Lajmi.net: “Van Persie befason tifozët me klubin e ri (FOTO)” plus 8 more |
- Van Persie befason tifozët me klubin e ri (FOTO)
- Rritja e cilësisë në arsim nuk është prioritet i Qeverisë
- Madridi nuk pranon negociata me Kataloninë
- Biznes me fake news
- Mikrofinancat, kredi me normë interesi deri në 31,16 për qind
- Befason Ecna! Asnjëherë se keni parë kështu
- Jashari: Rritja e cilësisë në arsim s’është prioritet i Qeverisë
- Forcat irakiane e morën qendrën e një qyteti nga ISIS
- Iran, një negociator atomik u dënua për spiunim
Van Persie befason tifozët me klubin e ri (FOTO) Posted: 05 Oct 2017 12:07 AM PDT Robin van Persie do të rikthehet në vendlindjen e tij në Holandë. Sulmuesi dëshiron të largohet nga Fenerbahce dhe do të nënshkruajë me ekipin e Feyenoordit, gjatë afatit kalimtar të janarit, raportojnë mediat holandeze, përcjell “lajmi.net”. Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United është në fazën përfundimtare të karrierës së tij. Andaj, ai dëshiron që të pensionohet në vendlindjen e tij te Feyenoord. /Lajmi.net/ |
Rritja e cilësisë në arsim nuk është prioritet i Qeverisë Posted: 05 Oct 2017 12:06 AM PDT Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut, tha se presin që mësimdhënësit kosovarë të kenë kushte më të mira për punë. "Ne po angazhohemi që mësimdhënësit të kenë kushte më të mira dhe të rritet cilësia në arsim", tha ai sot (e enjte) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Jasharaj vlerësoi se edhe në Kosovë edhe në vende të tjera, arsimi ka pasur test që fatkeqësisht mësuesi ka qenë vetëm si punëtor. "Në kuadër të kompetencave, mësuesi duhet të ketë më shumë liri, që ai të organizojë më shumë", tha ai. Sipas tij rritja e cilësisë në arsim nuk është prioritet i qeverisë së Kosovës, pasi që shihet se sa ndahet buxhet për këtë fushë që është e ardhmja e Kosovës. |
Madridi nuk pranon negociata me Kataloninë Posted: 05 Oct 2017 12:04 AM PDT Madridi zyrtar nuk pranon të negociojë mbi asgjë të paligjshme, duke iu referuar kështu referendumit të së dielës e nuk bie pre' e shantazheve. Deklarata e qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoy erdhi menjëherë pas fjalimit të liderit katalanas, të cilit i kërkohet të tërheqë kërcënimin e shkëputjes së rajonit të pasur autonom. Nëse zoti Puigdemont do të flasë, apo të dërgojë negociatorët e tij, e di shumë mirë se ç' duhet të bëjë: t'i kthehet rrugës së ligjit, të cilën ne nuk do ta braktisim kurrë, thuhet aty. Njoftimi vjen në kohën kur ushtria spanjolle dërgoi në Katalonjë 15 kamionë të mbushur me pajisje që do të ndihmojnë 10 mijë agjentët e policisë dhe të Guardia Civil që ndodhet në zonë prej ditësh. Puigdemont ia la fjalën e fundit dialogut, edhe pse deklaroi se pavarësia është tashmë çështje ditësh. Partia e majtë Cup, një prej tre forcave më të mëdha mbështetëse të shkëputjes që kanë mazhorancën në Parlamentin katalanas, kërkon të procedohet menjëherë në bazë të nenit 4 të ligjit mbi referendumin që nuk pranohet nga Madridi. Puigdemont i vari shpresat tek një ndërmjetësim ndërkombëtar, por Europa është tërhequr. Mundësi për kompromis, duket se nuk ka më. Një ditë më parë, Presidenti i Katalonjës e akuzoi Mbretin Felipe për injorimin e qëllimshëm të miliona bashkëqytetarëve të tij. Për Puigdemont, ky është një moment që kërkon ndërmjetësim, por monarku ka refuzuar ta marrë përsipër rolin që i ofron Kushtetuta spanjolle, duke u rreshtuar në krah të qeverisë së Rajoyt. /TopChannel/ |
Posted: 05 Oct 2017 12:03 AM PDT Prej atentatit në Las Vegas gjetën vdekjen 58 vetë dhe u plagosën më tepër se 500 të tjerë. Stephen Paddock, atentantori, vdiq gjithashtu. Motivet për veprën e tij janë ende të paqarta, Këto janë faktet e publikuara zyrtarisht. Por njëkohësisht me këto lajme morën dhenë edhe një sërë thashethemesh dhe lajmesh të rreme. Si për shembull se ishte islamist si pretendon skena e djathtë, apo radikal i majtë që urren Trumpin. Kishte dhe lajme që ai nuk kishte qenë vetëm, por se kishte pasur dhe një ndihmës. Si dëshmi për këtë ofrohen video të turbullta nga portali “The People´s Voice” dhe askush nuk pyet për saktësinë e tyre apo për autorin. Këto lajme klikohen shumë më tepër se sa lajmet e mediave serioze të bazuara tek faktet dhe përhapen më tepër. Por përse ndodh kjo? Një studim i London School of Economics and Political Science (LSE) tregon spektrin e gjërë të fake news. Ndër to sipas studimit nuk bëjnë pjesë vetëm lajmet e rreme, por edhe lajmet e njëanshme, që e drejtojnë vëmendjen në një drejtim të caktuar. Po ashtu në fake news bëjnë pjesë edhe thashethemet. Si përhapen fake news? Në rastin e incidentit të Las Vegasit akuzohen gjigandë të tillë si Google, Facebook dhe Twitter që nuk kanë bërë sa duhet për t’i kufizuar lajmet për këtë, apo se madje i kanë përhapur ato. Kështu personat që kërkonin lajme përmes Google lidheshin me një link me faqen 4chan, e cila njihet për përhapje informacionesh të gabuara në raste aktesh terroriste apo incidentesh. Producentët profesionalë të lajmeve të rreme arrijnë të depërtojnë tek alogaritmet e Google, Facebook-ut etj. dhe ti rendisin lajmet e tyre që të dalin të parat, kur dikush kërkon. Fitimet nga gënjeshtrat Me lajme të rreme mund të fitosh shumë para. Një nga faqet e shumta në Darknet, ofron p.sh. për 200.000 dollarë përgatitjen e një fushate, e cila mund të provokojë dhe shkaktojë protesta massive. Për të diskredituar një gazetar mjaftojnë 55.000 dollarë. Paketa përmban profile të rreme dhe grupe në rrjetet sociale që botojnë lajme të rreme dhe likes dhe retweets për t’I përhapur ato sa më shpejt. Po ashtu sipas studimit të London School of Economics and Politics burim tjetër fitimi është reklamimi on-line i një artikulli tërheqës nga ana vizuale. Përbajtja e tij nuk ka rëndësi dhe me ndihmën e alogaritmeve ai përhapet shumë shpejt. Përse funksionojnë fake news? Sociopsikologia Catarina Katzer thotë se njerëzit sot përballen përmes mediave dhe rrjeteve sociale me shumë lajme dhe nuk kanë kohë të thellohen në përmbajtjen e tyre. Njerëzit lexojnë vetëm 10-15% të lajmeve që përhapen on-line, lajmet e tjera nuk i lexon kush. Dhe njerëzit i seleksionojnë lajmet sipas strukturave të tyre metale dhe u besojnë lajmeve të rreme pa i verifikuar, sepse ato ndoshta i përgjigjen botëkuptimit të tyre./DW |
Mikrofinancat, kredi me normë interesi deri në 31,16 për qind Posted: 04 Oct 2017 11:58 PM PDT Agjencia për Financim në Kosovë (AFK) është institucion mikrofinanciar jobankar i themeluar nga programi "Mercy Corps" për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Në uebfaqen e këtij institucioni mikrofinanciar thuhet se misioni i AFK-së është përmirësimi i kushteve të jetesës në Kosovë, duke ofruar një qasje ndaj shërbimeve të qëndrueshme financiare për mikrondërmarrje dhe ndërmarrje të vogla. Mirëpo normat e interesit që aplikon AFK-ja e pamundësojnë një gjë të tillë. "Për kredi për biznes nga 50 deri në 25 mijë euro norma efektive e interesit është nga 17,94 deri në 31,16 për qind, për kredi për renovim norma efektive e interesit është 28,6 deri në 31,16 për qind, për kredi për agrikulturë norma efektive e interesit është nga 19,44 deri në 29,21 %", janë këto të dhëna të prezantuara në uebfaqen e këtij institucioni mikrofinanciar që operon në vendin tonë. Por, norma të ngjashme si kjo aplikojnë edhe shumë institucione tjera mikrofinanciare që janë duke operuar në Kosovë. Në raportin e fundit të stabilitetit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se norma mesatare e interesit në kreditë e sektorit mikrofinanciar në qershor 2017 u rrit lehtësisht në 22,1 për qind. Aty më tutje thuhet se norma e interesit për kreditë ndaj ekonomive familjare u rrit për 0,9 për qind, ndërsa norma e interesit për kreditë ndaj ndërmarrjeve u karakterizua me rënie prej 0.2 për qind. |
Befason Ecna! Asnjëherë se keni parë kështu Posted: 04 Oct 2017 11:53 PM PDT E duke qenë se jemi mësuar ta shohim tek ekspozon në një masë të madhe pjesët e trupit ajo edhe na ka befasuar, shkruan lajmi.net Enca në një foto të publikuar në Instagram duket e thjeshtë dhe sportive me një marijuana në të e çuditërisht na ka befasuar me mbulimin e gjoksit. Kujtojmë se kjo është edhe arsyeja se përse ajo rrëmben vëmendjen maksimale përveç talentit në muzikë./Lajmi.net/ |
Jashari: Rritja e cilësisë në arsim s’është prioritet i Qeverisë Posted: 04 Oct 2017 11:52 PM PDT Me rastin e 5 tetorit Ditës Botërore të Mësuesve, sot në Prishtinë organizohet takimi “Liria e mësimdhënies, i fuqizon mësimdhënësit”. Takimi organizohet nga SBASHK dhe mbështetur nga Edukimi Internacional (EI). Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut, tha se presin që mësimdhënësit kosovarë të kenë kushte më të mira për punë. "Ne po angazhohemi që mësimdhënësit të kenë kushte më të mira dhe të rritet cilësia në arsim", tha ai sot (e enjte) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Jasharaj vlerësoi se edhe në Kosovë edhe në vende të tjera, arsimi ka pasur test që fatkeqësisht mësuesi ka qenë vetëm si punëtor. "Në kuadër të kompetencave, mësuesi duhet të ketë më shumë liri, që ai të organizojë më shumë", tha ai. Sipas tij rritja e cilësisë në arsim nuk është prioritet i qeverisë së Kosovës, pasi që shihet se sa ndahet buxhet për këtë fushë që është e ardhmja e Kosovës. |
Forcat irakiane e morën qendrën e një qyteti nga ISIS Posted: 04 Oct 2017 11:47 PM PDT Ushtarët, policët dhe pjesëtarët e grupeve paramilitare, të mbështetura nga kolaicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara "e çliruan tërë qendrën e qytetit Havia dhe po e vazhdojnë avancimin e tyre", tha komandanti i operacionit, Abdel Amir Yarallah. Kjo ofensivë ka filluar më 21 shtator. Havia ndodhet afro 240 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad dhe 50 kilometra në perëndim të Kirkukut. Kombet e Bashkuara para dy ditësh kanë njoftuar se vlerësohet se 12,500 njerëz janë larguar nga Havia, prej se ishte lansuar ofensiva e ushtrisë irakiane. Numri i sakt i njerëzve që ende ndodhen në qytet është i panjohur, por mendohet se ky numër mund të jetë më i lartë se 78 mijë. /REL/ |
Iran, një negociator atomik u dënua për spiunim Posted: 04 Oct 2017 11:30 PM PDT Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve e Iranit, Tasnim, në raportin e djeshëm nuk e ka dhënë emrin e personit të dënuar, por i vetmi anëtar i ekipit të negociatorëve që dihet se ballafaqohej me akuza penale është Abdolrasoul Dorri Esfahani, me shtetësi kanadeze dhe iraniane. "Dënimi i anëtarit të ekipit për negociata atomike, i cili ishte arrestuar dhe liruar në bazë të pagesës së paraparë ligjore, është konfirmuar në gjykatën e apelit në Teheran", thuhet në raport dhe theksohet se "ky person është dënuar me pesë vjet burg". Besohet se agjencia e lajmeve Tasnim është e afërt me Gardën revolucionare islamike të Iranit, që mbanë linjë të fortë. Një zëdhënës i qeverisë së Kanadasë tha pa elaboruar më detajisht, se zyrtarët janë "të vetëdijshëm për raportet në media se një person me shtetësi të dyfishtë është dënuar në Iran". Irani nuk e njeh shtetësinë e dyfishtë. |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |