Lajmi.net: “Milionëshi i parë për ‘No I Love Yous’ nga Era Istrefi (Foto/Video)” plus 8 more

Lajmi.net: “Milionëshi i parë për ‘No I Love Yous’ nga Era Istrefi (Foto/Video)” plus 8 more


Milionëshi i parë për ‘No I Love Yous’ nga Era Istrefi (Foto/Video)

Posted: 01 Oct 2017 11:51 PM PDT

Këtë këngë, Era e solli në bashkëpunim me reperin e famshëm French Montana, të cilës ia shoqëruan edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.

Kënga po pritet mirë dhe që në momentin e publikimit ka marrë vetëm komente pozitive, kurse tani shënon një sukses.

Për pak kohë nga publikimi, kënga ‘No I Love Yous’ ka kapur shifrën prej 1 milion klikimesh dhe ky padyshim që është vetëm një nga sukseset e kësaj kënge.

Era një ditë më parë kishte njoftuar që kënga e saj është futur në listën e këngëve ‘trend’ në Youtube dhe renditej e 20-a. /Lajmi.net/

Ky është moti gjatë kësaj jave

Posted: 01 Oct 2017 11:48 PM PDT

Sipas këtij instituti, vranësirat të mërkurën mund të sjellin riga të dobëta  shiu,  por jo në gjithë  territorin e vendit, kryesisht në viset me lartësi të larta mbidetare.

"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius. do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s", bën të ditur IHMK-ja.

Gjendja kaotike në Spanjë, Pique tallet keq

Posted: 01 Oct 2017 11:46 PM PDT

Takimi u luajt në një stadium me dyer të mbyllura si pasojë e referendumit për pavarësinë e Katalunjës, i cili shkaktoi dhe përplasje të dhunshme mes policisë dhe popullit që donte të merrte pjesë në votime.

Ai ka thënë se mund të largohet nga kombëtarja spanjolle nëse nuk do e duan më pjesë të saj si pasojë e ndarjeve etnike.

"Mendoj se do të shkoj në kombëtare sepse ka shumë njerëz që janë kundër asaj që ndodhi sot. Gjithashtu them se nëse trajneri apo ndonjë drejtues i Federatës mendojnë që jam një problem apo shqetësoj kombëtaren, atëherë nuk e kam problem të largohem”.

“Në kombëtare shkohet për të luajtur futboll dhe për të fituar, jo për të treguar patriotizëm. Më vjen keq për veprimet e qeverisë me policinë sot, por kryeministri ka atë nivel që ka, nuk di as të flasë anglisht", u shpreh Pike.

“Hilja” e Haradinajt me borde

Posted: 01 Oct 2017 11:41 PM PDT

Në mbledhjen e pare të Qeverisë Haradinaj shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, me në krye Murat Mehën, më të cilin edhe kishte pasur një incident paraprak sa Haradinaj ishte në opozitë. Me kërkesë të kryeministrit Haradinaj, ministri Arsimit Shyqri Bytyqi shakrkoi edhe bordin e Agjencisë së Akreditimit me në krye Blerim Rexhën. Kurse në mbledhjen e fundit të Qeverisë Haradinaj vendosi për shkarkimin e drejtorëve në ndërmarrjet publike.

Megjithëse për të gjitha këto shkarkime kryeministri Haradinaj dhe Qeveria të cilën e udhëheq, paraqitën arsyetimet e tyre, njohësit e proceseve politike dhe të përfshirët në këto shkarkime kanë thënë se këtu kemi të bëjmë me përpjekje nga grupet e interest për ti zaptuar institucionet rregullative.

Abbey Clancy

Posted: 01 Oct 2017 11:35 PM PDT

Pavarësia e Katalunisë, shikoni çfarë kanë bërë tifozët e Realit mbrëmë (FOTO)

Posted: 01 Oct 2017 11:29 PM PDT

Kjo pas referendumit të Katalunisë për t’u ndarë nga Spanja.

E tifozët e Real Madridit, nuk kanë qëndruar duarkryq, përcjellë “Lajmi.net”.

Në minutën e 12, tifozët e Realit kanë shpalosur flamujt kombëtar në stadium.

Ata dëshmuan që janë me shtetin e tyre në këtë situatë të rëndë. /Lajmi.net/

Nis viti i ri akademik

Posted: 01 Oct 2017 11:27 PM PDT

Me këtë rast studentët e rinj , të gjitha njësitë akademike do të organizojnë ceremoni të mirëseardhjes me rastin e këtij fillim viti.

"Rektori i Universiteti te Prishtinës Hasan Prishtina, Marjan Dema, së bashku me menaxhmentin, mësimdhënësit dhe stafin administrativ ju dëshiron studentëve një vit të mbarë akademik", thuhet në njoftimin për media të UP-së.

Rektori Dema gjithashtu do t'u urojë mirëseardhje studentëve të rinj në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, atyre të Fakultetit të Edkumit si dhe në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit./rtklive.com/

Kim Kardashian uron këtë shqiptar me fjalët: Gjithçka e imja (Foto)

Posted: 01 Oct 2017 11:26 PM PDT

Ajo përveç se përmendet për linjat trupore, shpeshherë ka qenë e përfolur për paraqitjet publike, veshjen dhe dukjen, shkruan lajmi.net.

Kur jemi tek dukja, për grimin e Kimit kujdeset grimeri me prejardhje shqiptare, Mario Dedivanovic.

Ky i fundit, sot feston ditëlindjen, kurse Kim ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar atë, duke nxjerrë disa fotografi nga arkiva.

“Urime ditëlindjen gjithçka e imja @makeupbymario” shkruan ajo në urimin e saj në rrjete sociale, duke publikuar disa imazhe ndër vite bashkë me Marion. /Lajmi.net/

Katalunia do pavarësinë, Guardiola godet Barcelonën

Posted: 01 Oct 2017 11:20 PM PDT

Fillimisht u vendos që ndeshja të shtyhej, por kur La Liga nuk ia aprovoi, atëherë ata vendosën të luajnë me dyer të mbyllura.

Trajneri katalunas, Pep Guardiola, tha që s’do ta luante fare ndeshjen, por nëse do ta bënte një gjë të tillë, do ta bënte me tifozët.

"Unë nuk do të kisha luajtur sot dhe nëse do të luaja, atëherë do ta bëja me tifozët. Por, kishte më shumë se 600 njerëz të lënduar në shkollat e tyre, u mbyllen stacione, faqe dhe gjithçka tjetër", tha Guardiola.