Lajmi.net: “Lajm fantastik për tifozët e Real Madridit (FOTO)” plus 8 more |
- Lajm fantastik për tifozët e Real Madridit (FOTO)
- Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani viziton sot Kosovën
- Cili është plani i Qeverisë Haradinaj për energjinë, a do të ketë rrymë të mjaftueshme?
- Lëndohet ylli i Kombëtares shqiptare, mungon ndaj Spanjës dhe Italisë (FOTO)
- “Ciao” Montella, Milan me super trajner të ri (FOTO)
- Leonora Jakupi shfaqet plot sharm
- Ukshini: Bashkimi i Gjermanisë ndihmoi pavarësinë e Kosovës
- Koment: Porosi në vend të rikujtimit
- Si të mbani mend çdo gjë shpejt dhe lehtë (Video)
| Lajm fantastik për tifozët e Real Madridit (FOTO) Posted: 03 Oct 2017 12:30 AM PDT ![]() Zinedine Zidane do ta mirëpres pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Trajneri i Real Madridit gjatë kësaj periudhe do të rikuperojë futbollistë të rëndësishëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes më 14 tetor, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”, përcjell “lajmi.net”. Aktualisht, “Los Blancos” janë pa Marcelo, Theo Hernandez, Dani Carvajal, Mateo Kovacic e Karim Benzema, të lënduar. Benzema, Marcelo dhe Theo pritet të jenë pjesë e ekipit nga dueli i ardhshëm në La Ligë. /Lajmi.net/ |
| Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani viziton sot Kosovën Posted: 03 Oct 2017 12:29 AM PDT ![]() Fillimisht Osmani do të mbajë takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, më pas me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Osmani do të mbajë takim edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Në takime do të hapen çështjet për bashkëpunim të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, iniciativat rajonale për bashkëpunim, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nikoqir i Osmanit do të jetë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, me të cilin është paraparë edhe konferencë e përbashkët për media. |
| Cili është plani i Qeverisë Haradinaj për energjinë, a do të ketë rrymë të mjaftueshme? Posted: 03 Oct 2017 12:26 AM PDT ![]() Plani është për zhvillimin e energjisë është publikuar tek Plani i Qeverisë për vitin 2017-2021, tek Objektivat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të cilin e posedon lajmi.net. Për sektorin e energjisë, Qeveria Haradinaj ka paraparë të zhvillohet në 6 fusha: a, Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji , b. Ndarjen e minierës nga gjenerimi, c. Integrimi i plotë në tregun rajonal të energjisë, d. Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja, e. Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror, f. Plotësimi i caqeve dhe obligimeve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë. Ky është plani i Qeverisë në tersi për energjinë: Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji Energjia përbën një nga elementet vitale të zhvillimit të një vendi. Pasiguria e furnizimit me këtë produkt jetësor përbën pengesa serioze të zhvillimit normal të jetës ekonomike e shoqërore. Kosova po ballafaqohet me këtë sfidë po thuaj dy dekada me radhë. Me gjithë potencialin e konsiderueshëm për kursimin e energjisë, ky potencial nuk është duke u shfrytëzuar sa duhet në Kosovë. Edhe pse pjesëmarrja e BRE-ve në bruto konsumin e energjisë, përfshirë edhe energjinë terminke nga këto burime, është 19%, energjia elektrike e gjeneruar nga BRE-të vazhdon të mbetet e ulët në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike. Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike janë të nevojshme investimet e mëdha në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese sipas kërkesave të përcaktuara në Komunitetin e Energjisë, gjith[mon[ duke e vendosur interesin e qytetarëve në rend të parë si dhe interesin e përgjithshëm publik dhe ekonomik të vendit. Masat që duhet ndërmarrë për këtë qëllim konsiderohen: Hapja i mihjes së re të thëngjillit (Sibovci jugor) si dhe ndarja e minierave të reja të thëngjillit nga Gjenerimi: Gjenerimi dhe minierat do të jenë qendra profitabile të ndara, të cilat do të jenë në shërbim reciprok, por me llogari të ndara. Qendrat profitabile munden me qenë edhe më shumë të cilat kanë karakter të njëjtë. Fillimi sa më shpejtë i ndërtimit të termocentralit të ri sipas kritereve strikte rentabile, duke pasur parasysh koston e energjisë të cilën qytetari do të paguaj, si dhe për të plotësuar nevojat e kërkesave për energji elektrike për një periudhë afatgjatë, gjithmonë duke vendosur interesin e qytetarit në radhë të parë si dhe interesin e përgjithshëm publik dhe ekonomik. Do të harmonizojmë koston me kapacitetin prodhues. Përgatitjet për rehabilitimin e TC Kosova B sipas një orari të përshtatur me futjen në prodhim të kapacitetet e reja prodhuese; Vazhdimi i operimit të TC Kosova A deri në zëvendësimin e kapaciteteve të tij me TC-në e ri; Më pastaj, do të shfrytëzohet infrastruktura e TC Kosova A për të krijuar kapacitete të reja, përmes krijimit të partneriteteve publiko private me agjencionin e participimeve. Ndërtimi i kapaciteteve prodhuese fleksibile për qëllime parësore të rregullimit të sistemit elektroenergjetik; Shfrytëzimi i gjithë potencialit të BRE-ve te identifikuar per prodhimin e energjisë elektrike. Të gjitha veprimet që do te ndërmerren per ndërtimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë do të bazohen ne kërkesat mjedisore sipas legjislacionit të BE-së. Financimi injësive tërejaenergjetike dotebehet mekapital privat, kredi ngaprodhuesit e teknologjisë,kredi te buta nga institucionet financiare, bonot korporatavedhe alternative e fundit mbeten fondet publike dhebuxheti i Kosovës. Integrimi në tregun rajonal të energjisë Kosova ka marrë zotimin për të zbatuar detyrimet që burojnë nga Traktati për Themelimin e Komunitetit të Energjisë si dhe ka obligim kontraktual që nga 1 prilli 2016 zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Këto obligime në masë të konsiderueshme lidhen edhe me plotësimin e kërkesave për t'u integruar në tregun e Komunitetit të Energjisë dhe më tej në tregun e energjisë së BE-së. Deri më tash janë ndërmarrë një varg veprimesh në këtë drejtim siç janë: Përafrimi i legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE-së për tregun e energjisë; Privatizimi i sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike si dhe ndarja ligjore e këtyre aktiviteteve për t'i hapur rrugë qasjes së palëve të interesuara për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes; Ndarja pronësore e OST-së (KOSTT-it) sipas kërkesave të legjislacionit të BE-së; Funksionalizmi i Rregullatorit të pavarur të energjisë; Themelimi i Zyrës së Ndihmës shtetërore; Licencimi i furnizuesve të rinj duke bërë kështu hapjen e tregut për palët e interesuara të furnizimit; De rregullimin e çmimeve të gjenerimit Si do qoftë për të kryer gjithë procesin e integrimit në tregun rajonal të energjisë kërkohet avancimi i mëtejme i hapave si ne vijim: Përgatitja dhe miratimi i Programit të veprimit për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë; Zbatimin e 'masave të buta' sipas udhërrëfyesit të SKE-së Krijimi i tregut të përbashkët me Shqipërinë si një zonë e përbashkët tregtare energjetike Kosovë – Shqipëri si hap i parë drejt integrimit në tregun e përbashkët të Komunitetit të Energjisë; Forcimi i mëtejmë i kapaciteteve të Rregullatorit, Autoritetit të Konkurrencës dhe Zyrës së Ndihmës Shtetërore për të monitoruar tregun e liberalizuar të energjisë- aktivitet permanent; Aderimi në bursën e energjisë që është në themelim në Shqipëri;; Certifikimi i KOSTT-it dhe anëtarësimi i ti në ENTSO-E- në varësi të zbatimit të marrëveshjes për energji me Serbinë; Anëtarësimi i ZRrE në ACER; Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja Urbanizimi gjithnjë më i madh i qyteteve më të zhvilluara të Kosovës, ka krijuar nevojën e furnizimit me energji të përshtatshme për ngrohjen e hapësirave të objekteve kolektive në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës. Instalimi i sistemit të koogjenerimit në TC "Kosova B" ka krijuar mundësi për furnizim të qëndrueshëm me energji termike për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve dhe bizneseve jo vetëm në Qytetin e Prishtinës, por edhe në qytetet që janë në afërsi të termocentraleve. Sistemet e vjetërsuara termike në qytetet Gjakovë, Mitrovicë dhe Zveçan kanë nevojë për rehabilitim duke pasur në konsideratë edhe zhvillimet urbane që kanë ndodhur dhe që planifikohen të bëhen. Për arritjen e qëllimit do te konsiderohen veprimet në vijim: Përgatitja e kushteve për fillimin e ndërtimit të sistemeve të energjisë termike në qytetet e mëdha të Kosovës (Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj) përfshirë zhvillimin e sistemit të ngrohjes në Drenas bazuar në energjinë termike të mbetur nga procesi teknologjik i shkritores; së Feronikelit. Zgjerimi i rrjetit të Ngrohtorës "TERMOKOS", sipas një Master Plani të zgjerimit duke pasur në konsideratë edhe përfshirjen e komunave fqinje të Prishtinës; Ndërtimi i centralit të gjenerimit të energjisë termike në Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës si dhe përmirësimi dhe zgjerimi i rrjetit ekzistues për shfrytëzimin maksimal të kapacitetit të ri të parashikuar të gjenerimit të energjisë termike; Përmirësimi i sistemeve të energjisë termike në qytetet Mitrovicë dhe Zveçan; Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror Zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror për një treg të vogël siç është rasti i Kosovës, paraqet sfidë të madhe, mirëpo duke qenë se Kosova është palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë janë hapur mundësitë reale për përfshirjen e saj në rrjetin rajonal të gazit natyror. Zhvillimet rajonale, përkatësisht projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) i ka krijuar Kosovës mundësi të mëdha për t'u përfshirë në një të ardhme në rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror. Në këtë rrafsh. Përfshirja e projektit ALKOGAP (gazsjellësi Shqipëri- Kosovë) në Listën e projekteve me prioritet të Komunitetit të energjisë paraqet në rast ideal që do të shfrytëzohet në periudhën e ardhshme katërvjeçare. Veprimet e shpejta që do të ndërmerren do të lidhen me: Marrëveshjet e nevojshme që Kosova të jetë palë e përfshirë ne proces; Kompletimi i legjislacionit, me legjislacion sekondar, Zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe rregullative për të udhëhequr me procesin e zhvillimit të infrastrukturës së gazit natyror. Plotësimi i caqeve dhe obligimeve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë Kosova është zotuar në përmbushjen e cakut të kursimit prej 9% nga konsumi i gjithmbarshëm i energjisë, cak i vendosur sipas Direktivës 2006/32/EC të BE-së. Gjithashtu ka marrë obligimet për zbatimin e politikave të reja të BE-së që burojnë nga Direktiva Evropiane 2012/27/EC për efiçiencën e energjisë. Në sektorin e BRE-ve, synimi është zhvillimi dhe përmirësimi i mekanizmave të nevojshëm rregullator dhe operacional për arritjen e cakut prej 25% të pjesëmarrjes së energjisë nga BRE-të në bruto konsumin final të energjisë deri në vitin 2020. Pas kësaj, Qeveria do të rishikoj arritjet e integrimit të BRE-ve dhe do të vendosë caqet e reja për periudhën në vijim. Pritet që Kosova të nxis më tutje BRE-të, në pajtim me potencialin, obligimin dhe nevojat, si dhe karshi zhvillimeve dhe përvojës Evropiane. Do të merren në konsideratë hapat në vijim: Rishikimi i legjislacionit për efiçiencën e energjisë dhe BRE-të në përputhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë dhe MSA-së; Themelimi i mekanizmave të përshtatshëm për financimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë; Zbatimi rigoroz i planeve ekzistuese të veprimit për arritjen e caqeve të EE dhe BRE-ve dhe hartimi i planeve të reja sipas caqeve që do të përcaktohen në kuadër të Komunitetit të Energjisë. Zbatimi i masave te Efiçiencës se Energjisë ne ndërtesa publike te nivelit qendror dhe lokal. /Lajmi.net/ |
| Lëndohet ylli i Kombëtares shqiptare, mungon ndaj Spanjës dhe Italisë (FOTO) Posted: 03 Oct 2017 12:21 AM PDT ![]() Thomas Strakosha ka shfaqur probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Christian Panucci, në dy ndeshjet e radhës ndaj Spanjës dhe Italisë. Stafi mjekësor i Kombëtaresh shqiptare i ka dhënë leje portierit të rikthehet në Itali dhe të nisë rehabilitimin pranë Lazios, shkruan Top Channel. Për të zëvendësuar Strakoshën, menjëherë i është bashkuar Kombëtares portieri i Kukësit, Enea Koliçi. Kurse, përveç Strakoshës, kuqezinjve do t'u mungojë Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi, për shkak të suspendimeve, dhe i lënduar Amir Abrashi. |
| “Ciao” Montella, Milan me super trajner të ri (FOTO) Posted: 03 Oct 2017 12:18 AM PDT ![]() Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit në Milan. Madje, e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ka zbuluar emrin e trajnerit të preferuar nga krerët e klubit nga San Siro. Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte është trajneri i kërkuar nga “Rossonerët”, përcjell “lajmi.net”. Conte së fundmi ka pranuar se planifikon të rikthehet në Serie A. Dhe, Milan beson se mund ta bind që të angazhohet te ekipi nga San Siro. /Lajmi.net/ |
| Leonora Jakupi shfaqet plot sharm Posted: 03 Oct 2017 12:15 AM PDT ![]() Së fundi, ajo ka postuar një foto në Instagram, në të cilën shfaqet me shumë stil dhe shumë e buzëqeshur, shkruan lajmi.net. E veshur me një fustan të zi dhe një parë atlete, këngëtarja dukej shumë sharmante dhe mori komente pozitive nga ndjekësit. Projekti i fundit i Leonorës është 'Pa asnjë dyshim' i lansuar në maj të këtij viti. /Lajmi.net/ |
| Ukshini: Bashkimi i Gjermanisë ndihmoi pavarësinë e Kosovës Posted: 03 Oct 2017 12:15 AM PDT ![]() Ukshini tha, se bashkimi i Gjermanisë ishte një proces i gjatë që kaloi nëpër disa faza. "Është rezultate i të gjithë liderëve gjerman pas luftës, por si baba i bashkimit të Gjermanisë konsiderohet ish-kancelari, Helmut Kohl. Bashkimin e mundësuan edhe aleatët e perëndimit, ky bashkim ndikoi në krejt globin, madje edhe te ne në Kosovë. Është festë për gjithë ata që synojnë opavarësinë, lirinë, demokracinë", tha ai. Sipas Ukshinit, pa rënien e murit të Berlinit, mbase nuk do të binte as Jugosllavia e vështirë të pavarësohej edhe Kosova. "Me bashkimin e Gjermanisë politika gjermane u fuqizua dhe u aktivizua dhe kjo bashkë me SHBA-në ndihmuan zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Gjermani dha një kontribut ë madh në lirinë, pavarësinë e Kosovës", tha ai. Roli i Gjermanisë në njohjen e Kosovës, sipas Ukshinit, ishte tejet i madhe. Gjermania e njohu Kosovën vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë, por ajo ndihmoi dhe po e ndihmon Kosovën edhe në integrimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
|
| Koment: Porosi në vend të rikujtimit Posted: 03 Oct 2017 12:05 AM PDT ![]() Që prej vitit 1990, Gjermania e kremton ribashkimin e saj me një festë në tre tetor. Megjithë vështirësitë e pazgjidhura, shpresat e zhgënjyera, projektet e papërfunduara: një ditë e gëzimit. Një ditë, në të cilën bota shikonte herë pas here me habi dhe respekt drejt këtij vendi, i cili ndihet përgjegjës për kaq shumë mizori dhe që e rrëzoi megjithatë në mënyrë kaq paqësore Murin, që qëndroi për një kohë kaq të gjatë, për t’u bërë i ribashkuar. si demokraci e sigurtë dhe si fuqi ekonomike e suksesshme, një nga kolonat mbajtëse të botës perëndimore. Bota ka dalë nga shinat Por pastaj erdhën zgjedhjet e vitit 2017 për Bundestagun. Dhe partia populiste e djathtë AfD përfundoi me gati 13 përqind në vend të tretë. Që atëherë, kushtrimi i betejës, me të cilin qytetarët e RDGJ-së luftuan atëherë për lirinë e tyre, tingëllon krejt ndryshe. “Ne jemi populli”, thirrën ata në Dresden dhe në qytete të tjera në vitin 1989 dhe e rrëzuan me këtë sistemin e padrejtësisë. “Ne jemi populli” donte të thoshte, ne duam të vendosim në mënyrë demokratike, se në cilin vend do të jetojmë. Ne nuk lejojmë më të na mbajnë nën tutelë dhe të na shtypin. Sot, kur me AfD futet në parlament për herë të parë një parti populiste e djathtë, kjo fjali tingëllon krejt ndryshe. Në këtë “Ne jemi populli” nuk dominon më kërkesa për bashkëvendosje demokratike. Për shumë, mesazhi kryesor i “Ne jemi populli” ndërkohë është para së gjithash:”Dhe ju nuk jeni. Ju nuk bëni pjesë te populli. Dhe jo këtu.” Kjo thuhet në lidhje me refugjatët, që erdhën dy vitet e fundit në Gjermani, për të kërkuar mbrojtje dhe për të gjetur një të ardhme. Por është edhe një reagim i kthyer së prapthi ndaj një bote që ka dalë nga shinat, ku nuk është më asgjë siç ka qenë – dhe që nuk do të jetë më kurrë. Milionë vetë në arrati Miliona vetë e kanë marrë rrugën – sepse nuk mund apo nuk duan të jetojnë më në atdheun e tyre, sepse luftërat, epidemitë, thatësirrat dhe përmbytjet i dëbojnë. Miliona të tjerë do të pasojnë. Ata nuk do të lejojnë që të ndalohen, por do ta kërkojnë, madje edhe do të luftojnë për pjesën e tyre në një jetë më të mirë. Të gjithë këta njerëz nuk do të duan të vijnë detyrimisht në Evropë. Por lëvizjet migratore dhe pasojat e tyre do të lënë domosdoshmërisht pasoja të ndjeshme në të gjithë botën. Prandaj “Ne jemi populli” e menduar si përjashtuese është në fund një parullë, e cila në pafuqinë e saj u drejtohet jo vetëm politikaneve dhe politikanëve, por edhe 87 përqindshit të zgjedhëseve dhe zgjedhësve gjermanë, të cilët vendosën kundër AfD. Situata është e tillë që ndryshe nga viti 1989, pas këtij kuptimi të “popullit” nuk qendron e mbledhur një shumicë. Dhe megjithatë: thjesht një “edhe më tej kështu” dhe tërheqja në përparimin vetjak dhe në lumturinë private nuk mjaftojnë si përgjigje për këtë rezultat të zgjedhjeve. Edhe negociatat e ndërlikuara të koalicionit janë një dëshmi se bëhet fjalë për çështjen e madhe se në cilin vend duam të jetojmë. Bashkimi nuk është diçka e vetëkuptueshme Poeti gjerman, Johann Wolfgang Goethe e bën Faustin e vet të thotë:”Atë që trashëguar nga baballarët e tu e ke, fitoje, për ta zotëruar”. Një fjali që duket se është shkruar për këtë ditë të ribashkimit gjerman. Sepse ky ribashkim nuk është një gjë, që thjesht është aty. Ai nuk është një fakt, për të cilin të tjerët mund të kenë luftuar, por që tani është diçka e vetëkuptueshme. Suksesi i AfD-së në landet perëndimore të Bavarisë dhe Baden-Vyrttembergut dëshmon përfundimisht, se ndarja e thjeshtë në zona problematike lindore dhe perëndimore është shumë e thjeshtëzuar për këtë botë. Tani kërkohet që të luftohet për një Gjermani, e cila e sheh veten si anëtare të Bashkimit Evropian, që ndodhet fort në tabanin e Kushtetutës dhe që nga pasuria dhe ndikimi i saj nxjerr përgjegjësinë për të ndihmuar aty ku njerëzit janë në situatë më të keqe. Gjermania feston ditën e bashkimit. Një festë, e cila në 2017-ën është më tepër porosi, se sa rikujtim./DW |
| Si të mbani mend çdo gjë shpejt dhe lehtë (Video) Posted: 03 Oct 2017 12:02 AM PDT ![]() Ju i mbani mend informacionet në mënyra të ndryshme, si fjalë, apo si foto duke memorizuar në formë vizuale dhe dallimi i këtij procesi ka drastikisht rezultat të ndryshëm, shkruan lajmi.net Jeni në gjendje të testoni veten? Fillimisht, kuptojeni sa të fortë e keni memorien verbale, përmes dhjetë fjalëve që do t'i shihni në video. Më pas, testojeni veten edhe në formën vizuale dhe shikoni cila është më e mirë, pastaj aplikojeni për veten tuaj. /Lajmi.net/ |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |


















