Lajmi.net: “Si e la Albi Nako violinisten e famshme për Klaudia Pepën” plus 8 more

Lajmi.net: “Si e la Albi Nako violinisten e famshme për Klaudia Pepën” plus 8 more


Si e la Albi Nako violinisten e famshme për Klaudia Pepën

Posted: 03 Oct 2017 11:49 PM PDT

Por teksa ecuria e lidhjes së tyre që u kurorëzua me martesën në 'E diela Shqiptare' në vitin 2013 njihet nga publiku, me siguri të paktë janë ata që e dinë se përpara se të lidhej me balerinën, Nako thuhet se ka pasur një lidhje me një tjetër personazh jo pak të njohur.

Bëhet fjalë për violinisten Joana Kaimi, fituese e talent shoë-t 'Star Academy', e cila është dhe personazhi i tretë në videon e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, me titull 'Dashurisë'.

Në kohën e xhirimit të videos në fjalë mendohet se Nako dhe Kaimi kanë qenë të lidhur dhe vetëm pak më vonë, ata do të ndaheshin dhe Albi do të bënte publike lidhjen me Klaudian.

Por tashmë të dyja vajzat pjesë të klipit të shumëpërfolur asokohe, mbeten ish-partneret e koreografit të njohur. Sakaq Joana Kaimi sot është e martuar dhe ka një vajzë, teksa vijon suksesshëm karrierën si violiniste. Burimi: Panorama

 

Remitencat arritën vlerën 359.9 milionë euro

Posted: 03 Oct 2017 11:48 PM PDT

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar, se Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 359.9 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.8 përqind.

"Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.2 përqind përkatësisht 22.6 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.3 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë", thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Kurse Investimet e Huaja Direkte (IHD) të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 139.2 milionë euro deri në qershor 2017, që paraqet një rritje prej 64.2 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. "Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rritje u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione ndërsa investimet në instrumente të borxhit shënuan rënie", thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Qeveria injoron rekomandimet e ndërkombëtarëve për Demarkacionin

Posted: 03 Oct 2017 11:42 PM PDT

“Vota ime personale për këtë version është jo dhe mbetet jo", ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se kufiri me Malin e Zi është në Kullë dhe në Çakorr, në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë vite më parë.
"Kufiri është në Çakorr e në Kullë dhe aty do të mbetet. Duhet një Komision i ri t'i kryejë procedurat që i takojnë ta vërtetojë. Ne mund të jemi më vonë me Demarkacionin, pra mund të vonohemi për shkak se Kosova s'i ka versionet e tashme. Kjo temë mund të çalojë, por është në proces, është operacionale që ende në afat të tillë kohor pritet të vijë përgjigjja për liberalizimin", ka thënë ai.

Në anën tjetër ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën "Zëri" ka porositur drejtuesit e institucioneve kosovare që sa më shpejt ta përmbyllin Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo pasi që, sipas tij, sa më shumë vonohet ratifikimi i Marrëveshjes së Kufirit, aq do të vonohet edhe liberalizimi i vizave me BE-në.

Moti në Kosovë, vranët e shi

Posted: 03 Oct 2017 11:39 PM PDT

Vranësirat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mund të sjellin riga të dobëta shiu, por jo në gjithë territorin e vendit, kryesisht në viset me lartësi të larta mbidetare

"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Ndërkohë, erë do të fryjë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s", bën të ditur IHMK-ja.

 

4.283 mjekë serbë nuk integrohen në institucionet e Kosovës

Posted: 03 Oct 2017 11:32 PM PDT

Foto ilustruese

Institucionet shëndetësore të Serbisë në Kosovë do të vazhdojnë të funksionojnë edhe më tutje me sistemin serb të shëndetësisë, siç do të vazhdojë të funksionojë në të njëjtën mënyrë edhe sistemi i arsimit i Serbisë në Kosovë. Dhe në vend të integrimit në sistemin kosovar të shëndetësisë, siç është rasti me drejtësinë, institucionet e shëndetësisë së Serbisë në Kosovë, në të cilat punojnë 4.283 serbë, do të riorganizohen dhe do të vazhdojnë të funksionojnë me sistemin e shëndetësisë së Serbisë.

Qeveria e Serbisë ka planifikuar transformimin e rrjetit të institucioneve shëndetësore në Kosovë, në të cilat punojnë hiç më pak se 4.823 serbë, ku 599 prej të cilëve, ndonëse ndodhen në listën e pagave të punëtorëve shëndetësorë serbë në Kosovë, punojnë në spitale dhe në ambulanca në pjesë të ndryshme të Serbisë./Zeri/

Majk deklarata thumbuese Majlindës, bëhet ‘pishman’ i fshin dhe vjen me këtë reagim

Posted: 03 Oct 2017 11:24 PM PDT

Ndarje, bashkime kanë qenë fazat që kanë përshkuar lidhjen e tyre nga e cila kanë një djalë. Reperi Majk dhe Majlinda Zeka i kanë dhënë fund marrëdhënies por ai që i bashkon ende është djali i tyre. Ky i fundit u mendua se ishte edhe shkaku i ribashkimit të tyre, megjithatë pasi Majk u paraqit i vetëm në dasmën e Getoarit, konfirmoi se ish çifti nuk janë më bashkë.

Por kjo nuk do të thotë që Majk ta ketë harruar ish partneren e tij. Ditën e djeshme reperi ka bërë në Instastorie disa postime thumbuese të cilat mendohen se i janë drejtuar Majlindës.

"Zemër t'ishe kon me mu kishe vesh veç Gucci, jo Zara". Ndërsa në një tjetër shkruan: "Zemër t'ishe kon me mu, ishe kon n'Benz, se kishe prit kurrë autobusin". Kanë qenë këto dy statuse për të cilat më vonë ai është penduar dhe i ka fshirë duke i pasuar me një tjetër postim: disa Emoji duke qeshur. Pse vallë po tregohet kaq ironik Majk?

Babë e bijë vdesin njëri pas tjetrit brenda pak orëve, arsyeja…pëllumbat

Posted: 03 Oct 2017 11:24 PM PDT

Patrizia Del Zotto 62 vjeçe dhe babai i saj Battista Del Zotto, 94 vjeç, kanë humbur jetën pak orë njëri pas tjetrit, por ajo që ka habitur të gjithë është shkaku i vdekjes, pra jashtëqitja e pëllumbave.

Pas hetimeve të kryera mësohet se jashtëqitja e pëllumbave përmbante talium, element kimik metalik që oksidohet në kontakt me ajrin. Përbërja e taliumit është gjetur pranë shtëpisë së tyre dhe dyshimet kryesore pas verifikimeve bëjnë me dije se ata janë helmuar nga uji i pusit ose ushqimet e ruajtura në kuzhinë.

Përveç dy të vdekurve nga kjo familje në spital ndodhet edhe vajza tjetër 58-vjeçare, gjendja e të cilës është në përmirësim raportohet.

62-vjeçarja kishte në koma që prej ditës së enjte por vdiq vetëm pak orë pasi i ati i saj ndërroi jetë.

Raportimet kryesore bëjnë me dije se familja kishte konsumuar talium dhe hipoteza më e besueshme është ajo e jashtëqitjes së pëllumbave përreth ambientit ata ku jetonin, pasi pëllumbat kishin pushtuar stallën e shtëpisë së tyre dhe jo vetëm. Policia dhe të njohurit e familjes e kanë përjashtuar mundësinë se helmimi mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Nga Xhindi te Santo, vrasjet e bujshme të pazbardhura në Shqipëri

Posted: 03 Oct 2017 11:19 PM PDT

Shqiptarja.com risjell në vëmendje disa nga këto ngjarje, ku mbeten mister vrasësit apo personat që pavarësisht se janë identifikuar, nuk janë arrestuar.

Maj 2009 vritet Fatmir Xhindi
Në maj të 2009-së është vrarë në Fier ish-deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi. Ai u qëllua pranë banesës së tij në Roskovec nga persona të paidentifikuar. Mbetet një në ngjarjet e mistershme të pazbardhura.

Qershor 2014 vritet Artan Santo
Në qershor të 2014-së dy persona qëlluan bankierin Artan Santo në mes të Tiranës, në zonën e ish-bllokut dhe më pas u larguan me shpejtësi me motor. Kjo mbetet ndër ngjarjet më të mistershme për sa i përket personave që kryen vrasjen dhe atyre që e porositën.

Prill 2015 "Masakra e Çoles"
3 persona u vranë në prill të 2015 në atë që njihet si "Masakra e Çoles", ku mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Për ngjarjen u arrestua Aleksandër Llanaj dhe dy shokët e tij. Kjo ngjarje u zbardh, por pikërisht kjo ka sjellë edhe atentate të tjera në Vlorë, që janë të gjitha të pazbardhura. Mes tyre është edhe atentati i ditës së diel, ku mbetën të plagosur 3 persona, Ferdinand Llanaj, 39-vjeç, djali i tij 8-vjeçar B.Llanaj si dhe Dritan Begaj, 50-vjeç.

2005-2016 Përplasjet e Elbasanit
Një kalvar përplasjesh ka ndodhur mes fisit Çapja dhe familjes së ish-shefit të qarkullimit rrugor Fadil Mema në Elbasan. Disa të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Vetëm një pjesë e këtyre ngjarjeve janë zbardhur

3 prill 2016 atentat fisit Çapja
Në prill të 2016-së i bëhet atentat fisit Çapja në Elbasan, duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan, dhe disa të plagosur. Autorët ende nuk janë zbuluar.

Maj 2016 Kelment Balili
I cilësuar si "Eskobari i Ballkanit", Kelment Balili ia arriti që t'i shpëtojë drejtësisë shqiptare. Pavarësisht se ishte drejtor i transporteve në Sarandë, autoritetet shqiptare nuk e ndaluan dot të shumëkërkuarin ndërkombëtar për trafik droge. Ai u arratis dhe pavarsisht disa aksioneve të Policisë, nuk u gjet. Ende dhe sot është në kërkim.

Prill 2017, vrasjet në Durrës
Në muajin prill të këtij viti iu bë atentat ish-shefit të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës Ervin Dalipit dhe Juxhin Dautit. Të dy u vranë te mbikalimi i Sukthit, ku u qëllua me automatik nga një makinë tjetër. Autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Shijakut, por nuk u identifikuan nga Policia.

Maj 2017, vrasje e dyfishtë në Vlorë
Në muajin maj të këti viti është vrarë në Vlorë drejtori i OSHEE të këtij qyteti Roland Saliu, si dhe pronari i një televizioni lokal, Erven Hyseni. Edhe për këtë ngjarje të ndodhur në qytetin bregdetar, ende nuk ka autor të arrestuar.

Gusht 2017 vrasjet e Ksamilit
Në muajin gusht të 2017-së është vrarë në Ksamil Vangjel Çiko. Ngjarja ka lidhje me hakmarrjen për shkak se në shtator të 2016-së është vrarë Aleksandër Bardhi, pikërisht nga djali i Vangjel Çikos, Dhimitër Çiko. Më herët ka patur edhe një të vrarë tjetër në Ksamil Agron Xhezairi, që gjithashtu dyshohet se ka lidhje me ngjarjet e vrasjes së Aleksandër Bardhi. Policia thotë se raporti i ngjarjeve të zbardhura me ato që mbeten pa autor është 7 me 3. Kjo do të thotë se 70% e ngjarjeve në vend kanë një autor, ose person të arrestuar.

 

Djali jashtëmartesor i Schwarzenegger po shkon hapave të babait

Posted: 03 Oct 2017 11:17 PM PDT

Fotografia është bërë në palestër, ku shihet se Joseph është duke shkuar hapave të babait të tij.

20-vjeçari ka një trup mirë të formësuar dhe një fizik që ngjan me atë Schwarzenegger kur ishte i ri.

"Urime ditëlindjen Joseph! Ti je një djalë fantastik dhe një partner i shkëlqyer për në palestër. Po bëhesh më i fortë dhe më i mençur çdo ditë dhe jam shumë krenar me ty. Të dua", ka shkruar ikona e filmave aksion.

Në vitin e kaluar, Arnoldi dhe djali i tij e festuan ditëlindjen e 19-të të të riut në Oktoberfest në Munih duke pirë birra.

Joseph është djali jashtëmartesor i Schwarzenegger, nga lidhja e tij me kujdestaren e shtëpisë, Mildred Patricia Baena, e cila e pastronte shtëpinë e aktorit gjatë kohës kur ai ishte i martuar me Maria Shriver.

Në maj të vitit 2011, 70-vjeçari e pranoi publikisht se është baba i Joseph nga afera me gruan që kujdesej për shtëpinë e tij. Ai e kishte mbajtur për 14 vite të fshehur atësinë për djalin e tij.

Ky lajm njëherësh shkaktoi edhe ndarjen nga Shriver, me të cilën kishin qenë të martuar për 25 vite.

Nga ajo martesë, Schwarzenegger ka katër fëmijë, dy vajzat Katherine (27 vjeçe) dhe Christina (26 vjeç) dhe dy djemtë Patrick (24 vjeç) dhe Christopher (20 vjeç). /Telegrafi/

Related Posts: