Home »
» Cikël poetik nga Përparim Hysi
E hapa "Kutinë e Pandorës" *
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1. E hapa "Kutinë e Pandorës"
E hapa "Kutinë e Pandorës" Të mbushur plot me relikte Janë letra dashurie të kohës, Kur "vdisje" për mua, moj mike!
Do i nxjerr këtu një nga një Sikur të bëj "gjyq me dyer të hapura" E di që ,paksa, "lemza" të zë Se të tremb, s'do mend, e shkuara.
Mos u tremb, se emrin nuk ta nxjerr Se unë kam cipë dhe kam fytyrë Dhe, nëse ti, befasisht, në besë më ke prerë Dua që në këto vargje të shohësh tënden fytyrë.
Por, në fund të fundit, pse t'i mbaj sekret Kur ti premtimin e shkele, befasisht Arsye nuk pate...(fajet i ke vetë) Dhe kurrë s'ke për t'i shpëtuar fajsisë.
2. Po si mund të fle i qetë?
Më shkruaje:- Fli i qetë! ( se me mua ishe kurdoherë) Por nuk kaluannas dy vjet Dhe premtimi yt u bë erë.
Era e mori zotimin Dhe nuk di fare ku e çoi Por "pronaren" e premtimit E di mirë që e turpëroi.
Më shkruaje:- Më ke shokuar (Po ç'qe nga ti gjithë ai shpërthim?!) Dhe jam krejt e paralizuar Ndaj jetoj me tëndin kujtim.
-Ah, nuk vazhdoj dot fare! (nga malli për ty, po derdh lot) Obobo! Mallkuar ç'është"ndarje" Unë hiç nuk e duroj dot.
Kjo letër është më e gjatë Se më doje, vërtet, atëherë Tani e ktheve "fletën" fap Vetëm e vetëm për karrierë.
3. Prandaj
Prandaj të kam dashur dhe të dua Dhe do të dua pafundësisht (Kështu më shkruje dikur mua) Po harrove shpejt, mjerisht.
Ngulmimi yt më bëri me krahë Dhe në zemrën time, të dhashë"audiencë" Por ndodhi një ditë që"ah" Papritur, më preve në besë.
Kjo gjë nuk më pëlqeu, natyrisht Kufirin ta vura tek thana Ku vajti"dashuria pafundësisht" Moj mike që u joshe nga "fama"
U joshe nga fama...për të bërë karrierë Tani ti e vrisje lart Tradhtitë vendin e kanë në FERR (Si të voglat,ashtu dhe të mëdhatë)
4.Tik-taket e zemrës
-Tik-taket e zemrës sime Mbi kraharorin tënd po godasin I ndjej, i ndjej këto drithërime Se me ty po "flasin"
Nuk ka pse të më brejë ndërgjegja Se çfarë po bëj, është mëkat Kur e sinqertë është ndjenja Pranoj që të më zënë dhe "mat".
"Mat" si në lojën e shahut (Kur të zënë"mat", dorëzohesh) Mendoj se jam" e larë prej gjynahut" Kështu ndodh, kur dashurohesh.
Jam e dashuruar me ty Kjo ndjenjë është reciproke Që po "rriskoj", mirë e di Dhe nuk ka vend për ekuivoke.
5.Pse të vuajmë kështu?
Në heshtje, u mbylla E mbytur nga ndjenja Me ty u "lidha" Se aq pranë të ndieja.
Në kraharor të kam vënë kokën Trokitjen e zemrës ta ndjej Pranë teje, sikur kam tërë botën Dhe as pyes se ç'do ndodhë më tej?
Ç' më bëre? Sa mirë më erdhi! (Pse duhet të vuajmë kështu?) S'të shoh qark e më kap helmi Bobo!- bëj me vete.Bubu!
Pastaj të rishoh e të prek Dhe zemra si zokth më hidhet Çdo çast me ty, më mek Dhe loti që bie, nuk më bindet.
Enkas puthjen time po ta nis Me hënën e plotë të kësaj nate Dil dhe prite tek vendi"iks" Dhe përjeto ato çaste-mjalte.
* botohen për herë të parë
Tiranë, 4 tetor 2017