tek njëri-tjetri dhe ka rezultuar se prekja fizike është shumë efektive. Është fakt se fëmijët, të cilët janë akoma në fazën e zhvillimit emocional të fëmijërisë, kanë më shumë nevojë për dashuri.

Është detyrë e prindërve që kjo gjë të arrihet. Në lidhje me këtë në jetën e profetit ka shumë shembuj:

Enesi tregon, se profeti (a.s) ishte shumë i dashur me Ibrahimin dhe kur ai ishte në shtëpinë e mëndeshës së tij, profeti shkonte çdo ditë dhe e përqafonte, e puthte dhe luante me të.

Shokët e profetit kanë treguar shpesh, se profeti (a.s) shkonte tek Hasani dhe Huseini, ose ndonjëherë i thërriste të shkonin tek ai, i përqafonte dhe i puthte ata. Ai nuk e kishte këtë sjellje vetëm me fëmijët e tij, por me të gjithë fëmijët.

Ibn Rabia b. Al-Haris tregon: "Babai na dërgoi mua dhe Fazilin, djalin i Abasit, tek profeti (a.s). Profeti (a.s) na uli afër tij dhe na përqafoi fort, nuk kishim parë më të fortë se ai".

Lutja: Kur fëmijët dëgjojnë se prindërit luten për ta, ndjejnë se ata i duan. Kjo i bën ata më fortë psikologjikisht dhe i bën të ndihen të dashur.

Shumë fëmijë të shokëve të profetit, për të cilët profeti u lut, janë dalluar në planin material gjatë gjithë jetës së tyre.

Gjithashtu ata ndjenë dhe kënaqësinë shpirtërore. Në veçanti Enesi, për të cilin profeti u lut "shumë fëmijë dhe shumë pasuri, jetë të gjatë dhe gjërat që t'i jepen të jenë të mira dhe të bekuara", jetoi më shumë se 100 vjet dhe brenda mirësisë së lutjes, mori shumë të mira.

Aishja tregon, se profeti (a.s) ka thënë se lutja e një babai për fëmijën e tij është një prej lutjeve të pranuara dhe ai ua rekomandoi këtë njerëzve. Ai lutej gjithashtu për fëmijët, të cilët ia dërgonin atij për arsye të ndryshme.

Usame b.Zaid tregon: "Profeti më ulte në njërin gju dhe në tjetrin nipin e tij Hasanin, na përqafonte dhe thoshte: "O Zot! Trajtoji me mëshirë, sepse dhe unë jam i mëshirshëm me ta". (Buhariu)

Vajza e Abdullah et-Teminit, Xhamri, tregon: "Babai më dërgonte tek profeti dhe i kërkonte të lutej për mua. Profeti më ulte në prehër, e vendoste dorën në ballin tim dhe lutej për mua". (Askalani, Ibn Haxher, el-Isabe)

Puthja: Puthja është shprehje e dashurisë dhe profeti e praktikonte shpesh. Burimet tregojnë, se ai e puthte vajzën e tij Fatimen dhe nipërit e tij Hasanin dhe Huseinin (Ebu Davudi, Tirmidhiu) Ai ua rekomandonte këtë dhe të tjerëve.

Një burrë i quajtur Akra b. Habis pa profetin, tek po puthte një prej nipërve të tij, u habit nga ky fakt dhe tha: "Unë kam dhjetë fëmijë, por nuk i kam puthur asnjëherë". Profeti ia përgjigj: "Ai që nuk mëshiron nuk do të mëshirohet" (Buhariu, Tirmidhiu).

Shakatë: Dihet se shakatë janë të rëndësishme për fëmijët. Tregohet se profeti bënte shaka të matura dhe kuptimplota, të cilat në të njëjtën kohë kishin plot urtësi dhe udhëzime për nipërit e tij dhe për fëmijët e tjerë.

Një shok i quajtur Mahmud b. Rabi tregon, se kur ishte 5 vjeç, profeti (a.s) kishte marrë pak ujë nga një kovë dhe ia kishte hedhur në fytyrë, të njëjtën gjë kishte bërë dhe me fëmijët e tjerë" (Buhariu).

Mbajtja në shpinë: Profeti e praktikonte shumë këtë gjë. Sa herë që shkonte për vizitë tek vajza e tij Fatima, ai i hipte në shpinë nipërit e tij (Hasanin dhe Huseinin) si shenjë dashurie. Njëherë ai u fal me mbesën e tij Umame në shpinë.

Tregohet njëherë, se megjithëse profeti tha 60 ajete gjatë një rekati të namazit të mëngjesit, ai tha vetëm një prej ajeteve më të shkurtra në rekatin e dytë, sepse kishte dëgjuar një fëmijë të qante.

Kur e pyetën përse e bëri këtë, ai u përgjigj: "Dëgjova një fëmijë të qante, kështu që e shkurtova namazin, që nëna e tij të mos shqetësohej"./Mesazhi/

The post Si ishte sjellja e profetit Muhamed me fëmijët… appeared first on Mesazhi.com.

20 nxënës përfundojnë në spital pas dezinfektimit të shkollës

Posted: 04 Oct 2017 11:50 AM PDT

20 nxënës të shkollës Gjegjan të qytetin e Pukës kanë përfunduar në spital me shqetësime shëndetësore pasi ishte dezinfektuar shkolla.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Pukës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e cila thekson se është duke kryer hetime për këtë rast.

"Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë dezinfektuar ambientet e shkollës, dje me datë 03.10.2017 në orën 14:00 nga Shërbimi i Shëndetit Publik me klor në kuadër të dezinfektimit të Shkollave.

Sot me datë 04.10.2017 pasi kanë filluar procesin mësimor kanë shfaqur probleme shëndetësore disa nxënës, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Qendrat Shëndetësore më të afërta", thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu thekson se momentalisht 10 nxënës, nga të cilët kanë shkuar në Qendrën Shëndetësore në Rrëshen 3 fëmijë, në Qendrën Shëndetësore në Pukë 3 fëmijë, dhe në Qendrën Shëndetësore në Gjegjan 4 fëmijë, ku nuk paraqesin probleme për jetën./Mesazhi/

 

The post 20 nxënës përfundojnë në spital pas dezinfektimit të shkollës appeared first on Mesazhi.com.

Si të dobësoheni me vezë të ziera

Posted: 04 Oct 2017 11:00 AM PDT

Nëse dëshironi të arrini rezultate të shpejta sa i përket humbjes së peshës, atëherë dieta me vezë të ziera është më idealja.

Në këtë dietë përfshihen vezët, një numër i madh i perimeve dhe frutave citrik etj.

Kjo dietë do t'ju ndihmojë në përmirësimin e metabolizmin dhe djegies së yndyrës pa e pasur ndjenjën e bezdisshme të së uriturit.

Rregullat e kësaj diete janë shumë të thjeshta. Si në çdo dietë tjetër, nuk lejohet të hani 'mbeturina', siç janë: hamburgerët, gjërat e ëmbla, pijet freskuese etj.

Është e nevojshme të kufizohet konsumimi i sheqerit dhe kripës, si dhe të shmanget tërësisht konsumimi i alkoolit.

Kjo është menyja juaj për dy javët e ardhshme. Shijojeni!

Java e parë:

E hënë:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Një frut dhe dy rriska bukë me miell të pasitur

Darkë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe

E marte:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një frut citrik

Drekë: Pulë e gatuar dhe sallatë e gjelbër

Darkë: Dy vezë, sallatë e perimeve dhe një portokall

E mërkure:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Djathë me pak yndyrë, një domate dhe një rriskë bukë me miell të pasitur

Darkë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe

E enjte:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Vetëm fruta

Darkë: Pulë të zier dhe sallatë të madhe

E premte:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Dy vezë dhe perime të ziera

Darkë: Peshk të përgatitur në skarë dhe sallatë të madhe

E shtune:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Fryt

Darkë: Pulë e zier dhe sallatë e madhe

E diel:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Pulë me perime të ziera dhe sallatë domatesh

Darkë: Perime të ziera

Java e dytë:

E hëne:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Pulë me sallatë të madhe

Darkë: Dy vezë, sallatë dhe një portokall

E marte:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Dy vezë dhe perime të ziera

Darkë: Peshk të përgatitur në skarë dhe sallatë të madhe

E mërkure: 

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe

Darkë: Dy vezë, sallatë perimesh dhe një portokall

E enjte: 

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Dy vezë, djathë me pak yndyrë dhe perime të ziera

Darkë: Pulë e zier dhe sallatë e madhe

E premte:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Sallatë tuna

Darkë: Dy vezë dhe sallatë e madhe

E shtune: 

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe

Darkë: Fruta

E diel:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Pulë e zier dhe perime të ziera

Darkë: Njëjtë sikurse në drekë./Mesazhi/

The post Si të dobësoheni me vezë të ziera appeared first on Mesazhi.com.