Lajmi.net: “Lajme të mira nga periferia e Europës” plus 8 more |
- Lajme të mira nga periferia e Europës
- Ja sa është rritur djali i Korab Shaqirit
- S’ka liberalizim të shpejtë, vazhdon izolimi
- Getinjo pyet fansat se çfarë kënge duan nga ai
- Përfaqësuesit serbë nga Kosova sot takohen me Vuçiqin
- “Kthehu ti” e Bleros po rikthehet pas 15 vitesh në versionin ‘remake’ nga këta dy këngëtarë
- Komunat ruajnë milionat për fushatë
- Performancë kundër ngacmimeve seksuale
- “Ideja për Qendër Islamike është e rrezikshme”
| Lajme të mira nga periferia e Europës Posted: 06 Oct 2017 12:06 AM PDT ![]() “Ne kemi rënë dakord, që Ballkani të bëhet një shembull i mirë në Europë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin”, tha kryeministri bullgar Boiko Borisov, pas takimit me homologët e tij nga Rumania, Greqia dhe Serbia në Varna të Bullgarisë. Ai theksoi, se synohet bashkëpunim më i ngushtë veçanërisht sa u përket çështjeve ekonomike dhe projekteve të infrastrukturës. Prania e presidentit të Serbisë Vuçiq tregon, “se ne të gjithë këmbëngulim dhe e dimë, që vendi i natyrshëm i Serbisë është në BE”, tha Borisov. Takimi në Varna është pjesë e përgatitjeve që po bën Bullgaria për kryesimin e presidencës së BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018. Deri tani Bullgaria politikisht nuk ka rënë në sy thuajse fare në BE. Ajo as nuk është pjesë e Eurozonës dhe as e hapësirës Shengen, ku janë hequr kontrollet kufitare. Por këtej e tutje kjo do të ndryshojë: “Sofia do të tregojë më shumë relevancë në Bruksel dhe përpiqet ta arrijë këtë përmes kësaj iniciative. Ajo synon të theksojë dhe të çojë përpara perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë politologu bullgar Daniel Stefanov. Borisov do të profilizohet si nxitës i paqes dhe i orientuar nga e ardhmja e po ashtu do të sjellë lajme të mira në Bruksel nga Ballkani. Roli i rëndësishëm i Serbisë Një rol qendror në këtë drejtim duhet të luajë mbështetja për Serbinë në bisedimet që po vazhdojnë për antarësimin në BE. Vendi i natyrshëm i Serbisë është në BE, tha Borisov dhe theksoi, se përshpejtimi i procesit të antarësimit do tëjetë i dobishëm për sigurinë dhe paqen në Ballkan e për të gjithë Europën. Serbia është që nga viti 2014 vend kandidat për antarësim në BE dhe që ai vit po zhvillohen edhe bisedimet e antarësimit. Megjithatë së fundi Parlamenti i BE-së konstatoi deficite të mëdha në fushat e drejtësisë, medieve dhe shtetit ligjor. Ndaj kjo nismë bullgare është shumë e rëndësishme për presidentin serb Vuçiq, thotë Aleksandra Joksimoviq nga Qendra e Beogradit për Politikën e Jashtme. “Ai do të tregojë, që Serbia, si vend qendror në Ballkanin Perëndimor, mund të bashkëpunojë me të gjithë kandidatët e tjerë për në BE – si edhe me vendet që janë ndërkohë në BE”, thotë Joksimoviq. Por kjo nuk është e vetëkuptueshme, sepse marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën shihen si problem. Brukseli ka bërë të qartë, që raportet e mira fqinjësore me Prishtinën janë kusht për antarësimin në BE. Beogradi ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Edhe në Bosnje-Hercegovinë Serbia nuk luan gjithmonë rol konstruktiv. Një detyrë europiane Veç kësaj rajoni i Ballkanit Perëndimor konsiderohet gjithsesi si i paqendrueshëm dhe me potencial konfliktesh. Tensionet etnike në Bosnje-Hercegovinë, mosrespektimi i të drejtave të minoriteteve, apo grindja për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, janë vetëm dis prej problemeve me potencial të rrezikshëm konflikti si për rajonin edhe për mbarë Europën. Ndaj nuk është habi fakti, që stabilizimi i rajonit dhe zhvillimi ekonomik i tij, janë në krye të agjendës së prioriteteve të politikës së jashtme të BE-së. Më 2014 Gjermania ndërmori nismën e ashtuquajtur Procesii Berlinit, për t’i forcuar reciprokisht vendet e Ballaknit Perëndimor që të bashkëpunojnë në projekte infrastrukture dhe për të lehtësuar afrimin në BE. Kanë pasur në këtë kuadër një sërë takimesh të niveleve të larta e konferencash si së fundi në Trieste, apo edhe takimi i së enjtes (05.10.) në Selanik me ministrave të Jashtëm të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë. Sofja do ta vazdhojë këtë seri takimesh e ka deklaruar, se do të organizojë gjatë presidencës në BE edhe një samit në Bullgari, ku të trajtohet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. /DW |
| Ja sa është rritur djali i Korab Shaqirit Posted: 06 Oct 2017 12:00 AM PDT |
| S’ka liberalizim të shpejtë, vazhdon izolimi Posted: 05 Oct 2017 11:53 PM PDT ![]() Kjo për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe për shkak të dështimit në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto dy kritere (demarkacioni dhe lufta ndaj korrupsionit) po potencohet nga të gjithë zyrtarët e lartë ndërkombëtarë që po e vizitojnë Kosovën, si dhe nga përfaqësuesit e tyre diplomatikë të akredituar në vend, sipas të cilëve, pa plotësimin e këtyre dy kritereve Kosovës nuk i hiqen vizat me BE-në. Në fakt Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk e ka të drejtën e lëvizjes pa viza në BE, të cilën të drejtë qytetarët e vendeve fqinje e gëzojnë për më shumë se gjysmë dekade. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar të enjten se liberalizimin e vizave mund ta sjellë përmbushja e kritereve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), por nuk ka përjashtuar edhe kushtin për Demarkacionin, shkruan Zëri. "Zbatimi i MSA-së është vetvetiu materia që sjell liberalizimin. Ne e dimë që këtu lidhet edhe demarkacioni, sepse Marrëveshja që nuk është ratifikua nga të dy parlamentet është projektmarrëveshje. Ne nuk do të bëjmë ndonjë zbulim", ka thënë Haradinaj. |
| Getinjo pyet fansat se çfarë kënge duan nga ai Posted: 05 Oct 2017 11:39 PM PDT ![]() Kjo se, ky opsion jep mundësinë e votimit për ndonjë mendim që ata kanë, shkruan lajmi.net Ka qenë reperi Getinjo ai i cili ka pyetur fansat e tij se a e dëshirojnë këngën e radhës nga ai të jetë në stil më 'gangsta' apo të jetë komercial. E se a do e marrë ai parasysh shijen e publikut të tij, presim të shohim./Lajmi.net/ |
| Përfaqësuesit serbë nga Kosova sot takohen me Vuçiqin Posted: 05 Oct 2017 11:31 PM PDT ![]() Sipas agjencisë së lajmeve serbe Tanjug, ky takim pritet që të mbahet në orën 13:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë. Ndërsa për temat e diskutimit mes Vuçiq dhe përfaqësuesve serbë nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/ |
| “Kthehu ti” e Bleros po rikthehet pas 15 vitesh në versionin ‘remake’ nga këta dy këngëtarë Posted: 05 Oct 2017 11:14 PM PDT ![]() E ky projekt po rikthehet pas 15 vitesh në versionin 'remake', shkruan lajmi.net Përmes një fotografie të hedhur në Instagram, Blero ka treguar se këtë version do ta risjellin Alex dhe Nikka. Po ashtu, këngëtari ka shtuar se shumë këngëtarë nga shtetet e huaja ia kanë kërkuar të drejtat autoriale të kësaj kënge por ky ia ka besuar artistëve të tij./Lajmi.net/ |
| Komunat ruajnë milionat për fushatë Posted: 05 Oct 2017 11:12 PM PDT ![]() Komunat e ndryshme të Kosovës i kanë ruajtur projektet milionëshe kapitale në prag të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duke synuar që në këtë mënyrë t'i "blejnë" votat e qytetarëve. Madje është interesant fakti se disa prej komunave të vendit deri në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë raportuar zero shpenzime për investime kapitale. Gazeta "Zëri" ka analizuar shpenzimet kapitale të nivelit lokal deri në fund të qershorit 2017, ku sipas raportimeve të tyre në Ministrinë e Financave Komuna e Dragashit kishte raportuar zero shpenzime kapitale, Juniku kishte shpenzuar vetëm 11 për qind të buxhetit për këtë kategori të shpenzimeve, Drenasi 16 për qind, ndërsa komuna më e madhe në vend, Prishtina, deri më 30 qershor ka raportuar vetëm 17 për qind të buxhetit të shpenzuar për investime kapitale. Kampione në realizimin e shpenzimeve kapitale gjatë kësaj periudhe del të jetë Komuna e Skenderajt me 66 për qind të mjeteve të planifikuara dhe Prizreni me 51 për qind, etj. |
| Performancë kundër ngacmimeve seksuale Posted: 05 Oct 2017 10:58 PM PDT ![]() Në kuadër të kësaj perfomance artistike do të bashkëngjitet një mysafire speciale, aktiviste për të drejtat e grave dhe atlete e njohur nga Suedia, e cila njëherësh e lufton dukurinë e ngacmimit seksual në vendin e saj, Linnéa Claeson, dhe krejt në fund, Claeson do të ndajë eksperiencat e saj duke krijuar një atmosferë interaktive me publikun. Sipas një komunikate të kësaj qendre, aktoret që do të përforcojnë janë Daniela Markaj, Qendresa Kajtazi, Halime Bici, Diana Markaj, Genta Ramadani, Margarita Ukaj dhe Kosovare Thaqi. |
| “Ideja për Qendër Islamike është e rrezikshme” Posted: 05 Oct 2017 10:40 PM PDT ![]() Ai më tej ka thënë se një ide e tilla është e rrezikshme pasi që na futë në logjikën e së kaluarës. "Duke kthyer objekte të tilla po i ikim modernizmit dhe direkt sulmohet një prej simboleve, institucioni shumë të rëndësishëm, më gjithë cilësinë që ka brenda", ka thënë ai në Analiza Lokale. "UP-ja është një prej simboleve të emancipimit të Kosovës në shekullin e kaluar dhe ende e ka fuqinë dhe simbolikën dhe është në qendër të qytetit". "Ideja për të bërë një kundërpeshë për Kaderalën Katolike është e deklasuar dhe na çon në drejtim të gabuar. Është njëfarë porosie edhe për qendrat islamike në botë", ka thënë ai ndër të tjera. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |

















