Mesazhi.com: “Gjini dhe Kusari-Lila përplasen ashpër për korrupsion Gjini dhe Kusari-Lila përplasen ashpër për korrupsion” plus 9 more

Mesazhi.com: “Gjini dhe Kusari-Lila përplasen ashpër për korrupsion Gjini dhe Kusari-Lila përplasen ashpër për korrupsion” plus 9 more


Gjini dhe Kusari-Lila përplasen ashpër për korrupsion Gjini dhe Kusari-Lila përplasen ashpër për korrupsion

Posted: 02 Oct 2017 03:54 PM PDT

Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të Mimoza Kusari-Lilës dhe Ardian Gjinit. Të dy po garojnë për kryetar të Komunës së Gjakovës.

Ardian Gjini, kandidat i AAK'së për kryetar të komunës së Gjakovës dhe Mimoza Kusari-Lila, kandidate e Alternativës janë përplasur për shumë çështje në një debat zgjedhor në Klan Kosova.

Ishte Gjini ai i cili disa herë kundërshtoi Kusari-Lilën të cilën e akuzoi për mos punë dhe për thellim të ndarjeve fshat-qytet.

Ai tha se Kusari-Lila ka dështuar në qeverisje dhe se qytetarët 'po i mbyllin derën' në kohën kur ajo po kërkon votën për një mandat të dytë në krye të komunës.

Në anën tjetër Kusari-Lila është mbrojtur duke e quajtur të suksesshme qeverisjen e saj por Gjini e kundërshtonte gjatë tërë kohës.

Në një moment, Kusari-Lila e akuzon Gjinin për korrupsion dhe këtu nxehet muhabeti.

"Pse je i shqetësuar Ardian", e pyet Kusari-Lila kundër kandidatin teksa debati vazhdoi me pyetje retorike mes njëri tjetrit mbi "shqetësimin se kush do të humbë zgjedhjet"./Mesazhi/

The post Gjini dhe Kusari-Lila përplasen ashpër për korrupsion Gjini dhe Kusari-Lila përplasen ashpër për korrupsion appeared first on Mesazhi.com.

Edhe mediet janë përgjegjëse për skandalet në TV e portale

Posted: 02 Oct 2017 03:49 PM PDT

Nga: Musa Sabedini-Nuk më befason niveli i dy akterëve kryesorë në përplasjen publike, Milaim Zekës dhe Frashër Krasniqit, sa më befason niveli jonë si gazetarë e si media dhe përgjegjësia që kemi para audiencës.

Kohëve të fundit në të gjitha mediet televizive, por edhe në portale, afirmohen politikanë e njerëz me biografi kriminale dhe të atillë që fyerjet e sharjet publike i kanë hobi.

Këto antivlera dhe ky edukim mediatik kanë pasoja të paparashikueshme për gjeneratat e reja.

Tashmë në ekranet tona dhe në portalet tona dominojnë ata persona që dinë të ofendojnë dhe që dinë të mbajnë moral për ligjin e padrejtësitë, për gazetarinë hulumtuese etj.

Mediet duhet të kenë kujdes kënd e ftojnë në studio, portalet duhet të marrin shembull dhe mos ta promovojnë të keqën dhe njeriun e padobishëm për shoqërinë.

Për një debat televiziv, pashmangshëm që është e domosdoshme, së pari tema e debatit, pastaj pyetjet që i shtron moderatori, e këtu hynë edhe mjeshtëria e tij dhe zgjedhja e pyetjeve.

Madje për të shkuar edhe më hollësisht, janë të domosdoshme: zgjedhja e pyetjeve të qëlluara, tema e qëlluar, koha e qëlluar dhe personi i qëlluar.

I përmenda qëllimisht këto elemente, jo pse nuk i kanë të njohura kolegët e mi, por sepse na nevojiten për rastet e tjera.

Tashmë incidenti ndodhi dhe s'kthehet mbrapa. Fajtorë ishin të dytë, edhe Frashëri, edhe Milaimi, por më shumë faji bie mbi televizionin që lejoi ashtu publikisht të terrorizohet audienca.

Të marrim atëherë mësim nga një përvojë e keqe. Të mësohemi e të bëjmë përzgjedhjen e të ftuarve, sepse ky është rregulli i shkruar.

Në Amerikë p.sh. personat që kanë aktakuza të ngritura për terrorizëm, shpifje apo ngacmim seksual, kanë vija të kuqe se ku nuk mund të punësohen dhe në cilat vende s`kanë të drejtë të shkojnë ose frekuentojnë.

Përdorimi i tepruar i fjalorit banal në televizionet amerikane, është i sanksionuar dhe ka pasoja fatale.

Pse të ftohet dikush që s`ka vlera, ose që është i dëmshëm për audiencën. Këtu është thelbi i problemit.

Media po promovon njerëz agresiv, të dhunshëm, të pa edukuar, jo profesionistë për probleme të caktuara.

Çdo debat e ka një synim dhe ai synim oponentën kryesore e ka bashkëbiseduesin dhe temën. Mundësia është e artë për të promovuar njerëz me vlera, por edhe të dobishëm.

Këtë rrugë, fatkeqësisht, pak media e ndjekin. Në TV-të tona dominojnë analistët që tërë kohën flasin broçkulla dhe asnjëherë nuk marrin përgjegjësi për atë që thonë.

Flasin e gënjejnë me orë të tëra, pa ditur pasojat. Nuk jam ithtar i seleksionimit të profileve e të kategorive, por personalisht, në këso rrethana, nuk kisha promovuar figura të dhunshme e as të atillë që përdorin fjalor banal.

Cilën rrugë ta ndjekim?

Ka shumë rrugë nga të cilat gazetarët, redaktorët, editorët dhe themeluesit mund të orientohen për të mos përsëritur gabimet e njëjta.

Çdo redaksi apo media online duhet ta lexojë e rilexojë kodin e etikës, ta shkruaj e ta rishkruaj rregullin e ciklit të debateve që përmban të gjitha kriteret edhe të natyrës së debatit, që përmban të gjitha elementet kryesore të bashkëbiseduesit dhe të rivalit apo rivalëve të tjerë.

Debati duhet të jetë edukues dhe mbi të gjitha referues për problemin e trajtuar.

E shihni tani se çfarë po ndodhë me rrjetet sociale. Gjithkund promovohet e keqja, njeriu i padëshiruar, promovohet dhuna dhe kjo vërehet hapur tek partitë që në gjak e kanë dhunën dhe luftën për të shkatërruar çdo gjë që është shtetërore.

Rinia po infektohet keq nga sjelljet e tilla primitive, që dëgjojnë çdo ditë nga fjalori i politikanëve tanë.

Ta ruajmë mbi të gjitha gazetarinë e pastër, edhe në të folur edhe në shkruar. Ta ruajmë e ta avancojmë gazetarinë që për synim ka të edukojë publikun dhe jo ta degjenerojë atë.

Unë ndjej keqardhje për Milaim Zekën dhe për atë që ndodhi së fundi, sepse asnjëherë në jetën time nuk e kam përkrahur dhunën, aq më parë ndaj një ish-kolegut, por edhe Milaimi duhet të kuptojë se jo çdoherë agresiviteti i tij dhe fjalori banal kryen punë.

E mediat tona, duke përfshirë këtu TV-të dhe mediat online e të shkruara, duhet të kenë kujdes kur në emisione ftojnë figura që kanë probleme me ligjin dhe drejtësinë, aq më parë kur janë të ndjekur për terrorizëm e dhunë ndaj institucioneve shtetërore, siç ishte në këtë rast Frashër Krasniqi.

Në fund një këshillë miqësore. Bashkëbiseduesi është rregull të kërkohet për debate e intervista e jo të imponohet.

Pra, bashkëbiseduesi duhet të njihet mirë, duhet të shikohet biografia e tij, e kaluara e tij dhe, në variantin më të mirë, duhet të shoshitet pjesa etike dhe ligjore e bashkëbiseduesit./Mesazhi/

The post Edhe mediet janë përgjegjëse për skandalet në TV e portale appeared first on Mesazhi.com.

Facebook punëson 1.000 njerëz në luftën kundër lajmeve të rreme

Posted: 02 Oct 2017 03:45 PM PDT

Kompania Facebook njoftoi sot se do të punësojë mbi 1 mijë njerëz, të cilët do të kenë për detyrë që të parandalojnë lajmet e rreme, të cilat bëhen për të ndryshuar rrjedhën e zgjedhjeve.

Facebook më herët i ka dorëzuar Kongresit amerikan rreth 3.000 reklama, të cilat ndërlidhen me Rusinë dhe në të cilat thuhet se janë përdorur pyetje për të kthyer njerëzit kundër-tjetrit në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vitin e kaluar./Mesazhi/

The post Facebook punëson 1.000 njerëz në luftën kundër lajmeve të rreme appeared first on Mesazhi.com.

“Pusho ose…” – pas deputetëve kosovar plas sherri edhe në studio televizive në Shqipëri

Posted: 02 Oct 2017 03:39 PM PDT

Pas sherrit të disa ditëve me parë mes dy deputetëve në Kosovë gjatë një emisioni televiziv, edhe në Shqipëri ka pasur një rast të ngjashëm.

Bëhet fjalë për deputetin e PD-së Flamur Noka dhe atë të PS-së, Ulsi Manja, të cilët janë përplasur ashpër në emisionin 'Studio e Hapur' në News 24, lidhur me deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu-në.

Manja e ka pyetur Nokën e cilat janë tre gjerat që ka bërë Noka në kohën kur drejtonte ministrinë e Brendshme.

Noka: Çfarë kam bërë unë?

Manja: Po tre gjëra mi thuaj.

Noka: Atëherë kam drejtuar një ministri në mënyrë dinjitoze dhe zot ti nuk guxon të më drejtosh gishtin.

Manja: Po çfarë ke bërë ti.

Noka: E kam drejtuar në mënyrë dinjitoze duke filluar nga kryeministri jot…A do përgjigje, a do përgjigje

Manja: Po.

Noka: Ta sqaroj unë ta sqaroj unë çfarë kam bërë. Unë kam drejtuar një ministri për një vit e tre muaj e kam drejtuar në emër të ligjit.

Manja: Vazhdo.

Noka: Ti nuk ke  guxuar të më drejtosh gishtin që jam i inkriminuar dhe kriminel. Pusho të flas unë, a do pushosh të flas unë?

The post "Pusho ose…" – pas deputetëve kosovar plas sherri edhe në studio televizive në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.

Die Welt: Kjo është metoda më e lehtë për kosovarët që të marrin vizë në Gjermani

Posted: 02 Oct 2017 03:35 PM PDT

Në Gjermani numri i vizave të punës për shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë nga Ballkani është rritur me 70% në tetë muajt e parë 2017.

"Die Welt" i ka kushtuar sot dy artikuj temës së punësimit të të huajve në Gjermani.

"Një punë në Gjermani, shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin këtë si të vetmen rrugëdalje nga papunësia në atdheun e tyre.

Aplikantët pjesërisht duhet të presin një vit derisa Ambasadat Gjermane në vendet e tyre t’u lëshojnë vizën e punës.

Megjithatë në tetë muajt e parë të vitit është rritur me 70% në 63.000 numri i vizave të punës të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit", shkruan gazeta "Die Welt", duke iu referuar të dhënave që posedon nga kjo agjenci.

Një në tre viza pune për vendet e treta, sipas këtyre të dhënave, i ka kaluar një aplikanti nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Lehtësimi i procedurave për njerëzit nga vende si Shqipëria, Kosova apo Bosnjë-Hercegovina është aplikuar që nga fillimi i vitit 2016.

Arsyeja është: se në kulmin e fluksit të refugjatëve në vitin 2015 vinin edhe shumë azilkërkues nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Autoritet gjermane ishin të papërgatitura nga ky fluks duke qenë të mbingarkuara me refugjatët nga Siria.

Meqenëse për të ardhurit nga Ballkani arsyeja e largimit nga atdheu ishte ekonomike, qeveria federale vendosi një rregullore të re për këto vende duke i shpallur ato si vende të sigurta. (…) Në kushte të tilla nuk ka më të drejtë për azil, shkruan DW.

Kësisoj, qysh nga viti 2016, kandidatë për punësim nga këto vende mund të aplikojnë për një vizë pune. Kushti i vetëm është, që ato të kenë një ofertë konkrete pune nga Gjermania.

Atyre nuk u kërkohet një kualifikim minimal apo pagë minimale, sikurse ndodh në rastin e së ashtuquajturës "Blue Card", që është e parashikuar për specialistë. (…)

Kryesisht vizat e punës janë lëshuar për punëtorë në degën e ndërtimit, por ka nevojë për krah pune edhe në sektorin e gastronomisë, të shërbimeve dhe të kujdestarisë për të moshuarit.

Në Berlin ky model konsiderohet si i suksesshëm dhe po diskutohet nëse rregullorja e vlefshme deri në vitin 2020 mund të shtrihet edhe për vende të tjera veç Ballkanit si p.sh. në rajonet e Afrikës Perëndimore, për të pasur kështu një migracion të organizuar.

Në një analizë të fondacionit Friedrich-Ebert, thuhet se rregullorja për Ballkanin Perëndimor "bart potencial të madh në rrugën drejt një politike inovative migracioni", shkruan "Die Welt"./Mesazhi/

The post Die Welt: Kjo është metoda më e lehtë për kosovarët që të marrin vizë në Gjermani appeared first on Mesazhi.com.

Elvis Naçi në emisionin “Pasdite në Top Channel” – “Nëse humb joshja, rrezikohet familja”

Posted: 02 Oct 2017 02:47 PM PDT

Për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me debatin e javës që shkoi, i cili u ndez nga një shkëndijë që doli nga xhamia, Imam Elvis Naçi ishte sot i ftuar në "Pasdite në Top Channel" me Jonida Shehun.

Naçi u shpreh bukur lidhur me kujdesin që duhet të tregojë gruaja, në mënyrë që burri të jetë më i mbrojtur nga sulmet që tanimë janë bërë të panumërta si nga jeta reale ashtu dhe nga ajo virtuale.

Paneli ku ai bënte pjesë, shumë rrallë ia dha atë mundësi (kjo vërehet nga reagimet e shumta të ndjekesve ne facebook te cilet ne vazhdimsi komentonin “Na leni ta ndjekim hoxhen…”.

Mes eksperiencave personale, mendimeve, studimeve dhe kundërshtimeve Dasara Karaiskaj, Marin Orhanasi, Alda Bida dhe Gëzim Tushi, krijuan një panel paska të zhurmshëm.

Gjithsesi Elvisi u përpoq të tregonte dhe fuste sërish në shinat e kontekstit fetar dhe njerëzor atë që kishte dashur të thoshte.

"Ne si predikues na takon të japim modelin më të mirë. Esencialisht kam dashur të them që një bashkëshort dhe bashkëshorte duhet të mos bëhen monotonë për njërti-tjetrin.

U jam drejtuar edhe meshkujve që të pastrohen dhe të rregullohen jo vetëm jashtë por edhe kur kthehen në shtëpi.

Ta joshin njëri-tjetrin sa kanë mundësi. Po humbi joshja, ajo familje është në rrezik divorci. Kriteri bazë është që gruaja të mundohet të jetë sa më shumë joshëse.

Por meshkujt kanë kritere të ndryshme. Jam sulmuar për atë që thashë lidhur me peshën 150 kilogramë të femrës, por e kam thënë në mënyrë metaforike sepse unë s'kam parë 150 kg femër.

Kjo është nxjerrje nga konteksti ne flasim në tërësinë e vet".

Në këtë pikë, Elvisi hasi me kundërshtime të forta nga të ftuarit, të cilët të gjithë pa përjashtim u munduan të zbusnin rëndësinë që ai i dha pamjes fizike e duke theksuar se në një marrëdhënie të konsoliduar ka të tjera përparësi.

Ama një ndarje burra-gra ishte e pashmangshme të bëhej dhe imami shpjegoi se nuk ka folur vetëm për gratë por edhe për burrat./Mesazhi/

The post Elvis Naçi në emisionin “Pasdite në Top Channel” – “Nëse humb joshja, rrezikohet familja” appeared first on Mesazhi.com.

Si të përgatisni dyner me mish viqi

Posted: 02 Oct 2017 02:00 PM PDT

 

Përbërësit

petë

1 tas mish

2 domate

2 qepë

copa kaçkavall

Hapat

Petët e gatshme i vendosni në një tepsi në formë harkore dhe me rend ia vendosni kaçkavallin, mishin,domatet, qepet dhe përmbi kaçkavallin.

Përmbi ia shtrydhni ketçapin dhe ia vendosni një petë.

Skajet e petëve i mbyllni dhe përmbi ia vendosni një letër pjekje, e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius derisa të skuqet.

Pas pjekjës e lyeni me gjalpë dhe ketçap./Mesazhi/

The post Si të përgatisni dyner me mish viqi appeared first on Mesazhi.com.

Cila është koha më e mirë për të ushtruar

Posted: 02 Oct 2017 12:00 PM PDT

Një numër i madh i hulumtimeve janë kryer në temën e ushtrimeve dhe kohën më të mirë të ditës për të ushtruar.

Hulumtimet nuk e kanë dhënë ndonjë rezultat konkret universal, por kanë treguar se më së miri është të ushtroni në kohën që ju përshtatet më së miri dhe se e gjitha është pak a shumë çështje e zgjedhjes personale.

Trupi e ka orën e vet të brendshme, të njohur si ritmi cirkadian. Kjo paraqet një cikël që i rregullon ndryshimet fizike, mendore dhe të sjelljes që ndodhin brenda 24 orëve.

Këto ndryshime mund të ndikojnë në atë se në ç'kohë të ditës do të dëshironi të ushtroni dhe cila kohë e ditës është më e mira për ju personalisht për të ushtruar.

Tipat e mëngjesit

Tipat e mëngjesit definitivisht duhet të ushtrojnë në mëngjes. Studimet kanë treguar se personat të cilët ushtrojnë herët në mëngjes, më rrallë i anashkalojnë stërvitjet dhe i qëndrojnë besnik orarit, dhe gjithashtu e menaxhojnë më mirë kohën e tyre gjatë pjesës tjetër të ditës.

Nëse do të ushtroni në mëngjes, sigurohuni që para ushtrimit të nxeheni mirë. Disa njerëz kanë probleme me ushtrimet në mëngjes, sepse ndiejnë marramendje dhe lodhje.

Më së miri është të ushtroni para se ta hani mëngjesin, por në qoftë se ndieni lodhje dhe marramendje, ndërsa ushtroni në bark të thatë, hani diçka si një banane ose një filxhan jogurt.

Tipat e mbrëmjes

Ushtrimet në orët e pasdites ose të mbrëmjes mund të jenë të përkryera për t'u relaksuar. Disa persona besojnë se ushtrimet gjatë pasdites janë një mënyrë e shkëlqyeshme për ta larguar stresin dhe për t'u relaksuar në fund të ditës.

Një numër i madh i personave ushtrojnë në orët e pasdites, sepse gjatë orëve të mëngjesit ndiejnë tension në muskuj dhe kanë nivel të ulët të sheqerit në gjak.

Ushtrimet e pasdites janë më të mira sepse jeni të zgjuar në mënyrë natyrale, temperatura e trupit është e ngritur dhe trupi juaj është më i ngrohtë dhe më fleksibël.

Gjithashtu do ta ndieni një nivel më të lartë të energjisë, sepse gjatë ditës keni ngrënë normalisht dhe nuk ushtroni në bark të thatë, siç është rasti gjatë një seance ushtrimesh në mëngjes.

Nuk është aq e rëndësishme se cila është arsyeja që ju nxit për të ushtruar. Nëse është humbja e peshës, lehtësimi nga stresi apo përfitimet e tjera, por është e rëndësishme që të ushtroni rregullisht.

Organizojeni kohën ashtu që gjithmonë të arrini të ushtroni në kohën e ditës që ju përshtatet më së miri.

Madje edhe ndryshimet e vogla në shprehi janë të mjaftueshme për ta mbajtur trupin tuaj të balancuar./Mesazhi/

The post Cila është koha më e mirë për të ushtruar appeared first on Mesazhi.com.

Rasti i Katalonisë nuk ngjason me Kosovën, Serbia i nis letër Komisionit Evropian

Posted: 02 Oct 2017 11:35 AM PDT

Presidenti dhe qeveria e Serbisë do t'i drejtohen Komisionit Evropian me një letër dhe duan disa përgjigje lidhur me krahasimin e çështjes së Katalonisë me të Kosovës për të cilën KE u shpreh se nuk janë aspak të ngjashme.

Kryeministrja serbe, Ana Branbiq ka thënë se duan të dinë nëse Bashkimi Evropian zbaton një ligj ndërkombëtar ose ka ligje tjera ndërkombëtare që vlejnë për të gjitha vendet që nuk janë anëtare të BE-së, transmeton lajmi.net.Këto deklarata ajo i bëri pas takimit konsultativ me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

"Realisht ne kemi qenë shumë të habitur me qëndrimin e Komisionit Evropian dhe të gjitha ato që i tha një zëdhënës", ka thënë Branbiq.Ajo theksoi se Serbia ka shumë gjëra për ta pyetur Komisionin Evropian pasi deklaratat e tyre kanë qenë të papritura.Branbiq ka shtuar se do të iu dërgojnë letër shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovës për t'ju falënderuar mirëpo do të iu dërgojnë edhe atyre që e kanë njohur për t'i pyetur për të drejtën ndërkombëtare.Komisioni Evropian sot deklaroi se referendumi në Kataloni ishte i paligjshëm por që rasti i Katalonisë dhe i Kosovës nuk mund të krahasohet.

The post Rasti i Katalonisë nuk ngjason me Kosovën, Serbia i nis letër Komisionit Evropian appeared first on Mesazhi.com.

Kjo është befasia e Panuccit për ndeshjen me Spanjën dhe Italinë

Posted: 02 Oct 2017 11:32 AM PDT

Mesfushori Emanuele Ndoj është ftuar për herë të parë në Kombëtaren shqiptare për ndeshjet ndaj Spanjës dhe ItalisëPërveç rikthimeve të Xhakës, Cikalleshit, Lenjatit dhe Kaçes, trajneri i Kombëtares Panucci ka ftuar për herë të parë edhe mesfushorin e Breshias, Emanuele Ndoj.

Në një intervistë për Top Channel, lojtari 20-vjeçar është shprehur i emocionuar për ftesën e marrë për dy ndeshjet e radhës me Kombëtaren ndaj Spanjës dhe Italisë, ndërsa thotë se është i gatshëm në çdo moment për të dhënë më të mirën e tij për kuqezinjtë.

"Jam shumë i kënaqur. Nuk e mendoja se do të merrja një ftesë në këto momente nga Panucci. Unë jam i gatshëm për Kombëtaren nëse trajneri do të vendosi të më aktivizojë. Por jam i ndërgjegjshëm dhe jam i ri, pres momentin tim", tha Ndoj.

The post Kjo është befasia e Panuccit për ndeshjen me Spanjën dhe Italinë appeared first on Mesazhi.com.