INSAJDERI: “Momente të sikletshme të Rita Orës, shikoni 50 imazhet e para nga xhirimi i klipit të ri” plus 19 more

INSAJDERI: “Momente të sikletshme të Rita Orës, shikoni 50 imazhet e para nga xhirimi i klipit të ri” plus 19 more


Momente të sikletshme të Rita Orës, shikoni 50 imazhet e para nga xhirimi i klipit të ri

Posted: 06 Oct 2017 09:52 AM PDT

Ajo është një artiste që nuk turpërohet nga lëvizjet që bënë në skenë para shumë fansave.

Por, zgjedhja e saj e fundit e veshjeve duket se Rita Orën e vendosur në disa vështirësi, pasi ajo pothuajse zbuloi pak më shumë se që duhet në qytetin e Nju Jorkut.

Këngëtarja e hitit "The Body On Me", dukej sensacionale me një setër që dukej si një fund i shkurtër dhe një palë çizme që shtrihen mbi gjunjët e saj, shkruan Telegrafi.

Kjo ka bërë ajo të detyrohet të ruante në mënyrë strategjike pjesët e turpshme të trupit gjatë vallëzimit me rastin e xhirimit të klipit të ri.

Pavarësisht se po mundohej t'i mbulonte ca pjesë të trupit, nuk ia doli sepse mund t'i shihnim thuajse të gjitha.

Ajo kishte të veshur edhe një fustan të bardhë, i cili i ngjante më tepër të një velloje të një nuseje.

Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit muzikor i 26-vjeçares pasi që ka paralajmëruar edhe hite të tjera. /Telegrafi/

The post Momente të sikletshme të Rita Orës, shikoni 50 imazhet e para nga xhirimi i klipit të ri appeared first on INSAJDERI.

Pas Vuçiqit edhe Gjuriqi tallet me Pacollin

Posted: 06 Oct 2017 09:42 AM PDT

Nuk është ide e mirë të përpiqesh të bëhesh anëtar i organizatave ndërkombëtare pa dialog, veçanërisht për shkak se "krahinat nuk e kanë vendin aty", kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Këto komente ai i bëri pas takimit që patën bashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq, pyetjes së gazetarëve për ta komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacollit se Prishtina me tërheqjen nga aplikimi për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol i ka dërguar sinjal të fortë Beogradit për të mbështetur dialgoun dhe kërkon pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, ai është përgjigjur.

"A është ai Pacolli i njëjtë që ditë më parë pretendonte se kishte shumicën e votave për UNESCO dhe 15 shtete të reja si përkrahës", raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

The post Pas Vuçiqit edhe Gjuriqi tallet me Pacollin appeared first on INSAJDERI.

Ministri i Arsimit reagon pas djegies së objektit të UP-së

Posted: 06 Oct 2017 09:41 AM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka dalë sot pasdite në vendngjarje, ku është kapluar nga zjarri një pjesë e madhe e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

Ministri Bytyqi ka parë nga afër dëmët që janë shkaktuar nga zjarri në këtë objekt, i cili frekuentohet çdo ditë nga qindra studentë, ndërsa ka kërkuar që sa më shpejt të mësohen shkaqet e këtij dëmi që i është bërë universitetit më të madh publik në vend.

The post Ministri i Arsimit reagon pas djegies së objektit të UP-së appeared first on INSAJDERI.

Agim Bahtiri: Për katër vjet nuk kam shpenzuar asnjë cent

Posted: 06 Oct 2017 09:35 AM PDT

Kryetari aktual i Mitrovicës dhe kandidati i sërishëm për këtë qytet nga AKR-ja, Agim Bahtiri, ka treguar se nuk e ka shpenzuar asnjë cent të kartelës bankare që i takon si kryetar.

Madje, Bahtiri për të dëshmuar një gjë të tillë ka sjellë edhe fakte në Magazina Lokale në Klan Kosova.

Para kamerave televizive ai ka paraqitur gjendjen bankare nga kartela zyrtare për të dëshmuar se është "zero".

"Kartela e kryetarit të Mitrovicës është zero-zero. Prej ardhjes sime deri sot është krejtësisht zero-zero".

"Të gjtihë muajt që janë 45 muaj deri më tani – janë të dhënat e sakta për çdo muaj nga banka se si është situata bankare dhe kjo është dëshmi e fuqishme që kam ardhur të punoj pa asnjë cent".

Bahtiri ka treguar edhe se ku ka shkuar paga e tij prej kryetari të Mitrovicës.

"Pagën iu kam dhuruar studentëve. I dua dhe ju uroj suksese. Sepse kur të kemi arsim më të mirë, kemi edhe mirëqenie më të mirë"

 

 

The post Agim Bahtiri: Për katër vjet nuk kam shpenzuar asnjë cent appeared first on INSAJDERI.

19-vjeçarët e Kosovës arrijnë fitore historike, “gjunjëzojnë” Izraelin

Posted: 06 Oct 2017 09:31 AM PDT

Kosova U-19 e ka mposhtur me rezultat 2 me 1 përfaqësuesen e 19-vjeçarëve të Izraelit, në  ndeshjen e zhvilluar sot në Austri, të vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Evropian.

Futbollisti 18-vjeçar i Dritës së Gjilanit, Leotrim Kryeziu ishte heroi i ndeshjes. Ai realizoi 2 gola brenda tre minutave, raporton Insajderi.

Izraeli kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Ernest Almog, derisa Kosova riktheu rezultatin me dy golat e Kryeziut, në minutat 41′ dhe 44′. Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më gola, çka bëri që Kosova U-19 të merrte tri pikë në një ndeshje zyrtare, për herë të parë në histori të saj .

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës ndodhet në Grupin 6 parakualifikues për Kampionatin Evropian, së bashku me Izraelin, Austrinë dhe Lituaninë. 19-vjeçarët e Kosovës ndodhen në pozitën e dytë në grup, pas dy ndeshjeve të zhvilluara, me tri pikë të grumbulluara. Në vendin e parë ndodhet Austria me 6 pikë.

Ndeshjen e parë në grup, të zhvilluar të martën, Kosova e kishte humbur ndaj Austrisë me rezultat minimal 1-0.

Nëse Kosova arrin ta mbrojë pozitën e dytë në grup, atëherë do ta kalonte fazën e parë të kualifikimeve për Evropian.  /Insajderi.com

The post 19-vjeçarët e Kosovës arrijnë fitore historike, “gjunjëzojnë” Izraelin appeared first on INSAJDERI.

UBT, gati për fillimin e vitit të ri akademik 2017/18

Posted: 06 Oct 2017 09:29 AM PDT

UBT, me stafin e përbërë nga mbi 500 persona dhe me kampuset e pasuruara me laboratorë, salla, literaturë e pajisje të reja, është bërë gati për fillimin e vitit të ri akademik 2017/18 dhe për pritjen e studentëve të rinj në 18 programe të ndryshme studimi, në nivelin bachelor e master.

Duke qenë të përkushtuar në zhvillimin e programeve akademike, të cilat janë kombinuar me hulumtime shkencore të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standardet më të njohura ndërkombëtare, UBT po i mbanë studentët në qendër të studimeve, duke sjellë për ta praktikat më të mira vendore e ndërkombëtare të mësimit, si dhe duke i bërë të gatshëm, të pranueshëm dhe të kërkuar në tregun e punës.

Krahas programeve ekzistuese dhe të dëshmuara tash e disa vite, siç janë: Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Mekatronikë dhe Menaxhment, Sistemet e Informacionit, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Shkenca Politike, Juridik, Media dhe Komunikim, Inxhinieri e Energjisë, Dizajn i Integruar, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, Infermieri, Politika Publike dhe Menaxhim (master), Inxhinieri e Energjisë Efiçiente (Diplomë profesionale), E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane (LLM & master), këtë vit, UBT do të startojë vitin e ri akademik me dy programe të reja, Farmacinë dhe Stomatologjinë, të cilat kanë tërhequr numër të madh të të interesuarve për regjistrim.

Studentët aktualë dhe ata që sivjet janë regjistruar për herë të parë, do të kenë mundësi t'i mbajnë ligjëratat nëpër kampuset e UBT-së, tashmë të përgatitura për mësim, përfshirë, kampusin në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe në Prizren.

Marrëveshjet e UBT-së me afro 300 universitete dhe institucione tjera ndërkombëtare, si dhe me programet Erasmusë e Erasmus Mundus, do ua ofrojnë studentëve mundësinë e të studiuarit jashtë vendit, për një semestër, një vit akademik ose edhe deri në përfundim të studimeve të plota nëpër shtete të ndryshme të botës.

UBT është njëri ndër institucionet arsimore më moderne dhe inovative në Kosovë e rajon, i përkushtuar të zbatojë përsosmëri në mësimdhënie, mësimnxënie dhe hulumtim, përmes qasjes multidisiplinare, e cila do të kontribuojë në zhvillimet ekonomike, sociale dhe kulturore në vendin tonë dhe më gjerë.

The post UBT, gati për fillimin e vitit të ri akademik 2017/18 appeared first on INSAJDERI.

BIK-u dhe Ipeshkvia tregojnë nëse do të marrinë pjesë në paradën e komunitetit LGBTI

Posted: 06 Oct 2017 09:26 AM PDT

"Në emër të dashnisë", është Parada e Parë e Krenarisë në Kosovë për komunitetin LGBTI dhe përkrahësve të tyre, që do të mbahet më 10 tetor në sheshin Skënderbeu. Sipas matjeve të Institutit Nacional Demokratik, Kosova del të jetë vendi më homofobik në rajon dhe kjo paradë është një sprovë për të treguar se sa tolerant është vendi ndaj orientimeve të ndryshme seksuale.

Gazeta Express ka kontaktuar Bashkësinë Islame dhe Ipeshkvinë e Kosovës për të marrë vesh nëse të martën do të jenë në sheshet e Prishtinës përkrah këtyre komuniteteve.

Për herë të parë në rrugët e Prishtinës pritet të defilojnë publikisht burra dhe gra që kanë përcaktim seksual ndryshe nga shumica e popullatës. Në çdo vend të Evropës krijohet një nervozë sa herë që shfaqën publikisht komuniteti LGBTI. Një gjë e tillë vlen posaçërisht për vendet e Ballkanit.

Pro, si  do ta kalojë Kosova këtë test?

Reagimet e para nuk ishin të mira. Deputeti i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, në një postim në Facebook ka bërë thirrje që një paradë e tillë të mos ndodhë.

Sabri Bajgora nga Bashkësia Islame ka thënë se BIK nuk ka marrë ndonjë ftesë për të marrë pjesë në paradën e Krenarisë, duke mos komentuar asgjë tjetër rreth kësaj ngjarjeje. Gazeta Express ka kontaktuar edhe me  Ipeshkëvinë e Kosovës, të cilët kanë dhënë përgjigje të njëjtë me BIK-un që nuk kanë marrë ndonjë ftesë, por kanë refuzuar të përgjigjen se a do të merrnin pjesë në një aktivitet të tillë, nëse ftohen.

Edhe pse shteti i Kosovës, juridikisht, u lejon çdo të drejtë dhe martesat e personave të gjinisë së njëjtë, krejt këtë rehati komuniteti LGTBI nuk e ka në aktivitetet e tyre, nga personat që e konsiderojnë se po e mbrojnë 'moralin' njerëzor, e që, sipas tyre, orientimet e ndryshme seksuale bien ndesh me të.

Kur organizatorët e parades së të martës njoftuan për këtë ngjarje, ata kërkuan përkrahje nga qytetarët dhe nga institucionet shtetërorë për parandalimin e dhunës ndaj komunitetit LGBTI dhe ofrimin e shërbimeve në mbrojtjen dhe mirëqenien e viktimave.

"Komuniteti LGBTI ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin", thuhet në kumtesën e organizatorëve të Paradës së Krenarisë.

Përveçse Kosova prin në listën e vendeve homofobe në rajon,  se aktivitetet e komuniteteve nuk janë të sigurta dëshmojnë edhe sulmet në Sallën e Kuqe në vitin 2012 ndaj stafit dhe të pranishmëve të tjerë në natën e lansimit të edicionit "Seks" të revistës Kosova 2.0, e cila, ndër të tjera fliste për edukatën seksuale dhe për jetën e komunitetit LGBTI.  Pikërisht ndaj këtyre të fundit pati reagime të ashpra nga ekstremistët fetarë dhe nga tifogrupi Plisat, të cilët edhe sulmuan sallën në natën kur po mbahej organizimi.

Për të mos u përsëritur diçka e tillë, policia thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e Paradës dhe se do të ndërmarrë të gjitha masat, që siguria të jetë në nivel, në mënyrë që të pranishmit në paradë të jenë të sigurt.

 

 

 

The post BIK-u dhe Ipeshkvia tregojnë nëse do të marrinë pjesë në paradën e komunitetit LGBTI appeared first on INSAJDERI.

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Ukrainës

Posted: 06 Oct 2017 08:51 AM PDT

Celina pritet të startojë kundër Ukrainës, në mungesë të Arbër Zenelit për shkak të lëndimit.

Është zbuluar formacioni i mundshëm i Kosovës për sfidën kundër Ukrainës që do të zhvillohet nga ora 20:45 në "Loro Boriçi".

Nga minuta e parë pritet të luajë ish lojtari i Manchester City, Bersant Celina, në vend të të lënduarit, Arbër Zeneli.

Kundër Ukrainës e Islandës Kosova do të jetë pa Benjamin Kolollin, Herolind Shalën, Arbër Zenelin dhe Enis Alushin, të cilët janë të lënduar.

Kurse, për ndeshjen e parë, ndaj Ukrainës, Albert Bunjaki nuk do të mund të llogarisë në Bernard Berishën dhe Valon Berishën, të cilët janë të suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë.

Kosova: Ujkani, Paqarada, Jashanica, Rrahmani, Vojvoda, Musolli, Kryeziu, Celina, Halimi, Rashica, Muriqi.

The post Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Ukrainës appeared first on INSAJDERI.

Blerim Shala bëhet këshilltar i Hashim Thaçit

Posted: 06 Oct 2017 08:48 AM PDT

Blerim Shala, ish –nënkryetari i AAK-së dhe ish- deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili së voni ka mbajtur postin e koordinatorit për bisedime me Serbinë, tash e tutje do të jetë pjesë e Zyrës së Presidentit, në cilësinë e këshilltarit politik të Hashim Thaçit.

Kështu kanë konfirmuar, zyrtarë të Presidencës.

Dialogu Kosovë –Serbi tashmë ka kaluar në nivel presidencial mes Thacit dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuciq. Por, nga zyra e Presidentit mohojnë se Shala do të ketë ndonjë rol në dialogun me Serbinë, duke thënë se do të jetë, asgjë më shumë se këshilltar.

Pos me dialog, Shala ka mbajtur edhe pozitën e deputetit të Parlamentit të Kosovës. Ishte larguar nga AAK kur nuk kishte pranuar të tërhiqej prej dialogut me Serbinë, pasi një gjë të tillë ia kishte kërkuar Ramush Haradinaj. Deri në atë kohë kishte mbajtur pozitën e Nënkryetarit të Parë të AAK-së.

Në fushatën e fundit zgjedhore, Shala është anëtarësuar dhe është bërë anëtar i thjeshtë i PDK-së, duke marrë librezën e kësaj partie nga Kadri Veseli.

 

 

 

The post Blerim Shala bëhet këshilltar i Hashim Thaçit appeared first on INSAJDERI.

YIHR reagon ndaj deklaratës së Gëzim Kelmendit për LGBTI

Posted: 06 Oct 2017 08:37 AM PDT

Nisma e te Rinjve për te Drejtat e Njeriut- Kosove (YIHR KS) ka dënuar ashpër përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.

"Duke marrë parasysh se z. Kelmendi si ish-deputet dhe kryetar i partisë "Fjala" është figurë publike me ndikim në ndryshime shoqërore dhe politike, ai duhet të përmbahet në gjuhën që përdor si në diskursin publik ashtu dhe në jetën private. I kujtojmë z. Kelmendit se Kushtetuta e Kosovës Neni 24, paragrafi 2 thekson se: 'Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.' Gjithashtu Neni 43 mbi Lirinë e Tubimit thekson se "Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to" thuhet në reagimin e YIHR.

Duke iu referuar shkrimit te Gëzim Kelmendit, YIHR-ja ka potencuar që homoseksualiteti është larguar nga lista e sëmundjeve nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë në vitin 1973 si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu nuk e konsideron si sëmundje që nga viti 1992.

The post YIHR reagon ndaj deklaratës së Gëzim Kelmendit për LGBTI appeared first on INSAJDERI.

Kërkesa e vetme e Vuçiqit për Listën Serbe, para zgjedhjeve lokale

Posted: 06 Oct 2017 08:34 AM PDT

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ​​njoftoi të premten se ky grup politik do të jetë i bashkuar në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë.

Kjo, tha Rakiç, ishte kërkesa e vetme e presidentit serb Aleksandar Vuçiq gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Beograd të premtën.

Rakiq ​​tha se Vuçiq ka dhënë mbështetjen e tij “pa rezerva” për kandidatët e Listës Serbe për kryetarët e komunave.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq kishte një kërkesë, që ne të jemi të bashkuar dhe ne do të jemi”, tha Rakiq.

Rakiq ​​shtoi se përfaqësuesit e Listës Serbe po “gëzohen me faktin” se krijimi i kushteve për një jetë më të mirë të serbëve në Kosovë dhe Metohi, që nënkupton paqen, sigurinë, dhe mbijetesën e qëndrueshme, do të jenë prioritetet e qeverisë dhe presidentit e Serbisë. /Insajderi.com

The post Kërkesa e vetme e Vuçiqit për Listën Serbe, para zgjedhjeve lokale appeared first on INSAJDERI.

Bie një pjesë e skenës derisa Albin Kurti mbante fjalim në Malishevë

Posted: 06 Oct 2017 08:16 AM PDT

Një "incident" ka ndodhur sot në Malishevë. Në Sallën e Kulturës "Tahir Sinani" ku ishte duke folur lideri i VV-së Albin Kurti, prapa shpinës së tij u rrëzuan perdet e zeza që ishin vendosur si prapavijë e fushatës së VV-së.

Ky moment ndodhi kur Kurti recitoi disa vargje të këngës për flamurin kombëtar. "6 tetor 68 u hap lajmi i vërtetë'; O flamur tu gëzoftë zemra, kush s'të donë i plastë zemra". Në këtë moment perdet rrëzohen mbi flamurin kombëtar por nuk e rrëzojnë atë. "Flamuri po rrinë", tha Kurti pas kësaj ndodhie që nuk

Por ky moment nuk pengoi Kurtin që të vazhdojë fjalimin e tij ku kërkonte që të votohej kandidati i kësaj Lëvizje Adem Berisha

The post Bie një pjesë e skenës derisa Albin Kurti mbante fjalim në Malishevë appeared first on INSAJDERI.

Prishtinën e “bllokon” shiu

Posted: 06 Oct 2017 08:10 AM PDT

Hyrjet në kryeqytet janë bllokuar tërësisht e madje janë krijuar edhe kolona të gjata, e kjo si pasojë e shiut të rënë gjatë pasdites së sotme.

Thuajse çdo ditë në Prishtinë, rreth orës 16:00 komunikacioni është i bllokuar, por shiu që ka rënë e ka bërë thuajse të pamundur qarkullimin.

Në pjesë të ndryshme të Prishtinës, komunikacioni është i stër-ngarkuar, ndërkaq shumë qytetarë edhe janë ankuar për këtë bllokim të rrugëve. /Insajderi.com

The post Prishtinën e “bllokon” shiu appeared first on INSAJDERI.

Tre persona lëndohen në një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë

Posted: 06 Oct 2017 07:51 AM PDT

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë Prishtinë ku janë lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, saktësisht në tatëpjetën e Dollcit, pesë kilometra larg Klinës.

Nga fotot që ka siguruar shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me policinë për të mësuar më shumë detaje, por zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës nuk ka qenë i qasshëm.

The post Tre persona lëndohen në një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Bulliqi tregon çfarë dëshmojnë gjetjet nga komisioni për Demarkacion

Posted: 06 Oct 2017 07:47 AM PDT

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka marrë kompetenca shtesë dhe po i shqyrton dokumentet dhe faktet ekzistuese në lidhje me shënjimin e vijës së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Komisionit shtetëror, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se Komisioni ka nisur punën dhe do të bëjë një analizë të raportit të Komisionit paraprak. Ai tha se që në fillim janë vërejtur parregullsi që ka bërë ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

“Janë një sërë parregullsish dhe nga ajo që kemi arritur të shohim që në fillim, vërehet një tejkalim i kompetencave të atij Komisioni. Ai Komisioni nuk ka pasur të drejtë të bëjë delimitacion (caktim i kufirit) të ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, për faktin se ka ekzistuar një kufi i delimituar që nga viti 1946”, tha Bulliqi.

Sipas tij kompetenca e Komisionit ka qenë vetëm të gjejë pikat kufitar ku ka kaluar linja kufitare.

Bulliqi tha se analizat do të bëhen edhe na aspektin e së drejtës ndërkombëtare, fakteve hartografike, natyrore dhe atyre në gjeodezi.

“Kur të analizohen të gjitha këto gjëra, sigurisht që do të kemi nevojën që të bëjmë edhe disa vizita të drejtpërdrejta në terren”, theksoi Bulliqi.

Ndërkohë, Ali Lajçi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror pritet punë e drejtë, pasi që sipas tij, Demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që duhet zgjidhur.

“Duhet të dalin në terren dhe t'i bëjnë të gjitha analizat. Duhet parë të gjithë faktorët që çojnë drejt një zgjidhjeje dhe në argumentet e gjithanshme e që janë të bollshme, por që duhet të merren ato që riradhisin pikat Çakorr, Kullë, Mokna”, tha Lajçi.

Ramiz Dreshaj, banorë nga Rugova e Pejës që ka tokë afër vijës kufitare tha për Radion Evropa e Lirë, se kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë mirë që ka emëruar një Komisioni të ri për çështjen e Demarkacionit.

Dreshaj tha se do t’u besojë të gjeturave të Komisionit të ri në rast se ata do dalin në terren.

“Shpresojmë se do të ketë sukses ky Komision. Duhet të dalë në terren Komisioni i ri, pasi që Komisioni i kaluar i ka bërë vlerësimet nga tavolina me tahmin (hamendje). Duhet të dilet në të gjitha anët, në bjeshkë, në këmbë, në fshatra dhe duhet të tregojë, pra edhe pse janë hartat, duhet të tregojë se ku kanë qenë mexhat (pikat kufitare)”, tha Dreshaj.

Ndërkohë, sipas kryesuesit të Komisionit të ri shtetëror, Shpejtim Bulliqit në gjithë këtë proces ri-vlerësimi janë ftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të gjithë ata që janë të interesuar që të ndihmojnë në zhbllokimin e gjendjes. Megjithatë, Bulliqi tha se Komisioni i jep llogari atyre të cilët e kanë formuar.

“Ne nuk jemi Komision që jemi formuar nga faktori ndërkombëtar, por jemi Komision që na kanë krijuar institucionet dhe përgjegjësinë ua japim institucioneve tonë. Sigurisht që jemi të gatshme dhe të hapur me të gjithë faktorët relevant të ulemi dhe ta diskutojmë problemin hapur. Ta diskutojmë ku janë lëshimet, ku janë problemet e defektet e gjithë këtij procesi. Por, ne jemi Komision që jemi formuar në bazë të rregullativave ligjore që janë në fuqi”, tha Bulliqi.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, deri më tash ka mbajtur disa takime pune, në të cilat ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do të kërkohen me shkrim në disa institucioneve përkatëse.

Deputete e opozitës nga legjislatura e kaluar kanë thënë se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj ka thënë se do të priten rezultatet e punës së Komisionit të ri dhe më pas do të dilet me ndonjë zgjidhje.

“Tani ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën për Demarkacionin dhe vetëm pasi ta kemi një gjendje çfarë do të na ndihmojë që ta hapim temën, atëherë do t’i drejtohemi partnerëve politikë në Kosovë por edhe partnerëve ndërkombëtarë”.

The post Bulliqi tregon çfarë dëshmojnë gjetjet nga komisioni për Demarkacion appeared first on INSAJDERI.

Po vjen fabrika e madhe FLOIL

Posted: 06 Oct 2017 07:33 AM PDT

Kompania Fluidi është zotuar që ta ndihmojë ekonominë e Kosovës dhe këtë e dëshmoi edhe një herë, tani me ndërtimin e fabrikës së parë të llojit të vet në vend.

Vendit tonë i nevojitet të përforcojë sektorin ekonomik dhe kjo më së miri arrihet duke i dhënë hapësirë dhe mbështetje prodhimeve vendore.

Toka e Kosovës është e jona dhe duke ia shfrytëzuar plleshmërinë e pangopshme, ne u bëmë bashkë për të krijuar formulën unike.

Për t'u siguruar që suksesi i FLOIL do të thotë sukses edhe për Kosovën, është punësuar një ekip i madh njerëzish me përvojë të cilët duke përdor teknologjinë më të sofistikuar patjetër se do të shënojnë historinë e kësaj fabrike.

Fabrika "FLOIL" është befasia e radhës nga Fluidi. Për Kosovën! Për Ju!

The post Po vjen fabrika e madhe FLOIL appeared first on INSAJDERI.

Dëshmitarët thonë se zjarrin e shkaktuan cigaret e hedhura nga profesorët

Posted: 06 Oct 2017 07:28 AM PDT

Një pjesë e fakultetit të Filologjisë dhe të atij të FSHMN-së, është përfshirë pasditen e sotme nga një zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga kontinieret e mbeturinave që janë afër me objektin.

Zjari i madh ka përfshirë tri katet e këtij objekti, ndërsa për shuarjen e tij në vendin e ngjarjes u angazhuan më shumë se 10 zjarrfikës.

Sipas dëshmitarëve zjarri është shkaktuar për shkak se profesorët dhe studentët i hedhin cigaret nga lartë, madje sipas tyre kjo gjë nuk është hera e parë.

"Kemi kësi raste të shumta jo vetëm kësaj radhe por edhe herëve të tjera janë djegur kontinierët për shkak se profesorët dhe studentët hedhin cigaret nga lartë", ka thënë një dëshmitar për Insajderin.

 

 

The post Dëshmitarët thonë se zjarrin e shkaktuan cigaret e hedhura nga profesorët appeared first on INSAJDERI.

Policia po merret me aferën e mashtrimit të Zekës, mohon se i lejoi qasje në të dhënat personale

Posted: 06 Oct 2017 07:12 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Shtetit janë duke u marrë me rastin e deputetit Milaim Zeka, për të cilin Gazeta Insajderi ka publikuar aferën e mashtrimeve të 920 personave me viza punë në Gjermani.

"Vlen të potencohet se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me  Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha  veprimet e nevojshme ligjore", thuhet në komunikatën e policisë.

Megjithatë, policia, përmes një kësaj komunikate ka thënë se nuk pajtohet me një pjesë të shkrimit ku e implikon këtë institucion në rastin e aferës së mashtrimit të deputetit Zeka dhe partnerit të tij në biznes, Ilir Krasniqi.

Në pjesën e katërt të hulumtimit Gazeta Insajderi ka përdorur një dokument me të cilin dëshmohet se si policia i ka lejuar qasje Milaim Zekës në të dhënat personale të Ilir Krasniqit, të cilat i ka përdorur për shantazh.

Por, Policia në të njëjtën komunikatë sqaron se dokumenti i përdorur nuk është dokument apo formë zyrtare që e përdorë policia.

"Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe i siguron të gjithë qytetarët e saj se shkrimi i tillë i publikuar i cili u referohet informacioneve apo bisedave të palëve të përfshira në rast, ku kinse Policia e Kosovës u ka dhënë qasje në dokumente zyrtare, nuk qëndron, është i pavërtetë, qëllimkeq dhe tendencioz, pasi që fotografia, shenjat e gishtërinjve dhe nënshkrimi i publikuar nuk janë forma të cilat i posedon Policia e Kosovës", thuhet në sqarimin e policisë.

"Policia e Kosovës rithekson dhe njëherit rikonfirmon se nuk ka asnjë informacion, dokumentacion apo dëshmi zyrtare që ndërlidhet me pjesën e shkrimit të publikuar në portale, dhe se Policia e Kosovës nuk lejon qasje të asnjë personi në dokumentacione apo lëndë zyrtare, përveç zyrtarëve kompetentë të autorizuar dhe të  thirrur me ligj", thuhet të tej aty.

Për më tepër, Gazeta Insajderi ka publikuar disa dëshmi, të cilat Milaim Zeka i ka përdorur si formë shantazhi ndaj ortakut të tij në biznes, Ilir Krasniqi.

Zeka i kishte thënë Krasniqit se ka qenë për katër orë në polici dhe e ka parë dokumentin me të cilin, sipas Zekës, po planifikohej arresti ndërkombëtar i Krasniqit.

"Unë sot jam thirr në polici për krime serioze. Katër orë më kanë marrë në pyetje. Edhe ma tregun këtë foto që ishin duke të shpall arrest ndërkombëtar", i kishte shkruar Zeka ortakut Krasniqi./Insajderi.com

The post Policia po merret me aferën e mashtrimit të Zekës, mohon se i lejoi qasje në të dhënat personale appeared first on INSAJDERI.

Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së, Ismaili premton reforma të thella

Posted: 06 Oct 2017 07:08 AM PDT

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Uran Isamili për emërimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ministri Isamili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anetarëve të Bordit tha se ky vendim përben një hap të rëndësishëm në vendosjen e ligjshmërisë në institucionet shendetësore në vend dhe që garanton një funksionim adekuat të SHKSUK-së.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë, si asnjëherë më parë, është e orientuar drejt zbatimit të reformave, fuqizimit dhe profesionalizimit të sektorit të shendetësisë.

Po ashtu, ministri Ismaili tha se në shendetësi do të punohet për vendosjen e rregullit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Gjashtë anëtarë të këtij Bordi emërohen për mandatin e ardhshëm 3-vjeçar, ndërsa njëri anëtar emërohet në bazë të rotacionit për afatin 6-mujor.

Përmes anëtarëve, në Bord do të kenë përfaqësim:

Dr.Shemsi Veseli – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

Dr. Fatmir Dragidella – Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

Dr. Naser Ramadani – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

Një anëtar nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit;

Dr. Mirdita Hajdari – Shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor;

Ardian Ferizi – Ministria e Shëndetësisë dhe një ekspert i menaxhmentit shëndetësor i zgjedhur me konkurs.

The post Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së, Ismaili premton reforma të thella appeared first on INSAJDERI.

Putini vazhdon të shkarkoj liderët rajonal në Rusi

Posted: 06 Oct 2017 06:59 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shkarkuar guvernatorin e Novosibrisk Oblast, Vladimir Gorodetskyn, kështu duke vazhduar me riorganizimin e liderëve rajonal, në kohën kur Kremlini bëhet gati për zgjedhjet presidenciale në mars.

Në një dekret të postuar në ueb faqen e Kremlinit, Putin ka pranuar dorëheqjen e Gorodetskyt, duke e zëvendësuar me Andrei Travnikov, si guvernator të përkohshëm në rajonin siberian.

Gorodetsky është lideri i katërt rajonal që është shkarkuar vetëm brenda javës.

Që nga 3 tetori, Putini ka zëvendësuar udhëheqësit e rajonit jugor të Kaukazisë, Primorsky Krai në lindjen e largët dhe liderin e rajonit perëndimor, Oryol.

Pritet që Putin të kandidojë edhe për një mandat të katër, edhe pse ende nuk ka pasur njoftim zyrtarë nëse ai do të garojë për zgjedhjet e marsit, në vitin 2018.

The post Putini vazhdon të shkarkoj liderët rajonal në Rusi appeared first on INSAJDERI.