“Kryetari Svarqa priti në një takim përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Prishtinë” plus 9 more Ferizaj Press

“Kryetari Svarqa priti në një takim përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Prishtinë” plus 9 more Ferizaj Press


Kryetari Svarqa priti në një takim përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Prishtinë

Posted: 05 Oct 2017 08:18 AM PDT

 

Ferizaj.05.10.2017. Në orët e pasdites kryetari i komunës së Ferizaj, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati, ka pritur në një takim Emma Lomaz, përfaqësues e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por edhe për projektet e shuma që po realizohen në qytetin e Ferizajt. Kryetari Svarqa në mënyrë të detajuar ka njoftuar këtë të fundit lidhur edhe me zhvillimet politike që po bëhen në qytetin e Ferizaj.

E nga ana tjetër Emma Lomaz, përfaqësues e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka falënderuar kryetarin e komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa për pritjen e bërë, duke theksuar se bashkëpunimi me këtë komunë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Asfaltohet rruga “Njazi Bajraktari” në Ferizaj

Posted: 05 Oct 2017 07:51 AM PDT

 

Ferizaj.05.10.2017. Nga afër punimet në këtë rrugë i ka inspektuar numri një I qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, por edhe bashkëpunëtore të tjerë.

Me këtë rast Svarqa, tha se këto investime po bëhen në kuadër të projekteve që po realizohen për asfaltimin e të gjitha rrugicave në qytet.

"Ne sot po asfaltojmë në fund të rrugës "Zenel Hajdini" dhe po bëjmë asfaltimin e katër rrugicave. Ne po shfrytëzojmë kohën e mirë se bashku me operatorit ekonomik "Rahovica Compani" dhe po asfaltojmë këto rrugë edhe në bazë të shkallës së lartë të ngjeshmërisë. Në këto rrugë është bërë edhe rrjeti i ri i ujësjellësit dhe kanalizimit fekal e atmosferik në kuadër të këtij projekti", ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se po shfrytëzojnë motin e mirë në mënyrë që ti përfundojnë edhe projektet e shumta infrastrukturore.

Ai tutje është shprehur se ditëve në vazhdim do të punohet me intensitet të shtuar edhe në asfaltimin e rrugëve në fshatin Greme dhe Komogllavë.

Nga ana tjetër banorët e këtij lokaliteti janë shprehur tejet mirënjohës komunës së Ferizajt për realizmin e këtyre projekteve jetike për ta.

U bë e ditur se në rrugën "Zenel Hajdini", janë asfaltuar rreth 1145 metra rrugë me asfalt dhe me 5 metra gjerësi. Vlera e këtyre projekteve kap shumën 200 mijë euro.

Kryetari Svarqa pret sportistët Xhevat Asllanin dhe Aldon Sadikun

Posted: 05 Oct 2017 07:45 AM PDT

Ferizaj.05.10.2017. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me kënaqësi ka pritur sot në një takim të përzemërt dy sportistë të njohur të body bildingut, Xhevat Asllanin dhe Aldon Sadikun.

Ai uroi ata për sukseset dhe kupat e fituara, ndërsa shpehu kënaqësinë që Ferizajt dita -ditës po shëndrrohet një qytet sportistësh të suksesshëm.
"Sot kam kënaqësinë e veçantë që në cilësinë e kryetarit të komunës t'i pres dy sportistë të jashtëzakonshëm të cilët merren me body bilding të cilët në të gjitha garat ndërkombnëtare kah marrin pjesë i bëjnë ndër komunës së Ferizajt dhe përfaqësimit të sportistëve tanë në kategorinë e body bildingut dhe në kategorinë e fitnesit në këto gara. Edhe në kampionatin e Kosovës këta i kanë vendet e para dhe janë nderuar me mirënjohje e kupa nga këto gara " tha kryetari Svarqa gjatë këtij takimi.


Ai më ttuje shtoi se është ndarë buxhet i mjaftueshëm për të përkrahur sportistët tanë megjithë nevojat e tjera që ka komuna.
"Ne bashkë me drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport z. Naim Feratin po bëjmë gjithçka që është e mundur t'i përkrhaim sportistët e të gjitha fushave të të gjitha kategorive në mënyrë që të krijojmë mundësi edhe më të mira për zgjerimin e aktiviteteve të sportistëve për stërvitje e kapacitetete të tjera.
Tashmë edhe body bildingu po bëhet një sport atraktiv për të rinjët tanë. sepse Ferizajt tashmë ka disa klube të cila po sjellin medalje nga garat ku po marrin pjesë. Ne gjendemi përpara përgatitjeve të kampionateve edhe në vendet e tjera Si në Kroaci , Mal të Zi por edhe në Spanjë dhe natyrisht që komuna e Ferizajt ka ndarë një buxhet për subvencionimin e pjesëmarrjes së këtyre sportistëve nëpër këto gara me gjithë vështirsitë që kemi pasur.
Nga ana tjetër sportistët që u takuan me kryetarin Svarqa, Xhevat Asllani e Aldon Sadiku u shprehën të kënaqur me përkrahjen që morën dhe me subvencionimin që kanë përfituar nga komuna e Ferizajt. Ata u zotuan që do të punojnë sa më shumë në mnëyrë që edhe talentët e rinjë ta kenë më të lehtë rrugën drejt medaljeve e sukseseve ndërkombëtare.

Kryetari Svarqa viziton fabrikën e brumërave ‘’OREX’’ dhe mpremton më shumë përkrahje për bizneset

Posted: 05 Oct 2017 07:37 AM PDT

Ferizaj.05.10.2017. Kryetari i komunë së Ferizajt Muharrem Svarqa ka vizituar sot ambientet e fabrikës së brumrvae "Orex" në Ferizaj, prej ku ushqehen çdo ditë mijëra nxënës ferizajas nga një projekt që po financon komuna e Ferizjat tash e disa muaj.

Ai u nda i kënaqur me kushtet që pa brenda duke e vlerësuar si shembull shumë të mirë këtë fabrikë edhe për bizneset e tjera. Kryetari Svarqa shprehu zotimin e tij se do të jetë në përkrahje të bizneseve sa herë të jetë e nevojshme.


“Nga ajo që pamë kemi të bëjmë me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, me një higjienë të nivelit të lartë dhe me një punë të përkushtuar sistematike, e cila sigurisht që mundëson edhe ngritjen e gjendjes ekonomike të familjeve të punëtorëve që punojnë këtu.
Unë shpresoj që nga ky proces, përfitues janë jo vetëm nxënësit, por edhe ata që punojnë këtu. Ne do të punojmë edhe më tutje që nxënësit tanë të ndihen të barabartë me moshatarët e vetë, së paku në konsumimin e ushqimit, sepse pushteti duhet të vihet në anën e të varfërve dhe atyre më të dobët ekonomikisht”, deklaroi kryetari Svarqa.
Kryetari i komunës me këtë rast bëri të ditur se komuna e Ferizajt ka në plan që shumë shpejt të fillojë edhe me pagesën e shujtave për nxënësit nga klasa e 6 deri në të nëntë si dhe të sigurojë shujtë ditore edhe për stafin arsimor të shkollave.

Ndërkaq Fabrika e brumërave ''OREX'' në Ferizaj, është fituese e tenderit komunal për sigurimin e shujtave ditore për nxënësit e Ferizajt, prej klasës së parë deri në të pestën dhe ky projekt komunës së Ferizajt i kushton mbi 1 milionë euro gjatë një viti shkollor.

Agim Aliu: Ne do ta bashkojmë qytetin përmes projekteve konkrete infrastrukturore

Posted: 05 Oct 2017 07:13 AM PDT

Ferizaj.05.10.2017. Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt nga radhët e PDK-së, z. Agim Aliu, në debatet zgjedhore të mbajtura në mediat qendrore, ka paraqitur disa nga pikat kryesore të investimeve në infrastrukturë dhe urbanizëm, të cilat janë të përfshira në programit zgjedhor, me qëllim bashkimin e qytetit.

"Ndërtimi i infrastrukturës në zonën qendër dhe të tjera, kam paraparë të zhvillohet në 3 faza.

Faza e parë:
– Ndërtimin e nënkalimit për automjete që lidh rr. "Vëllezërit Gërvalla" me rr. "Latif Hasani"
(prapa Postës) deri tek rrethrrotullimi afër Shtëpisë së Pensionistëve;
– Urat mbikaluese në formë harku (jo me shkallë) që lidhin rr. "Tahir Sinani" me rr. "Ahmet
Kaçiku";
– Vazhdimi i nënkalimit ekzistues nën rr."Ahmet Kaçiku" me dalje në rr. "Emin Duraku".

Faza e dytë:
– Nënkalim për automjete që lidh rr."Rexhep Bislimi" me rr. "Agim Matoshi" dhe tregun. Dalje në rr. "Enver Topalli";
– Ndërtimi i parkingjeve nëntokësore tek tregu i gjelbër me partneritet publiko-privat;
Faza e tretë:
– Ndërtimi i rrugës nëntokësore që lidh rrugën e ndërtuar në fazën e parë me rrugën e ndërtuar në fazën e dytë, nëpër qendër të qytetit;
– Ndërtimi i parkingjeve nëntokësore në sheshin e komunës dhe lidhja nëntokësore me qendrën komplekse të stacionit të autobusëve që do të vendoset në oborrin e shkollës "Gjon Serreçi".
Të gjitha këto projekte do të konsultohen dhe procedohen për aplikim në dakordim me mendimin profesional të ekspertëve dhe kërkesat qytetare" u shpreh Agim Aliu.

38 fermerë ferizajas bëhen me lopë qumështore

Posted: 05 Oct 2017 02:34 AM PDT

 

Ferizaj. 05.10.2017. Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Ferizajt në kuadër të një projekti mbështetës ka bërë shpërndarjen e lopëve qumështorë . Përfitues të këtij projekti janë 38 fermerë të cilët kanë marrë nga dy lopë qumështore, ndërsa dy fermerë kanë përfituar vetëm nga një lopë qumështore.

Drejtori i drejtorisë së bujqësisë, pylltarisë në komunën e Ferizajt, Ismet Vranovci, ka thënë se ky projekt është njëri ndër projektet më të rëndësishme të këtij viti që është për të zhvilluar sektorin e blegtorisë.

"E kemi mbyll një projekt të rëndësishëm për zhvillimin e blegtorisë në komunën e Ferizajt, ku është realizuar projekti i lopëve qumështore të racës "Simental", ku kemi shpërnda 74 lopë në 38 familje ferizajase. Në momentin e shpalljes së aplikimit për fermerë është formuar komisioni i Drejtorisë së Bujqësisë , dhe ky komision i ka pranuar të gjitha kërkesat e qytetarëve respektivisht të fermerëve dhe ka dal në terën të çdo njeri duke shikuar nga afër edhe kushtet dhe plotësimi i kriteret të cilat i kemi paraqit. Numri i aplikuesve ka qenë 68, ku 38 prej tyre janë përzgjedh, kurse 30 prej tyre kanë mbetur për herët të tjera edhe pse disa prej tyre i kanë plotësuar kriteret, por mundësitë kanë qenë për 38 fermerë", është shprehur drejtori Vranovci.

U tha se vlera e këtij projekti kap shumen 100 mijë euro. U bë e ditur se Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj për katër vite ka bërë shpërndarjen e 500 krerëve me lopë qumështore, në bashkëpunim edhe me organizatën "Mështjerra". U tha se deri në fund të këtij viti do të bëhet shpërndarja edhe e 30 krerëve të lopëve qumështore në bashkëpunim me organizatën "Mështjerra".

Dua Lipa kërkon votën për MTV EMA

Posted: 04 Oct 2017 01:27 PM PDT

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka kërkuar votën e fansave të saj në nominimet për çmimet e sivjetme MTV EMA 2017.

Lipa, që sivjet lansoi albumin e saj të parë "Dua Lipa", është e nominuar në tri kategori për çmimet prestigjioze, ceremoninë e së cilës sivjet do ta udhëheqë këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Lipa është e nominuar në kategorinë për "Artistja më e mirë e re", "Vepra më e mirë në Britani dhe Irlandë" si dhe për "Dukjen më të mirë", në të cilën kategori do të rivalizohet edhe nga Rita Ora.

Në Instagram, këngëtarja ka kërkuar votën nga fansat e saj për kategorinë për "Artisten më të mirë të re" dhe për "Këngën më të mirë në Britani të Madhe e Irlandë", ndërsa për "Dukja më e mirë" votimi do të hapet më vonë.

"Jam e nominuar në tri kategori për MTV EMA! Ju mund të votoni këtu për "Artisten më të mirë të re":http://www.mtvema.com/artists/wysoyh/dua-lipa

+ për këngën më të mirë në Britani të Madhe dhe Irlandë:http://www.mtvema.com/en-gb/vote#best-uk-ireland-act

Si dhe për 'Dukjen më të mirë' votimi do të hapet së shpejti!", ka shkruar ajo.
Ceremonia për ndarjen e çmimeve MTV EMA do të mbahet më 12 nëntor në Londër.

 

Funksionimi dhe organizimi i KF Ferizaj

Posted: 04 Oct 2017 01:19 PM PDT

KF FERIZAJ, qysh prej pavarësimit të futbollit Kosovarë (1991), ka funksionuar duke u bazuar në mbështetjen e dashamireve lokal të futbollit, të bizneseve të fuqishme të qytetit, si dhe vetë dëshirës së madhe të futbollistëve të atëhershëm për ta mbajtur gjallë këtë sport në Komunën tonë dhe si kundërpërgjigje ndaj regjimit të atëhershëm serb.

Me përfundimin e luftës në vitin 1999, u krijuan rrethana të reja dhe pritej një organizim më i mirë dhe i mirëfilltë, por duke mos qenë të pranuar në UEFA dhe FIFA në përgjithësi futbolli Kosovar çaloi mjaft shumë e njëkohësisht edhe futbolli Ferizajas, dmth edhe KF Ferizaj.
Që nga 1999 KF Ferizaj, si klub futbollistik publik ka zhvilluar gara herë në superligë e herë në ligën e parë të Kosovës, duke mos pas një stabilitet si klub i një prej qyteteve më të forta financiarisht të Kosovës. Ferizaj si qytet me rrethinë, mendoj unë, ka kapacitet të mjaftueshëm të lojtarëve që qyteti ta ketë dhe ta mbajë me sukses një ekip në super ligën e Kosovës, mendimi im është se edhe staf të trajnerëve ka të nivelit mesatarë, dmth nuk ka nevojë për harxhime për trajnerë, por për mbështetjen e atyre që i kemi, vendasve. Për staf mbështetës administrative nuk ka problem, ka me bollëk, veç duhet vullnet nga menaxhmenti i klubit. Por problem kryesorë për mbarëvajtjen dhe funksionimin e një klubi futbollistik janë, financat dhe infrastruktura (stadioni).
KF Ferizaj deri më tani funksionon si OJQ (organizatë jo qeveritare), dmth është pronë e anëtarësisë së sajë, mirëpo duke mos pas mundësi të funksionimit të klubit pa financa, klubi gjithmonë iu është drejtuar komunës me kërkesë për mbështetje financiare për funksionimin e tij. Komuna për ç’do vit e ka mbështetur klubin me një shumë të caktuar varësisht prej mundësive buxhetore, mirëpo kjo shumë kurrë nuk ka qenë e mjaftueshme për përfundimin normal të një kampionati (një viti futbollistik), për këtë arsye komuna ç’do herë ka kërkuar donacione nga kompanitë e fuqishme të qytetit në mbështetje të klubit. Varësisht prej asajë se cila parti politike ka qenë në pushtet, pushteti ka ofruar te klubi kompanitë të lidhura me atë parti politike, ka edhe të atilla kompani që vazhdimisht e kane ndihmuar klubin si psh "HIB PETROL", dhe kështu ka shkuar funksionimi i klubit, por kurrë njëherë s’është bërë një plan që klubi të jetë stabil pa marrë parasysh kush është në pushtet.
Komuna ka gabuar kur duke u sjellë si pronare e klubit dhe është përzier në kompetenca të klubit (OJQ), duke emëruar kryetar klubi, drejtor klubi, drejtor shkolle futbolli etj, në baza politike, e kurrë duke mos marrë parasysh ligjin për OJQ-të. Organi më i lartë i klubit (OJQ) është kuvendi i klubit i cili nuk do të duhej të lejonte përzierjen e komunës në çështje të politikës dhe financave të klubit(organizatës), si dhe në përzgjedhjen e zyrtarëve në klub, por duke e marrë parasysh se organet e klubit nuk kanë vepruar konform statutit të klubit dhe ligjit për OJQ-të, ka vazhduar dhe vazhdon kjo gjendje apatie. Kjo dikujt sigurisht që i konvenon, e më së shumti atyre zyrtarëve që gjatë kësaj kohe kanë qenë dhe janë pjesë e klubit dhe nuk bëjnë zë.
Kuvendi i klubit nuk është mbledhur më shumë se 10 (dhjete) vite, atëherë kujt i kanë dhënë llogari zyrtarët e klubit, si: kryetarët, drejtorët, sekretari i përhershëm i klubit etj. Kuvendi i klubit, në bazë të ligjit do të duhej të mbahej se paku një herë nē vit ku do të shqyrtoheshin raportet për shpenzimet e vitit të kaluar si dhe do të analizohej plani për vitin e ardhshëm. Kjo nuk ka ndodhë, pra kur nuk funksionojnë këto organe, nuk ka se si të funksionoj mirë klubi!
Tashmë jemi në prag të zgjedhjeve lokale, dhe grupe të caktuara të afërta me parti politike, pretendojnë se me ardhjen në pushtet të kësaj apo asaj partie politike kështu apo ashtu do të bëhet me klubin, çka është në kundërshtim me çdo logjike sportive, por pa marrë parasysh kush vjen në krye të komunës, komuna do të duhej që KF Ferizaj ti jep mbështetje si ligjore po ashtu edhe infrastrukturore, ligjore duke ofruar kuadër me njerëz të fushës deri në forcimin e klubit dhe infrastrukturore në mirë mbajtjen e stadionit.

SI DO DUHEJ TË ORGANIZOHEJ KLUBI!

Gjithsesi se KF Ferizaj në të ardhmen do të duhej të organizohej si Shoqeri Aksionare (SH.A), duke u bazuar në ligjin për shoqëritë tregtare. Do duhej të mblidhet Kuvendi i Klubit, nëse anëtarësia nuk ka vullnet ta bëjë këtë, komuna ta inicioj këtë gjë për të mirën e futbollit, dhe bashkërisht me ndihmën edhe të komunës, të përpilohej një plan si organizativ po ashtu edhe financiar, duke bashkë punuar me njohësit e futbollit, me ekonomistë, me juristë etj, dhe të arrihet te një llogari minimale financiare me të cilen klubi do të mund të funksiononte pa problem një vit futbollistik. Në bazë të kësaj llogarie edhe komuna do të ishte një prej Aksionarëve, duke marrë pjesë me aq mjete sa ka dhënë për çdo vit si mbështetje për klubin dhe për pjesën tjetër të llogarisë do të hapej për subjektet private, sidomos ndaj atyre të cilat kanë kontribuuar në vazhdimësi për klubin dhe të cilat janë të interesuara të investojnë në aksione. Komuna edhe do ta ruante interesin publik të klubit si dhe mbështetjen ndaj ish futbollistëve të cilët kanë dhënë shumë për mbajtjen gjallë të klubit, ndërsa investitorët privat (ish donatorët) do të pretendonin se investimi varësisht prej suksesit të klubit një ditë mund të iu kthehet. Duke e marrë parasysh se futbolli është një industri shumë e zhvilluar dhe profitabile në botë, me një menaxhim të mirëfilltë sigurisht se edhe në Ferizaj kjo do të arrihej kur kemi parasyshë se kemi një rini të zhvilluar mirë e edhe të talentuar sa i përket futbollit. Dhe sigurisht se në një të ardhme jo të largët edhe investitorëve do të iu ktheheshin investimet në formë dividente.
Mënyra e angazhimit të ish lojtarëve të cilët kanë interes të punojnë dhe ndihmojnë klubin, si dhe e ish lojtarëve të cilët kanë licenca trajnerësh do të rregullohej me rregullore të brendshme më pastaj.
Kjo është vetëm një prej ideve të mundshme.

Sa u përket stadioneve (fushave të futbollit), të cilat janë pronë e komunës, tashmë janë dy (ka nevojë edhe për më shumë), stadioni me bari sintetik i financuar nga KE-komisioni evropian dhe stadioni i vjetër i qytetit ‘Ismet Shabani’, shfrytëzimi i tyre do të duhej të rregullohej me rregullore komunale ku edhe do të përcaktohej çmimi i shfrytëzimit të stadioneve nga klubet private dhe nga klubet tjera. Për momentin stadionin e shfrytëzon kush qysh mundet, KF Ferizaj është prioritar. Stadioni me bari sintetik i cili është ndërtuar së voni për momentin nuk është duke u mirëmbajtur si duhet, ka papastërti, ka prishje të rrethojave, shpeshherë nuk ka ujë etj. Komuna nuk arriti që këtë stadion ta bëjë atraktiv për qytetarët ferizajas dhe dashamirët e futbollit, duke mos funksionalizuar një byfe në hapësirat e stadionit për vizitorët e rastit si dhe një mirëmbajtje më cilësore të stadionit së paku me një të punësuar të përhershëm aty, aty vetëm një roje shohim, ndërsa për stadionin e vjetër Ismet Shabani çka të themi, aty ka filluar ndërtimi i disa tribunave por as nuk janë ndërtuar e as stadioni nuk mund të shfrytëzohet, një gabim i madh nga pushteti i tanishëm, fillimi i punimeve pa planifikim të mirëfilltë dhe pas pak kohe edhe bllokim i punimeve e edhe bllokim i shfrytëzimit të fushës së gjelbër, ndërsa as edhe një reagim nga partitë opozitare nuk e kam dëgjuar deri më tani, e turpshme!
Stadioni me bari sintetik do të duhej ti jepej KF Ferizaj me kontratë afatgjate ndërsa stadioni i vjetër të shfrytëzohet për kategori të reja dhe klubet tjera të qytetit, apo edhe forma tjera të shfrytëzimit të tyre.

ARDIAN JASHARI – ish futbollist

Doktorët u bëjnë thirrje prindërve: Mos i lejoni fëmijët tuaj të luajnë në këto gjashtë sporte

Posted: 04 Oct 2017 01:16 PM PDT

Rreth 36 milionë fëmijë luajnë sporte të organizuara çdo vit, por për këtë duhet të kemi kujdes të shtuar.

Disa mendojnë se lëndimet janë vetëm pjesë e lojës, e disa tjerë thonë se ka diçka për të cilën duhet brengosur, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë të fundit me 'TODAY', patologu Dr. Bennet Omalu ka treguar se sa të rrezikshme mund të jenë disa sporte me ndikim, duke shtuar se këto janë gjashtë sportet që gjithsesi duhet shmangur:

– Futbolli amerikan

– Hokeji në akull

– Artet e përziera marciale

– Boksi

– Mundja

– Ragbi

Sidoqoftë, edhe sportet si futbolli mund të jenë të rrezikshme.

Dr. Omalu ka thënë se sportet e lartcekura nuk duhet lejuar të luhen derisa fëmijët t'i mbushin 18 vjet.

Sipas tij, këto sporte janë të prira për lëndime të ndryshme, e veçanti në kokë, prandaj ai thotë se fëmijët kanë 100 për qind rrezik për dëmtim të trurit.

Ndër të lartcekurat, Omalu thotë se futbolli amerikan është më i rrezikshmi, sepse fëmija vazhdimisht vuan nga qindra apo mijëra goditje në kokë.

Goditjet e tilla të vazhdueshme padyshim se mund të shkaktojnë dëmtime në tru.

Prandaj, në vend të këtyre sporteve me ndikim, doktori sugjeron që prindërit t'i përfshijnë fëmijët e tyre në sporte si noti, volejbolli, basketbolli, tenisi, etj.

 

Uji i vluar dy herë, i rrezikshëm për jetë

Posted: 04 Oct 2017 01:09 PM PDT

Shumica kanë zakon që ujin e vlojnë më herët të cilin e lënë në enën në të cilën e kanë vluar por që më vonë e vlojnë sipas nevojës. Uji i tillë është shumë i dëmshëm për shëndetin, sepse me rastin e vlimit përsëdyti liron arsen, nitrate dhe fluor.

Uji i vluar përsëdyti mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse përbërja e ujit ndryshon kur vlohet. Avulli i cili krijohet me rastin e vlimit përbëhet nga bashkimet jo të qëndrueshme të cilat shndërrohen në gazra dhe avullohen.

Shumica e njerëzve ujin e vluar, i cili mbetet i pashpenzuar në enë, më vonë sërish e vlojnë sipas nevojës, mirëpo uji i tillë është shumë i dëmshëm për shëndetin, transmeton Telegrafi.

Tepricën e ujit pas vlimit duhet derdhur dhe gjithmonë duhet vluar ujë taze. Kur vlohet, uji humb materiet e dëmshme, mirëpo nëse vlohet përsëdyti, atëherë gjithë ajo që ka mbetur në të do të zhduket.

Nëse ujin e lini gjatë që të vlohet apo sërish e vloni, përbërësit e tij kimikë ndryshojnë, ndërkaq mineralet e shëndetshme bëhen të dëmshme.

Ja se çfarë krijohet në ujë nëse vendosni ta vloni disa herë:

Arseni

Nëse konsumoni ujin e vluar, me kalimin e kohës, mund të ballafaqoheni me helmin e arsenit, gjë që do të mund të shkaktojë vërtet numër të madh problemesh serioze shëndetësore, siç janë kanceri, sëmundjet e zemrës, problemet neurologjike, madje edhe steriliteti.

Nitratet

Nitratet gjenden në tokë, në ajër, në ujë dhe në shumë gjëra që na rrethojnë. Mirëpo kur u ekspozohen temperaturave të larta, mund të shkaktojnë rrezik – në rrethana të tilla bëhen kancerogjene dhe të lidhura me lloje të ndryshme të kancerit.

Fluori

Nëse merrni tepër fluor, mund të përjetoni probleme neurologjike. Fëmijët të cilët kanë marrë së tepërmi fluor mund të vuajnë nga prapambetjet kognitive. Duke pasur parasysh informacionet e përmendura, herën tjetër kur shkoni sërish të vloni ujin, mendoni edhe një herë, sepse kështu veten dhe të tjerët i rrezikoni nga helmet