“Ekuador, arrestohet zv.presidenti Jorge Glas për korrupsion” plus 9 more Gazeta Tribuna |
- Ekuador, arrestohet zv.presidenti Jorge Glas për korrupsion
- Bajrami e Haliti akuzojnë njëri tjetrin për kontrabandë me naftë
- Dy burra në Prizren dënohet me 13 vjet burgim për vrasje të vëllait
- Armë bullgare për xhihadistët
- SHBA e përsërit: Nuk bisedojmë me Korenë Veriore
- E moshuara merr pjesë në varrimin e të panjohurve, të gjithë mbetën të shokuar kur e kuptuan arsyen!
- Cili është plani i Qeverisë Haradinaj për energjinë, a do të ketë rrymë të mjaftueshme?
- Avionët e parë ushtarak rus arritën në Serbi
- Heldt: Aq sa do të vonohet Demarkacioni, aq do të vonohen dhe vizat
- Haliti-Vetëvendosjes: Mos “qitni petlla në ujë”, rrituni duke mendu për vendin
| Ekuador, arrestohet zv.presidenti Jorge Glas për korrupsion Posted: 03 Oct 2017 02:55 AM PDT Gjykata e Lartë e Ekuadorit mori vendimin për arrestimin e Zv.presidentit, Jorge Glas pas akuzave për ryshfet Zëvendëspresidenti i Ekuadorit, Jorge Glas u arrestua për përfshirje në një skandal korrupsioni në vend, raporton Anadolu Agency (AA). Gjykata e Lartë e Ekuadorit mori vendimin për arrestimin e zv.presidentit, Jorge Glas pas akuzave për ryshfet nga kompania ndërtimore braziliane Odebrecht, për të fituar punë të ndryshme në tenderë. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Miguel Jurado pranoi kërkesën e prokurorëve që kryejnë hetimet dhe vendosi që Glas të arrestohet që të mos ikë jashtë vendit. Glas fillimisht u dëgjua në shtëpinë e tij në qytetin Guayaquil, dhe pas kësaj me avion u dërgua në kryeqytetin Quito, ku aktualisht ndodhet në paraburgim. Vetëm disa minuta para arrestimit, Glas publikoi një video në të cilën tha se do të pranonte vendimin për arrest, por tha se ky proces ishte bazuar në deklarata të rreme dhe gabime të mëdha procedurale. "Të pafajshmit nuk kanë arsye për të ikur", tha Glas. Në gusht të këtij viti, Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno mori autorizimet e zëvendësit të tij, Glas. Mediat njoftuan më pas se kishte audio-regjistrime ku mund të dëgjohet se Glas kërkon ryshfete nga një zyrtar i kompanisë braziliane Odebrecht. Megjithatë, Glas hodhi poshtë akuzat ndaj tij. . The post Ekuador, arrestohet zv.presidenti Jorge Glas për korrupsion appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Bajrami e Haliti akuzojnë njëri tjetrin për kontrabandë me naftë Posted: 03 Oct 2017 02:53 AM PDT Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti është përfshirë në debatin mes ish-ministres Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajramit dhe ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj. Ai duke folur për akuzat që Bajrami tha se ministria e Inovacionit është bërë për të punësuar militant të PDK-së, Halliti i është drejtuar asaj duke i thënë se askush nuk e zgjidhi problemin e cilësisë së naftës dhe kontrabandën me të. Në reagimin e saj Bajrami ka thënë se kontrabanda me naftën bëhet nga njerëzit e PDK-së. "Trego ka e ke rrjetin e pasurisë, kah je bërë milioner, unë e kam pru ligjin këtu, se keni miratuar. Ligjet është dashtë me i aprovua ky parlament", ka thënë Bajrami. "Ki kujdes, s'ka nevojë me akuzua pa fakte. Unë jam i interesuar të di pse nuk e keni kontrolluar qarkullimin e naftës së keq", ka qenë reagimi i Halitit. The post Bajrami e Haliti akuzojnë njëri tjetrin për kontrabandë me naftë appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Dy burra në Prizren dënohet me 13 vjet burgim për vrasje të vëllait Posted: 03 Oct 2017 02:49 AM PDT Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media bën të ditur se ka dënuar me një 11 vjet burgim të dyshuarin SH.L me dyshimin se ka vrarë vëllanë e tij më 2015, kurse i dyshuari H.L është liruar nga akuza për vrasje, por është dënuar me 2 vjet burgim për armëmbajtje pa leje. "I akuzuari i parë me iniciale SH.L. nga fshati Krajk Komuna e Prizrenit, gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë nga neni 179 parag.1nënp.1.11 të KPRK-së me dashje eventuale dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 10(dhjetë) vjetëve, dhe veprës penale armëmbajtje pa leje nga neni 374 par.1 të KP dhe dënohet me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy)viteve. Gjykata në kuptim të nenit 80 par.1 të KP bëhet bashkimi i dënimeve, ashtu që ndaj të akuzuarit SH.L. gjykata shqiptoi DËNIMIN UNIK në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) vite, në të cilën dënim do t'i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim", thuhet në komunikatë. Më tutje në komunikatë thuhet se, "i akuzuari i dytë me iniciale H.L. nga Prizreni lagja "Tusus" gjykata e ka liruar nga akuza e parë për veprën penale të vrasjes së rëndë pasi i njëjti ka vepruar në mbrojtje të nevojshme ndërsa për veprën penale armëmbajtje pa leje dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve në të cilën dënim do t'i llogaritet koha e kaluar në paraburgim". Ndërsa ndaj të akuzuarve me iniciale H.L.; I.L dhe SH.L. që të gjithë nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit, të cilët akuzohen për vepër penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 para.1 të KP në përfundim të shqyrtimit gjyqësor prokurori heq dorë nga akuza. SH.L gjithashtu është gjobitur me 500 euro. "I akuzuari me iniciale SH.L. nga fshati Krajk Komuna e Prizrenit, i cili akuzohet për vepër penale armëmbajtje pa leje nga neni 374 parg.1.të KP-së , me pranimin e fajësisë në shqyrtimin fillestar, i njëjti dënohet me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind)euro, si dhe dënimin plotësues, konfiskimi i armës automatike të tipit "Type – 54"", thuhet në komunikatë. Gjykata thotë se këto dënime janë dhënë, "sepse me datën 31.08.2015, rreth orës 14:35 minuta, në fshatin Krajk – Komuna e Prizrenit ,me dashje direkte dhe paramendim, ndërmarrin veprim me përdorim të armëve të zjarrit duke e privuar nga jeta vëllanë e tyre – tani të ndjerin K.L, në atë mënyrë që si pasoj e mosmarrëveshjeve të mëhershme familjare si dhe konfliktit verbal në mes vete të ditës kritike, lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët, në një moment fillon konflikti i armatosur në mes të akuzuarve dhe të ndjerit K.L. me ç'rast i ndjeri shtënë në të akuzuarin me armë – pistoletë, duke i plagosur të akuzuarit, në atë moment i akuzuari SH.L. nxjerr pistoletën nga brezi – pistoletën e tipit ,"Cervenazastava 99" dhe shtënë në të ndjerin K.L. nga një distancë rrethe 2-4 m, të cilin e godet disa herë në trup e njëkohësisht edhe i akuzuari H.L. shtënë disa herë në të ndjerin nga një distancë e afërt rreth 3-4 m, me pistoletën e tipit ,,M57,,. Pas këtyre veprimeve i akuzuari Sh.L. shtënë një herë me pistoletën e tij nga një distancë e afërt rreth 2-3 m, edhe në të dëmtuarin Flamur, të cilën e godet duke i shkaktuar dëmtime ë rënda shëndetësore. Këso dore kryen veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par.1 pika 11 lidhur me nenin 18 par.2 të KPRK-së".
The post Dy burra në Prizren dënohet me 13 vjet burgim për vrasje të vëllait appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Posted: 03 Oct 2017 02:43 AM PDT Bullgaria mendohet se ka dërguar furnizime me armë me vlerë disa qindra milionë dollarë në zonat e luftës në Siri. Nga ky vend nuk pret të mira, thotë me bindje Dilyana Gajtandshieva. Ajo e ka fjalën për Sopotin, ku gjendet fabrika shtetërore bullgare e armëve VMZ. Në këtë vend nuk afrohesh dot dhe xhirimet janë rreptësisht të ndaluara. Gajtandshieva mendon se shkaku për këtë është "e vërteta e hidhur se Bullgaria furnizon me armë xhihadistë në vende të ndryshme të botës." Në dhjetor 2016 Gajtandshieva ishte në Aleppo si reportere lufte. Me një kameraman sirian ajo xhiroi rrethimin e qytetit nga trupat besnike të qeverisë dhe nga militantët e Hizbollahut. Aleppoja kontrollohej asokohe nga Fronti El-Nusra, i afërt me Al-Kaidën. Pas marrjes së lagjes vendasit i treguan asaj një bodrum. Atje ajo zbuloi ndër të tjera predha 122 mm, prodhuar në Sopot, Bullgari. Armë bullgare për terroristët në Siri "Qe shok për mua kur pashë emblemat bullgare tek ato armë vrasëse. Të gjitha ato armë ishin të depozituara në një depo të Al Nusrës." – thotë gazetarja. Ajoe publikoi këtë lajm dhe fotografi, por lajmi nuk tërhoqi vëmendje të madhe. Në vitin 2017 ajo i rinisi kërkimet e saj pasi i ranë në dorë dokumente të Ambasadës së Azerbajxhanit në Sofje. "Këto dokumente tregojnë se agjencia shtetërore ajrore azerbajxhanase Silk Way Airlines ka vënë në dispozicion fluturime diplomatike për transportimin e armëve! Këto armë u shfaqën më vonë në Siri." – thotë Gajtandshieva. Sipas saj aeroplanët azerbajxhanas ishin ngarkuar me armë lufte në Bullgari dhe i transportuan ato nga atje në Arabinë Saudite dhe në Turqi. E gjitha kjo duke anashkaluar doganën bullgare dhe me lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ajo flet për 350 raste eksporte armësh. Më pas armët janë transportuar për tek terroristët në Siri. Gajtandshieva nën hetim "Pak pas botimit të artikullit në këtë gazetë, më mori në pyetje Shërbimi i Sigurisë Kombëtare. Dhe vetëm pak orë pas marrjes në pyetje, gazeta Trud ma ndërpreu kontratën e punës." – tregon Gajtandshieva. Që prej asaj kohe ajo është e papunë dhe besueshmëria e saj është publikisht në pikëpyetje. Tihomir Bezlov nga Qendra për Studime Demokratike në Sofje dyshon se Gajtandshievën e kanë çuar me qëllim tek depoja e armëve, ndoshta për demaskuar anëtaren e NATO-s, Bullgarinë: "Ka qenë një përpjekje ruse për të çuar me qëllim një gazetare bullgare me ekipin e saj televiziv aty dhe për t'i treguar armët. Ajo që na treguan nga Aleppo duhet diskutuar." Interes i madh për armë Politikani opozitar dhe eksperti për Lindjen e Mesme, Slavko Velkov, mendon ndryshe. Sipas tij raportimet e Gajtandshievës janë të besueshme. "Nëse marrim parasysh se Al Nusra ishte forca më e rëndësishme xhihadiste në Aleppon Lindore, nuk duhet të na befasojë fakti që armë bullgare dhe të tjera u gjetën në duart e tyre. Interesi për armë është shumë i madh. Dhe vatrat e nxehta të Lindjes së Mesme nuk janë aq larg nga Bullgaria." – thotë Slavko Velkov. Ai shton se "sipas hulumtimeve tona Bullgaria ka eksportuar në vitin 2016 armë me vlerë një miliardë euro. Një rritje prej 60 përqind krahasuar me vitin paraprak. Një pjesë e madhe e këtyre armëve duhet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme." Qeveria bullgare nuk pranon të prononcohet Qeveria bullgare nuk pranon të prononcohet për pyetjet e drejtuara nga ne në lidhje me këto njoftime. Kurse Dilyana Gajtandshieva nuk e kupton se përse nuk heton askush në bazë të lajmeve të saj dhe se ajo vetë është në qendër të kritikave. "Dëshiroj t'u them të gjithë bullgarëve që thonë se ndjek programin e dikujt që të shkojnë vetë në Siri dhe t'i shohin armët bullgare në duart e xhihadistëve ashtu si unë në Aleppo." – thotë gazetarja, që po lufton kundër lobit të fuqishëm të armëve bullgare. The post Armë bullgare për xhihadistët appeared first on Gazeta Tribuna. |
| SHBA e përsërit: Nuk bisedojmë me Korenë Veriore Posted: 03 Oct 2017 02:40 AM PDT Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë mundësinë për bisedime me Korenë Veriore duke e përgënjeshtruar përsëri sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, i cili tha më parë se Uashingtoni është në komunikim të drejtpërdrejt me Penianin rreth programit të saj bërthamor dhe raketor. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Amerika diskuton me Korenë Veriore vetëm për fatin e amerikanëve që mbahen nga regjimi i Kim Jong Un. "E kemi thënë qartë se tani nuk është koha për bisedime", ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, duke i ripërsëritur komentet e presidentit Donald Trump të bëra në fundjavë, transmeton Express. "Bisedat e vetme që kanë ndodhur kanë të bëjmë me rikthimin e amerikanëve që janë arrestuar atje. Përveç kësaj, nuk ka pasur asnjë bisedë tjetër me Korenë Veriore", ka thënë ajo. Tillerson tha të shtunën gjatë vizitës në Kinë se Shtetet e Bashkuara janë në komunikim të drejtpërdrejt me Korenë Veriore për programin e saj bërthamor dhe raketor dhe se Peniani nuk po tregon interesim për dialog. Më vonë, Trump – i cili ka shkëmbyer fyerje dhe kërcënime me liderin e Koresë Veriore Kim Jong Un në javët e fundit – hodhi poshtë çdo mundësi për bisedime me Korenë Veriore, duke thënë se një gjë e tillë është humbje kohe.
The post SHBA e përsërit: Nuk bisedojmë me Korenë Veriore appeared first on Gazeta Tribuna. |
| E moshuara merr pjesë në varrimin e të panjohurve, të gjithë mbetën të shokuar kur e kuptuan arsyen! Posted: 03 Oct 2017 01:18 AM PDT Theresa Doyl, 65 vjeçe, nga Anglia, është e njohur për faktin se në çdo varrim që bëhet në qytetin e saj të lindjes Slau, ajo merr pjesë. Kurse arsyeja është thjesht bizare – shijon në maksimum ushqimin falas që shërbehet. Në këtë mënyrë ajo nuk e ka lënë asnjë varrim pa i ikur që ka ndodhur gjatë 14 viteve të fundit. Pasi që i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, Theresa "i gjuhet" ushqimit dhe pijeve që servohen nga familjarët, transmeton Telegrafi. "Ajo çdo herë shkon në varrime me biçikletë. Nga shtëpia del e veshur normal, kurse para se të arrij të varret vishet me të zeza", pretendojnë fqinjët e saj. Margaret Whitehead, e cila së fundmi varrosi bijën e saj, ka pranuar se kishte mbetur e shokuar kur pa një grua të panjohur duke biseduar me familjarët e saj. Ajo madje kishte biseduar me të dhe i kishte shprehur ngushëllimet për humbjen e të bijës. "Pas varrimit ajo hante sikur e nesërmja të mos ekzistonte. Në fund madje mbushi një qese me ushqim, mori biçikletën dhe u zhduk pa gjurmë", ka shtuar Margaret.
The post E moshuara merr pjesë në varrimin e të panjohurve, të gjithë mbetën të shokuar kur e kuptuan arsyen! appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Cili është plani i Qeverisë Haradinaj për energjinë, a do të ketë rrymë të mjaftueshme? Posted: 03 Oct 2017 01:11 AM PDT Edhe 17 vite pas lufte, Kosova vazhdon të ketë probleme me energjinë elektrike. Qeveria e Ramush Haradinajt po synon që brenda mandatit të saj ta eliminojë këtë problem nëpërmjet një plani disa pikësh. Një ndër synimet është edhe përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror. Plani është për zhvillimin e energjisë është publikuar tek Plani i Qeverisë për vitin 2017-2021, tek Objektivat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Për sektorin e energjisë, Qeveria Haradinaj ka paraparë të zhvillohet në 6 fusha: a, Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji , b. Ndarjen e minierës nga gjenerimi, c. Integrimi i plotë në tregun rajonal të energjisë, d. Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja, e. Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror, f. Plotësimi i caqeve dhe obligimeve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energjiEnergjia përbën një nga elementet vitale të zhvillimit të një vendi. Pasiguria e furnizimit me këtë produkt jetësor përbën pengesa serioze të zhvillimit normal të jetës ekonomike e shoqërore. Kosova po ballafaqohet me këtë sfidë po thuaj dy dekada me radhë.Me gjithë potencialin e konsiderueshëm për kursimin e energjisë, ky potencial nuk është duke u shfrytëzuar sa duhet në Kosovë. Edhe pse pjesëmarrja e BRE-ve në bruto konsumin e energjisë, përfshirë edhe energjinë terminke nga këto burime, është 19%, energjia elektrike e gjeneruar nga BRE-të vazhdon të mbetet e ulët në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike. Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike janë të nevojshme investimet e mëdha në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese sipas kërkesave të përcaktuara në Komunitetin e Energjisë, gjith[mon[ duke e vendosur interesin e qytetarëve në rend të parë si dhe interesin e përgjithshëm publik dhe ekonomik të vendit.Masat që duhet ndërmarrë për këtë qëllim konsiderohen: Hapja i mihjes së re të thëngjillit (Sibovci jugor) si dhe ndarja e minierave të reja të thëngjillit nga Gjenerimi: Gjenerimi dhe minierat do të jenë qendra profitabile të ndara, të cilat do të jenë në shërbim reciprok, por me llogari të ndara. Qendrat profitabile munden me qenë edhe më shumë të cilat kanë karakter të njëjtë.Fillimi sa më shpejtë i ndërtimit të termocentralit të ri sipas kritereve strikte rentabile, duke pasur parasysh koston e energjisë të cilën qytetari do të paguaj, si dhe për të plotësuar nevojat e kërkesave për energji elektrike për një periudhë afatgjatë, gjithmonë duke vendosur interesin e qytetarit në radhë të parë si dhe interesin e përgjithshëm publik dhe ekonomik. Do të harmonizojmë koston me kapacitetin prodhues.Përgatitjet për rehabilitimin e TC Kosova B sipas një orari të përshtatur me futjen në prodhim të kapacitetet e reja prodhuese;Vazhdimi i operimit të TC Kosova A deri në zëvendësimin e kapaciteteve të tij me TC-në e ri; Më pastaj, do të shfrytëzohet infrastruktura e TC Kosova A për të krijuar kapacitete të reja, përmes krijimit të partneriteteve publiko private me agjencionin e participimeve.Ndërtimi i kapaciteteve prodhuese fleksibile për qëllime parësore të rregullimit të sistemit elektroenergjetik;Shfrytëzimi i gjithë potencialit të BRE-ve te identifikuar per prodhimin e energjisë elektrike.Të gjitha veprimet që do te ndërmerren per ndërtimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë do të bazohen ne kërkesat mjedisore sipas legjislacionit të BE-së. Financimi injësive tërejaenergjetike dotebehet mekapital privat, kredi ngaprodhuesit e teknologjisë,kredi te buta nga institucionet financiare, bonot korporatavedhe alternative e fundit mbeten fondet publike dhebuxheti i Kosovës.Integrimi në tregun rajonal të energjisëKosova ka marrë zotimin për të zbatuar detyrimet që burojnë nga Traktati për Themelimin e Komunitetit të Energjisë si dhe ka obligim kontraktual që nga 1 prilli 2016 zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Këto obligime në masë të konsiderueshme lidhen edhe me plotësimin e kërkesave për t'u integruar në tregun e Komunitetit të Energjisë dhe më tej në tregun e energjisë së BE-së. Deri më tash janë ndërmarrë një varg veprimesh në këtë drejtim siç janë:Përafrimi i legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE-së për tregun e energjisë ;Privatizimi i sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike si dhe ndarja ligjore e këtyre aktiviteteve për t'i hapur rrugë qasjes së palëve të interesuara për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes;Ndarja pronësore e OST-së (KOSTT-it) sipas kërkesave të legjislacionit të BE-së;Funksionalizmi i Rregullatorit të pavarur të energjisë;Themelimi i Zyrës së Ndihmës shtetërore;Licencimi i furnizuesve të rinj duke bërë kështu hapjen e tregut për palët e interesuara të furnizimit;De rregullimin e çmimeve të gjenerimitSi do qoftë për të kryer gjithë procesin e integrimit në tregun rajonal të energjisë kërkohet avancimi i mëtejme i hapave si ne vijim:Përgatitja dhe miratimi i Programit të veprimit për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë; Zbatimin e 'masave të buta' sipas udhërrëfyesit të SKE-sëKrijimi i tregut të përbashkët me Shqipërinë si një zonë e përbashkët tregtare energjetike Kosovë – Shqipëri si hap i parë drejt integrimit në tregun e përbashkët të Komunitetit të Energjisë;Forcimi i mëtejmë i kapaciteteve të Rregullatorit, Autoritetit të Konkurrencës dhe Zyrës së Ndihmës Shtetërore për të monitoruar tregun e liberalizuar të energjisë- aktivitet permanent;Aderimi në bursën e energjisë që është në themelim në Shqipëri;;Certifikimi i KOSTT-it dhe anëtarësimi i ti në ENTSO-E- në varësi të zbatimit të marrëveshjes për energji me Serbinë;Anëtarësimi i ZRrE në ACER;Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të rejaUrbanizimi gjithnjë më i madh i qyteteve më të zhvilluara të Kosovës, ka krijuar nevojën e furnizimit me energji të përshtatshme për ngrohjen e hapësirave të objekteve kolektive në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës.Instalimi i sistemit të koogjenerimit në TC "Kosova B" ka krijuar mundësi për furnizim të qëndrueshëm me energji termike për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve dhe bizneseve jo vetëm në Qytetin e Prishtinës, por edhe në qytetet që janë në afërsi të termocentraleve.Sistemet e vjetërsuara termike në qytetet Gjakovë, Mitrovicë dhe Zveçan kanë nevojë për rehabilitim duke pasur në konsideratë edhe zhvillimet urbane që kanë ndodhur dhe që planifikohen të bëhen.Për arritjen e qëllimit do te konsiderohen veprimet në vijim:Përgatitja e kushteve për fillimin e ndërtimit të sistemeve të energjisë termike në qytetet e mëdha të Kosovës (Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj) përfshirë zhvillimin e sistemit të ngrohjes në Drenas bazuar në energjinë termike të mbetur nga procesi teknologjik i shkritores; së Feronikelit.Zgjerimi i rrjetit të Ngrohtorës "TERMOKOS", sipas një Master Plani të zgjerimit duke pasur në konsideratë edhe përfshirjen e komunave fqinje të Prishtinës;Ndërtimi i centralit të gjenerimit të energjisë termike në Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës si dhe përmirësimi dhe zgjerimi i rrjetit ekzistues për shfrytëzimin maksimal të kapacitetit të ri të parashikuar të gjenerimit të energjisë termike; Përmirësimi i sistemeve të energjisë termike në qytetet Mitrovicë dhe Zveçan;Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyrorZhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror për një treg të vogël siç është rasti i Kosovës, paraqet sfidë të madhe, mirëpo duke qenë se Kosova është palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë janë hapur mundësitë reale për përfshirjen e saj në rrjetin rajonal të gazit natyror. Zhvillimet rajonale, përkatësisht projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) i ka krijuar Kosovës mundësi të mëdha për t'u përfshirë në një të ardhme në rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror. Në këtë rrafsh. Përfshirja e projektit ALKOGAP (gazsjellësi Shqipëri- Kosovë) në Listën e projekteve me prioritet të Komunitetit të energjisë paraqet në rast ideal që do të shfrytëzohet në periudhën e ardhshme katërvjeçare.Veprimet e shpejta që do të ndërmerren do të lidhen me:Marrëveshjet e nevojshme që Kosova të jetë palë e përfshirë ne proces;Kompletimi i legjislacionit, me legjislacion sekondar,Zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe rregullative për të udhëhequr me procesin e zhvillimit të infrastrukturës së gazit natyror.Plotësimi i caqeve dhe obligimeve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisëKosova është zotuar në përmbushjen e cakut të kursimit prej 9% nga konsumi i gjithmbarshëm i energjisë, cak i vendosur sipas Direktivës 2006/32/EC të BE-së. Gjithashtu ka marrë obligimet për zbatimin e politikave të reja të BE-së që burojnë nga Direktiva Evropiane 2012/27/EC për efiçiencën e energjisë.Në sektorin e BRE-ve, synimi është zhvillimi dhe përmirësimi i mekanizmave të nevojshëm rregullator dhe operacional për arritjen e cakut prej 25% të pjesëmarrjes së energjisë nga BRE-të në bruto konsumin final të energjisë deri në vitin 2020. Pas kësaj, Qeveria do të rishikoj arritjet e integrimit të BRE-ve dhe do të vendosë caqet e reja për periudhën në vijim. Pritet që Kosova të nxis më tutje BRE-të, në pajtim me potencialin, obligimin dhe nevojat, si dhe karshi zhvillimeve dhe përvojës Evropiane.Do të merren në konsideratë hapat në vijim: Rishikimi i legjislacionit për efiçiencën e energjisë dhe BRE-të në përputhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë dhe MSA-së;Themelimi i mekanizmave të përshtatshëm për financimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë;Zbatimi rigoroz i planeve ekzistuese të veprimit për arritjen e caqeve të EE dhe BRE-ve dhe hartimi i planeve të reja sipas caqeve që do të përcaktohen në kuadër të Komunitetit të Energjisë.Zbatimi i masave te Efiçiencës se Energjisë ne ndërtesa publike te nivelit qendror dhe lokal.
The post Cili është plani i Qeverisë Haradinaj për energjinë, a do të ketë rrymë të mjaftueshme? appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Avionët e parë ushtarak rus arritën në Serbi Posted: 03 Oct 2017 12:47 AM PDT Një aeroplan transportues nga Rusia, Antonov – 124, ka dërguar dy avionë luftarakë MiG-29 në Serbi, një marrëveshje kjo që përfshin dërgimin e gjashtë avionëve, e që mund të rrisë tensionet Lindje – Perëndim në Ballkan. Avionët u shkarkuan në aeroportin ushtarak në periferi të Batajnicës, në Beograd. Avionët MiG, ofrohen nga Moska pa pagesë, megjithatë riparimi i tyre dhe renovimi pritet të kushtojë rreth 235 milion dollarë. Katër avionët e tjerë, do të arrijnë para 20 tetorit, ku do të ekspozohen në Beograd, gjatë paradës në Ditën e Çlirimit. Atëherë kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, tash president i vendit pati thënë në mars, se Rusia do "t'i dhurojë" Serbisë, gjashtë luftarake MiG-29. Rusia po ashtu do të ofrojë falas edhe 30 tanke T-72 dhe makina për patrullim The post Avionët e parë ushtarak rus arritën në Serbi appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Heldt: Aq sa do të vonohet Demarkacioni, aq do të vonohen dhe vizat Posted: 03 Oct 2017 12:17 AM PDT Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën "Zëri", ka porositur drejtuesit e institucioneve kosovare që sa më shpejt ta përmbyllin Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, si dhe ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo pasi që, sipas tij, sa më shumë vonohet ratifikimi i Marrëveshjes së Kufirit, aq do të vonohet edhe liberalizimi i vizave me BE-në Qeveria e re si dhe shumica e re parlamentare duhet sa më shpejt ta përmbyllin çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, pasi që një gjë është e sigurt: Sa më shumë zvarritet ratifikimi i Marrëveshjes, aq gjatë do të duhet të presin qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE-në). Kështu ka deklaruar ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën "Zëri", duke shtuar se njëkohësisht duhet vazhduar edhe lufta ndaj korrupsionit, pasi që, siç ka thënë ai, ofrimi i dëshmive për luftimin e kësaj dukurie negative është, po ashtu, një kriter i hapur për liberalizimin e vizave, transmeton Zeri.info. Diplomati i ri gjerman gjatë intervistës së parë për një medie në Kosovë ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku ka deklaruar se ky i fundit duhet të formohet në përputhje me ligjet e vendit, pasi që ky hap, siç thotë ai, do të duhej ta mundësonte një integrim më të mirë brenda Kosovës, transmeton Zeri.info. Gjatë kësaj interviste për "Zërin" diplomati gjerman ka folur edhe për bashkimin e Gjermanisë, e cila ka ndodhur pikërisht më 3 tetor të vitit 1990, duke thënë se një bashkim i tillë para 27 vjetëve e ka arsyetuar premtimin për bashkimin e kontinentit tonë, që vlen edhe sot për vendet e Ballkanit Perëndimor.
The post Heldt: Aq sa do të vonohet Demarkacioni, aq do të vonohen dhe vizat appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Haliti-Vetëvendosjes: Mos “qitni petlla në ujë”, rrituni duke mendu për vendin Posted: 02 Oct 2017 07:56 AM PDT Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po shet patriotizëm. Ai ka reaguar ndaj një fjalim të Xhelal Sveçlës, duke iu drejtuar VV-së me fjalët "mos qitni petlla në ujë". "Mos shitni patriotizëm.Vetëvendosja jeni rritë, ndoshta keni me u rrit prapë, por rrituni duke mendu që me zhvillu vendin. Pse po qitni petllna në ujë, mos shitni patriotizëm. Ata (Serbia) dojnë me na ba copa-copa", ka thënë Haliti, raporton lajmi.net Ai ka akuzuar VV-në se e ka penguar integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. "As Lista Serbe, as Vuçiqi, as Putini nuk do të mund të hyjnë në Kosovë. Jemi të orientuar dikah tjetër, andaj s'kemi nevojë t'i shesim mend njëri tjetrit", shtoi Haliti. The post Haliti-Vetëvendosjes: Mos "qitni petlla në ujë", rrituni duke mendu për vendin appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





