INSAJDERI: “BE: Kosova nuk mund të krahasohet me Katalonjën, është rast unik” plus 19 more |
- BE: Kosova nuk mund të krahasohet me Katalonjën, është rast unik
- McGregor zbulon gjobën që do të paguante nëse do të skualifikohej ndaj Mayweather
- LDK: Pse Haradinaj nuk guxon ta shkarkojë Rikallon
- Katër zotimet e Shpend Ahmetit për shëndetësinë në Prishtinë
- Hoti ndryshon qëndrim: Do ta votojmë IPA-në
- Ahmeti fton qytetarët t’i shfrytëzojnë qendrat e mjekësisë familjare
- Ngritet aktakuzë ndaj policit që akuzohet se lejoi të hyjë në Kosovë personin me fletarrest ndërkombëtar
- Trump thotë se sulmuesi i Las-Vegasit nuk ishte nga ISIS
- Rrëfimi i Sabri Zahitit: Dhëndri ma vrau vajzën 5 javë pasi e mori në Gjermani
- Milaim Zeka ka sulmuar Insajderin që zbuloi mashtrimet e tij me vizat
- Dua Lipa publikon datat e turneut evropian
- Për shkak të mungesës së LDK-së, shtyhet seanca për nesër
- Marrëveshja milionëshe që nuk do ta nënshkruaj LDK-ja
- Kuvendi i Kosovës hap seancë të re, shqyrtohet kjo pikë e rendit të ditës
- Shikimi i klipeve të ISIS-it do të dënohen me 15 vjet burg
- Video: “Bastard, largohu nga kombëtarja”
- Ministri Hasani merr mbështetjen e Kroacisë – Premton mbështetje për investitorët kroat
- Kuvendi vendos të mos e shkarkojë Rikallon
- Deputeti i VV-së shprehet i bindur që Haradinaj do ta shkarkojë Rikalon
- Nisë greva në Katalonjë pas referendumit
| BE: Kosova nuk mund të krahasohet me Katalonjën, është rast unik Posted: 03 Oct 2017 10:09 AM PDT Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka hedhur poshtë pohimet se për Kataloninë vlejnë standarde tjera në krahasim me ato për Kosovën. Ajo theksoi se e drejta ndërkombëtare është universale dhe se BE-ja e respekton në tërësi. Kocijançiq me rastin e qëndrimit të djeshëm të Komisionit Evropian, se rastet e Kosovës dhe Katalonisë janë të pakrahasueshme, deklaroi se nuk ekzistojnë standardet e dyfishta. "Kosova është rast sui generis", tha Kocijançiq për Tanjug. The post BE: Kosova nuk mund të krahasohet me Katalonjën, është rast unik appeared first on INSAJDERI. |
| McGregor zbulon gjobën që do të paguante nëse do të skualifikohej ndaj Mayweather Posted: 03 Oct 2017 10:02 AM PDT Conor McGregor ka zbuluar se do të ishte gjobitur me 10 mln euro nëse do të skualifikohej nga super sfida e shekullit ndaj Floyd Mayweather në gusht. Ikona e UFC e humbi ndeshjen e boksit pasi u ndal në raundin e 10-të në Las Vegas, por kishte shumë njerëz që paralajmëronin se McGregor do të përdorte lëvizje të paligjshme për t'u bërë boksieri i parë që mund pesë herë kampionin e botës. Por ai iu përmbajt rregullave, dhe tani është shprehur se nëse nuk do ta kishte bërë, do të paguante një shumë të kripur. "Arbitri më tha të kisha kujdes pasi do të më hiqeshin pikët menjëherë. Dhe nëse skualifikohesha, kisha një gjobë 10 mln euro. Gjithë këto gjëra i bënin pasi mendonin se unë nuk po e merrja seriozisht.” "Por unë kam pasur një arbitër të kalibrit të lartë në muajt që jam stërvitur. Unë po punoja shumë, dhe i kam dhënë shumë respekt rregullave dhe disiplinës. Dhe prisja që edhe ata të më respektonin”, ka thënë ai. /telesport.al The post McGregor zbulon gjobën që do të paguante nëse do të skualifikohej ndaj Mayweather appeared first on INSAJDERI. |
| LDK: Pse Haradinaj nuk guxon ta shkarkojë Rikallon Posted: 03 Oct 2017 09:57 AM PDT LDK ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur edhe për dështimin e mocionit për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo. "Mocioni për shkarkimin Ministrit Rikallo nuk u mbështet nga deputetët e pozitës dhe kjo tregon qartë varësinë e plotë të funksionimit të Qeverisë Haradinaj nga grupi politik prej nga vjen Minsitri Rikallo", thuhet në konferencë. Sipas tyre, kryeministri Haradinaj e bëri të qartë edhe një here se vendimet për shkarkime të ministrave serb merren tjetër kund. "Ato vendime nuk merren në Prishtinë dhe jo nga ai. Unë jam i sigurt se kryeministri do të donte ta shkarkonte, por është i pafuqishëm", ka thënë Avdullah Hoti, në konferencë për media. "Kryeministrit Haradinaj që është i detyruar të mbajë një Ministër në kabinetin e tij, i cili është i akuzuar për torturë e dhunë ndaj qytetarëve të lagjes Dardania në Prishtinë". "Me këtë mosgatishmëri të tij, me refuzimin që i bënë mocionit, deputetët e koalicionit qeverisës dhe kryeministri Haradinaj kanë fyer të gjithë qytetarët që, nëse vërtetohen akuzat, kanë qenë të keqtrajtuar nga Ministri Rikallo", ka shtuar ai. The post LDK: Pse Haradinaj nuk guxon ta shkarkojë Rikallon appeared first on INSAJDERI. |
| Katër zotimet e Shpend Ahmetit për shëndetësinë në Prishtinë Posted: 03 Oct 2017 09:41 AM PDT Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, prezantuan prioritetet dhe zotimet tona në fushën e shëndetësisë për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar. “Prishtina si kryeqytet shërben jo vetëm qytetarët e regjistruar në Prishtinë, por edhe një administratë të tërë publike, vizitorë e punëtorë të shumtë, biznese e studentë. Shërbimet e shëndetësisë primare janë shumë të rëndësishme sepse këto shërbime janë vija e parë e frontit të betejës me sëmundjet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e komunës.
Po ashtu, kryetari Ahmeti ka shpalosur katër zotimet për shëndetësinë në mandatin e ardhshëm: Themelimi dhe funksionalizimi i Spitalit të qytetit – Prishtina si kryeqytet ka nevojë edhe për shëndetësi sekondare. Është i vetmi regjion nga regjionet e mëdha që nuk ka spital regjional. Prandaj në diskutimet për Ligjin për Prishtinën Spitali ka qenë një prej pikave kryesore. Kjo do t'i ndihmonte qytetarët e Prishtinës që mos të kërkojnë ndihmë në vendet tjera por edhe do ta kursente QKUK nga shërbimet që realisht duhet të jenë shërbime të një spitali të qytetit. Gjatë vitit 2018 do të punohet në përgatitjen infrastrukturore, profesionale dhe punë të tjera për të filluar punën e spitalit në vitin 2019. Tashmë përgatitjet fillestare kanë filluar. Ndërtimi dhe funksionalizimi i qendrës për Autizëm dhe Sindromën Down – Qendra për Autizëm dhe Sindromën Down do të jetë qendra e vetme e këtij lloji në Kosovë. Një nismë e përbashkët e shoqatave dhe Komunës do të ofrojë shërbime shëndetësore dhe këshillimore për familjet e prekura nga Autizmi dhe Sindroma Down. Lokacioni është caktuar, toka është ndarë, ndërsa deri në fund të vitit 2017 do të përfundoj edhe konkursi për ndërtesën. Qendra do të ndërtohet gjatë vitit 2018 dhe pritet të fillojë punën në fillim të vitit 2019. Ndërtimi dhe funksionalizimi i Qendrës për Mjekësi Familjare Veternik – Me ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik, që tashmë është një lagje me popullsi të shtuar, do të përfundojë rrjeti i Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Çdo lagje do të jetë e mbuluar dhe si edhe çdo qendër tjetër edhe kjo Lagje do ta ketë standardin më të lartë të shërbimeve. Përfundimi i zonimit të qytetit për shëndetësinë primare – Me kompletimin e rrjetit të QMF-ve, Prishtina ka përfunduar edhe punët në zonimin e qytetit, pra përcaktimin e QMF-së për secilin qytetar të kryeqytetit. Qe një kohë kemi pritur implementimin e Sistemit Informativ Shëndetësor nga niveli qendror dhe Prishtina edhe një prej qyteteve pilot në implementim. Në vitin 2018, kjo do të përfundojë me ç' rast do ta përmirësojmë edhe më tutje efikasitetin e qendrave tona, duke ditur saktësisht shërbimet dhe numrin e pacientëve për çdo qendër. The post Katër zotimet e Shpend Ahmetit për shëndetësinë në Prishtinë appeared first on INSAJDERI. |
| Hoti ndryshon qëndrim: Do ta votojmë IPA-në Posted: 03 Oct 2017 09:38 AM PDT Në një konferencë për media, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Avdullah Hotin, kanë ndërruar qëndrim për marrëveshjen e IPA's, për të cilën dje Hoti tha se LDK nuk do e votojë kur të hidhet në Kuvend. Seanca për IPA'në është shtyrë për nesër në orës 10:00, ndërsa LDK tani ndërron mendim për votimin e kësaj marrëveshje, për të cilën patën thënë se nuk do ta votojnë. "Kjo marrëveshje është negociuar nga Qeveria Mustafa. Prioritetet që janë të përcaktuar në këtë marrëveshje janë negociuar nga Qeveria Mustafa". Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër votimit të një marrëveshjeje disa milionëshe financiare që njihet si IPA. Në seancën e së hënës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në ratifikimin e marrëveshjes së IPA-s, nëse kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk jep llogari lidhur me atë se si është formuar Qeveria e Kosovës. Mirëpo, një ditë pas, Hoti thotë se kjo marrëveshje është e rëndësisë nacionale, dhe se LDK do ta votojë këtë marrëveshje, shkruan Express. "I duhen votat e deputetëve të opozitës shqiptare. Ne do të votojmë nesër në seancë të rregullt. Sigurisht që nuk mund të lejojmë që një marrëveshje e tillë të mos ratifikohet.", thuhet në njoftim. "Në marrëveshje shkruan tekstualisht se fondet ndahen në përputhje me prioritetet e Qeverisë së Kosovës bazuar në strategjinë zhvillimore 2015-2018. Me sjelljen tonë, ne sot i treguam Qeverisë se për të votuar marrëveshje të rëndësisë së tillë nuk i mjaftojnë votat e listës serbe, edhe pse është i varur nga ta. I vetmi partner kredibil i BE-së në Kosovë është LDK. Dhe ne do të ruajmë e forcojmë gjithmonë partneritetin me BE-në", thuhet më tej në njoftimin për media dërguar nga LDK.
The post Hoti ndryshon qëndrim: Do ta votojmë IPA-në appeared first on INSAJDERI. |
| Ahmeti fton qytetarët t’i shfrytëzojnë qendrat e mjekësisë familjare Posted: 03 Oct 2017 09:20 AM PDT Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, vizituan sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Gjatë vizitës ata folën për renovimin e barnatores qendrore si dhe rregullimit në kopshtin e kësaj qendre. Investimet që janë bërë në këtë qendër, si dhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare në Prishtinë, kanë bërë që të rritet kualiteti i shërbimit ndaj qytetarit. Për më tepër, brenda objektit janë vendosur televizorë, nga të cilët pacientët informohen për sëmundje të ndryshme. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Në këtë drejtim, Kryetari Ahmeti dhe drejtori Vitia iu bënë thirrje grave që t'i shfrytëzojnë shërbimet e qendrave tona të mjekësisë familjare, për ta zbuluar në fazë sa më të hershme nje sëmundje të tillë. "Janë 2 mamografë. Njëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe tjetri në Qendrën V në Dardani. Iu bëjmë thirrje të gjitha grave që të bëjnë ekzaminimet e nevojshme, që të mund t'i identifikojnë problemet eventuale sa më parë", theksoi Drejtori Arben Vitia. The post Ahmeti fton qytetarët t'i shfrytëzojnë qendrat e mjekësisë familjare appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 03 Oct 2017 09:19 AM PDT Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndaj zyrtarit policor të pikës kufitare në Han të Elezit, Shpëtim Bela. Ngritjen e aktakuzës, e ka konfirmuar për "Betimi për Drejtësi", kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari. Aktakuza është ngritur më 29 shtator 2017, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, pasi që kjo e fundit, më 13 shtator 2017, ka pranuar kallëzimin penal nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për tani të akuzuarin Bela. Procedura ndaj Belës, do të udhëhiqet nga kryetarja e trupit gjykues Hysnije Gashi, e cila ka deklaruar për "Betimi për Drejtësi", se aktakuza është pranuar në gjykatë të hënën, më 2 tetor 2017, derisa sipas saj, shqyrtimi fillestar ndaj tij, pritet të mbahet në muajin e ardhshëm. I akuzuari Bela, për veprën penale e cila tashmë i ngarkohet, fillimisht kishte qenë nën masën e paraburgimit, ndërkaq kjo masë me aktvendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak, deri më 11 tetor 2017. Ndryshe, i pandehuri Shpëtim Bela, po akuzohet se duke e shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, me dashje nuk ka kryer detyrat e tij zyrtare të përcaktuara me ligj. Bela, po akuzohet se si zyrtar policor, i caktuar sipas orarit ditor në hyrje të pikë kalimit kufitar për kontrollin e dokumenteve të personave dhe automjeteve, në Han të Elezit, i ka mundësuar personit Xhemal Gottermejer, i cili kishte fletarrest ndërkombëtar, që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës, pa u kontrolluar dhe regjistruar në sistemin "SMK". Sipas aktit akuzues, tani i pandehuri Bela, ka qenë në dijeni se personi Xhemal Gottermejer kishte fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet zvicerane, por megjithatë ka lejuar që ai të hyjë në territorin e Kosovës, pa u regjistruar fare. Ndërsa, në aktakuzë nuk theksohet se për çfarë veprash penale akuzohet Xhemal Gottermejer, dhe për çfarë arsyesh ndaj tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtar. The post Ngritet aktakuzë ndaj policit që akuzohet se lejoi të hyjë në Kosovë personin me fletarrest ndërkombëtar appeared first on INSAJDERI. |
| Trump thotë se sulmuesi i Las-Vegasit nuk ishte nga ISIS Posted: 03 Oct 2017 09:13 AM PDT Presidenti Donald Trump ka përshkruar personin e armatosur që ka vrarë 59 njerëz dhe plagosi 527 në Las Vegas të dielën si "një njeri i sëmurë" shkruan BBC. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se do të shikonte ligjet e armëve "me kalimin e kohës", por ai nuk e shpjegoi më shumë. Policia ende po përpiqet të zbulojë pse Stephen Paddock, 64 vjeç, hapi zjarr në një koncert të hapur nga kati i 32-të i hotelit pranë Mandalay Bay. Policia gjeti 23 armë në dhomën e tij dhe armë zjarri dhe eksplozivë në shtëpinë e tij. Ende nuk ka ndonjë arsye të qartë për vrasjen dhe hetuesit nuk kanë gjetur asnjë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Disa hetues kanë sugjeruar që Paddock kishte një histori të sëmundjes mendore, por kjo nuk është konfirmuar. The post Trump thotë se sulmuesi i Las-Vegasit nuk ishte nga ISIS appeared first on INSAJDERI. |
| Rrëfimi i Sabri Zahitit: Dhëndri ma vrau vajzën 5 javë pasi e mori në Gjermani Posted: 03 Oct 2017 09:11 AM PDT Vetëm 5 javë pasi ka nisur jetesën në Gjermani te bashkëshorti, Arianita Zahiti nga Vushtrria është gjetur e vrarë me thikë në apartamentin ku jetonte çifti kosovar. Vrasjen e saj e ka pranuar burri i saj Avdyl Nasufi, i cili më të kryer krimin është dorëzuar tek autoritetet gjermane. Burri 36 vjeçar dhe gruaja viktimë 27 vjeçe, të dy nga Vushtrria, ishin martuar në prill të këtij viti. Trupi i viktimës ka arritur të martën në Kosovë. Familja e saj kanë hapur të pame në Vushtrri, derisa varrimi do të bëhet një ditë më pas – të mërkurën në mesditë. Babai i Arianitës thotë se ende nuk e di se çka e ka shty dhëndrin që t'ia marrë jetën me thikë të bijës. Sabri Zahiti ka hapur të pame për të bijën, Arianita Zahiti, e cila iu vra të dielën në Siegburg të Gjermanisë, nga bashkëshorti i saj Avdyl Nasufi. Krimi kishte ndodhur në apartamentin ku banonte çifti, të cilët ishin martuar në prill të këtij viti, pas një vit njohje mes vete. 27 vjecarja nga Vushtrria u ther për vdekjen me thikë, mëngjesin e ditës së kobshme, vetëm pesë javë pasi kishte udhëtuar për të jetuar në Gjermani, me të rregulluar dokumentet për bashkëjetesë dhe lejeqëndrim pranë bashkëshortit që jeton atje prej vitesh. Babai i viktimës, derisa të martën qëndron para dyerve të oborrit të shtëpisë së tij, ndërkohë sa pret ardhjen e trupit të pajetë të vajzës se tij, po pranon edhe ngushëllime nga të afërm të tij të cilët gjatë gjithë ditës kanë ardhur për të parë. Ai rrëfen për Gazeten Express se ende nuk i di motivet që çuan në vrasjen e së bijës, dy ditë më parë. "Kurr vajza s'mu ka anku. As ai. Çka ndodhi nuk e di. Unë hala po shpresoj se jam anderr, se s'po muj me besu", thotë Zahiti. Lajmin tregon se ia dha vëllai i dhëndrit, por se edhe ai i kishte thënë se nuk i di motivet. "Kur m'ka thirr vllavi i tina, i kom than a din mem tregu veç pse! Tha pasha qata katër fmi që i kam, me pas dite që kanë najfar mosmarrëveshje kurrë se kisha lanë Arianiten me shku me to aty", citon t'i ketë bërë be miku i tij. Megjithëse ka pasur kontakt me familjen e dorasit edhe pas pas vrajës, ai thotë se nuk do t'i pranojë ata të vijnë në varrimin dhe të pamën e së bijës, që zhvillohet të martën në mesdite. Mediat në gjermani kanë raportuar se çifti kosovarë kanë pasur një grindje në ditën kur ka ndodhur krimi. Kështu shkruan KSTA.de të kenë pohuar fqinjët e çiftit i cili jetonin se bashku prej pak javësh në një apartament në Siegburg të Gjermanisë. Por babai i 27 vjeçares që deri para pak javësh kishte jetuar në Kosovë ku punonte si mësuese e gjuhës gjermane në Vushtrri, thotë se nuk i është thënë asnjëherë nga e bija apo dhëndri se kanë ndonjë mosmarrëveshje mes vete. Madje thotë se bashkë me të dy ka biseduar një natë më parë përmes telefoni, dhe dukeshin të lumtur që janë bashkuar. "Sdi, qysh ka arrite ai me i ra thike nuk e di. Janë dashtë mes veti. Nuk munda me than që mi ka ba qikes zullum ose najsen t'keqe ma përpara", thotë burri, i tronditur nga ngjarja. Tutje ai kujton dasmën e çiftit që ishin njoftuar para një viti. /GazetaExpress.com The post Rrëfimi i Sabri Zahitit: Dhëndri ma vrau vajzën 5 javë pasi e mori në Gjermani appeared first on INSAJDERI. |
| Milaim Zeka ka sulmuar Insajderin që zbuloi mashtrimet e tij me vizat Posted: 03 Oct 2017 08:53 AM PDT Milaim Zeka ka sulmuar sot në Kuvendin e Kosovës Gazetën Online Insajderi, pas publikimit të një artikulli rreth dyshimeve se deputeti i Nismës për Kosovën kishte mashtruar qytetarët e Kosovës nëpërmjet një agjencie punësimi. Insajderi, në artikullin e publikuar sot me titull: “Milaim Zeka dyshohet se mashtroi 920 kosovarë me viza punësimi në Gjermani”, raportoi se 920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi. Zeka po hetohet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Ndërkaq, partneri i tij, biznesmeni Ilir Krasniqi, ndodhet në paraburgim. Pas publikimit të këtij artikulli, deputeti i NISMA-s ka sulmuar Gazetën Online Insajderi përmes dy fjalimeve. Së pari përmes një statusi në Facebook, dhe pastaj edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. “Shefi i Insajderit ka qene i hetuar per per lidhje me ISIS-in Dihet publikisht, se Pajtim Olluri, familjari i Parimit, eshte vrare ne Siri, si pjesetar i ISIS-it. Se bashku me te, sipas raporteve te Sherbimeve Sekrete Perendimore, ka qene i hetuar edhe Parim Olluri, i cili, sipas ketyre sherbimeve, sebashku me nje pjesetar te Policise te Kosoves, dhe nje biznismen, kane futur para ne relacionin Beograd-Prishtine, te cilat pastaj jane transportuar per ne Siri”, ka thënë Zeka. Edhe pse në Kuvend ishte thirrur në interpelancë kryeministri Haradinaj, për rastin Rikallo, Milaim Zeka zgjodhi që në fjalën e tij ta sulmonte edhe njëherë mediumin Insajderi. Zeka e quajti rrugaç kryeredaktorin e Insajderit, Vehbi Kajtazin, derisa e akuzoi për ‘lidhje me ISIS-in’, drejtorin e Insajderit, Parim Olluri. “Në qoftë se ne shkojmë sipas logjikës së këtyre portaleve; sot po shkruan portali serb i përkthyer në gjuhën shqipe Insajderi. Po shkruan po thotë, mbasi që ne folëm diçka, prokuroria e inicioi çështjen. A e dini more të nderuar deputetë, që këtu prokurorët tanë bëhen kaps prej gazetarëve rrugaçë. Po çfarë prokurori i hamamit është ai që del e dridhet si pulë prej një gazetari lahper, rrugaç, i cili ka qenë babë e babagjysh shpijun i Serbisë, Vehbi Kajtazi”, deklaroi Zeka në Kuvend. “Ai tjetri.. ai tjetri, Parim Olluri, i cili ka qenë i dyshuar e i hetuar për lidhjet e tij me ISIS-in pasi familjari i tij, Pajtim Olluri, është vrarë me ISIS-in në Siri, del e na përgojon tanëve, e ne i rrehim shuplakë”, ka vazhduar më tej Zeka, në fjalimin e tij në Kuvend. Milaim Zeka dyshohet se mashtroi qindra kosovarë përmes një skeme mashtrimi, që përfshinte një agjenci punësimi për t’i dhënë viza pune kosovarëve për të emigruar në Gjermani. Por, në vend të punësimit, këta 920 kosovarë kanë humbur ato pak kursime që kishin. Paratë kanë përfunduar në xhepat e Milaim Zekës dhe partnerit të tij. /Insajderi.com Lexoni hulumtimin e plotë:
The post Milaim Zeka ka sulmuar Insajderin që zbuloi mashtrimet e tij me vizat appeared first on INSAJDERI. |
| Dua Lipa publikon datat e turneut evropian Posted: 03 Oct 2017 08:29 AM PDT Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka njoftuar sot për datat e turneut të saj evropian, që pritet të fillojë këtë muaj. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka konfirmuar se turneun do ta nisë në Brighton më 5 tetor, për të vazhduar edhe në disa qytete tjera britanike. Atë do ta shoqërojnë edhe grupi "off bloom" si dhe Grace Carter. "Shumë e emocionuar që miqtë e mi 'off bloom dhe Grace Carter do të jenë me mua në turneun evropian. Shihemi së shpejti", ka shkruar Dua Lipa. The post Dua Lipa publikon datat e turneut evropian appeared first on INSAJDERI. |
| Për shkak të mungesës së LDK-së, shtyhet seanca për nesër Posted: 03 Oct 2017 08:26 AM PDT Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër me fillim prej orës 10:00 për të shqyrtuar projektligjit për marrëveshjen financiare IPA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Shtyrja e seancës është bërë pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës e lëshoi sallën dhe nuk u kthye as pas pauzës që dha kryesuesi Xhavit Haliti. The post Për shkak të mungesës së LDK-së, shtyhet seanca për nesër appeared first on INSAJDERI. |
| Marrëveshja milionëshe që nuk do ta nënshkruaj LDK-ja Posted: 03 Oct 2017 08:12 AM PDT Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është shprehur kundër votimit të një marrëveshjeje disa milionëshe financiare që njihet si IPA. Në seancën e së hënës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në ratifikimin e marrëveshjes së IPA-s, nëse kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk jep llogari lidhur me atë se si është formuar Qeveria e Kosovës. Marrëveshja financiare IPA që është hiq më pak se 71.15 milionë euro nuk do ta ketë përkrahjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti u shpreh i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhte derisa Haradinaj të tregojë për formimin e Qeverisë së tij. "Nëse ju nuk qëndroni për të dhënë llogari si është formuar qeveria, për pazaret politike, ne nuk do të qëndrojmë për votimin e marrëveshjes IPA që kërkon 2/3 votat e opozitës", tha Hoti. Ndërkaq, këto deklarata të Hoti i ka quajtur të dëmshme deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi. "Kur është dashur që të mendohet për çështjet që ndërlidhen me të mirën e përbashkët, këta thanë që do të votojnë kundër program të IPA-s të Bashkimit Evropian", tha Krasniqi, duke shtuar se mosvotimi i kësaj Marrëveshjeje është i dëmshëm për Kosovën. Kjo marrëveshje financiare rregullon zbatimin e programit IPA 2016, pjesa e parë që përfshin 6 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e komuniteteve, rritjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet kosovare, si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale. Ditë më parë edhe ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha theksoi rëndësinë e asistencës së IPA-s dhe përfitimet që ka Kosova dhe qytetarët e saj nga kjo asistencë, duke kërkuar përkushtim nga të gjitha institucionet për të zbatuar këtë Marrëveshje Financiare. Rreth dy javë më parë Hoti kishte takuar Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian të cilën kishte thënë se e kishte siguruar "se LDK-ja do të luajë rol kyç në proceset e integrimit evropian të Kosovës". "Si parti opozitare, LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese e Kosovës" kishte shkruar Hoti pas takimit. Këtë çështje Hoti e ka ngritur edhe gjatë debatit të sotëm në Kuvend, ku ka thënë se tashmë e ka paralajmëruar Haradinajn. Sot ndërkaq komisioni për Integrime Europiane e ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe i ka rekomanduar Kuvendit miratimin e tij. Por çka është realisht IPA ( Instrumenti për asistencë të Para -Anëtarësimit) IPA – Instrumenti për Asistencë të Para-Anëtarësimit- është një mekanizëm i bashkëdyzuar i krijuar nga BE për të ofruar ndihmë në mënyrë efikase Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Nevojat dallojnë në mes të vendeve kandidate – Turqisë, Kroacisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë – si dhe kandidatëve potencialë – Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës , Malit të Zi dhe Serbisë. IPA është dizajnuar që t'i plotësojë në mënyrë precize këto nevoja me një instrument të vetëm por fleksibil. Projektet që i mbështetë janë të përgatitur në atë mënyrë që vendet kandidate dhe ato kandidate potenciale t'i afrojë në linjë me standardet e BE-së. IPA është dizajnuar për të maksimizuar fokusin, precizitetin dhe ndikimin në përmbushjen e nevojave të para anëtarësimit nëpërmes një kornize të vetme të thjeshtëzuar. IPA sjellë një shkallë të pajtueshmërisë dhe konsistencës në veprimin e Bashkim- it, duke arritur rezultate edhe më të mira me burimet në dispozicion. IPA zëvendëson pesë instrumentet e mëhershme të para-anëtarësimit të BE- së – Phare, ISPA, SAPARD, programin e Turqisë, dhe CARDS. IPA do t'i ndihmojë vendeve kandidate që të implementojnë në tërësi legjislacionin e BE-së ("Community acquis") në kohën që ata bëhen Shtete Anëtare. Vendet kandidate potenciale ndihmohen që të përafrojnë legjislacionin e tyre në mënyrë progresive me legjislacionin e BE-së. Instrumenti i ri është po ashtu i përcaktuar që në mënyrë progresive t'iu besojë administratave të vendeve përfituese menaxhimin e fondeve të BE-së. Përveç rritjes së ndenjes së pronësisë në projektet e para-anëtarësimit, kjo po ashtu do u ndihmojë vendeve që të përgatiten për metodat e menaxhimit që ata do t'i përdorin pasi që të vijnë në pozitë që të përfitojnë nga fondet si Shtete Anëtare të BE-së. IPA ofron asistencë në forma të ndryshme për vendet që ndërmarrin reforma politike dhe ekonomike në rrugën e tyre drejt anë-tarësimit në BE: investime, kontrata prokurimi apo subvencione; Ekspertë të Shteteve Anëtare për të ndërtuar bashkëpunim administrativ; veprime në mbështetje të vendit përfitues; ndihmë në implementimin dhe menaxhimin e programeve; në raste të jashtëzakonshme, mbështetje buxhetore. Asistenca lidhet me përmirësimin e kushteve në vendet përfituese dhe afrimi i tyre dhe qytetarëve të tyre me BE-në./GazetaExpress/
The post Marrëveshja milionëshe që nuk do ta nënshkruaj LDK-ja appeared first on INSAJDERI. |
| Kuvendi i Kosovës hap seancë të re, shqyrtohet kjo pikë e rendit të ditës Posted: 03 Oct 2017 08:02 AM PDT Kuvendi i Kosovës ka hapur seancës e re të Kuvendit të Kosovës pas votimit të mocionit për shkarkimin e deputetit Rikalo të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili nuk u miratua. Kryesuesi i seancëc, Xhavit Haliti pas kësaj hapu seancën e re, duke deklarua se ne Kuvend janë të pranishëm 95 deputetë. Rendi i ditës për këtë seancë do të jetë "Shqyrtimi i projektligjit për marrdhëveshjen financiare IPA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian". The post Kuvendi i Kosovës hap seancë të re, shqyrtohet kjo pikë e rendit të ditës appeared first on INSAJDERI. |
| Shikimi i klipeve të ISIS-it do të dënohen me 15 vjet burg Posted: 03 Oct 2017 07:58 AM PDT Njerëzit, të cilët shikojnë shpesh përmbajtje terroriste në kompjuterët e tyre mund të përballen me dënim me burg prej 15 vjetësh, njoftuan autoritetet britanike. Në Britani së shpejti do të vijë te ndryshimi i ligjit kur bëhet fjalë për aktivitetet online të banorëve. Për shkak të rritjes së terrorizmit, secili që do të shikojë përmbajtje me aktivitete të ISIS, do të përballet me dënim të lartë me burg. Në 12 muajt e fundit janë publikuar 67 mijë komente në Twitter nga Britania e Madhe, të cilat promovojnë ISIS-in. The post Shikimi i klipeve të ISIS-it do të dënohen me 15 vjet burg appeared first on INSAJDERI. |
| Video: “Bastard, largohu nga kombëtarja” Posted: 03 Oct 2017 07:51 AM PDT Gerard Pique sot i është bashkuar Kombëtares së Spanjës në stërvitje, vetëm një ditë pasi votoi për pavarësinë e Katalonjës. Tifozët nuk kanë qenë shumë të lumtur me prezencën e qendërmbrojtësit të Barcelonës në stërvitje dhe e kanë fyer, duke kërkuar edhe largimin e tij, raporton Bota.al. "Pique bastard, largohu nga Kombëtarja" dhe "Pique bastard, Spanja është Kombëtarja jote", i kanë kënduar tifozët. Pique nuk ka reaguar, por vetëm ka qeshur me tifozët, të cilët ishin mbledhur në shkallët e stadiumit për të parë stërvitjet e Spanjës. The post Video: “Bastard, largohu nga kombëtarja” appeared first on INSAJDERI. |
| Ministri Hasani merr mbështetjen e Kroacisë – Premton mbështetje për investitorët kroat Posted: 03 Oct 2017 07:47 AM PDT Kosova dhe Kroacia do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira në fushën e Tregtisë dhe Industrisë. Kështu është thënë në takimin njoftues që ka pasur sot ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapinatoviq. MTI dhe Ambasada kroate në Prishtinë janë shprehur të gatshëm që shumë shpejt të organizojnë një konference në të cilën do të thellohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Kroacisë dhe në të cilën investitorët kroat do të marrin informacionet e duhura. Kjo është bërë me dije nëpërmjet një komunikatë të lëshuar nga Divizioni për Komunikim Publik i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Po ashtu sipas komunikatës ministri Hasani e ka njoftuar ambasadoren lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe me prioritetet e kësaj ministrie. Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviq, e ka falënderuar ministrin Hasani, për pritjen dhe informimin e objektivave të MTI-së për këtë mandat qeverisës. The post Ministri Hasani merr mbështetjen e Kroacisë – Premton mbështetje për investitorët kroat appeared first on INSAJDERI. |
| Kuvendi vendos të mos e shkarkojë Rikallon Posted: 03 Oct 2017 07:47 AM PDT Kuvendi nuk e ka miratuar propozimin e LDK-së për shkarkimin e Nenad Rikallos, ministër i bujqësisë, i akuzuar për keqtrajtim të qytetarëve të lagjes "Dardania" në Prishtinë. 40 deputetë ishin kundër shkarkimit, 25 për dhe një abstenim. The post Kuvendi vendos të mos e shkarkojë Rikallon appeared first on INSAJDERI. |
| Deputeti i VV-së shprehet i bindur që Haradinaj do ta shkarkojë Rikalon Posted: 03 Oct 2017 07:44 AM PDT Rexhep Selimi shprehet i bindur se kryeministri Ramush Haradinaj do ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës se kryeministri Haradinaj duhet t’i marrë për bazë dëshmitë që i kanë dhënë banorët e lagjes Dardania në Prishtinë “E kam një bindje që Ramushi do ta shkarkojë Rikallon. Por, po mendoj se prej 2015-s, deri më 2017, i kemi dy raste që vijnë si protagonist nga një subjekt politik. Por, në këtë rast shumë më e rëndë është pesha tek Rikallo sesa tek Jabllanoviqi”, ka thënë Selimi. “Ndoshta qeveria nuk na beson neve, ndoshta s'i beson deputetëve, por qeveria duhet t'i besojë qytetarëve të Dardanisë që po ofrojnë dëshmi të pakontestueshme”, tha deputeti i VV-së. The post Deputeti i VV-së shprehet i bindur që Haradinaj do ta shkarkojë Rikalon appeared first on INSAJDERI. |
| Nisë greva në Katalonjë pas referendumit Posted: 03 Oct 2017 07:41 AM PDT Një grevë e përgjithshme kërcënon të paralizojë pjesë të tëra të Katalonjës, nismë e organizatave vendase dhe sindikatës së tregtisë si kundërpërgjigje ndaj asaj që e konsiderojnë shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave gjatë votimit të dielës. Edhe pse Madridi zyrtar e bëri të qartë në çdo mënyrë të mundshme se referendumi ishte i paligjshëm, 2.2 milionë vetë hodhën votën e tyre e 90% i thanë "po" Pavarësisë. Me qindra persona mbetën të plagosur kur policia tentoi të bllokonte procesin. Grupe policësh qëlluan mbi njerëzit me plumba gome, mësynë qendrat e votimit e i kapen gratë nga flokët duke i lëshuar poshtë shkalleve. Greva e së martës, si reagim ndaj dhunës, do të bëjë që transporti publik, shkollat dhe klinikat e Katalonjës të mbyllen për një ditë. "Ajo shtypje, ajo dhunë që ndodhi të dielën është e papranueshme. Nuk është pjesë e sistemit demokratik", u shpreh një banor i Barcelonës. Liderët politikë ndërkohe po përpiqen të materializojnë rezultatin e referendumit. Presidenti katalanas Carles Puigdemont kërkon një ujdi të re me qeverinë qendrore të kryeministrit Marian Rajoy, i cili kërcënon nga ana e tij t`ia pezullojë rajonit të pasur verilindor edhe autonominë e zgjeruar që gëzon aktualisht. Puigdemont kërkon ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për të ndërmjetësuar ngërçin mes dy palëve, por Komisioni Europian e përshkroi krizën si "çështje të brendshme" të Spanjës që duhet zgjidhur në linjë me rendin Kushtetues. The post Nisë greva në Katalonjë pas referendumit appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





