Lajmi.net: “SHBA-ja përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi” plus 8 more

Lajmi.net: “SHBA-ja përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi” plus 8 more


SHBA-ja përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

Posted: 06 Oct 2017 11:43 PM PDT

Kështu ka bërë të ditur për gazetën Zëri Ambasada Amerikane në Prishtinë pas kërkesës që presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë SHBA-së për përfshirjen në dialog, i cili ka theksuar se përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare është e domosdoshme për të siguruar një marrëveshje të pranueshme dhe të zbatueshme për të dyja palët.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve ndërkombëtare pjesëmarrjen e SHBA-së në dialog e kanë cilësuar tejet të rëndësishme, e cila do ta ndihmonte çuarjen e dialogut në fazën përfundimtare. Ndërkohë, në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë përveç SHBA-së pritet të përfshihen edhe Gjermania (në emër të Bashkimit Evropian) dhe Rusia, pjesëmarrja e së cilës ende nuk është zyrtarizuar.

Haradinaj në udhëkryq për Demarkacionin

Posted: 06 Oct 2017 11:28 PM PDT

Ramush Haradinaj

Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt ngadalë po i mbyllen të gjitha strategjitë dalëse rreth çështjes së Demarkacionit. Derisa liberalizimi i vizave është bllokuar në dy kriteret e fundit, luftimi i krimit të organizuar e i korrupsionit dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Qeveria e Kosovës është vënë para një presioni qytetar dhe ndërkombëtar. Institucionet ndërkombëtare vazhdimisht, e së fundmi edhe në mes të Prishtinës, ia kanë përsëritur kryeministrit Haradinaj se ratifikimi i Demarkacionit as nuk mund të hiqet si kriter, por edhe duhet të adresohet sa më parë. Duke parë ngushtimin e rrugëdaljeve, Haradinaj së fundmi ka dhënë një deklaratë më të zbutur se zakonisht. "

Tani ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën për Demarkacionin dhe vetëm pasi ta kemi një gjendje çfarë do të na ndihmojë që ta hapim temën, atëherë do t’i drejtohemi partnerëve politikë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë", ka thënë ai. Këtë deklaratë e ka përforcuar edhe më tej zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli, i cili së fundmi tha se nëse komisioni i ri nuk gjen shkelje, atëherë Qeveria do të kthehet te marrëveshja e parë, transmeton zeri.info.

Në anën tjetër, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të proceseve politike në vend kanë thënë se marrëveshja aktuale e Demarkacionit as nuk mund të ndryshohet pa dëshirën e Malit të Zi e as të hiqet si kriter për liberalizim. Madje, ata thonë se burrështetasit seriozë duhet t'u dorëzohen fakteve dhe argumenteve.

Në anën tjetër, opozita kosovare i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj që të mos zbutet në qëndrimin e tij sepse nëse e sjell në Kuvend marrëveshjen aktuale ata do ta rrëzojnë domosdo.

Spanjë – Shqipëri, notat e futbollistëve të ekipit kuqezi

Posted: 06 Oct 2017 11:25 PM PDT

 

Berisha 6– Nëse në Alikante Shqipëria nuk pëson një shi golash, meritë të madhe ka edhe portieri Etrit Berisha. "Digjet" vetëm 3 herë përballë tentativave të shumta të kundërshtarëve, por reagon mirë në disa ndërhyrje të pjesës së dytë.

Hysaj 5– Jashtë kontekstit të lojës magjike "sarriane" tregon shumë boshllëqe, ashtu si në minutën e 54-t, kur mban në lojë në mënyrë shumë të shkujdesur Rodrigon. E tepron shpeshherë me mbajtjen e topit në zona shumë të rrezikshme.

Veseli 5– Mund të bëjë shumë pak gjëra përballë makinerisë së kuqe të golave. Bën ndonjë ndërhyrje të saktë, por vetëm kur Spanja heq dorë nga sulmet dhe ul marshin.

Ajeti 5- Lexoni më sipër. Në të gjithë pjesën e parë i lë shumë hapësira Rodrigos që e ndëshkon në njërin prej rasteve. Rritet në pjesën e dytë, por tani anija ka marrë shumë ujë dhe është duke u zhytur.

Memolla 5– U bë "fërtele" nga djaloshi Odriozola. Ndonjëherë dëshira nuk mjafton për të bërë paraqitje pozitive. (Nga 46' Agolli 5,5- Ka pak rezistencë me topin në këmbë gjatë pjesës së dytë, kur Spanja ka pak dëshirë për të sulmuar).

Kaçe 5- Humbet durimin që në minutën e 29-të kur rezultati ishte vendosur dhe ndeshja kishte përfunduar. Ndërhyrja ndaj Albës është shumë e keqe, aq sa paraqitja e tij.

Memushaj 5– Herë këtu, herë atje. E ka të vështirë të gjejë pozicionin e tij në fushë. E filtron shumë pak herë topin për sulmuesit.

Grezda 5,5– Është e tija goditja e parë e Shqipërisë në pjesën e parë dhe sinjali i Shqipërisë, por të të dytën bën thjesht një ndërhyrje të ashpër ndaj Albës. (Nga 66' Latifi 6- Është i vetmi që i bën pis dorezat De Geas me një goditje të zgjuar në minutat e fundit. Në pjesën e mbetur, lëviz shumë pak në sulm).

Xhaka 5– E ka të vështirë të gjejë dialogun me shokët e skuadrës, duke mos qenë kurrë vendimtar as në sulm dhe as në fazën mbrojtëse.

Llullaku 5,5– Të paktën provon, atëherë kur rezultati nuk ishte vendosur përfundimisht. Goditja e tij në minutën e 25-të stampohet në traversë. Rast që mund ta dërgonte ndeshjen në 2-1.

Balliu 5– E nis vrullshëm në minutat e para të ndeshjes dhe jep një kros interesant, por fiket si flaka e kashtës… Paraqitje anonime, por ishte ndeshja e parë për të. (Nga 46' Sadiku 6- Ka vetëm një rast të mirë për të shënuar dhe topi ndalet në shtyllë dhe pastaj një goditje kundër De Geas. Është kjo fotografia e krenarisë për kuqezinjtë).

Trajneri Panuçi 5– Sikur ndeshjet të nisnin në minutën e 45-të ai do të ndihej shumë i lumtur gjithmonë, sepse në atë moment skuadra nis të luajë (ashtu si me Maqedoninë). Për fatin e tij të keq, ndeshjet fillojnë nga minuta e parë dhe aty duhet të korrigjojë diçka në formacionin titullar.

Era unike në këtë paraqitje (Foto)

Posted: 06 Oct 2017 11:24 PM PDT

Gjatë ditës së djeshme, Era ka shpërndarë në rrjete sociale disa imazhe në të cilat tregoi edhe se takoi disa fansa të saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, në llogarinë e saj në Instagram, ka postuar disa fotografi në të cilat shfaqet unike si zakonisht.

E veshur me një fustan të gjelbër dhe me grimin e kombinuar në po atë ngjyrë, Era mori komente pozitive nga ndjekësit, kurse ngjitur me foton shkroi “💚💚💚💚💚”. /Lajmi.net/

 

 

 

Uashingtoni anulon manovrat ushtarake me Abu Dhabin

Posted: 06 Oct 2017 11:24 PM PDT

Në korrik, disa kombe rajonale, të drejtuara nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, filluan lëvizje diplomatike për të izoluar Katarin, duke akuzuar Dohan se mbështet grupet ekstremiste islamike dhe se ka zhvilluar lidhje të ngushta me Iranin.

"Kjo është kryesisht një çështje politike mes vendeve të Gjirit", sipas një zëdhënësi të Komandës Qendrore të SHBA-së.

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim sigurinë e përbashkët dhe bashkëpunuese në rajon dhe të inkurajojmë të gjithë partnerët që të punojnë bashkë për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për të rritur sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Moti sot dhe nesër në Kosovë

Posted: 06 Oct 2017 11:22 PM PDT

Sonte parashihet të ketë riga shiu derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar. Në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga  8-14 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja,  shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.

Sot që nga orët e hershme të mëngjesi ka filluar të bie bora e parë në gjithë vendin. Bora mund të vërehet më shumë në vende rurale, ndërsa në kryeqytet, po bie me një intensitet më të ulët./Lajmi.net/

Marotta zbulon klubin e Dybalas për sezonin 2018/19 (FOTO)

Posted: 06 Oct 2017 11:19 PM PDT

Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventus.

Drejtori i përgjithshëm i "Bianconerëve", Giuseppe Marotta ka konfirmuar se e ardhmja e Dybalas do të jetë në Torino.

Dybala kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Por, Marotta ka thënë se ai nuk do të largohet nga Juventus.

"Dybala do të mbetet përgjithmonë në Juventus, nuk largohet për asnjë çmim", deklaroi Marotta për "Tuttosport", përcjell "lajmi.net".

"Kjo është kërkesa e tij, ne duam ta mbajmë përgjithmonë. Jemi të gatshëm të bëjmë sakrifica të mëdha për një kontratë të re", u shpreh ai. /Lajmi.net/


A do t’i ndryshohet emri Maqedonisë?

Posted: 06 Oct 2017 11:10 PM PDT

"Në Maqedoni pa VMRO-DPMNE nuk ndërrohet emri, për shkak të përkrahjes së madhe që ka. E kundërta është ëndërr e bukur".

"Pa një konsensus mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së është e pamundur, utopike ".

Por analisti tjetër, Nuri Bexheti, në Analizën për Maqedoninë thotë se pa shqiptarët nuk mund të ndodhë asgjë në Maqedoni.

"Çfarëdo që të ndodhë, pa shqiptarët pavarësisht se janë të diskriminuar, as emër, as NATO, as asgjë s'ka në atë vend. Vetëm shqiptarët duhet të merren vesh dhe të kenë konsensus".

Por, këtu mendon ndryshe Ratkoceri.

"Shqiptarët po shkojnë drejt asimilimit politik".

"Ka disa vjet që Athina dhe Shkupi me ndihmën e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë po diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë".

Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur i gatshëm për të negociuar me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrin, por sipas tij, për këtë çështje vendos populli me referendum.

Lëndohet përforcimi i ri i Milanit, mungon kundër Interit (FOTO)

Posted: 06 Oct 2017 11:09 PM PDT

Milan ka marrë një lajm të keq para derbit me Interin.

Mbrojtësi Mateo Musacchio ka pësuar një lëndim dhe rrezikon të mungojë në derbin e qytetit më 15 tetor.

Musacchio ka pësuar një lëndim duke i shtuar problemet trajnerit Vincenzo Montella që edhe ashtu është në rrezik të shkarkimit, përcjell "lajmi.net".

Në rast të humbjes nga Inter, Montella mund të shkarkohet nga detyra.

Kurse, Musacchio rrezikon ta përcjell duelin nga tribunat. /Lajmi.net/