Mesazhi.com: “Ja tetë shenjat e kancerit të mëlçisë” plus 9 more |
- Ja tetë shenjat e kancerit të mëlçisë
- Çfarë të bëni nëse fëmija ngufatet?
- Sa janë të rrezikshme ushtimat e veshit?
- Cilat janë të drejtat e grave?
- Bunjaku: Ndeshje e vështirë ndaj Ukrainës, duam të vazhdojmë paraqitjet e mira
- Pse jeni agresiv kur jeni të uritur?
- File pule me djathë
- Google lanson “super” kufje me përkthyes të zërit në kohë reale
- Ish-kryeministri britanik akuzohet për pedofili dhe përdhunim
- Kosova nuk i kishte votat për UNESCO
| Ja tetë shenjat e kancerit të mëlçisë Posted: 05 Oct 2017 02:35 PM PDT Shkalla e kancerit të mëlçisë është në rritje e sipër dhe mijëra vetë vdesin në vit nga kjo sëmundje. Kanceri i mëlçisë ka shënuar rritje 142 për qind që nga viti 1990. Ai është një formë serioze e sëmundjes, e cila mbyt mbi pesë mijë vetë në vit. Kanceri primar i mëlçisë, i cili fillon në mëlçi, është më pak i zakonshëm se sa kanceri sekondar i mëlçisë, i cili fillon diku tjetër në trup dhe përhapet deri në mëlçi. Sipas NHS-së, shkaku i saktë i kësaj sëmundjeje është i panjohur, sidoqoftë shumica e rasteve janë të ndërlidhura me dëmtimin e mëlçisë, e njohur si cirroza. Janë disa faktorë të ndërlidhur me cirrozën. Pirja në masë të madhe të alkoolit përgjatë viteve dhe prania e hepatitit B ose C mund të rrisë rrezikun nga kanceri i mëlçisë. NHS rekomandon reduktim të alkoolit dhe ushqime të shëndetshme, si dhe të ushtrohet me rregull, për të ulur rrezikun nga hepatiti B dhe C. Simptomat normalisht nuk paraqiten derisa kanceri të mos jetë në shkallë të avancuar, sidoqoftë ato janë: – Humbja e papritur e peshës – Humbja e apetitit – Ndjenja se jeni të ngopur edhe pasi të keni ngrënë pak – Ndiheni të sëmurë – Dhimbje – Lëkura juaj merr ngjyrë të verdhë – Ndiheni të lodhur dhe të dobët Sipas Shoqërisë amerikane për kancer, simptomat tjerra përfshijnë ethe, vjellje dhe mavijosje. NHS rekomandon nëse vëreni ndonjërën nga këto simptomat, që të paraqiteni menjëherë te mjeku./Mesazhi/ The post Ja tetë shenjat e kancerit të mëlçisë appeared first on Mesazhi.com. |
| Çfarë të bëni nëse fëmija ngufatet? Posted: 05 Oct 2017 02:00 PM PDT Ngufatja është një prej shkaktarëve më të mëdhenj të lëndimeve dhe madje vdekjeve të fëmijëve, veçanërisht ata të moshës tre vjeçe ose më të rinj, tregojnë statistikat amerikane. Andaj, prindërit dhe kujdestarët tjerë kanë nevojë të dinë se çfarë duhet të bëjnë në raste të tilla. Ushqimi, lodrat dhe monedhat janë ndër incidentet më të shpeshta të ngufatjes te fëmijët, të cilët, sipas Akademisë Amerikane të Pediatërve, i vendosin këto objekte në gojën e tyre derisa eksplorojnë ambientin rreth tyre. "Nëse një fëmijë ngufatet ose përpin diçka të rrezikshme, prindërit dhe kujdestarët mund t'i ofrojnë lëngje ose/dhe gjëra të ngurta për të ngrënë, por kjo nuk rekomandohet. Po ashtu, prindërit nuk duhet ta detyrojnë fëmijën të vjellë. Dërgojeni fëmijën menjëherë te mjekë ose dërgojeni atë në dhomën e emergjencës", thotë mjeku amerikan Dr. Grace Arteaga, pediatër në Qendrën Mayo Clinic Children. Nëse fëmija kollitet fuqishëm pasi ka përpirë një objekt, inkurajoni atë të vazhdojë të kollitet dhe mos i ndërhyni./mjeku.net/ Por nëse objekti i përpirë bllokohet në rrugët e ajrit dhe fëmija më nuk mund të kollitet dhe frymëmarrja bëhet më e vështirë, prindërit dhe kujdestarët duhet të përdorin hapat "pesë-pesë" si në vijim:
Këshillat për foshnjat janë ndryshe. Mbajeni foshnjën me fytyrë teposhtë në krahun tuaj. Koka e foshnjës duhet të jetë më poshtë se trupi i tij. Goditeni foshnjën në mënyrë të vendosur në mes të shpinës duke shfrytëzuar rrënjën e shuplakës së dorës tjetër tuaj. Kombinimi i gravitetit dhe forcës nga goditja juaj me dorë duhet ta çlirojë objektin që ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes së foshnjës. Ekspertët amerikanë këshillojnë kundër përdorimit të gishtit për ta futur në gojë, pasi kjo mund ta fusë objektin më thellë në rrugët e frymëmarrjes së fëmijës. /Mesazhi/ The post Çfarë të bëni nëse fëmija ngufatet? appeared first on Mesazhi.com. |
| Sa janë të rrezikshme ushtimat e veshit? Posted: 05 Oct 2017 01:00 PM PDT Dëgjimi i zërave të brendshëm ose "cingërimat në vesh" janë të njohura si tinitus. Kjo është një gjendje kur dikush dëgjon zëra nga brendia e trupit. Sipas NHS, një gjendje e tillë shpesh përshkruhet si "cingërimë e veshëve". Sidoqoftë, personat që vuajnë nga kjo gjendje po ashtu raportojnë edhe për zhurmë, kërcëllimë dhe fishkëllima në vesh. Tinitus mund të ndikojë në përqendrim, por edhe të çojë në gjendje depresioni. Vlerësohet se gjashtë milionë qytetarë janë të prekur nga tinitus në Britaninë e Madhe. Gjendja mund të jetë e rrezikshme, pasi mund të ndikojë të çojë njerëzit drejt vetëvrasjeve. Personat që vuajnë nga kjo gjendje vërejnë se dëgjimi i tyre nuk është i mirë dhe janë më të ndjeshëm ndaj zërave të jashtëm. Shkaqet e krijimit të tinitusit janë të panjohura, por shpesh ndërlidhen me kalimin e moshës dhe humbjen e dëgjimit, apo edhe dëmtime të brendshme në vesh si pasojë e infeksioneve. Shumica e njerëzve përjetojnë tinitus në një pikë pas ekspozimit në ambiente me zhurma të larta, sikurse janë koncertet e muzikës./Mesazhi/ The post Sa janë të rrezikshme ushtimat e veshit? appeared first on Mesazhi.com. |
| Cilat janë të drejtat e grave? Posted: 05 Oct 2017 12:00 PM PDT Përgjatë historisë, fetë dhe filozoftë kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet burrave dhe grave. Fillimisht, Aristoteli dhe filozofë të tjerë parashtruan pikëpamje, që përgjithësisht i nënçmonin gratë. Mes fesë abrahamike dhe feve të tjera ka një ndryshim të madh, për sa i përket mënyrës së trajtimit të grave. Islami dhe profeti Muhamed (a.s) erdhën në një kohë, kur njerëzimi kishte një përvojë të pasur historike. Për ta kuptuar sa i madh ishte revolucioni që solli profeti (a.s) dhe prezantimin e Islamit, duhet të vlerësojmë parimet, që u parashtruan për këtë çështje dhe mënyrën si i trajtonte profeti (a.s) gratë myslimane dhe jomyslimane. Në fenë islame gratë fituan dinjitet, respekt dhe status social. Islami i garanton gruas të drejta ligjore, ekonomike, sociale dhe qytetare dhe duke e ngritur statusin e grave si bija, bashkëshorte dhe nëna, u jep atyre të drejta dhe privilegje të njëjta me burrat. Perceptimi që i konsideron gratë myslimane në shoqëritë lindore si grup injorant dhe të paqytetëruar, të cilit i mungojnë të drejtat vetjake, nuk është rezultat i Islamit, por kjo ka ndodhur për shkak të kushteve ekonomike, politike, sociale dhe psikologjike. Pas vdekjes së profetit (a.s), statusi i grave u ul për shkak të konceptit të familjes patriarkale, që i kufizoi të drejtat e grave dhe kjo u shoqërua nga ndikimet e kushteve politike, mjedisore, kulturore dhe sociale. Përfundimi ka pasur ndikim në interpretimet e ligjeve./ardhmeriaonline/ Vlerësimi i statusit të grave brenda familjes dhe shoqërisë, analiza e rolit të saj dhe natyra e lidhjeve ndërmjet grave dhe burrave gjatë kohës së profetit Muhamed (a.s) tregojnë, se cili është këndvështrimi islam lidhur me gratë. Islami i konsideron gratë si qenie njerëzore, të cilat kanë të njëjtin status si burrat dhe i përshkruan gratë të barabarta me burrat në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si dhe në krijimin e tyre. Në Kuran thuhet: "Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato" (2:187). Në një ajet tjetër thuhet: "Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin" (Teube: 71). Gjatë hutbes së lamtumirës profeti dha këtë mesazh, ndërsa po diskutonte për të drejtat e grave dhe burrave: "O njerëz! Ju keni të drejta mbi gratë tuaja dhe ato kanë të drejta mbi ju". Pra, në Islam gratë kanë të njëjtën shkallë me burrat dhe ata konsiderohen të barabartë, për sa u përket të drejtave personale, ligjore dhe sociale. Gratë kanë shumë të drejta personale si: të drejtën e trashëgimisë, të drejtën e zbatimit të detyrave fetare, të drejtën e përfshirjes në tregti dhe të drejtën e mbajtjes së parave. Të drejtat e grave mbroheshin nga ligjet, me qëllim që gratë të bëheshin të vetëdijshme për të drejtat e tyre. Siç thuhet në Kuran, megjithëse gratë kanë të njëjtat të drejta dhe privilegje si burrat nga ana fetare dhe ligjore, është e pamundur të flasim për një barazi absolute ndërmjet gjinive (Huxhurat: 35). Gratë kanë ndërtim të ndryshëm fizik, fiziologjik dhe biologjik. Islami i vlerëson këto funksione të veçanta, duke marrë parasysh ndryshimet ndërmjet gjinive. Islami, duke mos qenë kundër krijimit, deklaron barazinë ndërmjet gjinive, aty ku është e mundur dhe i ndan këto gjini, kur një koncept i tillë është në kundërshtim ose qëllimin e krijimit. Për shkak të ndryshimit të natyrës së burrave dhe grave, ka një ndryshim në natyrën e përgjegjësive të tyre; kjo ka çuar në rregulla të ndryshme në lidhje me çështjet si trashëgimia dhe martesa. Ekzistenca e rregullave të ndryshme në rastin e trashëgimisë, fejesës ose divorcit ka kontribuar në portretizimin e gruas myslimane, si njeri që i nënshtrohet vullnetit të burrit dhe ka status dytësor. Një prej faktorëve, që kontribuon për këtë perceptim, është se kur dikush vdes, nëse ai ka pasur dhe vajza dhe djem, sipas ligjit të trashëgimisë, vajzat marrin sa gjysma e asaj që i është caktuar djalit. Megjithatë, sipas të njëjtin ligj islam, burrat janë përgjegjës që të furnizojnë familjen dhe kanë përgjegjësinë e përkrahjes së të afërmve të afërt apo të largët, të cilët kanë nevojë për ndihmë; ai ka gjithashtu përgjegjësi të ndryshme financiare, si detyrimin të paguajë kompensim ose dëmshpërblim. Në krahasim me këtë, përgjegjësitë financiare të grave janë ulur. Përderisa burrat janë të detyruar të mbajnë familjen vetë, është më e lehtë të kuptosh se ata kanë të drejta më të mëdha sesa gratë, përsa i përket trashëgimisë. Në ligjin islam, burrat e kanë të drejtën e divorcit. Sipas ligjit islam, burrat kanë më shumë të drejta gjithëpërfshirëse sesa gratë. Kjo është bërë me qëllimin e vendosjes së detyrimit ekonomik të divorcit mbi burrat dhe si rezultat të parandalojë burrat, që të mos abuzojnë me të drejtën e tyre të divorcit, apo ta përdorin atë arbitrarisht. Nga ana tjetër, gratë të cilat dhunohen ose dëmtohen gjatë martesës, ose që nuk janë të lumtura me martesën e tyre, mund t'i japin fund martesës së tyre, duke iu drejtuar një gjykatësi, nëse bashkëshorti refuzon t'i japë divorcin. Gjithashtu, nëse duan, ato mund të kërkojnë dëmshpërblim. Gjatë kohës së profetit (a.s), gratë kishin të drejtën e fjalës, lidhur me martesën dhe divorcin. Për shembull Fatimja, vajza e profetit (a.s) nuk dëshironte që bashkëshorti i saj, Aliu, të merrte grua të dytë, i ati e mbështeti atë duke i thënë dhëndrit, që ose të ndahej nga Fatimja, ose të hiqte dorë nga martesa e dytë. Kurani e pranon ekzistencën e ndryshimeve biologjike; megjithatë ato nuk konsiderohen si bazë për të mos pasur barazi. Por në disa shtete islame, mendimi i pabarazisë ndërmjet gjinive për shkak të ndryshimeve biologjike ka shkaktuar problemin që nxit "autoritetin e papërkulshëm të burrave". Përderisa Kurani dhe suneti nuk u perceptuan në tërësi, kjo çoi në devijim të kontekstit të haditheve, që kishin të bëjnë me bindjen e grave ndaj burrave të tyre, duke krijuar një imazh, sipas të cilit gratë janë pa përkrahje dhe nuk kanë të drejta personale. Megjithatë gjatë kohës së profetit (a.s) ekzistonte një gjendje krejt e kundërt me këtë: statusi i grave brenda shoqërisë dhe familjes u rrit dhe qëndrimi shembullor i profetit (a.s) në lidhje me marrëdhëniet e tij pozitive me gratë e tij dhe kujdesi i madh që u kushtonte të drejtave të grave, janë fakte të vlerës së grave. Profeti (a.s) i trajtonte me mirësjellje dhe gratë jomyslimane, ai ndihmoi një grua që shkoi nga Meka në Medinë, edhe pse ajo nuk ishte myslimane; ndërsa gjatë një fushate ushtarake, ai liroi një grua dhe bashkëshortin e saj, pasi ata i dhanë ushtrisë islame informacionin e nevojshëm. Gjithashtu thuhet, se ai i ndihmonte gratë, që nuk ndiheshin mirë dhe u bënte vizita në shtëpitë e tyre. Megjithëse për gratë në Islam janë përshkruar role të caktuara dhe mund të shohim, se shpërndarja e këtyre roleve nuk është tërësisht e dallueshme. Në disa shoqëri këto role mund të jenë caktuar në një mënyrë, që është pafavorshme për disa dhe mund të kenë natyrë të paqëndrueshme. Por gratë, të cilat jetuan gjatë kohës së profetit (a.s), u përfshinë aktivisht në jetën fetare dhe sociale. Gratë qëndronin krah për krah burrave në politikë, luftë dhe arsim. Është fakt i ditur, se profeti (a.s) i dëgjoi gratë, të cilat bënë negociata për amnistinë e të burgosurve politikë, madje vepronte në përputhje me këshillat e grave të tij lidhur me çështjet politike. Fakti që shumë persona dëshironin, që Aishja t'i udhëhiqte, tregon se gratë luanin një rol aktiv në jetën shoqërore. Dihet se Aishja, përveç dijes lidhur me hadithet, ishte e njohur për dijen e saj lidhur me fetvatë, trashëgiminë, historinë, gjenealogjinë, poezinë, shkencën mjekësore dhe astronominë. Ndryshe nga jo që është e dukshme sot në shoqëritë islame, shpërndarja e punës brenda jetës punëtore ishte më pak e dallueshme në kohën e profetit (a.s). Për shembull, Zenepja, gruaja e profetit (a.s), ishte angazhuar në tregtinë e lëkurave dhe i jepte të ardhurat e saj për bamirësi. Profeti (a.s) i ndihmonte bashkëshortet e tij në punët e shtëpisë, arnonte rrobat e tij dhe qepte vetë këpucët e tij. Si rrjedhim, mund të kuptojmë, se gratë në Islam kanë pasur dhe kanë personalitete të pavarura, ndërsa janë dhe të pavarura ekonomikisht. Në një hadith thuhet, se gratë nuk janë objekt që e zotërojnë burrat, por janë njerëz dhe kanë të drejta të barabarta me ta. Kjo tani nuk mund të duket më e habitshme, por 1400 vjet më parë ishte ide revolucionare. Përveç kësaj, fakti që profeti (a.s) mori para hua nga Haula bint Amr dhe i kërkoi Duba bind el-Zubairit t'i dërgonte mish nga delja që kishte flijuar, na jep të dhëna për marrëdhëniet e tij me gratë dhe si ai i konsideronte ato. Gjatë periudhës së profetit Muhamed (a.s) gratë jo vetëm kishin dinjitet dhe ishin të vetëdijshme për të drejtat e tyre, por ishin gjithashtu të afta të mbronin veten e tyre. Përshkrimi i grave myslimane si njerëz me status dytësor, të shtypura nga dominimi i meshkujve, është shfaqje e praktikave të vazhdueshme të popujve myslimanë dhe të klisheve të zhvilluara në perëndim. Fatkeqësisht imazhi negativ i grave myslimane është formuar me kalimin e kohës dhe ka një strukturë, që kundërshton praktikat e kohës së profetit Muhamed (a.s). Mund të thuhet, se nocionet negative të kulturave patriarkale në lidhje me gratë kanë një cilësi, që nxit paragjykimet e tyre. Përgjegjësitë e burrave në jetën e përditshme bëjnë, që burrat të kenë më shumë të drejta dhe autoritet mbi gratë. Në një ajet kuranor thuhet: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre". (Bekare: 228). Por kjo nuk do të thotë, se gratë kanë status dytësor brenda familjes ose shoqërisë, apo se atyre u mungon individualiteti. Në Islam nuk është e rëndësishme gjinia, por statusi i individit para Allahut. Mënyra më e mirë për ta sqaruar këtë koncept është ajeti: "E s'ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju, është ai që më tepër është ruajtur (këqijat)" (Huxhurat: 13) Vepra të cituara Aydin, Mehmed Akif. "Aile (Family)", DIA, v.2, Stamboll, 1989. Aydin, Mehmed Akif. "Kadin (Woman)", DIA, v.24, Stamboll, 2001. Bolelli, Nusrettin. Kadinlarin Hadis Ýlmindeki Yeri (Roli i grave në shkencën e hadithit), Stamboll, 1998. Ceylan, Canan. Entelektuel ve Siyasi Bir Kisilik Olarak Hz. Aise (Aishja si personalitet intelektual dhe politik), Stamboll, 2002. Etoz, Abdulkadir. "Islam'da Kadinin Onemi ve Yeri (Roli dhe rëndësia e gruas në Islam)," Islam'da Aile ve Cocuk Terbiyesi, Stamboll, 1996. Hamidullah, Muhammed, Islam Peygamberi, Hayati ve Eserleri (Profeti islam, jeta dhe veprat e tij), përkthyer nga Said Mutlu ve Salih Tug, v.2, Staboll, 1969. Heykel, M. Huseyin. Hz. Muhammed Mustafa (Profeit Muhamed), Stamboll, 1948. Ozturk, Levent. Hz. Peygamber Doneminde Saðlik Hizmetlerinde Kadinlarin Yeri (Roli i grave në shërbimet shëndetësore në kohën e profetit të shenjtë), Stamboll, 2001. Rahman, Afzalur. Hz. Muhammed Sallallahu Aleyhivesellem (Profeti Muhamed (pbuh)), Siret Ansiklopedisi, përkthyer nga Hakan Bayrak, v.II, Stamboll, 1990. Savas, Riza. "Hz. Peygamber'in Bir Kadin Konuðu: Kayle bint Mahrama (A Woman Guest of the Holy Prophet: Kayle bint Mahrama)," D.E.U. Ýlahiyat Fakultesi Dergisi, XII (1999): 39-46. Savas, Riza. Hz. Muhammed Devrinde Kadin (Gruaja në kohën e profetit Muhamed), Stamboll, 2004./Mesazhi/ The post Cilat janë të drejtat e grave? appeared first on Mesazhi.com. |
| Bunjaku: Ndeshje e vështirë ndaj Ukrainës, duam të vazhdojmë paraqitjet e mira Posted: 05 Oct 2017 11:49 AM PDT Albert Bunjaku ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjen së vlefshme kualifikuese ndaj Ukrainës, të cilën e ka cilësuar si ndeshje të vështirë. Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Ukrainës në ndeshjen e nesërme (e premte), e cila fillon nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për grupin I në kuadër të kualifikime për kampionatin botëror "Rusia 2018". Trajneri i Përfaqësueses, Bunjaku ka falënderuar qytetarët e Shkodrës, teksa ndeshjen e ka cilësuar si të vështirë, por beson që ekipi përfaqësues do t'i vazhdoj paraqitjet e mira. "Është loja ime e fundit dhe dua ta falënderojë qytetin e Shkodrës", ka thënë fillimisht Bunjaku në konferencë për shtyp. "Na pret një lojë e vështirë kundër Ukrainës. Mirëpo pres nj lojë më ndryshe. Do Kemi luajtur edhe më herët ndaj tyre". "Sigurisht motivimi ynë kryesor është të vazhdojmë paraqitjet e mira që kem pas. Në disa momente kem qenë pa fat, kemi mundur të marrim pikë, e në disa momente kanë mjaftuar pasi kundërshtarët janë superior". "Qëllimi ynë kryesor ka qenë ta bëjmë një bërthamë të fortë pasi jemi një kombëtare e re dhe këtë ia kemi arrit pasi kem ekipin më të mirë në botë", përfundoi trajneri i Kosovës. The post Bunjaku: Ndeshje e vështirë ndaj Ukrainës, duam të vazhdojmë paraqitjet e mira appeared first on Mesazhi.com. |
| Pse jeni agresiv kur jeni të uritur? Posted: 05 Oct 2017 11:00 AM PDT A keni vërejtur ndonjëherë se bëheni agresiv kur jeni të uritur? Ky zemërim i papritur shpesh shkakton "hunger", kombinim i urisë, dhe zemërimit dhe ekspertët thonë se kjo është e vërtetë. "Kur nuk hamë, bie sheqeri në gjak", thotë Deena Adimoolam, asistente pranë spitalit Mount Sinai. "Kur bie sheqeri në gjak, lirohen hormonet kortizol dhe epinefrin, të cilët tentojnë të kthejnë serish në nivel normal sheqerin. Por, këto hormone, po ashtu, sjellin deri te nervozizmi, që shpjegohet me faktin se pse jeni kaq nervoz kur kapërceni vaktet", shton ajo. Hormoni tjetër, neuropeptidi Y, po ashtu luan rol, pasi ndihmon të krijohet ndjenja e urisë kur trupit i nevojitet më shumë ushqim dhe po ashtu është i ndërlidhur me agresivitetin. "Ëmbëlsirat do të ngritin shpejt sheqerin në gjak, pas të cilit vjen te rënia e shpejtë. Kjo sjell deri te ndjenja e serishme e urisë dhe agresionit", thonë mjekët. Në mënyrë që të mos bëheni agresiv kini kujdes që të mos kapërceni vaktet dhe hani tri herë në ditë, të cilat do t'ju ndihmojnë në thyerjen e urisë dhe agresionit intensiv./Mesazhi/ The post Pse jeni agresiv kur jeni të uritur? appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 05 Oct 2017 09:00 AM PDT Përbërësit: • 100 gram djathë Përgatitja: Në pjatë me miell, shtohen kripa dhe piperi. Tunden vezët në një pjatë, kurse në tjetrën vihen djathi i grirë në rende së bashku me galetë. Në tigan ngrohen vaji dhe gjalpi. The post File pule me djathë appeared first on Mesazhi.com. |
| Google lanson “super” kufje me përkthyes të zërit në kohë reale Posted: 05 Oct 2017 08:00 AM PDT Google ka prezantuar kufjet e reja të quajtura Pixel Buds, të cilat janë të dizajnuara që të punojnë më së miri me smartfonët e rinj, Google Pixel 2 e 2XL.Kufjet pa tela Pixel Buds kanë të integruar sistemin e njohjes së gishtave për të ndërruar muzikat dhe ndalur apo lëshuar zërin. Google, madje ka integruar edhe Google Assistant i cili mund të japë udhëzime në veshët e përdoruesve, të pranojë telefonatat dhe sigurisht të lëshojë muzikën. Më e mira e kësaj është se ajo ka të integruar edhe përkthyesin në kohë reale i cili është i aftë të përkthejë zërin në 40 gjuhë të ndryshme. Google ka lansuar edhe një kamerë të re të vogël, të quajtur Google Clips. Kjo kamerë është e dizajnuar që të kapë momentet e duhura të përdoruesve vet, pa pasur nevojë që përdoruesit ta bëjnë atë. Google Clips është kamerë shumë e vogël e cila vetë mund të vendosë se kur të fotografojë, apo të incizojë video të shkurta. Kufjet Pixel Buds tani mund të porositen, ndërsa Google do të fillojë dorëzimin e tyre në nëntor 2017, me një çmim fillestar prej 135 euro. Kamera Google Clips nuk dihet se kur do të lansohet, por pritet që të dalë shumë shpejt, me një çmim prej 210 euro. ![]() ![]() ![]() ![]() The post Google lanson “super” kufje me përkthyes të zërit në kohë reale appeared first on Mesazhi.com. |
| Ish-kryeministri britanik akuzohet për pedofili dhe përdhunim Posted: 05 Oct 2017 07:26 AM PDT Një lajm ka tronditur ditën e sotme mediet britanike, të cilat shkruanin se një nga kryeministrat më të respektuar të vendit, po te ishte gjalle do te ngarkohej me akuza për pedofili dhe perdhunim. Sipas një hetimi te botuar ne te gjitha mediat britanike, policia kishte arsye të mjaftueshme për të marrur ne pyetje ish-kryeministrin Sir Edward Heath mbi akuzat se kishte përdhunuar dhe sulmuar disa djem te mitur. Policia e Wiltshire tha kryeministrit konservator ishte akuzuar shtatë herë nga 7 djem të ndryshëm nga viti 1956 deri në vitin 1992. Viktimat që e akuzonin për abuzim seksual ishin kryesisht të moshës 10 vjeçare. Investigimi i kohëve të fundit synon të zbulojë nëse kishte mjaftueshëm prova për ta shpallur Sir Edward Heath fajtor. /MESAZHI/
The post Ish-kryeministri britanik akuzohet për pedofili dhe përdhunim appeared first on Mesazhi.com. |
| Kosova nuk i kishte votat për UNESCO Posted: 05 Oct 2017 07:05 AM PDT Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli fillimisht deklaroi se Kosova i ka votat për anëtarësim në UNESCO. Më vonë shteti i Kosovës njofton se ka hequr dorë dhe nuk do të del në votë për ta provuar mundësin e anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, duke mos dhënë shumë detaje për arsyen e tërheqjes. Por, profesor i Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, konsideron se Kosova nuk i kishte votat për anëtarësim në UNESCO, dhe kjo ka qenë arsyeja që është tërhequr. Hoti thotë për lajmi.net se Kosova nuk ka lobuar mjaftueshëm për t'i bindur shtetet që të votojnë pro anëtarësimit. Por ai mendon se edhe ngërçi në politikën kosovare ka bërë që të dështoj anëtarësimi i Kosovës në UNESCO. "Arsyeja e tërheqjes është fund e krye për shkak të pasigurisë së votave, sepse nuk është çështja vetëm e palikimit, në UNESCO e kemi pak më mirë, dhe një numër të organizatave që janë të specializuara dhe nuk kërkojnë domosdoshmërisht me qenë anëtare të OKB-së. Ne duhet të lobojmë të sigurojmë votat e mjaftueshme në mënyrë që të bëhet aplikimi dhe të merret anëtarësia. Unë nuk kam asnjë dilemë që ka qenë mungesë e numrave dhe kjo ka ardhur si rezultat i ngërçit apo e këtyre mos marrëveshjeve pas zgjedhore". Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare mendon se Kosova do të duhej t'i shfrytëzonte edhe shtetet mike që të anëtarësohej. "Nuk kanë ndryshuar pozicionet e shteteve që nuk na kanë votuar herën e kaluar, por ato pozicione kanë qenë të pamjaftueshme, e ne është dashur të shkojmë t'i bindim ato shtete që s'na kanë votuar. Të paktën është dashur t'i bindim ato shtete që na kanë njohur e s'na kanë votuar, të bëhet një lobim disa mujor, dhe duke i koordinuar veprimet me shtetet e fuqishme. Aty nuk arrin dora jonë, duhet të shfrytëzohet dora e mikut. Nëse kemi problem me ndonjë shtet në Afrikë, e kemi Francën, dhe duke i shfrytëzuar miqtë me prit anëtarësimin", ka thënë Hoti për lajmi.net. Lajmi.net ka provuar të kontaktojë edhe me shefin e politikës së jashtme, Behgjet Pacolli, por ai ka qenë i paqasshëm. Ndryshe shteti serb ka bërë fushatë të egër kundër Kosovës që të mos votohet si anëtarja më e re në UNESCO. Kujtojmë se vitin e kaluar Kosova dështoi të bëhej pjesë e UNESCO-së. The post Kosova nuk i kishte votat për UNESCO appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









