Libraria : “Largesi shpetimi, Samanta Schweblin - $7.89” plus 9 more |
- Largesi shpetimi, Samanta Schweblin - $7.89
- Virgjerat e perbetuara, Anton Kole Berishaj - $13.52
- Monolog mbi poezine dhe ese te tjera, Jorgos Seferis - $9.02
- Atje ku eshte zemra, Billie Letts - $11.27
- Nderkombetaret, Ylljet Alicka - $11.27
- Premtoj te gaboj, Pedro Chagas Freitas - $13.52
- Elon Musk, Ashlee Vance - $15.78
- Une jam Malala, Malala Yousafzai - $13.52
- Gjenikonomia, Steven D. Levitt, Stephen J. Dubner - $13.52
- Sekretet e nje jete magjepsese, Susan Meissner - $13.52
Largesi shpetimi, Samanta Schweblin - $7.89 Posted: Një grua e re e quajtur Amanda, dergjet në spitalin e një fshati. Një djalë me emrin David, qëndron pranë saj. Ajo nuk është mamaja e tij dhe ai nuk është djali i saj. Së bashku, ata tregojnë një histori të paharrueshme shpirtrash të thyer, toksinash, të forcës dhe dhimbjes së familjes. |
Virgjerat e perbetuara, Anton Kole Berishaj - $13.52 Posted: Temat e veçanta, përveç qasjes, kërkojnë edhe interes e përkushtim të veçantë. Ky është rasti i autorit dhe librit të cilin e kemi në dorë. Anton Kolë Berishaj shqyrton fenomenin i cili në shikim të parë duket se rri në margjinat ose periferitë shoqërore, por nga mënyra e trajtimit, del se kemi të bëjmë me një çështje e cila prek nervin qendror të jetës njerëzore. |
Monolog mbi poezine dhe ese te tjera, Jorgos Seferis - $9.02 Posted: Ndër 18 esetë e përzgjedhura, mund të përmendim: "Hyrje në poezinë e T.S. Eliot-it", "Mbi një fragment nga Pirandello", "Arti dhe epoka", "K.P. Kavafis – T.S. Eliot; paralel", "Në 700-vjetorin e Dantes". |
Atje ku eshte zemra, Billie Letts - $11.27 Posted: 7 vjeçe ka qenë Novali Nejshëni kur u braktis nga nëna e saj. 7 muaj ishte shtatzënë, kur bashkë me të dashurin e saj, Uilli Xhekun, babain e fëmijës me të cilin ishte ngjizur, vendosën të largoheshin për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër. 17 vjeçe ishte ajo, kur u braktis nga i dashuri. |
Nderkombetaret, Ylljet Alicka - $11.27 Posted: Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu dhe nën anarkinë liberale që e zëvendësoi atë, e njëjta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e Aliçkës. Absurdi me të gjitha format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë. |
Premtoj te gaboj, Pedro Chagas Freitas - $13.52 Posted: Lokali është plot njerëz, i zhurmshëm. Burri është ulur pranë dritares dhe vështron qiellin gri, i mërzitur, si çdo mëngjes të hëne. Papritur kthehet dhe ajo është aty, përballë tij. Sytë i mbushen me habi, gishtat që i dridhen, me të cilat mban çantën tregojnë se ndjehet e zënë ngushtë. |
Elon Musk, Ashlee Vance - $15.78 Posted: Një përmbledhje e hollësishme dhe plot ngjyra e historisë së ngjitjes së Elon Musk – ut në majat e botës së biznesit. Kjo vepër është një portret i goditur i personit që mund të ketë ndikimin më të madh në zhvillimin e racës njerëzore. Nëse Musk do ta shpie njerëzimin në Mars, kjo vepër do të ishte dokumenti themeltar i planetit të ri. |
Une jam Malala, Malala Yousafzai - $13.52 Posted: Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Yousafzai refuzoi që ta bënin të heshtte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj. |
Gjenikonomia, Steven D. Levitt, Stephen J. Dubner - $13.52 Posted: Në këndvështrimin e Levitt – it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan kaq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë? |
Sekretet e nje jete magjepsese, Susan Meissner - $13.52 Posted: Studiuesja e re amerikane, Kendra van Zant, e përkushtuar për të realizuar vizionin e saj për një jetë të përkryer, interviston Izabela MekFarlandin pikërisht atëherë kur kjo grua e moshuar e ndien se ka ardhur koha për të rrëfyer të fshehtat e saj. |
You are subscribed to email updates from Libraria ShtepiaeLibrit.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |