Mesazhi.com: “Plas debati mes Elvis Naçit dhe Mustafa Nanos, Fevziu: Se mos ziheni si në Kosovë …(Video)” plus 9 more |
- Plas debati mes Elvis Naçit dhe Mustafa Nanos, Fevziu: Se mos ziheni si në Kosovë …(Video)
- Markoviq reagon për demarkacionin, ka një mesazh për Qeverinë e Haradinajt
- Çka thuhet në shënimin e lënë nga vrasësi i Las Vegas?
- Arkitekturë: Kupolat e xhamive nuk u ndërtuan për një ditë
- Shteti dhe feja: Më shumë se 20 për qind e vendeve kanë besim zyrtar
- Skandali në Maqedoni: njerëzit e Gruevskit dogjën dosjet e përgjimeve
- Ja si po trajtohen emigrantët dhe refugjatët në Greqi…
- Turqia paralajmëron Evropën: Lëreni ndërtimin e mureve ideologjike të Berlini
- Bangladeshi i kërkon Mianmarit ripranimin e myslimanëve të Arakanit
- Ja 10 shenjat e kancerit që të gjithë i injorojmë!
Plas debati mes Elvis Naçit dhe Mustafa Nanos, Fevziu: Se mos ziheni si në Kosovë …(Video) Posted: 03 Oct 2017 02:45 PM PDT Në emisionin "Opinion" ka plasur një debat mes analistit Mustafa Nano dhe Imamit Elvis Naçi. Teksa Nano po shprehej kundra deklaratave të Naçit, ky i fundit e ka akuzuar Mustafa Nanon se ka bërë një deklaratë kundra myslimanëve, çka analisti nuk e ka pranuar. Imami: Jo shumë larg ti ke thënë, myslimanët e zellshëm mund ti vënë flakën këtij vendi. Nano: As se mbaj mend fare. Imamai: Nuk e mban mend se flet shumë ti prandaj. Çdo tekst që vjen për femrat është i vlefshëm edhe për meshkujt do ta dish këtë nga islami. Nano: Këtë e thua ti, nuk thuhet në Kuran kjo gjë, gënjen. Imami: Këtej e tutje të vij Mustafa Nano ta mbaj ligjëratën unë nuk flas më. Nuk po më lejon të flas dy gjëra që i di. Nano: Ca më tregon mua ti, je copë injoranti komplet. Imami: Mustafa të lutem, ke thënë aq broçkulla për islamin sa se ke idenë. Fevziu: Se mos na ndodhi si në Kosovë. Qetësohuni! Imamai: Jo jo, nuk e kuptova pse u nxeh …/Mesazhi/ The post Plas debati mes Elvis Naçit dhe Mustafa Nanos, Fevziu: Se mos ziheni si në Kosovë …(Video) appeared first on Mesazhi.com. |
Markoviq reagon për demarkacionin, ka një mesazh për Qeverinë e Haradinajt Posted: 03 Oct 2017 02:33 PM PDT Dushko Markoviq ka thënë se Mali i Zi nuk do të bisedojë edhe njëherë me qeverinë kosovare për çështjen e demarkacionit mes dy shteteve. Kryeministri malazez tha sot se "Mali i Zi e ka kryer punën e saj, sa i përket demarkacionit". " Unë dua të porosis qeverinë e Kosovës, kryeministrin e ri që të jenë të përgjegjshëm ndaj kësaj çështjeje, sidomos të jenë të përgjegjshëm ndaj Malit të Zi si shtet mik i cili e ka mbështetur Kosovën e i ka mirëkuptuar rrethanat atje. Mali i Zi ka kryer punën e vet sa i përket demarkacionit", ka thënë Markoviq, shkruan mediumi nga Mali i Zi, Vijesti. "Çështja e ratifikimit të marrëveshjes është në kompetencë te institucioneve të Kosovës, shpresoj që rreth saj të sillen me përgjegjësi dhe të jenë azhur. I kuptoj rrethanat në Kosovë por Podgorica ka bërë të gjithën që është pjesë e saj dhe se për këtë çështje më nuk do të bisedohet qoftë edhe për një centimetër", ka thënë Markoviq. The post Markoviq reagon për demarkacionin, ka një mesazh për Qeverinë e Haradinajt appeared first on Mesazhi.com. |
Çka thuhet në shënimin e lënë nga vrasësi i Las Vegas? Posted: 03 Oct 2017 02:25 PM PDT Janë publikuar pamje të cilat thuhet se tregojnë trupin e vrasësit të Las Vegas, Stephen Paddock, dhe siç duket në to ai ka lënë edhe një shënim. 64 vjeçari vrau 59 persona derisa mbi 500 të tjerë i plagosi. Motivet e Paddock mbeten një mister, me milionerin që nuk ka histori kriminale. Një shënim i lënë nga ai mund të ofrojë të dhëna për arsyet e tij sulmin e tij mbi pjesëmarrësit në një festival./Mesazhi/ The post Çka thuhet në shënimin e lënë nga vrasësi i Las Vegas? appeared first on Mesazhi.com. |
Arkitekturë: Kupolat e xhamive nuk u ndërtuan për një ditë Posted: 03 Oct 2017 01:47 PM PDT Prirjet e fundit në ndërtimin e xhamive variojnë nga ajo e qasjes si "qendra tregtare saudite" e deri tek imitimet e xhamive klasike. Një grua në Stamboll, e para që ka ndërtuar një xhami, ka nxitur debat për detajet e reja të sjella në xhaminë Sakirin. Xhamitë kanë qenë prej një kohe të gjatë vende të mrekullive, në të cilat eleganca dhe qetësia e arkitekturës kanë shtuar atmosferën e besimit. Por, në vitet e fundit, përndryshe, xhamitë e reja janë dukur më pak tërheqëse. Ato ose kanë marrë qasjen saudite të një qendre tregtare me përmasa gjigande dhe ndriçim ekstravagant, ose ndjekin trendin për të qenëkopje të mëdha të xhamive tradicionale sunite, minaretë dhe kupolat e të cilave përpiqen të marrin format klasike si ato të Hagia Sofias në Stamboll, por pa pasur delikatesën dhe ngjyrat e mrekullueshme të saj. Ato shpesh kanë proporcione jo elegante, ndërtuar me beton apo materiale të tjera të ashpra. Arkitektja 60-vjeçarja Zeynep Fadillioglu, është gruaja e parë turke që ka ndërtuar një xhami. Ajo ka sjellë një qasje të re në ndërtimin e xhamisë Sakirin në Stamboll, duke përzjerë së bashku përmasat me dritën. Ajo ka sfiduar konformizmin në arkitekturën e xhamive, një sprovë kjo që ka rezultuar jo e lehtë. Gjashtë vjet pas hapjes së madhe, Sakirin (që do të thotë "mirënjohës ndaj Zotit) ende nxit debate të nxehta për gjithçka që nga roli që u jep grave e deri tek motivet e tapisterisë. Jo të gjithë e pritën mirë përfshirjen e Fadillioglu në projekt. Një kritik madje, parashikoi se xhamia do të përfundonte të dukej "si një kafene apo restorant", një tallje ndaj punëve të saj të mëparshme në projektimin e bareve dhe hoteleve. (Arkitektja është e martuar me Metin Fadillioglu, restaurator i mirënjohur dhe ka dekoruar shumë prej sipërmarrjeve të tij) Të projektonte një xhami mund të dukej një punë e çuditshme për të, pasi vetë Fadillioglu është sekulariste, por ajo citon ndikimin familjar. Paraardhësit e saj ishin tregtarë të pasur mëndafshi dhe pambuku. Gjyshja e saj e kishte njohur me tekstilet osmane dhe ajo kishte vizituar xhamitë së bashku me të për të vëzhguar variacionet e tyre. Fillimisht, Fadillioglu kishte porosi vetëm dizenjimin e pjesës së brendshme të xhamisë. Por, ajo e bindi arkitektin e parë, të ndjerin Husrev Tayla, të braktiste muret anësorë tradicionale për t'i zëvendësuar me panele filigrani, të dekoruara sipas stilit tradicional Islimi, me lule dhe arabeska që e mbushin pjesën e brendshme me dritë. "Ishte si një betejë", pranon ajo, por familja Sakir, një dinasti turko-saudite që financonte xhaminë, mbështeti qasjen e saj më radikale. Në mënyrë që të shmangte linjat e ngurta të xhamive të porositura nga shteti, kubeja moderne prej alumini e Sakirinit zbutet me një motiv guackash dhe një shtresë e lehtë bluje në gri. "Njerëzit kanë pasur këtë idenë e një xhamie që duhet të jetë e errët dhe hijerëndë, apo ndërtesë e ngurtë moderniste, që mund të japë ndjesinë e diçkaje të ndaluar", thotë Fadillioglu. "Por, ne kemi pasur shumë kopje të këqija të dizenjimeve të mëparshme dhe unë ndjeva se kishim nevojë për diçka me klas, e po ashtu meditative në një kohë kur jeta dhe feja janë aq të rravguara". Fadillioglu këmbëngul se nuk ka përshtatur me ndërgjegje një perspektivë femërore, e megjithatë ndikimi është i perceptueshëm. Mihrabi, kamarja që tregon drejtimin e Mekës, është një hark akrilik që duket si mitër në ngjyrë blu-jeshile që zgjerohet. Shkallarja që çon në këmbalkën e librave, është një strukturë e lakuar me akrilik të lehtë e gdhendur me karajfila dhe gjethe, vizatime të dizenjatorit të madh të shekullit të 16-të, Mimar Sinan si evokim i universit bujar. Në zemër të xhamisë varet, në një kënd të vështirë, një shandan i madh, asimetrik me pikëza transparente, që duket si një stuhi shiu e ngrirë në kohë. Kjo veçori ka zgjidhur një mëdyshje të rëndësishme dizenjuese për Fadillioglu: nevojën për të përfshirë gratë në jetën e ritualeve të xhamisë. "Gratë janë shumë aktive në shoqërinë turke, fatmirësisht", thotë ajo, "dhe ne duhet ta përfshijmë praninë e tyre me respekt". Por, interpretimi modern islamik i roleve të mashkullit dhe femrës ndonjëherë është i ngurtë. Një hadith thotë se "radhët më të mira për burrat janë ato të para dhe më të këqijat janë ato të fundit, dhe radhët më të mira për gratë janë ato të fundit e më të këqijat janë ato të parat". /tesheshi/ Akademikët modernë ndryshojnë në atë që do të thotë kjo në praktikë, por në xhami ndërtohen dhoma të veçanta faljesh për gratë. Fadillioglu e refuzon një zgjidhje të tillë. Në vend të kësaj, ajo krijoi një ballkon që shtrihet përreth ndërtesës, që i jep bashkësisë së grave "vendin më të mirë të shtëpisë". "Ato janë në nivelin e syrit me shandanin", thotë ajo, "dhe marrin efektin e plotë të dritës së tij që shpërndahet në gjithë xhaminë… Unë kam pikëpamjen se besimtaret gra duhet të jenë në gjendje të shohin imamin dhe të jenë pjesë e shërbesës". Tensionet janë të dukshme, nga ky akt ballancimi. Edhe qilimi me qime gamilje shkaktoi mosmiratim. Një zgjerim i errët ngjyrë kremi me zigzage vishnje, qilimi synonte të shkrinte estetikën moderne me një ndjesi qetësie dhe rendi. Autoritetet e xhamisë shpejt kërkuan shtimin e linjave, që të ishin në përputhje me faljen, dhe kjo ka sjellë një qilim tepër të ngarkuar. "Besimtarët e kanë ditur me shekuj se ku të vendosnin kokat", ankohet. Fadillioglu, por e kotë pasi qilimi u end nga e para. Më së fundmi, një ekran dixhital i kuq që shfaq vargjet që duhen thënë gjatë faljes, është shtuar në xhami. Në vetvete, ndryshime të tilla janë të vogla. Megjithatë, xhamia Sakirin nuk ka probleme për të mbledhur besimtarët në falje…Përgatiti: Juli Prifti – /Mesazhi/ The post Arkitekturë: Kupolat e xhamive nuk u ndërtuan për një ditë appeared first on Mesazhi.com. |
Shteti dhe feja: Më shumë se 20 për qind e vendeve kanë besim zyrtar Posted: 03 Oct 2017 01:21 PM PDT Pjesa më e madhe e 43 vendeve me fe zyrtare ndodhen në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, me shumicë muslimane, sipas vëzhgimit të qendrës kërkimore Pew. Më shumë se një në pesë shtete kanë fe zyrtare, ndërsa shumica e tyre janë shtete muslimane ndërsa pak më shumë se 20 për qind të tjera kanë një besim që favorizohet mbi të tjerët. Por, pjesa më e madhe e vendeve të botës nuk kanë fe zyrtare dhe as besim të favorizuar, 53 për qind, ndërsa 10 vende apo 5 për qind janë armiqësore ndaj fesë. Gjetjet janë publikuar në një raport nga qendra kërkimore Pew me seli në Uashington. Pjesa më e madhe e shteteve me besim zyrtar ndodhen në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, ndërsa veçohet një grup në Europën Veriore. Islami është besimi zyrtar në 27 vende në Azi dhe në Afrikën sub-sahariane, ashtu sikundër në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme. 13 vende, përfshirë nëntë në Europë – janë zyrtarisht të krishtera, dy (Butani dhe Kamboxhia) kanë budizmin si fe shtetërore dhe një, Izraeli është zyrtarisht shtet hebre. Asnjë vend nuk ka hinduizmin si besim shtetëror. Raporti i qendrës kërkimore Pew thotë se në disa raste, fetë zyrtare kanë role që janë më së shumti ceremoniale. "Por, shpesh dallimi vjen me avantazhe të prekshme në rastet e statusit ligjor apo të taksimit, pronësisë së pronave të paluajtshme apo tjetër, dhe me aksesin në ndihmën financiare nga shteti. Për më tepër, vendet që kanë besime që mbështeten nga shteti, apo "të njohura zyrtarisht" priren të jenë më të ashpra në rregullimin e praktikave fetare, përfshirë edhe kufizime apo ndalime ndaj grupeve fetare pakicë", thuhet në raport. Raporti shton: "Në pak raste, besimi zyrtar i një vendi është kryesisht trashëgimi e historisë së tij dhe tashmë, përfshin pak ose aspak privilegje nga shteti. Në pak vende të tjera, kjo situatë shkonë në anën e kundërt të spektrit, duke e bërë fenë zyrtare të detyrueshme për të gjithë qytetarët. Krishtërimi është besimi i favorizuar në 28 nga 40 vende që kanë një status të tillë fetar. Më shumë se gjysma e fondeve të siguruara apo burimeve për programet e edukimit fetar më së shumti përfitohen nga besimi favorizuar, dhe një e treta e fondeve sigurojnë burime për ndërtime fetare./Tesheshi/ Në 10 vende, shteti ose ka rregulla të ashpra ndaj institucioneve fetare ose është aktivisht armiqësor ndaj besimit. Në to përfshihen Kina, Kuba, Koreja e Veriut, Vietnami dhe disa ish-republika sovjetike. Sipas qendrës kërkimore Pew, këto janë "vende ku zyrtarët qeveritarë kërkojnë të kontrollojnë praktikat e besimit, shprehjen publike të fesë dhe aktivitetin politik nga grupet fetare". /Mesazhi/ The post Shteti dhe feja: Më shumë se 20 për qind e vendeve kanë besim zyrtar appeared first on Mesazhi.com. |
Skandali në Maqedoni: njerëzit e Gruevskit dogjën dosjet e përgjimeve Posted: 03 Oct 2017 01:18 PM PDT Zbulohet një skandal i përmasave të mëdha në Maqedoni, ku flitet për zhdukje të materialeve kompromentuese të një prej dosjeve më bujshme kundër Nikolla Gruevskit në Prokurorinë Speciale. Siç bëjnë të ditur mediat maqedonase, në një tunel në bazën Brest, 30 kilometra nga Shkupi, me urdhër të ish-shefit të DSK-së, Goran Gruevski janë zhdukur dokumente të shërbimeve sekrete maqedonase, në lidhje me dosjen e titulluar "Fortesa". Skandali është zbuluar nga Ministria e Brendshme, e cila megjithatë nuk ka dhënë detaje mbi operacionin e shkatërrimit të provave. Skandali pritet të përfshijë jo vetëm shërbimin sekret maqedonas, por edhe krerët e Ministrisë së Brendshme. Gjatë procesit gjyqësor për rastin "Fortesa", të pandehurit kanë deklaruar se kanë marrë thasë me qese të zeza për t'i asgjësuar në bazën ushtarake të Brest-it./Mesazhi/ The post Skandali në Maqedoni: njerëzit e Gruevskit dogjën dosjet e përgjimeve appeared first on Mesazhi.com. |
Ja si po trajtohen emigrantët dhe refugjatët në Greqi… Posted: 03 Oct 2017 01:14 PM PDT Në Greqi numërohen rreth 60 mijë emigrantë dhe refugjatë, të cilët janë akomoduar në kampe. Një pjesë e tyre janë në pritje të miratimit të kërkesave për azil, ndërsa të tjerë presin zhvendosjen apo shpërndarjen në vende të tjera të BE-së. Por si po trajtohen ata në kampet greke? Një raport i grupit "Doktorët e Botës" vë theksin në kushtet tejet të rënda në të cilat ndodhen të akomoduarit në kampe, të cilat janë të mbipopulluara. Një tjetër evidentim është mungesa e kushteve higjenike, çka janë një rrezik për përhapjen e epidemive apo sëmundjeve ngjitëse. Më shumë se gjysma e 20 mijë migrantëve, që arritën sivjet në Greqi janë gra dhe fëmijë, thuhet në të dhënat e OKB-së. Ky grup, pas intervistimit, ka gjetur se 72 për qind e problemeve shëndetësore me të cilat përballen migrantët, janë trajtuar në mënyrë "joadekuate" ose nuk janë trajtuar fare. Grupi "Doktorët e Botës" ka gjetur se gratë shpesh nuk kërkojnë fare përkujdesje shëndetësore, pasi nuk janë në dijeni për të drejtat e tyre. Ato, madje nuk e kuptojnë sistemin e përkujdesit shëndetësor ose kanë frikë se nëse kërkojnë ndihmë mjekësore mund të arrestohen. Azilkërkuesit në Greqi kanë qasje në spitale dhe kujdes shëndetësor, por sistemi i shëndetit publik, që është goditur për shkak të krizës ekonomike, po përpiqet që të përballojë fluksin e pacientëve./Mesazhi/ The post Ja si po trajtohen emigrantët dhe refugjatët në Greqi… appeared first on Mesazhi.com. |
Turqia paralajmëron Evropën: Lëreni ndërtimin e mureve ideologjike të Berlini Posted: 03 Oct 2017 01:11 PM PDT Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik, paralajmëroi sërish të martën kundër debateve në lidhje me ekstremin e djathtë dhe racizmin në rritje gjatë kohëve të fundit në Evropë. "Ky është një rrezik i madh për njerëzimin dhe demokracinë", deklaroi Omer Çelik me anë të një postimi nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social "Twitter". Shefi i negociatave të Ankarasë me Brukselin tërhoqi vëmendjen se ata, që heshtin përballë islamofobisë dhe turkofobisë, s'bëjnë gjë tjetër veçse inkurajojnë ekstremin e djathtë. "Politika evropiane nuk mund të mbrojë dot demokracinë pa luftuar me këto probleme", theksoi ai. Çelik rikujtoi se rënia e Murit të Berlinit më datë 9 nëntor 1989 është një pikë kthese madhore për demokracinë evropiane. Prandaj – vijoi ai – lëreni ndërtimin e mureve ideologjike të Berlinit dhe ringrini valën politike demokratike të vërtetë kundër krimeve të urrejtjes./Mesazhi/ The post Turqia paralajmëron Evropën: Lëreni ndërtimin e mureve ideologjike të Berlini appeared first on Mesazhi.com. |
Bangladeshi i kërkon Mianmarit ripranimin e myslimanëve të Arakanit Posted: 03 Oct 2017 01:07 PM PDT Qeveria e Bangladeshit ka kërkuar nga Mianmari ripranimin e myslimanëve të Arakanit, të cilët kanë ikur dhe janë strehuar në Bangladesh si pasojë e sulmeve të ushtrisë dhe budistëve fanatikë.
Sipas shtypit të Bangladeshit, ministri i Jashtëm Mahmud Ali dhe një delegacion shoqërues janë takuar në kryeqytetin Daka me Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës së Mianmarit, U Kyaw Swe. Gjatë takimit Mianmarit i është prezantuar një propozim-marrëveshje për rikthimin e myslimanëve të Arakanit në vendin e tyre dhe për zbatimin e rekomandimeve të Këshillit Këshillimor për Arakanin të kryesuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Kofi Annan. Ministri i Jashtëm i Bangladeshit tha në konferencë për media pas takimit se i ka rekomanduar Mianmarit t’i ripranojë myslimanët e Arakanit që gjenden në Bangladesh, ndaj të cilëve ka kryer spastrim etnik. Nga ana tjetër, Mianmari ende nuk ka dalë me deklaratë lidhur me takimin. Po ashtu, një kanal televiziv lokal njoftoi se ministri i Brendshëm i Bangladeshit, Asaduzzaman Han Kemal, do të vizitojë Mianmarin lidhur me myslimanët e Arakanit. Ndryshe, mijëra myslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Gjatë sulmeve të fundit të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë djegur ose shkatërruar rreth 200 fshatra. Ndërkohë, 84 për qind nga gjithsej afër dy milionë myslimanë të Arakanit që janë përballur me sulme sistematike dhe spastrim etnik në Mianmar që nga vitet e 70-ta, janë strehuar në vendet fqinje./Mesazhi/ The post Bangladeshi i kërkon Mianmarit ripranimin e myslimanëve të Arakanit appeared first on Mesazhi.com. |
Ja 10 shenjat e kancerit që të gjithë i injorojmë! Posted: 03 Oct 2017 01:00 PM PDT Nuk është fare çudi pse shumë vonë zbulohet kjo sëmundje vdekjeprurëse, sepse shumica e njerëzve i neglizhojnë shenjat duke i konsideruar si të padëmshme. Shenjat e kancerit nuk dallohen dhe mund të jenë shumë të vogla, por njerëzit i vërejnë ato kur bëhet më veçmë shumë vonë. Në fakt, shumica ndjehen shumë mirë, madje edhe kur mjekët ua përcaktojnë diagnozën e duhur. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të njihni shenjat e kancerit, konsideroni dhjetë shenjat e mëposhtme: -Lëkurë irrituese -Ndryshime në urinim -Ndryshime në zë -Plagë që nuk shërohen -Kollë e vazhdueshme -Gjakderdhje e pashpjegueshme -Gunga të bardha në gojë ose në gjuhë -Gunga nën lëkurë -Ndryshime në jashtëqitje më shumë se dy ditë -Humbja e oreksit apo probleme me gëlltitjen. Është shumë e rëndësishme që ti kushtoni vëmendje këtyre shenjave, sepse sa më shpejt sëmundja zbulohet, aq më shumë ka gjasa dhe mundësinë e shërimit./Mesazhi/ The post Ja 10 shenjat e kancerit që të gjithë i injorojmë! appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |