“‘’Braktis’’ shokët, Ronaldo stërvitet me të birin tashmë (Video)” plus 9 more Lajmi i Fundit

“‘’Braktis’’ shokët, Ronaldo stërvitet me të birin tashmë (Video)” plus 9 more Lajmi i Fundit


‘’Braktis’’ shokët, Ronaldo stërvitet me të birin tashmë (Video)

Posted: 03 Oct 2017 07:46 AM PDT

Cristiano Ronaldo ka publikyar një video në Instagram ku shohet se stërvitet në shtëpi së bashku me të birin.

Në këtë stërvitje mysafir i Ronaldos ka qenë edhe legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo Juniro do ta ndjekë rrugën e babai apo jo.

The post ''Braktis'' shokët, Ronaldo stërvitet me të birin tashmë (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ludovica Pagani, gazetarja që po ‘çmend’ italianët

Posted: 03 Oct 2017 07:43 AM PDT

Gazetarja bukuroshe dhe seksi italiane Ludovica Pagani, po ‘çmend’ fansat e futbollit. Ajo është imazhi i emisioneve sportive të Sportitalia, duke u shndërruar shumë shpejt në një Diletta Leotta të dytë.

Në vetëm pak kohë, Pagani ka arritur të tërheqë vëmendjen e më tepër se 300 mijë ndjekësve në Instagram, ku është mjaft aktive me postime të fotove ku nxjerr në pah hiret e saj të mrekullueshme.

Ludovica Pagani nga Bergamo, vetëm 22 vjeçe dhe u bë e famshme për rolin prej protagonisteje në video-parodinë ‘Seria A në plazh’, ku përshkruhej me nota humori transferimi i Bonuccit te Milan./tch

Lunes 🎈

A post shared by Ludovica Pagani (@ludovicapagani) on

Domenica di #serieA ⚽️ e voi per che squadra tifate? 🌹

A post shared by Ludovica Pagani (@ludovicapagani) on

TooHot2Touch 🎶 @_b_l_u_r

A post shared by Ludovica Pagani (@ludovicapagani) on

The post Ludovica Pagani, gazetarja që po ‘çmend’ italianët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Konfiskimet e pasurive, blutë bëjnë bilancin

Posted: 03 Oct 2017 07:39 AM PDT

Një bilanc është bërë nga policia e shtetit lidhur me punën e bërë me operacionet e ndërmarra për konfiskimet e pasurive të bëra në vend.

Në operacionin e quajtur "Vjeshtë 2017" policia ka treguar dhe shifrat e konfiskimeve për çdo objekt.Në një njoftim të policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme janë konfiskuar deri tani:

• 79 apartamente

• 25 njësi tregtare

• 84 automjete

• 26 aktivitete biznesi

• 1 pallat 11-katësh

• 2 anije peshkarexha

• 53.585 metra katrorë tokë

The post Konfiskimet e pasurive, blutë bëjnë bilancin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Radar amerikan për Shqipërinë, Xhaçka: Do mbikëqyrë hapësirën ajrore

Posted: 03 Oct 2017 07:37 AM PDT

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti këtë të martë në një takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Antoni Macierewiç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, ministrja Xhaçka bëri me dije se, në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë.

Ministrja shqiptare theksoi se, me aktin normativ të miratuar në Kuvend qeveria ka rritur buxhetin për mbrojtjen. "Bëhet fjalë për 400 mln lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017, që do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura", tha Xhaçka.

Ajo shprehu vlerësimet dhe mbështetjen për Poloninë në rrugën drejt anëtarësimit NATO. "Biseduam gjithashtu për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë", tha ndër të tjera Xhaçka.

Nga ana tjetër, ministri Macierewiç nderoi me medaljen "Polish Campaign Stars" dy nënkolonelët shqiptarë Silvana Lahi dhe Dritan Muka, të cilët shërbyen në misionin në Afganistan, pranë personelit polak./top channel

The post Radar amerikan për Shqipërinë, Xhaçka: Do mbikëqyrë hapësirën ajrore appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Pjesë e bandës mafioze në Gjermani, shqiptari arrestohet në Itali

Posted: 03 Oct 2017 07:31 AM PDT

Policia italiane ka arresuar një 23-vjeçar shqiptar, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet se ishte pjesë e një bande që vidhte shtëpi në Gjermani.

Falë bashkëpunimit mes policisë gjermane e italiane, u bë e mundur kapja e Dragan Hasanajt, pasi u njoftuan nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor se ai mund të ishte i pranishëm në territorin e Ibleas.

Shqiptari në kohën e kapjes nuk kundërshtoi dhe nuk bëri rezistencën.
Shqiptari u arrestua dhe ndodhet në burg, dhe pritje vendimi se do të hetohet nga autoritet gjermane apo ato italiane.

The post Pjesë e bandës mafioze në Gjermani, shqiptari arrestohet në Itali appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E rëndë në stadiumin e Paris SG, policia gjeti bombë pak orë para ndeshjes me Bordeaux

Posted: 03 Oct 2017 07:09 AM PDT

Të shtunën policia franceze zbuloi një paisje shpërthyese në stadiumin e Paris SG, "Parc des Prince", duke shmangur një tragjedi.

Policia franceze gjeti një eksploziv brenda stadiumit "Parc des Princes" të PSG të shtunën, që përbëhej nga katër cilindra gazi të mbuluar me benzinë dhe të lidhur me një detonator telefoni celular.

Pajisja u gjet në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më pak se 12 orë para se 47.537 persona të ishin brenda në stadiumit për të parë PSG t'i japë një mësim Bordeaux duke e mundur 6-2.
Burime nga Franca për "daily mail" sqarojnë se për ngjarjen janë arrestuar 5 persona ku një prej tyre është ekstremist i njohur islamik.

The post E rëndë në stadiumin e Paris SG, policia gjeti bombë pak orë para ndeshjes me Bordeaux appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Paketa fiskale 2018/ Ministria e Financave merr në kosideratë taksën për biznesin e vogël

Posted: 03 Oct 2017 06:48 AM PDT

Ministria e Financave, në paketën fiskale të vitit 2018 po merr në konsideratë që të rivendosë taksën për biznesin e vogël, në kufirin e xhiros nga 2 deri në 5 milionë lekë, që aktualisht është zero.

Lëvizja, sipas burimeve në Ministrinë e Financave po studiohet pas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka qenë gjithnjë kundër përjashtimeve fiskale, pasi ato janë burim evazioni. FMN ka pohuan në deklaratën e fundit në përfundim të Artikullit IV se "struktura e TVSH-së dhe e tatimfitimit për bizneset e vogla duhet të marrë në konsideratë një regjim të thjeshtuar për ta minimizuar barrën për administratën tatimore".

Në fund të vitit 2015, qeveria shqiptare vendosi që të heqë taksën e biznesit të vogël për xhiro deri në 5 milionë lekë (që ishte 25 milionë lekë në vit), ndërsa për fashën nga 5 në 8 milionë lekë tatimi u ul në 5%, ndërsa për bizneset që kanë një qarkullim vjetor më të lartë sesa 8 milionë lekë, tatim fitimi është 15%.
Vendimi u mor pasi aksioni antiinformalitet që u zhvillua me agresivitet në shtator dhjetor 2015 dhe u përqendrua fillimisht tek biznesi i vogël, krijoi pakënaqësi të mëdha dhe uli popullaritetin e politikave të qeverisë.
Por ky përjashtim u konstatua shumë shpejt që u bë burim evazioni. Heqja e taksave dhe vendosja e kufijve të xhiros bëri që prodhuesit të gjendeshin para refuzimit të tregtarëve për të marrë faturë. Kjo do të sillte rritje të xhiros së sipërmarrjeve të vogla, deri në kalimin e tyre në të mesme e të mëdha, pra duke i bërë një biznes objekt taksash.
Të ardhurat nga biznesi i vogël zbritën në rreth 600 milionë lekë në vitin 2016, nga 2 miliardë lekë që ishin në vitin 2015, para se të hiqej taksa për subjektet me xhiro deri në 5 milionë lekë. Pesha që zënë të arhdurat nga tatimi mbi biznesin e vogël në buxhet është e papërfillshme, përkatësisht 0.5% dhe 0.1% e totalit në 2015 dhe 2016, por shqetësimi kryesor lidhet me shkëputjen e zinxhirit të deklarimit për shkak të mungesës së interesit të subjekteve të vogla për të marrë faturë.
Ndërsa në buxhet pesha e të ardhurave të biznesit të vogël është e papërfillshme, ajo ishte e rëndësishme për pushtetin lokal (që përdorte të ardhurat nga kjo taksë), i cili u detyrua ta kompensonte përmes shtimit të taksave të tjera si ajo e pastrimit, hapësirës, pronës etj.
Mësohet se ndërkohe, në kuadër të aksionit antiinformalitet që ka nisur nga 1 tetori, tatimet po kalojnë shumë subjekte të vogla në biznese me TVSH.
FMN kundër përjashtimeve fiskale
FMN paralajmëroi që në fillim se heqja e taksës për biznesin e vogël do të kishte efekt negativ në luftën ndaj informalitetit, pasi nxitja për evazion masiv do të jetë më e madhe dhe shumë biznese do të tentojnë të qëndrojnë në këtë nivel, ndërsa të tjera do tentojnë të ndahen që të zbresin në kufirin ku nuk paguhen taksa. Edhe në deklaratën e fundit, FMN thekson se "Autoritetet nuk duhet të japin më përjashtime të reja tatimore, trajtime preferenciale apo të ulin shkallët tatimore. Struktura e TVSH-së dhe e tatimfitimit për bizneset e vogla duhet të marrë në konsideratë një regjim të thjeshtuar për ta minimizuar barrën për administratën tatimore".
MONITOR

The post Paketa fiskale 2018/ Ministria e Financave merr në kosideratë taksën për biznesin e vogël appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E rëndë në Shkup, kandidatit për kryetar komune i digjet banesa

Posted: 03 Oct 2017 06:42 AM PDT

Shtëpia e kandidatit për kryetar të Komunës ë Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE, Vllado Misajllovski është përfshirë nga zjarri gjatë paradites së sotme.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i cili ka vendosur nën kontroll flakët, teksa një punonjës ka pësuar plagë të lehta.

 

The post E rëndë në Shkup, kandidatit për kryetar komune i digjet banesa appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sarandë, rrezikon të mbytet në pishinë, 37-vjeçari në gjendje të rëndë

Posted: 03 Oct 2017 06:29 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku një person ka rrezikuar të mbytet te pishinat e detit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku shtetasi O.K vjeç 37, banues në Sarandë, duke u larë, ka rrezikur të mbytet, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për ngjarje aksidentale.

The post Sarandë, rrezikon të mbytet në pishinë, 37-vjeçari në gjendje të rëndë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Prokuroria kërkoi 15 vjet burg për Ismailajn, zbulohet kërkesa e tij: Dua kohë

Posted: 03 Oct 2017 06:14 AM PDT

Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës për Kastriot Ismailajn, ku priteshin konkluzionet e mbrojtjes.

Ndërkohë, sipas informacioneve, Ismailaj u paraqit personalisht në seancë dhe kërkoi kohë që të njihet me konkluzionet e prokurorisë, pasi sipas tij vetëm sot i kishte marrë pretendimet e organit të akuzës dhe nuk kishte kohë të mbrohej.

Gjykata nga ana e saj i la kohë të përgatiste mbrojtjen dhe caktoi 18 tetorin daten per seancen e radhës, por pezulloi afatet e paraburgimit per Ismailajn.
Seanca për vendimin ndaj Kastriot Ismailajt sot
Ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës ishin planifikuar të jepeshin konkluzionet përfundimtarë të mbrojtjes në procesin ndaj biznesmenit Kastriot Ismailaj, i akuzuar për aferët CEZ-DIA.

Seanca ku pritej të jepej edhe vendimi, u shty për ditën e sotme. Shkak u bë pamundësia e paraqitjes së kreut të trupës gjykuese. Mësohet se ai ka patur një problem familjar.
Dje, Ismailaj kishte paraqitur një kërkesë për shtyerje të seancës.
Në seancën e mëparshme, ka qenë Prokuroria që ka lexuar konkluzionet e saj dhe ka kërkuar 15 vjet burgim për Ismailajn. Sipas saj, ai duhet të shpallet fajtor për veprat penale të mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar edhe konfiskimin e pasurisë së biznesmenit. Në dosjen e saj thuhet se Ismailaj ka përvetësuar rreth 640 milionë lekë përmes aferës CEZDIA, thënë ndryshe, duke i shkaktuar 4 mln euro dëm shtetit shqiptar

The post Prokuroria kërkoi 15 vjet burg për Ismailajn, zbulohet kërkesa e tij: Dua kohë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.