“Enea Bekteshi pranon: E godita mjetin e Policisë, isha i dehur e i droguar” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Enea Bekteshi pranon: E godita mjetin e Policisë, isha i dehur e i droguar
- Vendimi/ Të përzgjedhurit e vettingut në skaner, do t’i përgjohen telefonat
- Prindërit kundër klasave kolektive, protestë në një shkollë në Divjakë
- Lezhë, makina goditet nga një gur i madh, dyshohet një i lënduar
- Sinoptikanët parashikojnë motin: Ulen ndjeshëm temperaturat
- Zajmina Vasjari shtatëzënë, shoqja e saj tregon sekretin: Edhe pak do të lindë
- Meta me pistoletë, badigardi i Nanos ‘’shpërthen’’: ‘’Ju donit të “eliminonit” edhe Fatosin’’
- Kishin planifikuar sulm në “Time Square’’, FBI parandalon xhihadistët e ISIS
- Mbesa e Nishanit zhvishet për revistën ‘’Playboy’’: Nuk kam operacione
- Akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, kapet ‘’bosi’’ i Durrësit
| Enea Bekteshi pranon: E godita mjetin e Policisë, isha i dehur e i droguar Posted: 07 Oct 2017 07:48 AM PDT
Për herë të parë në gjykatën e krimeve të rënda, foli i ndaluari Enea Bekteshi, duke pranuar se kishte qenë ai personi, i cili kishte goditur makinën drejtuesit të policisë vendore. Kjo heshtje e 31-vjeçarit kishte vënë në vështirësi organin e akuzës, pasi nuk kishte mundur të merrte më herët deklarimet e tij. “Unë kam qenë shoferi i "Audit A8", atë natë… Doja vetëm të hyja në treg dhe mua nuk mu bë asnjë shenjë ndaluese nga ana e policisë. Unë nuk kam pasur si qëllim të godisja, ose të vrisja punonjësit e policisë. Po të doja të bëja një gjë të tillë e kisha mundësi, por, as që e mendoj një gjë të tillë. Avokati im e di dhe dua ta bëj me dije edhe këtu, pasi kur ndodhi incidenti isha i pirë dhe nën efektin e lëndëve narkotike. Pavarësisht isha tapë, unë prapë do të ndaloja atë natë, por kur dëgjova breshëritë e automatikut në drejtimin tim, atëherë u frikësova shumë dhe u largova disa metra… e përsëris u largova vetëm disa metra nga frika. Unë sot jetën e kam vetëm falë makinës së blinduar se, po të ishte për policinë, do të kisha mbetur i vdekur në vend”. Së bashku me 31-vjeçarin, te krimet e rënda po hetohet edhe kunati i tij, Aleks Pupuleku. Ky i fundit, sipas policisë kishte strehuar personin nën hetim Enea Bekteshi. Por pavarësisht këtyre deklarimeve, Akuza renditi shumë fakte kundër Bekteshit, pasi ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytetitn e Elbasarnit. Në fund gjykata vendosi lënine në burg të Bekteshit dhe kunantit të tij, Pupuleku. Dosaj u bashkur edhe me tre të pandehurit e tjerë Ledio Zabelit, Valmir Dedja dhe Kelmend Xhaferri, të ciët akuzohet gjithashtu se kanë tentuar të vrasin edhe një person në tunelin e Krrabës dhe kanë qëlluar me antitank në drejtim të banesës së Familjes Çapja, citon abcnews. The post Enea Bekteshi pranon: E godita mjetin e Policisë, isha i dehur e i droguar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Vendimi/ Të përzgjedhurit e vettingut në skaner, do t’i përgjohen telefonat Posted: 07 Oct 2017 07:36 AM PDT
Njerzit e vetingut do të jenë jo vetëm nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, por edhe nën mbikëqyrje për komunikimet e tyre telefonike dhe ato elektronike, përfshirë rrjetet sociale. Po ashtu të ardhurat financiare të njerzve të vetingut do të kontrollohen në mënyrë periodike nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. The post Vendimi/ Të përzgjedhurit e vettingut në skaner, do t’i përgjohen telefonat appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Prindërit kundër klasave kolektive, protestë në një shkollë në Divjakë Posted: 07 Oct 2017 07:31 AM PDT
"Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit thotë që klasat që kanë pak nxënës të bashkohen. Cikli i ulët shkon në 65 nga 80 që duhet të ketë. Duhen mbi 80 fëmijë që të funksionojnë 5 klasa tek e tek. Prindërit kanë të drejtë, por nuk dalin numrat dhe ligji nuk ka dalë sot", thotë Sufja. Disa nga prindërit nuk kanë pranuar t'i sjellin fëmijët farë në shkollë nëse situata nuk ndryshon. "Dua që fëmijët e mi t'i kenë klasat e ndara e jo të bashkohen, pasi një fëmijë i klasës së dytë nuk mund të mësojë njësoj me atë të klasës së pestë", thotë një prind. "Ne si prind do të bëjmë grevë, ose do t'i vëmë kyçin përgjithmonë. Të gjendet zgjidhja", thotë një nënë. Shkolla në Çermë Proshkë është një nga shkollat që iu nënshtrua restaurimit 3 vite më parë, pasi ishte dhe një nga shkollat me numrin më të lartë të nxënësve në këto fshatra. The post Prindërit kundër klasave kolektive, protestë në një shkollë në Divjakë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Lezhë, makina goditet nga një gur i madh, dyshohet një i lënduar Posted: 07 Oct 2017 07:22 AM PDT
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në zonën e Torovicës. Po ashtu, mësohet se dyshohet për pasoja në njerëz. Policia dhe ambalunca janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk ka të dhëna të tjera. Guri i madh se ka rënë mbi një mjet Foristradë. The post Lezhë, makina goditet nga një gur i madh, dyshohet një i lënduar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Sinoptikanët parashikojnë motin: Ulen ndjeshëm temperaturat Posted: 07 Oct 2017 07:17 AM PDT
"Pas mesnatës deri në këto momente ka pasur një rënie drastike të temperaturave nga 10-12 në zero dhe minus në zonat malore në, por edhe në ato veriore e veri-lindore", deklaron meteorologia Tanja Porja. Nata që lamë pas u shoqërua dhe me reshje shiu, deri në rrebeshe, ku në vetëm 6 orë Tirana regjistroi 40 mm shi. Ndërkoh që temperaturat kanë vijuar të zbresin edhe gjatë mesditës së të shtunës. "Do vijojë kjo rënie. Në mesditë do ta ndjejmë, sepse nga 27-28 gradë që ishim të enjte e të premte, sot nuk pritet më shumë se 18-19 gradë Celsius", nënvizon Porja. Por mesa duket, ky ishte një dimër i vogël në mes të vjeshtës, pasi është parashikur të zgjasë vetëm tre ditë. Meteorologët parshikojnë përmirësim të motit duke nisur nga mesdita e së djelës dhe kthim të temeperaturave normale për tetorin, për javën që vjen. "Presim një përmirësim të kushteve, një rikthim të vlerave termike normale për tetorin. Nga mesdita e së dielës do ketë një rritje të lehtë, ndërsa nga e hëna e në vijim do ketë rritje me nga 1-2 gradë të temperaturave në ditë", thotë Porja. The post Sinoptikanët parashikojnë motin: Ulen ndjeshëm temperaturat appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Zajmina Vasjari shtatëzënë, shoqja e saj tregon sekretin: Edhe pak do të lindë Posted: 07 Oct 2017 07:06 AM PDT
Gazetarja Duro për një moment tha: "'Edhe Zaimina është në muajin e 6-të apo jo?" – pyeti ajo si me dyshim duke lënë të nënkuptohet se është në këtë muaj. E po kaq "misterioz" ka qenë edhe i dashuri i saj për të cilin ajo nuk ka folur asnjëherë. Së fundi mediat publikuan edhe fotot të biznesmenit nga Durrësi, i cili merret me sipërmarrje të shumta, me të cilin thuhet se ka edhe fëmijën. The post Zajmina Vasjari shtatëzënë, shoqja e saj tregon sekretin: Edhe pak do të lindë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Meta me pistoletë, badigardi i Nanos ‘’shpërthen’’: ‘’Ju donit të “eliminonit” edhe Fatosin’’ Posted: 07 Oct 2017 06:54 AM PDT
Fotot janë bërë publike nga miku i tij, njëherazi analist dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i cili ka publikuar në "Facebook" pamje nga një poligon qitje ku Presidenti i Republikës duket me pistoletë në dorë duke bërë qitje. Por këto fotografi kanë shkaktuar irritimin e ish-badigardit të Fatos Nanos, Viktor Agollit, i cili ka komentuar në postimin e Ilir Kullës. "O Ilir Kulla pa dashje dua të "ofendoj" po ku ishe ti o trim kur Nano të bëri kanditat për deputet ke zona jote dhe ty ta futi komunisti Edi Spaho. Ti me atë "qir.. " thurnit plane për "eleminim" të shqiptarit me intelektual të pas '90, Fatos Nanos. Ilir Kulla boll shite dengla. Ore se harrova, të ofroi Presidenti ndonje detyrë, se për ato ti shet dhe fisin Kulla", – shkruan Viktor Agolli në postimin e analistit Kulla. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e tij e shkurtër por tepër ironike: "Lere rakine Tori". The post Meta me pistoletë, badigardi i Nanos ''shpërthen'': ''Ju donit të "eliminonit" edhe Fatosin'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Kishin planifikuar sulm në “Time Square’’, FBI parandalon xhihadistët e ISIS Posted: 07 Oct 2017 06:42 AM PDT
Tre persona janë arrestuar nën akuzat se kishin planifikuar të kryenin sulme në emër të militantëve të shtetit islamik ISIS vitin e kaluar. Një prej të dyshuarve është shprehur se dëshironte të përsërite edhe një herë ngjarjen e rëndë të 11 shtatorit, njofton agjencia e lajmeve BBC. Komploti u zbulua teksa një agjent i FBI-së ishte shtirur si mbështetës i ISIS dhe komunikonte me tre të dyshuarit, dy prej të cilëve 19 vjeç dhe një 37 vjeç. The post Kishin planifikuar sulm në "Time Square'', FBI parandalon xhihadistët e ISIS appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Mbesa e Nishanit zhvishet për revistën ‘’Playboy’’: Nuk kam operacione Posted: 07 Oct 2017 06:23 AM PDT
E njohur në Shqipëri si mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, ndërkohë që sapo ka nisur një fazë e re në karrierën e saj si modele imazh i revistës "Playboy" të Portugalisë, ka marrë oferta të tjera për editoriale mode, siç është revista e famshme GQ e Italisë. Beniada ka realizuar një set fotosh nudo, që ajo e konsideron një zhveshje me klas, duke qenë se nuk sheh asgjë vulgare në pozat e saj. The post Mbesa e Nishanit zhvishet për revistën ''Playboy'': Nuk kam operacione appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, kapet ‘’bosi’’ i Durrësit Posted: 07 Oct 2017 06:13 AM PDT
Pas finalizimit të operacionit "Postieri", blutë njoftojnë se ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inciale H.P 38 vjeç , banues në Durrës. Njoftimi i policisë: The post Akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, kapet ''bosi'' i Durrësit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Ditën e sotme në gjykatë është zbardhur dilema trijavore se kush ishte drejtuesi i automjet të blinduar që goditi makinën zv.drejtorit të policisë në Elbasanit, Gjergj Oshafi mbrëmjen e 18 shtatorit pranë tregut "Agro-Ushqimor".
Njëzet e shtatë anëtarët e përzgjedhur në organet e vetingut që do të identifikojnë dhe largojnë nga sistemi aktual i drejtësisë shqiptare gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, kanë jo vetëm privilegje por edhe detyrime.
Një protestë është zhvilluar në Divjakë, për shkollën 9-vjeçare në fshatin Çermë Proshkë. Mësohet se ulja e numrit të nxënësve në shkollën të bashkisë Divjakë ka bërë që drejtuesit e institucionit t'i bashkojnë nxënësit në klasa kolektive. Prindërit për këtë nisur protestë.
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lezhë, ku mësohet se një gur i madh ka goditur një automjet.
Sinoptikanët kanë parashikuar ulje të ndjeshme të motit javën në vijim. Mësohet se termometri ka zbritur me 10 gradë Celsius në të gjithë territorin e vendit, duke zbritur edhe nën zero në zonat veriore, çka ka sjellë dhe reshje dëbore.
Zajmina Vasjari është shtatzënë dhe për pak muaj pritet të mbajë në duar fëmijën e saj të parë. Këtë informacion e bëri me dije Elona Duro, gjatë rrëfimit për shtatzëninë e tyre, nxorën dhe sekretin e Zajminës.
Presidenti i Republikës Ilir Meta është fotografuar sot me pistoletë në dorë pak minuta pas përfundimit të Asamblesë të Partisë Socialiste.
Komploti i disa xhihadistëve për të sulmuar Neë York-un përfshirë këtu sheshin Time Square dhe sistemin e metrove është ndaluar nga agjentët e FBI-së.
25-vjeçarja e lindur në Durrës, por e rritur në Itali, Beniada Nishani (Jakiç), duket se nuk po ndalet në karrierën e saj si modele për revistat e famshme ndërkombëtare.
Policia e Durrësit ka arrestuar një 38 vjeçar pasi shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante drogë në lokalet e natës.