Lajmi.net: “Rrahu babanë, në pranga 35-vjeçari” plus 8 more |
- Rrahu babanë, në pranga 35-vjeçari
- Maqedonia, 2 milionë banorë, por mbi 1.8 milionë votues: Ja dyshimet në prag të zgjedhjeve lokale…
- Interi luan ndaj debutuesit Benevento, por shikoni formacionin e Spallettit (FOTO)
- Arilena përsëri performon në Rumani (Foto)
- Kështu falënderon Era ata që po e përkrahin për këngën e fundit (Foto)
- Berisha kundër Juventusit, formacionet e ekipeve (FOTO)
- Milan-Roma, formacionet e super-ndeshjes (FOTO)
- Nesër vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit
- Luana shfaqet atraktive nga pushimet (Foto)
| Rrahu babanë, në pranga 35-vjeçari Posted: 01 Oct 2017 12:31 AM PDT ![]() Florind Shabani u arrestua në shtëpinë e ti. Policia njoftoi se dhuna kishte ndodhur për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal |
| Maqedonia, 2 milionë banorë, por mbi 1.8 milionë votues: Ja dyshimet në prag të zgjedhjeve lokale… Posted: 01 Oct 2017 12:22 AM PDT ![]() Kjo shifër nuk u bën përshtypje partive politike, të cilat gjatë zgjedhjeve të parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar zhvilluan polemika e debate të shumta në lidhje me numrin e votuesve. LSDM-ja, që tani është në pushtet, për disa muaj me radhë ka mbajtur peng listën e votuesve me pretendimet se ajo nuk pasqyron numrin real të votuesve, apo se numri i votuesve nuk mund të jetë më i lartë se 1.5 milion syresh. Kjo kishte bërë që lista të pësonte ndryshime duke larguar nga e njëjta më shumë se 30 mijë votues që dyshoheshin për të dhëna jo të sakta, ndërsa rreth 200 mijë të tjerë ishin vendosur në një vend të posaçëm të listës zgjedhore, pasi mendohej se ata janë shtetas, por që ndodhen jashtë vendit me punë të përkohshme. Tani kjo parti, sikurse dhe të tjerat, nuk kanë bërë asnjë reagim për listën e votuesve që është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. E derisa partitë heshtin, njohësit e çështjeve politike dhe juridike vlerësojnë se lista nuk pasqyron realitetin pasi, sipas tyre, është absurde të mendohet se nga 2 milionë banorë, më shumë se 1.8 milion të kenë të drejtë vote. "Kjo lë hapësirë për dyshime se lista zgjedhore nuk është e pastruar sa duhet dhe se do të ketë numër shumë më të madh të votuesve se sa që duhet të jenë realisht. E gjithë kjo është pasojë e pengesave dhe manipulimeve të ndryshme që e bëjnë të pamundur që ky proces të përfundojë një herë e përgjithmonë, që të kemi një qasje reale ndaj këtij problemi të ndjeshëm, që, vazhdimisht, që nga vendosja e pluralizmit, është përdorur për manipulime të ndryshme", thotë Temelko Ristevski,profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin Fon të Shkupit, raporton REL. Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për gazetari hulumtuese, thotë se lista e papastruar zgjedhore, hap dyshime për rezultatin zgjedhor. Ai konsideron se nuk do të ketë parti, e cila do t'i humbë zgjedhjet dhe për këtë të mos e fajësojë listën zgjedhore. Neziri vlerëson se listë zgjedhore reale është vështirë të ketë, pa regjistrimin e popullsisë, proces ky që nuk po mund të zhvillohet tani dhjetë vjet. "Me një listë zgjedhore të papastruar, të paazhurnuar, do të shkohet në zgjedhjet lokale dhe natyrisht se kjo do të sjellë shumë dyshime për rezultatet që do të dalin. Nuk besoj se do të ketë parti që do t'i humbë zgjedhjet në komuna të caktuar e që nuk do të drejtojë gishtin apo nuk do ta hedhë fajin te manipulimi me listën e votuesve, ndërkohë që KSHZ-ja nuk mund të bëjë asgjë më tepër pa pasur një regjistrim të qartë të popullsisë", vlerëson Neziri. Ai shton se në një situatë të tillë mbetet që procesi zgjedhor të paktën t'i nënshtrohet një monitorimi më të madh nga ana e organizatave joqeveritare që merren me këtë proces, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Lista zgjedhore, sipas ish-anëtarit të KSHZ-së, Aleksandar Novakovski, mund të ketë pësuar ndryshime, duke marrë parasysh vërejtjet e OSBE-së, por, kjo sipas tij, vështirë të ketë rritur besimin në opinion për një listë zgjedhore reale. "Më duhet të them se numri i votuesve për zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe zgjedhjet e tanishme lokale, ka një dallim shumë të madh. Besoj se numri i madh i votuesve që janë futur në listë, është bërë pas rekomandimeve të OSBE ODIHR-it nga raporti i fundit se në listën zgjedhore duhet të përfshihen edhe personat që kanë dokumente me afat të skaduar, por që me Kushtetutë kanë të drejtën e votës". "Por, jam i bindur se besimi në listën zgjedhor nuk është kthyer, kjo edhe me faktin se ende KSHZ-ja nuk ka dalë me qëndrim nëse e ka nënshkruar këtë listë dhe nëse ajo mendon se ajo paraqet gjendjen reale në vend", thotë Novakovski. |
| Interi luan ndaj debutuesit Benevento, por shikoni formacionin e Spallettit (FOTO) Posted: 01 Oct 2017 12:20 AM PDT |
| Arilena përsëri performon në Rumani (Foto) Posted: 01 Oct 2017 12:20 AM PDT ![]() Ishte kënga ‘Nëntori’ ajo e cila këngëtares i dha famë të madhe dhe bëri që të thyhen kufijtë, shkruan lajmi.net. Më pastaj, Arilena e publikoi këtë këngë në versionin tjetër, pra në gjuhën angleze dhe tashmë ka filluar të jetë e pranishme me performanca në vende të ndryshme. Së fundi, ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka performuar në Rumani, ku edhe duket se ka fituar famën më të madhe. /Lajmi.net/ |
| Kështu falënderon Era ata që po e përkrahin për këngën e fundit (Foto) Posted: 30 Sep 2017 11:55 PM PDT ![]() Këtë këngë, Era e solli në bashkëpunim me reperin e famshëm French Montana, shkruan lajmi.net. Pas lansimit të këngës, Era pranoi urime të shumta nga të gjithë dhe fjalë të mira nga shumë prej kolegëve të saj, të cilës shprehen krenar për të. E emocionuar nga mesazhet që ka pranuar, Era zgjodhi që përmes një thënieje t'i falënderojë të gjithë që e mbështetën. "Njerëzit të cilët spontanisht ndajnë kohë të tregojnë që janë krenarë me ju, janë shumë të nevojshëm" është thënia të cilën e ka postuar Era në rrjete sociale dhe falënderoi të gjithë nga thellësia e zemrës. /Lajmi.net/ |
| Berisha kundër Juventusit, formacionet e ekipeve (FOTO) Posted: 30 Sep 2017 11:54 PM PDT |
| Milan-Roma, formacionet e super-ndeshjes (FOTO) Posted: 30 Sep 2017 11:48 PM PDT |
| Nesër vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Posted: 30 Sep 2017 11:33 PM PDT ![]() Seanca kohë më parë është thirrur nga opozita, por nuk iu është përgjigjur pozita, me arsyetimin se debati parlamentar për programin qeverisës duhet të bëhet në momentin e finalizimit dhe prezantimit të tij nga ana e Qeverisë. Vazhdimi i kësaj seance është vendosur nga Kryesia e Kuvendit, e cila po ashtu ka vendosur që të martën të mbahet një seancë tjetër, ku pikë e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. |
| Luana shfaqet atraktive nga pushimet (Foto) Posted: 30 Sep 2017 11:31 PM PDT ![]() Kësaj radhe, ajo po shoqërohet në Xhamajka nga motra e saj Marina dhe dhëndri Geti, këta të fundit kanë udhëtuar për në muaj të mjaltit, shkruan lajmi.net. Përveç tyre, në medie ka qarkulluar lajmi se Luana po qëndron atje bashkë me Krenarin, por nuk dihet ende e vërteta. Në rrjete sociale, Luana së fundi ka postuar një fotografi në të cilën shihet e veshur me një fustan, në të cilin tregonte linjat perfekte. /Lajmi.net/
|
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |



















