INSAJDERI: “Abrashi premton zgjidhje të problemit për zhurmat nga lokalet te “Qafa”” plus 19 more |
- Abrashi premton zgjidhje të problemit për zhurmat nga lokalet te “Qafa”
- Daçiq: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk merret parasysh
- Vuçiq takon nesër përfaqësuesit serb nga Kosova
- Rrokulliset një veturë në Lipjan
- Pacolli paralajmëron kthimin te marrëveshja e parë e demarkacionit
- Pacolli: Serbia është në dijeni se dita e pajtimit me Kosovën po vije
- Kryeministri hap Javën e Krenarisë për komunitetin LGBTI
- Hasani dhe Delawie, zotohen për thellim të bashkëpunimit
- Presidenti francez i fyen punëtorët të cilët ishin ngritur në protestë
- Pique fishkëllehet nga tifozët spanjoll për shkak të Katalonisë
- Trump më i famshëm se Papa në Twitter
- “Nuk prishemi me miq” – Kryeministri insiston se Mali i Zi do bindet se i ka marrë territor Kosovës
- Truproja e Millosheviqit në Gazimestan, hero i akuzuar për krime lufte
- Vuçiq: Ku u zhdukën 15 votat e Behgjet Pacollit në OKB?
- Daçiq: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk merret parasysh
- Për nëntë muaj vdesin 95 persona në trafik
- Lajm i mirë për kosovarët që marrin pensione në Zvicër
- Dy shqiptarë në Zvicër shpëtojnë foshnjën nga goditja e trenit
- 120 shtetas shqiptarë ishin pjesë e ISIS-it
- Çifti pranon se kishin vjedhur mallra në vlerë prej 1.2 milionë dollarë nga Amazoni
| Abrashi premton zgjidhje të problemit për zhurmat nga lokalet te “Qafa” Posted: 05 Oct 2017 10:25 AM PDT Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, iu ka premtuar banorëve tek "Qafa" se do ta zgjidh problemin e zhurmave nga lokalet. Abrashi fushatën elektorale e ka vazhduar sot me një takim të mbajtur me një pjesë të banorëve të kompleksit 'Qafa' me të cilët ka biseduar për kërkesat dhe brengat e tyre. "Kërkesat e kompleksit 'Qafa' janë bazike dhe është dashur të zgjidhen më herët, por ne ju premtojmë se pas marrjes së mandatit do të merremi me këtë çështje dhe do t'i zgjidhim këto probleme", tha Abrashi. Sipas tij, këto probleme kanë të bëjnë edhe me rrjetin e ujësjellësit, të kanalizimit, kanë të bëjnë me kërkesën për më tepër hapësira për gjelbërim e rekreacion, pastaj për ndërhyrje tjera në çështjen e menaxhimit të mbeturinave etj. The post Abrashi premton zgjidhje të problemit për zhurmat nga lokalet te "Qafa" appeared first on INSAJDERI. |
| Daçiq: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk merret parasysh Posted: 05 Oct 2017 10:14 AM PDT Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara "nuk merret parasysh". I pyetur nëse Kosova do të marrë vendin e saj në OKB dhe që Serbia të mos njohë pavarësinë e saj, Daçiq tha se kjo është e pamundur pa pajtimin e Serbisë, shkruan koha.net. Ai tha se Kosova ka shtyrë kërkesën për pranim në UNESCO, pasi që "nuk kanë votat e nevojshme". The post Daçiq: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk merret parasysh appeared first on INSAJDERI. |
| Vuçiq takon nesër përfaqësuesit serb nga Kosova Posted: 05 Oct 2017 10:14 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nesër me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Takimi është caktuar për ora 13.00, në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë, njoftoi Shërbimi për bashkëpunim për media i presidentit. Nuk është bërë e ditur tema e takimit. The post Vuçiq takon nesër përfaqësuesit serb nga Kosova appeared first on INSAJDERI. |
| Rrokulliset një veturë në Lipjan Posted: 05 Oct 2017 10:05 AM PDT Një aksident ka ndodhur në Babushin e Muhaxherëve në Lipjan. Sipas një dëshmitari që ka treguar për Insajderin një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar në arat pranë rrugës. Sipas fotografive Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet për të lënduar. Nuk dihen ende arsyeje që hap dërguan deri tek ky aksident./Insajderi.com The post Rrokulliset një veturë në Lipjan appeared first on INSAJDERI. |
| Pacolli paralajmëron kthimin te marrëveshja e parë e demarkacionit Posted: 05 Oct 2017 09:58 AM PDT Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka folur për cështjen e demarkacionit. Në një intervistë dhënë për Deutsche Welle, Pacolli është shprehur se qytetarëve duhet t'ju sjellim fakte për çështjen e demarkacionit. Mirëpo Pacolli ka thënë se nëse nuk ka dëshmi ata do të kthehen prapë te marrëveshja e parë. "Nëse nuk ka dëshmi ne do të kthehemi prapë te marrëveshja e parë. Mali i Zi nuk ka asnjë arsye të ngutet dhe të kërkojë diçka nga ne të cilën ne sot nuk mund ta bëjmë, siç është ratifikimi tash i asaj marrëveshjeje", ka thënë Pacolli. "Demarkacioni është një kusht i imponuar për Kosovën padrejtësisht dhe këtë ua kam thënë të gjithë atyre, me të cilët kam biseduar dhe në fund kisha biseda konstruktive dhe me komisionerin Johanes Hahn, zonjën Mogherini dhe ua kam thënë këtë dhe unë besoj që kam hasur në mirëkuptim dhe pothuajse është vendosur që të formohen dy grupe, një nga Kosova dhe një nga Komisioni Evropian për të biseduar mënyrën sesi të lirohemi nga kushti i demarkacionit dhe procesi i integrimeve të mos jetë peng i kësaj pike, por të ecet përpara dhe në procesin e integrimeve të përfshihet liberalizmi i vizave", ka thënë Pacolli. Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar komisionin për shënjimin e kufirit me Malin e Zi në krye me Murat Mehën. Në vend të tij ai ka vendosur Shpejtim Bulliqin. /Insajderi.com
The post Pacolli paralajmëron kthimin te marrëveshja e parë e demarkacionit appeared first on INSAJDERI. |
| Pacolli: Serbia është në dijeni se dita e pajtimit me Kosovën po vije Posted: 05 Oct 2017 09:43 AM PDT Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë sot se Serbia është në dijeni se pajtimi me Kosovën do të vi, ndërsa ka shtuar se ai do t'i gëzohet atij pajtimi. "Serbia e di që dita e pajtimit me Kosovën do të vijë dhe do të përmblidhen në konkluzat e të gjitha përpjekjeve që janë bërë deri tash dhe këto konklzua do të mbyllen dhe do të ketë një titull, marrëveshja e pajtimit. Unë i gëzohem atij pajtimi, sepse përfiton Kosova, përfiton Serbia, përfiton rajoni dhe qeveria e Kosovës nuk do të ndalet në këtë drejtim", ka thënë Pacolli. Pacolli ka folur edhe për rëndësinë që ka pajtimi për shtetin serb, ai ka thënë se Kosova është njëri ndër klientët më të rëndësishëm për mallrat e Serbisë. "Serbia është një shtet i konsoliduar ka një pjesë të madhe të vijës kufitare me Kosovën dhe Kosova sot paraqet një klient të rëndësishëm për mallrat e Serbisë dhe çka duhet të ndodhë këtu, duhet të ndodhë intensifikimi i punëve dhe ne sa më shpejtë të punojmë në temat ku mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe kapitalit, mallrave, ideve dhe këtë duhet ta mundësojmë dhe këto ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor", ka thënë Pacolli në një intervistë për DW Pacolli ka folur edhe rreth aplikimit të Kosovës në UNESCO. "Ne këto momente jemi seriozisht duke menduar që mos të aplikojmë edhe në UNESCO dhe këto janë sinjale të forta që ne i dërgojmë Serbisë, se ne jemi duke i ndihmuar procesit për arsye se pajtimi duhet të ketë edhe një substancë brenda dhe kjo substancë është që Serbia mos të bllokojë në të ardhmen iniciativat integruese nëpër organizatat rajonale evropiane dhe botërore. Unë them se ndoshta në këtë samit do të ishim anëtare të UNESCO-os. Nuk i kushton Kosovës shumë, po presim edhe pak dhe ta pasurojmë kontratën e pajtimit edhe me këto tema", ka thënë Pacolli. The post Pacolli: Serbia është në dijeni se dita e pajtimit me Kosovën po vije appeared first on INSAJDERI. |
| Kryeministri hap Javën e Krenarisë për komunitetin LGBTI Posted: 05 Oct 2017 09:43 AM PDT Kryeministri Ramush Haradinaj ishte bërë temë mediale pasi në shtator të vitit 2015 kishte përdorur një fjalë fyese për komunitetin LGBTI pasi kryesuesin e atëhershëm të Komisionit për Shënjimin e Kufirit, Murat Mehën, e kishte quajtur "peder". Haradinaj kërkoi falje pikërisht atë ditë duke thënë se “cilësimi që i kishte bërë Mehës s’ka të bëjë me fjalor diskriminues ndaj asnjë kategorie njerëzore, e as ndaj komunitetit LGBT". Ngjarja kishte ndodhur në diskutimet e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend, ku diskutohej për demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje kjo të cilën Haradinaj e kundërshtonte. Dy vite pas, Haradinaj si kryeministër i vendit është duke u përballur ende me demarkacionin me Malin e Zi, duke mos hequr dorë nga pretendimet e tija se Kosova humbë territor nga kjo marrëveshje. E në të njëjtën kohë, dy organizata për mbrojtjen e të drejtave të LGBTI-së në Kosovë kanë vendosur që për herë të parë në Kosovë, ta mbajnë Paradën e Krenarisë në Kosovë e cila do të mbahet me 10 tetor. Insajderi ka pyetur Zyrën e Kryeministrit nëse Haradinaj do të marrë pjesë në këtë Paradë. Halil Matoshi zëdhënës i kryeministrit i tha Insajderit se pjesëmarrja e Haradinajt nuk është ende e sigurtë. "Ju informojnë nesër. Varet nga agjenda", ka thënë Matoshi. Por, e sigurt është pjesëmarrja e Haradinajt në një ngjarje të Javës së Krenarisë e cila do të nisë nesër. Kryeministri do të marrë pjesë në hapjen e kësaj Jave që do të përmbyllet me paradën. Të premten pasdite në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, sipas agjendës zyrtare, Java e Krenarisë do të hapet zyrtarisht me një pritje në të cilën sipas organizatorëve do të marrin pjesë "akterë të institucioneve të ndryshme dhe pjestarë të shoqërisë civile". "Kryeministri është i ftuar në hapjen e Javës së krenarisë, nesër me 6 tetor dhe do të mbajë një fjalë rasti", ka thënë Matoshi për Insajderin. Java e Krenarisë do të vazhdojë edhe me aktivitete të tjera dhe do të mbyllet me paradën, pjesëmarrjen në të cilën, kryeministri ende nuk e ka të konfirmuar. Në Serbi, Parada e Krenarisë së komunitetit LGBTI u mbajt me praninë e kryeministres serbe, Ana Bernabiq, e cila është edhe deklaruar si lesbike duke e bërë Serbinë vendin e parë në rajon që emëron një pjesëtare të komunitetit LGBTI në krye të Qeverisë./Insajderi.com The post Kryeministri hap Javën e Krenarisë për komunitetin LGBTI appeared first on INSAJDERI. |
| Hasani dhe Delawie, zotohen për thellim të bashkëpunimit Posted: 05 Oct 2017 09:37 AM PDT Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ky ka qenë zotimi i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani në takimin njoftues që ka pasur sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, GregDelawie dhe James Hope – drejtor i USAID për Kosovë. Ministri Hasani e ka njoftuar ambasadorin amerikan me objektivat e MTI-së si dhe e ka siguruar atë se do të vazhdojë të gjitha projektet e mira që janë nisur në këtë ministri. Ministri Hasani gjithashtu ka falënderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen e SHBA-së që ka dhënë në shtet ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fuqizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës ligjore. Ambasadori Delawie duke i uruar marrjen e detyrës si ministër i MTI-së, ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit në mes te ambasadës Amerikane dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ministri Hasani gjithashtu e ka falënderuar edhe drejtorin e USAID, James Hope për ndihëm që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti MTI-së përmes projekteve të shumta. The post Hasani dhe Delawie, zotohen për thellim të bashkëpunimit appeared first on INSAJDERI. |
| Presidenti francez i fyen punëtorët të cilët ishin ngritur në protestë Posted: 05 Oct 2017 09:26 AM PDT Presidenti i Francës Emanuel Makron ka përdorur një gjuhë vulgare ndaj punëtorëve, të cilët ishin ngritur në protestë. Makron ka thënë se punëtorët në vend se të gjejnë punë, nxisin "kaosin e përgjakshëm". Presidenti francez Makron akuzohet gjithashtu se ka punësuar një staf të tërë të njerëzve vetëm për imazhin e tij dhe që të përçojë një mesazh sa më të bukur, por se pak ose aspak i ka interesuar realisht ajo që thotë apo të bëjë realisht një punë në drejtim të fjalës që e thotë, shkruajnë mediet ndërkombëtare. Në vizitën që bëri te punëtorët në jug-perëndim të Francës, Emanuel Makron ka përdorur një gjuhë fyese dhe denigruese kundër tyre, duke e vënë atë në shënjestër të plotë të opozitës të vendit. Kritikët kanë thënë gjithashtu edhe se Emanuel Makron është një president i të pasurve dhe se nuk mbron shtesën e punëtorëve. The post Presidenti francez i fyen punëtorët të cilët ishin ngritur në protestë appeared first on INSAJDERI. |
| Pique fishkëllehet nga tifozët spanjoll për shkak të Katalonisë Posted: 05 Oct 2017 09:20 AM PDT Kombëtarja spanjolle e futbollit zbarkoi në Alicante, në vigjiljen e sfidës kualifikuese të Botërorit 2018 ndaj Shqipërisë, një ndeshje e kthyer në një ekuacion të vështirë, jo aq për nivelin e kundërshtarit, sesa për klimën e tensionuar politike, reflektuar edhe në sport. Më shumë se 200 mbështetës të "La Roja"-s ishin të pranishëm në hotelin "Melia", por thuajse asnjë nuk u tregua dashamirës ndaj mbrojtësit Gerard Pique. Futbollisti iberik, në përplasje të hapur me grupimet e tifozëve për shkak të mbështetjes së referendumit katalanas për pavarësinë, ishte arsyeja e ndërprerjes së seancës stërvitore të mërkurën, e u bë objekt i fyerjeve edhe në Alicante. Vetëm trajneri Julen Lopetegui ndaloi fillimisht në grupin e njerëzve që e prisnin duke firmosur autografe, ndërsa më pas takuan tifozët dhe disa lojtarë të tjerë, veç mbrojtësit të Barcelonës që iu përgjigj fyerjeve me tundjen e kokës. Spanja do të luajë me Shqipërinë të premten, në stadiumin "José Rico Pérez" të Alicantes, me luksin e vendit të parë që e çon drejtpërdrejt në Botërorin 2018./ Top Channel The post Pique fishkëllehet nga tifozët spanjoll për shkak të Katalonisë appeared first on INSAJDERI. |
| Trump më i famshëm se Papa në Twitter Posted: 05 Oct 2017 09:12 AM PDT Donald Trump është lideri me më shumë ndjekës në Twitter duke ja kaluar edhe Papa Franceskos. Adresa "@realDonaldTrump" që presidenti i Shteteve të Bashkuara përdor cdo ditë për të shpërndarë mesazhet e tij, ka arritur 40 milion ndjekës, i pasuar nga Papa Francesco që ka 39.5 milion ndjekës. Këto të dhënat janë bëra publike nga Politico. Klasifikimi- Në top liste edhe kryeministri indian, Narendra Modi, që renditet i treti me 35 milion ndjekës në adresën zyrtare @narendramodi. Studimi është bërë në 890 adresa, të gjitha që i përkasin liderëve botërorë. Por 'trofetë' e Trump nuk mbarojnë këtu. "The Donald" renditet në vend të pestë dhe të gjashtë në klasifikimin e popullaritet absolut që ka në Twitter me respektivisht "@potus" (atë të presidentit amerikan, me 20.5 milion ndjekës) dhe "@ËhiteHouse"( Shtëpia e Bardhë, me 15.6 milion ndjekës). Megjithatë Obama mbetet akoma në krye të listës së presidentit më të ndjekur dhe Trump vazhdon të ketë më pak ndjekës se paraardhësi i tij Barack Obama, i cili në fund të mandatit, ka pasur më shumë se Trump. Adresa e ish presidentit Obama numëron 95.6 milion ndjekës. Pothuajse aq i dashur sa artistet Katy Perry dhe Justin Bieber, të cilët kanë më shumë se 100 milion. The post Trump më i famshëm se Papa në Twitter appeared first on INSAJDERI. |
| “Nuk prishemi me miq” – Kryeministri insiston se Mali i Zi do bindet se i ka marrë territor Kosovës Posted: 05 Oct 2017 09:00 AM PDT Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave dhe demarkacionin me Malin e Zi. Ai në një tubim në Vushtrri, pavarësisht paralajmërimeve nga BE dhe Mali i Zi, ka thënë se Komisioni për Demarkacion të cilin e ka formuar ai qysh në ditën e parë të tij si kryeministër i vendit, shumë shpejt do të dalë me të gjetura. "Për demarkacionin, është situatë e thjeshtë. Disa po thonë do me na lanë pa viza, disa po thonë do me na lanë pa tokë. Procedurat janë të ditura. Është bë gabim, është ndërruar një komision, nuk jemi prishë me miq. Një komision mendojmë se ka bë gabime, e kemi formuar tjetrin, ai i gjen gabimet, ne politikanët flasim në Parlament se çka po bëjmë. Mos harroni, asnjë ndryshim s`e bëjmë. Si e zgjedhin vendet e BE-së këto çështje si në tokë si në deti, edhe ne e bëjmë ashtu". Kujtojmë se ditë më parë kryeministri i Malit të Zi tha se me Kosovën nuk do të diskutohet më për as një centimetër. "Unë dua të porosis qeverinë e Kosovës, kryeministrin e ri që të jenë të përgjegjshëm ndaj kësaj çështjeje, sidomos të jenë të përgjegjshëm ndaj Malit të Zi si shtet mik i cili e ka mbështetur Kosovën e i ka mirëkuptuar rrethanat atje. Mali i Zi ka kryer punën e vet sa i përket demarkacionit", kishte deklaruar Markoviq. Lidhur me dy kushtet për liberalizimin e vizave kishe paralajmëruar edhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson. "Kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen këto kritere. Kjo i takon Qeverisë së Kosovës. Nga ana jonë, zotimi është i qartë. Një hap është kryer. Komisioni (Evropian) është i gatshëm që të bëj rekomandimin për liberalizim të vizave, sapo të kryhen këto çështje", deklaroi Danielsson pas takimit me Haradinajn ditë më parë./Insajderi.com The post “Nuk prishemi me miq” – Kryeministri insiston se Mali i Zi do bindet se i ka marrë territor Kosovës appeared first on INSAJDERI. |
| Truproja e Millosheviqit në Gazimestan, hero i akuzuar për krime lufte Posted: 05 Oct 2017 08:55 AM PDT Nëntë vjet pasi dënimi për krime lufte kundër Naser Oriq u rrëzua nga Gjykata e Hagës, ish-komandanti i Srebrenicës po pret një tjetër vendim, këtë herë nga gjykata shtetërore boshnjake në Sarajevë. Gjykata do të vendosë të hënën nëse Oriq është apo jo fajtor për krime lufte kundër tre të burgosurve serbë të luftës të vrarë në fshatrat Zalazje, Kunjerac dhe Lolici në zonat e Srebrenicës dhe Bratunacit në vitin 1992. Oriq shihet si një hero nga shumë boshnjakë për rolin e tij në mbrojtjen e Srebrenicës në vitet para masakrave të vitit 1995, por përbuzet nga shumë serbë të Bosnjës, të cilët e akuzojnë atë për vrasjen e ushtarëve të dorëzuar në një njësi të Ushtrisë Boshnjake të cilën e drejtonte ai. Ish-komandanti mohon t'i ketë kryer këto krime. "Mua më do populli anën e të cilit unë mbajta. S'më kanë qejf ata që më konsideruan si një pengesë në lumin Drina (në kufirin Serbi-Bosnjë) që nuk i lejoi ata të krijonin një Serbi të madhe", tha Oriq për BIRN. Para luftës, kur ai ishte polic, ai ishte një pjesëmarrës aktiv në disa ngjarje të rëndësishme ndërsa rënia e Jugosllavisë afrohej. Ai madje ruajti udhëheqësin serb Sllobodan Millosheviq kur ai mbajti një fjalim famëkeq në një tubim në Kosovë në vitin 1989 i cili flitet se ka ndihmuar në ndezjen e konfliktit në atë që atëherë ishte Jugosllavia. Oriq ishte gjithashtu midis forcave të policisë që u përpoqën të shpërndanin një protestë të madhe kundër Millosheviqit në Beograd në mars të vitit 1991, kur betejat në rrugë lanë dy të vdekur para se u thirr ushtria për të rivendosur rendin. Oriq ka lindur në Potoçari në komunën e Srebrenicës, ku tani ndodhet memoriali i gjenocidit, në mars të vitit 1967. Pas mbarimit të shkollës, ai u regjistrua në Fakultetin e Metalurgjisë të Universitetit të Beogradit në Bor në Serbi, por ai u largua për të nisur shërbimin ushtarak me Ushtrinë Popullore Jugosllave. Kur përfundoi shërbimin e tij në ushtri, ai kreu një kurs policie në komunën e Beogradit në Zemun dhe filloi të shërbejë si një polic i trajnuar në kryeqytetin serb. Si pjesë e Njësisë së Detyrave Speciale e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, ai u dërgua herë pas here në Kosovë dhe punoi si shpurë për Sllobodan Millosheviqin kur i kërkohej ta bënte këtë. Ai e ruajti Millosheviqin gjatë kremtimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës në Gazimestan në Fushë Kosovë në qershor 1989, kur presidenti serb mbajti një fjalim nacionalist para qindra mijëra serbëve. Në fjalim, Millosheviqi bëri thirrje për unitet midis serbëve në ato që ai tha se ishin betejat që do të vinin. "Ato nuk janë beteja të armatosura, edhe pse gjëra të tilla nuk mund të përjashtohen ende", paralajmëroi ai. Oriq tha se ai ishte i vetmi boshnjak i përfshirë në sigurinë e eventit."Deri në atë kohë, nuk kisha menduar se ku do të çonin të gjitha gjërat që ndodhën", kujton ai. "Njësoj si çdo herë tjetër, e bëra punën time në një nivel të lartë profesional. Kur kuptova se ishte një tubim i madh për serbët në të cilin u bënë thirrje për luftë, u bë e qartë për mua se çfarë do të ndodhte", shtoi ai. Në shkurt 1989, ai ishte gjithashtu i përfshirë në evakuimin e minatorëve shqiptarë të Kosovës që ishin në grevë dhe që ishin vendosur nën tokë në qytezën e Trepçës në atë që atëherë ishte Mitrovica e Titos, midis grevave kundër heqjes së autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviqit. "Minatorë u mbyllën në 2000 metra nën nivelin e tokës dhe kërcënuan se do të shpërthenin eksplozivët. Trembëdhjetë prej nesh zbritën në gropë dhe i shpëtuam të gjithë minatorët. Me këtë rast, mora një pistoletë me mbishkrimin e Sllobodan Millosheviqit", kujton Oriq. Roli i tij si polic nënkuptonte se ai ishte gjithashtu i përfshirë në arrestimin e liderit opozitar të Lëvizjes së Rinovuar Serbe, Vuk Drashkoviq, gjatë demonstratës kundër Millosheviqit në Beograd, e cila përfundoi me dhunë më 9 mars 1991. Oriq thotë se nuk fliste me Millosheviqin kur e ruante. Por vite më vonë, kur të dy burrat ishin në gjyq në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, ata u takuan dhe biseduan. Oriq tha se Millosheviqi u soll "si zotëri", duke dashur të tregonte se krimet për të cilat akuzohej s'kishin lidhje me të. Ish-presidenti serb madje i dha atij dhurata. "Më pëlqente të shikoja filma me kauboj. Millosheviqi shpesh më jepte DVD të tija me këta filma", tha Oriq. Pas Beogradit, Oriq u rikthye në qytetin e tij boshnjak të lindjes dhe filloi të punonte me policinë lokale. Në mes të prillit 1992, në Srebrenicë u ngrit një forcë territoriale mbrojtjeje dhe Oriq u bë komandanti i saj. Forcat serbe të Bosnjës pushuan qytetin në prill dhe maj 1992, por Oriq dhe shokët e tij e rimorën atë më 8 dhe 9 maj. Ai vazhdoi të udhëhiqte mbrojtjen e qytetit deri në vitin 1995. "Ai dha një kontribut maksimal në organizimin dhe vënien në zbatim të rezistencës. Mendoj se Naseri është një simbol i boshnjakëve që e duan këtë vend", tha ish-kolegu i tij në polici Zulfo Salihoviq. Megjithatë, Oriq u hoq nga komanda më 29 maj 1995. "Më shkarkuan nga puna. Në fakt, Rasim Deliq nga Shtabi Kryesor i Ushtrisë Boshnjake më liroi nga detyra. Kam mbetur i pashkarkuar nga ushtria, por ai s'ma ka shpjeguar kurrë pse u mor ky vendim», tha Oriq. Pasi u shkarkua, Oriq shkoi në Tuzla, ku ishte më 11 korrik 1995 kur Ushtria Serbe e Bosnjës pushtoi Srebrenicën dhe filloi masakrimin e rreth 8000 boshnjakëve në ditët që pasuan. Pasi mësoi se çfarë po ndodhte, Oriq mblodhi bashkë një grup me rreth 30 vullnetarë në një përpjekje për të shpëtuar disa nga boshnjakët që iknin nga Srebrenica. Pas luftës, ai vazhdoi të jetonte në Tuzla, ku drejtoi një palestër, deri kur u padit nga Gjykata e Hagës dhe u arrestua në prill 2003. Prokuroria e Hagës e akuzoi atë për përgjegjësi penale për vrasjen e shtatë serbëve që mbaheshin në rajonin e policisë në Srebrenicë në vitet 1992-1993 dhe trajtimin mizor të 11 të tjerëve, si edhe për «shkatërrim të paarsyeshëm … të pa justifikuar nga domosdoshmëria ushtarake" të shtëpive serbe gjatë bastisjeve në fshatra. Oriq thotë se gjatë kohës që ai ishte në gjyq, ai shpesh shoqërohej me të pandehur serbë në njësinë e paraburgimit të OKB-së. "Njësia e paraburgimit ishte shtëpia ime e dytë. Pasi e kuptova këtë, e pata më të lehtë të përballesha me procedurat gjyqësore", tha ai."Takoja vazhdimisht të akuzuar serbë. Kam luajtur futboll me ish-oficerin e Ushtrisë Popullore Jugosllave Veselin Sljivançanin. Ai është një komunist i konfirmuar. Ai arriti në burg si i tillë dhe nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë. Ai vazhdonte të thoshte se ndiente keqardhje", shtoi ai. Oriq tha se beson se oficeri i Ushtrisë Serbe të Bosnjës Momir Nikoliq ishte i vetmi i penduar i vërtetë nga të pandehurit në Hagë, sepse ai e pranoi që në Srebrenicë është kryer gjenocid. "Ai nuk e bëri këtë që t'i ulej dënimi me burg", shpjegoi Oriq. Oriq u dënua në qershor 2006 për mos parandalim të vrasjes dhe trajtim çnjerëzor të të burgosurve serbë dhe u dënua me dy vjet burg, por u lirua menjëherë pasi ai e kishte kryer tashmë atë dënim. Dhoma e apelit e gjykatës së OKB-së më pas e rrëzoi vendimin dhe e liroi atë nga akuzat në korrik 2008 dhe Oriq u kthye në Bosnjë. Oriq thotë se ai ka vizituar qytetin e tij të lindjes vetëm një herë që nga lufta, për të marrë pjesë në një funeral, dhe nuk ka hyrë kurrë në shtëpinë e tij të vjetër. Në qershor 2015, ai udhëtoi në Zvicër së bashku me kryebashkiakun e atëhershëm të Srebrenicës, Qamil Durakoviq, dhe nënkryetarin e asamblesë komunale të Srebrenicës, Hamdija Fejziq, për të marrë pjesë në një përkujtimore të gjenocidit. Por ai u arrestua në Bern bazuar në një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia e cila pretendon se ai ka kryer krime lufte. Arrestimi nxiti protesta nga mbështetësit e tij dhe kërcënoi të prishte përkujtimoren e Srebrenicës atë vit. Por autoritetet zvicerane vendosën ta ekstradonin atë në Sarajevë dhe jo në Beograd, sepse ai po hetohej gjithashtu për krime lufte edhe në vendin e tij – një vendim që shkaktoi zemërim në Serbi. Pak muaj më vonë, ai u akuzua për krime lufte nga prokuroria boshnjake dhe doli në gjyq në janar 2016. Gjyqi filloi pavarësisht kundërshtimeve nga mbrojtja e Oriqit, e cila pretendonte se ai ishte gjykuar dhe liruar nga akuzat për të njëjtat krime nga gjykata e OKB-së në Hagë. Por gjykata e OKB-së tha se padia e ngritur në Bosnjë dhe Hercegovinë ishte shumë ndryshe nga akuzat për të cilat ai ishte liruar. Me afrimin e vendimit, Oriq tha se çdo gjë që i ka ndodhur atij gjatë viteve ka qenë e shkruar të ndodhte. "Kishte luftëtarë më të mirë sesa unë. Fatkeqësisht, shumë prej tyre vdiqën", tha ai."Proceset gjyqësore janë provë e asaj që kaluan boshnjakët gjatë luftës dhe kjo është e destinuar të vërtetohet në gjyqin tim", shtoi ai. The post Truproja e Millosheviqit në Gazimestan, hero i akuzuar për krime lufte appeared first on INSAJDERI. |
| Vuçiq: Ku u zhdukën 15 votat e Behgjet Pacollit në OKB? Posted: 05 Oct 2017 08:35 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mos aplikimin e Kosovës në UNESCO. Ai ka thënë se mos aplikimi i Kosovës ka të bëjë në lidhje me mungesën e votave, përderisa është shprehur i sigurt se Kosova nuk do t'i ketë votat për UNESCO as pas dy viteve, shkruan Insajderi. "Unë jam kujdesur gjithmonë për një gjë të tillë dhe kam folur saktë për të vërtetën se kush e ka shumicën për UNESCO". "Ku u zhdukën 15 vendet e Behgjet Pacollit në sallën e ndërtesës së OKB-së në Nju Jork? Dy vjet të tjera, dhe unë mendoj se kjo nuk do të kalojë edhe pas dy vitesh të tjera", ka thënë Vuçiq. Vuçiq më tej ka shtuar se Serbia do të jetë vigjilente dhe do të vazhdojë luftën që Kosova të mos anëtarësohet në UNESCO, raporton B92. Kujtojmë Kosova ditë më parë kishte anuluar aplikimin e Kosovës për UNESCO ndërsa javë më parë edhe aplikimin për Interpol. The post Vuçiq: Ku u zhdukën 15 votat e Behgjet Pacollit në OKB? appeared first on INSAJDERI. |
| Daçiq: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk merret parasysh Posted: 05 Oct 2017 08:29 AM PDT Daçiq flet për anëtarësimin e Kosovës në OKB Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara "nuk merret parasysh". I pyetur nëse Kosova do të marrë vendin e saj në OKB dhe që Serbia të mos njohë pavarësinë e saj, Daçiq tha se kjo është e pamundur pa pajtimin e Serbisë, përcjell ksp. Ai tha se Kosova ka shtyrë kërkesën për pranim në UNESCO, pasi që "nuk kanë votat e nevojshme". The post Daçiq: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk merret parasysh appeared first on INSAJDERI. |
| Për nëntë muaj vdesin 95 persona në trafik Posted: 05 Oct 2017 08:24 AM PDT Statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës tregojnë se numri i aksidenteve me fatalitet, në krahasim me vitin e kaluar, ka shënuar rritje. Për nëntë muaj (janar-shtator 2017) në trafik humbën jetën 95 persona, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2016 numri i të vdekurve në aksidentet e komunikacionit ishte 81 persona. Në mesin e viktimave dominojnë shoferët, këmbësorët dhe pasagjerët. Aksidentet me lëndime po ashtu janë në ngritje, kurse kanë pësuar rënie aksidentet me dëme materiale. Ndërkaq, çdo ditë shqiptohen qindra tiketa trafiku për shoferët që nuk i përmbahen rregullave të komunikacionit. "Duke analizuar aksidentet fatale të ndodhura gjatë periudhës kohore janar – shtator 2017 kemi konstatuar se nga tetëdhjetekatër (84) aksidente fatale, jetën e kanë humbur nëntëdhjetepesë (95) persona", thuhet në një përgjigje elektronike nga Zyra për Informim e Policisë për Gazetën Express. Nga 95 personat që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor në periudhën kohore janar – shtator 2017, 40 shoferë, 30 kanë qenë këmbësorë, si dhe 25 kanë qenë pasagjerë. "Nga dyzet (40) shoferë të vdekur katër (4) prej tyre kanë qenë motoristë, tre (3) kanë qenë çiklistë si dhe dy (2) traktoristë", thuhet tutje në statistikat e policisë. Rajoni i Prishtinës prin për nga numri i aksidenteve me fatalitet, pasojnë ai i Ferizajt dhe i Pejës. Aksidentet kanë ndodhur në rrugë magjistrale, rajonale, rrugë të qytetit, rrugë lokale, në autostradë etj. Policia vazhdimisht bën apel për kujdes në komunikacion, ndërsa së fundi janë zhvilluar edhe fushata vetëdijësuese për të kontribuar në uljen e numrit të aksidenteve. Më poshtë mund ta shihni tabelën krahasuese të aksidenteve gjatë periudhës janar-shtator për vitet 2016-2017.
The post Për nëntë muaj vdesin 95 persona në trafik appeared first on INSAJDERI. |
| Lajm i mirë për kosovarët që marrin pensione në Zvicër Posted: 05 Oct 2017 08:15 AM PDT Shtetasit kosovarë do të mund t'i gëzojnë përsëri pensionet e tyre të pleqërisë dhe të invaliditetit në vendin e tyre të origjinës, pas miratimit të Marrëveshjes bilaterale mbi sigurimet shoqërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Zvicrës që u bë më 1 qershor të këtij viti. Më 29 shtator 2017, "Age et Migration" në kuadër të EPER-it (HEKS), organizoi një seancë informative mbi zhvillimet e negociatave për një marrëveshje të re mbi sigurimet shoqërore në mes të Zvicrës dhe Republikës së Kosovës. Pas shfuqizimit të marrëveshjes me ish-Jugosllavinë nga pala zvicerane, kosovarët që nga viti 2010 nuk patën mundësi t'i gëzojnë pensionet e tyre të pleqërisë dhe të invaliditetit në vendin e tyre të origjinës. Mungesa e kësaj marrëveshjeje mbi sigurimet shoqërore në mes të dy vendeve u cilësua si një padrejtësi nga shumë shtetas kosovarë me qëndrim në Zvicër, të cilët mbajnë lidhje të forta me vendin e tyre të origjinës. Për të debatuar rreth kësaj teme, ishin të ftuar dy intervenues për të dhënë shpjegime të përgjithshme mbi negociatat e mbajtura mbi këtë çështje, dhe për t'u përgjegjur në pyetjet e të pranishmëve : Salih Sefa, konsull i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë dhe Bashkim Iseni, drejtor i platformës. Iseni paraqiti një përshkrim kronologjik të rrjedhës që nga shfuqizimi i marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore e deri te fillimi i negociatave në mes të dy shteteve, gjithnjë duke u mbështetur në deklaratat e personave kompetent të publikuara në albinfo.ch. Ndërsa Sefa, në cilësi të njërit nga pjesëmarrësit në zhvillimin e negociatave, bëri një paraqitje të përgjithshme mbi këtë marrëveshje, duke tërhequr vëmendjen publikut mbi procedurat e mëtutjeshme dhe pozicionimin e dy shteteve, para miratimit dhe hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje. Konsulli Sefa veç tjerash konfirmoi disa informata të rëndësishme. Sipas tij, kosovarët do të mund të gëzojnë përsëri të drejtën për pensione të pleqërisë dhe të invaliditetit pas ratifikimit të marrëveshjes bilaterale në mes të dy shteteve; Personat të cilët i kanë tërhequr kontributet e tyre nga arka e kompensimit në Zvicër, nuk do të kenë të drejtë të kenë pension të pleqërisë ose të invaliditetit; Marrëveshja nuk do të ketë efekt retroaktiv për periudhën që nga shfuqizimi i marrëveshjes së mëparshme e deri në ratifikimin e marrëveshjes së re mbi sigurimet shoqërore. Nga të dy intervenuesit njëkohësisht u përmend roli i diasporës, posaçërisht i ekspertëve shqiptarë në fushën e sigurimeve sociale, duke mos u harruar edhe roli i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër dhe autoriteteve zvicerane në anën tjetër, për inicimin e negociatave mbi sigurimet shoqërore në mes të dy shteteve. Më në fund, qytetarëve ju përkujtua se pas ratifikimit të marrëveshjes bilaterale, gëzimi i pensionit të pleqërisë dhe i invaliditetit në shtetin e origjinës është e drejtë e tyre që mund të realizohet pranë Arkës zvicerane të kompensimit në Gjenevë, pa nevojë angazhimi të ndonjë avokati. Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni : Luljeta Krasniqi Hajzeraj, bashkëpunëtore e projektit « Age et Migration », EPER,Chemin de Bérée 4A,CP 536,1001 Lausanne,në telefonin direkt +41 21 623 40 13 ose në mob.077 498 35 70.
The post Lajm i mirë për kosovarët që marrin pensione në Zvicër appeared first on INSAJDERI. |
| Dy shqiptarë në Zvicër shpëtojnë foshnjën nga goditja e trenit Posted: 05 Oct 2017 08:10 AM PDT Sërish shqiptarët bëhen "engjëj shpëtimtarë", duke rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar një jetë të njeriut tjetër. Senat Iseni, nga Shkupi punon si shef në një kiosk pjekurinash në Stacionin Hekurudhor Stadelhofen të Cyrihut. Paraditen e djeshme ai ka dëgjuar një zë të tmershëm nga binarët aty afër. "Kur dola, pashë një karrocë fëmijësh mbi binarë, e në të ishte një foshnjë katërmuajshe", shkruan blick.ch. Në të njëjtën kohë aty pranë qëllon edhe shqiptari tjetër, Fatmir Bardh Haziri. Ai ka po këtë rrëfim për albinfo.ch Iseni nuk ngurron asnjë sekondë dhe vrapon së bashku me dy punëtorë të tij drejt shinave. "Kanë qenë gjithsej 8 persona që kanë vrapuar për të ndihmuar. Jam befasuar me guximin qytetar të treguar". Në veçanti atij i ka lënë përshtypje një ish kontrollues biletash i cili ka reaguar fuqimisht. albinfo.ch merr vesh se bëhet fjalë për shqiptarin tjetër, Fatmir Bardh Hazirin nga Gjilani. I kontaktuar nga ne, Fatmiri e vërteton rrjedhën e ngjarjes. "Unë kam zbritur poshtë te binarët e pastaj më është bashkuar edhe nëna e foshnjës", thotë Fatmiri. Ata kanë ngritur së bashku karrocën. Unë kam qëndruar lart në kënd dhe e kam tërhequr karrocën", thotë Senati. Nuk kalon asnjë minut derisa një tren kalon mbi binarët ku ishte karroca. Aty kishte ngelur një mbulesë e foshnjës. Vet foshnja ka shpëtuar pa u lënduar. Senat Iseni është i njohur edhe për raste tjera shpëtimi. Brenda dhjetë viteve sa punon këtu ai ka shpëtuar në tri raste jetë njerëzish. Në vitin 2014 Senati ka qenë në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin "Prix Courage", që jepet në nivel të Zvicrës për personat që kanë treguar guxim qytetar. The post Dy shqiptarë në Zvicër shpëtojnë foshnjën nga goditja e trenit appeared first on INSAJDERI. |
| 120 shtetas shqiptarë ishin pjesë e ISIS-it Posted: 05 Oct 2017 07:57 AM PDT 120 shtetas shqiptarë janë bërë pjesë e luftë së ISIS gjatë viteve të fundit. Kjo shifër është publikuar sot nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë forumi në Shkodër me temë: "Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm". Ndërkohë gjatë vitit 2017 numri ka qenë zero, për shkak të ndërhyrjes në kohë të strukturave shtetërore dhe miratimit të një legjislacioni të ashpër kundër personave që nxisin ekstremizimin apo shkojnë në një luftë jashtë vendit. Në forum u diskutua më tej edhe për trajtimin e personave të kthyer në vend, si një problem i mprehtë që kërkon angazhim më të madh, për t'i rehabilituar jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre. The post 120 shtetas shqiptarë ishin pjesë e ISIS-it appeared first on INSAJDERI. |
| Çifti pranon se kishin vjedhur mallra në vlerë prej 1.2 milionë dollarë nga Amazoni Posted: 05 Oct 2017 07:51 AM PDT Një çift e ka pranuar se ka vjedhur mallra nga kompania e mallrave elektronike "Amazon" në vlerë prej më shumë se 1.2 milion dollarë duke pretenduar vazhdimisht se malli që e kishin porositur ishte dëmtuar gjatë ardhjes me postë. Erin Joseph Finan, 38-vjeçar dhe Leah Jeanette Finan, 37-vjeçare, të dy nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, janë deklaruar të fajshëm për mashtrim postar dhe spastrim parash. Çifti mund të dënohet me gjobë prej 500.000 dollarë, si dhe deri më 20 vjet burgosje. Verdikti ndaj tyre do të merret më 9 nëntor. Supas gazetës lokale, Muncie Star Press, çifti kishte përdorur qindra identitete të rreme online për të porositur pajisje të njohura të teknologjisë në Amazon, përfshirë ora të mençura Samsung, GoPro kamera dhe video lojëra të Xbox. Më pas, çifti e kishte kontaktuar departamentin për shërbimet e konsumatorit në Amazon për të raportuar se pajisjet kishin mbërritur të dëmtuara dhe se nuk po punon, e Amazon u kishte dërguar atyre produkte zëvendësuese falas, transmeton Express. Pas kësaj, çifti do t'ia shiste pajisjet një individi tjetër, i cili do t'i rishiste ato te një firmë, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, në Nju Jork. The post Çifti pranon se kishin vjedhur mallra në vlerë prej 1.2 milionë dollarë nga Amazoni appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






