“Ekonomistët kundër Ramës: Skema e TVSH-së për bizneset e vogla do të rrisë masivisht çmimet” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Ekonomistët kundër Ramës: Skema e TVSH-së për bizneset e vogla do të rrisë masivisht çmimet
- ‘’Baroni i drogës’’ u lirua për mungesë provash, gjykata shqyrton mundësinë e ekstradimit në Itali
- Gjen portofolin dhe dokumentet e shqiptares, italiani i dorëzon në polici
- Tentoi të grabiste një banesë në Itali, shqiptarit i shkon keq, bie nga ballkoni dhe përfundon në spital
- Vrasja e Gaz Çollakut, dështoi ekspertiza e GPS të makinës së Shtrazës
- Parashikimi i motit, meteorologët: Nesër nisin shirat, zonat ku do bie borë
- Noizy takohet me Veliajn në Bashkinë e Tiranës (Foto)
- I bënte shantazh vajzës me video intime, adoleshenti i merrte euro e bizhu floriri
- Tensioni në Kuvend, palët futen në negociata për të rifilluar seancën një ditë tjetër
- Drama në Sarandë/ 18-vjeçarja ikën nga shtëpia, bashkëshorti i saj 16 vjet më i madh kallëzon në polici
| Ekonomistët kundër Ramës: Skema e TVSH-së për bizneset e vogla do të rrisë masivisht çmimet Posted: 05 Oct 2017 07:41 AM PDT
Ekonomistet bashkëpunëtore të Monitor, pohojnë se nëse skema e TVSH-së jetësohet, do të kemi një rritje masive të çmimeve. Rritja e çmimeve do të rritet 20 për qind automatikisht për shërbimet dhe më pak për produktet, të cilat në hallkën e fundit të zinxhirit do të paguajnë vetëm diferencën e çmimit. Por kostoja do të paguhet e gjitha nga konsumatorët, pasi faturimi në TVSH në pakicë do të transferohet në çmime. Ja si do të funksionojë skema. Në së një produkt hyn në doganë me 100 lekë, menjëherë për këtë produkt do të paguhet TVSH 20 % dhe tarifë doganore nëse ka. Kur ku produkt magazinohet ndaj tij faturohet kosto transporti 10 lekë dhe vlera totale me TVSH shkon 130 lekë. Distributori nga ana e tij, në këtë çmim do të llogarisë 20 lekë kosto operacionale dhe 20 lekë fitim. Në total çmimi i produktit shkon në 170 lekë. Më pas kur ky produkt nga distributori shkon tek pika e pakicës, çmimi i produktit do të llogaritet çmim final plus TVSH (17 leke +TVSH 20% që në këtë rast është 34 lekë ). Duke qenë se TVSH është paguar njëherë në në doganë, distributori do t'i paguajë TVSH shtetit diferencën 34 lekë minus 20 lekë që ka paguar në doganë, pra 14 lekë. Në këtë mënyrë do të funksionojë edhe pakica. Deri më tani TVSH nuk aplikohej në shkallën e fundit. Tani vlera e produktit nga distributori tek pika e pakicës shënon 210 lekë. Duke i shtuar koston dhe fitimin prej 30 lekësh që do të ketë ambulanti, i bie që çmimi ndaj konsumatorit të jetë 240 lekë plus TVSH. TVSH në këtë rast është 4.8 lekë. TVSH që i paguhet shtetit nga biznesi i vogël është 4.8 lekë minus 3.8 lekë, pra 10 lekë. Ekspertët pohojnë se përfshirja në TVSH do të rrisë çmimet për të gjithë produktet dhe shërbimet deri në 20 për qind. Por kjo rrezikon të nxjerrë nga tregu gati 80 për qind të bizneseve, të vogla të cilat nuk do të mund të përballojnë konkurrencën nga qendrat tregtarë dhe supermaketet që tashmë shesin me TVSH. Përfshirja e tyre në TVSH do të bëjë që shumë nga këto biznese të kalojnë pragun e xhiros, dhe ky është një shkak tjetër që ata të paguajnë tatimin mbi fitimin. Ekspertët pohojnë se gjithashtu skema ka kosto shtesë në aktivitetin e bizneseve të vogla pasi ato do të duhet të paguajnë ekonomistet më shumë për mbajtjen e llogarive të tyre. Një biznesi do t'i kushtojë së paku 10 -15 mijë lekë në muaj për mbajtjen e llogarive, nga 5 mije leke qe ishte aktualisht. Kjo reforma shpjegojnë ekonomistet rrezikon te nxjerrë nga tregu 80 për qind të bizneseve të vogla. Kjo hallkë e biznesit ka shumë rëndësi në vetëpunësim. Kjo kategori zë 36 % në strukturën e punësimit në vend./ Monitor The post Ekonomistët kundër Ramës: Skema e TVSH-së për bizneset e vogla do të rrisë masivisht çmimet appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| ‘’Baroni i drogës’’ u lirua për mungesë provash, gjykata shqyrton mundësinë e ekstradimit në Itali Posted: 05 Oct 2017 07:40 AM PDT
Gjykata i kërkon Ministrisë së Drejtësisë të ndërhyjë në rrugë diplomatike pranë autoriteteve italiane për rigjykimin e drejtë të Alket Hatiaj, pasi sipas gjykatës shteti italian s'ka dhënë garanci për rigjykimin e tij. Gjykata pritet të vendosë në një moment tjetër nëse do ketë apo jo ekstradim. REAGIMI I GJYKATËS SE DURRESIT PAK KOHE ME PARE PAS ARRESTIMIT DHE LIRIMIT TE ALKET HATIAJ: The post ''Baroni i drogës'' u lirua për mungesë provash, gjykata shqyrton mundësinë e ekstradimit në Itali appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Gjen portofolin dhe dokumentet e shqiptares, italiani i dorëzon në polici Posted: 05 Oct 2017 07:30 AM PDT
Ka qenë pikërisht portofoli i një vajze shqiptare, 20 vjeçe, e cila kishte shkuar të qëndronte disa tek vëllai i saj në Itali. Ngjarja në fjalë është regjistruar në San Fruttuoso të Genovas, shkruan 'Ansa'. Pasi adoleshenti kishte dorëzuar në polici portofolin, kjo e fundit kishte arritur të komunikonte me vajzën shqiptare përmes 'Facebook'-ut. Pasi iu dorëzuan dokumentet, vajza shqiptare nuk mundi të mos mbante lotët nga gëzimi, ndërsa shtoi se: "Unë nuk e di se si të falënderoj këtë njeri, sapo kamë ardhur në Itali për të parë vëllain tim dhe e gjeta veten pa dokumente dhe pa para". The post Gjen portofolin dhe dokumentet e shqiptares, italiani i dorëzon në polici appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Posted: 05 Oct 2017 07:23 AM PDT
'Ansa' shkruan se bëhet fjalë për një 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa ngjarja është regjistruar në rrugën 'Via Quarto dei Mille' në Torino të Italisë. Shqiptari kishte mbyllur derën e apartamentit ku kishte hyrë për të vjedhur, por kur dëgjoi që pronari po hapte derën dhe, ai tentoi që të zbriste nga ballkoni, duke rënë kështu nga lartësia. Raportohet se hajduti përdori një rrip për të zbritur, por i shkoi huq duke pësuar kështu thyerje të mëdha në trup. Britmat nga dhimbjet e mëdha tërhoqën vëmendjen e disa fqinjëve aty pranë, të cilët lajmëruan 112. Fill pas kësaj, në vendin e ngjarjes mbërritën policia si dhe ambulanca, që bëri të mundur transportimin e shqiptarit në spital. Aktualisht ai ndodhet i shtruar, nën akuzën e 'vjedhje', ndërkohë që sendet e vjedhura iu kthyen pronarëve.
The post Tentoi të grabiste një banesë në Itali, shqiptarit i shkon keq, bie nga ballkoni dhe përfundon në spital appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Vrasja e Gaz Çollakut, dështoi ekspertiza e GPS të makinës së Shtrazës Posted: 05 Oct 2017 07:05 AM PDT
Mësohet se eksperti i caktuar nga gjykata për të lexuar materialin, tha në seancë gjyqësore se nga të dhënat që ka në dispozicion nuk mund të përcaktojë lëvizjet e automjetit para dhe pas ngjarjes së 6 janarit 2016. Nga leximi që eksperti i bëri materialit të ardhur me leterporosi nga Gjermania, rezulton se nuk ka të dhëna të shumta për lëvizjet e makinës luksoze në territorin shqiptar, përvec dy rasteve, kur shfaqet në Vlorë dhe Fier. Gjithashtu ekpsertët gjermane kanë konstatuar edhe lëvizje të mjetit në disa shtete europiane. Përmes ekspertizës që vonoi muaj të tërë për të mbërritur, prokuroria pretendonte të rrëzonte alibinë e të pandehurit Denis Shtraza, i cili këmbëngul që natën e krimit ndodhej në Tiranë dhe nuk ka udhëtuar drejt Durrësit. Po ashtu, bëhet me dije se në përfundim të seancës prokurori i çështjes kërkoi pyetjen përmes videokonferencës së ekspertit gjerman i cili ka përpiluar aktin. Gjykata nuk disponoi me vendim por I kërkoi prokurorit që më herët ti përcaktojë mënyrën se si do të bëhet pyetja e ekspertit. Seancën e rradhës do të ketë një vendim lidhur me këtë kërkesë.Denis Shtraza është i vetmi i akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vrasjen e 40-vjecarit Collakut.Për krimin akuzohej edhe Ervin Dalipaj, por cështja ndaj tij u pushua pas vdekjes, për shkak se oficeri I policisë u ekzekutua në një atentat mafioz në prill të këtij viti.I pandehuri Shtraza këmbëngul se nuk ka lidhje me krimin dhe se me viktimën ishte njohur në burg dhe kishte marrëdhënie miqësore me të The post Vrasja e Gaz Çollakut, dështoi ekspertiza e GPS të makinës së Shtrazës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Parashikimi i motit, meteorologët: Nesër nisin shirat, zonat ku do bie borë Posted: 05 Oct 2017 06:47 AM PDT
Por këto vranësira do të shtohen dhe do të bëjnë që në pjesën qendrore dhe veriore të vendit të sjellin shira të dobët. Por në mbrëmje parashikohet që pjesa veriperëndimore dhe qendrore të përfshihet nga shira të dendur. Ndërsa gjatë natës do të kemi shira në pjesën më të madhe të vendit dhe të shtunën pritet të bien dhe reshjet e para të birës së zonat e thella malore në veri – verilindje. "E PREMTE: zonat veriore dhe qendrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por mot kryesisht i kthjellët dominon Jugun. Vranësirat shtohen gradualisht duke sjellë shira të dobët në veri dhe qendër. The post Parashikimi i motit, meteorologët: Nesër nisin shirat, zonat ku do bie borë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Noizy takohet me Veliajn në Bashkinë e Tiranës (Foto) Posted: 05 Oct 2017 06:40 AM PDT
Ky i fundit ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket qartë se është në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe në shoqërinë e kryebashkiakut Veliaj. Ata nuk kanë dhënë asnjë informacion se për çfarë kanë diskutuar apo nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim apo ndonjë projekt të përbashkët. Por duket se diçka i ka bërë bashkë ata të dy dhe të gjithë mezi po presin ta zbulojnë. The post Noizy takohet me Veliajn në Bashkinë e Tiranës (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| I bënte shantazh vajzës me video intime, adoleshenti i merrte euro e bizhu floriri Posted: 05 Oct 2017 06:34 AM PDT
Seksioni kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ka referuar materialet hetimore në në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për shtetasin me inicialet A.B, 17 vjeç. Ky i fundit sipas njoftimit të bluve, dyshohet se nëpërmjet kanosjes për publikimin e disa fotove dhe videove intime, i ka marrë në periudha të ndryshme 200 euro, 2 zinxhirë, 1 palë vëthë dhe 1 unazë floriri, shtetases D.K, vjeç 16. The post I bënte shantazh vajzës me video intime, adoleshenti i merrte euro e bizhu floriri appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Tensioni në Kuvend, palët futen në negociata për të rifilluar seancën një ditë tjetër Posted: 05 Oct 2017 06:24 AM PDT
Ajo do të rinisë në orën 18:00. Ndërkohë që deputetet e PD-së, vazhdojnë të qëndrojnë në sallë, kryeparlamentari njoftoi se rinisja e saj do të jetë pasdite. Pas kësaj, Kuvendi ndërpreu edhe njëherë punimet. Por mësohet se palët janë në negociata për të rifilluar seancën jo sot, por një ditë tjetër. Nuk dihet nese këtë radhe do të funksionojë strategjia e Rucit për të nxjerrë Bashën nga Kuvendi, pas përjashtimit, dhe as nëse deputetët e PD-së do të vazhdojnë të qëndrojnë 5 orë të tjera në foltore. The post Tensioni në Kuvend, palët futen në negociata për të rifilluar seancën një ditë tjetër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Posted: 05 Oct 2017 06:06 AM PDT
Sipas burimeve nga blutë e qytetit bregdetar, më datë 04.10.2017, shtetasi me inicialet GJ.D, vjeç 34, banues në fshatin Kopaçes, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetasja S.D vjeç 18. Policia thotë se po punohet për gjetjen e saj.
The post Drama në Sarandë/ 18-vjeçarja ikën nga shtëpia, bashkëshorti i saj 16 vjet më i madh kallëzon në polici appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Teksa Kryeministri Edi Rama lajmëroi dje përfshirjen e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së, ekonomistët bëjnë përllogaritjet se çfarë efektesh do të ketë ky proces tek çmimet për konsumatorët fundorë dhe bizneset e fushës.
Gjykata e Durrësit vendos të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë dhe autoriteteve italiane për ekstradimin e të ashtuquajturit "baroni i drogës", Alket Hatiaj, i cili u arrestua me një urdhër-kërkimi nga Italia pak kohë më parë dhe më pas u lirua nga Gjykata e Durrësit për mungesë provash.
Një adoleshent ka dorëzuar në polici një portofol me 500 euro, si dhe një sërë dokumentesh të cilat i ka gjetur në rrugë.
Një shqiptar në Itali, teksa tentoi të vidhte një banesë ka rënë nga ballkoni duke përfunduar në spital.
Ekspertiza e GPS së makinës me të cilën dyshohet se udhëtonte Denis Shtraza mbrëmjen e rrëmbimit dhe pas vrasjes së Gazmend Collakut, të cilën prokuroria e konsideronte si provë të fortë kundër të pandehurit, nuk i shërbeu aspak procesit.
Meteorologët bëjnë të ditur se vendi do të dominohet nga vranësira të kthjellëta.
Sot në mëngjes, kryebashkiaku Veliaj ka pritur në zyrën e tij reperin e njohur Noizy.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një djalë i ri akuzohet nga një vajzë se e shantazhonte se do ti publikonte fotot intime.
Pas tensionit në Kuvend, ku përfundoi me nxjerrjen nga senaca plenare të Bashës, kryeparlamentari Gramoz Ruçi doli me një tjetër njoftim në rinisje të senacës plenare të kësaj të enjteje.
Një vajzë 18-vjeçare nga Saranda është larguar nga shtëpia, ndërsa bashkëshorti i saj, 16 vite më i madh ka kallëzuar në polici.